Skip to main content

Lajmi.net: “Ja ku ia vendosen Fjollës dhjamin e thithur nga barku (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Ja ku ia vendosen Fjollës dhjamin e thithur nga barku (Foto)” plus 8 more


Ja ku ia vendosen Fjollës dhjamin e thithur nga barku (Foto)

Posted: 25 Jan 2017 11:48 PM PST

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina.

Shumë prej jush mund të jenë bërë kurioz se çfarë operacioni ka bërë Fjolla, ndaj Blitz.al ka kontaktuar me doktorin, i cili na ka treguar më shumë mbi këtë ndërhyrje.

"Fjolla ka bërë operacion të liposucionit (thithje e dhjamit) në zonën e barkut, belit, shpinës, kofshëve dhe atë dhjam e kemi injektuar te vithet duke i rrumbullakosur, në "brasilian style" (stili brazilian)",- është shprehur Faria.

fj_1485414819-4125118

Van Persie, përforcimi më i çuditshëm në vitin 2017 (FOTO)

Posted: 25 Jan 2017 11:36 PM PST

Robin van Persie mund të transferohet në Brazil, si një prej përforcimeve më të çuditshme deri më tani në vitin 2017.

Sipas "UOL" në Brazil, San Paolo ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Fenerbahces, përcjell "lajmi.net".

Ish ylli i Arsenalit dhe Manchester Unitedit është ikonë e futbollit dhe mund të transferohet në Brazil për ta mbyllur karrierën e lavdishme. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

 

Kjo është gjëja që Getinjo dëshiron të mos e bëj më (Foto)

Posted: 25 Jan 2017 11:29 PM PST

Ai do të tentojë që ta lë pirjen e duhanit. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi të bërë në Instastory, shkruan lajmi.net

Në video shihet se ai po e prishte një cigare dhe ka kërkuar edhe nga konsumuesit e tjerë të duhanit që ta bëjnë të njëjtën gjë, pasi një jetë më e shëndetshme është pa cigare!

Shpresojmë që reperi të arrijë këtë sfidë që i ka vënë vetes./Lajmi.net/

16344360_2219234404968715_1110351364_n

Galliani zbulon përforcimin e ri të Milanit (FOTO)

Posted: 25 Jan 2017 11:28 PM PST

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka bërë të ditur se janë të interesuar për transferimin e mesfushorit të Genoas, Lucas Ocampos.

"Rossonerët" janë përforcuar me Gerard Deulofeu gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por, Galliani ka paralajmëruar se do të sjellin përforcime të tjera dhe Ocampos mund të jetë një prej tyre.

"Ocampos është zgjedhja e parë", deklaroi ai për mediat italiane, përcjell "lajmi.net".

"Genoa ende nuk na ka thënë jo e as po, duhrt të presim për tri ditë", u shpreh Galliani. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Të pagjeturit neglizhohen nga Qeveria

Posted: 25 Jan 2017 11:25 PM PST

Familjarët e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë (1998-99) kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që fati i të afërmeve të tyre të pagjetur të jetë temë e bisedimeve në Bruksel. Mirëpo, deri më tani në tryezën e bisedimeve ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe nuk është diskutuar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndonëse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se në Bruksel do të diskutojnë edhe për të pagjeturit, sërish kjo çështje ka mbetur jashtë agjendës.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për të Pagjetur, figurojnë edhe 1660 persona të zhdukur nga lufta, shkruan Gazeta “Zëri”.

Para nisjes në Bruksel, kryeministri Mustafa ka thënë se në mesin e disa çështjeve do të adresojnë edhe çështjen e të pagjeturve në mënyrë që të zgjidhet shpejt.

"Të adresohen çështjet që duhen të dialogohen, nivelet për të cilat do të dialogohen këto çështje dhe ta përmbyllim këtë proces", ka thënë Mustafa.

Por, në takimin e së martës është folur për uljen e tensioneve ndërmjet të dyja vendeve, duke u anashkaluar sërish çështja e zbardhjes së fatit të të pagjeturve.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, ka thënë për gazetën “Zëri”, se kryeministri ka përmendur se të pagjeturit do të jenë në agjendë.

"Megjithëkëtë ne do ta dorëzojmë si kërkesë tonën që të futet në agjendë të bisedimeve edhe çështja e të pagjeturve. Ende si temë nuk është futur në agjendë të bisedimeve", tha ai./Zeri.info/

Horoskopi, 26 janar 2017

Posted: 25 Jan 2017 11:18 PM PST

horoskopi

DASHI

Do të gjeni mënyrën për vendosur rregull mes gjërave personale dhe të rishikoni me kujdes të kaluarën, duke shfletuar fotografitë. Në punë do të kaloni një fazë të vështirë, për shkak të disa keqkuptimeve. Në dashuri, jepini vetes hapësirë për të shijuar çdo gjë.

DEMI

Tani nuk do t'ju duhet më të bëni përpjekje të mëdha për t'u kuptuar nga të tjerët dhe për të kapërcyer vështirësitë e vogla të përditshme. Në punë ka gjasa që të përfshiheni nga diçka negative, por mënyra juaj e të parit të gjërave do t'ju ndihmojë që t'i zgjidhni ato.

BINJAKET

Do të keni mundësinë që të konfirmoni aftësitë tuaja në të gjitha fushat e përditshmërisë suaj. Në punë, gjatë kësaj periudhe, do të përballeni me një person të veçantë që do t'ju japë ide të reja. Në dashuri do të keni një fazë zhvillimi.

GAFORRJA

Do të keni një përballje jo fort të këndshme me një nga familjarët tuaj. Në punë do të keni mundësinë ta shfaqni veten dhe të fitoni mundësi të reja. Në dashuri, reagoni me indiferencë, për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

LUANI

Tensionet e përditshme do t'ju nervozojnë dhe do t'jua bëjnë situatat më të vështira. Në punë do të jeni në gjendje të merrni vendimet e duhura, në momentin e duhur. Në dashuri, ndoshta do të keni një njohje të re të këndshme.

VIRGJERESHA

Do të ndjeni dëshirën që të shfaqeni para të tjerëve dhe nuk do ta keni të vështirë të tërhiqni vëmendjen e tyre. Në punë, do të keni mundësinë të bëni gjithçka që kishit menduar. Në dashuri, një person do t'ju japë disa këshilla të mençura.

PESHORJA

Sot yjet ju këshillojnë të mos këmbëngulni, por kërkojini ndihmë njerëzve të dashur e familjarëve. Në punë parashikohen rritje të të ardhurave. Në dashuri, do të kaloni një natë romantike me partnerin.

AKREPI

Gjatë kësaj faze duhet të pranoni kompromiset, sidomos në jetën familjare. Në punë, do të keni një keqkuptim të vogël me një epror. Në dashuri, do të keni mundësinë për të ndryshuar

SHIGJETARI

Do të merrni një ftesë dhe do të jeni tepër të kënaqur sepse do t'ju japë mundësinë të rishihni miqësitë e vjetra. Në punë, lodhja juaj do të shpërblehet. Në dashuri nuk duhet të dorëzoheni, edhe pse mendoni se nuk është momenti i duhur.

BRICJAPI

Do të reagoni në mënyrë të pazakontë ndaj një provokimi të bërë nga një miqësi e vjetër. Në punë, do të ndiheni të shpërblyer, sepse gjithçka do të shkojë mirë. Në dashuri do të jeni shumë sensualë dhe ka gjasa që të lindë një marrëdhënie e re.

UJORI

Duhet të kujdeseni më shumë për interesat tuaja, edhe nëse dikush mund t'ju këshillojë se gjithçka do të ndreqet vetë. Në dashuri do të hasni disa vështirësi, por do t'i kapërceni me ndihmën e një miku. Në dashuri, do të jeni shumë të gjallë dhe humori juaj i mirë do të jetë ilaç për çdo sëmundje.

PESHQIT

Sot nuk do të keni dëshirë të rrezikoni dhe do të kërkoni siguri për gjithçka. Në punë, do të kërkoni shpjegime për gjithçka që do të jetë e paqartë. Në dashuri, do të keni mundësi të tregoni të gjitha cilësitë tuaja.

Mosfunksionimi i semaforëve rrezikon jetën e këmbësorëve

Posted: 25 Jan 2017 11:15 PM PST

Udhëkryqi te tjegullorja dhe Shkolla Model që lidh rrugët "Plava, "Vushtrria" e "Zagrebi" që gati një muaj po funksionon pa semaforë, pasi ata u dëmtuan nga një aksident.

Banorët e këtyre rrugëve thonë për KALLXO.com se prej prishjes së semaforëve po rrezikohen si këmbësorë, sidomos fëmijët që nëpër këtë udhëkryq çdo ditë shkojnë në shkollë.

"Unë banoj këtu, semaforët kanë një kohë të gjatë që nuk punojnë. Rrezikshmëria është e lartë, ka komunikacion mjaft të dendur të veturave. Sidomos për fëmijë është e rrezikshme se kanë me kalu në këtë rrugë për me shku në shkollë," tha Hyrije Kuqi, banore e kësaj pjese të Prishtinës.

Zeqë Fazliu, njëri nga vozitësit dhe banorët që shpesh kalon nëpër udhëkryqin me semaforë të prishur shpjegon se rreziku vjen nga mosrespektimi i rregullave të komunikacionit këtu.

"Katastrofë, se nuk po respektojnë [rregullat], ose këmbësorët nuk i respektojnë ose vozitësit. Rrezikshmëria është e lartë, kujdesi duhet me qenë tek të dy palët, nuk e di pse nuk funksionojnë, ka ditë që janë kështu," thotë Zeqë Fazliu.

semaforat te tjegullorja 4

Banorët e këtyre tri rrugëve tregojnë se semaforët u prishën para Vitit të Ri kur një makinë gjatë lëvizjes humbi kontrollin dhe u përplas me njërin prej tyre, duke e deformuar atë.

Dëmtimin e semaforëve nga aksidenti i komunikacionit e konfirmon kur flet për KALLXO.com edhe zyrtarja për informim e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu-Bejta.

"Mosfunksionimi i semaforëve në këtë udhëkryq vjen si pasojë e një aksidenti të komunikacionit, gjatë të cilit është dëmtuar edhe ormani komandues i kësaj nyje semaforike," tha Mullafazliu-Bejta.

Ajo premton se komuna do ta rregullojë prishjen.

"Komuna e Prishtinës i ka siguruar pjesët për riparimin e plotë të kësaj nyje. Porsa të përfundojnë të gjitha punimet edhe semafori do të futet në funksion," tha Miranda Mullafazliu-Bejta.

Dialogu ‘shtyn’ zgjedhjet

Posted: 25 Jan 2017 11:13 PM PST

Vazhdimi i dialogut Prishtinë – Beograd, tani edhe me pjesëmarrjen e presidentëve të të dyja shteteve, vlerësohet si sinjal i qartë se pushteti nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, të cilat po i kërkon vazhdimisht opozita kosovare.

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se deri më tani nuk ka pasur indikacione serioze për zgjedhje të parakohshme dhe se një gjë e tillë është vetëm dëshirë e opozitës.

Kurse, subjektet opozitare në vend thonë se pushteti është i interesuar që ta vazhdojë dialogun me qëllim që të mos u shkurtohet mandati.

Kurse, analistët politikë thonë se në këtë situatë përveç pushtetit në Kosovë, as Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, shkruan Gazeta “Zëri”.

 

Lamtumirë Real Madrid, transferohet në Barcelonë (FOTO)

Posted: 25 Jan 2017 11:13 PM PST

Barcelona është e interesuar për transferimin e yllit të Real Madridit, Isco.

Mesfushori spanjoll pritet të largohet nga Santiago Bernabeu pas përfundimit të këtij sezoni pasi ka dështuar të zë vend në formacionin bazë.

Isco po ashtu është i pakënaqur me rrogën e tij ku të tjerë si Danilo paguhen më tepër, raporton "Don Balon", përcjell "lajmi.net".

Barcelona është duke e vëzhguar situatën e tij para paraqitjes së një oferte për transferimin e Iscos që mund të konsiderohet si zëvendësues i kapitenit Andres Iniesta. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more