Skip to main content

Klan Kosova : “Euronews: Kosova e zemëruar nga treni “provokativ” i Serbisë” plus 24 more

Klan Kosova : “Euronews: Kosova e zemëruar nga treni “provokativ” i Serbisë” plus 24 more


Euronews: Kosova e zemëruar nga treni “provokativ” i Serbisë

Posted: 14 Jan 2017 03:25 PM PST

Euronews shkruan se autoritetet serbe kanë dërguar një tren promovues në veriun e Kosovës për herë të parë pas 18 vjetësh e se ky veprim u konsiderua si një “provokim i rëndë” nga Prishtina.

Në shkrim thuhet se treni ishte pikturuar në ngjyra të Serbisë dhe në të shkruhej mesazhi “Kosova është Serbi”.

Në këtë artikull të Euronews citohet edhe drejtori i Zyrës  serbe për Kosovë, Marko Gjuriq dhe deklarata e tij se ky tren nuk është ndonjë risi po është një zgjerim i linjës hekurudhore që ekziston tash e 10 vjet, e kjo deklaratë cilësohet si "minimizim i polemikave".

E poashtu përmendet se Kosova ka akuzuar Serbinë për kërcënim të stabilitetit rajonal dhe se I ka bërë thirrje BE-së për të ndërhyrë./klankosova.tv

BBC: Treni përshkallëzon tensionet e Serbisë me Kosovën

Posted: 14 Jan 2017 03:14 PM PST

Një nga mediat më të njohura ndërkombëtare, BBC ka raportuar për trenin serb që është ndaluar të futej në Kosovë.

Sipas këtij artikulli, kjo ka tensionuar edhe më shumë situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Në artikullin e BBC-së thuhet se Kosova ka penguar një tren serb të kalojë kufirin midis dy vendeve, me supozimet se ishte përgatitur për të hedhur në erë rrugën hekurudhore, transmeton Klan Kosova.

Aty poashtu përmendet se kjo linjë e trenit që do të përurohej nga Beogradi  për në veri të Kosovës  shihej si një lidhje e rëndësishme e transportit nga ana e Serbisë.

Shkrimi i BBC-së përmend poashtu se në trenin serb shkruhej slogani “Kosova është Serbi” e poashtu se Kosova ka  shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe e pa trenin si një akt provokimi.

 capture

REUTERS: Kosova bllokoi hyrjen e “trenit provokativ” nga Serbia

Posted: 14 Jan 2017 03:07 PM PST

Agjencia e lajmeve, Reuters ka shkruar për ndalesën që i bënë institucionet e Kosovës trenit të Serbisë.

“Policia e Kosovës e ka bllokuar të shtunën hyrjen e trenit i cili po vinte nga Serbia i pikturuar me ngjyrat e flamurit serb dhe me fjalët "Kosova është Serbi".

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte urdhëruar forcat e njësisë speciale të dalin në kufi për të ndaluar ardhjen e trenit i cili kishte qëllim vetëm provokimet dhe nuk kishte leje të kalonte nga autoritetet e Prishtinës”, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Në artikull përmendet edhe liderii AAK-së, Ramush Haradinaj i cili u arrestua nga autoritet franceze me urdhërarrest të Serbisë.

http://www.reuters.com/article/us-kosovo-serbia-train-idUSKBN14Y0S6

Serbët nesër protestojnë

Posted: 14 Jan 2017 02:41 PM PST

Serbët kanë paralajmëruar se do të mblidhen nesër tek monumenti i Llazarit në veri të Mitrovicës për të protestuar kundër “përpjekjes për të shtypjen dhe frikësimin e serbëve”, shkruan Blic.rs, përcjellë Klan Kosova.

Protesta është thirrur pasi është ndalur nga autoritetet e Kosovës hyrja në Kosovë e trenit që ishte nisur nga Beogradi.

 

Partia e Drejtësisë përgëzon për maturinë dhe vendosmërinë ndaj provokimit të Serbisë

Posted: 14 Jan 2017 01:54 PM PST

Partia e Drejtësisë bën me dije se me shqetësim ka përcjellë provokimin e radhës të shtetit të Serbisë, që nisi trenin, që e quajnë subversiv me simbolet e saja nacionaliste dhe fetare në 18 vjetorin e masakrës së Reçakut, që tmerroi botën dhe shpërfaqi terrorin e forcave serbe ndaj popullatës civile shqiptare, dhe që solli ndërhyrjen historike ushtarake të forcave ndërkombëtare në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

"Partia e Drejtësisë përgëzon institucionet përgjegjëse shtetërore dhe në veçanti Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e masave profesionale dhe të vendosura për mbrojtjen e sovranitetit të vendit nëpërmjet ndalimit të trenit provokues të Serbisë në Kosovë; si dhe qytetarët e vendit të të gjitha përkatësive etnike për pjekurin dhe maturin e treguar me këtë rast", shkruan në komunikatën e kësaj partie.

Partia e Drejtësisë kërkon nga Qeveria e vendit ngritjen në shkallën më të lartë të përgjegjësisë institucionale duke pasur parasysh sfidat serioze të kohës para nesh.

"Në këtë drejtim, PD fton të gjitha subjektet politike që të veprojnë të bashkuara mbi platformën e interesave të përbashkëta kombëtare dhe shtetërore dhe pret nga Qeveria e vendit formulimin e politikave më të qarta ndaj bisedimeve në Bruksel, me të cilat në mënyrë shumë më të vendosur se deri më tani do të mbrohet sovraniteti i vendit dhe interesat kombëtare e shtetërore mbështetur në respektimin e plotë të parimit të reciprocitetit, barazisë dhe respektit të plotë ndërshtetëror", përfundon komunikata.

 

Mediat ruse: Treni i parë që udhëtoi nga Beogradi në Kosovë që nga viti 1999 u ndalua

Posted: 14 Jan 2017 01:09 PM PST

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik ka raportuar se treni i parë i pasagjerëve nga kryeqyteti serb i Beogradit në Kosovë pas vitit 1999 u ndalua të shtunën, si pasojë e një kërcënimi të sigurisë.

Në shkrimin e kësaj agjencie ruse thuhet se treni që u nis nga Beogradi për  në Mitrovicë është ndalur në  Rashkë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Në këtë shkrim thuhet se treni ishte me ngjyrë si  të flamurit serb me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, duke shkruar në 21 gjuhë të ndryshme.

Aty poashtu thuhet se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, ani pse pavarësia e Kosovës është shpallurnë vitin 2008 dhe Kosova është njohur nga më shumë se mbi 100 shtete./klankosova.tv

Haradinaj: Sot u dha mesazhi se Kosova ka zot shtëpie

Posted: 14 Jan 2017 01:07 PM PST

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se treni serb ka shkaktuar telashe dje dhe jo sot, kurse sipas tij shteti e ka kryer detyrën që e ka obligim më kushtetutë, njofton Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se më në fund është dhënë mesazhi se Kosova ka zot shtëpie.

"Institucionet kryen detyrat që kanë marrë, dhe ne inkurajojmë që edhe me murin të veprohet njëjtë", ka thënë Haradinaj në edicionin special të Klan Kosova.

"Nuk ka të drejtë as Serbia as askush tjetër të cenoj sovranitetin tonë".

"Në kohën kur u ndërtua muri, institucionet nuk kanë ditur asgjë. As treni nuk ka ardhur nga ajri, janë ndërtuar hekurudhat nga Serbia", ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi më tej se dialogu me Serbinë ka humb dhe se përfaqësuesit për dialog duhet ta dinë se nuk e përfaqësojnë veten por institucionet.

"Institucionet dhe populli e ka kuptuar se Serbisë duhet t'i kthehet me të njëjtën monedhë".

"Serbia e din se e ka humbur Kosovën".

"Dua të përshëndes gjitha forcat policore të Kosovës", ka përfunduar Haradinaj.

Flet makinisti i trenit: Katastrofë të dërgohen njësi speciale për një tren pasagjerësh

Posted: 14 Jan 2017 01:01 PM PST

Makinisti i trenit që u nis nga Beogradi në Mitrovicë por u kthye mbrapsht nga autoritetet kosovare, Jelenko Stevanoviq tha se  është një goditje e tmerrshme të minohet hekurudha në shekullin 21 dhe të dërgohen njësi speciale për një tren pasagjerësh.

“Është një nder për mua që ta drejtojë këtë tren. Ne jemi duke bërë një gjë të tillë me vite dhe tash ndodhi problemi,” tha ai për “Blic”, transmeton Klan Kosova

Pacolli: Dialogu me Serbinë të vazhdojë me disa parakushte

Posted: 14 Jan 2017 01:01 PM PST

Behgjet Pacolli, lideri i Aleancës Kosova e Re, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë vetëm nëse plotësohen disa parakushte.

"Duhet të bëhet pastrimi i listave të Interpolit me emrat e kosovarëve, duhet të te hiqet muri, duhet të ketë reciprocitet të plotë me Serbinë", ka thënë Pacolli, në një lidhje direkte në edicionin special të Klan Kosovës.

Pacolli më tutje ka thënë se është ndjerë krenar me mënyrën si është mbrojtur shteti.

"Informata se sot nga ora 18:00 do të vij në Mitrovicë, më ka shqetësuar mu por edhe gjithë qytetarët e Kosovës".

"Kam qenë i shqetësuar edhe me vonesën e deklarimeve të institucioneve të Kosovës".

"Por në orët e vona kam qenë i lumtur si kosovarë, sepse edhe ne kemi shtet,e dhe ne dimë të veprojmë në momente të caktuara edhe ne mund ta ruajmë kufirin tonë".

Dardan Sejdiu: Treni, pjesë e serialit Thaçi e Mustafa

Posted: 14 Jan 2017 12:48 PM PST

Dardan Sejdiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë për Klan Kosovën se "treni serb është një nga episodat e shumta të serialit të presidentit Thaçi e kryeministrit Mustafa".

"Ky serial e ka ngujuar Kosovën dhe ia sfidon sovranitetin, ka filluar në vitin 2011 dhe deri tani ka bërë Serbinë më agresive duke lëshuar pe në çdo elemet të sovranitetit".

"Treni nuk është asgjë më shumë se vazhdimisë e një politike, kemi murin, dhe kemi ndalimin e Haradinaj, pra kemi sfidim të drejtësisë".

Sejdiu  poashtu ka deklaruar se krejt kjo ngjarje është një "show medial".

"Ky shoë medial i kryeministrit, i presidentit, është asgjë më shumë se "show medial" për të munduar të kapërcjenë një krizë të thelle prej që janë 3 vjet në pushtet".

"Në Mitrovicë kemi një mur, kemi një Serbi më agresive ndërsa pushteti, priti Vuçiqin të dalë në një konferencë për media në mënyrë që kryeministri Mustafa të dalë".

"12 orë, e gjithë shoqëria në Kosovë priste një fjalë nga dikush që udhëheq me këtë vend, dhe e vetmja gjë që pamë është një konferencë e vobektë që ndodhi pasi që foli Vuçiqi".

"Ky është shoë i Hashim Thaçit, që përshfaq paradoksin e gjithë ditë, nuk ka kuptom ajo që thotë Hahsim Thaçi dhe Isa Mustafa sepse janë në kundërthënie".

Sejdiu ka thënë poashtu se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet dhe të vihen kushte.

"Dialog pa parime nuk ka kuptim, reciprocitet ekonomik, politik e tregtar i menjëhershëm me një shtet që ndërton probleme, telashe. Aty fillon rimëkëmbja e Kosovës sepse merremi me zhvillim të vetvetes dhe jo me Serbinë".

 

 

AAK: Rasti Haradinaj dhe treni, janë pjesë e të njëjtit skenar

Posted: 14 Jan 2017 12:46 PM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se treni serb është provokimi i radhës që Serbia i ka bërë Kosovës pasi kjo ngjarje rrjedhi menjëherë pas arrestimit të Ramush Haradinajt, lider i AAK-së, andaj këto dy ngjarje janë sulme të njëpasnjëshme ndaj Kosovës.

Lexoni reagimin e plotë:

Provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, janë rezultat i politikës nënshtruese të Qeverisë së Kosovës dhe qasjes së gabuar në bisedimet me Beogradin!

Reagimi i Qeverisë për këtë ngjarje ka qenë tepër i vonuar.

Dy sulme të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës,brenda një kohe të shkurtër, fletarresti ndaj Haradinajt dhe “shoë me Trenin”, janë pjesë e të njejtit skenar që për qëllim ka destabilizimin e Kosovës dhe cënimin e lirisë së saj!

Kjo fushatë incidentesh e provokimesh të hapura të Serbisë ndaj Kosovës, duhet të marrë fund menjëherë dhe hapi i parë i Qeverisë së Kosovës, duhet të jetë ndalja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë dhe krijimi i strategjisë së përballjes me sulmet, tashmë të hapura të Serbisë kundër Kosovës!

Blendi Fevziu: Kosova dha provën se është shtet

Posted: 14 Jan 2017 12:43 PM PST

Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu e ka komentuar situatën në Mitrovicë, veprimet dhe vendimet e anës kosovare.

Sipas Fevziut, Kosova tregoi sot se është shtet i vërtetë për shumë arsye.

Më poshtë është shkrimi i tij i plotë:

"Shtet i vërtetë bëhesh kur merr vendime!
Shtet i vërtetë bëhesh kur nuk i shmangesh përgjegjësive!
Shtet i vërtetë bëhesh kur ke besim tek forca dhe e drejta jote!
Shtet i vërtetë bëhesh kur qytetarët e tu ndihen krenar për ty!
Kosova dëshmoi sot të gjitha këto. Urime për vendimin, më i drejti i mundshëm. Treni i provokimit duhej të kthehej mbrapsht dhe u kthye", ka shkruar Fevziu në profilin e tij në Facebook.

Futbollisti i kombëtares: Ju lumtë Policisë së Kosovës, krenar me ju

Posted: 14 Jan 2017 12:42 PM PST

Anësori i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani, ka vlerësuar vendimin e Policisë së Kosovës, për t'i ndaluar hyrjen në Kosovë trenit të nisur nga Serbia.

Në rrjetin social Facebook, Lenjani ka shkruar:

“Dy vite më parë ne i treguam kush jemi, sot ju treguat forcën. Ju lumtë Policisë së Kosovës. Krenar me ju”.

 

Kelani: Policia ka shikuar gjithë hekurudhën nuk ka pasur mjete të dyshimta

Posted: 14 Jan 2017 12:28 PM PST

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se të gjitha ato që janë thënë nëpër mediat serbe, se hekurudha nëpër të cilën parashihej të kalonte treni i nisur nga Beogradi, ka qenë e minuar, janë dezinformata.

"Këto deklarime janë jo të vërteta, kemi dërguar edhe njësitet tona për të parë nëse ka pas ndonjë mjet të dyshuar, por është verifikuar se nuk ka pas asnjë mjet të dyshimtë", ka thënë Kelani për Klan Kosova.

"Ne kemi zbatuar ligjet e Kosovës. Kemi përdor njësitet kufitare nga vlerësimet e para, më pas janë dërguar njësitet tjera. Ka pas dezinformata të ndryshme nga mediume serbe, por edhe të zyrtarëve politikë se është minuar hekurudha siç kanë thënë", ka shtuar Kelani.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka poseduar informacione lidhur me paralajmërimet për hyrjen e një treni që është ilegal. Referuar gjitha informacioneve ne kemi vepruar menjëherë me plane operacionale policore, po njëkohësisht kemi dërguar njësi policore shtesë, me qëllim ta parandalimit të hyrjes së trenit", ka pohuar Kelani.

Forcat policore tërhiqen nga veriu

Posted: 14 Jan 2017 12:21 PM PST

Pas ndalimit të futjes së trenit serb në Kosovë, Njësia Speciale e Kosovës po bëhet gati që të kthehet prapa nga pika kufitare në Jarinje, njofton Klan Kosova.

Në ndërkohë, mediat serbe kishin raportuar se pavarësisht që treni po kthehet prapa për në Beograd, Njësia Speciale e Kosovës ROSU që është e armatosur me armë të gjata po qëndron në Jarinje.

Limaj: E tash filloi gara se kush e ndali trenin

Posted: 14 Jan 2017 12:18 PM PST

Lideri i Nismës për Kosovën, Famit Limaj ka thënë se tash pas kthimit të trenit në Beograd ka thënë se Hashim Thaçi do të tentojë që të  nxjerrë përfitime për veten e tij në bazë të angazhimeve dhe punës së dikujt tjetër.

Sipas Limajt, politika aventureske e qeverisë është e papërgjegjshme dhe tregtimi i disa politikanëve në pushtet me interesat e vendit tonë, për interesin e tyre individual.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Limajt: 

E tash filloj gara se kush e ndali trenin..!

Si gjithmonë e kemi Hashimin i cili vrapon për të nxjer përfitime për veten e tij, nga angazhimi dhe puna e të tjerëve.
Trenin nga Serbia e ndali presioni publik në Kosovë dhe poashtu angazhimi i ndërkombëtarëve të cilët e kuptuan se ky veprim i qeverisë së Serbisë po e cenon rendin dhe sigurinë në Kosovë.

Pyetja e cila don përgjigje sot është: Se kush është përgjegjës për këtë situatë të krijuar ku Serbia merr guxim dhe nis këtë tren provokativ dhe me simbolikë të qartë, dhe kush e çka e solli murin në Mitrovicë ?

Krejt kjo që po ndodh sot rrënjët i ka qysh nga fillimi i dialogut pa kushte me Serbinë në vitin 2011, poashtu politika aventureske dhe e papërgjegjshme e kësaj qeverie, dhe tregtimi i disa politikanëve në pushtet me interesat e vendit tonë, për interesin e tyre individual.

Këta i kanë shkaktu shumë sherre e plagë Kosovës tonë, e që fatëkeqësishtë do të jetë shumë e vështirë me i largu dhe me i shëru.

 

Vuçiq: Shqiptarë mos na i ktheni armët, sepse nuk lejojmë

Posted: 14 Jan 2017 12:15 PM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se hapat të cilët i ka ndërmarrë Prishtina, në siç e ka quajtur ai, rihapjen e linjës hekurudhore nga Beogradi në Mitrovicë, kanë provokuar një konflikt të hapur në Ballkanin Perëndimor, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Gjatë një pauze kur doli nga mbledhja e Zyrës për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë, ka shtuar, "Shqiptarët e Kosovës dhe Metohisë as mos ta mendojnë që t'i kthejnë armët drejt serbëve, sepse Serbia nuk do ta lejojë këtë".

Beqiri: Jemi shtet, i pëlqen apo jo Serbisë

Posted: 14 Jan 2017 12:11 PM PST

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri në një postim në Facebook ka thënë se institucionet e Kosovës treguan nivelin e lartë të përgjegjësisë në mbrojtjen e kushtetutshmërisë.

Beqiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “jemi shtet i pëlqen apo jo Serbisë”.

Postimi i plotë i Beqirit:

Institucionet e Kosovës treguan nivelin e lartë të përgjegjësisë në mbrojtjen e Kushtetutshmerisë, ligjshmerisë, sovranitetit dhe integritetit të vendit.

Treni i tillë politikë,treni i agresionit ndaj Shtetit të Kosovës,nuk mund dhe nuk duhet të shkel në tokën e Kosovës.

Përgëzoj Qeverinë e Republikës së Kosovës,ministrit përkatëse.

Policia e Kosovës meriton respekt, falënderim dhe përkrahje për vendosmërinë dhe punën e bërë,jo vetëm me këtë rast. Jemi shtet i pëlqen apo jo Serbisë.

Krenar me Policinë e Kosovës

Me këngë e raki, serbët po kthehen në Beograd (FOTO)

Posted: 14 Jan 2017 12:10 PM PST

Shoferi i trenit serb po e bën punën e tij.

Ai së bashku me udhëtarët tjerë ndonëse nuk e arritën qëllimin, po këndojnë e cakërrojnë gotat me raki sikurse po festojnë diçka.

Të tjerë po qëndrojnë në telefonat e tyre ose duke punuar në llaptop.

Gjithsesi nuk harrojnë të shkrepin edhe ndonjë fotografi si kujtim nga udhëtimi i tyre i ndalur në gjysmë.

Kjo është rruga e kthimit të serbëve për në Beograd, pas qëndrimit prej tre orësh në Rashkë, njofton Klan Kosova.

Pamjet e marra nga mediat serbe.

treni1
1
serbet3
serbet1
serbet4
serbet5
serbet6

Thaçi për Klan Kosovën: Muri në veri do të rrënohet, jo shkurtohet e zvogëlohet

Posted: 14 Jan 2017 12:07 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë për Klan Kosovën se muri i ndërtuar në veri të Mitrovicës do të rrënohet shumë shpejt.

"Edhe muri  në veri i ka ditët e numëruara, do të rrënohet tërësisht dhe jo të zvogëlohet apo shkurtohet".

I pari i vendit e ka bërë këtë deklaratë në një lidhje direkte në edicionin special të Klan Kosovës lidhur me trenin serb të nisur nga Beogradi për në Mitrovicën e veriut.

Abdixhiku: Krenar me djemtë e ROSU-t, por agresioni serb s’përfundon me kaq

Posted: 14 Jan 2017 12:05 PM PST

Analisti, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ndalimit të hyrjes së trenit serb në Kosovë duke thënë se ndjehet krenar për djemtë e ROSU-së, njofton Klan Kosova.

Sipas Abdixhikut agresioni serb nuk përfundon me kaq prandaj duhet ndalur secila përpjekje e Serbisë në Kosovë.

“Serbia ndalet veç me reagim si ky. Serbia gjuhë tjetër s’di. Sot u ndjeva krenar për reagimin shoqëror, për djemtë e ROSU-së, e për vendimin e ndalimit të trenit provokues.

Por me kaq, agresioni serb s’përfundon; agresioni i tyre veç sa ka rinisë.

Prandaj na duhet unitet. Veç bashkë, assesi ndryshe, mund të ndalim secilën përpjekje të Serbisë në Kosovë. Na duhen vendime të tjera, politike, ekonomike, të sigurisë – na duhen të gjithë mendtë, e gjithë forca, gjithçka që kemi – që tregojmë se këtu, megjithatë, ka shtet”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

 

Ja cilat pemë duhet t’i konsumoni për lëkurë më të bukur

Posted: 14 Jan 2017 12:00 PM PST

Ne të gjithë e dimë se të hash shumë fruta dhe perime luan një rol të rëndësishëm  në shëndetin e përgjithshëm të njeriu, ashtu si edhe në pamjen tonë, veçanërisht për lëkurën tonë.

Por, a e dini se cilat janë frutat që i bëjnë mirë lëkurës suaj?

Më poshtë ju sjellim dhjetë frutat që ju bëjnë që ju të keni lëkurë të bukur, të shkëlqyeshme dhe të keni shëndet të mirë, transmeton Klan Kosova.

Boronicat

Mollat

Shalqiri

Bananet

Ananasi

Dredhëzat

Papaja

Kivi

Shega

Qershitë

Pacolli: Treni ilegal dhe i shëmtuar nga Serbia është ndaluar

Posted: 14 Jan 2017 11:58 AM PST

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndalimit të hyrjes së trenit serb në Kosovë duke e quajtur si “ilegal dhe të shëmtuar”, njofton Klan Kosova.

“Kosova është Kosovë! Treni ilegal dhe i shëmtuar nga Serbia është ndaluar”, ka thënë Pacolli në rrjetin social Facebook.

Vazhdon mbledhja e byrosë së sigurisë në Beograd

Posted: 14 Jan 2017 11:53 AM PST

Seanca e jashtëzakonshme e Zyrës për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë së Serbisë, e cila është mbledhur urgjentisht nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me situatën e krijuar rreth trenit Beograd – Mitrovicë, pas dy orë e gjysmë nuk ka përfunduar ende, raporton "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.

Seanca filloi në orën 18:00 dhe Vuçiq pak pas ores 18:30 u shfaq para gazetarëve dhe shpjegoi se çfarë po ndodhte me trenin që u kthye mbrapsht nga Kosova, dhe pastaj ai u rikthye në takimin e Byrosë.

Mediat serbe: Njësia Speciale e Kosovës po qëndron akoma në Jarinje

Posted: 14 Jan 2017 11:52 AM PST

Njësia Speciale e Kosovës, ROSU, që janë të armatosur me pushkë të gjata e që janë vendosur në stacionin hekurudhor në Jarinjes janë duke qëndruar akoma aty.

Kështu raporton media serbe Tanjug, sipas të cilës, disa nga pjesëtarët e Njësisë Speciale janë duke qëndruar edhe mbi shinat e hekurudhës, transmeton Klan Kosova.

Deri tani është raportuar se treni serb është nisur për tu kthyer prapa në Beograd, nga aty edhe ku është nisur.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more