Skip to main content

Klan Kosova : “Mjegulla nuk ka penguar fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”” plus 24 more

Klan Kosova : “Mjegulla nuk ka penguar fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”” plus 24 more


Mjegulla nuk ka penguar fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”

Posted: 23 Jan 2017 02:42 PM PST

Driton Hyseni, menaxheri i Planifikimit të Fluturimeve, në aeroportin "Adem Jashari", ka thënë se pavarësisht mjegullës të gjitha fluturimet janë realizuar gjatë ditës së sotme.

"Të gjitha fluturimet që sot ishin planifikuar janë realizuar me sukses, ndonëse me disa vonesa ne kemi realizuar të 26 fluturimet".

Hyseni, këto komente i ka bërë në Kosova Direkt të Orës së Fundit.

"Një ndikim më i madh ka qenë dje, shkaku i mjegullës së madhe në hapësirën ku shtrihet aeroporti, e cila ka ndikuar që të anulohen disa fluturime".

Hyseni tutje ka treguar se edhe javëve të kaluara kanë punuar pa asnjë problem pavarësisht temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës.

klankosova.tv

Ministri Tahiri vizitoi familjet e dëmtuara nga moti i ligë

Posted: 23 Jan 2017 02:36 PM PST

Reshjet e ditëvë të fundit kanë prekur edhe disa zona në jug të Shqipërisë  ku  emergjencat civile kanë shpërndarë ndihma  për banorët e ketyre zoave.

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka  vizituar  disa fshatra në jug të vendit të prekur nga moti i ligë, shkruan Ora News.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e këtyre fshatrave Ministri i Brendshëm tha se moti i këtë vit i ka vënë përballe një sprove, por në ndryshim nga me parë nuk ka patur fshatra të izoluara

Të gjitha agjencitë shtetërore kanë qenë në gatishmëri dhe janë në gatishmëri përballur çdo situatë të motit. Ajo që është e rëndësishme është që ne të kuptojmë që në vështirësitë më të mëdha kemi nevojë për më më shumë dhe energji”, ka thënë Tahiri.

Tahiri  siguroi banorët se dikasteri që ai drejton do te jete gjithmonë në gadishmeri për tu ardhur ne ndihme ne rast nevoje Në keto zone u shpërndane ndima nga emergjencat civile dhe rezervat e shtetit.

A e mbështet Azem Vllasi idenë e akademik Qosjes?

Posted: 23 Jan 2017 02:30 PM PST

Ish politikani dhe analisti politik, Azem Vllasi ka komentuar idenë e akademikut, Rexhep Qosja për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Ai ka thënë se për këtë mund të bisedohet me shtetin fqinj, por në një kohë të caktuar.

"Mund të bisedojmë por jo në këtë fazë derisa Serbia është në një lloj avantazhi, përditë përzihet në punët e brendshme të Kosovës".

"Nuk bisedohet me Serbinë për murin në Mitrovicë, ajo është çështje e qytetit të Mitrovicës dhe e Kosovës, nuk bisedohet as për bashkësinë e komunave me shumicë serbe".

Vllasi në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit serb, Vuçiq për një "hotline" mes Serbisë e Kosovës.

"Unë mendoj se nuk ështe e nevojshme se Serbia dhe Kosova nuk e kanë ndërmend të futen në luftë. Rrezik për luftë nuk ka, andaj nuk ka nevojë që  kryeministri kosovar e ai i Serbisë të bisedojnë me telefon në një "linjë të nxehtë"".

Azem Vllasi: Në Kuvend jo të shtyhen e pështyhen, por të debatojnë për dialogun

Posted: 23 Jan 2017 02:29 PM PST

Analisti politik dhe ish-politikani, Azem Vllasi ka deklaruar se është koha që në Kuvendin e Kosovës të hapet një debat për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

"Është koha të hapet një debat në Parlamentin e Kosovës, për të parë ku jemi në dialog me Serbinë, a është bërë diçka apo jo".

"Jo në parlament të shtyhen e pështyhen e përlahen po të debatohet që Qeveria të ketë pozicion të qartë lidhur me raportet e mëtejshme me Serbinë".

Vllasi në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, ka deklaruar se dialogu mes palës kosovare dhe asaj serbe duhet të vazhdojë.

"Është problem pranë një situate të tillë, me murin, rastin e Haradinaj e trenin por të ndalohet krejt dialogu nuk është reale. Dialogu duhet të vazhdohet por me qëndrime të prera".

Ai ka thënë poashtu se në takimin në Bruksel, Serbia do të shfrytëzojë rastin të hapë disa tema.

"Serbia do ta shfrytëzojë rastin të shtrojë disa tema, si p.sh që të mos shkojë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri dhe Kosova duhet ta refuzojë këtë".

"Besoj që serbët do të insistojnë edhe në komunat me shumicë serbe dhe pala jonë duhet të jetë e qartë që ajo çështje është detyrë e brendshme e Kosovës andaj Serbia nuk duhet të përzihet. Qeveria do t'i përmbahet vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me atë temë".

Çfarë porosie ka Azem Vllasi për Thaçin e Mustafën për dialogun me Serbinë?

Posted: 23 Jan 2017 02:24 PM PST

Ish-politikani dhe analisti politik, Azem Vllasi ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që do të vazhdojë të martën në Bruksel, Kosova duhet të shtrojë çështje principiele.

"Supozoj se presidentët dhe kryeministrat e të dyja palëve janë të ftuar për shkak të një krize momentale dhe tensionimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit por nga ana jonë, presidenti dhe kryeministri duhet ta shfrytëzojnë rastin t'i shtrojnë disa çështje principiele".

"Duhet të bëhet me dije se Kosova si shtet do t'i shfrytëzojë të gjitha autorizimet dhe obligimet kushtetuese që ta mbrojë integritetin dhe kufijtë e Kosovës prej çfarëdo hyrje ilegale".

Vllasi në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se në këtë dialog, Kosova duhet të shtrojë tri çështje me rëndësi.

"Nesër duhet të shfrytëzohet rasti dhe të thuhet qartë se deri tash bisedat kanë qenë për disa çështjë konkrete që janë quajtur teknike por tash duhet të shtrohen tri çështje si dhe të merret një qëndrim i prerë".

"Nën një, duhet të shtrohet çështja se kur do ta heqë Serbia nga Kushtetuta e vet Kosovën, pasi Kosova ka pasur identitietin e vet, rezoluta 1244 e ka pranuar Kosovën me kufij të tanishëm, plani i Ahtisarit e ka pranuar poashtu Kosovën dhe identititetin e saj dhe në fund është edhe shpallja e pavarësisë".

"Nën dy, Serbia tek Unioni Evropian të deklarohet se nuk do ta pengojë Kosovën në procedurat e anëtarësimit në organizata dhe mekanizmat ndërkombëtar. E treta, është një listë e njerëzve me fletëarreste derisa Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës lidhur me ngjarjet në kohën e luftës".

Ai ka thënë se ky dialog do të ketë efekt, vetëm nëse shtrohen këto çështje.

"Duhet të bëhet me dije se nuk ka përparim në normalizimin e raporteve derisa këto çështje nuk zgjidhen dhe Serbia vazhdon të përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës".

Aktivistët reagojnë ndaj vendimit të Trump për ndalimin e fondeve për abortet

Posted: 23 Jan 2017 02:09 PM PST

Aktivistët e kanë dënuar si një “sulm mbi shëndetin e grave”, vendimin e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump për të bllokuar financimin e SHBA-së për klinikat shëndetësore në mbarë botën që ofrojnë shërbime të abortit.

Një nga tre urdhërat ekzekutivë  të Trump të nënshkruara në mëngjesin e tij të parë si president, ishte për të rivendosur të ashtuquajturin "Mexico City Policy", një rregull që ishte aprovuar fillimisht nga Ronald Regan.

Ky rregull që më pas ishte revokuar nga Barack Obama, i detyron OJQ-të që të bien dakord që të mos kryejnë e as të promovojnë abortin si metodë e planifikimit familjar, si një parakusht për fonde federale.

Aktivistët thonë se ky rregull kërcënon  qëndrueshmërinë e grupeve të panumërta që ofrojnë kujdes shëndetësor për miliona gra në botë, transmeton Klan Kosova.

Aktivistët kishte thënë para inaugurimit të Trump se kishin frikë se ai do të rivendoste këtë politikë si "një dhuratë" për zëvendëspresidentin, Mike Pence, që njihet për kundërshtimin e tij të patundur për të drejtat e abortit.

Në QKUK më shumë të shëndoshë, sesa të sëmurë (VIDEO)

Posted: 23 Jan 2017 02:03 PM PST

Brenda reparteve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në shumicën e rasteve gjen më shumë shoqërues sesa pacientë.

Kjo veç se po i pengon mjekët në kryerjen e detyrës së tyre, mund të jetë shumë e rrezikshme për të dyja palët, njofton Klan Kosova.

Doktorët thonë se kështu mund të barten infeksione të ndryshme.

Kronikën me detaje e ka përgatitur Rilind Matoshi.

 

 

Sekretet e lumturisë, sipas danezëve

Posted: 23 Jan 2017 02:00 PM PST

Danimarka konsiderohet si një nga vendet më të lumtura në botë. Shumë danezë janë shprehur se janë disa truqe të vogla e shprehi krejt të zakonshme që i bën që ata të gjejnë lumturi në gjërat e përditshme.

Janë gjëra të vogla që na bëjnë që të ndihemi rehat, të sigurt dhe plot pozitivistet. A jeni ulur ndonjëherë duke parë nga dritarja derisa keni qenë të mbuluar me batanije dhe keni shijuar një gotë çaj?

Më poshtë janë disa nga gjërat që mund të bëni dhe të ndjeni lumturinë çdo ditë, transmeton Klan Kosova.

Investoni në qirinj

Mbani gjithmonë në shtëpi pijen tuaj të ngrohtë të preferuar

Mbani gjithmonë lidhjet me miqtë tuaj

Gjeni rehatinë

Mos i merrni gjërat me nguti dhe shumë stres

Shijojeni atë që është natyrale

Gatuani për qejfin tuaj

Nëse keni pak kohë të lirë, shfrytëzojeni për ecje

Posted: 23 Jan 2017 02:00 PM PST

E ecura ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tuaj, ajo ndihmon për të pasur jetëgjatësi.

Sipas një studim të qëndruarit në këmbë në vend se ulur për dy minuta çdo orë nuk ka ndonjë benefit.

Por këmbimi i kohës ulur me aktivitete të lehta, si ecje apo punë shtëpie, ka një ndikim shumë të madh në jetën tuaj, transmeton Klan Kosova.

“Të shohësh se edhe aktivitetet shumë të lehta shoqërohen me ulje të vdekshmërisë, është intriguese”, thuhet në studim.

Andaj ku do që jeni – nëse keni pak kohë të lirë, shfrytëzojeni për ecje.

Khedira paralajmëron sulmuesit: Tani e di si është të përballesh me Chiellinin

Posted: 23 Jan 2017 02:00 PM PST

Sami Khedira e ka provuar dje se çfarë do të thotë të luash ndaj një mbrojtësi mjaft të egër si Georgio Chiellinit.

Mesfushori gjerman pati një përplasje me mbrojtësin e njohur pasi po tentonin të largonin një top nga zona.

Gjermani u fashua, ndërkohë që pas ndeshjes postoi në Facebook një status, duke treguar se tashmë e di se sa të vështirë e kanë sulmuesit kur luajnë kundër Chiellinit, shkruan Albeu.

"Tashmë e di se çfarë do të thotë të luash kundër Chiellinit. Më vjen keq për të gjithë sulmuesit", ka shkruar Khedira.

Sfilata “Dior”, koleksion ëndrrash në Paris

Posted: 23 Jan 2017 01:51 PM PST

Stilistja italiane Maria Grazia Chiuri ka bërë një debutim me ngjyrim përrallash me koleksionin "Haute Couture" të shtëpisë franceze të modës Christian Dior, duke prezantuar fustane të lulëzuara, pallto dhe plot krijime të tjera komplekse.

Drejtorja e parë artistike femër e "Dior"-it, që më parë ka punuar për 17 vjet tek Valentino, është frymëzuar nga labirintet për linjën e prezantuar në ditën e dytë të javës së modës Haute Couture të Parisit, pranverë verë. Përmes një kopshti të lulëzuar në muzeun Rodin të Parisit, modelet nisën sfilatën e firmosur nga "Dior" me veshjet ku detajet dominuese ishin lulet dhe fluturat.

U prezantua në sfilatë edhe një përzgjedhje fustanesh të bardha para se të kalohej tek krijimet përrallore në ngjyrat rozë, mavi, gri dhe blu, shkruan Top Channel.

Në debutimin e saj me linjën që do të jetë gati në shtator, Chiuri shpalosi një koleksion ku ishin përzierë elementi sportiv, stili i rrugës dhe përrallat dhe "Dior" sigurisht synon të tërheqë vëmendjen e fashonistëve të reja. Një numër shtëpish luksoze të modës, mes të cilave Chanel, Giergio Armani Prive dhe Valentino, po shpalosin koleksionet e tyre në javën pariziene Haute Couture, që zgjat deri të enjten.

Ora e Fundit: Cila është porosia e Azem Vllasit për Thaçin e Mustafën?

Posted: 23 Jan 2017 01:48 PM PST

Sonte në Orën e Fundit mund ta ndiqni intervistën me ish-politikanin dhe analistin politik, Azem Vllasin.

Sipas Vllasit çka duhet të kenë ata parasysh në Bruksel, në takim me Nikoliqin dhe Vuçiqin?

A kanë bërë mirë që kanë shkruar në Bruksel?

Për këto dhe shumë çështje të tjera do të flasë Vllasi në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

Në Kosova Direkt mund të mësoni sa se sa fluturime janë anuluar në aeroportin "Adem Jashari", shkaku u kushteve atmosferike?

Për këto dhe shumë çështje të tjera, ndiqeni Orën e Fundit me fillim nga ora 23:00.

Pesë të lënduar pas shpërthimit në Londër

Posted: 23 Jan 2017 01:45 PM PST

Të paktën pesë persona janë lënduar, pas një shpërthimi në Londër.

Policia e ka konfirmuar se në një bllok të banesave ka ndodhur një shpërthim i madh dhe se në vend të ngjarjes janë përafërsisht 60 zjarrfikës që po përpiqen ta lokalizojnë zjarrin, transmeton Klan Kosova.

Policia ka thënë se është akoma herët të thuhet se cili ka qenë shkaku që e ka shkaktuar këtë shpërthim.

3500

Zjarr i madh në Tiranë

Posted: 23 Jan 2017 01:16 PM PST

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në një magazinë në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sabaudin Gabrani”. Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, si dhe nëse ka të lënduar në njerëz apo jo, shkruan Lapsi.al.

Fitim Azemi në Maccabi Haifa (VIDEO)

Posted: 23 Jan 2017 01:10 PM PST

Kosova s’e ka ftuar, por sot iu bashkua një skuadre të madhe Europiane, njofton Klan Kosova.

Fjala është për futbollistin Fitim Azemin i cili ju bashkua skuadrës së madhe izraelite, Maccabi Haifa.

Aida Dërguti takohet me Ramush Haradinaj

Posted: 23 Jan 2017 12:49 PM PST

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti është takuar sonte me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Dërguti e ka publikuar nj fotografi së bashku me Haradinajn, duke treguar se sonte gjendet të Strasburg të Francës, njofton Klan Kosova.

"Sonte ne Strasburg #meRamushin", është shkrimi që e ka përcjellur fotografinë e saj.

Haradinaj po qëndron në paraburgim në Francë, pasi me 4 janar është arrestuar nga autoritetet franceze bazuar në një flet-arrest të Serbisë.

Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor

Madonna nën hetim nga Shërbimi Sekret Amerikan

Posted: 23 Jan 2017 12:42 PM PST

Në një protestë masive kundër Trump, e cila u organizuar pikërisht në ditën e inaugurimit të presidentit, ishin të pranishëm disa figura të njohura publike si Madonna, Scarlett Johansson, America Ferrera etj.

Një ndër artistet që u ngjit në skenë për të dhënë fjalimin e saj ishte Madonna, e cila u shpreh se kishte menduar ta hidhte në erë Shtëpinë e Bardhë, shkruan Top Channel.

"Po, kam patur një ide të tmerrshme për të hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë, por e di që kjo nuk do të zgjidhë asgjë. Ne nuk duhet t'i humbasim shpresat".

Por duket se kjo deklaratë është bërë shkak që Madonna të hetohet pasi sipas disa raportimeve, Shërbimet Sekrete kanë vendosur të hetojnë këngëtaren rreth mendimit të saj për të hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë.

Gjilan: Vdekja e dyshimit e Arbenita Selimit, kërkohet ekspertizë e re – 23.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 23 Jan 2017 12:39 PM PST

Argjendi i vogël kthehet i shëruar nga Austria – 23.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 23 Jan 2017 12:39 PM PST

Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për dialogun – 23.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 23 Jan 2017 12:38 PM PST

ë martën takimi i të “mëdhenjve” Kosovë-Serbi në Bruksel – 23.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 23 Jan 2017 12:38 PM PST

AAK ekspozojnë fotografi të gjenocidit serb, kërkojnë të dënohen krimet – 23.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 23 Jan 2017 12:37 PM PST

Konflikti në Siri: Luftë fjalësh derisa kanë nisur bisedimet për paqe

Posted: 23 Jan 2017 12:37 PM PST

Bisedimet  për armëpushim në Siri kanë nisur në Astana të Kazakistanit.

Negociatori kryesor i Qeverisë siriane ka denoncuar komentet e “homologut” të tij të grupeve rebele duke i quajtur si "provokative".

Bashar Jaafari tha se Mohammed Alloush kishte vepruar në mënyrë  jo diplomatike në negociatat indirekte të thirrura nga Rusia, Irani dhe Turqia.

Alloush përshkroi qeverinë siriane si një “entitet terrorist”. Ai ka thënë poashtu se armëpushimi duhet të jetë hapi i parë drejt zgjidhjes politike, që do të përfshinte largimin e presidentit sirian, Bashar al­Assad, nga pushteti, transmeton Klan Kosova.

Bisedimet në kryeqytetin e Kazakistanit janë të parat në të cilën delegacioni i opozitës është formuar ekskluzivisht nga përfaqësuesit e grupeve të armatosura.

Prishtinë: Nxënësit e matematikorit në grevë – 23.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 23 Jan 2017 12:36 PM PST

Kosova me stadium nacional në vitin 2019 (VIDEO)

Posted: 23 Jan 2017 12:30 PM PST

Kosova pritet të bëhet me stadium nacional deri në vitin 2019.

Kështu thonë drejtuesit e departamentit të sportit në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi të hënën u miratua projekti nga ana e Këshillit Kombëtar për Investime. Ndërtimi i stadiumit Nacional pritet të kushtoj rreth 50 milion euro.

Kronikë nga Naim Selmani.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more