Skip to main content

Klan Kosova : ““Ardhja e trenit është agresion i Serbisë me ndikim të Rusisë, ne s’kemi fuqi ta ndalim”” plus 24 more

Klan Kosova : ““Ardhja e trenit është agresion i Serbisë me ndikim të Rusisë, ne s’kemi fuqi ta ndalim”” plus 24 more


“Ardhja e trenit është agresion i Serbisë me ndikim të Rusisë, ne s’kemi fuqi ta ndalim”

Posted: 13 Jan 2017 02:42 PM PST

Analisti politik dhe njohësi i proceseve integruese, Emrush Ujkani, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se ardhja e trenit serb në Kosovë është akt agresioni nga Serbia dhe fatkeqësisht Kosova s'ka fuqi ta ndalojë këtë agresion dhe këtë shkelje të sovranitetit.

"Me një veprim të tillë Serbia edhe një herë tregon pretendimet e veta që i ka në Kushtetutën e saj. Kjo është shkelje e sovranitet territorial të Kosovës dhe institucionet tona e kanë të pamundur për të ndaluar diçka të tillë", ka thënë Ujkani.

"Kosova s'ka fuqi për ta parandaluar trenin, e ka të pamundur".

"Cilët janë mekanizmat që ka Kosova për të ndaluar një veprim të tillë? Ky veprim është agresion nga një shtet tjetër".

Ujkani ka deklaruar se ardhja e këtij treni në Kosovë nuk është krejt vepër e Serbisë, por ka edhe influencim nga shteti rus i Vladimir Putin-it.

"Ky është edhe një mesazh i Moskës. Këto janë edhe tendenca ruse për të treguar dhe matur ndikimin e tyre".

Sipas Ujkanit e vetmja shpresë e Kosovës për të parandaluar provokime të tilla është "Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe institucionet ndërkombëtare".

Ujkani mendon se nëse treni nga Serbia hynë në territorin e Kosovës "mund të ketë pasoja edhe në të ardhmen", njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

Prishtinasi thotë se kreu 13 vjet burgim pa qenë i fajshëm (VIDEO)

Posted: 13 Jan 2017 02:40 PM PST

Fakti që i ka flokët e rruara, po thotë të ketë qenë arsyeja e vetme pse u dënua 13 vite burgim në vitin 2002, fhe atë për një vrasje për të cilën këmbëngulë se nuk e kreu.

Mehdi Fazliu nga Prishtina, u akuzua se vrau Destan Osmanin nga Mitrovica, të shtunën e 10 qershorit të vitit 2001, në tregun e veturave në Bërnicë të Prishtinës. Aty i ndjeri kishte dalë të shes një veturë të tipit Golf 3 të dhëndrit të tij.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Reshat Millaku, ky bashkë me Agron Canollin e dy persona të tjerë akoma të pa identifikuar, e rrëmbyen Osmanin nga tregu i veturave dhe e dërguan në një drejtim të pa njohur, e më pas viktima u gjet i vdekur në rrugë në fshatin Siçevë të Podujevës.

Aktakuza e më pas edhe aktgjykimi, u ngritën në bazë të deklaratës së një dëshmitarit të quajtur Gazmend Shala, i cili po atë ditë kishte blerë veturën e të ndjerit në treg.

Fazliu edhe pse e mbajti burgun prej 12 vitesh e 6-të muaj, thotë se këtë dënim e mori pa meritë. Ai insiston se nuk e vrau Destanin sepse nuk e njohu kurrë as atë, madje as dëshmitarin e as personin më të cilin u akuzua se e kreu vrasjen.

I veçantë ishte edhe momenti i njohjes me bashkë kryesin e veprës, Agron Canollin, tek po prisnin në korridor të përballeshin me dëshmitarin, para gjykatësit hetues.

Kronikën e gazetares Blerta Ahmeti, me detaje të plota rreth ngjarjes, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

 

Temperaturat e ulëta, ngrijnë ftohësit e KEK-ut (VIDEO)

Posted: 13 Jan 2017 02:35 PM PST

Morën pamjen e një ujëvare të ngrirë.

Por  në fakt këta  janë ftohësit e termocentralit Kosova A në Obiliq.

Ata ngrinë, pas temperaturave tejet të ulëta me të cilat u përball vendi ditëve të fundit.

Pavarësisht kësaj këtë vit acari nuk e pengoi mbarëvajtjen e punës në këtë vend, por njësoj nuk ndodhi edhe dekada më parë.

Ani pse edhe ky dimër karakterizohet me temperatura tejet të ulëta, ftohësit punuan si zakonisht.

Krejt kjo falë punëtorëve që nuk lejuan avari në këtë vend.

Por në rast të mosfunksionimit të ftohësve, do të krijoheshin humbje të mëdha për korporatën.

Kronikën e plotë të Merita Nezirit, ndiqeni në linkun më poshtë.

Qarkullimi i trenit serb në Kosovë, mund të jetë i rrezikshëm

Posted: 13 Jan 2017 02:29 PM PST

Treni i linjës Mitrovicë Beograd që pritet të lëshohet në qarkullim gjatë së shtunës, është ilegal dhe nuk ka licencë të veprojë brenda territorit të Kosovës.

Kështu ka thënë Shkumbin Hyseni, anëtar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, në një intervistë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

"Askush përpos kompanisë publike Trainkos, nuk ka të drejtë për transportin e udhëtarëve në territorin e Kosovës. E jona është të deklarojmë dhe ta cilësojmë si qarkullim ilegal.

Ai ka thënë se opinionit i është bërë me dije se për çfarë bëhet fjalë lidhur me trenin, dhe po ashtu ka deklaruar se qarkullimi i tij nëpër hekurudhat e Kosovës, mund të jetë i rrezikshëm për kosovarët.

"Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave të Kosovës, ka njoftuar me kohë qytetarët se hekurudha që do të vijë nga Serbia, nuk ka marrë licencë nga ky institucion. Shpresojmë dhe besojmë që do të jemi syçelë në të gjitha veprimet që do të ndërmarrim.

"Ky transport mund të jetë me rrezikshmëri për qytetarët, ngase nuk po respektohen rregullat për qarkullim në atë pjesë. Askush përpos kompanisë publike Trainkos, nuk ka të drejtë për transportin e udhëtarëve në territorin e Kosovës", ka thënë Hyseni.

 

Kim Kardashian e shqiptari Mario, japin leksione grimi në Dubai

Posted: 13 Jan 2017 02:00 PM PST

Kim Kardashian, ka filluar t'i kthehet jetës publike.

AJo bashkë me grimerin e saj, shqiptarin nga Mali i Zi me emrin Mario Dedivanoviç, kanë dhënë kurse grimimi të premten në Dubai, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Seminaret e tyre kanë tërhequr me mijëra fansa të Lindjes së Mesme, që nuk kanë humbur shansin ta shohin për nga afër bukuroshen Kardashian.

Ata që kanë dashur të jenë prezent n+ë këtë seminar të gjatë prej 6-të orësh, kanë paguar 1600 dollarë biletën.

 

Prindër, kompjuteri nuk i dëmton fëmijët tuaj

Posted: 13 Jan 2017 01:58 PM PST

Orët e kaluara para ekraneve të kompjuterit, mund të jenë të jenë të mira për trurin e tinejxherëve, thotë një studim i ri i Universitetit të Oksfordit në Britani të Madhe.

Në këtë studim thuhet se shumë prindër janë të shqetësuar, se kompjuterët po i dëmtojnë fëmijët e tyre, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Në fakt, sipas studiuesve katër orë e 17-të minuta të kaluara para kompjuterëve, konsiderohen si të mjaftueshme për të zhvilluar lidhje dhe aftësi sociale.

Vetëm pas kësaj kohe të kaluar pranë kompjuterëve, fëmijët mund të marrin dëmtim të ndonjë forme të caktuar.

 

 

Tradhtia e grave, e trashëguar

Posted: 13 Jan 2017 01:51 PM PST

Tradhtia është diçka që ndodh brenda një lidhjeje, dhe ju bëni mirë ta pranoni këtë fakt.

Në një studim të kryer nga Illicit Encounters, një website i themeluar në vitin 2003 nxori disa rezultate shumë interesante.

Pikë së pari, nuk është e vërtetë që burrat tradhtojnë më shumë. Gratë janë më të predispozuara të tradhtojnë partnerët. Dhe për këtë, fajtorë janë prindërit e tyre, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Praktikisht, nëse një nga prindërit e saj ka tradhtuar, edhe ajo me shumë gjasa do të ndjekë të njëjtën rrugë. Sipas këtij studimi u zbulua se 71% e femrave tradhtare kishin nëna tradhtare, ndërsa 45% e burrave tradhtarë ishin fëmijë të një babai tradhtar.

Statistika të tjera të nxjerra nga ky studim janë se 66% e grave tradhtare thanë se ndiheshin sikur 'kishin leje' për të tradhtuar, meqenëse nënat e tyre kishin bërë të njëjtën gjë.

Digjet xhamia në Drenoc të Deçanit (VIDEO)

Posted: 13 Jan 2017 01:44 PM PST

Është djegur xhamia e fshatit Drenoc të Deçanit të premten rreth orës 21:00, njofton Klan Kosova.

Djegien e xhamisë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj megjithatë ka thënë se ende nuk mund të japë një version për atë se si zjarri ka kapluar xhaminë.

Ndërsa banorë të fshatit Drenoc kanë thënë për Klan Kosovën se dyshimet e para për zjarrin janë se ka ndodhur për shkak të rrymës, saktësisht për shkak të një trafoje e cila gjendet shumë afër xhamisë.

Po ashtu, njoftohet se në xhami ka qenë edhe një shporet që ndezët me drunj, i cili zakonisht është ndezur për të kryer faljen nga besimtarët të premteve.

klankosova.tv

 

 

Stuhi e akullt në Francë e Gjermani, ndërpritet energjia elektrike

Posted: 13 Jan 2017 01:40 PM PST

Një stuhi e akullt i ka goditur vendet e Europës perëndimore, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë shtëpi, duke shkulur nga vendi pemë dhe duke anuluar disa lindja të shërbimit të trenit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Në Francë, kjo stuhi ka lënë pa energji elektrike më shumë se 237000 shtëpi në regjionin e Normandisë dhe Parisit.

Kjo stuhi me nofkën "Egon", më vonë ka goditur Gjermaninë, kryesisht veriun e Bavarisë.

 

 

Hoti: Aleanca me Amerikën kërkon besnikëri dhe unitet politik kosovar

Posted: 13 Jan 2017 01:19 PM PST

SHBA është alet i përhershëm i Kosovës dhe shteti ynë duhet të ketë unitet politik sa i përket raportit me Amerikën. Këtë mendim e ka ndarë zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti në emisionin "Debat" në RTK duke thënë se pozita dhe opozita duhet të jenë unike sa i përket raporteve me Amerikën.

Hoti ka folur edhe për rastin e arrestimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze. Sipas tij, elita politike në vend është dashur ti dëshmojë Serbisë se ajo nuk mund të abuzojë me krerët e UÇK-së. Kur Franca liroi Haradinajn me kusht, kryeministri i Serbisë, Vuçiç paralajmëroi konferencë të jashtëzakonshme për këtë rast ndërkaq një gjë e tillë nuk është bërë nga Qeveria e Kosovës dhe kjo sipas Hotit është lëshim i politikës në vend.

"Ne duhet të mbrojmë luftën e shenjtë të UÇK-së pa konsensus dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për emra të veçantë", është shprehur Hoti. Këtu ai ka pasur kritika edhe për Kuvendin e Kosovës i cili sipas tij është dashur që të miratojë një rezolutë të dinjitetshme jo vetëm për z.Haradinaj, por që ti bëhet e qartë Serbisë se jemi shtet me perspektivë dhe të preket liria e vendit.

Sipas tij, Serbia po e dëmton vazhdimisht Kosovën nëpërmjet veprimeve të ndryshme. Hoti ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe duke thënë se qeveria në vend duhet të ndjekë këshillat ndërkombëtare për këto dy çështje.

"Në qoftë se John Kerry , Joe Biden e personalitetet tjera vijnë në Kosovë për çështjen e demarkacionit dhe asociacionit dhe kërkojnë që të zgjidhen problemet për këto çështje, ne nuk mund të rrimë symbyllur dhe të jemi aq mospërfillës ndaj këshillave ndërkombëtare", ka thënë Hoti.

Zëvendësministri ka folur edhe rreth ndërtimit të murit në veri duke thënë se muri është një politikë e fuqishme që Qeveria duhet ta shfrytëzojë për ta degraduar hegjemonizmin serb. Tutje, Hoti ka diskutuar për Partinë Demokratike të Kosovës dhe ndryshimet që duhen bërë në PDK, Hoti tha se Veseli duhet të bëjë reformë në nivelin ekzekutiv,legjislativ, partiak e në nivel të degëve të partisë.

Ai ka folur edhe për rolin e presidentit Thaçi duke e cilësuar atë si një pasuri që e ka Kosova dhe një njeri që ka punuar fort për vendin. Sipas zëvendësministrit, PDK me fillimin e vitit në krye me z. Veseli do të bëjë ndryshime të mëdha për të qenë pranë agjendës së qytetarit të Kosovës.

Restoranti kinez në Itali, seron mish nga këmbët e njeriut

Posted: 13 Jan 2017 12:50 PM PST

Një restorant kinez, është akuzuar se po servon mish të këmbëve të njeriut, pasi që një kamerier i atij restoranti, ka publikuar një fotografi në rrejtët sociale të mishit në kuzhinë.

Në fotografi, duket qartë se mishi që servohet merret nga këmbët e dekompozuara të njeriut.

Restoranti ndodhet në një restorant në qytetin Padua në veri të Italisë.

Kamerieri e ka realizuar fotografinë dhe e ka publikuar në rrjetet sociale pasi ai lloj mishi iu është seruar për darkë disa mysafirëve nga Sllovenia.

A Chinese restaurant has been accused of serving human feet after a waiter posted a gruesome picture - allegedly taken in its kitchen - on social media

Arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it në Spanjë

Posted: 13 Jan 2017 12:44 PM PST

Autoritetet spanjolle kanë thënë se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar se janë pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Ministria e brendshme spanjolle ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar në qytetin enklavë spanjoll të Afrikës Veriore, Ceuta.

Ata, sipas njoftimit, i janë nënshtruar një procesi të gjatë të radikalizimit dhe se po i afroheshin pikës ku do të ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste.

Njoftimi i ministrisë nuk ka identifikuar personat e arrestuar, shkruan Radio Europa e Lirë.

Ministria, megjithatë ka njoftuar se policia spanjolle ka arrestuar 180 xhihadistë të dyshuar gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e madhe e të cilëve në Ceuta.

Ky qytet është në kufi me Marokun dhe ka dalje në Detin Mesdhe.

klankosova.tv

Arrestohen “kokat” e grabitjes së Kim Kardashian në Paris

Posted: 13 Jan 2017 12:42 PM PST

Kokat që organizuan grabitjen e armatosur në banesën e Kim Kardahsian në Paris, është arrestuar, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Në mesin e drejtuesve të kësaj grabitjeje, është edhe një grua 70-të vjeçare.

Totalisht, 10-të persona janë arrestuar për këtë krim, ndërsa për pesë nga ta dyshohet ta kenë pasur rolin kryesor në vjedhjen që të famshmes Kim Kardashian, i kushtori  11 milionë dollarësh.

The alleged mastermind of the Kim Kardashian Paris robbery has been charged, according to a French prosecutor

 

15-vjeçarja: Më futën në makinë dhe deshën të më përdhunojnë

Posted: 13 Jan 2017 12:32 PM PST

Një vajzë 15 vjeçe nga qyteti i Vlorës, ka denoncuar se tre djem kanë tentuar të fusin me forcë në makinë dhe më pas janë përpjekur të abuzojnë me të seksualisht. Ngjarja ka ndodhur më 4 janar në lagjen "24 maji", ndërkohë që denoncimi është bërë më 12 janar, ku vajza me iniciale F.A., ka thënë se tre djemtë e kanë marrë me forcë në një automjet.

Por sipas dëshmisë së saj dhënë në polici në prezencën e familjarëve të saj, vajza është shprehur se ka arritur të largohet me vrap. Burime nga uniformat blu vajza ka dhënë me detaje përshkrimin e automjetit.

Policia e Vlorës, është vënë në lëvizje pas kallëzimit të 15-vjeçares dhe sipas kallëzimit të saj, rezulton se automjeti tip "Benz" me targa  KO 6890 B, i përket shtetasit me iniciale H.K., banues në Vlorë. Automjeti i tij, tip "Benz" është gjetur i braktisur në breg të detit në rrugën e Plazhit të vjetër.

Shtetasi me iniciale H.K., është shpallur në kërkim, pasi rezulton pronar i automjetit por mbetet hetimeve të konfirmojnë rastin e denoncuar nga vajza. Sipas grupit hetimor po hetohet pse vajza ka bërë kallëzimin pas tetë ditësh dhe nëse rasti në fjalë është i vërtetë apo diçka e ka shtyrë 15-vjeçaren për këtë kallëzim.

Ndërkohë po sipas grupit hetimor pritet të merret edhe dëshmia e pronarit të automjetit. Ndërkohë po të njëjtat burime bëjnë me dije se është e vështirë për t'u identifikuar pasi vajza ka dëshmuar se nuk njihte asnjë person në automjet. Ajo ka arrit të përshkroi disi tiparet e djemve por nuk jepen detaje për shkak të hetimeve. /Mapo.al

 

15-të vjet pas martesës, e kupton se burrin e kishte pedofil

Posted: 13 Jan 2017 12:29 PM PST

Peter Yates dhe gruaja e tij 54 vjeçare, Michelle Baxter, ishin gati të festonin përvjetorin e amrtesës së tyre, kur policia u trokiti në derë.

Baxter kishte dyshime për të kaluarën e bashkëshortit të saj, mirëpo në atë kohë ajo besonte se ai ishte i pafajshëm.

Mirëpo në vitet e 80-ta dhe 90-ta, ai kishte joshur vajzat e vogla me ëmbëlsira, dhe i kishte dërguar në shtëpinë e tij për të abuzuar seksualisht me to.

Ajo thotë se e dinte që ai ishte i akuzuar për pedofili, mirëpo kishte besuar fuqishëm në pafajësinë e tij, për shkak se ai ishte i dashur dhe i ëmbël me të.

Mirëpo ai tani është dënuar me 25 vjet burgim, për abuzim me 36 vajza të vogla.

 

Chelseas i kushtoi miliona shkarkimi i Mourinhos

Posted: 13 Jan 2017 12:28 PM PST

Chelsea ka paguar më shumë se nëntë milionë euro për ta shkarkuar Jose Mourinhon dhe stafin e tij të trajnerëve në dhjetor të vitit 2015, njofton Goal.com, përcjell Klan Kosova,.

Sipas shifrave të publikuara në fund të vitit 2016, Blutë e Londrës kanë paguar saktësisht 8.3 milionë funte.

Chelsea ka pasur edhe humbje të tjera gjatë vitit të kaluar, për shkak edhe të përformancës së dobët, ndërsa Roman Abramovich po vazhdon të shkrijë pasurinë e tij për klubin.

Ai ka investuar 43.3 milionë funte vetëm në vitin që po e lëmë pas.

klankosova.tv

 

 

Të qenit bilingual, e ndihmon trurin në moshën e shtyrë

Posted: 13 Jan 2017 12:18 PM PST

Shkencëtarët kanë zbuluar se të folurit e dy gjuhëve, e ndihmon zhvillimin e trurit të njerëzve në jetën e tyre të mëvonshme.

Një studim i ri i Universitetit të Montrealit, tregon se njerëzit të cilët flasin dy gjuhë, mund të ruajnë energjitë e trurit, dhe po ashtu mund të kenë aftësi më të mira kognitive me kalimin e moshës.

Ky studim i ri, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova, thotë se bilingualizmi e bën trurin më efecient dhe më të aftë që t'i përballojë detyrat, transmeton Klan Kosova.

Vidhet nga spitali menjëherë pas lindjes, familja e gjen 18 vjet më vonë

Posted: 13 Jan 2017 12:11 PM PST

Një vajzë e cila ishte vjedhur nga një spital në Florida të Shteteve të Bashkuara, është gjetur e gjallë pas 18-te vitesh, ka bërë të ditur policia e Karolinës Jugore, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Kamiyah Mobley, e cila ishte marrë nga spitali në vitin 1998, është gjetur e gjallë dhe shëndosh e mirë.

Autoritetet e kanë akuzuar një grua me emrin Gloria Ëilliams 51 vjeçare, për kidnapim.

Edhe pas testeve të ADN-së, ka dalë se Kamiyah është vajza e familjes e cila po e kërkonte tash e sa vjet.

 

 

Bien shkëmbimet Shqipëri-Kosovë, bizneset “frikë” nga serbët

Posted: 13 Jan 2017 12:04 PM PST

Eksportet me Kosovën ranë me 25% në periudhën janar-nëntor 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa importi, sipas Institutit të Statistikave, pësoi rritje me vetëm 3%.

Rënia e shkëmbimeve tregtare ka shqetësuar bizneset e dy vendeve, të cilat thonë se hapësirat boshe po i shfrytëzojnë vendet e tjera të rajonit, duke nënkuptuar serbët.

"Shumë vende të rajonit e më gjerë janë shumë agresive dhe është më e lehtë të depërtosh kur përçan dhe sundon, ndaj duhet vërtetë të jemi shumë më aktivë", ka deklaruar Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

"Kemi një thjeshtim të pamjaftueshëm të procedurave lidhur me sistemin doganor dhe as Shqipëria e as Kosova nuk janë në statusin që të jenë konkurruese në rajon me produktet e tyre. E gjithë pengesa është mungesa e suportit dhe politikave subvencionuese", ka thënë kreu i Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka.

Bizneset në të dy anët e kufirit që flet shqip tashmë kërkojne aksion dhe jo fjalë, si dhe besim tek produket shqip.

"Problemet ekonomike nuk mund të zgjidhen me takime në nivele kryeministrash, sepse këto takime janë më tepër një show që i përngjan më tepër fasadës së problemeve sesa zgjidhjes së tyre", ka nënvizuar Gërxhaliu.

"Ne duhet të orientohemi tek produktet shqiptare dhe kosovare. Duhet t'i përkushtohemi më tepër identitetit tonë dhe shprehjes së famshme 'blej shqip'", ka shtuar Jaka./Top Channel

SBASHK-u: Pagat e mësimdhënësve, diskriminuese (VIDEO)

Posted: 13 Jan 2017 11:44 AM PST

Premtimeve të qeverisë, nuk pi iu besojnë drejtuesit e pavarur të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Ata vlerësojnë se projektligji për pagat që u miratua në fund të vitit 2016, është tejet diskriminues për mësimdhënësit kosovarë.

Kjo pasi nga 11 koeficientë për pagën bazë sa janë në një shtojcë të projektligjit, mësimdhënësit kanë koeficientin më të ulët edhe atë  1.75.

Sipas kësaj i bie që mësimdhënësit të rangohen në të njëjtin pozicion me profesionet që kanë vetëm arsimim të mesëm.

Për këtë arsye, kryesia e SBASHK-ut po kërkon që të parandalohet aprovimi I këtij projekligji në kuvend.

Të hatruar sindikalistët janë edhe me ministrin e arsimit Arsim Bajrami, i cili sipas tyre nuk ka reaguar në ditën kur projektligji  u miratua në qeveri.

Kronikën me detaje të plota e sjellë Dafina Jegeni.

Selena Gomez vjen me frizurë të re

Posted: 13 Jan 2017 11:42 AM PST

Ajo së fundmi kishte publikuar disa fotografi vetëm në të brendshme, gjatë një fotosesioni me një fotograf të famshëm.

Wow: She posed for a steamy photo - wearing just a thong - for a behind the scenes shot with photographer Mert Alas' Instagram on Wednesday; the photo has since been deleted

Dhe vetëm pak kohë pasi shokoi fansat e saj me asetet që ka, këngëtarja Selena Gomez, u prezantua me një stil të ri flokësh.

24 vjeçarja i ka prerë flokët e saja të shkurtra, transmeton Klan Kosova.

Behind the scenes: Selena Gomez unveiled a new, shorter haircut while on the set of a secret project; the selfie was shared on her glam team's Instagram accounts

Përveç kësaj të reje në jetën e saj, ka edhe diçka tjetër tepër më të rëndësishme.

Gomez duket se ka nisur një romancë të re me këngëtarin The Weeknd në fillim të kësaj jave.

 Not shy in the least: On Wednesday, Selena was seen smooching and cuddling The Weeknd, who was born Abel Tesfaye, following dinner in Santa Monica

Serbia thotë se ka 30 dëshmitarë të rinj për Haradinajn (VIDEO)

Posted: 13 Jan 2017 11:41 AM PST

Serbia po do ta ekstradojë Ramush Haradinajn në Beograd, prandaj kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ftoi mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë, vetëm një ditë pasi ish-kryeministri kosovar u lirua me kusht në Francë, njofton Klan Kosova.

Është ministrja e drejtësisë, Nella Kuburoviq, ajo që i tha shefit të saj, se Parisit i ka dorëzuar një aktakuzë të zgjeruar për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas saj, tashmë janë siguruar edhe 30 dëshmitarë të rinj për krimet, që i ngarkohen Haradinajt.

Kurse drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thotë se Beogradi nuk e pranon lirimin eventual të Haradinajt nga Franca.

Duke pohuar se në mesin e viktimave është edhe një foshnjë dyjavëshe, Gjuriq i tërhoqi vërejtjen Francës dhe vendeve të tjera që nëse nuk përfillin urdhërarrestin për Haradinajn, as Serbia nuk do t’i zbatojë kërkesat e tyre në Interpol.

Kronikë nga Naile Dema.

 

klankosova.tv

 

Prifti problematik serb rrahet me banorë (VIDEO)

Posted: 13 Jan 2017 11:34 AM PST

Dobrivoje Jovanoviq, ndihmës i personit që iu bie kambanave, ditën e festës së krishtlindjeve ortodokse u sulmua nga prifti ortodoks, Rangjel Deniq.

Ai thotë se kjo ndodhi gjersa po shiste qirinjtë për këtë festë në oborr të kishës.

Ankesa karshi Rangjel Deniq ka edhe Petar Sentiq që punon si ndihmës në kishën e Kërmjanit.

Mirëpo, këto akuza po i quan gënjeshtra prijësi fetar, njofton Klan Kosova.

Ai tregon që ditën e festës, Dobrivoje Jovanoviq, kishte ardhur duke e kërcënuar se kinse prifti ka folur keq për të, derisa ky duke dashur ta ndal të thotë këto që ky i quan gënjeshtra, pa dashje i kanë rrëshqitur duart në fytin e Jovanoviqit.

Prijësi ortodoks po dyshon se personat që e kanë provokuar kanë ardhur me urdhra të dikujt tjetër, me qëllim largimin  tij nga ky vend.

Kronikë nga Halil Berisha.

klankosova.tv

 

Vera e bardhë mund t’iu bëjë me kancer në lëkurë

Posted: 13 Jan 2017 11:33 AM PST

Shumë studime kanë treguar se vera e kuqe ndihmon qarkullimin e gjakut. Nga ana tjetër, ka edhe studime që tregojnë se vera nuk të bën mirë, për arsye nga më të ndryshmet. Por mes një mjegullnaje studimesh dhe hipotezash, një prej institucioneve më të besueshme, realizoi një studim me rezultate aspak të pëlqyeshme.

Sipas Shoqatës Amerikane për Kërkimin mbi Kancerin, pirja e verës së bardhë mund të shkaktojë kancer në lëkurë. Më saktë, sa më shumë ta konsumosh, aq më i rrezikuar je ndaj melanomës. Sigurisht që kjo nuk nënkupton se nëse pi verë të bardhë, prekesh automatikisht nga kanceri i lëkurës. Ekspertët këshillojnë se duhet të tregohemi të kujdesshëm.

Spitalin në Vushtrri e merr uji (VIDEO)

Posted: 13 Jan 2017 11:28 AM PST

Korridorin e edhe sallat e Emergjencës i mori uji.

Edhe pse ka rreth një muaj që në spitalin "Sheikh Zaeyd" të Vushtrrisë përfunduan renovimet në vlerë prej 7 milionë euro, objekti nisi të dëmtohet.

Depërtimi i ujit në spitalin që është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe vazhdoi edhe të premten.

Në këtë objekt ka edhe telashe tjera.

Për shkak të mbylljes së kanaleve, uji ka dalë jashtë dhe duke formuar copa të mëdha akulli.

Për të sanuar gjendjen tashmë për të disatën herë dolën punëtorët e kompania punë-kryese "Favoring" nga Suhareka.

Derisa menaxherët e kontraktorit nuk pranuan të flasin, stafi i spitalit bëri me dije se punimet nuk ishin kualitative.

Kronikë nga Mejreme Gashi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more