Skip to main content

Klan Kosova : “Juventus eliminon Milanin nga Kupa ” plus 24 more

Klan Kosova : “Juventus eliminon Milanin nga Kupa ” plus 24 more


Juventus eliminon Milanin nga Kupa 

Posted: 25 Jan 2017 02:44 PM PST

Skuadra e Juventusit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur Milanin me rezultat 2:1.

Golat për Juventusin në këtë ndeshje i shënuan Dybala dhe Pjanic, ndërsa golin e vetëm për Milanin e shënoi Bacca.

Juventus në gjysmëfinale do të luaj kundër Napolit, që mbrëmë eliminoi Fiorentinën, shkruan Albeu.

Celta eliminon galaktikët, Reali jashtë Kupës së Mbretit

Posted: 25 Jan 2017 02:43 PM PST

Reali i Madridit i ka dhënë lamtumirën Kupës së Mbretit në Spanjë, duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj Celta Vigo.

Ronaldo u rikthye te goli në këtë takim, por kjo nuk mjaftoi që Reali të vijonte rrugën e suksesit për këtë trofe.

Pas humbjes në Santiago Bernabeo javën e kaluar me rezultatin 1-2, Real Madridi luante vetëm për fitoren mbrëmjen e sotme, shkruan Top Channel.

Por Celta Vigo rezultoi një kundërshtar i fortë edhe në këtë sfidë, duke udhëhequr ndeshjen deri në minutën e 90, kur Vazquez barazoi shifrat në 2-2, rezultat që la jashtë Kupës së Mbretit galaktikët e udhëhequr nga Zinedin Zidan.

Besa Luzha: Dialogu pa efekte, Kuvendi duhej të mblidhej

Posted: 25 Jan 2017 02:43 PM PST

Analistja, Besa Luzha ka thënë se ka pritur që pas trenit serb, të ketë një reflektim të institucioneve për riformatimin e dialogut me Serbinë.

"Erdhëm tek një moment kur ishte një tension i qëllimshëm, ndoshta për të provokuar situatën në Kosovë, institucionet vepruan, me plan apo pa plan por në një mënyrë dëshmuan "muskujt" e shtetit tonë".

"Pas kësaj, është pritur që të ketë reflektim, sidomos të presidentit Thaçi, pasi e mori guximin të drejtojë situatën e tensionuar, pasi edhe e ka detyrën që të ketë rol uniteti".

"Kam pritur që t'i mbledhë të gjithë akterët dhe të diskutojnë për një ndryshim të formatit, përcaktim të listës me prioritete, harmonizim të qëndrimeve se çka mund të negociohet e çka jo por kjo nuk ndodhi, edhe pas përpjekjes së opozitës".

Luzha si e ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova tha se dialogu Kosovë-Serbi do të duhej të diskutohej në Kuvendin e Kosovës, pasi është një temë shumë e rëndësishme për vendin.

"Nuk ka temë më të rëndësishme për tu mbledhur përfaqësuesit e popullit por ne pamë një anashkalim të rolit të Kuvendit dhe marrjen e detyrës për të negociuar direkt nga ana e presidentit, pa ja dhënë mandatin Kuvendi".

"Ne mund të sillemi si shtet dhe të themi se nuk jemi kundër dialogut por kushtet dhe rrethanat kanë ndryshuar dhe se ne nuk do të vrapojmë sa herë që Brukseli ose Serbia kanë nevojë për poena".

Ajo ka thënë poashtu se inkuadrimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në këtë dialog, mund të jetë edhe shkelje ligjore.

"Hyrja e presidentit Thaçi në dialog, pa marrë mandat zyrtar nga Kuvendi mendoj se është edhe shkelje ligjore".

"Nëse ka pasur iniciativa nga BE për përfshirjen e lojtarëve të rinj, megjithatë është dashur të diskutohet në Parlament, a është momenti apo jo i përfshirjes së presidentit. Presidenti me rolin unifikues duhej ta kishte edhe një platformë unifikuese".

Sipas saj, edhe pas kaq shumë vitesh dialog mes të dyja palëve, nuk ka normalizim të marrëdhënieve.

Luzha poashtu nuk pret as efekte pozitive nga dialogu.

"Marrëdhëniet edhe në vitin 2017 janë të acaruara, nuk ka pasur asnjë efekt. Si mund të ulen tensionet me një shtrëngim duarsh kur Serbia vahzdimisht të poshtëron në nivel ndërkombëtar. Do të kishte kuptim, nëse Serbia do të thoshte se pas gjithë kësaj, do të gjente forma të njohjes së shtetit të Kosovës".

"Mendoj që nuk ka asnjë efekt, përpos faktorizimit të Thaçit dhe Nikoliqit dhe njëfarë vetëkënaqësie të Bashkimit Europian".

 

 

“Ligji i pabarabartë për familjarët e viktimave civile”

Posted: 25 Jan 2017 02:40 PM PST

Bekim Blakaj, drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka thënë se një përqindje e vogël e familjarëve të viktimave civile që nuk kanë përfituar nga Ligji që ua siguron këtë të drejtë.

"Shumica i gëzojnë këto benifite, por janë disa grupe të margjinalizuara që nuk e gëzojnë këtë të drejtë".

"Ka shumë arsye, në vitin 2011 është marrë vendim nga Ministria e Punës, e cila e obligon këtë ministri që të mos pranoj aplikacione të reja rreth kësaj çështje".

"Një pjesë e familjeve serbe nuk kanë mundur ta realizojnë këtë të drejtë".

Këto komente Balakaj i ka bërë në Kosova Direkt të Orës së Fundit.

"Në ligj thuhet se këtë të drejtë e kanë vetëm familjarët e viktimave civile që janë vrarë ose zhdukur deri më 20 qershor 1999".

"Por është edhe një numër i viktimave civile të komunitetit serb që janë vrarë edhe pas kësaj periudhe dhe nuk mund ta gëzojnë këtë të drejtë".

Familjarët e këtyre viktimave gëzojnë një pension prej 165 eurove.

"Shumica ë këtyre viktimave janë në gjendje të keqe ekonomike dhe iu duhen këto të holla".

 klankosova.tv

Shkodër: Grabitet me dhunë shpërndarësi i picave

Posted: 25 Jan 2017 02:10 PM PST

Rreth orës 20:45 të kësaj të merkure, një person është grabitur në afërsi të Varrezave të Dëshmorëve, në qytetin e Shkodrës.

Sipas të dhënave të fundit, shtetasi me inicialet E.J është sulmuar fizikisht nga dy persona.

Ai ka qenë duke shpërndarë pica me motor, kur dy agresorët i kanë prerë rrugën, e kanë marrë me forcë portofolin, celularin dhe madje edhe motorin, shkruan Top Channel.

Autoritetet lokale njoftojnë se forcat e policisë, me të marrë njoftimin ka ngritur disa postoblloqe për të kapur të dyshuarit, ndërsa po kryejnë veprimet hetimore proceduriale.

 

Në 20 vjetët e fundit, 2017-ta më e vështira për fluturimet (VIDEO)

Posted: 25 Jan 2017 02:07 PM PST

Kushdo që udhëton me aeroplan në dimër, ka frikë se mos po i anulohet fluturimi shkaku i mjegullës, apo kushteve klimatike, njofton Klan Kosova.

Por pse ndodhin anulimet? Si trajtohen pasagjerët më pas, dhe shuam detaje tjera nga aeroporti, kulla, e pista, i sjell reportazhi i përgatitur nga gazetari Rilind Matoshi.

Hetime për vizitën e Kim në Dubai

Posted: 25 Jan 2017 02:00 PM PST

Kim Kardashian ka vendosur të kalojë pak kohe në një qendër të njerëzve me aftësi të kufizuar gjatë vizitës së saj të fundit në Dubai. Por duket se kjo vizitë ka sjellë disa telashe pasi kjo qendër është nën hetim për mosmarrjen e një aprovimi të mëparshëm për vizitën e Kim.

36-vjeçarja ka bërë një ndalesë në "Rashid Center for the Disabled" më 16 janar. Në disa postime të publikuara në rrjetet sociale, ajo është parë teksa argëtohet me disa fëmijë duke marrë pjesë nëpër aktivitete me fëmijët, të cilët mbanin veshur bluza me fytyrën e Kim, shkruan Top Channel.

Sipas gazetës "Emarat Al Youm", hetimi është fokusuar në mënyrën se si Kim është lejuar të jetë e pranishme në këtë qendër pa marrë një lejë nga qeveria.

Si të fleni për vetëm një minutë?

Posted: 25 Jan 2017 02:00 PM PST

Kur nuk flemë mirë, shohim shumë efekte negative në jetën tonë të përditshme.

Pa dyshim se një gjumë i mirë dhe pa shqetësime është çelës për një shëndet të mirë, aq sa edhe për produktivitetin tonë, transmeton Klan Kosova.

Por a e dini se ekziston një metodë që është shumë efikase, e lehtë dhe ju vë në gjumë për vetëm një minutë?

Krejt çfarë ju duhet janë tri veprime të thjeshta, dhe njihet si metoda "4-7-8".

Merrni frymë përmes hundës për katër sekonda

Mbani frymën për shtatë sekonda

Lëshoni frymën ngadalë përmes gojës për tetë sekonda

Është kaq e thjeshtë. Mund të duket ide e çmendur, por funksionon vërtetë.

Thaçi optimist për dialogun – 25.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 25 Jan 2017 02:00 PM PST

Çfarë thotë Luis Enrique për Messin?

Posted: 25 Jan 2017 02:00 PM PST

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është shprehur së fundmi se lojtari i tij kryesor po i nënshtrohet një procesi evolucioni dhe kjo e ka bërë një "futbollist total".

Strategu i katalanasvve mendon se argjentinasi është kthyer nga sulmues qendre në organizator golashënues, gjë që e bën atë një futbollistë unik.

"Evolucioni i Leos në futboll as që diskutohet. Për disa vite e kemi parë si golashënues dhe evolucioni i tij është ai i një futbollisti total. Ai ka aftësinë për të bërë gjithçka në sulm dhe në mbrojtje. Ai është prototipi i lojtarit në gjendje për të luajtur me një apo dy takime, por edhe pa topin, me atë cilësi teknike që ka. Ai është një lojtar unik”, tha Enrique, shkruan Albeu.

“Raportet midis Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar” – 25.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 25 Jan 2017 01:59 PM PST

Kadri Veseli e thërret Europën në Kuvend – 25.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 25 Jan 2017 01:59 PM PST

Luftëtarët me porosi nga Prekazi: Ne jemi gati – 25.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 25 Jan 2017 01:58 PM PST

Seanca, aktivistët e Vetëvendosjes kundër prokurorit – 25.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 25 Jan 2017 01:57 PM PST

Kosova, më e korruptuara në rajon – 25.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 25 Jan 2017 01:56 PM PST

Lajthishtë: Mbyllet shkolla, nuk ka ngrohje – 25.01.2017 – Klan Kosova

Posted: 25 Jan 2017 01:55 PM PST

Ishulli misterioz që mund të vizitohet vetëm nga 1000 njerëz në vit

Posted: 25 Jan 2017 01:53 PM PST

Deti Mesdhe fsheh një ishull të vogël, të përsosur për të fshehur thesar, i cili gjoja është aty. Megjithatë, gjasat janë të vogla që dikush të gërmojë për të gjetur thesarin …

Ishulli i Montekristos, u bë i famshëm pasi që shkrimtari francez i shekullit të 19-të, Alexandre Dumas, botoi romanin "Konti i Monte Kristos", i cili flet për legjendën e thesarit të varrosur që ishte fshehur aty personalisht nga mjekërrkuqi, shkruan punkufer.hr, përcjellë shqipëriaime.al

Vetëm një mijë turistë në vit, ose më mirë të thuhet fatlumë, kanë leje për të vizituar këtë parajsë natyrore, dhe lista është plotësuar për tri vitet e ardhshme.

Vendndodhja e saktë dhe përmbajtja e thesarit të fshehur mbetet mister, por thashethemet në lidhje me ishullin, si një vend ku fshihet thesari i plaçkitur, kanë qarkulluar edhe qindra vjet më parë, kur një manastir në ishull filloi të krijojë pasuri të madhe.

Por shikuar nga perspektiva e sotme, kjo nuk është aspak e çuditshme, sepse kisha e parë është ndërtuar në ishull në shekullin e 7-të dhe më vonë për mirëmbajtjen dhe pajisjen e saj janë meritore familjet e pasura që kanë dhënë donacione. Megjithatë, shumë besojnë se mjekërrkuqi pikërisht këtu ka fshehur thesarin e vjedhur në aventurat e tij plaçkitëse në shekullin e 16-të.

Ky ishull gjithsesi që do të jetë vend i legjendave, dhe në qoftë se për ndonjë arsye të kuptueshme nuk mund t'a vizitoni atë, së paku mund të lexoni gjithmonë romanin e përmendur si një kryevepër e letërsisë botërore.

Tërmet në ishullin e Kretës

Posted: 25 Jan 2017 01:46 PM PST

Një tërmet me magnidutë 5.4 ballë i shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në 76 kilometra në det, përballë brigjeve lindore të ishullit të Kretës.

Sipas Insitutit Gjeologjik të Athinës, lëkundja sizmike ishte në det, por ajo ka qenë në shtresa sipërfaqësore, çka e ka bërë atë të jetë i fuqishëm.

Banorë të Kretës deklaruan se lëkundja ishte tepër e fortë dhe u ndje në të gjithë ishullin, si dhe në pjesën lindore të Mesdheut.

Ende nuk ka raport për dëme në njerëz, por autoritetet lokale thanë se janë vënë re disa krisje muresh dhe dëmtime të lehta në muret e disa godinave të vjetra, shkruan Top Channel.

Prefektura e lasithit njoftoi se me zbardhjen e ditës do të dërgojë në zonë ekspertët e saj për verifikimin e dëmeve, ndërsa ende nuk ka një vendim nëse do të hapen apo jo shkollat në zonën e prekur nga tërmeti.

Këto ushqime i bëjnë meshkujt më tërheqës

Posted: 25 Jan 2017 01:45 PM PST

Dietat mund të bëjnë mrekulli – jo vetëm për fizikun, për atë se si mendoni, por edhe për bilancin e hormoneve.

Konsumoni produkte te caktuara ushqimore, jo vetëm për të rritur nivelet e testosteronit, por edhe që të dukeni më tërheqës për seksin e kundërt, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë është lista e produkteve që njerëzit patjetër duhet të përfshijnë në ditën e tyre nëse duan ta pushtojnë zemrën e një gruaje.

Tek e fundit gratë duan një burrë të fortë pranë vetës 🙂

Mish

Ushqime deti

Vezë

Shalqi

Lulelakër

Mjaltë

Hudhër

Rrush

Fasule

Qumësht

Tuna

Bregu, Bashës: Nuk hyhet në fushatë duke bërë rolin e viktimës

Posted: 25 Jan 2017 01:41 PM PST

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu duket se nuk e përkrah shumë mënyrën si po sillet opozita kur kanë mbetur dhe pak muaj nga dita e zgjedhjeve.

Sipas Bregut, fryma me të cilën PD-ja po hyn në zgjedhje nuk është e duhura megjithëse nënvizon se strategjia që do të ndiqet i takon kryetarit ta vendosë.

Bregu tha se opozitës i duhet një fytyrë më optimiste.

"Përsa i përket pjesës së strategjisë elektorale përgjigjet kryetari. Në një fushatë nuk hyhet me profilin e viktimës, të humbësit apo të intimiduatrit. Fryma me të cilën një parti hyn në zgjedhje është një çështje që për mendimin tim duhet konsideruar seriozisht. Në fushatë hyhet me frymë optimiste. Fushata është e vakët. Do ishte shumë më mirë që ne të kishim filluar një fushatë të plotë pak më herët. Vazhdoj t'i qëndroj atyre që kam thënë. Çështja nuk është të tregosh me gisht kundërshtarin. Kthimi i vëmendjes te vetja, i problematikës te vetja, do ishte gjëja më e mirë për të hyrë në fushatë", – u shpreh Bregu në një intervistë për Abc News, shkruan Lapsi.al.

Goditja e ortekut në Itali: Rritet numri i të vdekurve

Posted: 25 Jan 2017 01:29 PM PST

Numri i të vdekurve pas goditjes së ortekut në hotelin Rigopiano në Itali ka arritur në 24.

Zjarrfikësit kanë arritur të gjejnë edhe gjashtë trupa të tjerë nën rrënojat e hotelit, duke uluur numrin e të zhdukurve nga kjo tragjedi në pesë, transmeton Klan Kosova.

11 persona kanë shpëtuar nga kjo tragjedi.

Kryeministri italian, Paolo Gentiloni i ka quajtur ekipet e shpëtimit dhe emergjencave si shembull të mrekullueshëm të qytetarisë.

"Falenderimi për 11.000 personat që janë angazhuar në shpëtimin e jetëve të njerëzëve duhet të jetë shumë i fuqishëm dhe unanim", ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Policia mohon të jetë sulmuar ambasada holandeze

Posted: 25 Jan 2017 01:00 PM PST

Dezinformatë është cilësuar nga Policia lajmi për sulmin e armatosur kundër Ambasadës Holandeze në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj lajmit, sipas saj të pavërtetë, të publikuar nga portale serbe, lajm që është ripublikuar nga disa portale vendore, për kinse një sulm të armatosur kundër Ambasadës Holandeze në Prishtinë.

Në reagimin e saj, Policia thotë se nuk ka pasur kurrëfarë gjuajtje me armë në drejtim të Ambasadës Holandeze, shkruan kallzo.com

Policia sqaron se rreth orës 17:50 ka marrë një informacion për të shtëna në një shtëpi private në lagjen Velania dhe menjëherë ekipet policore kanë shkuar në atë lokacion dhe nga verifikimet e bëra dyshohet se një person ka shtënë në ajër nga ballkoni i një shtëpie.

"PK ka kryer bastisje në shtëpinë e dyshuar dhe në vend ngjarje ka gjetur dy gezhoja, përderisa është në kërkim të personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë", thuhet në reagimin e Policisë.

“Nëntori” i Arilenës kalon kufijtë

Posted: 25 Jan 2017 01:00 PM PST

"Nëntori" i Arilena Arës mund të cilësohet si një baladë e trishtë, por është një këngë që i ka sjellë këngëtares shumë sukses jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Burime pranë këngëtares tregojnë për Blitz.al se fituesja e "X-Factor" ka firmosur disa ditë më parë një kontratë me një prej shtëpive më të mëdha diskografike në botë, të cilën do ta zbulojmë në ditët në vijim.

Por Blitz.al ka mësuar gjithashtu që "Nëntori" po transmetohet në radiot kryesore të disa shteteve si Turqi, Francë, Rusi.

Kjo këngë është luajtur së fundmi gjatë ndeshjes Inter-Palermo dhe në aktivitete të tjera sportive.

Ronaldo bën një deklaratë befasuese për Messin

Posted: 25 Jan 2017 01:00 PM PST

Ylli i Real Madridit, Cristiano Roaldo ka thënë se nuk ka asnjë luftë me Leo Messin dhe se ata nuk mund të krahasohen.

Ai po ashtu thotë se njerëzit tashmë kanë filluar të krahasojnë edhe fëmijët e tyre dhe kjo është absurde, shkruan Albeu.

"Për mua, lufta Ronaldo-Messi nuk ekziston. Nuk mund të krahasoni lojtarët. Cristiano është Cristiano dhe Messi është Messi. Njerëzit kanë filluar të krahasojnë edhe fëmijët tanë, si ata rriten, çfarë bëjnë në shkollë, madje edhe se kush është më i shpejti. Kjo është absurde", është shprehur Ronaldo.

Pacolli si mik te Trump, morri mbështetje nga republikanët (FOTO)

Posted: 25 Jan 2017 12:56 PM PST

20 janari ktheu sytë e botës kah Uashingtoni.

Atje po pritej të mbahej ceremonia e inaugurimit të Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo datë, ishte bërë temë paraprakisht në Kosovë. Çështja ishte se kush prej politikanëve kosovarë kishte marrë ftesë zyrtare për të përcjellë këtë ngjarje.

Një ftesë e pati kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Ai morri rrugë për Amerikë ku dhe ndoqi nga afër betimin e Trump.

Sidoqoftë, pas kthimit, Pacolli në një prononcim për klankosova.tv ka thënë se kjo ftesë ka një histori tjetër.

"Kam qenë i ftuar edhe në dy inaugurimet e fundit të Presidentit Obama. Jemi ftuar me shoqen time, nga komiteti organizativ në cilësinë e "miqve", ka thënë ish-presidenti i Kosovës.

Gjatë qëndrimit në mesin e të ftuarve në kohën kur po zhvillohej ceremonia, Pacolli është kapur në këmbë nga kamerat e televizioneve botërore. Menjëherë u aludua se për të nuk ka pasur ulëse.
pacolli-inaugurimi

Por vet Pacolli ka një shpjegim për këtë.

"Momenti kur isha fotografuar nga CNN në këmbë, ishte kur filloi shiu".

"Në mungesë të çadrës gjegjësisht të mbulesës  së  plastikës u largova për të kërkuar strehim. Kisha dhe një telefonatë dhe u përgjigja".

Lideri i AKR-së, nga Uashingtoni pati treguar se gjendet në rendin e gjashtë të mysafirëve. Pra fare pranë nga aty ku presidenti  Trump po mbante fjalim. Aty gjendeshin edhe figurat më të rëndësishme politike të viteve të fundit në SHBA, përfshirë, presidentin e fundit Barack Obama, ish-presidenti Bush, ish-presidenti Clinton dhe kundërkandidatja e Trump, ish-sekretarja Hillary Clinton.

Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë kur Pacolli është gjendur në një pozitë si kjo.

"Unë edhe në ftesat e kaluara kam pasur ulëse afër platformës ku mbahet betimi i presidentit, dhe ndoshta sepse gjithmonë kam qenë i ftuar zyrtarisht nga organizatorët", pohon Pacolli për klankosova.tv.

Ceremonia inauguruese nuk ishte e vetmja për të cilën Pacolli kishte ftesë.
pacolli
maria-pacolli

"Unë kam marrë pjesë në Ceremoninë e Betimit, dhe në Ballon Inauguruese të Presidentit Trump. Kam pasur ftesë dhe ulëse edhe për Paradën Inauguruese", pohon ai.

Ashtu siç e do zakoni, Pacolli në të gjitha ngjarjet po shoqërohej nga bashkëshortja e tij Maria Pacolli.
pacolli1 maria-pacolli1

Por me ta, siç pohon Pacolli, ka qenë edhe një bashkëpunëtor i tij.

Qëndrimin në SHBA, kryetari i AKR-së ka treguar ta ketë shfrytëzuar maksimalisht për të zhvilluar edhe takime të ndryshme me njerëz të krahut të presidentit amerikan, Trump.

"Gjatë vizitës sime në Uashington, kam takuar kongresmenë dhe senatorë të ndryshëm, kryesisht republikanë".

"Gjatë takimeve që kisha më është garantuar një përkrahje të vazhdueshme ndaj Kosovës", thekson Pacolli.

Ai në fund ka thënë se qasja e SHBA-së, nuk do të ndryshojë assesi karshi Kosovës, ani pse atë e drejton një republikan, për më tepër Donald Trump.

"Nuk duhet harruar se Pavarësia e Kosovës ndodhi nën mandatin e Presidentit Bush, do të thotë në kohën e Republikanëve. Politika e SHBA ndaj Kosovës sigurisht që nuk do të ndryshojë", ka përfunduar Pacolli.

klankosova.tv

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more