Skip to main content

“Irani thotë se është shumë herët të vlerësohet Trumpi” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Irani thotë se është shumë herët të vlerësohet Trumpi” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Irani thotë se është shumë herët të vlerësohet Trumpi

Posted: 23 Jan 2017 09:52 AM PST

Irani tha se është shumë herët për të vlerësuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sepse qëndrimi i tij për shumë çështje nuk është ende plotësisht i njohur. "Nuk mund të kemi ende një vlerësim të saktë, sepse, ndryshe nga presidentët e mëparshëm, (Trump) nuk është i qartë dhe i sigurt në pikëpamjet e tij", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi. Ghasemi, në komentet e para zyrtare të Iranit prejse presidenti i ri amerikan ka marrë detyrën më 20 janar, tha se "pikëpamjet e Trumpit mbi Islamin, Evropën, Amerikën dhe çështje të tjera globale nuk janë të qarta dhe të sakta" dhe se "duhet pritur se si do të zhvillohen gjërat". Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë pasur marrëdhënie formale diplomatike që nga Revolucioni Islamik dhe marrja peng e ambasadës amerikane në Teheran më 1979. Trump ka kritikuar fuqishëm një marrëveshje të vitit 2015 midis gjashtë fuqive botërore dhe Iranit, e cila kufizon programin bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër tij. Trump ka thënë se kjo marrëveshje duhet të rinegociohet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump me urdhër ekzekutiv për tërheqje nga një marrëveshje e tregtisë

Posted: 23 Jan 2017 09:24 AM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmbushur një premtim të fushatës duke nënshkruar urdhrin ekzekutiv për tërheqje nga Partneriteti Trans-Paqësor. Marrëveshja e tregtisë, një pikë kyçe e politikës së ish-presidentit Barack Obama ndaj Azisë, është nënshkruar nga 12 vende. "Kjo që sapo bëmë është një gjë e madhe për punëtorin amerikan", tha Trump. Ai gjithashtu shkurtoi fondet për grupet ndërkombëtare që ofrojnë aborte dhe ngriu punësimin e disa punëtorëve federalë. Partneriteti Trans-Paqësor është një marrëveshje e tregtisë që mbulon 40 përqind të ekonomisë botërore. Ajo është negociuar në vitin 2015 nga vende si SHBA, Japonia, Malajzia, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Meksika. Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka thënë se kjo marrëveshje është një "katastrofë e mundshme" për SHBA-në dhe se dëmton prodhimin amerikan.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barbara Bush del nga spitali, ish-presidenti mbetet

Posted: 23 Jan 2017 08:51 AM PST

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Barbara Bush, ka dalë nga spitali, ndërsa ish-presidenti George H.W. Bush pritet të dalë nga kujdesi intensiv i spitalit së shpejti. Bush, 92 vjeç, është duke u trajtuar nga pneumonia prejse është pranuar në spital, më 14 janar. Bashkëshortja e tij, Barbara, 91 vjeçe, ka vuajtur nga bronkiti dhe ka hyrë në të njëjtin spital të mërkurën. Zonja Bush ka dalë nga spitali të hënën pasi, sipas mjekëve, "ajo i është rikthyer normalitetit". Çifti është i martuar për 72 vjet dhe kjo është martesa më e gjatë e një presidenti në historinë amerikane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump e nominon Heather Wilson për Sekretare të Forcave Ajrore 

Posted: 23 Jan 2017 07:59 AM PST

Presidenti amerikan, Donald Trump do e nominojë ish pjesëtaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Heather Wilson për Sekretare të Forcës Ajrore amerikane, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë.  Wilson, e diplomuar në Akademinë amerikane të Forcave Ajrore, ka qenë presidente e Shkollës së Dakotës Jugore për Mina dhe Teknologji prej vitit 2013, thuhet më tej në njoftimin e presidencës amerikane.  "Heather Wilson do të jetë një sekretare e jashtëzakonshme e Forcës Ajrore", citohet të ketë thënë Trump në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kandidati për president të Francës, Fillon kundërshton sanksionet ndaj Rusisë

Posted: 23 Jan 2017 07:31 AM PST

Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë janë të pakuptimta ka deklaruar Francois Fillon, një nga kandidatët që konsiderohet me gjasat më të mëdha për të fituar zgjedhjet presidenciale të Francës, raporton Reuters.  Gjatë vizitës në Berlin, kandidati i qendrës së djathtë franceze, Fillon ka paralajmëruar edhe për rrezikun që Rusia dhe SHBA-ja të krijojnë marrëdhënie që e përjashtojnë Bashkimin Evropian.  Ai ka thënë se Rusia duhet të ofrojë shenj që ia mundëson BE-së heqjen e sanksioneve, por ka shtuar se edhe Ukraina nuk është duke bërë atë që duhet për të siguruar paqen.  Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë janë vënë pas aneksimit që Moska ia bëri gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përkrahjes që i jep separatistëve në Ukrainën lindore.  "Jam i bindur që sanksionet ekonomike janë në tërësi jo efektive", iu ka thënë Fillon reporterëve pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin.  "Ne duhet të gjejmë një mënyrë tjetër të bisedimit", ka thënë më tej Fillon. Ai ka shtuar: "Nuk dua që (presidenti amerikan) Trump të bisedojë me Rusinë ne emër tonin. Do të ishte e dëmshme për Evropën nëse Trump do të na anashkalonte, diçka që nuk është e pabesueshme".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil

Posted: 23 Jan 2017 07:12 AM PST

Kërkesat për azil në Zvicër kanë rënë për gati një të tretën e kërkesave që janë bërë gjatë vitit të kaluar, raporton Reuters.  Për këtë ka ndikuar mbyllja e rrugës që shfrytëzohej në Ballkan nga migrantët dhe refugjatët që janë larguar nga zonat e krizës në Lindje të Mesme, Azi dhe Afrikë.  Megjithatë numri i azilkërkuesve mund të rritet varësisht prej rrjedhës së refugjatëve që do të hynin në Evropë përmes Detit Mesdhe dhe nëse vazhdon të respektohet marrëveshja që Bashkimi Evropian e ka nënshkruar me autoritetet turke për mbajtjen e migrantëve brenda Turqisë.  Shteti neutral i Zvicrës ka pranuar vetëm një pjesë të vogël të rreth 1.3 milionë azilkërkuesve që kanë hyrë në Evropë gjatë vitit të kaluar. Numri më i madh i azilkërkuesve në Zvicër janë nga Eritrea, pas të cilëve renditen ata nga Afganistani, Siria, Somalia, Shri Lanka dhe Iraku.  Vitin e kaluar, gati 23 % e 31 300 azilkërkuesve e kanë fituar azilin në Zvicër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioni për matjen e territorit, i gatshëm të nisë punën edhe pa opozitën

Posted: 23 Jan 2017 07:00 AM PST

Komisioni shtetëror për matjen e territorit të Republikës së Kosovës pritet të mbajë takimin e parë të martën, më 24 janar. Komisioni përbëhet nga ekspertë, të cilët janë deleguar nga institucionet dhe subjektet e ndryshme vendore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VMRO-DPMNE dhe BDI ‘mund’ ta bëjnë qeverinë sërish

Posted: 23 Jan 2017 06:41 AM PST

Dy partitë politike në Maqedoni, VMRO DPMNE-ja, e cila ka fituar numrin më të madh të mandateve në bllokun politik maqedonas, dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në bllokun politik shqiptar, nuk kanë dhënë hollësi për bisedimet që po zhvillojnë për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hebrenjët kroatë e bojkotojnë ceremoninë qeveritare që përkujton Holokaustin

Posted: 23 Jan 2017 06:35 AM PST

Komuniteti hebre i Kroacisë do e bojkotojë një ngjarje që mbahet në parlamentin kroat për të kujtuar Holokaustin pasi ankohen se qeveria nuk ka vepruar si duhet ndaj nacionalistëve që lavdërojnë ustashët, bashkëpunëtorë të nazistëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Komisioni Kordinues i Komunitetit Hebre në Kroaci ka njoftuar sot se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Kujtimit të Holokaustit që mbahet më 27 janar pasi qeveria nuk i ka hequr pllakat memoriale nëpër tërë vendin që përfshijnë slloganin e ustashëve "Të gatshëm për mëmëdheun".  Një nga këto pllaka është vendosur edhe në Jasenovac, zonë kjo ku gjendej edhe një kamp vrasës i nazistëve, ku gjatë luftës janë zhdukur rreth 100 mijë njerëz.  Komisioni Kushtetues parlamentar gjatë vitit të kaluar, në vendimin e tij për këtë çështje, ka vlerësuar se pllakat janë "ofendim i viktimave të kampit të Jasenovacit" ndërsa iu ka kërkuar zyrtarëve lokal që t'i heqin ato.  Megjithatë, aktivistët hebre kanë thënë se pllaka në Jasenovac nuk është hequr dhe as të tjerat që gjenden nëpër tërë vendin.  Gjatë prillit të kaluar, komuniteti hebre e ka bojkotuar edhe ngjarjen e qeverisë për kujtimin e viktimave të Jasenovacit duke e organizuar ceremoninë e tyre si shenj proteste ndaj tolerancës që qeveria tregon për nacionalizmin neo-nazist dhe nostalgjisë për ustashët. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në pritje të ndarjes së 20 përqindëshit

Posted: 23 Jan 2017 05:47 AM PST

Procesi i shpërndarjes së fondit të 20 përqindëshit për punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara, ende s'ka përfunduar. Udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ku AKP-ja i bart mjetet për shpërndarje, thonë se vonesat eventuale ndodhin për shkak të disa ankesave të ish-punëtorëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nisma: Vazhdimi i dialogut në funksion të interesave të Serbisë

Posted: 23 Jan 2017 05:40 AM PST

Partia opozitare, Nisma për Kosovën, e cila udhëhiqet nga Fatmir Limaj, konsideron se takimi i radhës në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë politik, "është tërësisht në funksion të interesave të Serbisë dhe aspak edhe në interes të Kosovës". "Vazhdimi i këtij lloji të dialogut të filluar në vitin 2011 në të cilin në vazhdimësi Kosova ka qenë objekt dhe jo palë e barabartë duhet të ndërpritet menjëherë", thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Nisma për Kosovën. Gjithashtu, Nisma për Kosovën konsideron se vazhdimi i këtyre bisedimeve pas provokimeve dhe kërcënimeve të një pas njëshme nga ana e Serbisë duke filluar nga Asociacioni i Komunave Serbe e deri te ndërtimi i murit në Mitrovicë, pastaj ndalimi i Ramush Haradinajt nga Interpoli në Francë me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia dhe provokimi me trenin rus, "nuk është asgjë tjetër pos nënshtrim ndaj Serbisë dhe shitje e interesave të vendit për interesa personale të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës". "Vetëm pasi Kosova të ketë ndërtuar një platformë të përbashkët nacionale për bisedime me Serbinë dhe vetëm atëherë kur Serbia të jetë e gatshme të ulet në bisedime me Kosovën si palë të barabarta mund të fillohen bisedimet e reja", thuhet në qëndrimet e Nismës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nën Trumpin, Gjermania duhet të përgatitet për “kohë të vështira”

Posted: 23 Jan 2017 04:43 AM PST

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kritik i Donald Trumpit edhe para se të merrte detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, tha se duhet përgatitur për kohë të vështira, tani që administrata e re amerikane ka nisur punën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE: Ngjarjet e ditëve të fundit – nevojë për rritje të përkushtimit për dialog

Posted: 23 Jan 2017 04:34 AM PST

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë theksuar se progresi në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë ka "rëndësi të madhe", një ditë para se në Bruksel të zhvillohet edhe një rund i dialogut ndërmjet dy vendeve për normalizim të marrëdhënieve. Mëtutje, në konferencën e sotme për gazetarë në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha se në takimin e nesërm Kosovë - Serbi, do të marrin pjesë kryeministrat dhe presidentët e të dy vendeve. "Siç kemi thënë javën e kaluar, zhvillimet gjatë disa ditëve të kaluara e theksojnë nevojën e përkushtimit dhe angazhimit të shtuar nga të dy palët nëpërmjet dialogut", tha Kocijançiq. Mëtutje, ajo është shprehur se "është krejtësisht e qartë se progresi në normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësisë madhore" dhe ka shtuar se "kjo vlenë për të dy palët, dhe për Bashkimin Evropian në tërësi". Zëdhënësja Kocijançiq tha se "të dy palët kanë shprehur përkushtim për dialog dhe ne presim se ky përkushtim do të vazhdoj, përfshirë implementimin e marrëveshjeve që janë arritur".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kapitulli i fundit i dialogut deri në njohje reciproke

Posted: 23 Jan 2017 04:17 AM PST

Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen me nivelin e lartë politik në takimin e së martës në Bruksel, në kuadër të dialogut ndërmjet të dyja vendeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kremlini: Po aranzhohet biseda telefonike Putin – Trump

Posted: 23 Jan 2017 04:16 AM PST

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Kremlini pret që së shpejti do të arrihet pajtueshmëria për një bisedë telefonike ndërmjet Putinit dhe presidetit amerikan, Donald Trump. Zëdhënësi Peskov tha sot në Moskë se Ministria e jashtme e Rusisë është në kontakt me Uashingtonin për planet që të dy presidentët ta kenë bisedën e parë, prej se Trump u inaugurua në postin e presidentit. "Ne presim që data e bisedës së mundshme telefonike do të koordinohet shpejt", u tha sot reporterëve, Dmitry Peskov, dhe ka shtuar se "deri tash kjo nuk ka ndodhur". Ai mëtutje ka theksuar se është shumë herët të diskutohen detajet e bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në luftimin e militantëve islamikë. Presidenti Trump ka thënë se shpreson se raportet me Rusinë dë të përmirësohen, pasi ato aktualisht janë tejet të tensionuara. Pas inaugurimit të Trumpit, Shtëpia e Bardhë tha se prioritet i lartë i politikës së jashtme amerikane do të jetë tu shkaktohet disfatë "grupeve radikale terroriste islamike" dhe se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin "operacione të përbashkëta agresive të koalicionit ushtarak, kur kjo të jetë e domosdoshme", për ta arritur qëllimin. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Thaçi e Mustafa, kukulla në raport me Serbinë

Posted: 23 Jan 2017 03:48 AM PST

Ramush Haradinaj, kryetar i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka akuzuar ashpër presidentin dhe kryeministrin e Kosovës pas vendimit që të shkojnë në takimin e radhës me homologët nga Serbia. "Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave", ka shkruar Haradinaj në rrjetin social, Facebook. Haradinaj aktualisht ndodhet në Francë, nga ku nuk mund të largohet për shkak të masës së lirimit me kusht. Ai ishte ndaluar nga policia franceze me 4 janar, sipas një urdhërarresti të Serbisë të vitit 2004. Sidoqoftë, Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit dhe implikimet e Serbisë në Kosovë, duke i fajësuar liderët e institucioneve për qëndrime jo të përgjegjshme. "Të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletë-arrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd", ka shkruar ai. "Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin", shkruan Haradinaj. Krejt në fund, ai ka shkruar në lidhje me deklarimet e prokurorëve dhe politikanëve serbë për rastin Haradinaj, duke shkruar : "I porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Plan për legjislacion të kufizimit të lehtësimit të sanksioneve ruse

Posted: 23 Jan 2017 02:26 AM PST

Lideri udhëheqës demokrat në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Charles Schumer, nga Nju Jorku, tha se planifikon paraqitjen e ligjislacionit dypartiak, me të cilin do të kërkohej që presidenti Donald Trump, do të duhej të kishte miratimin e Kongresit, për tërheqje të sanksioneve, që aktualisht janë të imponuara kundër Rusisë. Zoti Schumer i tha dje rrjetit ABC se nisma ishte mbështetur edhe nga kolegët e tij republikanë, John Mccain dhe Lindsay Graham. Ata planifikojnë që legjislacioni do të paraqitet më vonë këtë javë. Senatori Schumer, duke e cituar involvimin e Rusisë në konfliktin ushtarak në Ukrainë dhe ndërhyrjen e dyshuar të saj në zgjedhjet presidenciale amerikane, tha se Moska paraqet "rrezik, me të cilin ne nuk jemi ballafaquar kurrë në këtë masë në historinë amerikane". Gjatë fushatës presidenciale, Donald Trump, ka shfaqur shpresë për raporte më të afërta dhe e ka lavdëruar presidentin rus, Vladimir Putin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump thotë se e njeh të drejtën e femrave për protestë

Posted: 23 Jan 2017 02:12 AM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se "e njeh të drejtën" e qindra mijëra njerëzve në gjithë botën, që protestuan në mbështetje të "Marshit të grave", në Uashington kundër tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina në acar

Posted: 23 Jan 2017 01:49 AM PST

Temperaturat e ulëta dhe ngricat po vazhdojnë të mbizotërojnë në Kosovë. Radio Evropa e Lirë sjell pamje nga disa pjesë të Prishtinës nëpërmjet fotografive.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hungari, Itali: Hetime për përplasjen vdekjeprurëse të autobusit

Posted: 23 Jan 2017 12:55 AM PST

Autoritetet e Hungarisë po punojnë së bashku me ato italiane për hetimin e shkaqeve të përplasjes së autobusit në pjesën veriore të Italisë, me ç'rast humbën jetën 16 vetëm ndërsa dy të tjerë janë me plagë të rrezikshme për jetë. Në autobus ishin 56 shtetas të Hungarisë, përfshirë dy shoferë. Autobusi u përplas vonë më 20 janar në autostradën afër qytetit Verona në Itali. Shumica e udhëtarëve ishin nxënës të një shkolle në Budapest, së bashku me prindërit dhe nxënësit, që ktheheshin nga një turne në Francë. Ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha dje se hetimet tashmë kanë filluar dhe se do të duhen disa ditë për identifikimin e të vdekurve, pasi shumica prej tyre kishin pësuar djegie të rënda.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more