Skip to main content

Lajmi.net: “Operacion masiv, policia kontrollon të gjitha shtëpitë rreth Brukselit” plus 8 more

Lajmi.net: “Operacion masiv, policia kontrollon të gjitha shtëpitë rreth Brukselit” plus 8 more


Operacion masiv, policia kontrollon të gjitha shtëpitë rreth Brukselit

Posted: 25 Jan 2017 12:27 AM PST

Operacionet janë përqendruar në tetë "objektiva" dhe nuk janë të lidhura me sulmet e fundit në Bruksel apo Paris, tha zëdhënës i prokurorit.

Bombarduesit vetëvrasës vranaë 32 persona në aeroportin e Brukselit dhe në sistemin e metrosë së qytetit në mars të vitit 2016. /SYRI.net/

Kim Kardashian nën hetime për vizitën e “pa autorizuar” në Dubai

Posted: 25 Jan 2017 12:22 AM PST

Kim Kardashian

Kardashian me 15 janar vizitoi qendrën Rashid për aftësi të kufizuara, e njohur edhe si Qendra e terapisë pediatrike Rashid.

Ajo arriti e veshur me xhinse të grisura dhe një maicë, por u ndërrua me një mantel të zi dhe gjerdan për vizitën e saj tek fëmijët në qendër.

Megjithatë, zyrtari në ministrinë e zhvillimit të komunitetit Wafa bin Suleiman citohet të ketë thënë që vizita e starletës ishte e paautorizuar dhe nuk "kishte qëllime prej të cilave do të përfitonin nxënësit", raporton Reuters.

Donnarumma bëhet ‘tradhtar’, largohet nga Milan dhe transferohet te rivali i madh (FOTO)

Posted: 25 Jan 2017 12:15 AM PST

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mund të mos jetë në Milan.

Juventus vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e tij ndonëse portieri italian kërkohet edhe nga Real Madrid, shkruan e përditshmja sportive italiane "Tuttosport".

Milan për shitjen e Donnarummas do të kërkojë së paku 60 milionë euro, përcjell "lajmi.net".

Raportet e mira mes Mino Raiola dhe drejtuesve të Juventusit paraqesin 'kërcënim' për tifozët e Milanit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Mavrova e para për dëborë dhe temperaturë më të ulët

Posted: 25 Jan 2017 12:13 AM PST

Deri në ora 8 e mëngjesit, më së shumëti borë ka rënë në Mavrovë (72 cm), kurse më pak në Presekë (1 cm). Bora arriti nivele të larta edhe në Pozharan dhe Llazaropole (50 cm), Gjurishte (45cm), Krushevë (31 cm), rajon të Tetovës (30), Manastir (28), Berovë (25), etj.

Sa i përkët temperaturës, në Mavrova ka qenë më ftohtë (-8°C), pastaj Kriva Pallankë dhe Pozharan (-7°C), Llazaropole dhe Kumanovë (-6°C), Tetovë, Krushevë dhe Berovë (-5°C), Shkup, Dibër, Shtip dhe Topollçan (-4°C), etj./Telegrafi/

ZYRTARE: PSG ‘bombardon’ me përforcimin e ri (FOTO)

Posted: 24 Jan 2017 11:58 PM PST

Goncalo Guedes do të jetë përforcimi i ardhshëm i Paris Saint-Germain.

20-vjeçari ka ardhur nga Benfica për t'ju nënshtruar testeve mjekësore tek kampioni i Ligue 1, përcjell "lajmi.net".

Mesfushori do të nënshkruajë kontratë me gjigantin francez.

Ai ka realizuar 7 gola në 27 paraqitje për Benfican gjatë këtij sezoni. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Foreign Policy: A do ta mbrojë Trumpi Kosovën nëse Serbia tenton të rikthehet me luftë?

Posted: 24 Jan 2017 11:55 PM PST

Pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë, Ricks parasheh rrezikun për një luftë të hapur në mes Kosovës dhe Serbisë.

Dëshira e përsëritur shpesh e presidentit amerikan, Donald Trump për ta shmangur konfliktin me Rusinë, ka mundësi të ngjallë implikime të thella për të ardhmen e stabilitetit të një numri të shteteve. E njëra ndër to është Kosova, shkruan ai.

Tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ndjeshëm së fundi me retorika nga Beogradi dhe janë bërë gjithnjë e më të zjarrta. E tëra kjo erdhi nga përpjekja e Serbisë për të dërguar një tren nga Beogradi në Kosovë me mbishkrimin "Kosova është Serbi". Treni u ndalua në kufi pasi ndërhyn forcat e njësisë speciale të Kosovës. Presidenti serb, Tomislav Nikoliq tha se konfrontimi sjellë Serbinë dhe Kosovën "në prag të konfliktit" dhe paralajmëroi se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë nëse është e nevojshme, shkruan lajmi.net.

Pothuajse 18 vite të ndërtimit të shtetit, serbët dhe shqiptarët në thelb mbeten të ndarë në Kosovë. Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, po ashtu Rusia dhe Kina. Shumë shqiptarë kanë besuar se Serbia është duke kërkuar një pretekst për të dërguar trupa në veri të Kosovës, pjesë kjo e mbipopulluar me serbë. Shumica e shqiptarëve besojnë se e vetmja gjë që e ndalë Serbinë është numri i madh i trupave të NATO-s ende të vendosura në Kosovë.

Megjithatë, zgjedhja e Trumpit president hedh dyshime mbi gatishmërinë e Shteteve të Bashkruara për ta mbrojtur Kosovën. Duke pasur parasysh komentet e Trumpit për trupat e tepërta të NATO-s dhe propozimet ndaj Rusisë, përkrahja është vendosur në mënyrë të konsiderueshme në drejtim të Serbisë. Veprimet e fundit të Serbisë në prag të zgjedhjes së Trump vështirë se mund të jenë të rastësishme. Duke e ditur se Rusia tani ka më shumë liri të veprimit pasi Trump është i fuqishëm, Serbia mund të llogarisë se Rusia do t'i mbështes ata në qoftëse nisin operacion gjoja se "për të mbrojtur serbët" në veri të Kosovës dhe në këtë mënyrë, ata mund të konsiderojnë NATO-në si blof.

A do të jetë Trump i gatshëm të rrezikojë marrëdhëniet me Rusinë nëse trupat serbe hyjnë në veriun e Kosovës? Është mëse e mundshme që administrata Trump do të jetë e gatshme të braktis Kosovën; projekti i shtetndërtimit mund edhe të portretizohet si dështim që "Klintonët" nuk duhet të ishin angazhuar. Shumica e kosovarëve shumicë kjo me përkatësi islame nuk kanë gjasa për të fituar shumë simpati nga mbështetësit e Trumpit.

Nëse trupat serbe hyjnë në Kosovë pa lejen e Shteteve të Bashkuara, kjo do të shkaktoj një thyerje brenda NATO-s dhe sigurisht se do të çonte në trazira masive në mesin e shqiptarëve të Kosovës të cilët do të ndjenin se janë të pushtuar nga Serbia dhe të braktisur nga bashkësia ndërkombëtare. Pra, kjo mund të çojë në një përsëritje të dhunës që ka ndodhur në mars të vitit 2004 , kur trazirat shpërthyen në gjithë Kosovën dhe manastiret dhe fshatrat serbe u sulmuan.  Natyrisht që kjo do të inkurajojë Serbinë për të rritur fushën e funksionimit të saj "mbrojtjen" në tërë Kosovën dhe në këtë mënyrë do shkaktojë luftë të hapur.

Jo-stabiliteti në Kosovë ka gjasa të përhapet në këtë mënyrë dhe të ketë pasoja të rënda për rajonin, veçanërisht Maqedoninë dhe Bosnjën; paqja dhe stabiliteti në Ballkan mbetën të paqartësuara dhe nuk është aspak e qartë se çfarë do të ndodhë, Trump ka aftësinë dhe dinakërinë për të negociuar për situatën brenda këtyre shteteve. Kosova mund të jetë e para që do të vuaj. /Lajmi.net/

*Titulli është i redaksisë

Ja çfarë moti do të mbajë sot

Posted: 24 Jan 2017 11:54 PM PST

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga pjesa e parë e së mërkurës do të ketë kushte për reshje të dobëta bore, kurse në ultësira dhe vende rrëzë maleve do të ketë kushte për mjegull të intensitetit të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -14 gradë Celsius deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4C deri në 1C Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë por do të ketë tendencë të uljes por gjithnjë në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi rreth 7m/s.

Martin Schulz në garë për kancelar të Gjermanisë

Posted: 24 Jan 2017 11:51 PM PST

Nga Deutsche Welle

Politika gjermane dhe Martin Schulz – deri më sot kjo mund të përmblidhej në një fjalë: Würselen. Qyteza Würselen me 38.000 banorë ndodhet në veri të qytetit të Ahenit. Këtu është rritur Martin Schulz, sot 62 vjeçar. Ai vazhdon të jetojë në këtë qytezë. Në Würselen ai ka qenë njëmbëdhjetë vjet kryetar bashkie nga viti 1987 deri më 1998. Këtu ai menaxhonte me të motrën një librari.

Nga librashitës president i Parlamentit Europian

Për më shumë se 20 vjet, Schulz me profesion librashitës ?sht? aktiv në Parlamentin Europian. Rritja e tij politike dhe dominimi i tij i madh janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me Bashkimin Evropian. Si asnjë tjetër ai e di se si për të dhënë apel publik dhe mendimin e fortë në parlament në peshë gjithnjë politike Strasburg dhe Bruksel. Schulz lufton me pasion kundër burokracisë monstruoze t? BE-s? si dhe anijes kozmike Bruksel, q? ?sht? larguar gjithnjë e më shumë nga realiteti i jetës së shumë qytetarëve.

Schulz ishte ai që gjat? zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 2014 e solli n? v?mendjen e qytetar?ve dhe siguroi akceptanc?n p?r Parlamentin e BE-s? pothuajse t? pad?shiruar në të gjitha 28 vendet anëtare. Përgjat? nj? viti votuesit gjithashtu përcaktuan se cili do t? jet? është kryetar i Komisionit të fuqishëm të BE-së. M? par? k?t? e zgjidhnin kryetar?t e shteve dhe t? qeverive pas dyerve të mbyllura. Vetë Schulz ishte kandidati kryesor i grupit socialist p?r postin e presidentit t? komisionit, por atij iu desh t? pranoj? humbjen kundrejt kandidatit t? grupit konservator Jean-Claude Juncker. Kësisoj Schulz për më shumë se dy vjet ka qenë në krye të Parlamentit Evropian, si president i tij. Ai e njeh mirë politikën evropiane dhe është mjaft bindës me deklarimet e tij. Për kontributin e tij të veçantë për Evropën në vitin 2015 Schulz u nderua me Çmimin presitgjoz të Karlit të Madh në Ahen. Qysh nga viti 1950 nderohen me k?t? ?mim t? gjith? ata q? kan? merita t? posa?me p?r Europ?n. “Uniteti europian është arritja më e madhe që nga iluminizmi!”, ëhtë shprehur Schulz duke marrë në dorëzim këtë çmim. Kjo është arsyeja, sipas tij, përse shumë vende e vler?sojn? Europ?n.

Fjalë të qarta për Rusinë, BE-në dhe Izraelin

Fakti që ai di t’i verë pikat mbi i në politikën ndërkombëtare, kjo do t’i vlejë atij edhe i politikan drejtues në Berlin. Lidhur me Rusinë nën presidentin Putin ai ka thekuar, se “Ajo që bën Rusia është e papranuehme. Pas veprimeve agresive të Rusisë qëndron një koncept i shoqërisë, një botëkuptim, që nuk ka të bëjë me filozofinë tonë evropiane të respektit reciprok dhe të të qenit të hapur.” Lidhur me temën më të preferuar të tij, Bashkimin Evropian dhe forcimin e tij, Schulz është hprehur: “BE-ja ndodhet në një gjendje të mjerueshme. Forcat ekstreme centrifugale fitojnë zgjedhjet dhe referendumet.  Nëse ne vemë tani në pikëpyetje thelbin e projektit evropian, atëherë ne rrezikojmë të ardhmen e brezave pasues.” Ai bëri bujë me fjalimin në Knesset, parlamenti i Izraelit, në shkurt 2014, ku duke folur në gjermanisht kritikoi politikën e ngulimeve hebreje. Një sërë deputetësh si rrjedhojë u larguan nga salla plenare duke përplasur dyert.

Rezultat i shkëlqyer për socialdemokratët

Ndoshta mënyra e Schulz-it për t’i shprehur gjërat qartë është edhe arsyeja, përse atë e preferojnë shumë. Sipas sondazheve të fundit ai është ndër gjermanët po aq i preferuar sa edhe kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel e shumë më i preferuar se kryetari i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 2014 ai si kandidati kryesor i socialdemokratëve fitoi në Gjermani për këtë parti 27,3 përqind, një rezultat shumë më i mirë krahasuar me atë të kandidatit socialdemokrat për kancelar një gjysmë vitit më parë (20014) Peer Steinbrück (25,7 përqind).

E po ashtu edhe brenda partisë e duan Schulz-in. Në shtator 2013 ai u zgjodh me gati 98 përqind si i ngarkuari për Evropën. Me këtë ai arriti rezultatin më të mirë në kryesinë e socialdemokratëve. Mbetet të shihet nëse Schulz në zgjedhjet parlmentare 2017 do të ketë sukses kundrejt kristiandemokrates Angela Merkel.

Lamtumirë Real Madrid, transferohet në Kinë (FOTO)

Posted: 24 Jan 2017 11:48 PM PST

Pepe do të largohet nga Real Madrid.

Mbrojtësi portugez do të transferohet në Kinë, shkruan "Cadena Cope".

Pepe pritet të nënshkruajë me Hebei Fortune, skuadër e drejtuar nga Manuel Pellegrini, përcjell "lajmi.net".

Pepe pritet të fitojë 15 milionë euro në stinor tek skuadra e re. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more