Skip to main content

Klan Kosova : “Në Mitrovicë sulmohet deputeti i parlamentit serb” plus 24 more

Klan Kosova : “Në Mitrovicë sulmohet deputeti i parlamentit serb” plus 24 more


Në Mitrovicë sulmohet deputeti i parlamentit serb

Posted: 26 Jan 2017 02:39 PM PST

Në Mitrovicë është sulmuar një deputeti i parlamentit serb.

Deputeti me inicialet B.T. rreth orës 20:40 është sulmua fizikisht nga dy persona të maskuar me kapuç – duke i shkaktuar kështu lëndime në kokë, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Zhelko Bojiç, shefi rajonal i operacioneve në Policinë e Kosovës.

Deputeti është trajtuar në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë, ku pas trajtimit të marrë ai është liruar nga spitali.

klankosova.tv

 

Minxhozi për situatën në Kosovë: Ne jemi shqiptarë, dhe do të reagojmë si shqiptarë

Posted: 26 Jan 2017 02:37 PM PST

Sipas Ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, shqiptarët e Shqipërisë janë të brengosur për situatën e fundit në Kosovë.

"Është një e drejt legjitime, e vllerëzërve dhe motrave nga Shqipëria për këtë që po ndodh. Njerëzit janë tepër të shqetësuar por edhe një zhgënjim për qëndrimin që mban Serbia, është diçka e papranueshme dhe diçka kundër rendit".

Minxhozi në intervistën Ballë për Ballë në  Klan Kosova, është shprehur se Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë spektatore në ndodhitë politike në Kosovë.

"Shqipëria ka pasur gjithmonë një qëndrim konstruktiv, duke nxitur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo tregon që Shqipëria ka pasur një fokus për përmirësimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë".

Sipas tij, këto ngjarjet e fundit siç është treni, arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt e treni, kanë ngritur shqetësimet e të gjithë shqiptarëve.

"Këtij turri i duhet të marr fund, sepse është së pari kundër interesave të Serbisë, në radhë të dytë nuk të mund të shkojnë përpara pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën që e ka partnerë të mirë në ekonomi. Serbia nga njëra anë zhvillon biznes, e nga ana tjetër nxit elemente që nuk i përkasin kësaj kohe. Ka shqetësim sepse këto akte shkojnë kundër tendencës evropiane, kundër tendencës për bashkëjetesë, dërgimi i një treni aspak nuk flet për paqe, por jep sinjale për një shqetësim real".

Ai ka thënë së Shqipëria është duke e ngritur zërin për këto ndodhi në Kosovë.

"Rastin e fundit jo më pak se 12 orë më pak, Shqipëria në Këshillin e Evropës ka ngritur zërin me forcë për atë që po ndodh në kufirin verior"

"Baza e re do të thotë duhet një rivitalizim i dialogut, e toleranca e Prishtinës ndaj Beogradit duhet të ridizejnuar".

Por si do të vepronte Shqipëria nëse në Kosovë do të kishte ndonjë konflikt të mundshëm?

“Ne jemi shqiptarë, dhe do të reagojmë si shqiptarë. Nuk ka Shqipëri e Kosovë por ka shqiptarë, jemi një komb dhe kemi detyrime për bashkëkombasit tanë".

4 orë ligjerata për ndihmën e shpejtë, të pamjaftueshme për patentë shofer (VIDEO)

Posted: 26 Jan 2017 02:07 PM PST

29 persona vdiqën vetëm në tre muajt e fundit të 2016-ës në aksidente trafiku.

Persona të shumtë humbin jetën në aksidente rrugore, si pasojë e mungesës së njohurive të vozitësve që të reagojnë si duhet në rast të një aksidenti.

Zyrtarët e vozitësit, thonë se numri i orëve për ndihmën e parë është tejet i vogël, përpara se kandidatët të pajisen me leje për vozitje. Gjithçka që vozitësit potencial duhet të mësojnë për dhënien e ndihmës së parë, e mësojnë për katër orë.

Kryqi i Kuq, këto ligjërata që mësohen vetëm për katër orë ku i marrin njohuritë bazë, i vlerësojnë si të pakta, njofton Klan Kosova.

Të pamjaftueshme këto orë mësimi për dhënien e ndihmës së parë, po i konsiderojnë edhe ata që janë pajisur me leje për vozitje.

Se duhen shumë më shumë mësime të kësaj fushe, e thonë edhe doktorët.

Ndërkohë sipas ekspertëve të komunikacione në dhënien e ndihmës së parë përfshihen shumë faktorë.

E në Ministrin e Infrastrukturës, pranojnë se 4 orët e mësimit të ndihmës së parë janë të pakta.

Ndryshe sipas policisë gjatë 3 mujorit të fundit  të vitit 2016, kanë ndodhur 4,194 aksidente, me 29 të vdekur.

Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Rilind Matoshi.

Si ndikon stresi në jetën tuaj seksuale?

Posted: 26 Jan 2017 02:01 PM PST

Stresi ndikon më shumë se që keni menduar ndonjëherë.

Për fat të keq stresi nuk ndikon vetëm në psikologjinë tuaj, por edhe në shëndetin fizik e sidomos tek gratë, transmeton Klan Kosova.

Por stresi mund të ndikojë shumë edhe në jetën seksuale.

"Stresi mund ta shkatërrojë trupin e një personi"

"Stresi mund  të ndikojë dhe shkatërrojë trupin e një personi, e sidomos nëse ka stres kronik" , ka thënë ekspertja e shëndetit të gruas, Jennifer Wider.

Stresi kronik gjithashtu mund të shtojë rrezikun nga kanceri dhe dobëson sistemin imunitar.

Por stresi ndikon shumë edhe në jetën seksuale.

"Stresi ka mundësi të ndikojë tek gjendja fizike, emocionale por edhe në lidhje me të tjerët", është shprehur seks – terapsitja, Rachel Needle.

Sipas saj stresi ndikon që tensionin e gjakut si dhe shpejton ritmet e zemrës.

Por si mund stresi të ndikojë në jetën seksuale?

"Organi më seksual në trupin e njeriut, është truri".

"Nëse e keni mendjen e ngarkuar dhe jeni të shpërqendruar gjatë seksit do të jetë shumë më e vështirë që të fokusoheni dhe të arrini kënaqësi", është shprehur Needle.

Stresi gjithashtu mund të ndikojë në mënyrë indirekte në jetën tuaj seksuale.

"Hormonet që njeriu mund të prodhojë kur është i stresuar ndikon në metabolizëm, që gjë mund të ju bëjë të humbi apo të shtoni peshë më shpejtë. Kur trupi juaj ndryshon shpejtë, atëherë ju mund të mos ndiheni mirë për fizikun që keni, dhe do të keni më pak dëshirë që të inkuadroheni në aktivitete seksuale".

Dhëmbët zbardhen edhe me ushqime natyrale, këto duhet t’i hani

Posted: 26 Jan 2017 02:00 PM PST

Shumë njerëz e humbin mendjen pas dhëmbëve vezullues të yjeve të Hollyood'it, por fatkeqësisht kjo nuk është e lehtë të arrihet.

Po ashtu shumë njerëz shpenzojnë shumë edhe në trajtime për zbardhjen e dhëmbëve, të cilat mund ta dëmtojnë enamelin e dhëmbëve dhe ta rrisin senzitivitetin.

Mirëpo dentisti Richard Marquez ka dhënë top këshillat e tij për të pasur dhëmbë të bardhë në mënyrë natyrale pa i dëmtuar ata, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Përdorni sodë buke

Hani dredhëza

Try mixing a quarter teaspoon of baking soda with water and applying this to the teeth with your toothbrush

Shpërlajeni gojën me ujë të kripur

Hani ushqime të bardha

Hani molla

Drinking milk can help keep teeth strong and sparkling white

Pini ujë ose qumësht

Hani djathë

Martesën e anuloi, por unazën e diamantit e mbanë ende

Posted: 26 Jan 2017 02:00 PM PST

Martesën mund ta ketë anuluar, por ajo po vazhdon t'i mbajë stolitë nga lidhja e dështuar.

Këngëtarja Mariah Carey është ndarë nga ish i fejuari, James Packer, por ajo ende e vë unazën 35 karatësh, transmeton Klan Kosova.

Madje këtë unazë ajo nuk e largon as kur është me të dashurin e saj të ri, Brian Tanaka.

Ajo së bashku me të dashurin dhe fëmijët e saj janë fotografuar në Los Anxhelos.

Treating themselves: Mariah Carey and boyfriend Brian Tanaka were spotted in LA on Thursday taking her twins Monroe and Moroccan out for frozen yogurt

If you got it, flaunt it: The constant diva made sure to show off her glamorous waves and ridiculously large ring as she played with her hair during the outing

Bayern kërkon të “blindojë” yllin e Monacos

Posted: 26 Jan 2017 02:00 PM PST

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti është në kërkim të talenteve të rinj, të cilët do të mund të zëvendësonin Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Të dy lojtarët pritet të largohen nga Allianz Arena në vitin 2018, atëherë edhe kur skadon kontrata e tyre.

Sipas Mundo Deportivo, Bayern ka hyrë në garë për yllin e Monacos, Kylian Mbappe, i cili shihet si një nga talentet më të mëdhenj në botë, shkruan Albeu.

Por, skuadra gjermane do të ketë punë shumë të vështirë, pasi për Mbappe interesohen edhe Real Madrid, Arsenal, PSG, Liverpool, Atlético Madrid dhe Borussia de Dortmund.

Këto janë dy sekretet e një lidhje të lumtur dashurie

Posted: 26 Jan 2017 02:00 PM PST

Si çdo gjë e mirë në jetë që arrihet me mund, edhe lidhjet e qëndrueshme të dashurisë kërkojnë shumë përkushtim nga të dyja palët. Por, në fakt gjërat nuk janë aq të vështira sa mund të duken në fillim.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundim se janë vetëm dy "sekrete" që e definojnë një lidhje të lumtur të dashurisë.

Në fakt, janë dy shprehi që të gjithëve do të na hynin në punë edhe në jetën tonë të përditshme, edhe në raportet me njerëzit e tjerë pos të dashurve, dhe bëhet fjalë për mirësinë dhe fisnikërinë, transmeton Klan Kosova.

Sipas studimeve të vazhdueshme mbi shumë çifte, psikologët John dhe Julie Gottman kanë gjetur se mirësia mban çiftet së bashku. Bashkë me stabilitetin emocional, kjo veti është parë si shumë e rëndësishme për martesa të suksesshme.

Padyshim se të jesh i sjellshëm dhe të sillesh mirë, bëhet më e vështirë kur keni debate me njeriun e zemrës por në fakt ky është momenti kur duhet të silleni më së miri, nëse shprehni nervozën dhe shqetësimin tuaj mund të dëmtoni lidhjen tuaj të dashurisë.

"Të jesh xhentil, i ëmbël nuk do të thotë se nuk duhet të flasësh për atë që të shqetë3sin, por në fakt të ndihmon që të shprehësh nervozizmin tuaj në mënyrën më të sinqertë të mundshme dhe të mos lëndosh partnerin tuaj", ka thënë Julie Gottman, psikologe.

Kuretshi, Mustafës: Aktivizoje hundën prej qeni vrasës

Posted: 26 Jan 2017 01:34 PM PST

Sami Kurteshi, ish-avokati i Popullit, tash anëtari i Vetëvendosjes e ka fyer kryeministrin e vendit Isa Mustafa.

"Mirë është që Kryeministri të aktivizojë hundën e tij prej qeni vrasës të ushtruar nga udb-ja, për të hetuar armët e shpifura, sepse vrasjen e Astritit do ta hetojnë dhe zbulojnë ekspertët e pavarur ndërkombëtarë! Kjo nuk do t’u lejohet hienave vrastare të kësaj qeverie fashiste", ka shkruar Kurteshi, në shkrimin e Insajderit, kur ata kanë raportuar për statusin e Mustafës, ku ka folur për financat e partive politike.

insajderi

Mustafa më herët ka thënë se e mirëpret kërkesën për të qenë transparente financat e partive politike.

Tutje ai tha se "edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme"…

"Një kërkesë shumë e qëlluar që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente. Por edhe të auditohen".

"Si kryetar i LDK-së kam kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar. Do të aktivizojmë edhe Web-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë".

klankosova.tv

Film dokumentar për sekretet e lidhjes së Pitt dhe Jolie

Posted: 26 Jan 2017 01:20 PM PST

Lidhja e aktorit Brad Pitt dhe aktores Angelina Jolie, do të jetë subjekti i një dokumentari të ri nga gazetari Ian Halperin.

Gazetari investigativ, ka premtuar se do të ekspozojë detaje intime të lidhjes së çiftit si dhe arsyet që qëndrojë prapa ndarjes së tyre.

Ai ka thënë se dyshja ishte ndarë një vit para se divorci të bëhej publik në shtator të vitit të kaluar.

Revista amerikane The Sun, shkruan se filmi përmbanë sekrete të mëdha që pritet të dalin në publik, transmeton Klan Kosova.

Explosive: Brad Pitt and Angelina Jolie's relationship is to be the subject of a new documentary by filmmaker Ian Halperin

Turqia e zemëruar që Greqia nuk ekstradoi tetë ushtarët turq

Posted: 26 Jan 2017 01:19 PM PST

Turqia është zemëruar pasi Gjykata e Lartë në Greqi ka vendosur që të mos i ekstradojë tetë ushtarët turq për të cilët ata besojnë që kanë qenë në përfshirë në tentim puçin e korrikut.

Zyrtarët turq e kanë akuzuar Greqinë që ka dështuar në "luftimin kundër terrorizmit" dhe është shprehur se vendimi ishte i "motivuar politikisht".

Tetë ushtarët kishin fluturuar me helikopter për në Greqi menjëherë pasi kishte dështuar grusht shteti në Turqi, transmeton Klan Kosova.

Kryetari i trupës gjykuese, Giorgos Sakkas, është shprehur se ushtarët nuk do kishin një gjykim të drejtë nëse do ekstradoheshin për në Turqi.

Kurse ushtarët janë shprehur që nëse do të ktheheshin jeta e tyre do të rrezikohej.

Maliqi: Kërcënimet për luftë janë sinjale

Posted: 26 Jan 2017 01:14 PM PST

Publicisti kosovar Shkëlzen Maliqi, mendon se deklarimet e fundit nga Serbia për një luftë të mundshme me Kosovën, janë sinjale dhe nuk mbeten vetëm në suaza të propagandës politike.

Kështu Maliqi ka deklaruar gjatë emisionit Zona e Debatit në Klan Kosova, ku po ashtu ka theksuar se Serbia po e provokon Kosovën dhe po kërcënon se do hyjë në pjesën veriore të saj.

"Kërcënimet me luftë nga Serbia nuk janë vetëm propagandë politike, janë disa sinjale. Ka edhe lëvizje të ushtrisë serbe që tash ka dalë në kufi me Kosovën. Krejt këto janë kërcënime që ata mundtë futen në veri ose të provokojnë një kryengritje. Nuk duhet të përgjigjemi këtij skenari", ka deklaruar Maliqi.

Sali Berisha: Aneksimi i Mitrovicës, kombi në luftë

Posted: 26 Jan 2017 01:12 PM PST

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë një interviste ka thënë që Prishtina duhet të jetë më e vendosur në disa zhvillime.

“Prishtina zyrtare në disa zhvillime duhet të jetë më e vendosur”.

“Muri, ata që mendojnë ta ndajnë territorin e Kosovës me mure, ata duhet të përballen me forcën e ligjit.

Historia ka dëshmuar se nëse shqiptarët mbeten në mëshirën serbe i pret vetëm zhdukja. Ku e ngre këtë mur ti?

Muri dhe ndjej keqardhje kur dëgjoj, çdo gjë Bashkimi Europian. Po ti je shtet në radhë të parë, je i pavarur dhe si shtet i pavarur, nëse ti nuk je i zoti…”, ka thënë Berisha./Syri

Një lituanez për ta kthyer Sigal Prishtinën në binarë (VIDEO)

Posted: 26 Jan 2017 01:05 PM PST

Trajneri i ri i Sigal Prishtinës, Adurius Prakuraitis e ka zhvilluar stërvitjen e parë me basketbollistët e kampionit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Trajneri lituanez është i treti këtë sezon që merr menaxhimin e skuadrës “bardhë e kaltër” e cila është eliminuar nga të gjitha garat ndërkombëtare.

Kronike nga Jon Ajeti.

 

Trump: Taksa e importit do të paguajë për murin e Meksikës

Posted: 26 Jan 2017 01:05 PM PST

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se muri kufitar me Meksikën do të financohet nga tatimi prej 20% mbi importet meksikane.

Trump do të kërkojë një taksë prej 20% për mallrat e importuara nga Meksika dhe këto të ardhura do të përdorë  për të ndërtuar murin, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Klan Kosova.

Ky plan u bë i ditur, pasi presidenti meksikan anuloi një vizitë në Uashington, pas “përplasjeve” se kush do të paguajë për këtë mur, Amerika apo Meksika.

Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ndërtimin e murit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së me Meksikën për të cilin ka thënë se do të paguajë Meksika.

Por presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto ka deklaruar se Meksika nuk do të paguajë për murin kufitar të Donald Trump.

Ndërtimi i një muri përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet kryesore të Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale.

Kjo është nëna e Gjikos që duket si motra e tij

Posted: 26 Jan 2017 01:00 PM PST

Reperi kosovar nga Peja Asdren Gjikolli apo i njohur me emrin artistik si Gjiko, ka një nënë që në shikim të parë, duket sikurse të ishte motra e tij.

Në një fotografi që ai ka publikuar në profilin tij në Instagram, prezanton nënën të cilës po ashtu ia uron ditëlindjen.

"Urime ditëlindjen mam", ka shkruar Gjiko në përshkrimin mbi fotografinë.

🎂🌹Hepi birthdej Mam🌹😘

A photo posted by ASDREN GJIKOLLI (@gjikotheflyboy) on

Gjëra të dobishme për kuzhinën tuaj

Posted: 26 Jan 2017 01:00 PM PST

Kuzhina është njëra nga pjesët më të rëndësishme të shtëpisë. Shumicën e kohës njerëzit e kalojnë aty.

Por tashmë janë zbuluar edhe shumë gjëra që punë tuaj aty, do ta bëjnë shumë më të lehtë, Klan Kosova.

Më poshtë mund t'i shihni ato, pse jo edhe t'i keni në kuzhinën tuaj.




















Fotografi që ju prekin shpirtin!

Posted: 26 Jan 2017 12:56 PM PST

Një fotografi flet më shumë se një mijë fjalë.

Janë disa fotografi që arrijnë të na prekin shpirtin, shumë më shumë, se sa shumë vepra, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë është një koleksion i fotografive që padyshim se nuk do të ju lë indiferent. Ato janë plot dashuri, humor, mirësi, vuajtje, bukuri, kurajo – me pak fjalë, janë vetë jeta!

Kur ëndërrat bëhen realitet

Butësi

Dashuri

Gjenerata të ndryshme, në një fotografi

Përshëndetje, botë!

Nënat janë gjithmonë njejtë.

Niveli i durimi të një prindi…ka edhe fund.

Bëni atë çfarë ju thotë zemra!

Vetëm një kompjuter, dhe kaq shumë lumturi!

Puthja më e ëmbël

Kujtime të lumtura

Përkushtim

Dhimbja e humbjes

Kur e takon dikë që nuk e pret

Sfidat e jetës

“Lufta” për mbijetesë

Një shpirt i tillë

Humanitet

Ajo ka ëndërruar këtë, derisa në moshën 88 vjeçare

Jeta

Çfarë thotë Trump pasi presidenti meksikan anuloi takimin me të?

Posted: 26 Jan 2017 12:51 PM PST

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka goditur Meksikën pasi presidenti, Enrique Pena Nieto anuloi takimin e planifikuar për javën e ardhshme, transmeton Klan Kosova.

Trump ka thënë që takimi me presidentin meksikan do të ishte jo i frytshëm duke theksuar se takimi i planifikuar për javën e ardhshme është anuluar me një pajtim nga të dyja anët.

Këto deklarata Trump i bëri pasi presidenti meksikan Enrique Pena Nieto njoftoi se kishte anuluar udhëtimin e tij në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Trump.

Ndërsa për murin presidenti amerikan tha se sigurimi i kufirit me Meksikën është një çështje serioze kombëtare pasi sipas tij, shumica e emigrantëve ilegalë hyjnë nga kufiri jugor.

 

Flamurtari U-19 për herë të parë në përgatitje jashtë vendit (VIDEO)

Posted: 26 Jan 2017 12:49 PM PST

Ekipi i Juniorëve të Flamurtarit për 12 ditë përgatitjet do ti zhvilloj në Durrës të Shqipërisë.

E kjo është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë.

Por në këtë udhëtim ata shkojnë duke ju falënderuar prindërve që hoqën të gjitha shpenzimet e këtyre përgatitjeve, njofton Klan Kosova.

Kronikë nga Naim Selmani.

Hoti: Provokimet e Serbisë, agjendë e zgjedhjeve presidenciale

Posted: 26 Jan 2017 12:42 PM PST

Rexhep Hoti, zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, ka thënë se provokimet e fundit nga shteti i Serbisë në Kosovë, janë pjesë e agjendës së politikës serbe në prag të zgjedhjeve për Presidentin.

Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Hoti ka thënë se politikanët shqiptarë nuk duhet të bien pre e këtyre agjendave ku sipas tij, bën pjesë edhe Rusia.

"Këto provokime janë pjesë e një agjende që e kanë plasuar serbët edhe në rastin e zgjedhjeve të reja presidenciale. Ajo që dihet, është e dukshme, është një agjendë ruso – serbe që ka zënë tryezën tonë. Të mos biem pre e agjendave që na jep kundërshtari politik. Edhe Shqipëria edhe Kosova kurrë nuk kanë qenë në pozicione më të favorshme për t'i determinuar interesat e tyre", ka thënë Hoti.

 

 

Bebe Rexha tregon trupin seksi (FOTO)

Posted: 26 Jan 2017 12:40 PM PST

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Shqipëria, Bebe Rexha po kalon pushimet e dimrit në bregdet, transmeton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjetit social Instagram ku ka treguar format e saj trupore tejet seksi.

Shikoni më poshtë si duket këngëtarja:

Beachin' it

A photo posted by Bebe Rexha (@beberexha) on

Ratifikohet marrëveshja për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni

Posted: 26 Jan 2017 12:36 PM PST

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme parlamentare projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin linja e transmisionit 400 kv Shqipëri – Maqedoni".

Ky projektligj është miratuar me 76 vota pro të deputeteve të pranishëm. Kosto e përgjithshme e projektit është rreth 70 milion euro, ndërsa në total huaja e bankës gjermane KfW për këtë projekt arrin në 50 milion euro.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë me autoritetet gjermane ka nënshkruar dy marrëveshje, ku pjesa e parë e financimit është 30 milion euro, ndërsa pjesa tjetër prej 20 milionë eurosh.

Projekti "Linja e interkoneksionit 400 kv Fier – Elbasan (Shqipëri) – Manastir (Maqedoni), përfshin ndërtimin e linjës së re ajrore,Elbasan – Manastir afërsisht 151 km, ku 56 km janë në territorin e Shqipërisë.

Sipas qeverisë shqiptare, objektiv kryesor i projektit është të përforcojë lidhjet interkonjektive me rajonin, duke krijuar kushte për shkëmbime tregtare dhe transitime pa kufizim të energjisë elektrike në rajon.

Gjithashtu autoritetet shqiptare me këtë projekt synojnë të zhvillojë burimet e ardhshme të prodhimit të energjisë elektrike të zonës jugore të vendit.

Limani: Trump ka ndikim në valëvitjet e Ballkanit

Posted: 26 Jan 2017 12:31 PM PST

Për lëvizjet e fundit që kanë ndodhur në rajonin e Ballkanit, ka influencë edhe fakti i zgjedhjes së Presidentit Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara.

Kështu mendon publicisti Mufail Limani, i cili në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, është shprehur se spekulimet se Ballkani mund të përfshihet sërish në një luftë, janë "marrëzi e pastër".

"Besoj se Faktori Trump ka ndikim në këtë valëvitje të madhe që po ndodh në Ballkan. Por besoj që do të kaloj shpejt, për 3-4 muaj do të dihet qartë vizioni i Trump për Ballkanin. Besoj që është marrëzi e pastër inicimi diskutimi ose imponimi i temës së çështjes së luftës në Ballkan. Është kundër çfarëdo lloj interesi të kombit shqiptar, serb e malazez. Nuk shoh asnjë arsye për luftë", ka deklaruar Limani gjatë emisionit, ku është diskutuar për mundësinë e shpërthimit të një lufte në mes Kosovës

Ju del gjumi natën, mos i bëni këto dy gjëra

Posted: 26 Jan 2017 12:30 PM PST

Të zgjuarit në mes të natë është njëra ndër eksperiencat më frustruese.

Të dëshpëruar për të rënë në gjumë sërish për të vazhduar ditën e nesërme, shumë prej nesh rrotullohen e rrotullohen nëpër shtrat.

Disa e shikojnë orën gjatë tërë kohës në telefonat e tyre, ndërsa disa të tjerë zgjohen për të marrë një gotë me ujë.

Mirëpo tani një doktor i ashtuquajtur i "gjumit", ka thënë se këto janë dy gjërat që duhet t'i evitoni së praktikuari nëse doni të flini mirë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more