Skip to main content

“Itali, gjesti i shqiptarit cmend Greqinë! Bën shqiponjën me karabinierët” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Itali, gjesti i shqiptarit cmend Greqinë! Bën shqiponjën me karabinierët” plus 9 more Lajmi i Fundit


Itali, gjesti i shqiptarit cmend Greqinë! Bën shqiponjën me karabinierët

Posted: 25 Jan 2017 08:09 AM PST

Hajri Kaçi është një shqiptar nga Lura, i cili prej vitesh jeton në Torino të Italisë. Ai është menaxher i Spitalit të Torinos dhe, në një shenjë sfide ndaj grekëve, ai ka publikuar një foto të tijën me dy karabinierë italianë, që bëjnë gjithashtu simbolin e shqiponjës. Hajri Kaçi thotë se ushtarakët italianë e kanë ...

Këto janë ushqimet që mbrojnë arteriet e zemrës

Posted: 25 Jan 2017 08:05 AM PST

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Arteriet e bllokuara kufizojnë rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin dhe kështu rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nëpërmjet këtyre ushqimeve mund të parandaloni problemet shëndetësore më lehtë nga sa e kishit imagjinuar. Boronicat e kuqe Boronicat e kuqe njihen për uljen e niveleve ...

Jose Mourinho: Ferguson po i “fut hundët” në punën time

Posted: 25 Jan 2017 07:59 AM PST

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka theksuar se trajneri legjendar i "Djajve të Kuq", Aleks Ferguson, ka qëndruar në distancë dhe nuk është përzier në skuadër prej se ai është bashkuar me klubin nga "Old Traford". Mourinho ka thënë se Ferguson ka pasur një përfshirje të vogël që kur ka filluar mbretërimi i tij ...

Thaçi: Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel uli tensionet

Posted: 25 Jan 2017 07:56 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se me takimin e fundit në Bruksel, është arritur qëllimi i takimit me palën serbe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian , duke ulur tensionet e krijuara gjatë ditëve të kaluara. Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se pas zhvillimeve të fundit me veprime provokative nga ana ...

Zbulohen tre avionë ushtarak rusë fluturuan afër Japonisë

Posted: 25 Jan 2017 07:54 AM PST

Japonia ka aktivizuar aeroplanët luftarak pasi ka zbuluar tre aeroplanë të ushtrisë ruse që i janë afruar kufinjëve të këtij shteti më 24 janar, njofton ministria japoneze e mbrojtjes. Bombarduesit rusë të llojit "TU-95 Bear" i janë afruar tokës japoneze nga veriu dhe më pas kanë fluturuar mbi Detin Japonez gjatë pasditës, thuhet në njoftim. ...

Gjermani, bastiset grupi që po planifikonte tri sulme terroriste

Posted: 25 Jan 2017 07:52 AM PST

Rreth 200 policë gjermanë kanë bastisur dhjetëra shtëpi në gjashtë shtete federale të mërkurën në kuadër të hetimeve ndaj të paktën një grupi të ekstremit të djathtë, raporton Reuters. Bastisjet janë kryer ndaj gjashtë personave që dyshohen se planifikonin sulme me armë ndaj policisë, hebrenjëve dhe azilkërkuesve, njofton zyra e prokurorit. Deri më tash nuk ...

Lëvizja surprizë e Ilir Metës, letër Nishanit për mos arrestimin e Klement Balilit

Posted: 25 Jan 2017 07:46 AM PST

Në një lëvizje politike që mund të konsiderohet edhe si një surprizë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka drejtuar një letër presidentit Bujar Nishani. Në letër Meta i bën thirrje kreut të shtetit që të mbledhë Këshillin e sigurisë Kombëtare për shkak të mos arrestimit të Klement Balilit. Meta përmend se ky person i ...

Revoltohet durrsaku, mallkon Ilir Beqajn: Uroj me gjithë shpirt që të vdesësh!

Posted: 25 Jan 2017 07:40 AM PST

Një djalë i quajtur Indrit Hoxha është acaruar keq me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn. Shkak është lënia në mëshirë të fatit e qytetarëve të sëmurë, shkruan "JOQ". Siç duket edhe nga fotot e publikuara, në urgjencën e Durrësit radha është mjaft e gjatë.. "Ilir Beqaj të uroj të vdesësh me gjithë shpirt, po i ...

Ish-aktori i “Portokallisë” sulmon Ermal Mamaqin: Injoranca na u ul këmbëkryq

Posted: 25 Jan 2017 07:37 AM PST

Ish-aktori i "Portokallisë", Marsel Rupi, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një shkrim për aktorin e humorit Ermal Mamaqi. "Më kujtohen këngët e famshme të Ermalit, më kujtohen kohët kur ai sillej nëpër televizione lart e poshtë. Ndërsa ne, të tjerët rropateshim nëpër auditoret e universiteteve evropiane e perëndimore në kërkim të dijes. ...

Cila është e vecanta e kësaj makine? Vetem 20 të tilla janë në të gjithë botën

Posted: 25 Jan 2017 07:20 AM PST

Ky është modeli i garave Volkswagen Golf GTI TCR. Ky model garash vjen me 330KF dhe është certifikuar për pajisjet e sigurisë nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit. Volkswagen në fabrikën e saj ka prodhuar vetëm 20 njësi të këtij modeli dhe tashmë të gjitha janë shitur. Motori 2.0-litër me 4 cilindra vjen nga Golf R ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more