Skip to main content

“Mallra kontrabandë drejt Malit të Zi, arrestohet 58-vjeçari” plus 9 more Lajmet

“Mallra kontrabandë drejt Malit të Zi, arrestohet 58-vjeçari” plus 9 more Lajmet


Mallra kontrabandë drejt Malit të Zi, arrestohet 58-vjeçari

Posted: 25 Jan 2017 10:23 AM PST

Mallrat kontrabandë të sekuestruara nga policia

Kapet me mallra kontrabandë me qëllim kontrabandimin e tyre drejt Malit të Zi, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Shkodrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e paligjshmërisë, ka bërë të mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Naim Bashi, 58 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij, mallra të ndryshme, për të cilat paguhet akcizë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Kontrabandë me mallra të tjera".

25 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Mallra kontrabandë drejt Malit të Zi, arrestohet 58-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Gjermani, goditet grupi i ekstremit të djathtë i gatshëm për sulme

Posted: 25 Jan 2017 09:37 AM PST

Rreth 200 policë gjermanë kanë bastisur dhjetëra shtëpi në gjashtë shtete federale të mërkurën në kuadër të hetimeve ndaj të paktën një grupi të ekstremit të djathtë, raporton Reuters.

Bastisjet janë kryer ndaj gjashtë personave që dyshohen se planifikonin sulme me armë ndaj policisë, hebrenjëve dhe azilkërkuesve, njofton zyra e prokurorit.

Deri më tash nuk është thënë nëse është arrestuar ndokush gjatë këtyre operacioneve policore.

Prokuroria nuk e ka identifikuar as grupin pjesë e të cilit janë të dyshuarit, por mediat gjermane raportojnë se bastisjet janë kryer kundër pjesëtarëve të një grupi që e quan vetën "Reichsbuerger" apo "Qytetarët e Rajhut".

Grupi nuk e njeh Gjermaninë e sotme si shtet legjitim pasi mendon që "Rajhu Gjerman" me më shumë territor është ende gjallë, megjithë humbjen e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bastisjet e të mërkurës u kryen në Berlin, Baden-Wuerttemerg, Brandenburg, Saksoni të Ulët, Rhineland-Palatinate dhe Sachsen-Anhalt.

26 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Gjermani, goditet grupi i ekstremit të djathtë i gatshëm për sulme appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Dy raste të mitdhënies në Elbasan, në pranga shoferët

Posted: 25 Jan 2017 09:23 AM PST

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar në Elbasan, pasi kanë tentuar t'i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim që t'i shmangeshin masës administrative.

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me efektivat e policisë rrugore të këtij qyteti dhe të Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Artur Papraku, 28 vjeç, banues në fshatin Kodër Bujarës Elbasan

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Llixhë, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar në shkelje të Kodit Rrugor, mjetin bujqësor Zetor pa targa.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap 500 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative për drejtim mjeti pa targa

Në pranga ka rënë edhe Arjan Bogdani, 27 vjeç, banues në Prrenjas. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Prrenjas – Katjel, në vendin e quajtur "Urakë" është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar në shkelje të Kodit Rrugor mjetin tip "Benz" furgon pa targa.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administraive për drejtim mjeti pa targa. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetet dhe lekët.

25 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Dy raste të mitdhënies në Elbasan, në pranga shoferët appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Madonna kërkon të birësojë edhe 2 fëmijë

Posted: 25 Jan 2017 08:23 AM PST

Ylli i popit, Madonna ka paraqitur dokumentet, ku kërkon adoptimin e dy fëmijëve nga Malawi.

Këngëtarja 58-vjeçare u shfaq përpara një gjyqtari të Gjykatës së Lartë sot për të bërë aplikimin. Madonna ka birësuar më parë edhe dy fëmijë, David Banda në 2008 dhe Mercy James në 2009.


25 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Madonna kërkon të birësojë edhe 2 fëmijë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tirana “largon” borxhet, Partizani përfiton stadiumin

Posted: 25 Jan 2017 08:22 AM PST

Tirana zgjidh ngërçin e borxheve, por hap edhe dyert për Partizanin. Nëse në këtë rast ka vend për një shprehje popullore, atëherë mund të thuhet me siguri se Bashkia e Tiranës "vret dy zogj me një gur" duke vendosur në binarët e duhur problematikën që po shqetësonte prej kohësh dy klubet kryeqytetase. Në një takim të zhvilluar në institucionin kryesor të kryeqytetit, si rrallëherë më parë, presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe ai i Partizanit, Gazmend Demi u ulën në një tryezë të përbashkët për t'u dhënë zgjidhje problematikave dhe për të arritur në një marrëveshje që i shërbeu gjithashtu edhe Tiranës për të marrë premtimin e pagesës së borxheve të prapambetura nga Bashkia e Tiranës.

Pas rreth një ore bisedime, përfaqësuesit më të lartë të dy klubeve dhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Fillimisht Veliaj u ndal te arritja e marrëveshjes me presidentin Halili për shlyerjen e të gjitha borxheve të prapambetura që Bashkia i ka klubit deri në vitin 2013.

"Klubet shqiptare vijnë nga një situatë e vështirë. Më në fund mund të them që do të hartojmë një kalendar, për të paguar me këste një pjesë të borxheve të klubit të Tiranës."

Numri 1 i Bashkisë u ndal më tej te zgjidhja që këto bisedime i dhanë çështjes së stadiumit, duke theksuar se Partizani do të rikthehet në kryeqytet sepse palët gjetën gjuhën e përbashkët që "Demat e Kuq" t'i luajnë ndeshjet si pritës në stadiumin "Selman Stermasi".

"Kemi gjetur akordin me Presidentat që skuadra e Partizanit t'i zhvillojë ndeshjet në "Selman Stërmasi"

Sigurisht që Partizani ende në pritje të shtëpisë së tij të re duhet të paguajë për të luajtur në stadiumin e bardhebluve dhe Veliaj kërkoi mirëkuptimin e tifozëve të Tiranës, ashtu siç kërkoi edhe bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar kalendarin e dy skuadrave që e luajnë çdo javë si skuadra pritëse dhe në formën aktuale, ka përplasje.

"Të gjithë jemi qytetar të Tiranës. Askush nuk duhet të shprehë pakënaqësi për këtë akord xhentellmenash. Të gjithë dalin të fituar nga kjo gjë. I kuptoj edhe tifozët, por gjithçka është në të mirën e klubeve."

Në përfundim të konferencës për shtyp, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi zgjodhi të largohej nga dera e pasme e institucionit duke evituar mediat, ndërsa ai i Tiranës, Refik Halili paralajmëroi një komunikim me mediat për të sqaruar të gjitha problematikat e Tiranës por për sqaruar edhe pozicionin e klubit pas arritjes së marrëveshjes me Partizanin.

25 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tirana "largon" borxhet, Partizani përfiton stadiumin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Bolt humb një medalje olimpike, shoku i ekipit ishte i dopuar

Posted: 25 Jan 2017 08:22 AM PST

Atleti xhamajkan Usain Bolt ka humbur një nga 9 medaljet e arta olimpike të fituara në karrierën e tij. Më saktë, sprinteri xhamajkan ka humbur të artë e fituar në stafetën 4×100 metra në Lojërat Olimpike "Pekin 2008", pasi një nga katër atletët xhamajkanë që kanë marrë pjesë në atë finale ka dalë pozitiv. Ai është Nesta Karter, por kaq ka mjaftuar që edhe tri atletët e tjerë që garuan në atë stafetë të humbasin të drejtën e medaljes së artë.

Pozitiviteti i Karter dihej, pasi ky lajm u mësua që pas Olimpiadës së Rios. Por ishte thjesht çështje kohe që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) të merrte vendimin për t'i hequr të artën Xhamajkës. Bolt humbet kështu një rekord, pasi ishte atleti i vetëm që kishte fituar tri medalje të arta në tri Olimpiada radhazi, në të njëjtat disiplina (100, 200 dhe stafetën 4×100 metra). Njeriu më i shpejtë në botë triumfoi në Pekin, Londër dhe vjet në Rio, duke qenë një legjendë.

Pas këtij vendimi, medalja e artë e stafetës në 4×100 metra në "Pekin 2008" do t'i shkojë Trinidad&Tobago, ajo e argjendit për Japoninë dhe në podium ngjitet Brazili, që merr medaljen e bronzit. Pozitivteti i Karter erdhi pas ribërjes së analizave me metoda më të modifikuara nga WADA (një nga 454 rastet e reja të dopingut që përfshinë Pekinin dhe Londrën), ndërkohë që ai ka fituar të artën edhe në stafetën 4×100 metra në Olimpiadën e Londrës. Substanca me të cilën xhamajkani ka dalë pozitiv është methylhexaneamina.

25 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Bolt humb një medalje olimpike, shoku i ekipit ishte i dopuar appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Kukës, kontrabandë me pajisje blegtorale, babë e bir në pranga

Posted: 25 Jan 2017 08:22 AM PST

Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona, babë e bir, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim".

Në pranga kanë rënë

1-Fahri Shimaj, 54 vjeç, banues në Bushat, Shkodër

2-Soel Shimaj, 21 vjeç, banues në Bushat, Shkodër.

Arrestimi i shtetasve u bë pasi, në vendin quajtur "Ura e Drinit Zi", në aksin rrugor Kukës-Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Sektorit të Krimit Ekonomik-Financiar, në mjetin tip "Volsëagen", me targë AA 325 DX, me të cilin udhëtonin këta dy shtetas, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës makineri blegtorale, pa faturë të mallit.

Nga hetimet e deri tanishme, dyshohet se malli është futur kontrabandë, në territorin e Shqipërisë nga PKK-Morinë, duke ju shmangur detyrimeve doganore.

25 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Kukës, kontrabandë me pajisje blegtorale, babë e bir në pranga appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Itali, 24 të vdekur nga rënia e ortekut mbi hotel, 5 akoma të zhdukur

Posted: 25 Jan 2017 07:36 AM PST

Gjatë natës së të martës dhe mëngjesit të së mërkurës forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë mundur të nxjerrin edhe 6 trupa të pajetë nga rrënojat e hotelit Rigopiano, në Itali, që disa ditë më parë u godit nga një ortek i madh duke u zhytur nën dhe.

Numri i viktimave nga ngjarja e rëndë shkon kështu në 24 persona, ndërsa 5 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas raporteve nga ekipet e shpëtimit, operacionet për kërkimin dhe gjetjen e persona që ende rezultojnë të zhdukur duhet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

"Po vazhdojmë me kërkimet, duhet të përfundojmë punën tonë – thotë kreu i Mbrojtjes Civile Fabrizio Curcio. – Është një punë e komplikuar dhe ne e dinim këtë që në fillim, por do të vazhdojmë përpara"

25 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Itali, 24 të vdekur nga rënia e ortekut mbi hotel, 5 akoma të zhdukur appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Mançester Siti, Pep Guardiola drejt rinovimit

Posted: 25 Jan 2017 07:21 AM PST

Pep Guardiola kërkon më shumë kohë. Trajneri i Mançester Sitit nuk po kalon një moment të mirë në radhët e Citizens. Një gjë të tille e kanë reflektuar dhe humbjet që skuadra ka pësuar në disa takime, sidomos në sfidat ndaj Leicester dhe së fundmi Evertonit. Por, tekniku po përgatitet të bëjë një ndryshim rrënjësor tek Citizens, që do ta ndihmojë atë në të ardhmen. 46-vjecari ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit anglez se skudra duhet rindërtuar dhe për këtë atij i duhet një periudhe kohore prej pesë vjetësh.

Gjë për të cilën palët duket se kanë rënë dakord, pasi Guardiolës do t'i ofrohet dhe rinovimi i kontratës. Aktualisht Siti në tabelën e klasifikimit ndodhet 12 pikë larg Çelsit të vendit të parë dhe numëron 7 humbje nga 33 takime të luajtura deri më tani me Guardiolën në stol në të gjithë kompeticionet. Gjatë verës,trajneri katalanas iu dha mundësia të shpenzonte shuma të mëdha parash, plot 194 milonë Euro, në mënyrë që Citinenz të luftonin denjësisht në të gjitha kompecionet ku ata marrin pjesë, por deri më tani rezultatet kanë qënë larg pritshmërive. Revulucioni do të nisë duke ulur moshën mesatare të futbollistëve, si dhe duke larguar një numër të madh lojtarësh. Gjithashtu vëmendje të madhe do ti kushtohet dhe akademis të rinjve, ku do të vëzhgohen me kujdes talentet e së ardhmes.

25 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Mançester Siti, Pep Guardiola drejt rinovimit appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tirana “largon” borxhet, Partizani “merr” stadiumin

Posted: 25 Jan 2017 07:21 AM PST

Tirana zgjidh ngërçin e borxheve, por hap edhe dyert për Partizanin. Nëse në këtë rast ka vend për një shprehje popullore, atëherë mund të thuhet me siguri se Bashkia e Tiranës "vret dy zogj me një gur" duke vendosur në binarët e duhur problematikën që po shqetësonte prej kohësh dy klubet kryeqytetase. Në një takim të zhvilluar në institucionin kryesor të kryeqytetit, si rrallëherë më parë, presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe ai i Partizanit, Gazmend Demi u ulën në një tryezë të përbashkët për t'u dhënë zgjidhje problematikave dhe për të arritur në një marrëveshje që i shërbeu gjithashtu edhe Tiranës për të marrë premtimin e pagesës së borxheve të prapambetura nga Bashkia e Tiranës.

Pas rreth një ore bisedime, përfaqësuesit më të lartë të dy klubeve dhe kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Fillimisht Veliaj u ndal te arritja e marrëveshjes me presidentin Halili për shlyerjen e të gjitha borxheve të prapambetura që Bashkia i ka klubit deri në vitin 2013.

"Klubet shqiptare vijnë nga një situatë e vështirë. Më në fund mund të them që do të hartojmë një kalendar, për të paguar me këste një pjesë të borxheve të klubit të Tiranës."

Numri 1 i Bashkisë u ndal më tej te zgjidhja që këto bisedime i dhanë çështjes së stadiumit, duke theksuar se Partizani do të rikthehet në kryeqytet sepse palët gjetën gjuhën e përbashkët që "Demat e Kuq" t'i luajnë ndeshjet si pritës në stadiumin "Selman Stermasi".

"Kemi gjetur akordin me Presidentat që skuadra e Partizanit t'i zhvillojë ndeshjet në "Selman Stërmasi"

Sigurisht që Partizani ende në pritje të shtëpisë së tij të re duhet të paguajë për të luajtur në stadiumin e bardhebluve dhe Veliaj kërkoi mirëkuptimin e tifozëve të Tiranës, ashtu siç kërkoi edhe bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar kalendarin e dy skuadrave që e luajnë çdo javë si skuadra pritëse dhe në formën aktuale, ka përplasje.

"Të gjithë jemi qytetar të Tiranës. Askush nuk duhet të shprehë pakënaqësi për këtë akord xhentellmenash. Të gjithë dalin të fituar nga kjo gjë. I kuptoj edhe tifozët, por gjithçka është në të mirën e klubeve."

Në përfundim të konferencës për shtyp, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi zgjodhi të largohej nga dera e pasme e institucionit duke evituar mediat, ndërsa ai i Tiranës, Refik Halili paralajmëroi një komunikim me mediat për të sqaruar të gjitha problematikat e Tiranës por për sqaruar edhe pozicionin e klubit pas arritjes së marrëveshjes me Partizanin.

25 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tirana "largon" borxhet, Partizani "merr" stadiumin appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more