Skip to main content

Lajmi.net: “Zanfina qan kur flet për këngën që ia kushtoi nënës” plus 8 more

Lajmi.net: “Zanfina qan kur flet për këngën që ia kushtoi nënës” plus 8 more


Zanfina qan kur flet për këngën që ia kushtoi nënës

Posted: 22 Jan 2017 12:28 AM PST

Zanfina

"E gjitha është përcjell me emocione", ka deklaruar ajo.

"Kam dashtë me bo diçka për mamin nëpërmjet këngës", është shprehur Zanfina gjatë një bisede me Mihrije Brahën në emisionin Odeon.

Ajo tha se këngën e ka bërë për mamin, e jo për të arritur ndonjë sukses.

Pasi këndoi këngën në emision, Zanfina emocionoi edhe publikun pasi i rrodhën lotët. /Lajmi.net/

Historianët serbë: Gjithçka nisi kur Shqipëria e shpalli pavarësinë

Posted: 22 Jan 2017 12:21 AM PST

Të kontaktuar nga gazeta "Zëri" për t'i komentuar raportet shqiptaro-serbe gjatë historisë, sipas tyre, konfliktet mes dy kombeve datojnë nga koha e Perandorisë Osmane, përderisa ndarja më e madhe, siç thonë ata, ka ndodhur në vitin 1912, kur Shqipëria e shpalli pavarësinë.

Derisa disa nga këta historianët vazhdojnë ta mohojnë shtetësinë e Kosovës, disa prej tyre sugjerojnë se Serbia dhe Kosova duhet të jenë fqinj të mirë dhe të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet, edhe pa ndërmjetësimin e Brukselit.

Stojanoviq: Kosova për serbët është çelësi i identitetit

Profesoresha e historisë në Universitetin e Beogradit, Dubravka Stojanoviq, gjatë një bisede për gazetën "Zëri" ka folur sesi konfliktet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë nisur. Sipas saj, gjithçka ka rrjedhur konflikt pas konflikti. "Unë e kuptoj këtë si një spirale konfliktesh, në të cilët njëra ka sjellë tjetrën në një spirale hakmarrjeje ndaj njëri-tjetrit", ka thënë Stojanoviq.

“Çmenduri” në goditjen e dënimit, shënohet goli i vitit në Angli (VIDEO)

Posted: 22 Jan 2017 12:18 AM PST

Futbollisti i vendësve, Ben Osborn, ka realizuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga goditja e dënimit.

Ai çoi topin me një prekje dhe më pas me një goditje vollej gjeti rrjetën, përcjellë “lajmi.net”.

Ky gol ka pushtuar tashmë edhe rrjetet sociale. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Allegri “çartet” pas humbjes, shikoni me çfarë formacioni do të luajë sot (FOTO)

Posted: 22 Jan 2017 12:06 AM PST

Massimiliano Allegri ka vendosur të luajë me tre futbollistë ofensivë në vijën e sulmit, përcjellë “lajmi.net”.

Higuain-Mandzukic do të jenë në front, të mbështetur nga Dybala prapa.

Ndërkohë, mungon Alex Sandro për shkak të suspendimit, derisa rikthehet Stephan Lichsteiner.

cats

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Mc Kresha mund të ishte bërë mjek

Posted: 22 Jan 2017 12:02 AM PST

mc-kresha

Ka bashkëpunuar me shokun e tij Lyrical Son, me Dafina Rexhepin, TDS, Leonora Poloska, Aurela Gaçe, Kida, etj.

Megjithatë, a e keni ditur se prindërit e Kreshes nuk donin që ai të merrej me muzikë? Mc Kresha i ka të dy prindërit mjek, andaj ata dëshironin që edhe djali i tyre ta vazhdonte traditën. Megjithatë, Mc Kresha vendosi ta dëgjonte zemrën e tij, të merrej me muzikë.

Katastrofë për Barcelonën, sonte luan pa dy yje (FOTO)

Posted: 21 Jan 2017 11:51 PM PST

Edhe këtë ndeshje, Luis Enrique do të luajë me dy mungesa në mesfushë.

Bëhet fjalë për Andres Iniestan dhe Sergio Busquets, ku në vend të tyre do të inkuadrohen Andre Gomes dhe Denis Suarez, përcjellë “lajmi.net”.

Ndeshja fillon sonte në ora 20:45. /Lajmi.net/

eibar_1485068813-9784959

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Radioja gjermane: Ky është ai muri i famshëm

Posted: 21 Jan 2017 11:50 PM PST

Muri ne Mitrovice

Nën këpucët e forta të Kenan Beqirit kërcet bora – ndërsa ai i shpenguar kalon urën, nga Mitrovica jugore në atë veriore. "Shpesh kaloj këndej", thotë ky shqiptar i Kosovës, "vjehërria ime jetojnë në veriun serb". Kenan Beqiri punon për organizatën joqeveritare CBM, e cila angazhohet për bashkëjetesë në Mitrovicë. Për dy, tre minuta Kenan Beqiri arrin matanë, në anën serbe. "Ky është ai muri i famshëm", thotë ai. Rreth 20 metra i gjatë dhe 1,3 metra i lartë është ndërtimi delikat politik, i cili nën presion paksa është ulur. Muri thuhet se do ta mbrojë një shëtitore nga sulmet e mundshme nga jugu. Ky është interpretimi serb. Muri duhet të rrëzohet. Ky është vendimi i parlamentit të Prishtinës.

"Zakonisht këtu është qetë, por mund të ndodhë gjithçka brenda një ore. Nëse dikush përton nga trazirat, atëherë trazirat do të ndodhin", thotë Beqiri. Kenan Beqiri ec edhe një copë udhë. Shumë njerëz e përshëndesin, ai ua kthen përshëndetjen. Për dallim prej tij shumë banorë të Mitrovicës nuk kanë ndonjë kontakt me njerëzit në anën tjetër dhe hendeku po thellohet. Sidomos në mesin e të rinjve, siç ka treguar një studim së fundi. Dy të rinj serbë që takojmë nuk njohin askënd në jug të qytetit. "Më vonë duam të punojnë në bankë apo ashtu diçka, jeta këtu s'është aq e mirë. Pastaj dua të shkoj në një vend tjetër, një vend të zhvilluar më mirë. Ndoshta në Sacramento. Nuk kemi kontakte me të rinjtë në anën tjetër, nuk e dimë përse. Thjesht nuk kemi". Mitrovica veriore duket qytet i lënë pas dore, posta është një rrënojë, veturat lëvizin pa tabela dhe sipas ekspertëve këtu lulëzon krimi. Papunësia është e lartë.

Me këtë problem ballafaqohen edhe ata që banojnë disa qindra metra më tutje në jug. Atje gjendet zyra e Agim Bahtirit. Tashmë tri vite ai është kryetar shqiptar i Mitrovicës. Ai thotë se për të është me rëndësi të veçantë zhvillimi ekonomik. Agim Bahtiri merr pjesë edhe në dialogun e Brukselit, i cili synon t'i marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Tema e tij atje është ura mbi Ibër. Barrikadat janë hequr dalëngadalë, thotë ai, ura është sanuar, tani, sipas tij, duhet të hiqet edhe muri ilegal në anën serbe. "Nuk duam mur të Berlinit. Njerëzit duhet të lëvizin të lirë. Muri e ka penguar hapjen e urës, e cila ishte e planifikuar në janar. Natyrisht muri na ka kthyer prapa. Por po punojmë që ura së shpejti të hapet për lëvizje". Ndërtimi i strukturave mbarëkosovare nuk po pengohet vetëm politikisht. Në fillim të janarit në Mitrovicën e veriut eksplodoi një mjet shpërthyes para një ndërtese të ardhshme të një gjyqi kosovar. Në dritare edhe sot shihen dy vrima nga të shtënat. "Kolegu im serb, i cili është kryetar në pjesën veriore, e ka më vështirë se unë. Sepse ai duhet të luftojë edhe me strukturat paralele, të cilat i imponohen nga Serbia. Ata kanë për qëllim të pengojnë që ne të bashkëpunojmë mirë mes veti dhe për këtë arsye ndodh diçka e tillë". Për fat të keq kryetari serb i Mitrovicës nuk ka kohë për një bisedë, siç na thuhet. Megjithatë, falë kontakteve me prefektin serb në pjesën veriore ka shumë më pak dhunë etnike, thotë Bahtiri.

Në tri vitet e fundit janë regjistruar vetëm shtatë incidente. Ndërkohë Kenan Beqiri pas shëtitjes së tij mbi urë po ngrohet në një kafehane. Organizata e tij joqeveritare synon ta motivojë politikën lokale për bashkëpunim demokratik me qytetarët dhe për luftimin e korrupsionit – ajo i bashkon nxënësit e mbarë Mitrovicës ose përkrah themelimin e ndërmarrjeve nga gratë. Disi ky njeri rrezaton optimizëm të papërmirësueshëm. "Nëse e shikoni ekonominë – të dy palët bëjnë biznes me njëra-tjetrën dhe sikur të ekzistonte vullneti politik, atëherë do të mund t'ia kalonim mirë me njëri-tjetrin. Nëse do të na linin të punonim në qetësi, s'do të kishte fare problem". E nëse nuk ia dalim me urën, thotë Kenan Beqiri duke qeshur, atëherë do ta bëjmë muze për turistë të huaj. /DP

Shikojeni Trumpin duke dëgjuar lutje Kuranore (Video)

Posted: 21 Jan 2017 11:40 PM PST

Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara shihet duke dëgjuar me vëmendje lutjet Kuranore, të cilat janë një mesazh i fortë për presidentin amerikan.

Këto lutje i dëgjoi Trump:

"O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë"

Surah Ar-Room, Verse 22:

"Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz".

Videot pushtojnë internetin, ja çfarë i bën Pique Shakiras (VIDEO)

Posted: 21 Jan 2017 11:39 PM PST

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more