Skip to main content

“Kanceri i gjirit, ndër sëmundjet më të shpeshta tek gratë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Kanceri i gjirit, ndër sëmundjet më të shpeshta tek gratë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Kanceri i gjirit, ndër sëmundjet më të shpeshta tek gratë

Posted: 20 Jan 2017 09:43 AM PST

Gjatë vitit 2016 kanë qenë gjithsej 260 raste të reja të grave të prekura me kancer të gjirit. Ndërkaq, numri i të prekurve me sëmundjen e kancerit në përgjithësi, sipas profesionistëve shëndetësorë të kësaj fushe, ka arritur në 1234. Kjo paraqet një rritje prej rreth 50 për qind, krahasuar me një vit paraprak. Ekrem Hyseni, drejtor i Institutit Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se me gjithë numrin e grave të prekura nga kjo sëmundje, fushatat vetëdijesuese kanë ndikuar pozitivisht që kanceri i gjirit të identifikohet në fazat e para, çka e bën më të lehtë shërimin.  "Kjo rritje nuk paraqet rritje reale, por shtim të raportimit dhe është e barabartë me rritjen në vendet e rajonit. Mendoj se sensibilizimi ka dhënë efektin e vet që njerëzit të paraqiten më shpejtë dhe të rritet numri i rasteve të raportuara", ka thënë Hyseni. Furnizimi me barna, paraqitet si sfidë për shumë sëmundje në Kosovë, përfshirë edhe ato të kancerit. Hyseni thotë se në përgjithësi, kishte furnizim me barna për këtë sëmundje. "Sa i përket furnizimit, kemi qenë diku rreth 90 për qind të furnizuar me barna gjatë vitit 2016. Derisa këtë vit ka filluar furnizimi dhe mendoj se do të kemi një vit relativisht të mirë", ka thënë ai. Ndryshe, në Kosovë në vitin 2015, është vënë në shërbim të grave mamografi mobil, përmes së cilit gratë mund të bëjnë falas kontrollin e gjirit. Ka qenë grupi i grave deputete që ka iniciuar blerjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje të gjitha gratë në gjithë territorin e Kosovës. Ardian Biçaku, koordinatori për mamografin mobil ka deklaruar se vetëm gjatë vitit 2016, përmes këtij mamografi janë zbuluar rreth 50 raste me kancer në gji. "Mbi 2900 ekzaminime mamografike janë kryer në vitin 2016. Jemi stabilizuar duke marrë staf të mjaftueshëm, e që kemi pasur vështirësi në fillim. Problemet me të cilat jemi ballafaquar gjatë këtij viti kanë qenë të lidhura me motin, por shpresojmë se sapo të përmirësohet moti, të vazhdojmë me vendet rurale në mënyrë që të vazhdojnë kontrollet e grave", ka thënë Bicaku. Në funksion të luftimit të kësaj sëmundjeje, janë zhvilluar edhe shumë fushata vetëdijesuese. Ato, besohet se kanë ndikuar që numri i grave që bëjnë kontrolle të gjirit të rritet. Kështu thotë Nafije Latifi, nga Qendra Kosovare për luftimin e kancerit "Jeta Vita". "Në Qendrën Kosovare për luftimin e kancerit të gjirit, kemi pasur vetëdijesimin e popullatës për sëmundjen e kancerit të gjirit. Për ta arritur këtë, kemi përdorur mënyra të ndryshme si 'workshope' (punëtori), broshura, promo televizive e shumë forma tjera. Në këtë mënyrë kemi arritur që të përcjellim mesazhin tonë dhe të informojmë gratë për rrezikun e kancerit të gjirit e që është sëmundja e dytë për nga llojet e sëmundjeve të kancerit". "Statistikat qëndrojnë sikur në vendet e rajonit dhe me fushata mund të them se kemi arritur që në një nga klinikat private të bëhet mamografia falas për gratë, ku janë paraqitur 500 gra për dy ditë", ka thënë Latifi. Ndryshe, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani, tashmë ka deklaruar disa herë se ndonëse për trajtimin e sëmundjes së kancerit në Kosovë kërkohen rreth 9 milionë euro në vit, institucioni që ai udhëheq, ka ndarë 5 milionë euro për këtë sëmundje, në mungesë buxheti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Orteku në Itali - gjashtë veta gjenden gjallë nën borë

Posted: 20 Jan 2017 09:40 AM PST

Gjashtë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga hoteli Rigopiano i Italisë, dy ditë pasi ai është goditur nga një ortek bore. Ekipet e shpëtimit thanë se të mbijetuarit janë gjetur nën borë. Në mesin e tyre janë dy fëmijë, thanë mediat italiane. Orteku i borës ka goditur hotelin në rajonin Abruzo, pas disa tërmetesh. Së paku katër njerëz janë konfirmuar të vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë ende të zhdukur. Përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë edhe pse në kushte të vështira.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Betimi i Presidentit Trump

Posted: 20 Jan 2017 09:35 AM PST

Presidenti Donald Trump ka dhënë betimin në Kushtetutën amerikane se do t'i shërbej popullit amerikan dhe se do të mbroj Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta të dhunshme në SHBA

Posted: 20 Jan 2017 08:32 AM PST

Derisa inaugurimi i presidentit Donald Trump po ndodh, protesta të dhunshme kanë përfshirë Washingtonin, në kundërshtim të zgjedhjes së Trump president.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barack dhe Michelle Obama mirëpresin presidentin e ri

Posted: 20 Jan 2017 07:53 AM PST

Presidenti Barack Obama dhe zonja e parë Michelle Obama, kanë mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin e 45-të të SHBA-ve, Donald Trump dhe zonjën e parë, Ivanka Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk do të ketë ndryshime të qasjes së SHBA-së ndaj Maqedonisë

Posted: 20 Jan 2017 07:02 AM PST

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se në plan afatshkurtër nuk do të ketë ndonjë ndryshim sa i përket qasjes së politikave të SHBA-së ndaj Maqedonisë si shtet. Denko Malevski ish ministër i Punëve të Jashtme, njëherësh dhe ish ambasador i Maqedonisë në OKB, thotë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim sa i përket politikave amerikane ndaj Maqedonisë. Malevski thotë se ndryshimet mund të ndjehen në rrafshin e politikave që SHBA do të kenë ndaj zhvillimeve në Evropë në një plan afatgjatë . "Po në një plan afatshkurtër nuk do të ketë ndonjë ndryshim të dukshëm sa i përket qasjes së politikave amerikane ndaj Ballkanit në përgjithësi, por edhe Maqedonisë si shtet. Andaj të gjitha strukturat relevante duhet të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve që ka marrë Maqedonia si shtet për demokratizimin e institucioneve nga qendrat vendimmarrëse", vlerëson Denko Malevski ish diplomat. Ndërkohë ish ambasadori i Maqedonisë në Moskë, Risto Nikovski, i cili për një kohë ka punuar dhe si këshilltar i presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, gjithashtu thotë se është shumë vështirë që brenda një periudhe të shkurtë kohore të ndodhin ndryshime të mëdha sa i përket politikës amerikane ndaj Maqedonisë, megjithëse shton se ndryshimet do të ndodhin pasi presidenti amerikan Donald Trump të realizojë premtimin se SHBA-të do të heqin dorë nga ndikimi i tyre për rrëzimin e qeverive në vendet e huaja. "Të shpresojmë se nga dita e nesërme, Uashingtoni do të ketë një politikë më fleksibile, thënë kushtimisht të mençur, pra me urtësi do të sillet kundrejt Moskës ngase në botë asnjë problem nuk mund të zgjidhet nëse SHBA dhe Federata Ruse janë në anë të kundërta të ndonjë barriere. Në një plan afatgjatë mund të ndodhin ndryshime sa i përket qasjes amerikane ndaj Ballkanit në përgjithësi, por edhe Maqedonisë, nëse Donald Trump arrin ta realizojë atë që e premtoi se Amerika nuk do të rrënojë qeveri në vendet e huaja", vlerëson Risto Nikovski. Ndërkaq, Alajdin Demiri, ish diplomat, konsideron se strukturat udhëheqëse aktuale në shtet, shpresojnë në mbijetesën e tyre në bazë të largimit të interesit amerikan nga Maqedonia dhe influencës së drejtpërdrejtë të SHBA-ve për demokratizimin e institucioneve të vendit. Demiri thotë se qasja amerikane ndaj Maqedonisë do të ndjehet nëse bëhet ndrrimi i ambasadorit amerikan në Shkup. "Nuk besoj se do të ketë një reflektim të drejtpërdrejt ardhja e presidentit Donald Trump në krye të SHBA-së, por në mënyrë spontane besoj se do të fillojë të zvogëlohet interesi amerikan kundrejt zhvillimeve në Maqedoni. Përderisa tek qytetarët e Maqedonisë priten dy lloje reagimesh. Tek shqiptarët do të shfaqet dëshpërimi përderisa tek maqedonasit do të shfaqet një lloj entuziazmi sepse edhe politikat e VMRO DPMNE-së e cila për dhjetë vjet është në pushtet, imponon logjikën se ja tani shpëtuam nga monitorimi i huaj", vlerëson Alajdin Demiri ish diplomat. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare gjithashtu theksojnë se Maqedonia ka marrë ndihmë të vazhdueshme nga SHBA-të që nga pavarësia e saj, sa i përket stabilitetit dhe sigurisë së vendit si dhe ndërtimit të institucioneve demokratike të shtetit e cila ndihmë do të jetë shumë e rëndësishme edhe më tej për të ardhmen e vendit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një miqësi e palëkundur Kosovë - SHBA

Posted: 20 Jan 2017 06:54 AM PST

Nuk është vetëm një rrugë në Kosovë që mban emrin e një udhëheqësi amerikan. Janë shumë të tilla dhe shumë bulevarde që simbolizojnë, siç thonë qytetarët e Kosovës, krenarinë e madhe për "miqësinë me SHBA-të". Një bulevard në kryeqytet, mban emrin e njërit president amerikan, George Bush, gjatë administratës së të cilit u pavarësua Kosova, më 2008. Më shumë se kaq, Prishtina i ka ngritur një presidenti tjetër amerikan, Bill Clinton, një shtatore në hyrje të saj, që shënon 'falënderimin e përjetshëm për ndihmën e tij'. Kur e gjithë bota ka kthyer sytë nga inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, shteti më i ri në botë njëkohësisht edhe vendi më pro-amerikan në gjithë rruzullin tokësor, e prêt me shumë 'qetësi' ndryshimin në administratën amerikane. 'Lidhjen e saj' me SHBA-në, e nisur prej shumë dekadash, në këtë ditë e bën edhe më të veçantë 'më të privilegjuar'. Në rrugët e Prishtinës, qytetarët thonë se besojnë në vazhdimin e politikës amerikane ndaj Kosovës, pavarësisht se cila administratë vie në krye. Për herë të parë, ndër vite, ndërkaq thonë se 'nuk e njohin mirë njeriun që do të udhëheqë me shtetin më të fuqishëm në botë". "Nuk vendos vetëm Trump me politikën e amerikane karshi Kosovës, por vendosin si shtet - amerikanët. Ata nuk kanë llogari që për një person të caktuar si Donald Trump t'i ndryshojnë relacionet me shtetet tjera në krejt botën", tha një qytetare. "Zgjedhja e Donald Trump si president .... shpresojmë më të mirën. Nuk e besoj që politika amerikane të ndryshojë", tha një qytetar. Historia e lidhjes së Kosovës me SHBA-në është e hershme dhe ajo lidhet në veçanti me fundin e viteve të 90-ta kur shqiptarët e Kosovës e panë ish-presidentin Clinton si njeriun kyç në fushatën ajrore të NATO-s ndaj objektivave serbe, që i dha fund 'krizës më të madhe humanitare në Evropë'. Afro një milion shqiptarë të dëbuar u kthyen në shtëpitë e tyre. Administrata amerikane pak vjet më vonë u pa si 'shtytësja kryesore' e kërkesës politike të Kosovës për pavarësinë e saj. Pas përfundimit të një procesi të gjatë të bisedimeve, nën drejtimin e ish të dërguarit të OKB-së për statusin e Kosovës, presidentit finlandez Martti Ahtisaari, Kosova shpalli pavarësinë e saj. SHBA-ja, ishte pjesë e procesit dhe pothuaj vendi i parë që e njohu mëvetësinë e Kosovës. Nën administratën e një republikani, presidentit George W. Bush. "Dashuria e shqiptarëve të Kosovës me Amerikën", thonë njohës të rrethanave, "përveç ndihmës së parezervë amerikane për Kosovën lidhet edhe me mosbesimin që ata kanë në vendet e Evropës". Sado që shteti më i ri në botë synon anëtarësimin në BE. Një sondazh i vitit 2016, i një organizate ndërkombëtare për hulumtime Gallup, e nxjerr Kosovën nga 132 vende të botës, shtetin më pro-amerikan, me 85 për qind të të anketuarve pro administratës së SHBA-së, duke lënë prapa madje edhe Britaninë e Madhe. Dhe prandaj, pavarësisht ndryshimeve në skenën politike në SHBA, Kosova e sheh sërish me shumë shpresë e mirëkuptim vazhdimin e ndihmës amerikane për vendin. Njohësi i mirë i rrethanave në SHBA, Ilir Ibrahimi i cilësoi si të "pabazë" zërat se administrata Trump do të ketë një ndryshim radikal ndaj politikës së Kosovës. Ibrahimi i tha Radios Evropa e Lirë, se "politika amerikane ndaj Kosovës nuk është e bazuar vetëm në presidentin i cili është për momentin nën udhëheqjen të shtetit të Amerikës. "Kjo qasje e shtetit amerikan do të vazhdojë në përkrahje të Kosovës, sepse Kosova është një projekt i shtetit të Amerikës dhe deri tani mund të quhet një projekt suksesi, sepse ka arritur të bëjë një shtet të pavarur, të ndërpres një konflikt i cili ka marrë jetesa njerëzish. Prandaj edhe pritjet e tilla se do të ketë një ndryshim shumë të madh nga politika amerikane ndaj Kosovës janë të pabazuara", thekson Ibrahimi. Pritjet e Kosovës dhe Ballkanit, thonë analistët, janë të mëdha duke marrë parasysh garancitë për paqe, stabilitet, zhvillim dhe integrim të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ramush Tahiri, analist, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se roli i Amerikës do të jetë i rëndësishëm ashtu si deri tani dhe do të jetë një garantues për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. "Kosova si shtet i ri ka një miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luan rolin e rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe politika amerikane është një politikë e etabluar tash e disa dekada dhe roli i Kosovës është i rëndësishëm dhe si e tillë politika amerikane nuk ndryshon varësisht se cila garniturë vjen në pushtet, republikanët apo demokratët", tha Tahiri. Sidoqoftë, SHBA-ja të premten, më 20 janar, e inauguron presidentin e 45-të të saj dhe bota e pret me shumë 'kujdes' nisjen e punës së tij. Për shtetin më të ri në botë, Kosovën, "dashuria për SHBA-në" nuk do të ndryshojë dhe me gjasë as edhe rreshtimi i saj si 'shteti më pro-amerikan në botë' . (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kirgizi: Restoranti Obama

Posted: 20 Jan 2017 06:31 AM PST

Në Kirgizi, restoranti që mban emrin e presidentit të 44-t të SHBA-ve, nuk planifikon ta ndryshoj emrin edhe pse Obama nuk do të jetë më president.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Donald Trump jep betimin, bëhet presidenti i 45-të i SHBA-së

Posted: 20 Jan 2017 06:08 AM PST

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

UNESCO: Shkatërrimi në Palmira – “krim i ri lufte”

Posted: 20 Jan 2017 05:58 AM PST

Pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), e kanë shkatërruar një pjesë të Teatrit Romak nga shekulli i dytë, në qytetin antik sirian, Palmira. Maamoun Abdulkarim, shef i Departamentit për antikitete të qeverisë së Sirisë, tha se objekti Tetrapylon, i përbërë nga kompletet e katër shtyllave, që secila ishin kryesisht replikë moderne, po ashtu, është shkatërruar. Shkolla Amerikane e Kërkimeve Orientale, me seli në Boston, në rrjetin Facebook pa postuar pamje ku shihet dëmi në dy monumentet. Irina Bokova, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s, tha se shkatërrimet janë "krime të reja lufte". Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kjo ishte "tragjedi reale" për thesarin kulturor botëror. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë këtë lokalitet arkeologjik të trashëgimisë botërore nga forcat qeveritare në muajin dhjetor, nëntë muaj pasi IS-i ishte dëbuar nga forcat qeveritare dhe milicitë aleate. IS-i fillimisht e kishte okupuar qytetin Palmira në maj të vitit 2015 nga ushtria e Sirisë. Tashmë dihet se IS-i i ka shkatërruar edhe monumentet të tjera, para se ishte detyruar të tërhiqet nga një ofensivë e forcave qeveritare me mbështetjen e Rusisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Lirohet një pako e dokumenteve të konfiskuara të bin Ladenit

Posted: 20 Jan 2017 05:29 AM PST

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, dje e ka liruar pakon e fundit të dokumenteve të konfiskuara gjatë ndërhyrjes së komandosëve amerikanë në kompleksin sekret të liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden, në Pakistan, në vitin 2011, me ç'rast u vra bin Ladeni. Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë punuar gjatë dy viteve të fundit për t'i desekretizuar informacionet e zëna gjatë ndërhyrjes. Pakoja finale përbëhet nga 49 dokumente, përfshirë letra për dhe nga bin Ladeni, zëvendësit e tij dhe të familjes së tij. Agjencia AP raporton se në këto dokumente përfshihet edhe mospajtimi ndërmjet bin Ladenit dhe një grupi që bashkëpunonte me al-Kaidën në Irak, i cili më vonë u shndërrua në Shtetin Islamik. Rrjeti CNN ka raportuar se në letrën e 7 janarit të vitit 2011, pesë muaj para se të vritej, bin Ladeni u kishte shkruar djemve të tij, Uthman dhe Muhammad, se "situata e sigurisë" nuk po u lejonte që të bashkoheshin. Në grupin e dokumenteve ishte edhe letra e vajzës së bin Ladenit, Khadija, e cila u thoshte prindërve se ajo kishte vuajtur nga një numër i problemeve shëndetësore, përfshirë malarjen dhe tifon. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

S'ka zbatim të marrëveshjeve pa uljen e tensioneve Kosovë-Serbi

Posted: 20 Jan 2017 04:51 AM PST

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se 'hapja e urës së Ibrit, e paraparë të bëhet gjatë ditës së sotme (20 janar) është shtyrë për shkak të nxitjes së zhvillimeve negative nga Serbia. Ajo tha se marrëveshjet e arritura mes palëve 'nuk janë zbatuar për shkak të qëndrimeve negative nga autoritetet e Serbisë"  "Zhvillimet negative dhe tensionimet kanë bërë që Bashkimi Evropian i cili është autorizuar të bëjë hapjen, ashtu siç e bëri edhe revitalizimin, siç u hoq edhe barrikada nga ura e Ibrit, ka shtyrë inaugurimin për arsyet e larte përmendura", ka deklaruar Tahiri. Një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin "Kosova është Serbi" në të paktën 20 gjuhë të ndryshme, që u nis të shtunën e kaluar drejt Kosovës nga Beogradi, nxitti 'luftë fjalësh' ndërmjet Kosovës e Serbisë. Tahiri, deklaroi po ashtu se javëve të fundit, Serbia ka bërë provokime të një-pas-njëshme me qëllim të destabilizimit të situatës në Kosovë dhe rajon. "Provokimet kanë qenë të përmasave dramatike që përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal", është shprehur Tahiri. Një nga marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për drejtësinë, e paraparë fillimisht që të zbatohej më 10 janar dhe e shtyrë për një javë më vonë, është penguar së zbatuari, tha Tahiri për shkak të zhvillimeve të fundit të nxitura nga Serbia. "Të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë janë bërë nga ana e Kosovës dhe zbatimi ka qenë i mundur sipas datës së paraparë, mirëpo, edhe ky proces i vonesave duhet parë në kontekstin e tensionimeve të fundit", tha Tahiri. Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë thonë se autoritetet e Kosovës janë treguar të pafuqishme për të kërkuar nga Brukseli dhe pala serbe që marrëveshjet e arritura të zbatohen. Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se përgjegjësia në radhë të parë duhet kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe më pas edhe nga palët në dialog. "Autoritetet në Kosovë duhet të gjejnë një mënyrë që në radhë të parë t'i dërgojnë përpara agjendat që janë në interes të Kosovës. Kosova duhet të kërkojë që krahas vazhdimit të dialogut, kërkesë kryesore të jetë zbatimi i marrëveshjeve aktuale", tha Miftaraj. Kosova, tha Miftaraj duhet të insistojë në zbatimin e marrëveshjeve në praktikë dhe siç tha ai, në veçanti në çështjen e sundimit të ligjit. "Në fund të vitit të kaluar kemi një marrëveshje të Kosovës me Serbinë për fillimin e punës se gjyqtarëve dhe prokurorëve në pjesën veriore dhe ishte caktuar edhe një datë. Mos të harrojmë se Kosova dhe Serbia kanë lidhur marrëveshje për sistemin e drejtësisë që nga viti 2013. Institucionet e Kosovës duhet të bëjnë presionin e duhur të gjejnë mënyrën në radhë të parë të bindin BE-në që të bëjnë presion tek pala serbe që marrëveshjet të fillojnë të zbatohen sa më shpejtë që të jetë e mundur", tha Miftaraj. Ndërkohë, zyrtarët në Këshillit Gjyqësor, nuk kanë dashur të flasin lidhur me atë se a janë gati apo ajo për fillimin e punës në veri të Kosovës. Sipas tyre, për të gjitha çështjet në ketë drejtim mund të jap përgjigje Ministria për Dialog në Qeverinë e Kosovës. Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për drejtësi "mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës, ku një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale do të fillojnë së funksionimin në rajonin e Mitrovicës veriore".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: U lirua shtetasi i Rusisë që mbahej në Guantanamo

Posted: 20 Jan 2017 03:58 AM PST

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se një shtetas i mbetur i Rusisë, që mbahej në burgun ushtarak në Guantanamo Bay në Kubë, është liruar. Departamenti amerikan i mbrojtjes ka njoftuar mbrëmë se i burgosuri, ish-baletani i Armatës së Kuqe, Ravil Mingazov, është tranferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me dy të burgosur të tjerë të Guantanamos. Në këtë burg ushtarak amerikan, që gjendet në Kubë, janë mbajtur gjithsej nëntë shtetas të Rusisë. Mingazov, 49 vjeçar, ishte zënë në Pakistan dhe i ka kaluar 14 vjet në burg. Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kishin akuzuar atë se kishte luftuar për talibanët kundër NATO-s në Afganistan. Mingazov, i cili e ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirje në terrorizëm, kurrë nuk është akuzuar formalisht për ndonjë krim, prandaj një bord për ankesa në Shtetet e Bashkuara, në muajin korrik të vitit të kaluar, ka vendosur që ai të lirohet. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohen për keqpërdorim zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë

Posted: 20 Jan 2017 02:58 AM PST

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka arrestuar katër persona, tre nga të cilet, siç njoftohet, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë. Arrestimi, thuhet në njoftim, është bërë me dyshimin "se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar". Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe një pronar të Kompanisë "Calabrija" në Gjilan, për shkak të dyshimit "se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione". Në njoftim thuhet se shuma e keqpërdorimit është mbi dyqind mijë euro.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biografia e presidentit Trump

Posted: 20 Jan 2017 02:41 AM PST

Kush është presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara?

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: IS-i shkaktoi dëmtime të reja në qytetin antik Palmira

Posted: 20 Jan 2017 02:20 AM PST

Pjesëtarët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), e kanë shkatërruar njërin prej monumenteve më të njohura në qytetin antik sirian, Palmira, kanë raportuar mediat shtetërore. Agjncia e lajmeve, SANA, ka raportuar sot se objekti romak Tetrapylon, me 16 shtylla, dhe fasada e amfiteatrit të shekullit të dytë, janë shkatërruar. Këto rrënime janë konfirmuar edhe nga shefi për antikitete i Sirisë, Maamoun Abdulakrim. Zoti Abdulkarim tha se objekti Tetrapylon ishte shkatërruar para 10 ditëve. "Dje ne morëm fotografi satelitore nga kolegët tanë në Universitetin Boston, ku shihet dëmi i fasadës së amfiteatrit romak", i tha Abdulkarim agjencisë AFP. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka riokupuar këtë lokalitet arkeologjik të trashëgimisë botërore nga forcat qeveritare në muajin dhjetor të vitit të kaluar, nëntë muaj pasi ekstremistët ishin përzënë nga forcat qeveritare dhe milicitë aleate. IS-i fillimisht e kishte okupuar qytetin Palmira në maj të vitit 2015 nga ushtria e Sirisë. Tashmë dihet se IS-i i ka shkatërruar edhe monumentet të tjera para se ishte detyruar të tërhiqet nga një ofensivë e forcave qeveritare me mbështetjen e Rusisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NYT: Hetime për lidhje të mundshme të rusëve me ndihmësit e Trumpit

Posted: 20 Jan 2017 01:44 AM PST

Raportohet se agjencitë e inteligjencës dhe ato të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara, po i "shqyrtojnë komunikimet e interceptuara dhe transakcionet financiare", në kuadër të hetimit për lidhjet e mundshme të zyrtarëve rusë me së paku tre ndihmës të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, i cili sot inaugurohet në postin e presidentit. Duke i cituar zyrtarët e tashëm dhe të dikurshëm amerikanë, e përditshmja New York Times, ka raportuar se hetimi fokusohet "së paku pjesërisht në marrëveshjet biznesore, që disa këshilltarë të dikurshëm dhe të tashëm i kishin pasur me Rusinë". Sipas gazetës, në këshilltarët e fushatës së zotit Trump nën observim për lidhje të mundshme të tyre me Rusinë, përfshihet edhe ish-shefi i fushatës, Paul Manafort, i cili kishte bërë biznes në Ukrainë dhe Rusi, pastaj Carter Page, biznesmen dhe ish-këshilltar politik në fushatë, dhe Roger Stone, operativist i nohur republikan. New York Times raporton se është e paqartë nëse interceptimi i komunikimeve kishte të bëntë në ndonjë mënyrë edhe me vetë zotin Trump ose fushatën e tij dhe nëse ky proces është i lidhur me hetimin tjetër për përpjekje të dyshuara të rusëve për shkatërrimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar presidencën e Rusisë këtë muaj për orkestrim të fushatës për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtura më 8 nëntor. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Nga afaristi deri te presidenti i ri i SHBA-së

Posted: 20 Jan 2017 01:11 AM PST

Biznesmeni miliarder nga Nju Jorku dhe ish-yll i programeve reale televizive, Donald Trump, ishte fitues befasues i zgjedhjeve partiake republikane për tu bërë i nominuar i kësaj partie për zgjedhjet presidenciale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Rrahje e femrave deputete gjatë debatit në parlament

Posted: 20 Jan 2017 12:50 AM PST

Një ligjvënëse e Parlamentit të Turqisë dje ia ka vënë prangat vetvetes në shenjë proteste kundër pakos së reformave, që Zyrës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i japin më tepër kompetenca ekzekutive. Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh në debat për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohej autoriteti i Erdoganit. Po ashtu, është shkaktuar rrahje e femrave deputete, ndëra dy prej tyre kanë përfunduar në spital. Ligjvënësja Pervin Buldan, nga një parti prokurde, është dërguar në spital meqë raportohet se ishte qëlluar në gjoks. Ligjvënësja e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc, ishte akuzuar nga opozita se i ka sulmuar koleget e saja deputete. Partia e saj tha se deputetja Enc, po ashtu, ishte dërguar në spital për dyshime se ishte goditur në qafë dhe shpinë. Kjo ishte hera e tretë që debatet për amandamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë kanë rezultuar me rrahje. Partia e zotit Erdogan, e cila e udhëheq qeverinë, thotë se Turqisë i duhet presidencë e fortë. Kritikët theksojnë se ndryshimet do t'i japin shumë autoritete Erdoganit. Pritet që votimi në parlament për këto ndryshime kushtetuese do të bëhet sot ose nesër. Nëse miratohen, këto reforma do të dalin në referendum.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spanjë: Arrestohet një haker i dyshuar rus me fletarrest amerikan

Posted: 19 Jan 2017 11:26 PM PST

Zyrtarët e Spanjës thonë se një haker rus, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, është arrestuar dhe pritet vendimi nëse ai do të ekstradohet në SHBA. Një zëdhënës i Gjykatës Kombëtare të Spanjës tha mbrëmë se personi, Stanislav Lisov, 31 vjeçar, është arrestuar më 13 janar, pasi policia e Gardës Civile e arrestoi atë në aeroportin e Barcelonës, në bazë të fletarrestit të agjencisë amerikane, FBI, të publikuar përmes Interpolit. Ky zëdhënës tha se një gjyqtar në kryeqytetin Madrid e ka marrë në pyetje këtë programues të kompjuterëve për akuzat për konspiracion penal lidhur me vjedhje elektronike dhe kompjuterike, për të cilat kërkohet nga Shtetet e Bashkuara. Gjyqtari kishte urdhëruar paraburgosje, për shkak të seriozitetit të akuzave dhe rrezikut se ai do të mund të fshehej nga sistemi i drejtësisë, ashtu siç kishte vepruar paraprakisht në Shtetet e Bashkuara. Policia e Spanjës tha se Lisov ishte arrestuar derisa përgatitej të hynte në aeroplan për tu larguar nga Spanja, së bashku me bashkëshorten e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more