Skip to main content

INSAJDERI: “Zëvendësministri i PDK-së e quan kafshë analistin Haki Abazi” plus 19 more

INSAJDERI: “Zëvendësministri i PDK-së e quan kafshë analistin Haki Abazi” plus 19 more


Zëvendësministri i PDK-së e quan kafshë analistin Haki Abazi

Posted: 15 Jan 2017 10:18 AM PST

Një deklaratë e analistit Haki Abazi për linjën hekurudhore të Serbisë drejt Mitrovicës si skenar i përbashkët i qeverive në Serbi e Kosovë, ka bërë që të zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ta fyej rëndë Abazin.

Madje zëvendësministri nga radhët e PDK-së në Qeverinë e Isa Mustafës, ka shfrytëzuar një thënie në gjuhën boshnjake për t'i dhënë epitet drejtorit të "Rockefeller Brothers Fund" për Ballkanin Perëndimor.

"Për këtë 'njeri', boshnjakët do të thonin: 'Insan može poststi hajvan, ali hajvan nikad ne mož da bude insan'(Njeriu mund të bëhet kafshë, por kafsha njeri kurrë)", ka shkruar Koci.

"Nëse ky 'njeri' paska fakte se rasti i 'trenit-kishë në rrota' qenka skenar i përbashkët, i autoriteteve serbe dhe 'klanit Pronto' atëherë, Kryeprokurori duhet t’i nisë ex oficio, hetimet. Skenar i tillë përbën vepër të rëndë penale- rrezikim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës!", ka shtuar zëvendësministri.

Ai i ka kërkuar Abazit që të deklarohet "me argumente dhe fakte para prokurorit".

"Nëse këto akuza dalin te rreme atëherë Haki Abazi duhet te dënohet dhe t’i ndalohet çfarëdo paraqitje ose aktiviteti e tij publik!", përfundon Koci./Insajderi.com

The post Zëvendësministri i PDK-së e quan kafshë analistin Haki Abazi appeared first on INSAJDERI.

Del në treg motori elektrik që arrin 200 km/orë

Posted: 15 Jan 2017 10:17 AM PST

E ka parë dritën e prodhimit në vitin 2014 dhe tani pas më shumë se dy vjetësh del në shitje për tregun Europian. Flasim për motorin elektrik "Johammer J1", i prodhuar nga një kompani austriake, me të njëjtin emër.

Me një autonomi që e lejon që të ecë me 200 km në orë, Johammer tashmë është riemëruar si Tesla e dy rrotave. Duke braktisur dizajnin klasik , ky motor elektrik ka një kuti alumini që mban baterinë.

Motori elektrik Johammer është realizuar në dy versione që quhen J1.150 dhe  J1.200, ku diferenca mes tyre është  e madhe. Emri me numrat në fakt tregon për kalueshmërinë e kilometrave, duke shfrytëzuar ngarkesën e plotë të baterisë.

The post Del në treg motori elektrik që arrin 200 km/orë appeared first on INSAJDERI.

Më të mirët e Zvicrës, Taulant Xhaka në listë

Posted: 15 Jan 2017 10:12 AM PST

Jo më kot Borusia e Dortmundit dhe Shalke 04 duan që ta joshin për të kaluar në Bundesligën gjermane. Taulant Xhaka ka treguar këtë gjysmë sezoni te Bazeli se mbetet një prej mesfushorëve difensivë më të mirë të kampionatit helvetik dhe jo vetëm.

Futbollisti kosovar që luan me kombëtaren kuqezi është mes atyre që janë nominuar për ekipin më të mirë të vitit në Superligën e Zvicrës.

Më 30 janar do të mbahet mbrëmja gala e e futbollit zviceran "SFL Avvard Night", ku do të ketë si protagonistë shumë futbollistë shqiptarë të përzgjedhur mes kandidatëve për t'u bërë pjesë e "Skuadrës së vitit" si në Superligë, ashtu edhe në kategorinë e dytë. Ata kanë shkëlqyer në edicionin e kaluar dhe sigurisht që pritet të kenë orët e tyre të famës edhe në mbrëmjen e veçantë të futbollit zviceran.

Në formacionin ideal të këtij edicioni për Superligën e Zvicrës, mes emrave që mund të përzgjidhen, është edhe ai i Taulant Xhakës, gjithnjë e më shumë lider te Bazeli, skuadër që po dominon kampionatin. Përkrah tij është edhe shqiptari që luan për Maqedoninë, Ezgjan Alioski i Luganos.

Në Challenge League nuk mund të mungonin emrat e dy futbollistëve shqiptarë të Zyrihut, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku, edhe pse ky i fundit tashmë ka kaluar në Superligë, në radhët e Luganos dhe do të vazhdojë atje pjesën e mbetur të sezonit.

Në listën e sulmuesve në këtë kategori gjendet edhe emri i kosovarit 20-vjeçar të Schaffhausen, Shkëlqim Demhasaj, i cili është një nga zbulimet e sezonit në Zvicër, ku në 18 ndeshje ka shënuar 8 gola.

The post Më të mirët e Zvicrës, Taulant Xhaka në listë appeared first on INSAJDERI.

Barcelona, qyteti më i mirë në botë

Posted: 15 Jan 2017 10:03 AM PST

Nuk ka asgjë objektive në lidhje me këtë artikull. Unë e dua Barcelonën, dhe çdo gjë që shkruaj mbi këtë qytet do të jetë përherë pozitive. Natyrisht, unë kam përjetuar edhe kohëra të vështira në këtë qytet, por ai gjithmonë vetëm sa më tërheq nga pas. Dhe jam shumë i sigurtë se kështu do të ndodhë gjithmonë.

Për ata që s'kanë qenë mjaftueshëm me fat për ta vizituar Barcelonën më herët, unë shpresoj që këto fjalë t'i frymëzojnë për të shkuar atje për herë të parë. Nëse keni qenë tashmë, shpresoj që kjo t'i bëjë të doni të rriktheheni. Qoftë hera e parë apo e dhjeta që e vizitoni, Barcelona nuk do t'i tradhëtojë kurrë.

Barrio-t e Barcelonës

Në 15 vjet, unë kam qenë mjaftueshëm me fat për ta quajtur Barcelonën shtëpinë time, kam jetuar në më shumë se 20 apartamente të ndryshme dhe pothuajse në çdo lagje (barrio) brenda qytetit. Born, ishte dhe mbetet ende një nga vendet më të frekentuara nga turistët dhe studentët, kur ata vijnë sot në Barcelonë.

Sheshet e Gracia-s janë gjithashtu klasike, dhe shpesh kujtimi i preferuar i shumë njerëzve kur ata lënë qytetin. Megjithatë gjatë viteve të fundit, shumë prej lagjeve fqinje dikur jo të famshme, janë bërë shumë më interesante dhe emocionuese. Poble Sec dhe blloku pranë i rrugëve të njohura si Shën Antoni, kanë bare dhe restorante

që mund t'iu argëtojnë gjatë gjithë ditës, dhe kjo është padyshim pjesa e qytetit ku unë ndihem më rehat këto ditë. Raval ka qenë shtëpia ime për vite me rradhë, dhe do të jetë përherë një vend ku unë do të rrikthehem. Mund të tingëllojë disi e egër për shijet e disa njerëzve, por ajo është ende një nga pjesët më autentike të jetës reale, që gjendet në qendër të qytetit.

Arkitektura

Ju nuk mund të shkruani mbi Barcelonën, pa folur për arkitekturën. Kryevepra e saj, Sagrada Familia, mbetet një projekt në punë e sipër, por  Antoni Gaudi është ende djali i preferuar i Barcelonës. Ndikimi i Gaudit në qytet është i madh, me vizitorët por edhe banorët që ndihen njëlloj në një lloj borxhi të përhershëm me njeriun e madh, që la pas një gjurmë të tillë magjike mbi një pjesë shumë të madhe të qytetit.

Ndërtesat në të gjithë qytetin janë mbresëlënëse, por nuk janë vetëm këto struktura që e bëjnë Barcelona një vend kaq mikpritës. Planifikuesit e vjetër të qytetit, të cilët vendosën ta ndajnë atë në blloqe, meritojnë vëmendje të veçantë për shkak se e bënë këtë vend shumë të lehtë për t'u shëtitur, dhe me një numër të madh sheshesh të hapura që thjesht ju ftojnë të uleni për një moment dhe të relaksoheni nën diell, janë diçka me të vërtetë e veçantë.

Shtoni kësaj përzierje, të gjithë ndërtesat fantastike që janë shtëpia e disa prej muzeumeve më të mira të qytetit, si dhe katedralen dhe të gjitha kishat e bukura, dhe është tejet e pamundur që të mos largoheni nga ky vend me një ndjenjë frymëzimi.

Kultura

Barcelona është unike në atë që është ndoshta qyteti më i njohur në Spanjë, por për shumë banorë, kjo është Katalunja, jo Spanja. Ky konflikt vazhdon ende dhe është i hapur, por historia që qëndron pas kësaj ndjenje, ose e kundërta te saj, përbën një pjesë shumë të madhe të asaj që e bën aq interesante jetën aktuale në Barcelonë.

Ne jemi në Katalunja, por jemi padyshim edhe në Spanjë, dhe në shumë aspekte, kjo kontradiktë është ajo që duket se ushqen shumë pasion artistik brenda qytetit.

Nga Muzeu Pikaso me fantastikun Muzeun Kombëtar të Katalunjës (MNAC) deri në anën e Montjuic, Barcelona ka diçka për të ofruar nga shijet e të gjitha kulturave. Kjo kulturë e gjallë nuk ndalet vetëm tek arti. Ushqimi, sporti, filmi, muzika, letërsia, dhe çdo gjë tjetër që gjendet në trashëgiminë kulturore të një qyteti të madh, mund të ndodhet në enën e mahnitshme të shkrirjes që është Barcelona.

Diversiteti

Ky tipar domethënës është ndoshta për shkak se qyteti është aq i ngatërruar sa i përket historisë dhe vendit të tij në kuadër të Spanjës, sa që shumë njerëz nga jashtë ndjehen këtu si në shtëpi. Katalanasit dhe spanjollët mund të përplasen se kujt i takon vërtet ky qytet, por ne të huajt, thjesht mund të kënaqemi nga të qënit këtu.

Nga të gjitha qytetet që kam vizituar në Spanjë, Barcelona është më e ndryshmja si në aspektin e vizitorëve ashtu edhe banorëve. Ky është një qytet katalan. është një qytet spanjoll, por është gjithashtu edhe një qytet filipinas, pakistanez, arab, dhe shtëpia e përhershme apo e përkohshme e njerëzve nga e gjithë bota.

Këtu ju mund të vini për festat më të mira të organizuara ndonjëherë, por po këtu mund të gjeni vetveten, dhe të ndërtoni një jetë krejtësisht të re. Si një i ri nga Mançesteri, që nuk ka jetuar kurrë më herët larg shtëpisë, Barcelona vodhi zemrën time. Unë jam i sigurt se ajo ka bërë të njëjtën gjë për të paktën një person tjetër sot, dhe se do bëjë sërish këtë nesër. Dhe pasnesër. Mos u bazoni vetëm tek fjala ime, por shkoni vetë dhe gjejeni veten tuaj. /bota.al

The post Barcelona, qyteti më i mirë në botë appeared first on INSAJDERI.

Facebook nis filtrimin e lajmeve të rrejshme në Gjermani

Posted: 15 Jan 2017 09:51 AM PST

Rrjeti social Facebook ka shpallur se do të ndërmerr masa të reja për t'i luftuar lajmet e rrejshme në Gjermani.

 

"Muajin e kaluar ne shpallëm masa për tu marrë me sfidën e lajmeve të rrejshme në Facebook", tha kjo kompani nëpërmjet një kumtese të zyrës së informacioneve në gjuhën gjermane.

"Ne do t'i bëjmë këto përmirësime në Gjermani, gjatë javëve të ardhshme", thotë Facebook.

Ky rrjet është kritikuar se nuk ka bërë më tepër për luftimin e lajmeve të rrejshme në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, dhe tash po i ashpërson procedurat në Gjermani, para zgjedhjeve parlamentare në këtë vend, përcjell REL.

Politikanët gjermanë kanë tërhequr vërejtjen se partitë populliste dhe shtetet e jashtme mund të përdorin lajme të rrejshme, në përpjekje për ndikim në zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen në muajin shtator të këtij viti.

The post Facebook nis filtrimin e lajmeve të rrejshme në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Veseli: Trenat ilegalë të Serbisë i kthejmë pas, muret i rrafshojmë me tokë

Posted: 15 Jan 2017 09:45 AM PST

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është deklaruar pas ndalesës që autoritet kosovare i bën dje trenit serb duke mos e lejuar që të hyjë në Kosovë.

Në fjalimin që sot mbajti në akademinë përkujtimore për viktimat e Masakrës së Reçakut, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mes tjerash u deklarua edhe për trenin e që Serbia dje tentoi ta fus në mënyrë ilegale në Kosovë dhe murin e ngritur në veri të Mitrovicës.

Me këtë rast Veseli theksoj nuk do të lejohet që sovraniteti i Kosovës të cënohet me provokime të tilla.

"se nuk do të lejojmë kurrë që sovraniteti i Republikës së Kosovës të cenohet me provokacione të tilla. As trenat, as muret ilegale nuk mund të cenojnë sigurinë dhe të ardhmen e shtetit tonë të pavarur dhe Sovran. Ëndërrat e Serbisë për Kosovën kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trenat ilegal do të kthehen pas, ndërsa muret e ndarjes dhe urrejtjes do të rrafshohen me tokë", ka thënë Veseli.

The post Veseli: Trenat ilegalë të Serbisë i kthejmë pas, muret i rrafshojmë me tokë appeared first on INSAJDERI.

Jovanoviq: Me thirrjen për luftë me shqiptarët, Nikolliq e ka rrezikuar Serbinë

Posted: 15 Jan 2017 09:29 AM PST

Lideri i Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar sot se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, me paraqitje nacionaliste dhe me thirrje për konflikt të ri të armatosur me shqiptarët, seriozisht e ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Serbisë dhe të gjithë qytetarët dhe serbët në Kosovë.

Në reagimin me shkrim, me rastin e deklaratës së sotme të Nikolliqit, zoti Jovanoviq ka theksuar se zyrtarët e Serbisë e kanë obligim ta ruajnë paqen, "e jo të bëjnë thirrje për vuajtje dhe përfundime katastrofale, të cilat vështirë se do t'i kapërcenim", ka thënë Jovanoviq, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Lideri i liberalëve të Serbisë ka vlerësuar se "Nikolliq me fushatën presidenciale të pashpallur me përmbajtje krejtësisht nacionaliste, me paraqitjen e tij të sotme dhe me atë që tha në Banjallukë, po na shtynë në konflikte të reja".

Presidenti Tomisllav Nikolliq, sot ka deklaruar se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, nëse rrezikohet popullata serbe në Kosovë.

The post Jovanoviq: Me thirrjen për luftë me shqiptarët, Nikolliq e ka rrezikuar Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Rama: Serbët, kurrën e kurrës s’do të jenë zot vendi në Kosovë

Posted: 15 Jan 2017 09:17 AM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me ndaljen e hyrjes së trenit ilegal nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, duke e quajtur këtë veprim "marrëzi nga Serbia".

Në një postim të tij në Facebook, Rama i është përgjigjur një komentuesi me emrin Enver pasi e kishte pyetur lidhur me këtë çështje.

Ai ka thënë se çështja e trenit është një manovër politike e Beogradit.

"O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavise e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! Serbia do ta vuaje atë te shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera – herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do të vijnë një dite po si zot te vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës. Keto lojrat me trena e me aeroplana jane manovra politike, per hesape politike, po hesapi i lirise e pavaresise se Kosoves eshte kry Enver", ishte përgjigja e Ramës. /Insajderi.com

The post Rama: Serbët, kurrën e kurrës s’do të jenë zot vendi në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Thaçi reagon ndaj kërcënimit të Nikoliqit për luftë

Posted: 15 Jan 2017 09:08 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj kërcënimeve të liderëve serbë se do të dërgojnë ushtrinë në Kosovë si pasojë e reagimeve për ndaljen e trenit qe nuk u lejua të hynte në Mitrovicë.

Thaçi ka thënë se kërcënimet me luftë të Serbisë rrezikojnë paqen në Ballkan, njofton Gazeta Insajderi.

"Këto kërcënime për luftë janë të papranueshme, në kundërshtim me dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe rrezikojnë drejtpërdrejtë paqen në Ballkanin Perëndimor", ka thënë Thaçi.

Shefi i Shtetit ka thënë se pavarësisht gjuhës së liderëve të Serbisë dialogut me këtë  shtet duhet të vazhdojë për të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

"Përkundër kësaj gjuhe të vjetër kërcënuese dhe provokuese që vjen nga Serbia, unë bëj thirrje që të vazhdohet me rrugën e deritashme të dialogut, bashkëpunimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve dhe të punojmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë", ka shtuar ai.

Reagimi i plotë i Presidentit:

Jam i kënaqur që është shmangur tensionimi i situatës politike dhe i sigurisë në Kosovë e rajon, duke ndaluar hyrjen eventuale ilegale të trenit propagandistik të Serbisë në territorin e Kosovës.

Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Për këtë qëllim kemi hapur vendkalime kufitare të reja me fqinjët dhe kemi arritur marrëveshje që mundësojnë kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim, që të gjithë qytetarët e rajonit të lëvizin pa pengesa.

Në periudhën e fundit, si pjesë e një skenari të vjetër, Serbia fatkeqësisht ka ndërmarrë një fushatë të provokimeve të vazhdueshme që kanë për qëllim të prodhojnë tensione në Kosovë dhe në rajon.

Pjesë e këtij skenari ishte edhe shndërrimi i trenit në mjet propagandues, duke e veshur me mesazhe dhe fotografi që kishin për qëllim provokimin dhe tensionimin e situatës në Kosovë dhe që ishin në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat evropiane e ndërkombëtare.

Për të ndaluar këtë skenar, autoritetet e Kosovës vlerësuan se është në interes të paqes dhe stabilitet në rajon që të mos lejohet hyrja ilegale e trenit propagandues. Prandaj, organet e rendit dhe sigurisë morën masa që të pengohet cenimi i integritetit dhe sovranitet të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Shpresoj se autoritetet e Serbisë e kanë kuptuar se veprimi i tyre ka qenë ilegal dhe në kundërshtim me frymën e dialogut dhe bashkëpunimit që po promovojmë në rajon.

Kërcënimet e Serbisë se janë të gatshëm për luftë dhe për të dërguar forcat ushtarake në Kosovë, flasin qartë se qëllimet e Serbisë janë të njëjta me ato të regjimit të Millosheviqit gjatë viteve të 90-ta.

Këto kërcënime për luftë janë të papranueshme, në kundërshtim me dialogun për normalizim të marrëdhënieve dhe rrezikojnë drejtpërdrejtë paqen në Ballkanin Perëndimor.

Përkundër kësaj gjuhe të vjetër kërcënuese dhe provokuese që vjen nga Serbia, unë bëj thirrje që të vazhdohet me rrugën e deritashme të dialogut, bashkëpunimit dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve dhe të punojmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kosova, si gjithmonë, mbetet e përkushtuar për dialog dhe bashkëpunim në shërbim të paqes dhe stabilitetin në rajon. H.TH

The post Presidenti Thaçi reagon ndaj kërcënimit të Nikoliqit për luftë appeared first on INSAJDERI.

Bebe Rexha: Kur isha 19 vjeçe u ngacmova seksualisht nga një producent i njohur

Posted: 15 Jan 2017 09:07 AM PST

Bebe Rexha nuk është ylli i parë femër e cila akuzon publikisht producentët meshkuj me të cilët ato punojnë për së afërmi dhe të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme.

Për më pak se 12 muaj këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë e famshme, Bebe Rexha, ka arritur të futet në top 10-shën botërore me këngën "In The Name of Love", krahas super-producentit Martin Garrix.

Ajo ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren e njohur Nicki Minaj për singlin e saj "No Broken Hearts" si dhe ka qenë protagoniste e MTV European Music Awards, transmeton Koha.net.

Por, 27 vjeçarja nuk kishte bërë vetëm kaq, shkruan "The Sun". Për dhjetë vitet e fundit ajo ka punuar pa lodhje prapa skenave si një kompozitore.

Në fakt, Bebe është talenti prapa disa prej hiteve më të mëdha të viteve të fundit, duke përfshirë hitin "The Monster" të Eminemit dhe Rihannas, me të cilën kanë fituar çmimin Grammy, hitin "Hey Mama" të David Guettas, si dhe "Me, Myself and I" të G-Eazys.

Hyrja e saj në industrinë e muzikës në një moshë të re nënkupton se ajo tashmë është e vetëdijshme për anët e errët të kësaj industrie, përcjell Koha.net. Ajo ndau një histori të hidhur me "The Sun", duke treguar se gjatë kohës kur ishte duke punuar me një producent të njohur, emrin e të cilit nuk ka dashur ta zbulojë, ai e ka provokuar seksualisht kur ajo ishte 19 vjeçe.

"Ai i ka bërë masazh këmbëve dhe shpinës time dhe kur më thërriste në celular më pyeste 'Çfarë ke veshur tani?'", tha Rexha për "The Sun". "Por [ekipit tim të vjetër] nuk i ka interesuar fare kjo gjë pasi që ai ishte një producent i madh".

"Në një moment kur unë isha në studio, u ndjeva sikur ishte shumë e rrezikshme, pasi ai ishte së bashku me të gjithë shokët e tij. I thashë se është një maskara dhe se më trajton në mënyrë të papërshtatshme. Dola jashtë, e mora veturën dhe thjeshtë kam ikur", përfundoi ajo.

Bebe Rexha nuk është ylli i parë femër e cila akuzon publikisht producentët meshkuj me të cilët ato punojnë për së afërmi dhe të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme.

Në tetor të vitit 2014, pop ylli i njohur Kesha ka ngritur padi duke u ankuar se ajo ishte abuzuar seksualisht nga producenti Dr Luke, emri i plotë i të cilit është Lukasz Gottwald, me të cilin ajo ka pasur kontratë kur ishte 18 vjeçe. /KultPlus.com

The post Bebe Rexha: Kur isha 19 vjeçe u ngacmova seksualisht nga një producent i njohur appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i Bosnjës dhe Vuçiq, bisedë telefonike për Kosovën

Posted: 15 Jan 2017 08:55 AM PST

Presidenti serb i Bosnjë dhe Hercegovinës, Mladen Ivaniq ka biseduar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth situatës së krijuar së fundmi në veri të Kosovës, me trenin serb të linjës Beograd-Mitrovicë.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti serb i Bosnjë dhe Hercegovinës Ivaniq, përmes një njoftimi për medie, njofton agjencia e lajmeve Tanjug.

Siç njofton presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës, Ivaniq dhe Vuçiq kanë vlerësuar se “me rëndësi është interesi i popullit serb për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Ivaniç dhe Vucic u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin e rregullt në lidhje me çështjen e veriut të Kosovës. /Insajderi.com

 

The post Presidenti i Bosnjës dhe Vuçiq, bisedë telefonike për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Policia e Kosovës, e përgatitur për ta ruajtur sigurinë e shtetit

Posted: 15 Jan 2017 08:41 AM PST

Aksioni i së shtunës i Policisë së Kosovës, kur pritej të futej një tren i nisur nga Serbia për në veri të Kosovës, ka përfshirë të gjitha njësitet policore dhe ekskluzivisht operacioni është realizuar nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur autoritetet e rendit.

Në një konferencë për media, Policia e Kosovës ka dhënë informacione për veprimet e policisë që janë realizuar në pikëkalimin kufitarë në Jarinë të Mitrovicës.

Të shtunën, Beogradi provoi të vërë në funksion një linjë ilegale hekurudhore që do të lidhte Serbinë me veriun e Kosovës, pa lejen e Prishtinës zyrtare.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka thënë se c

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe profesionalisht e përgatitur për të ruajtur sigurinë e vendit.

"Në rrafshin bashkëpunues të institucioneve të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, ne kemi bashkëpunim edhe me EULEX-in edhe me KFOR-in, por ata janë të renditur në aspektin strategjik të veprimeve si reagues të dytë dhe tretë. Ne jemi përgjegjës për sigurinë e qytetarëve tanë, ne jemi përgjegjës për territorin e Kosovës dhe operacioni i së shtunës ekskluzivisht është zhvilluar nga Policia e Kosovës", ka bërë të ditur Rexha.

Referuar situatës së krijuar rreth qarkullimit të trenit nga Beogradi për në veri të Mitrovicës, Rexha ka theksuar se pasur deklarime të ndryshme, duke përfshirë edhe video incizime se është vendosur mjet shpërthyes në hekurudhë, ku më pas, siç ka theksuar ai, janë marrë masat e nevojshme të kontrollit.

"Demantojmë fuqishëm që në asnjë variant, se kinse qytetaret e Kosovës ose zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë ndonjë veprim që ka të bëjë me përgatitjen për ndonjë dëmtim, siç është paraqitur në mediumet serbe. Kjo është e pavërtetë, nuk qëndron, përkundrazi ne kemi zhvilluar një operacion mjaft kompleks të kontrollimit të tërë hekurudhës me një gjatësi prej 50 kilometrash, dhe nuk është hasur asgjë e dyshimtë", ka shpjeguar Rexha.

Ndërkohë, ekspertë të fushës së sigurisë operacionin e Policisë së Kosovës e konsiderojnë profesional dhe të duhur.

Eksperti i sigurisë, Naim Maloku, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vetë përgatitja e trenit në atë mënyrë siç ishte planifikuar nga Qeveria e Serbisë, ishte provokim i rëndë për Kosovën dhe cenim i integritet territorial.

"Qeveria e Kosovës, presidenti dhe mekanizmat tjerë të sigurisë nuk kanë pasur hapësirë veprimi tjetër, përveç se të reagojnë kështu siç kanë reaguar, me angazhimin e të gjitha kapaciteteve të sigurisë që kanë pasur për të bërë një ndërhyrje të tillë", ka theksuar Maloku.

Maloku, ndërkaq, ka shtuar se zhvillimet e fundit në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë veprime që mund të cenojnë gjithë procesin e normalizimit. Zhvillimet e së shtunës, ka shtuar eksperti Maloku, kanë shënuar një vijë ndarëse të madhe mes këtyre dy shteteve.

"Raportet Kosovë – Serbi dje, praktikisht kjo ngjarje, shënon një vijë ndarëse. Raportet nuk do të jenë më siç kanë qenë deri dje dhe mendoj që përfundimisht opinioni serb e ka kuptuar që Kosova është një shtet që e ka juridiksionin deri në kufi të Kosovës dhe praktikisht ata duhet ta respektojnë këtë. Qeveria e Serbisë duhet t'i ulë këto tensione të krijuara dhe të pajtohet me një realitet", ka vlerësuar Maloku.

Nga stacioni qendror i hekurudhave në Beograd, të shtunën ishte nisur për në Kosovë një tren. Pjesa e jashtme e trenit ishte dekoruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin "Kosova është serbe".

Treni, nga autoritetet e Kosovës u cilësua si ilegal dhe provokim, ndërsa në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, morën vendim që të mos lejojnë hyrjen e trenit të nisur nga Serbia për në Kosovë. (REL)

The post Policia e Kosovës, e përgatitur për ta ruajtur sigurinë e shtetit appeared first on INSAJDERI.

Lakuriqi që pi gjakun njerëzor

Posted: 15 Jan 2017 08:30 AM PST

Shumë gjitarë mund të përshtaten dhe ndryshojnë dieta duke u ushqyer me atë që ofron mjedisi ku ata jetojnë, por ka disa krijesa që jetesën e tyre e kushtëzojnë me një dietë të caktuar dhe fikse.

Mes këtyre krijesave janë edhe tre lloje të lakuriqëve të natës, që kanë evoluuar duke u ushqyer krejtësisht me gjak.

Shkencërisht është provuar se dy prej këtyre llojeve ushqehen me gjakun e kafshëve të ndryshme, që nga zogjtë e kafshë të tjera, ndërsa njëri, i quajtur Diphylla Ecuadata, është konsideruar gjithmonë si gjakpirës zogjsh të vegjël…deri më tani.

Një studim i publikuar në muajin dhjetor në revistën "Acta Chiropterologica" doli për herë të parë në përfundimin se ky lloj lakuriqi i natës ka evoluuar dhe nuk 'i bën më naze' as gjakut të njeriut.

Studimi është realizuar nga një grup shkencëtarësh të Universitetit Federal të Pernambukos në Brazil. Ata analizuan feçet e këtij lakuriqi nate dhe në të gjetën gjurmë të gjakut të njeriut.

"U habitëm! Ky lloj lakuriqi nate nuk njihej si i përshtatur për t'u ushqyer me gjakun me proteina të larta të mamalëve", thotë Enrico Bernard, udhëheqës i studimit.

Në 2005, në Caatinga, një zonë ku shpyllëzimi ka ecur dhe po ecën me shpejtësi, u raportuan me qindra raste kafshimesh nga lakuriqët e natës. Këta të fundit njihen si bartës të mëdhenj virusesh dhe transmetojnë kryesisht tërbimin. Në atë kohë u identifikuar 123 raste më këtë sëmundje, nga të cilët 12 gjetën vdekjen.

Studiuesit thonë se ndryshimi i sjelljes së lakuriqëve të natës është pasojë e shpyllëzimit pa kriter dhe shkatërrimit të habitatit dhe burimit të tyre kryesor të ushqimit, që janë zogjtë e egër.

The post Lakuriqi që pi gjakun njerëzor appeared first on INSAJDERI.

Reagon Pandeli Majko: Deklaratat si të Nikolioqit kanë gjakosur Ballkanin

Posted: 15 Jan 2017 08:18 AM PST

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është politikani i parë i rëndësishëm nga Shqipëria, që ka reaguar ndaj kërcënimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq se do ta dërgojë ushtrinë në Kosovë.

Majko ka thënë se deklaratat si të Niloliqit më herët kanë shkaktuar gjakderdhje në Ballkan derisa liderët serbë kanë përfunduar në Hagë duke u gjykuar për krime lufte.

"Serbia nëpërmjet deklarimeve të presidentit të saj ka deklaruar se "do të dërgojë ushtrinë" në Kosovë. Një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Kjo mënyrë sjellje pati pasojë gjakosjen e rajonit dhe dërgoi në Gjykatën e Hagës lidershipin e Beogradit", ka shkruar Majko.

Veç kësaj, Majko ka treguar se në politikë deklaratat dhe veprimet janë gjëra krejtësisht të ndryshme. Prandaj, ka propozuar, dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si opsion i zgjidhjeve europiane.

"Të thuash dhe të bësh, janë dy gjëra të ndryshme në politikë. Historia ja ka dhënë serbëve dhe shqiptarëve mësimet e saj. Dialogu është opsion i zgjidhjeve europiane dhe ka raport me të vërtetën e paqes që duan kombet në rajon. Kjo e vërtetë fton gjakftohtësinë të kuptojë. Politikan nuk të bën lufta. E kundërta është e vërtetë", ka shtuar ai.

"Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftës. Kjo është po aq e vërtetë sa fakti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare. Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë. Kjo do pak mencuri në të kuptuar, e cila kombit serb, si rregull, nuk i ka munguar. Për më tepër, shqiptarët kanë një të metë kombëtare. Ata janë më të aftë në luftë se sa në paqe. Sigurisht".

The post Reagon Pandeli Majko: Deklaratat si të Nikolioqit kanë gjakosur Ballkanin appeared first on INSAJDERI.

Veseli: Reçaku, fshati martir që u bë simbol i sakrificës kosovare

Posted: 15 Jan 2017 07:44 AM PST

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e vitit 1999 në fshatin Reçak, duke thënë se ky fshat martir u bë simbol i rezistencës së Kosovës në sytë e të gjithë njerëzimit.

“Janari ka një simbolikë të jashtëzakonshme në historinë e popullit tonë. Është muaji i sakrificave të mëdha, i rënieve të mëdha”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se muaji janar është muaj i krenarisë së popullit të Kosovës.

“Është muaji i krenarisë dhe lavdisë për popullin tonë. Është edhe muaji i Reçakut, fshatit martir që u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës kosovare në sytë e gjithë njerëzimit”, është shprehur Veseli.

Sipas Veselit, e vërteta e Reçakut kapërceu kufijtë e shteteve, kapërceu kontinentet dhe preku ndërgjegjen e njerëzimit. /Insajderi.com

 

The post Veseli: Reçaku, fshati martir që u bë simbol i sakrificës kosovare appeared first on INSAJDERI.

Gjysmëvjetori i dytë i shkollave, fillon nesër

Posted: 15 Jan 2017 07:28 AM PST

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat e Kosovës do të fillojë nesër, kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate për media.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ditë më parë e ka shtyrë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta, si dhe epidemisë së Gripit AH3V.

 

The post Gjysmëvjetori i dytë i shkollave, fillon nesër appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Provokimet që po i bën shteti serb në Kosovë, janë veprime të papranueshme

Posted: 15 Jan 2017 07:16 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet profilit të tij në facebook ka deklaruar se "Kosova është e orientuar fuqishëm për paqe dhe siguri në rajon dhe se të gjitha çështjet me fqinjët, jemi të interesuar t'i zgjidhim përmes dialogut".

Mustafa ka shkruar se koha e provokimeve, konflikteve dhe luftërave, duhet të ketë shkuar.

Ai ka theksuar se provokimet, të cilat kohëve të fundit në mënyrë sistematike po i bën shteti serb në Kosovë, janë veprime të papranueshme, të panevojshme dhe nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

"Kosova është e interesuar t'i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, t'i integrojë qytetarët serbë në institucionet dhe në jetën demokratike të vendit, sikurse edhe të gjithë pjesëtarët e komuniteteve joshumicë. Por, kjo gatishmëri duhet të përcillet me qëndrime konstruktive të Serbisë ndaj këtij procesi, si dy vende që aspirojmë të bëhemi pjesë e familjes së Bashkimit Evropian".

Ai ka thënë se muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, jo vetëm pa leje, por edhe në kundërshtim me rregullat urbane dhe ligjore, do të rrënohet.

"Institucionet e Kosovës e kanë bërë të qartë se nuk do të dialogojnë për këtë mur në Bruksel, pasi ai as që ka qenë kurrë pjesë e marrëveshjeve apo dialogut. Por, po ashtu, vlerësoj se institucionet e BE-së duhet të ushtrojnë ndikim që këtë mur ta heqin ata që e ndërtuan, sepse ata që ndërtojnë mure në Ballkan, nuk mund të jenë të dinjitetshëm për t'u bërë pjesë e Evropës pa mure (pa kufij)", ka shkruar kryeministri Mustafa. /Insajderi.com

The post Mustafa: Provokimet që po i bën shteti serb në Kosovë, janë veprime të papranueshme appeared first on INSAJDERI.

Limaj: Reçaku, dëshmia e planit shfarosës të Serbisë

Posted: 15 Jan 2017 07:04 AM PST

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka bërë homazhe në Reçak, ku ka deklaruar se dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku.

Plani ky i cili kishte për qëllim shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë, njofton Insajderi.

"Dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët është Reçaku, ishte plani për shfarosje, shkatërrim të dinjitetit dhe largimin e njerëzve nga vendi ynë. Duke ju falënderuar zërit humanitar, njerëzor, diplomatik dhe demokratik nga i nderuari Ambasadori Voker dhe angazhimin e shumë ushtarëve dhe qytetarëve të komunës së Shtimes dhe fshatit Reçak, fatet e Kosovës ndryshuan duke filluar bota ta sheh dhe merret shumë seriozisht me regjimin e Millosheviqit, dhe çdo gjë që ka ardhur pas kësaj dhe në shërbim të mirë për Kosovën, ka ardhur duke ju përkulur dhe falënderuar gjakut të këtyre njerëzve", ka thënë Limaj në Facebook.

Limaj, duke përkujtuar të rënët dhe idealet për lirin e këtij vendit bëri thirrje që të ketë angazhim të mirëfilltë të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

"Angazhimi ynë për ndërtimin e mirëfilltë të shtetit tonë, çdo herë duhet të bëhet mbi bazën e idealëve të të rënëve për lirinë e këtij vendi. Është një moment i veçantë, ku të gjithë ne duhet të përkujtojmë dhe të jetojmë me këtë përkujtim të lartë. Lavdi!".thuhet më tutje në llogarin e Limajt në Facebook. /Insajderi.com

The post Limaj: Reçaku, dëshmia e planit shfarosës të Serbisë appeared first on INSAJDERI.

Rashica rikthehet tek goli [video]

Posted: 15 Jan 2017 06:52 AM PST

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar golin e parë në kampionatin holandez të futbollit këtë stinor me Vitessen.

Rashica shënoi në ndeshjen që Vitesse po e zhvillon ndaj Twentes në shtëpi. Vushtrriasi shënoi në minutën e 47′ të takimit.

Ky është goli i tretë i Rashicës në këtë stinor, mirëpo ishte i pari në kampionat. Dy golat e tjerë, ai i ka shënuar në garën e Kupës së Holandës. /Insajderi.com

The post Rashica rikthehet tek goli [video] appeared first on INSAJDERI.

Opozita: Pas provokimeve të Serbisë, s’ka kuptim dialogu

Posted: 15 Jan 2017 06:44 AM PST

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, e ka quajtura si momentin e fundit të ndërpritet dialogu, i cili sipas saj, ka minimizuar shtetësinë e Kosovës, ndërsa kanë favorizuar Serbinë në rrugëtimin e integrimeve evropiane.

"Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë teksa prodhon vetëm koncesione të dëmshme për vendin, të cilat e kanë minimizuar shtetësinë e Kosovës, teksa e kanë favorizuar Serbinë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane", ka thënë për Insajderin Donika Kasaj-Bujupi.

Ajo ka thënë se Kosovës i duhet dialog me parime dhe me kushte, duket shtuar se kjo qeverisje antikombëtare dhe e kriminalizuar nuk e ka as vullnetin, as guximin e as dijen për dialog të tillë.

"Ky pushtet që në secilin raund negociatash jep diçka nga shtetësia e Kosovës, është servil e i nënshtruar nga Serbia, e cila ka pretendime të qarta ndaj Republikës sonë, dhe arritjen e të cilave ne e ndalim veç duke e ndalur dialogun tani", ka shtuar ajo.

Është momenti i fundit, sipas saj, t'ia japim kahjen e duhur Republikës së Kosovës.

Haxhi Shala – deputet i Nismës për Kosovën thotë se ky dialog nuk mund të ketë kuptim përderisa dje ka pasur mundësi të shkohet në një konflikt të armatosur.

"Edhe më herët kemi kërkuar që si parti dhe si opozitë të ndërpritet dialogun me Serbinë, sepse deri më sot kanë dëshmuar se asgjë të dobishme nuk është sjellë nga ky dialog me gjithë këto skandale, siç është muri, arrestimet , tentimi i treni, bizneset e zeza që janë veri. Të gjitha këto elementet çojnë se Kosova nuk duhet të vazhdojnë bisedimet me Serbinë", ka thënë deputeti Shala për Gazetën Insajderi.

Dialogu duhet të ndërpritet një herë e përgjithmonë, sipas deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj. Sipas tij, edhe ashtu, marrëveshjet që janë arritur me Serbinë po zbatohen në minimum.

"Po shihet që bisedimeve nuk ka pasur sukses. Prej të gjitha marrëveshjeve nuk di nëse është duke u zbatuar një ose dy. Derisa vazhdojnë  kështu, nuk do të ketë sukses. Ngritja e murit në veri dhe arrestimi i Haradinajt edhe treni, të gjitha janë provokime dhe nuk ka efekte që të ketë më bisedime. Njëherë e përgjithmonë me i ndërpre bisedimet", ka thënë deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj për Insajderin.

Kujtojmë se në muajin e fundit kanë ngjarë disa incidente në veri të vendit – ndritmi i murit ilegal për të cilën Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për rrënimin e tij; vënia e bombave në objektet e qeveritare në veri të Mitrovicës, arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, dhe tentimi për futjen e trenit nga Serbia në Kosovë pa leje të Republikës së Kosovës./Insajderi.com

 

The post Opozita: Pas provokimeve të Serbisë, s'ka kuptim dialogu appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more