Skip to main content

Klan Kosova : “Ligji i ri për automjete parasheh dënime të rrepta” plus 24 more

Klan Kosova : “Ligji i ri për automjete parasheh dënime të rrepta” plus 24 more


Ligji i ri për automjete parasheh dënime të rrepta

Posted: 19 Jan 2017 02:51 PM PST

Nebih Shatri, drejtor i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës, në Orën e Fundit të Klan Kosovës ka thënë se parashihen dënime të rrepta për të gjithë ata që shkelin ligjin e ri për automjete, që pritet të miratohet së shpejti.

Ai ka sqaruar cka përfshihet në këtë ligj, rrjedhimisht cilat sfera synon që të rregullojë, njofton Klan Kosova.

“Në këtë ligj është përfshirë homologimi, regjistrimi i automjeteve dhe mjetet që kanë dalë jashtë përdorimit – që janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ambientit. Krejt ai vaj i tyre shkakton dëme në ambient”.

“Ligji parasheh që personat apo institucionet që duan t’i vënë jashtë përdorimit veturat e tyre të plotësojnë një formë për këtë cështje”.

“Varësisht prej shkeljeve pason dënimi dhe largohet nga komunikacioni. Janë tre lloj defektesh: të vogla, të mëdha dhe të rrezikshme – në c’rast automjeti nuk guxon të marrë pjesë në trafik”.

“Parashihen dënime goxha të mëdha për të gjithë shkelësit e ligjit”.

Spahiu: Serbia do sjellë tankse në Kosovë – do ndërmarrë edhe një aksion tronditës për skenën ndërkombëtare

Posted: 19 Jan 2017 02:35 PM PST

Publicisti Nexhmedin Spahiu ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se Serbia e ka ndërmend të sjellë tankse në Kosovë dhe ta realizojë një aksion që ta tronditë arenën ndërkombëtare.

Spahiu e di edhe planin e këtij veprimi të Serbisë.

"Treni me lara është balon sprovues, por problemi nuk qëndron tek ndalja e këtij treni. Ajo që pritet të ndodhë është që Serbia do të përpiqet t'i kontrabandojë tankset në Kosovë", ka thënë Spahiu.

"Serbia ka dy qëllime të realizojë në Kosovë; Serbia mendon me mbajt peng të gjithë Kosovën përmes Veriut, dhe do që të realizojë dy gjëra, Zajedincën dhe batalionin serb brenda FSK-së".

"Serbia do të tentojë që të bëjë një aksion për ta tronditur skenën ndërkombëtare, i cili do të zmbrapset më vonë. Nëse në këto dy-tri jave vendos që t'i fus 50 tankse fare lehtë mund t'i zë në befasi dhe t'i paralizojë rojat kufitare. Dhe për një orë treni mund të futet në Kosovë, KFOR-i zihet në befasi dhe më pas gra e fëmijë serbë dalin hedhin lule mbi tankse dhe KFOR-i nuk sulmon pasi aty ka gra dhe fëmijë", tregon skenarin Spahiu.

"Serbia më pas do të ketë ultimatum për tërheqje, dhe më pas i tërheqë vetëm gjysmën e tankeve dhe arsyetohen se kinse gjysma tjetër s'po ecin. Fillojnë negociatat për t'u bërë batalioni serb brenda FSK-së".

"Pastaj do të gjendemi para një dileme; o t'i pranojmë tankset serbe, o të pranohet batalioni serb brenda FSK-së që do t'i ketë 20 tankse, kurse FSK-ja nuk do ta ketë asnjë, ose do t'i blejë tri ose katër dhe më pas realizohet Republika Serbe në Kosovë".

klankosova.tv

 

 

Spahiu për idenë e Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh: Një budallallëk me brirë

Posted: 19 Jan 2017 02:26 PM PST

Idenë e akademikut Rexhep Qosja të shpalosur në Zona e Debatit në Klan Kosova, për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë, publicisti Nexhmedin Spahiu, e ka quajtur "budallallëk me brirë".

Sipas, Qosjes për t'u zgjidhur problemi serbo-shqiptar, duhet të ketë një shkëmbim territoresh, ku Lugina e Preshevës do t'i bashkohej Kosovës e më pas Kosova Shqipërisë, kurse Veriu i Mitrovicës t'i bashkohet Serbisë, por Spahiu tha, në Ora e Fundit në Klan Kosova, se kjo është një ide fare e pamenduar.

"Është një budallallëk me brirë. Nuk ka ku shkon më tutje. E para, nuk mund të bësh një këmbim në qoftë se ti nuk e kontrollon asnjë nga ato territore. Kur janë caktuar kufijtë e Kosovës pas luftës së dytë botërore nuk janë bërë krejt rastësisht", ka thënë Spahiu.

"Në qoftë se do të kishte një ndarje të tillë, tankset që do të qëndronin në kufi veri të Kosovës do ta kishin në nishan gjithë territorin e Kosovës, kjo është ushtarakisht e pambrojtshme dhe Kosova pa veriun e saj nuk është Kosovë – nuk mund të funksionojë si shtet i pavarur".

"Kjo është një ide pallogari, është ide etnocentrike".

Sipas Spahiut Qosja më shumë flet nga inati sesa nga takati politik.

"Në çështje politike Qosja nuk përbën një personalitet që vlen t'i dëgjohen ato çfarë ai thotë".

"Qosja flet bazuar në inate personale dhe jo mbi parime që do të duhej t'i kishte një intelektual i mirëfilltë. Por Rexhep Qosja nuk ka ndikim politik dhe kjo është e mirë. Qosja është figurë e rëndësishme letrare, por jo që ka një opinion politik që i bënë hajër shoqërisë së Kosovës".

klankosova.tv

 

Gjigantët e Premierligës duan anësorin e Leverkusen

Posted: 19 Jan 2017 02:01 PM PST

Manchester United dhe Arsenal janë ndër skuadrat e Premierligës të interesuara për të transferuar Julian Brandt e Bayer Leverkusen.

Anësori shumë i vlerësuar është përcjellë edhe nga skautët e Tottenham dhe Everton në javët e fundit.

Përfaqësuesit e të katër skuadrave kanë qenë prezent në ndeshjen e fundit të kësaj pjese të edicionit në Bundesligë, mes Leverkusen dhe Koln.

Brandt, që ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar gjashtë asist në 22 paraqitje këtë edicion, ka kontratë që skadon më 2019.

Parandaloni mykun me këto masa të thjeshta

Posted: 19 Jan 2017 02:00 PM PST

-Ajrosni dhe ngrohni periodikisht ambientet tuaja të banimit. Përdorni funksionin e 'heqjes së lagështirës' në pajisjet tuaja, si p.sh., tek kondicioneri (shikoni fletën udhëzuese të pajisjes)

-Kujdesuni për të ajrosur veçanërisht vendet me kondensim, si dushin, am¬bientin e gatimit apo dhomat e gjumit. Ato duhen ajrosur dy herë në ditë, nga 20 minuta.

-Vendosini mobiliet me distancë nga muri. Qarkullimi i ajrit pas tyre shmang krijimin e mykut.

-Përdoreni sa më pak tharjen e rrobave në ambientet e brendshme dhe mos e teproni me mbajtjen e luleve natyrale brenda.

-Ambientet pa dritare duhet të pajisen patjetër me ventilim.

-Por edhe në këndet apo pozicionet e thella, shikoni mundësinë e instal¬imit të ventilatorëve. Një ventilator i vogël jep efekt shumë të madh kundër krijimit të mykut.

-Sapo të identifikoni rrjedhje apo kondensime, merrni masa për t'i riparuar apo eliminuar. Nëse ato vazhdojnë, myku, shumë shpejt, do të jetë i pranishëm.

-Mos magazinoni brenda shtëpisë sende që mund të shkaktojnë myk dhe shmangni mbajtjen e kutive direkt në dysheme, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.

 

Armina nga i nxehti në të ftohtë

Posted: 19 Jan 2017 02:00 PM PST

Udhëtimet e Armina Mevlanit nuk kanë fund.

Ish-Miss Shqipëria ka shijuar së fundmi diellin në plazhet e Meksikës ndërkohë që në Shqipëri temperaturat kanë qenë mjaft të ulëta.

Por tashmë blogerja bukuroshe ka udhëtuar drejt Austrisë ku duket se koha nuk është edhe aq e mirë.

"Nga i nxehti në të ftohtë," ka thënë Armina në foton e saj në Instagram, shkruan ora, përcjellë Klan Kosova.

armina_1484852341-5937705

Virozat pasojë e mungesës së kësaj vitamine

Posted: 19 Jan 2017 02:00 PM PST

Mendohet se i ftohti i dimrit është arsyeja kryesore që fshihet pas gripit e sëmundjeve virale të stinës, por mesa duket të gjithë kemi besuar një gënjeshtër.

Por nëse temperaturat e ulëta nuk janë shkaku kryesor i sëmundjeve, atëherë cila është arsyeja e vërtetë pas kaq shumë sëmundjeve?

Përgjigja e vërtetë është mungesa e vitaminës D.

Kjo shpjegon se pse kaq shumë njerëz sëmuren në kohën e dimrit. Sipas shkencës organet tona ruajnë vitaminën D.

Gjatë pranverës dhe verës kur dielli është i fortë, ne jemi në gjendje të grumbullojmë vitaminë D, por kur këto rezerva shterohen, në dimër është e vështirë t'i zëvendësojmë e në këtë mënyrë, bie imuniteti i trupit, shkruan Living.

Pra për të mbajtur sa më larg gripin duhet të përfshini në dietën ushqimore ushqime të pasura në vitamin D si:
Vezë
Vaj peshku
Mëlçi
Kërpudha
Djathë
Portokall

Ora e Fundit: Veriu dhe ideja e Qosjes për shkëputje

Posted: 19 Jan 2017 01:56 PM PST

Si i komenton deklarimet e Rexhep Qosjes për shkëmbimin e territoreve analisti politik Nexhemdin Spahiu? Çfarë epiteti i jep ai idesë së akademikut? Çka do të ndodh tani në veri? Sa tanke sipas tij mund të hyjnë në Mitrovicë nga Serbia? Të gjitha këto pas pak në Ballë për Ballë, në Orën e Fundit.

Në temën e orës njihuni me barkodin e Kosovës. Derisa në Kosova Direkt, raportohet për ligjin për automjetet i cili do të ndryshohet. Çka duhet ët dinë vozitësit? Si parandalohen aksidentet? Çfarë vetura do të importohen e çfare jo?

Na ndiqni.

Aksident i rëndë në Tiranë, udhëtarët mbesin të bllokuar në makinë

Posted: 19 Jan 2017 01:53 PM PST

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në dalje të Tiranës pranë qendrës tregtare "Casa Italia".

Burime të lapsi.al në vendngjarje thanë se aty kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të nxjerrë personat e bllokuar në një makinë.

Të njëjtat burime thanë se bëhet fjalë vetëm për një të lënduar që është dërguar në spital.

Nuk është e qartë ende dinamika e aksidentit, përcjellë Klan Kosova.

Guardian: Pas agresionit serb, Kosova kërkon ndihmë nga BE-ja dhe SHBA-të

Posted: 19 Jan 2017 01:42 PM PST

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka shkruar homologëve të tij në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera ku ka denoncuar, siç ka thënë ai "një numër veprimesh dhe aktesh të agresionit, nga Serbia", njofton Klan Kosova.

Hoxhaj ka kërkuar nga BE-ja, që është lehtësuese e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë, që të kërkojë nga Serbia të përkushtohet në përmirësimin e raporteve, shkruan Guardian.

"Republika e Kosovës  inkurajon, nxitë, Bashkimin Europian të kërkojë nga Serbia të qëndrojë e përkushtuar në raportet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit regjional dhe jo të ndërhyjë në zhvillimet e brendshme të një vendi tjetër, ose të ndërmarrë aksione provokuese që çojnë në destabilizimin e regjionit", ka shkruar Hoxhaj në një letër trefaqëshe.

Nuk bëhet e ditur se me çfarë parametrash janë zgjedhur shtetet që u janë dërguar letrat, pos që janë përmendur "BE-ja, SHBA-ja dhe vende të tjera".

Hoxhaj ka shkruar edhe se incidenti me trenin ishte "ngjarja e fundit në vazhdën e akteve agresive e provokative që Serbia ka ndërmarrë kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës".

Hoxhaj po ashtu, në adresimin e tij ka përmendur arrestimin dhe mbajtjen e Haradinajt në burgun e Francës si pasojë e fletarrestit serb në Interpol dhe murin në Veri.

Ministri kosovar në letrën e tij ka shtuar se "Prishtina ka reaguar me maturi politike dhe në pajtim të plotë me ligjet ndërkombëtare kur i është përgjigjur kërcënimeve të shumta të Serbisë, me dialog paqësor dhe metoda diplomatike".

 

klankosova.tv

 

 

Prifti me vërejtje ndaj myslimanëve pjesë e inaugurimit të Trump

Posted: 19 Jan 2017 01:37 PM PST

Një prift protestan me një histori të gjatë të vërejtjeve inflamatore rreth myslimanëve, mormonëve, katolikëve dhe homoseksualëve është planifikuar për të predikuar në një shërbim privat për presidentin e zgjedhur Trump dhe familjen e tij të premten, pak para se Trump bën betimin e zyrtar.

Pastori, Robert Jeffress, është një Baptist Jugor i cili fuqishëm ka bërë fushatë për Trump gjatë muajve të fundit të zgjedhjeve presidenciale dhe është anëtar i bordit të tij ungjillore këshillues.

“Unë e dua këtë djalë!” ishte shprehut Trump dikur për Jeffress, njofton Klan Kosova.

Para fillimit të fushatës, Trump, një prezbiterian, nuk kishte asnjë lidhje të dukshme me pastorin, i cili drejton Kishën Baptiste, e para në Dallas.

Shërbimi adhurues i të premtes në mëngjes është planifikuar të mbahet në Kishën Episkopale të Shën Gjonit nëpër rrugë nga Shtëpia e Bardhë, ku do të vazhdohet rituali i Ditës së Inaugurimit.

Me përjashtim të Richard Nixon në vitin 1973, çdo president që nga Franklin Roosevelt ka marrë pjesë në shërbimet e shpirtërore në ditën e inaugurimit, shumë të Shën Gjonit.

Ngjarja është e ndarë nga dy persona të inaugurimit dhe një shërbim që do të mbahet të shtunën në Katedralen Kombëtare të Washingtonit, njofton Klan Kosova.

 

 

“Veriu për Luginën e Preshevës, Shqipëria dhe Kosova një”

Posted: 19 Jan 2017 01:30 PM PST

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se do të ishte i gatshëm të bisedonte me serbët për cështjen e definimit të kufijve.

“Po. Po. Pse jo?”

Ai ka deklaruar se e vetmja rrugë për të arritur tek një zgjidhje e qëndrueshme është që të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë – duke u bashkuar Kosova dhe Shqipëria –  ndërsa e ka cilësuar të pamundur pajtimin shqiptaro-serb, tani për tani, njofton Klan Kosova.

“Cështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë. Cështja serbe për shqiptarët për mendimin tim mund të zgjidhet vetëm në këtë mënyrë”.

“Tash për tash pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve është utopik dhe i pamundshëm. Në Serbi gjithmonë ka pasur një unitet të fuqishëm mes kishës dhe politikës. Në festat e Krishtlindjes, kleriku kryesor tha: “Në Kosovë kemi trupin dhe shpirtin dhe Kosova do të jetë serbe”. Nuk e heqin mendjen nga një koncept i para 300-400 vjetësh. Serbia sunohet nga njerëz që jetojnë me atë mitologji. Maska e rrejshme i ra edhe tani. Europianizmi i tyre retorik është i rrejshëm”.

“Në vizionin tim, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Si do të zgjidhet problemi i veriut dhe Luginës së Preshvës varet nga ne dhe këmbëngulja, mencuria jonë. Por ne do të bashkohemi. Kjo nuk është vetëm në të mirën tonë, por në të mirën e të gjithë Ballkanit”./klankosova.tv

Arsenalit i largohet një mbrojtës

Posted: 19 Jan 2017 01:30 PM PST

Arsenal mund të gjenerojë të ardhura nga Kieran Gibbs, nëse Crystal Palace e transferon atë në janar.

Skuadra që po lufton për mbijetesë e ka përcjellë situatën e mbrojtësit të majtë dhe menaxheri i ri Sam Allardyce mund të bëjë lëvizje për të.

Kontrata e Gibbs me Arsenal skadon në qershor të vitit 2018 dhe Arsene Ëenger mund të jetë i gatshëm për ta shitur 27 vjecarin.

Qosja: Kosova rrezikon të boshatiset

Posted: 19 Jan 2017 01:23 PM PST

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se Kosova rrezikon një valë të re ikjesh, nëse nuk reformohet sistemi i drejtësisë, njofton Klan Kosova.

“Nëqoftë se ne nuk e bëjmë drejtësinë dhe shtetin juridik për të gjithë, para së cilit do të jenë të barabartë të gjithë, ne rrezikojmë të na boshatiset Kosova. Aty nuk guxon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga drejtësia dhe ligji, nuk ke c’bën aty. Dhe nëse arsimin, shkencën dhe profesionalizmin nuk i vëmë në rend të parë, jemi në gjendje të rëndë, prej të cilës nuk mund të dalim lehtë”. /klankosova.tv

Përzierja natyrale që mban larg thinjat

Posted: 19 Jan 2017 01:14 PM PST

Në rast se thinjat po ju shtohen përditë, mos pretendoni që të rikthehen në ngjyrën natyrale ato që tashmë janë zbardhur por, të paktën, të mbani situatën nën kontroll duke mos lejuar që flokët të bëhen të gjitha të bardha.

Përzierja kremoze që po ju propozojmë, mund ta bëjë këtë!

Madje, nuk ndikon vetëm në përmirësimin e gjendjes së flokëve por ka efekte të mira në të gjithë organizmin.

Si ta përgatisni?
Përbërësit:
200g vaj farë liri
3 thelpinj hudhër
1kg mjaltë
4 limona

Përgatitja:
Vendosni limonin dhe hudhrën në një mikser dhe përzieni mirë. Shtoni vajin e farës së lirit bashkë me mjaltin dhe përzieni përsëri. Vendoseni përzierjen në një enë qelqi, mbylleni mirë dhe më pas ruajeni në frigorifer.

Përdorimi:
Merrni një lugë nga përzierja gjysmë ore para çdo vakti, tre herë në ditë, shkruan Living, përcjellë Klan Kosova.

Ivanka: Arritëm në Washington, moment special

Posted: 19 Jan 2017 01:06 PM PST

Vajza e parë e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Ivanka Trump, po ndjehet tejet e emocionuese me rastin e inaugurimit të babait të saj për postin e të parit të shtetit amerikan.

Këtë e dëshmon një fotografi e publikuar nga vet Ivanka, të cilën e ndau me publikun në facebook, ku shihej që sapo ka arritur në Washington, njofton Klan Kosova.

''Sapo arrita në Washington DC bashkë me familjen time. Moment shumë special'' është shprehur Ivanka teksa shihet me fëmijët e saj në duar, njofton Klan Kosova.

16105971_10155027152132682_8539676570004654749_n-1

 

 

Gecaj e krahason Xhelal Sveçlën me Marko Gjuriqin

Posted: 19 Jan 2017 01:02 PM PST

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Kosovës dhe këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, e ka krahasuar anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, se po flet me gjuhë dhe argumente të njëjta si ato të zyrtarit të qeverisë serbe, Marko Gjuriq, njofton Klan Kosova.

"Xhelal Sveçla kritikon Qeverinë e Republikës së Kosovës duke përdorur argumente dhe retorikë të njëjtë me të cilën shërbehen këtyre ditëve edhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë", ka shkruar Gecaj në Facebook.

"Nuk po e kupton ai pse duhej ndalur Treni i nisur nga Serbia, ndërsa edhe e përsëriti edhe Gjuriqin se 'shqiptarët nuk e bën këtë vetë'".

klankosova.tv

“Ringjallja e jugosllavëve dhe bijëve e bijave të tyre, faj edhe i çlirimtarëve?”

Posted: 19 Jan 2017 12:56 PM PST

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë si ringjallja e nomenklaturës jugosllave në Kosovë, e bijëve apo familjarëve të tyre, mund të jetë faj edhe i atyre që luftuan për ta cliruar Kosovën.

“Pse ata njerëz pjesë e një politike që ka vdekur janë ringjallur? Apo paardhësit e tyre? Ku qëndron faji. Mos qëndron faji tek këta që ia sollën lirinë Kosovës. Mos edhe një pjesë e fajit për degjenerimin e akademisë u takon edhe atyre. Për shkak të frikës së tyre prej fjalës së akademikëve, ndoshta!?”

Ai ka thënë se nëse Adem Demaci me gjithë ato vjet burg nuk mori kurrë një pozitë në shtetin e Kosovës dhe PDK e LDK mund të bashkëqeverisin, atëherë gjithcka është e mundur në vend.

“Adem Demaci me 28 vjet burgje serbe dhe jugosllave s’arriti të bëhet as deputet, as ministër, as kryetar kuvendi, as kryeministër, as kryetar shteti. E u bë kush s’u bë! Afrika Jugore nuk e bëri këtë gabim me Nelson Mandelën”.

“Si mund të bashkjetojnë politikish PDK-ja me LDK-në. Meqë kjo gjë është bërë e mundshme, atëherë janë të mundshme të gjitha deformimet. /klankosova.tv

Hendbollisti kosovar vazhdon karrierën në Kroaci

Posted: 19 Jan 2017 12:54 PM PST

Oltion Beshiri është hendbollisti më i ri kosovar i cili tashmë është pjesë e Premier Ligës Kroate.

Beshiri tani do të vazhdojë karrierën e tij tek klubi MRK Metalac, njofton Klan Kosova.

Për këtë hap pozitiv të Beshirit ka njoftuar vet ai përmes rrjetit social facebook, ku në një status të publikuar është shprehur tejet mirënjohës ndaj Prishtinës si dhe ''Plisave'' të cilët i ka quajtur fansat më të mirë në botë.

Ja dhe statusi i plotë i Oltion Beshirit:

”Të dashur miq.. duke filluar nga ky vit unë do të jem pjesë e Premier Ligës kroate. Saktësisht tek klubi MRK Metalac. Unë do të doja të falënderoja ekipin tim të mëparshëm Prishtinën si dhe tifozët më të mirë në botë ''Plisat'' për të gjitha sukseset dhe kujtimet e mrekullueshme'' ka përfunduar Beshiri, njofton Klan Kosova.

16195024_10208474506916232_1463026583211488773_n

Të mirat që sjell bananja

Posted: 19 Jan 2017 12:50 PM PST

Bananet janë një nga frutat më të shëndetshme që mund të ekzistojnë. Ato janë të pasura me fibra, vitamina dhe minerale esenciale për trupin. Shumë prej jush i konsumojnë pa kufizmi, kurse të tjerë janë më të moderuar. Nuk ka një limit mbi numrin e tyre,

Ndihmon tretjen : Bananja është e pasur me fibra dietike të cilat parandalojnë dispepsinë, kapsllëkun dhe kontrollojnë funksionet e sistemit intestinal në përgjithësi.

Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak: Një banane në ditë është e këshillueshme për diabetikët sepse mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Rrit energjinë: Bananet janë të pasura me fruktozë, një përbërës që rrit nivelin e energjisë trupore.

Lufton depresionin: Bananet kanë nivele të larta të triptofanit i cili shëndërrohet në serotoninë në trup. Serotonina ose ''hormoni i lumturisë'' është një neurotransmetues që kontrollon funksionin e trurit.

Ul inflamacionin: Ato janë të pasura me vitaminë B6. Kjo vitaminë redukton inflamacionin në oragnizëm.

Lufton aneminë: Për shumë vite kemi besuar që hekuri është i përqendruat vetëm në perimet e gjelbërta. Por jo, hekuri gjendet në sasi të konsiderueshme edhe në banane, çka e bën këtë frut një ushqim idela për të luftuar aneminë.

Mbron zemrën: Për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit dhe përmbajtjes së ulët të natriumit, bananet zvogëlojnë rrezikun e atakut kardiak dhe oksidimit të enëve të gjakut.

Interesante

“Qytetarët jetojnë me frikë, një nga ta u vra në burg nga shteti”

Posted: 19 Jan 2017 12:50 PM PST

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se qytetarët e vendit sot jetojnë me frikë, të llojeve të ndryshme.

Ai ka përmendur arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vdekjen e njërit prej tyre, Astrit Dehari, si një nga llojet e frikës me të cilën kalojnë jetën ata, njofton Klan Kosova.

“Në jetën tonë sot sundon frika. Njerëzit frikësohen. Më parë jemi frikësuar nga UDB-ja. Sot shumica nuk i frikësohemi burgut. Megjithëse jo të gjithë. Disa aktivistë të Vetëvendosjes mbahen në burg tash e disa muaj. Dhe nuk mund t’i gjykojnë, sepse nuk kanë fakte. Një qytetar na vdiq në burg. E vrau shteti në burg”.

“Por sot në përgjithësi kemi frikë tjetër nga kjo. Ta përzë djalin nga puna, atë tjetrin nga puna dhe t’i bën njëqindmijë të zeza. Kjo është politika e oligarkisë tonë”.

Sa i përket heshtjes së intelektualëve për nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend, Qosja ka thënë se kjo është rrjedhojë direkte e interesave të tyre, të lidhura me këto dukuri.

“Sot kemi profesorë që japin mësim në pesë fakultete. Kemi një profesoreshë që ka qenë pjesë e pesë bordeve. Ndaj nuk flasin. Nuk duan t’i prishin punë vetes. Prandaj nuk u pengon korrupsioni, nepotizmi, krimi i organizuar. Kështu është gjendja jonë. Ka korrupsion të përgjithshëm. I niveleve të ulëta dhe të larta”. /klankosova.tv

“Akademia është klan rajonal dhe partiak; Si u bënë akademikë Isa Mustafa, Arsim Bajrami e Kujtim Shala?”

Posted: 19 Jan 2017 12:42 PM PST

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka kritikuar ashpër Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke e cilësuar si klan rajonal dhe një klan partiak.

Ai ka thënë se ky institucion nuk përmbushë funksionet e ekzistencës së tij, duke përmendur një varg lëshimesh e dështimesh në këtë rrafsh, njofton Klan Kosova.

“Mund të them se jeni(Klan Kosova) ndër institucionet e para që e keni ngritur diskutimin për Akademinë me rezerva për të. Sepse të tjerët pak a shumë e kanë bërë të kundërtën”.

“Akademia është themeluar me një qëllim më të lartë, shtetëror, shtetformues. Por ajo duhet të ketë edhe qëllimet tjera, të disa rrafsheve. Kjo akademi ka bërë një libër për Kosovën para disa vjetësh. Më pas kam dëgjuar se ai libër do të përkthehet anglisht, por i lutem Zotit që ajo të mos ndodhë, sepse do ta komprometonte mendimin tonë shkencor. Akademia nuk posedon materiale të ruajtura dhe të sistemuara, për t’u studiuar më pasë, që lidhen me traditën, të kaluarën dhe historinë tonë. Në arkiv të saj nuk ka dorëshkrime të shkrimtarëve dhe studiuesve të ndryshëm”.

“Në akademi mendojnë se kanë arritur kulmin. Por mund t’u them se në një libër të botuar nga akademia kohë më parë, në një faqe të tij, kam gjetur dymbëdhjetë gabime logjike”.

“Aty ka edhe individë që kanë kulturë shkrimi, që dinë të mendojë, dhe kanë dhunti krijuese. Por numri i tyre është duke u zvogëluar. Por më e keqja dhe më e palejueshmja ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara dhe ato të fundit. Në akademi pranohesh për krijimtarinë shkencore, letrare, ose artistike në përgjithësi; piktor, skulptor, kompozitor. Por këtyre të fundit tek ne u është mohuar kjo e drejtë”.

Shkrimtari ka përmendur krijues të ndryshëm që kanë vdekur ose janë refuzuar disa herë në rrugën për të qenë anëtarë akademie, ndër ta edhe veprimtar i madh i cështjes kombëtare, Adem Demaci.

“Ditë më parë vdiq Ramiz Kelmendi, që ka një fond krijimtarie të pasur. Është publicist me nam në Kosovë. Tash e 65 vjet është i pranishëm në pikëpamje shpirtërore dhe intelektuale në vend. Ai ishte figurë e madhe e krijimtarisë dhe kulturës në jetën tonë. Por vdiq pa qenë anëtar i akademisë. Është turp për atë akademi dhe turp për intelektualët që nuk kanë bërë presion që ajo gjë të ndodhë. Kemi pastaj Adem Demacin, që ka publikuar 12 vepra, pa publicistikë. Ai ka edhe 28 vepra të tjera madhështore, 28 vjet burg për Kosovën. Dhe kjo akademi me ata njerëz që e drejtojnë qe 22 vjet, nuk e ka parë të arsyeshme ta pranojë Adem Demacin. Ai s’është madje as anëtar nderi i kësaj akademie. Për të qenë cinizmi edhe më i lartë, ai botoi veprat, dhe as cmimi jetësor për veprën letrare nuk i është dhënë. Din Mehmeti, një prej poetëve më të mirë të Kosovës, vdiq pa u pranuar anëtar i akademisë. Zekrija Cana po ashtu, vdiq pa u pranuar në akademi”.

“Kemi Agim Vincën që katër herë është propozuar dhe po aq herë nuk është pranuar. Mund të them me bindje se ai është studiuesi më i mirë i gjuhës shqipe. Pastaj, Jahja Drancolli, që është historian i kohëve me të cilën nuk merret tjetërkush në Kosovë. As ai nuk pranohet në akademi. Sivjet konkurruan, Zake Prelvukaj dhe Shefkie Islamaj. Asnjëra nuk u pranuan. Shefkije Islamaj është viktimë e orientimit të saj. E mbrojtjes që i bën gjuhës standarde shqipe. Shumica e atyre që janë në akademi janë kundër standardit. Po përjashtoj Idriz Ajetin. Kemi një gjuhëtar aty që thotë: “Gjuhën shqipe duhet ta bëjmë si rrobat, që t’iu bie të gjithëve”.

Qosja më tutje ka deklaruar se sivjet në akademi janë pranuar individë që nuk panë asnjë vepër shkencore, ndërsa ka folur edhe për pranim me marrëveshjet të anëtarëve të kësaj akademie, njëri ndër të cilët, sipas tij, është ministri Arsim Bajrami, njofton Klan Kosova.

“Kemi njerëz që janë pranuar në akademi, e nuk kanë asnjë vepër shkencore”.

“Nuk është qëllim i akademisë të përtrihet. Sipas ligjit veprat e anëtarëve të akademisë duhet të kenë rëndësi të vecantë, apo kulmore. Cfarë rëndësie të vecantë kanë veprat e atyre që s’kanë vepra?”

“Akademinë e sundon një klan rajonal dhe një klan partiak, tash e njëzet e dy vjet. Me kritere partiake dhe kritere që kanë parasysh mosnjohjen e gjuhës standarde dhe të krijimit të kombit kosovar refuzojnë të tjerët. Kështu, gati e gjithë kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është në akademi. Në zgjedhjet e para katër vjetësh kur e kanë parë se ia kanë tepruar, një gjuhëtar ka shkuar tek kryeministri i atëhershëm Hashim Thaci dhe i ka thënë se kë doni ta pranoni nga Partia Demokratike e Kosovës në akademi. Dhe Thaci ka thënë se e duan ministrin Arsim Bajrami. Ata e bënë anëtar korrespodent, por tani nuk e bënë të rregullt. Sepse frikësohen se nesër mund të bëhet kryetar i saj. U pranua në akademi edhe kryetari i Prishtinës, tash kryeministër, pothuaj pa asnjë vepër. Pse u pranua ky njeri? Sepse u duhet atyre brenda akademisë për ta bërë atë vend shtëpi private. Nuk ka akademi në Europë që e pranon njeriun në pozitë shtetërore për anëtar”. /klankosova.tv

Pulë italiane nga duart e Kim Kardashian!

Posted: 19 Jan 2017 12:40 PM PST

Kim Kardashian di të qëndrojë çdo herë në qendër të vëmendjes tek mediat rozë.

E edhe kësaj radhe Kim ka dëshmuar që është e zonja edhe në gatim, njofton Klan Kosova.

Veshur me një bluzë të bardhë në të cilën vë në sipërfaqe paksa gjoksin e saj tërheqës, bukuroshja Kardashian është parë teksa përgatit pulë italiane nga receta e saj, njofton Klan Kosova.

Se me duart e saj di të gatuaj ushqime të shijshme Kim ka lë të kuptohet përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Bombastikja shihet në ambientet e kuzhinës teksa gjendet e rrethuar nga perime të ndryshme.

 

Kërkohet anulimi i asamblesë zgjedhore të KOK-it (VIDEO)

Posted: 19 Jan 2017 12:40 PM PST

Departamenti Ligjor i Ministrisë së Kulturës dhe Sportit e ka pranuar të enjtën një dokument ku kërkohet anulimi i asamblesë zgjedhore të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Atë e dorëzuan delegati i federatës së mundjes Durim Berisha, kryetari i federatës së ping pongut Nehat Çitaku dhe ai i kickboksit Fatmir Makolli.

Këta po pretendojnë se gjatë mbajtjes së asamblesë zgjedhore ka pasur shumë shkejle ligjore.

Kronikë nga Naim Selmani.

klankosova.tv

Labinot Tahiri shpërblehet për kontributin në humanizëm

Posted: 19 Jan 2017 12:25 PM PST

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, është shpërblyer me mirënjohje nga Këshilli i Rinisë Europiane të Kosovës.

Labinot Tahirit i është ndarë medalja e parë nga KREK, për kontributin në sferën e humanizmit dhe motiv për qytetarinë aktive, njofton Klan Kosova.

Për mirënjohjen e fituar, ka njoftuar vet këngëtari Tahiri përmes një statusi të publikuar në facebook, teksa ka shtuar se shpërblimin e tillë ia dedikon popullit shqiptar, njofton Klan Kosova.

Për më shumë ja dhe postimi i plotë i Labinot Tahirit:

”Unë këtë medalje, ia dedikojë popullatës Shqiptare, të cilët treguan zemërgjersinë dhe bujarinë që kanë mes njeri tjetrit.
Unë jam gjallë për ta treguar misionin e shqiptarëve se sa të lidhur jemi mes vete.
Ata e deshmuan në shumë raste vetën duke mbledhur në orë rekord shuma të cilat u deshnin për ti shëruarë fëmijet tanë”, ka përfunduar Labinot Tahiri, njofton Klan Kosova.

16174487_1329040937171287_6881548785224065246_n

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more