Skip to main content

Lajmi.net: “Man Utd-Liverpool, lajm i madh para ndeshjes (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Man Utd-Liverpool, lajm i madh para ndeshjes (FOTO)” plus 8 more


Man Utd-Liverpool, lajm i madh para ndeshjes (FOTO)

Posted: 14 Jan 2017 11:39 PM PST

Fantazisti Philippe Coutinho, pritet të luajë nga minuta e parë në derbin anglez.

Pasi që në sfidën e kaluar luajti vetëm 30 minuta, braziliani është gati të startojë sot, përcjellë “lajmi.net”.

Më poshtë i keni formacionet e mundshme të takimit që fillon në ora 17:00. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

 

Anuloni të gjitha planet sot, ju presin 4 super-ndeshje

Posted: 14 Jan 2017 11:10 PM PST

Në tri kampionatet kryesore në Evropë, zhvillohen katër sfida që meritojnë vëmendje.

Në Premierligë, në 14:30 takohen Everton-Manchester City ndërsa në 17:00 luhet klasikja e shumëpritur mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit, përcjellë “lajmi.net”.

Ndërkohë në La Liga, Real Madridin e pret transferta shumë e vështirë te Sevilla, prej 20:45.

Në të njëjtin orar në Itali luhet sfida e skuadrave të urryera, Fiorentina dhe Juventus. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Horoskopi, 15 janar 2017

Posted: 14 Jan 2017 11:04 PM PST

horoskopi

Dashi – Jeta juaj ne çift do ju sjelle vetëm momente te lumtura e te gëzuara sot. Me partnerin nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshje. Beqaret do jene me te gatshëm për te bere edhe sakriFIca vetëm qe te arrijnë ta bëjnë për vete personin e ëndrrave. Me Financat nuk do i keni punët shume mire dhe ne disa momente do gjendeni edhe ne vështirësi.

Demi –  Sot do bëni çdo gjë qe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift ju te dashuruarit. Do toleroni edhe me tepër dhe do ×isni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret me ne fund do shijojnë dashurinë e vërtetë dhe zemra do iu rrahe pa pushim. Me menaxhimin e buxhetit do merreni akoma me shume se kohet e fundit dhe situata do përmirësohet ne mënyrë te ndjeshme.

Binjakët – Dite mjaft romantike dhe e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe partnerit do ketë një bashkëpunim për t'u adhuruar. Beqaret duhet te jene me shprehës dhe duhet ta heqin turpin. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Financat do jene te shkëlqyera kështu qe përgatituni për te bere investimet e menduara prej kohesh.

Gaforrja – Nëse doni qe te kaloni çaste te mendshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite, mundohuni t'i vini kapak se shkuarës dhe te mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te pasur njohje te reja dhe do humbasin kështu mundësi te shkëlqyera. Me shpenzimet bëni sa me shume kujdes. Po i shpenzuat te gjitha paratë tani nuk do dini çfarë te bëni me vone.

Luani – Sot do ju duket vetja sikur jeni neper ëndrra ju te dashuruarve. Do mahniteni nga mënyra sesi do iu trajtoje partneri dhe nuk keni asgjë për çfarë te ankoheni. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin rreziqe te mëdha vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ia vleje. Financat do jene tej mase te trazuara kështu qe duhet bere me kujdes çdo lloj lëvizjeje ne këtë sektor.

Virgjëresha –  Dite shume e mërzitshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. rutina do ju pushtoje gjithë kohës dhe ne disa momente do iu duket sikur mezi merrni fryme. Beqaret do argëtohen gjithë kohës me miq dhe te njohur dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar princin e kaltër. Financat do i keni me tepër nen kujdes dhe gjendja do filloje te ketë disa përmirësime te vogla.

Peshorja – Dite plotësisht rutine do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do mërziteni tej mase dhe mezi do e shtyni çdo moment. Beqaret do jene gjithë kohës ne lëvizje për shkak te punës dhe ka mundësi te realizojnë takime interesante. Nuk duhet te lënë asnjë mundësi t'iu ike nga duart. Buxhetin duhet ta riorganizoni me kujdes. Vetëm ne këtë mënyrë situata do stabilizohet.

Akrepi – Sot është momenti ideal për t'u afruar sa me shume me partnerin tuaj. Po nuk e bëtë këtë gjë do pendoheni tej mase me vone. Beqaret do dine si ta bëjnë për vete dike qe pëlqejnë dhe shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht ne jetën e tyre. Financat nuk do i mbani dot te stabilizuara sepse dëshira juaj për te kryer shpenzime gjithë kohës do jete e papërmbajtshme.

Shigjetari – Mundohuni te tregoheni sa me realiste sot ju te dashuruarit dhe mos e idealizoni shume atë qe keni ne krah. Ne këtë mënyrë nuk do përballeni as me zhgënjime. Beqaret do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu pëlqejë aq shume sa për te filluar një lidhje me ta. financat nuk do jene te këqija, por rekomandohet te mos jepni para hua sepse shume shpejt do ju nevojiten me tepër për vete.

Bricjapi – Dita e sotme do jete e veçante dhe aspak problematike për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë ka për te ecur ashtu si ata e kane ëndërruar gjithmonë. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me çdo hap qe do hedhin pasi jo te gjithë personat janë ashtu si duken. Buxhetin do e keni me tepër nen kujdes dhe do mundoheni ta riorganizoni ne mënyrën e duhur. Situata do përmirësohet goxha.

Ujori – Kujdes me xhelozinë e tepruar sot ju te dashuruarit sepse situata mund t'iu dale jashtë kontrollit dhe do keni probleme serioze me pas. Beqaret do jene te hallakatur dhe nuk do e kenë aspak mendjen për te filluar një lidhje. Financat do arrini jo vetëm t'i stabilizoni, por edhe do i përmirësoni ndjeshëm. Shfrytëzojeni rastin për te shlyer borxhet dhe për te hequr disa para mënjanë.

Peshqit – Jeta juaj ne çift do përballet me sfida goxha te forta sot dhe do merren vendime vërtet te rëndësishme. Përgatituni për gjithçka qe mund te ndodhe. Beqaret nuk do lodhen aspak për ta gjetur personin e tyre te duhur sepse ai do jete me pranë nga sa ata e kane menduar. Hëna do ofroje mundësinë qe financat te përmirësohen gjithnjë e me shume.

Zyrtari i SHBA-së: Serbia dhe Kosova të dialogojnë për çështjen Haradinaj

Posted: 14 Jan 2017 11:00 PM PST

Yee

Hoyt Brian Yee, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike, i tha shërbimit serb të Zërit të Amerikës se është me rëndësi të mos lejohet që asnjë incident, qoftë arrestim apo tensione të tjera dypalëshe, të ndikojë në procesin e rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve fqinje.

Duke vepruar në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë, policia franceze ndaloi më 4 janar ish-Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Autoritetet serbe synojnë ta gjykojnë atë vepra penale që ata thonë se lidhen me luftën në Kosovë. Të enjten, një gjykatë franceze e apelit e liroi me kusht zotin Haradinaj, por e urdhëroi atë të qëndrojë në Francë në pritje të një rishikimi të kërkesës serbe për ekstradim. Dje, Serbia kërcënoi se do të refuzojë të ekstradojë personat e kërkuar nga Franca, nëse autoritetet franceze nuk e dorëzojnë zotin Haradinaj.

Kjo çështje kërcënon procesin e brishtë të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, gjë që do t'i shtonte mundësitë e integrimit të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

“Ne i nxisim udhëheqësit përgjegjës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje," tha zoti Yee. “Ky incident, – tha ai, – mund të zgjidhet nëpërmjet institucioneve, në përputhje me ligjin në Francë, ose jashtë Francës. Këto lloj incidentesh mund të zgjidhen dhe ne jemi të sigurt se do të zgjidhen”, tha diplomati amerikan.

SERBIA: DO TË HAKMERREMI NËSE NUK KA EKSTRADIM

Qeveria serbe u mblodh të premten në një takim emergjent pas vendimit të gjykatës së apelit në Colmar të Francës lindore për të liruar me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që u ndalua në fillim të janarit në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.

Zoti Haradinaj do të presë në Francë deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij. Serbia e akuzon zotin Haradinaj për krime lufte gjatë kohës kur ai ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare që luftonte kundër forcave serbe.

Lirimi i tij me kusht nxiti reagimin e Beogradit. Presidenti serb Tomislav Nikoliç, tha se ky është rezultat i trysnisë së vendeve të Bashkimit Evropian.

Qeveria e Serbisë kërkoi të premten siç tha ekstradimin e menjëhershëm të zotit Haradinaj, ndërsa u kërcënua se do të hakmerret jo vetëm ndaj Francës por edhe të gjitha vendeve tjera që injorojnë urdhër arrestet serbe.

Autoritetet serbe thanë se u kanë dorëzuar organeve franceze edhe prova të reja kundër zotit Haradinaj dhe në aktakuzën e zgjeruar nga prokuroria serbe, janë përfshirë edhe 30 dëshmitarë.

Zoti Haradinaj tha të enjten në gjykatën e apelit në Francë se akuzat serbe janë plotësisht politike, ndërsa procesin e vlerësoi si abuzim me ligjin.

Institucionet dhe partitë politike në Kosovë thanë se lirimi i tij me kusht është i pamjaftueshëm dhe se autoritetet franceze të drejtësisë duhet të përmbyllin sa më parë rastin ndaj tij. Zoti Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga akuzat për krime lufte në Gjykatë Ndërkombëtare në Hagë.

Ky është rasti i dytë që zoti Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës.

Ndalimi i tij në bazë të urdhër arrestit serb ka shtuar tensionet në marrëdhëniet edhe ashtu të vështira ndërmjet Kosovës e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe Serbisë që vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj, megjithëse është përfshirë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian.

Me këngë e raki, kështu u kthyen serbët në Beograd (Foto)

Posted: 14 Jan 2017 10:53 PM PST

serbet

Të tjerë po qëndrojnë në telefonat e tyre ose duke punuar në laptop.

Gjithsesi nuk harrojnë të shkrepin edhe ndonjë fotografi si kujtim nga udhëtimi i tyre i ndalur në gjysmë.

Kjo është rruga e kthimit të serbëve për në Beograd, pas qëndrimit prej tre orësh në Rashkë, njofton Klan Kosova.

Pamjet e marra nga mediat serbe.

Fevziu: Kosova dha provën se është shtet

Posted: 14 Jan 2017 10:50 PM PST

Blendi Fevziu

Sipas Fevziut, Kosova tregoi sot se është shtet i vërtetë për shumë arsye.

Më poshtë është shkrimi i tij i plotë:

"Shtet i vërtetë bëhesh kur merr vendime!

Shtet i vërtetë bëhesh kur nuk i shmangesh përgjegjësive!

Shtet i vërtetë bëhesh kur ke besim tek forca dhe e drejta jote!

Shtet i vërtetë bëhesh kur qytetarët e tu ndihen krenar për ty!

Kosova dëshmoi sot të gjitha këto. Urime për vendimin, më i drejti i mundshëm. Treni i provokimit duhej të kthehej mbrapsht dhe u kthye", ka shkruar Fevziu në profilin e tij në Facebook.

Pasagjerët e trenit serb arrijnë në Mitrovicë

Posted: 14 Jan 2017 04:46 PM PST

treni

"Autobusi pa ndonjë problem arriti në Mitrovicë. Nuk kishte ndonjë sulm ndaj tij", u ka thënë gazetarëve Kozarev.

Treni që ishte nisur për në Mitrovicë u ndaloi në Rashkë për katër orë dhe më pas u kthye për në Beograd, pasi qeveria e Kosovës ndërmori masa duke angazhuar forca policore për të mos lejuar hyrjen e tij.

Në këtë tren ndodhej edhe udhëheqësi i lëvizjes djathtiste "1389" Misha Vacic i dënuar për disa krime në Serbi. Ai ishte angazhuar si këshilltar i Drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.

Treni që i është dhënë Serbisë donacion nga Rusia ishte nisuar nga Beogradi në mëngjes dhe kishte arritur në Rashkë në ora 16:30, ku qëndroi për rreth katër orë para se të nisej për t'u kthyer për në Beograd, ku sipas mediave serbe do të arrijë tre orë pas mesnatës.

Sali Berisha: Vendim dinjitoz i Kosovës që mos ta lë të hyjë “Trenin e Serbomadhisë”!

Posted: 14 Jan 2017 03:08 PM PST

Sali Berisha

"Treni i Serbomadhisë, një provokacion i ulet dhe i rrezikshëm i Beogradit, u kthye nga erdhi!".

"Të dashur miq, në strategjinë e rritjes së tensionit dhe destabilizimit të rajonit nga Beogradi, ashtu sikundër u paralajmërua u nis një tren i veshur me sloganet e Serbisë së madhe 'Kosova është Serbi' dhe i mbushur plot me bashibozukë serbë që kishin vendosur të marshonin në territorin e Republikës së Kosovës".

"Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt serbomadh primitiv të rrezikshëm dhe destabilizues të autoriteteve të Beogradit zyrtar, shtoj se, sot ata dëshmuan dhe një herë se janë skllavë të ëndrrës së Serbisë së Madhe dhe një rrezik real për paqen në rajon!".

"Unë gjithashtu përshëndes dhe mbështes plotësisht qëndrimin dhe vendimin dinjitoz të autoriteteve të Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës!", shkruan në postimin e Berishës në Facebook.

Mediat botërore: Nisi me Haradinajn, Kosova dhe Serbia në prag të “luftës”!

Posted: 14 Jan 2017 02:58 PM PST

Ramush Haradinaj

Agjencitë kanë raportuar se treni i ndaluar kishte për qëllim që pas 18 vjetësh të hynte për herë të parë në Kosovë.

Ato kanë raportuar për reagimet nga Kosova dhe Serbia me vlerësimin se kjo ngjarje ka pasuar tensionimin që ishte shkaktuar me rastin e arrestimit në Francë të ish kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Agjencitë e vënë në dukje faktin se treni është dhuratë Rusisë dhe i njëjti është i pasur me motive nacionaliste serbe dhe fetare, si dhe në 20 gjuhë, përfshirë edhe shqip, është shkruar "Kosova është Serbi".

Agjencia amerikane e lajmeve, AP, thekson se ndalimi i trenit ka "nxitur eskalim dramatik të tensioneve ndërmjet ish armiqve të luftës".

AP dhe AFP po ashtu raportojnë edhe për urdhrin e presidentin Thaçi që të dërgohen forcat speciale për të parandaluar hyrjen e trenit.

Po ashtu citohet edhe kryeministrit serb, i cili ka thënë se e ka ndalur trenin në Rashkë për t'i "ikur konfliktit dhe humbjes së jetëve".

AP thekson se deri të tensionimi i sotëm i situatës ka ardhur pas tensioneve paraprake ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë me fletëarrest të Serbisë.

AFP raporton se incidenti me tren koinçidon me provokimet e Serbisë që Haradinaj të ekstradohet nga Franca.

"Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në nivelin më të ashpër që nga nënshkrimi i marrëveshjes 'historike' të Brukselit në vitin 2013", thekson AFP.

Edhe Reuter ka raportuar për tentim agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. /Lajmi.net/

Reuters: Presidenti i Kosovës dha urdhër që forcat speciale ta ndalnin trenin serb

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more