Skip to main content

“Ligji i pabarabartë për familjarët e viktimave civile” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Ligji i pabarabartë për familjarët e viktimave civile” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Ligji i pabarabartë për familjarët e viktimave civile

Posted: 25 Jan 2017 03:12 PM PST

Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, ka thënë se është një përqindje e vogël e familjarëve të viktimave civile që nuk kanë përfituar nga Ligji që ua siguron këtë të drejtë.

"Shumica i gëzojnë këto benifite, por janë disa grupe të margjinalizuara që nuk e gëzojnë këtë të drejtë. Ka shumë arsye, në vitin 2011 është marrë vendim nga Ministria e Punës, e cila e obligon këtë ministri që të mos pranoj aplikacione të reja rreth kësaj çështje", tha Balakaj në emisionin Ora e Fundit.

Ai tha se një pjesë e familjeve serbe nuk kanë mundur ta realizojnë këtë të drejtë.

"Në ligj thuhet se këtë të drejtë e kanë vetëm familjarët e viktimave civile që janë vrarë ose zhdukur deri më 20 qershor 1999. Por është edhe një numër i viktimave civile të komunitetit serb që janë vrarë edhe pas kësaj periudhe dhe nuk mund ta gëzojnë këtë të drejtë".

Familjarët e këtyre viktimave gëzojnë një pension prej 165 eurove.

"Shumica ë këtyre viktimave janë në gjendje të keqe ekonomike dhe iu duhen këto të holla", tha Blakaj. /Klan Kosova/

The post Ligji i pabarabartë për familjarët e viktimave civile appeared first on Telegrafi.

Krerët e Kosovës e Serbisë, takohen sërish në fillim të shkurtit

Posted: 25 Jan 2017 03:02 PM PST

Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut, atë të përfaqësimit në nivelin më të lartë, president – kryeministër.

Takimi i parë i këtij niveli është mbajtur të martën në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së, ndërsa ai i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri Isa Mustafa, në një paraqitje në RTK, në emisionin 'Monitor', përcjell metro.

Ai ka thënë se dialogu do të zhvillohet me takime më të shpeshta, dhe ai i radhës do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

Mustafa gjithashtu duke folur për takimin e së martës, ka thënë se pas takimit me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, ai i përbashkëti me liderët serbë ka qenë mjaftë i vështirë.

Ai ka thënë se nga takimet e ardhshme do të shihet nëse Serbia është e interesuar për normalizim të vërtet të marrëdhënieve, ashtu siç i janë zotuar përfaqësueses për Politikë të Jashtme të BE-së.

The post Krerët e Kosovës e Serbisë, takohen sërish në fillim të shkurtit appeared first on Telegrafi.

Kastrati: Funksionalizimi i Gjykatës Speciale mund ta destabilizojë situatën në vend

Posted: 25 Jan 2017 02:52 PM PST

Eksperti i sigurisë, Kadri Kastrati, ish-komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se është i hapur ndaj partive politike duke përmendur vijat e kuqe dhe orientimin politik.

Në një intervistë për emisionin Kontakt, në TribunaChannel, ai ka folur edhe për destabilizimin e situatës që mund të sjellë funksionalizimi i Gjykatës Speciale.

"Mund të ketë destabilizim të brendshëm të sigurisë. Por, policia do t'i dalë përballë të gjitha sfidave që mund ta destabilizojë Kosovën", vlerëson Kastrati.

Ai ka folur edhe për misionin e ri të FSK-së, për të cilin beson se duhet rishikim i buxhetit aktual bazuar në kapacitetet që do t'i shtohen fushës së mbrojtjes.

Sipas tij, kompletimi i arkitekturës së sigurisë është nevojë imediate që duhet të ndërmerret nga institucionet e Kosovës, dhe me ndryshimin e Ligjit për forcën të parashihej edhe ngritja e inteligjencës ushtarake, transmeton GazetaTribuna.

"Me një plan të paraparë për rritjen e kapaciteteve ushtarake, që të jetë e aftë për mbrojtje në vend, rajon dhe në aspektin global", është shprehur Kastrati.

The post Kastrati: Funksionalizimi i Gjykatës Speciale mund ta destabilizojë situatën në vend appeared first on Telegrafi.

Komuan e Deçanit mban grevë për lirimin e Haradinajt

Posted: 25 Jan 2017 02:33 PM PST

Punëtorët e administratës së Komunës së Deçanit nesër mbajnë grevë me moton "Ramush Haradinaj është Kosova!".

Greva mbahet nga ora 11:00 deri në ora 12:00.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar me një urdhër arrest të Serbisë të vitit 2004 dhe është duke qëndruar në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij.

The post Komuan e Deçanit mban grevë për lirimin e Haradinajt appeared first on Telegrafi.

Pacolli ka një mesazh për Thaçin, nëse kandidon për President (Video)

Posted: 25 Jan 2017 02:22 PM PST

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për kandidimin e tij për President, në rast se Kushtetuta do të lejojë që ky post të zgjidhet nga populli.

Ai ka komentuar deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se do të kandidojë për një mandat tjetër si President, vetëm nëse Kushtetuta ndryshohet, duke i lejuar popullit që të votojnë për zgjedhjen e Presidentit.

Pacolli ka treguar se këtë e kërkon edhe ai vetë dhe ka folur për një garë ndërmjet tij e Presidentit Thaçi.

Për të dëgjuar se çfarë thotë Pacolli për këtë garë në qoftë se ndryshon Kushtetuta, ndiqeni videon e mëposhtme gjatë emisionit "Komiteti" prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini:

The post Pacolli ka një mesazh për Thaçin, nëse kandidon për President (Video) appeared first on Telegrafi.

Matoshi: Njerëzit po më pyesin, a po bëhet luftë! (Video)

Posted: 25 Jan 2017 02:13 PM PST

Analisti Halil Matoshi, duke folur për lajmet e rrejshme në media, ka thënë se njerëzit po keqinformohen nga këto lajme dhe ai mori si shembull veten, se si vetëm sonte atë e kanë pyetur disa persona se a po bëhet luftë në Kosovë.

Matoshi, në emisionin “Click” në RTV21, tha se disa nga njerëzit këtë pyetje e bëjnë nga naiviteti e disa nga frika e tyre. “Problemi qëndron te ne, pasi që së bashku me politikën nuk po e mbrojmë gazetarinë”, tha ai.

Matoshi duke folur për lajmet e rrejshme tha se “mediat e kanë parë që klikimet i mbajnë në sipërfaqe ose të zhdukin, mirëpo kjo dikur ka me qenë kundërproduktive dhe do i nxjerrë nga tregu ato media të cila prodhojnë lajme të rrejshme”./21Media/

The post Matoshi: Njerëzit po më pyesin, a po bëhet luftë! (Video) appeared first on Telegrafi.

Gratë e AAK-së, aktivitet për lirimin e Haradinjat

Posted: 25 Jan 2017 01:51 PM PST

Aleanca e Gruas së Kosovës në bashkëpunim me gratë nga Prishtina me mbështetje të degëve të AGK-së, nesër mbanë aktivitetin e radhës në përkrahje të lirimit të plotë të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Aktiviteti mbahet në Prishtinë te "Monumenti Heroinat".

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar me një urdhër arrest të Serbisë të vitit 2004 dhe është duke qëndruar në Francë deri në marrjen e vendimit për lirimin e tij.

The post Gratë e AAK-së, aktivitet për lirimin e Haradinjat appeared first on Telegrafi.

Në veri janë kthyer 11 familje shqiptare (Video)

Posted: 25 Jan 2017 01:46 PM PST

Në qendër të Mitrovicës së veriut rishtazi janë kthyer 11 familje shqiptare dhe ato janë mirëpritur nga fqinjet e tyre serbë.

Kështu ka deklaruar Adriana Hoxhiq, zyrtare në Komunën e Mitrovicës Veriore, e cila ka pohuar gjithashtu se bashkjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve në pjesën veriore është ekziston, mirëpo ajo nuk po promovohet nga askush.

Në emisionin "Republika" në Tribuna Channel Hoxhiq ka thënë se çështja e bashkëjetesës në Mitrovicë po keqpërdorët për arsye politike./GazetaTribuna/

The post Në veri janë kthyer 11 familje shqiptare (Video) appeared first on Telegrafi.

ICK e Universiteti i Prishtinës bashkojnë forcat (Foto)

Posted: 25 Jan 2017 01:17 PM PST

Innovation Centre Kosovo (ICK) tashmë do të shërbejë si Inkubator i Biznesit dhe Qendër e Inovacionit edhe për Universitetin e Prishtinës (UP). Synim kryesor i kësaj marrëveshje është ngritja profesionale e studentëve të UP-së në programet dhe aktivitetet e ICK-së. Por, edhe kjo e fundit duke përfituar nga asetet intelektuale dhe profesionale të universitetit.

"Qëllimi i marrëveshjes është zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë, si rezultat i bashkëpunimit tonë. Ndihma që do të marrin studentët e UP-së është në ndërmarrësi, inovacion, aftësim profesional në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit", është thënë nga Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së.

Në anën tjetër marrëveshja po ashtu ka për qëllim ofrimin e ndihmës akademike, logjistike dhe profesionale nga ana e Universitetit të Prishtinës për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në programin e inkubimit, trajnimit, eventeve dhe garave në Innovation Centre Kosovo (ICK), ​ndërlidhjen e studentëve me tregun e punës si dhe zhvillimin e hulumtimeve shkencore.

Aktivitetet dhe projektet e përbashkëta të kësaj marrëveshjeje do të lansohen së shpejti dhe do të jenë të hapura për të gjithë studentët dhe të rinjtë nga Kosova.

Marrëveshja për bashkëpunimit në mes të UP-së dhe Qendrës së Inovacionit të Kosovës u nënshkrua nga rektori i UP-së Prof. Dr. Marjan Dema dhe drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu.

The post ICK e Universiteti i Prishtinës bashkojnë forcat (Foto) appeared first on Telegrafi.

Glauk Konjufca flet për idenë e këmbimit të territoreve

Posted: 25 Jan 2017 12:58 PM PST

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për idenë e akademik Rexhep Qosja për këmbim të territoreve.

"Ne gjithmonë duhet të jemi të interesuar për shqiptarët jashtë Kosovës, sidomos në Luginë të Preshëvës, ku shkelja e të drejtave të shqiptarëve është mëse evidente", tha Konjufaca.

"Por në kontekstin aktual për shkëmbim të territoreve – kjo temë do të mund të hapej po të ekzistonte një konsensus i superfuqive, sikur ai i Berlinit, ku fuqitë do t’i vizatonin hartat e reja të Europës".

"Kur këtë temë e hapin shqiptarët e nuk e ka askush në mendje prej bashkësisë ndërkombëtare – kjo i bie se e kanë zor me i kry detyrat shtetërore", ka thënë Konjufca në Zona B të Klan Kosova.

Konjufca ka thënë se opozita vazhdimisht ka pohuar se dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën mirë.

"Në shoqërinë tonë u krijua një konsensus se dialogu nuk ka shkuar mirë, përderisa pozita ka thënë se dialogu ka shkuar mirë, ne gjithmonë kemi thënë se nuk ka shkuar mirë.Rezultatet e dialogut janë sfiduar edhe nga institucionet tona të brendshme siç ka qenë vendimi i Kushtetueses me Zajdenicën", tha Konjufca.

Konjufca si i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se duhet të analizohet se ku ka dështuar dialogu, dhe të nxjerrën përfundimet se ku kanë qenë problemet.

"Mos kemi diskutuar vetëm për punët tona të brendshme ose mos i kemi zgjedhur gabim temat në listë? A duhet të diskutohet me Vuçiqin apo edhe me serbët brenda Kosovës?".

Konjufca ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel nuk i ka sjellë të mira Kosovës.

"Problemi më i madh me dialogun kanë qenë marrëveshjet që Kosovën e kanë vendosur pafavorshëm në këtë rajon.Ato i kanë hyrë Kosovës në shtetësi dhe në integritetin e saj – kjo ka ndodhur shkaku i politikës. Ose mos ka ndodhur kjo sepse pala kosovare kanë shkuar të papërgatitur në dialog", tha Konjufca.

Ai poashtu është shprehur se munguar vullneti i mirë që në dialog të ftohen të gjitha palët.

The post Glauk Konjufca flet për idenë e këmbimit të territoreve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more