Skip to main content

Klan Kosova : “Qumështarët kërkojnë përshpejtimin e ligjit për tregimin e produkteve” plus 24 more

Klan Kosova : “Qumështarët kërkojnë përshpejtimin e ligjit për tregimin e produkteve” plus 24 more


Qumështarët kërkojnë përshpejtimin e ligjit për tregimin e produkteve

Posted: 20 Jan 2017 02:51 PM PST

Anëtari i kryesisë së shoqatës së qumështarëve, Ymer Berisha po kërkon përshpejtimin e ligjit për tregimin e produkteve.

Në një lidhje direkte në emisionin "Ora e Fundit" në Klan Kosova, Berisha tha se ka nevojë të krijohen kushtet dhe rrethanat për plasimin e produktit, pasi që po kanë probleme me tregtarët e Kosovës.

Qumështarët po kushtëzohen nga tregtarët në mënyrë që produktet e tyre t'ua shesin më lirë në këmbim të futjes së tyre në treg.

"Çdo vit kemi pasur probleme, sidomos në sezonin veror kur Kosova zbrazët nga konsumatorët, për atë edhe ndodhin tepricat e qumështit dhe fermerët janë të pakënaqur".

"Tani ne morëm një premtim nga Safet Gërxhaliu – Kryetar i Odës Ekonomike, i cili tha se së shpejti do t'i ftoj të gjithë qumështarët për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë pasi që prodhimi punëson shumë njerëz".

 

 

Shtëpitë-shkolla: 25 vjet nga sistemi paralel i arsimit (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2017 02:38 PM PST

Para 25 vjetëve kur tjetër realitet ishte në Kosovë, shumë persona lëshuan shtëpitë e tyre për të kryer funksionin e shkollave, njofton Klan Kosova.

E tani, pas kaq vjetëve disa nga këta pronarë janë të zhgënjyer me institucionet, derisa ende i kanë të freskëta kujtimet e asaj kohe.

Detajet ndiqni në storien e Agan Hajdarhoxhës.

klankosova.tv

Cila do të jetë qasja e administratës Trump kundrejt Ballkanit?

Posted: 20 Jan 2017 02:32 PM PST

Amir Ahmeti, studiues i sistemit zgjedhor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se përkundër se presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, cilësohet si kontrovers, nuk është e thënë se politikat amerikane në raport me Ballkanin dhe Kosovën do të ndryshojnë.

Sipas tij, në SHBA shumë punë kryen administrata e shtetit dhe politikat afatgjata.

"Do të jetë interesante qasja amerikane për Ballkanin pasi që Kosova ende nuk është një shtet i kryer, por mendoj që edhe pse një president shumë kontrovers nuk mendoj se do të ketë  ndonjë ndryshim drastik i SHBA-ve", ka thënë Ahmeti në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova.

Ahmeti thotë se edhe sa ishte në krye të SHBA-ve, Barack Obama, nuk është se kishte shumë raporte direkte me amerikanët dhe kosovarët.

"Lidhjet e shqiptarëve me SHBA-të datojnë për më shumë se një shekull. Por, kohëve të fundit kontaktet nuk është se kanë qenë aq direkte, për shkak se administrata e Obamës ia ka lënë më shumë në dorë Europës, saktësisht Gjermanisë".

Përkundër kësaj Ahmeti pohon se nga bashkëbisedimi i tij me një politikan të moçëm në SHBA, ai ka mësuar diçka të rëndësishme.

"Në një intervistë që kam zhvilluar me ish-kongresmenin shqiptaro-amerikan, Joseph DioGuardi, ai më ka thënë se nuk është mirë të identifikohemi me kandidatët për president, për shembull siç ka qenë hera e fundit me kandidaten e Demokratëve Hillary Clinton".

Kurse, sa i përket fjalimit të Trump, Ahmeti tha se "Trump e vazhdojë gjuhën e tij të fushatës zgjedhore".

klankosova.tv

 

West Ham interesohet për Defoe

Posted: 20 Jan 2017 02:11 PM PST

West Ham shpreson që të joshë sulmuesin e Sunderland, Jermain Defoe në janar.

34 vjecari e filloi karrierën profesionale me Çekanët dhe pritet të jetë i hapur për t’u kthyer, megjithëse shefi i Maceve të Zeza, David Moyes, pritet ta mbajë sulmuesin e çmuar.

Defoe ka shënuar tetë gola në 18 paraqitje në Premierligë këtë edicion, me vetëm Theo Ëalcott të Arsenal që krahasohet me të.

Beyonce falënderon Obamën (FOTO)

Posted: 20 Jan 2017 01:58 PM PST

Beyonce – këngëtarja që pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga njerëzit nëpër botë, ka postuar një fotografi të çiftit Obama – të cilët sot e kanë dhënë lamtumirën e tyre, duke lënë pas Donald Trump si President i shtetit më të fuqishëm në botë, dhe Melanie  – Zonjën e Parë.

Fotografia në llogarinë zyrtare të Beyonces shfaq çiftin e lumtur në Shtëpinë e Bardhë, e nën të ka shkruar: "Faleminderit", transmeton Klan Kosova.

Thank you.

A photo posted by Beyoncé (@beyonce) on

United do dyshen e Ateltico

Posted: 20 Jan 2017 01:54 PM PST

Manchester United është duke përgatitur një transferim gjigant të dyshes së Atletico Madrid, Anoine Griezmann – Saul Niguez.

Dyshja, që është kthyer në makth për mbrojtjet kundështare, nënshkroi kontratat vitin e shkuar, duke rritur klauzolën e përbashkët të largimit në 145 milionë funte.

Por Jose Mourinho është i bindur se United mund të negociojë për këtë cështje, ndërsa raportohet se Djajtë e Kuq janë duke synuar transferimin e pesë futbollistëve elitar në Europë.

Chelsea interesohet për talentin e Serie B

Posted: 20 Jan 2017 01:48 PM PST

Chelsea ka bërë gati një ofertë prej 5 milion funte për anësorin e Ascoli, Riccardo Orsolini.

19 vjecari ka rënë në sy me lojën e mirë në Serie B këtë edicion, duke shënuar katër gola në 20 paraqitje.

Potenciali i tij ka rënë në sy të klubeve më të mëdha të Europës, që synojnë të nënshkruajnë me të.

Çfarë kishte në dhuratën e Melanias për Michelle? (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2017 01:39 PM PST

Disa momente para inaugurimit të Donald Trump President, ai u prit në Shtëpinë e Bardhë bashke me gruan e tij Melania, nga tani ish-presidenti, Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle.

Por, siç zakonisht ndodh me Trumpët, pati një moment hutie. Derisa Obama dhe ish-Zonja e parë u përshëndeten me Trump e gruan e tij, Melania kishte menduar edhe për një dhuratë.

Ajo i dha Michelles një kuti të kaltër të kompanisë Tiffany & Co, kompani e bizhuterive dhe e dhuratave të zgjedhura që gjendet në New York pranë Kullës së Trump, njofton Klan Kosova.

Michelle që duket se nuk ishte përgatitur për një dhuratë të tillë mbeti e hutuar dhe nuk dinte se ku ta linte, derisa ndërhyri Obama me gjentilesë dhe e dërgojë brenda në shtëpi.

Por, interneti ka vluar nga komentet se çfarë ka mundur të ketë në atë dhuratë.

Madje New York Times ka kontaktuar edhe me Tiffany, por një zëdhënës i kësaj kompanie nuk ka pranuar të tregojë as detaje për dhuratën.

Kështu ende nuk është bërë e qartë se çfarë ka mundur të ketë në dhuratë.

Ndoshta një ditë do ta zbulojë vet Melania, apo Michelle.

klankosova.tv

 

Vogëlushja e artë e karatesë (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2017 01:13 PM PST

Karateistja Alma Loku është vogëlushja nga Ferizaj që po tregohet shumë e suksesshme edhe në arenën ndërkombëtare.

Emisioni Minuta e Fundit përmes kronikës do të ju tregoj shumëçka për 12 vjeçare që arriti sukses së fundmi në Kroaci.

Kronikë nga Jon Ajeti.

“Të dua shumë”

Posted: 20 Jan 2017 01:05 PM PST

Në mesin e shumë të famshmëve që kanë zgjedhur fotografi të ndryshme të ish-presidentit të SHBA-ve Barack Obama, për t'i postuar në rrjetet sociale, është edhe Miley Cyrus, njofton Klan Kosova.

Përveç fotografisë, këngëtarja shkroi: "Të dua shumë", duke vazhduar më pas edhe me disa fotografi të tjera, të tilla si Obama dhe Michelle, Obama me Clinton, dhe një të Joe Biden.

Kujtojmë se sot Donald Trump është bërë zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I love you so much! @barackobama

A photo posted by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Pleqnarët flasin për benë e Thaçit (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2017 12:55 PM PST

“Be” sipas kanunit ishte i gatshëm ta bënte presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Në këtë mënyrë ky do të hiqte fajin për një akuzë që Imer Imeri po ia bënte të ish drejtorit politik të UCK-së se dinte se kush ia kishte vrarë vëllanë, Hakiun 17 vite më parë.

Por ky shfajësimi përmes "be-së" në kanun e bindi ta shfajësoj Thaçin që e kishte akuzuar kaherë.

E është një pleqnar nga Vushtrria që tregon se si kryet ky zakon kanunor. Sipas Ali Jonuzit qe njihet si Ali Pasoma, për shfajësim të një gjaku duhen 24 betar. Gjysmën e tyre e cakton i akuzuari e gjysmën tjetër familja që e akuzon një person të caktuar.

E bindja e pleqnarëve nuk është e lehtë. Spas tij nëse nuk ka be nga të gjithë, gjaku nuk shpëlahet.

Rrahman Lajqi, pleqnar tjetër nga ana e Dukagjinit, e përgëzon Thacin për gatishmërinë që të bëjë be. Madje Lajqi thotë se tani kanuni po aplikohet me të madhe.

Por njohësi i sistemit të drejtësisë në Kosovë, Ehat Miftaraj, rastin kur një president vendi thirret në kanune quan të papranueshëm.

Ai madje vlerëson se në rastet penale as e drejta zakonore nuk mund të merret parasysh.

Ndryshe mësuesi dhe aktivisti e LDK nga Vojniku i Skenderajt Haki Imeri ishte vrar me 2 nëntorit të vitit 1999. Dorasit e tij ende nuk janë zbardhur.
Nga presidenca nuk ka pasur deri më tani një reagim lidhur me çështjen e besë, së përmendur nga familjarët e Imerit.

Kronikë e Vullnet Krasniqit.

Çfarë thotë Rihanna pas lamtumirës së Obamës? (FOTO)

Posted: 20 Jan 2017 12:46 PM PST

Me zemër të thyer për lamtumirën e Barack Obamës, ka mbetur edhe njëra ndër këngëtaret më të famshme në botë, Rihanna.

Derisa Donald Trump tashmë është zyrtarisht Presidenti i 45-të i ShBA-ve, këngëtarja shfrytëzoi llogarinë  e saj në Instagram për të postuar një fotografi të Obamës kur ishte i ri, njofton Klan Kosova.

"Ndarja më e keqe ndonjëherë", ka shkruar ajo.

worst breakup ever. 🙌🏿

A photo posted by badgalriri (@badgalriri) on

 

 

Aksident tragjik në Greqi, 2 shqiptarë të vdekur dhe 2 të plagosur

Posted: 20 Jan 2017 12:37 PM PST

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Patra-Pyrgos. Sipas policisë greke thuhet se kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur rëndë 3 të tjerë, dy prej të cilëve janë shqiptarë.

Policia thotë se ngjarja ndodhi pasi një kamion, në rrethana që ende nuk dihen, rrëshqiti dhe kaloi në krahun e kundërt të autostradës, duke u përplasur ballë për ballë me një kamionçinë që drejtohej nga një 51-vjeçar grek.

Si pasojë e aksidentit, 51-vjeçari grek dhe dy shqiptarë mbetën të vdekur në vend. Ata janë Hava Majko, 49 vjeç, dhe Neim Qamili, 48 vjeç. Të 3 viktimat janë banorë të fshatit Vartolomio të Prefekturës së Pyrgosit.

Të plagosur mbetën dy shtetas të tjerë shqiptarë, një femër 31 vjeç dhe një 40-vjeçar.

Burime lokale thanë se ngjarja ndodhi në një kryqëzim nga më të mëdhenjtë në zonë. Të njëjtat burime sqaruan se, prej verifikimeve të para u konstatua se semaforët nuk punonin, ndërsa kamioni që shkaktoi aksidentin po ecte me shpejtësi jashtë normave të lejuara, raporton TCH.

Aksi Patra-Pyrgos konsiderohet si një ndër akset më të rrezikshme në vend, pasi në këtë zonë fushore të Peloponezit, rruga është e drejtë dhe e gjerë, në të lëvizin shumë mjete bujqësore, ndërsa automjetet shpesh tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Në këtë zonë punojnë mijëra bujq, kryesish shqiptarë dhe bullgarë.

Trupat e viktimave u dërguan në Morgun e Patrës, e në vazhdim do të dërgohen në Shqipëri. Lidhur me ngjarjen, Prokuroria e Patrës ka urdhëruar një hetim. Shoferi që shkaktoi aksidentin u dërgua në spital, ku dhe po kurohet. Ndaj tij, gjykata ka vendosur arrest deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Conte kërkon ish sulmuesin e Juventus

Posted: 20 Jan 2017 12:37 PM PST

Antonio Conte po kërkon që të transferojë Fernando Llorente nga Swansea si zëvëndësim për Diego Costa.

Conte ishte ai që e mori spanjollin tek Juve në vitin 2013 dhe dëshiron që të ribashkohen.

31-vjeçari nuk është më ai i dikurshmi, por nuk do ishte keq si zëvendësues.

Arrestohet shqiptari në Austri, i dyshuar për sulme terroriste

Posted: 20 Jan 2017 12:31 PM PST

Një shqiptar është arrestuar nga policia austriake, nën dyshimin se kishte planifikuar sulme në Vjenë.  Zëdhënësi i policisë, Thomas Keiblinger tha për gazetarët se ai kishte qenë nën vëzhgim pasi autoritetet vendase kishin marrë  informacion nga shërbimet e huaja inteligjente. Shqiptari u arrestua të premten pasdite në një apartament në Vjenë, nga një ekip SWAT (forca speciale).

Shqiptar kishte hyrë në shtetin austriak të premten dhe dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremistësh islamikë shqiptarë, që do kryenin sulme gjatë periudhës 15-30 janar në Vjenë.

Hetimet, shkruan "Reuters", janë duke vazhduar për të zbuluar gjithë grupin ndërsa janë paralajmëruar dhe qytetarët të kenë kujdes.

Referuar një dokumenti të publikuara nga mediat vendase thuhet se shqiptari kishte ndërtuar një mjet shpërthyes në Gjermani dhe e kishte futur atë në Vjenë, për të kryer një sulm.

"Njeriu ka qenë në paraburgim … Ka ende shumë gjëra për të sqaruar", tha një tjetër zëdhënës i policisë./tvklan

Zbulohet shkaku pse femrat preken nga depresioni pas lindjes

Posted: 20 Jan 2017 12:30 PM PST

Zbulimi vjen nga Instituti gjerman 'Max Planck' në Lipcia dhe mund të shërbejë për parandalimin e një patologjie qe kohët e fundit është përhapur se tepërmi.

Përgjithësisht, të gjitha gratë pas lindjes pësojnë ndryshime që lidhen edhe me gjendjen e tyre të humorit.

Kjo fazë në jetën e një gruaje quhet ndryshe edhe "Baby Blues" dhe lidhet kryesisht me uljen e nivelit të hormoneve estrogjene ne organizëm.

Por ka edhe shumë raste të tjera, kur këto fenomene nuk lidhen vetëm me fazën e sipërcituar, por paraqesin simptoma të qarta të depresionit.

Sipas këtij studimi, përgjegjëse për këtë patolologji është një enzimë, e cila quhet Monoammina ossidasi A, e cila në trurin e nënave që paraqesin simptoma depresioni arrin nivele të larta, shkruan noa. Është përcaktuar që pasoje e kësaj enzime është ndarja e dy neurotransmetues që përcaktojnë gjendjen e mirë të organizmit, përkatësisht serotonina dhe dopamine.

Bukuria e grave në 37 shtete (Foto)

Posted: 20 Jan 2017 12:30 PM PST

Fotografja rumune Mihaela Noroc e la punën e saj para dy vjetësh për të filluar një jetë të re. Duke poseduar vetëm një çantë krahu dhe një fotoaparat, ajo u nis për të udhëtuar nëpër botë, duke bërë qindra fotografi të grave gjatë përditshmërive të tyre.

Kështu mori formë edhe projekti i saj unik "The Atlas Of Beauty" (Atlasi i Bukurisë), i cili tani është përfshirë në 37 shtete.

"Sot jam e bindur që bukuria ndodhet kudo dhe nuk ka të bëjë asgjë më aplikimin e grimit të duhur ose me veshjet e bukura. Bukuria qëndron në aftësinë për të qenë vetvetja", ka thënë Mihaela, dhe duke i shikuar disa nga fotografitë e saj, qartësisht mund të shihni se ajo e ka me të drejtë.

Shiraz, Iran

Shiraz, Iran

Maramureș, Rumani

Maramureș, Romania

Yangon, Mianmar

Yangon, Myanmar

Xhakartë, Indonezi

indonezi

Moskë, Rusi

rusi

Pllajë Tibetiane, Kinë

kine

Rio de Janeiro, Brazil

Rio de Janeiro, Brazil

Deti Baltik, Finland

The Baltic Sea, Finland

Lugina Omo, Etiopi

omo

Xhungla Amazon

jungle

Xhamia Nasir ol Molk , Iran

xhamia

Riga, Letoni

riga

Pekin, Kinë

pekin

Meksikë

meksike

Cali, Kolumbi

cali

San Francisco, SHBA

san fra

Vilnius, Lituani

lituani

Havana, Kubë

havana

Singapor

singapor

Sydney, Australi

australi

Tbilisi, Gjeorgji

gjeorgji

Khanom, Tajlandë

tailand

El Paico, Kili

kili

Otavalo, Ekuador

ekuador

Medellín, Kolumbi

kolumbiii

San Pedro de Atacama, Kili

kiliiii

Moldavi

moldavi

Bishkek, Kirgistan

kirgistan

 

 

Dorëshkrimet origjinale të Clinton për Bush dhe të Bush për Obamën (FOTO)

Posted: 20 Jan 2017 12:29 PM PST

Janë publikuar për herë të parë letrat e shkruara me dorë të ish-Presidentit, Bill Clinton, për pasardhësin e tij George W. Bush dhe ajo e Bushit për Barack Obamën,

Letrat, të cilat ruhen në Arkivin Kombëtare të Administratës Amerikane, janë pjesë e traditës që përcillet tash e sa kohë nga presidentët në Amerikë.

Në letër, Bush i shkruan Obamës; "Urime që je bërë President. Sa po ke filluar një kapitull fantastik të jetës tënde", njofton Klan Kosova.

"Çfarëdo sfide që do të kesh, do të inspirohesh nga karakteri dhe pasioni i popullit që tani udhëheqë për ta kaluar".

Presidential Tradition: The letter that President George W. Bush wrote to Barack Obama on his 2009 inauguration has been made public. Bush told the 44th president: 'No matter what comes, you will be inspired by the character and compassion of the people you now lead'

Former President Bill Clinton wrote a letter to incoming President Bush in 2001, saying: 'the burdens you now shoulder are great but often exaggerated'

klankosova.tv

 

 

Mitrovicë: Qentë endacakë sulmojnë një nxënës të shkollës “Skënderbeu”

Posted: 20 Jan 2017 12:24 PM PST

Gjatë ditës së djeshme, një nxënës i klasës së tetë në shkollën "Skënderbeu" në Mitrovicë, është sulmuar nga qentë endacakë, njofton Klan Kosova.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Drejtori i kësaj shkolle, Xhelal Tahiri, i cili ka thënë për klankosova.tv, se djali i quajtur Endrit Istrefi i cili u sulmua nga qentë, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë por ka mbetur me trauma.

Tahiri më tutje tha se i ka njoftuar të gjitha organet e rendit në lidhje me këtë rast, duke kërkuar ndihmë, pasi që rrethi i shkollës "Skënderbeu" është jashtëzakonisht i rrezikuar nga qentë endacakë.

16144505_404744779861865_518003751_n

Inaugurimi i Trump-it përcillet me protesta (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2017 12:15 PM PST

Jo të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur inaugurimin e  Donald Trump president.

Madje, disa nga rrugët e Uashingtonit këtë të premte u mbushën plot me protestues.

Të veshur në të zeza e me mbishkrimin Bashkoju Rezistencës, jo pak qytetarë amerikanë po e kundërshtojnë presidentin e ri.

Të revoltuar me inaugurimin e presidentit të 45-të ata nisin të thyejnë e të rrëzojnë çfarëdo që u dilte përpara.

Për të zmbrapsur protestuesit policia u desh të përdorë gaz lotsjellës.

Kronikë Merita Neziri.

klankosova.tv

 

Fushë Kosova intensivisht përballet me borën (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2017 12:07 PM PST

Në komunën e Fushë Kosovës, kompania e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora është duke punuar intensivisht gjatë ditëve të fundit, njofton Klan Kosova.

Stafi teknik ka bërë me dije se nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes, janë në terren për pastrimin e borës, derisa kanë thënë se erërat e forta kanë bërë që në shumë vende bora të shkojë mbi 1.30 metra.

Ndërsa nga komuna kanë thënë se rrugët kryesore janë të liruara, ndërsa tani janë në përfundim edhe të pastrimit të rrugëve nëpër fshatra.

Pamjet e mëposhtme janë nga fshati "Miradi e Epërme".

 

Payet mund të shitet lirë

Posted: 20 Jan 2017 12:02 PM PST

West Ham mund të humbasë Dimitry Payet për vetëm 15 milionë funte nëse bie nga Premierliga në fund të këtij edicioni.

Skuadra e drejtuar nga Slaven Biliq ka pasur probleme me sigurimin e pikëve këtë edicion dhe është shumë afër zonës së rrezikshme.

Kjo ka bërë që disa klube të bëhen gati për transferimin e asit francez, që mund të shihet lirë nëse ndodh më e keqja.

Trump, nga sot President (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2017 12:00 PM PST

Nga e premtja Donald Trump edhe zyrtarisht është President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.

Trump bëri edhe betimin solemn si presidenti i 45 i SHBA-ve.

Ai në fjalimin e tij tha se tash e tutje pushteti u takon njerëzve dhe jo politikanëve në Uashington dhe se Amerika tash e tutje do të jetë e para.

Kronikë e zgjedhura nga Lirim Mehmetaj.

klankosova.tv 

Inspektori alarmon qytetarët për produktet serbe, reagon Komuna e Pejës (VIDEO)

Posted: 20 Jan 2017 11:56 AM PST

Një inspektor i Komunës së Pejës, përmes Facebook-ut, alarmoi qytetarët për pasigurinë që kanë produktet serbe që shitën në Kosovë.

Me këtë u pajtuan edhe qytetarët e këtij qyteti. Por, ndaj tij u morën masa disiplinore, pasi që ai përdori logon e komunës kur shkroi këtë status në profilin e tij privat.

Kronikë nga Artiana Matoshi.

Arsenal në garë për një sulmues

Posted: 20 Jan 2017 11:33 AM PST

Monaco është i është bashkuar Arsenal, Everton dhe Napoli në garën për të nënshkruar me anësorin e Lyon, Rachid Ghezzal.

Ghezzal, përfaqësues i Algjerisë, mbetet pa kontratë në fund të edicionit dhe ka refuzuar ta vazhdojë atë.

Monaco, e fundit skuadër që ka shprehur interesim për të, beson se mund të nënshkruajë me të, para të gjitha të tjerave.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more