Skip to main content

INSAJDERI: “Thaçi paralajmëron fillimin fazës së fundit të dialogut me Serbinë” plus 19 more

INSAJDERI: “Thaçi paralajmëron fillimin fazës së fundit të dialogut me Serbinë” plus 19 more


Thaçi paralajmëron fillimin fazës së fundit të dialogut me Serbinë

Posted: 23 Jan 2017 10:11 AM PST

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është lajmëruar nga Brukseli atje ku nesër do të jetë pjesë e takimeve së bashku me kryeministrin Isa Mustafa, me autoritetet serbe, përkatësisht presidentin Tomisllav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq.

Nga atje, Thaçi ka paralajmëruar se në këtë takim i cili nuk ka temë të specifike, pritet të nisë faza e fundit e dialogut me Serbinë.

"Besoj se është momenti i fundit të hapet dialogu për relacionin mes Serbisë dhe Kosovës, për marrëdhëniet normale mes dy vendeve. Duhet të hapet një kapitull i ri dialogu, mes presidentësh që si qëllim ka marrëdhëniet e mira mes dy vendeve", ka thënë Thaçi në "InfoBox" të RTV Dukagjini.

Thaçi nuk ka treguar se sa mund të zgjasë kjo fazë e dialogut mes presidentëve.

Presidenti ka thënë se ku kapitull i ri bisedimesh duhet të jetë i fundit dhe se Kosova do të ketë kërkesë të qartë para BE-së dhe Serbisë.

"Do të kërkohet që të dy vendet të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve", ka thënë Thaçi, duke shtuar se Kosova do të kërkojë gjithashtu edhe largimin e të gjithë të kërkuarve nga Serbia përmes INTERPOL-it, nën akuzat për krime lufte./Insajderi.com

The post Thaçi paralajmëron fillimin fazës së fundit të dialogut me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Tre gjyqtarë dyshohen se u korruptuan me një udhëtim për derbin “El Classico”

Posted: 23 Jan 2017 09:52 AM PST

Tre gjyqtarë të gjykatës së Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno janë nën hetim për korrupsion pasiv nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.

Të dhënat e siguruara nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona.

Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës – dhe është paguar prej tij.

Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali.

Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, çështja në fjalë është fituar nga paditësi Oliver Ushina. Ndërkohë, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, më 18 shkurt 2015, Ushina ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë e Durrësit, ku akuzonte treshen e gjyqtarëve se kishin marrë vendim në favor të Sadikut, pasi kishin përfituar prej tij dy udhëtime jashtë vendit.

Zyra e shtypit  e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmoi procedimin penal në adresë të gjyqtarëve, ndërsa pohoi se çështja është ende në hetim./ Hulumtimi i plotë në reporter.al

The post Tre gjyqtarë dyshohen se u korruptuan me një udhëtim për derbin “El Classico" appeared first on INSAJDERI.

Apple dhe Foxconn investojnë 7 miliardë dollarë në një fabrikë në ShBA

Posted: 23 Jan 2017 09:47 AM PST

Prodhuesi gjigant Kinez, Foxconn, po konsideron që të investojë 7 miliard dollarë për të ndërtuar një fabrikë të re në SHBA, në të cilën do të montohen panele ekranesh, ku mund të krijohen rreth 50 mijë vende të reja pune.

Fabrika e re është një investim i përbashkët me Apple, pasi Foxconn është partneri prodhues më i madh i Apple dhe ka fabrikën më të madhe të iPhone në botë me ulje të konsiderueshme taksash nga qeveria Kineze.

Tony Gou, shef i kompanisë Foxconn, tha se rritja e këtij lloj proteksionizmi është e pashmangshme, por vuri në dyshim nëse konsumuesit Amerikan do të ishin të kënaqur që të përballonin kostot e sjellës së vendeve të punës në Amerikë.

"Në të ardhmen ato mund të paguajnë më shumë se 500 dollarë për një produkt Amerikan, por këto produkte nuk punojnë domosdoshmërish më mirë se një telefon 300 dollarësh," tha Gou.

Gou tha se një fabrikë në Amerikë do të kishte përfitime për Foxconn sepse do të hiqte kostot e transportit të mallrave, por vuri në dukje se kompanisë do ti nevojiteshin nxitje financiare në mënyrë që marrëveshja të kishte kuptim ekonomik./Insajderi.com

The post Apple dhe Foxconn investojnë 7 miliardë dollarë në një fabrikë në ShBA appeared first on INSAJDERI.

Një teatër në Francë në hall me emigrantin kosovar

Posted: 23 Jan 2017 09:41 AM PST

Një emigrant kosovar në Francë është bërë temë e diskutimeve kulturore dhe politike atje, pasi është bërë pjesë e një shfaqje teatrore.

Kosovari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është bërë pjeë e shfaqjes "Le Suppliantes" (Lutësit) në të cilën shfaqje luajnë 18 emigrantë të ndryshëm. Pjesë e shfaqjes janë dy emigrante nga Shqipëria dhe dy nga Kosova.

Krejt problemi ka filluar pasi një nga këta emigrant nga Kosova e ka të ndaluar të dalë jashtë Francës.

Jean-Luc Bansard, drejtor i teatrit  "Theatre du Tiroir" në Laval të Francës, teatër ky që ka prodhuar shfaqjen, i ka shkruar autoriteteve franceze për migrim, që të lejojë kosovarin që të udhëtojë jashtë Francës pasi shfaqja është paraparë të jepet në vende të ndryshme të Evropës.

Një teatër në Francë në hall me emigrantin kosovar

"Pa praninë e tij nuk mund të luhet shfaqja" thuhet në kërkesën e drejtorit të teatrit.

Shfaqjet ndërkombëtare të kësaj trupe teatrale janë paralajmëruar për muajin shkurt.

Refugjati kosovar është pjesë e tridhjetë aktorëve, 18 prej të cilëve janë emigrantë.

Sipas autoriteteve franceze, emigranti nga Kosova nuk ishte në gjendje për të marrë statusin e refugjatit dhe aktualisht është i obliguar që të mos e lërë Francën.

Megjithatë drejtuesit e teatrit shpresojnë në mirëkuptim të autoriteteve lokale të emigracionit, që ta lirojnë kosovarin dhe kësisoj shfaqja të vazhdojë të jepet në skena të ndryshme teatrale nëpër botë./Insajderi.com

The post Një teatër në Francë në hall me emigrantin kosovar appeared first on INSAJDERI.

Vdes aktori kryesor i serialit “Allo Allo”

Posted: 23 Jan 2017 08:53 AM PST

Aktori Gorden Kaye, i cili ishte i njohur për rolin e tij në serialin, "Allo Allo", ka ndërruar jetë në moshën 75 vjecare.

Ai ka vdekur në një shtëpi kujdesi të hënë njofton BBC, raporton Insajderi.

Roli i tij në serialin e famshëm "Allo Allo", ishte si pronar i një kafeneje. Filmi "Allo Allo", kishte tematik kohën e zhvillimit të Luftës së Dytë Botërore, në Gjermani.

Ai ka luajtur në të gjitha episodet e këtij filmi. /Insajderi.com

The post Vdes aktori kryesor i serialit "Allo Allo" appeared first on INSAJDERI.

Kundërshtarja e bombardimeve në Kosovë, sekretare e Forcave Ajrore në SHBA

Posted: 23 Jan 2017 08:38 AM PST

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar sekretare të Forcave Ajrore, kongresisten Heather Wilson, e njohur për qëndrimet e saja kundërshtuese ndaj administratës së Bill Clinton, sa i përket bombardimeve të NATO-s në Kosovë dhe Serbi.

"Heather Wilson do të bëhet Sekretare e Forcave Ajrore" tha Trump sot në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

"Shërbimi i saj i shquar ushtarak, niveli i lartë i njohurive dhe suksesi në fusha kaq të ndryshme më jep besim të madh se ajo do t'i çojë Forcat Ajrore të vendit tonë drejt integritetit", thuhet në deklaratën e Trump.

Wilson shërbeu në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura,  por ishte kritike e fushatës së bombardimeve nga viti 1999 në Kosovë, duke argumentuar se fuqitë ajrore të Amerikës ishin të pamundura që të arrinin atje, shkruan USA Today, raporton Insajderi.

Ëilson u diplomua nga Akademia e Forcave Ajrore në vitin 1982, ku shërbeu në Forcat Ajrore deri në vitin 1989 dhe u bashkua me Këshillin e Sigurisë Kombëtare sa ishte presidentin George H.W. Bush.

Wilson tha se "Amerika dhe interesat tona vitale nacionale vazhdojnë të jenë të kërcënuar, unë do të bëj çmos, duke punuar me burrat dhe gratë tona në ushtri, për të forcuar hapësirën ajrore për ta mbajtur vendin të sigurt", është shprehur ai.

Heather Wilson, është një republikane, e cili ka qenë përfaqësues e "New Mexico City", nga viti 1998 deri në vitin 2009 dhe drejtor i shkollës së Minierave dhe Teknologjisë që nga viti 2013. /Insajderi.com

 

The post Kundërshtarja e bombardimeve në Kosovë, sekretare e Forcave Ajrore në SHBA appeared first on INSAJDERI.

Inter mendon të shkëmbejë Perisicin me Sanchez

Posted: 23 Jan 2017 08:24 AM PST

Skuadra Italjane, Inter është duke menduar për një propozim për yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, duke e dërguar Ivan Perisic tek skuadra londineze raporton CaldioMercato.

Skuadra nga Milano është duke provuar që të sjell emra të mëdhenj në skuadër, duke provuar  që të sjell yllin kilian, njëkohësisht lojtarin më në formë në ligen Angleze.

Alexix Sanchez momentalisht është golashënuesi më i mirë në Premier Ligë me 15 gola, aq sa ka edhe Diego Costa i Chelseas. Sanchez gjithashtu është golashënuesi më i mirë në të gjitha garat për skuadre nga Londra./Insajderi.com

The post Inter mendon të shkëmbejë Perisicin me Sanchez appeared first on INSAJDERI.

Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës

Posted: 23 Jan 2017 08:09 AM PST

Ish-ministri i Brendshëm i Francës, njëherësh ish-krahu i djathtë i Nicolas Sarkozy, Claude Guéant u dënua sot nga Gjykata franceze e Apelit me dy vite burg duke përfshirë një vit dënim të rreptë me burg për një çështje për përvetësim fondesh.

Gjykata e Apelit e Parisit ashpërsoi masën e dënimit në shkallën e parë, që ishte me dy vite dënim me kusht.

Gjykata e Apelit nga ana tjetër konfirmoi 75 000 euro gjobë dhe masën e ndalimit për Gueant, 72 vjeç për të ushtruar poste publike për pesë vite.

Guéant, mbajti postin e drejtorit të kabinetit të Nicolas Sarkozy, ndërsa ky i fundit ishte ministër i Brendshëm dhe ishte në ndjekje penale për marrje fondesh nga buxheti i përcaktuar për shpenzimet e proceseve hetimore ndaj oficerëve të policisë, transmeton atsh.

Pas këtyre fakteve, që datojnë nga vitet 2002 dhe 2004, Claude Gueant u zgjodh sekretar i përgjithshëm i presidencës së Republikës.

Presidenti Sarkozy e emëroi më pas ministër të Brendshëm nga 2011 deri në 2012./Insajderi.com

The post Dënohet me dy vjet burg ish-ministri i Brendshëm i Francës appeared first on INSAJDERI.

Nesër publikohet lista e filmave të nominuar për Oscar

Posted: 23 Jan 2017 08:00 AM PST

Të martën do të bëhet e ditur lista e nominimeve për filmat që do të garojnë për Oscar, ceremoni kjo që do të mbahet më 26 shkurt në Hollivud.

Të gjithë i kanë sytë në filmin "La La Land", megjithatë nesër do të kuptohen të gjitha nominimet për filmat që do të garojnë për këto çmime prestigjioze.

Çmimet Oscar do të ndahen në 24 kategori, në mesin e të cilëve për filmin më të mirë, regjia më e mirë, roli më i mirë mashkull/ femër, rolet dytësore, skenari më i mirë, për filmin më të mirë në gjuhë të huaj dhe kategori të tjera, shkruan KultPlus.

Vitin e kaluar këto ethe i ka përjetuar edhe populli shqiptar, pasi që, për herë të parë në historinë e kinematografisë shqiptare ka arrit të nominohet një film shqiptar, nga Kosova, filmi "Shok", i cili ishte nominuar në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtë.

The post Nesër publikohet lista e filmave të nominuar për Oscar appeared first on INSAJDERI.

Nadal në çerekfinale të ‘Australian Open’

Posted: 23 Jan 2017 07:49 AM PST

Rafael Nadal është kualifikuar në çerekfinale të 'Australian Open', pas fitores ndaj Gael Monfils.

Spanjolli u desh t'i zhvillonte katër sete në duelin e vështirë për të vazhduar në fazën tjetër.

30-vjeçari, i cili është i nënti në renditje dhe që e ka fituar këtë turne në vitin 2009, fitoi ndaj francezit me rezultat 3-1 (6-3, 6-3, 4-6, 6-4).

Në raundin tjetër, Nadal do të ndeshet me Milos Raonicin, i cili fitoi ndaj spanjollit Roberto Bautista Agut.

Kanadezi triumfoi po ashtu me rezultat 3-1 në sete (7-6, 3-6, 6-4, 6-1).

The post Nadal në çerekfinale të 'Australian Open' appeared first on INSAJDERI.

Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil

Posted: 23 Jan 2017 07:44 AM PST

Kërkesat për azil në Zvicër kanë rënë për gati një të tretën e kërkesave që janë bërë gjatë vitit të kaluar, raporton Reuters.

Për këtë ka ndikuar mbyllja e rrugës që shfrytëzohej në Ballkan nga migrantët dhe refugjatët që janë larguar nga zonat e krizës në Lindje të Mesme, Azi dhe Afrikë.

Megjithatë numri i azilkërkuesve mund të rritet varësisht prej rrjedhës së refugjatëve që do të hynin në Evropë përmes Detit Mesdhe dhe nëse vazhdon të respektohet marrëveshja që Bashkimi Evropian e ka nënshkruar me autoritetet turke për mbajtjen e migrantëve brenda Turqisë.

Shteti neutral i Zvicrës ka pranuar vetëm një pjesë të vogël të rreth 1.3 milionë azilkërkuesve që kanë hyrë në Evropë gjatë vitit të kaluar.

Numri më i madh i azilkërkuesve në Zvicër janë nga Eritrea, pas të cilëve renditen ata nga Afganistani, Siria, Somalia, Shri Lanka dhe Iraku.

Vitin e kaluar, gati 23 % e 31 300 azilkërkuesve e kanë fituar azilin në Zvicër.

The post Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil appeared first on INSAJDERI.

Aktakuzë ndaj inspektorit të Ministrisë së Punës që dyshohet se kërkoi ryshfet

Posted: 23 Jan 2017 07:30 AM PST

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.B., për shkak se ka kryer veprën penale marrje ryshfeti.

"I pandehuri dyshohet se me datën 22 shtator në kafiterinë "Sach" në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar të punës në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka kërkuar përfitim material për vete, në shumën prej 10 mijë euro, kontabilistit të Kompanisë "All Zone", me arsyen që kompania mos të ndëshkohet për shkak të katër punëtorëve të huaj të cilëve iu kishte skaduar afati i kontratave të punës, thuhet në komunikatën e PSRK, raporton Insajderi.

Sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri i kishte thënë se duhet të ndëshkohet me gjobë prej 90 mijë euro për secilin prej tyre, edhe pse këtë shkelje të ligjit i pandehuri si kryeinspektor në inspekcionin prej tre anëtarësh, nuk e ka konstatuar gjatë inspektimit./Insajderi.com

The post Aktakuzë ndaj inspektorit të Ministrisë së Punës që dyshohet se kërkoi ryshfet appeared first on INSAJDERI.

Drilon Kastrati, me shikim të dobësuar, nëpunës i një banke në Zvicër

Posted: 23 Jan 2017 07:21 AM PST

Drilon Kastrati është një djalë 26 vjeçar me shikim të dobësuar. Ajo që e dallon nga të tjerët, nuk është mungesa e shikimit por para së gjithash vullneti për ta sfiduar këtë mungesë

Jeta për Drilon Kastratin 26 vjeçar ndahet në kohën para marsit 2006 dhe atë pastaj. Atëbotë i riu 16 vjeçar, si pasojë e një operacioni në kokë, e humbi pothuaj në tërësi aftësinë për të parë. Jeta pas kësaj merr një drejtim fare tjetër, për të cilin, ai, sigurisht, nuk ishte i përgatitur.

"Për një periudhë disamuajshe nuk doja të pajtohesha me gjendjen e re, vuaja nga pasojat e verbërimit por njëkohësisht edhe ngulja këmbë që të vazhdoja jetën sikur më parë. Kur më dërguan në një qendër për rehabilitim, unë refuzoja të merrja trajtimin si të verbrit tjerë, nuk u bashkohesha atyre, thjesht qesh bërë njëfarë rebeli pa arsye", rrëfen Driloni sot, mbi dhjetë vjet pasi që jeta e tij kishte marrë një kah të papritur.

Ditën që e lamë të takoheshim, i riu me master të mbaruar për financa, nëpunës banke, do të jepte një ligjëratë te Qendra Profesionale për studime, të personave me nevoja të veçanta, në kuadër të Universitetit të Cyrihut. Atë ligjëratë do ta ndiqnin përfaqësues të institucioneve të ndryshme të kësaj fushe. Tek merr fjalën para këtij auditori të zgjedhur, Driloni flet me një elokuencë dhe me lehtësi të admirueshme, madje duke e përshkruar me humor diskret vetë handikapin që ka. Ai shpalos para të pranishmëve goditjen që kishte pësuar nga fati dhe vendosmërinë për ta sfiduar atë goditje, duke u përcaktuar për shkollimin, si rruga e vetme për të mos u dorëzuar.

Po ky humor (kryesisht në kurriz të vet) e karakterizon Drilonin edhe duke folur pastaj për albinfo.ch lidhur me peripecitë të cilat i ka kaluar gjatë këtyre dhjetë viteve në errësirë.

Kur e humba shikimin…

Thuhet se të verbërve, si "kompensim" për mungesën e shikimit, u mprihen shqisa tjera. A vlen kjo edhe për ata që janë verbuar më vonë, a ke ti përvoja në këtë drejtim?", e pyesim Drilonin. "Po, kam dëgjuar edhe unë të thuhet kështu. Në fakt mua më duket se më është mprehur  shqisa e nuhatjes, e marrjes erë. I ndjej shumë erërat, madje i dalloj njerëzit në bazë të erës që mbajnë. "Si me qenë ndonjë qen" , bën shaka Driloni në llogari të tij.

"Kur më ka ndodhur fatkeqësia, kam qenë duke ndjekur shkollën e mesme profesionale, në mars 2006, pra kur kam qenë 16 vjeç. Bëhej fjalë për një ciste në kokë dhe pasi që ajo po i bënte presion trurit, mjekët, patën vendosur ta hiqnin me operacion. Në përpjekje e sipër, ata kanë dëmtuar nervat dhe kështu është rritur shumë presioni. Kjo pastaj është reflektuar te sytë dhe kështu, shumë shpejt kam ardhur në gjendjen që po më shihni".

img_3888-768x576

Fillimisht e kanë dërguar në një qendër rehabilitimi, e pastaj në qendrën përgatitore për zgjedhjen e profesionit. "Aty duhej të mësohesha që të gjendem në kushtet e reja, veç tjerash edhe duke përdorur kompjuterin dhe mjetet tjera të përshtatura për të verbrit. Unë isha informuar për mundësitë që kisha për shkollim, por kishte njëfarë presioni që të mjaftohesha me mësimin e një zanati. Mirëpo unë kërkoja me këmbëngulje të më mundësohej një shkallë më e lartë arsimimi…

Këmbëngulës për të ndjekur mësimet në gjimnaz

Rasti e deshi që në Bazel ta takoja një shqiptar po ashtu të verbër, të moshës sime, i cili më befasoi kur më tha se ishte duke vijuar gjimnazin. Pikërisht atë që e kërkoja unë dhe nuk ma lejonin! Me të dëgjuar këto, shkova te përgjegjësi im dhe i thash se unë dua të ma mundësojnë ndjekjen e gjimnazit. Ai rezistoi por unë isha këmbëngulës duke e bindur se kështu dua t`i hap rrugë vetes pasi që gjimnazi më mundëson të studioj dhe të aftësohem që të mbaj veten e të jem i dobishëm edhe në gjendjen që jam. Ajo që ka shumë rëndësi për çdo të ri në rrethana të ngjashme do të thosha është pikërisht kjo: që të punosh që të arrish diçka dhe të shohësh një  të ardhme tënden", bën një digresion Driloni. "Përfundimisht mu lejua ndjekja e gjimnazit. Duhet theksuar se vijimi i mësimit në gjimnaz për Drilonin ka qenë në kushte të njëjta me të gjithë nxënësit tjerë edhe pse ai ishte i vetmi nxënës me shikim të dëmtuar, në mesin e tyre! "Unë mbroj mendimin se, edhe pse në ndonjë aspekt kemi nevojë për mbështetje më speciale, ne duhet të trajtohemi si të barabartë dhe të integrohemi e jo të veçohemi nga shoqëria", është i bindur ai.

Me të përfunduar gjimnazin, erdhi koha që ai të përcaktohej për studime. "Kërkoja ndonjë drejtim që ka matematikë por që megjithatë nuk është vetëm me numra. Kështu, vendosa të studioja drejtimin e bankave dhe financave në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Cyrihut".  Studimet bazë (baçelor) Driloni i ka kryer në afat të rregullt, për tre vite, pa humbur asnjë vit.  "Pasi kam filluar punën në Institutin për Banka dhe Financa si asistent në Universitetin e Cyrihut, jam regjistruar edhe në shkallën e masterit po për banka dhe financa, të cilin e kam mbaruar në gushtin e këtij viti, po ashtu në afat të rregullt, për dy vjet.

I vetmi person i verbër në bankën ku punon

Me të përfunduar studimet, ai konkurron në bankën e madhe zvicerane Credit Suisse ku pranohet si praktikant. Në këtë pozitë ai është edhe në momentin kur po bisedojmë me të dhe jemi ulur në një lokal, ngjitur me bankën ku ai punon. "Punoj në hulumtime ekonomike (economic research). Ne bëjmë vlerësimin e tregut të shtëpive dhe patundshmërive në Zvicër, dhe të performimit të sektorëve të ndryshëm ekonomikë në Zvicër. Është një fushë me dinamikë të madhe dhe shumë interesante".

Por si rrjedh dita e  punës e Drilonit në një zyrë ku ai është i vetmi person me shikim të dëmtuar? A i kanë gjetur ndonjë punë që përkon me handikapin e tij apo ka ndonjë trajtim special nga banka ku punon? Asnjëra nga këto, përgjigjet ai. Ne i ndajmë punët dhe unë i marr ato punë që mund t`i kryej në mënyrë më efikase. Sigurisht, unë i evitoj punët që kanë të bëjnë me grafika ose me aspektin vizual. As vendi i punës ku jam pranuar nuk ka qenë i bërë enkas për mua. E gjithë ajo që më kanë pyetur, ka qenë se çfarë programesh e aplikacionesh kompjuterike më nevojiteshin për punën që do ta bëja dhe unë u kam treguar. Në këtë pikë përfundon `trajtimi special` i imi".

Ndihmon studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Zvicër

Një preokupim tjetër i Drilonit përveç punës që bën, është prej vitesh edhe ndihma që ai u ofron studentëve shqiptarë që duan të vijnë për të studiuar në Zvicër. "Thjesht, ata nuk dinë se çfarë hapash duhet të ndërmarrin, ku të drejtohen etj., për të regjistruar studimet. Për ata që interesohen dhe më gjejnë, unë kryej njëfarë roli të mbështetësit në këto përpjekje. I orientoj, ua jap koordinatat, adresat ku të drejtohen, pyes e interesohem për ta etj". Aktualisht janë katër studentë shqiptarë që studiojnë në Zvicër falë ndihmës së Drilonit.

Duhet theksuar se jo të gjithë që kanë filluar studimet edhe kanë pasur sukses. Njihen kriteret e ashpra që kanë universitetet zvicerane… Por është për t`u vlerësuar ambicia dhe etja e tyre për të studiuar, thotë bashkëbiseduesi ynë. Po ashtu ata të shumtën e rasteve nuk e përballojnë dot koston financiare të studimeve këtu. E unë, nga ana financiare mjerisht nuk jam në gjendje t`i ndihmoj. Zakonisht ata që vinë kanë dikë nga familja që i mbështet", shton ai.

Të verbrit në Kosovë i këshilloj të arsimohen, edhe kur duket se nuk ia vlen!

Si mund t`i inkurajojë Driloni duke marrë si shembull rastin e tij të verbrit nga trojet shqiptare për të realizuar planet e tyre profesionale dhe jetësore? "Sigurisht nevojitet shumë vullnet, forcë e pozitivitet. Edhe pse, më duhet të them se rrethanat në Kosovë nuk janë aspak favorizuese për këtë kategori. Qasje në dokumente dhe në libra digjitale nuk ekziston pothuajse fare. Pra gjendja është e mjerueshme. Mandej, unë kam provuar ta hap një bibliotekë për të verbër në Kosovë por kam hasur në pengesa. Ka gjithfarë konflikti interesash kështu që nuk preferohet shumë të provosh të ndryshosh ndonjë gjë. Shoqëria atje nuk i pranon ende të verbrit si pjesë normale e saj.

Por, përkundër këtyre vështirësive evidente, unë do t`u thosha atyre që ia vlen të përpiqen me çdo kusht që të arsimohen. Edhe nëse tash kjo nuk u kryen shumë punë, në afat të shkurtër. Shkollimi do t`u nevojitet në një të ardhme. Thënë ndryshe, ia vlen angazhimi sepse nëse rri duarkryq në shtëpi, nuk ndryshon asgjë për të mirë, përfundon me optimizëm rrëfimin e tij interesant Drilon Kastrati./albinfo.ch/

The post Drilon Kastrati, me shikim të dobësuar, nëpunës i një banke në Zvicër appeared first on INSAJDERI.

Vajza e Hillaryt i del në krah djalit të Trump

Posted: 23 Jan 2017 07:07 AM PST

Prej dy muajsh është në vëmendjen e të gjithëve, e këtë djali i vogël i Donald Trumpit, Barron, nuk po e përballon edhe aq mirë.

Mediet vëzhgojnë me kujdes edhe gjestin më të vogël të 10-vjeçarit. Syrit të tyre nuk i ka shpëtuar padurimi që ai shfaq ndonjëherë, nervozizmi apo bezdisja.

Nuk kanë qenë të pakta zërat, që për këtë arsye, edhe e kanë vënë fëmijën në shënjestër. Por Barroni ka marrë një mbështetje të papritur.

Djalit i ka dalë në krah vajza e ish-rivales së madhe të presidentit të ri gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë. "Lereni të mbetet fëmijë", është shprehur Chelsea Clinton, duke u bërë kështu pjesë e një debati të pamëshirshëm për një fëmijë të asaj moshe.

Në situatën e Barronit, ajo është gjendur në vitin 1993, kur ishte 13 vjeç. Shumë e sulmuan atëherë për kaçurrelat e pabindur, rrethin e preferuar të flokëve, apo aparatin e dhëmbëve. Tani Chelsea i del në krah një fëmije, tek i cili mesa duket sheh pak veten.

"Jeto fëmijërinë tënde", është këshilla e saj për 10-vjeçarin. Por fakti që ndien dhembshuri për ankthin e Barronit, nuk e ndalon vajzën e vetme të çiftit Clinton të sulmojë babain e tij të porsavendosur në Zyrën Ovale.

"T'i dalësh në mbrojtje çdo fëmije, – shkruan 36-vjeçarja në "Facebook", – do të thotë gjithashtu t'i kundërvihesh politikave të presidentit amerikan, të cilat i dëmtojnë të miturit".

The post Vajza e Hillaryt i del në krah djalit të Trump appeared first on INSAJDERI.

Turqia ka arrestuar mbi 1.600 të dyshuar për terrorizëm

Posted: 23 Jan 2017 06:58 AM PST

Javën e kaluar Turqia ka arrestuar mbi 1.600 të dyshuar për terrorizëm, njoftoi të hënën Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Turqisë.

"Në shifrat e publikuara përfshihen 1.218 pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste FETO, përgjegjëse për puçin e dështuar më 15 korrik, 372 pjesëtarë të dyshuar të organizatës terroriste PKK dhe 75 të DEASH-it", thuhet në njoftim.

Nga qershori i vitit 2015 e këndej, Turqia disa herë ka qenë e goditur nga sulme me bombë dhe armë të cilat kanë shkaktuar qindra të vdekur, shkruan agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Sulmet terroriste zakonisht janë marrë përsipër ose i janë atribuuar PKK-së ose DEASH-it.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se pjesëtarët e saj kanë kryer 228 operacione kundër PKK-së në të cilat janë vrarë pesë të dyshuar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Nga 372 të arrestuarit e PKK-së, 36 mbahen në paraburgim duke pritur gjykimin.

The post Turqia ka arrestuar mbi 1.600 të dyshuar për terrorizëm appeared first on INSAJDERI.

Hebrenjtë kroatë bojkotojnë ceremoninë qeveritare që përkujton Holokaustin

Posted: 23 Jan 2017 06:49 AM PST

Komuniteti hebre i Kroacisë do e bojkotojë një ngjarje që mbahet në parlamentin kroat për të kujtuar Holokaustin pasi ankohen se qeveria nuk ka vepruar si duhet ndaj nacionalistëve që lavdërojnë ustashët, bashkëpunëtorë të nazistëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Komisioni Kordinues i Komunitetit Hebre në Kroaci ka njoftuar sot se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Kujtimit të Holokaustit që mbahet më 27 janar pasi qeveria nuk i ka hequr pllakat memoriale nëpër tërë vendin që përfshijnë slloganin e ustashëve "Të gatshëm për mëmëdheun".

Një nga këto pllaka është vendosur edhe në Jasenovac, zonë kjo ku gjendej edhe një kamp vrasës i nazistëve, ku gjatë luftës janë zhdukur rreth 100 mijë njerëz.

Komisioni Kushtetues parlamentar gjatë vitit të kaluar, në vendimin e tij për këtë çështje, ka vlerësuar se pllakat janë "ofendim i viktimave të kampit të Jasenovacit" ndërsa iu ka kërkuar zyrtarëve lokal që t'i heqin ato.

Megjithatë, aktivistët hebre kanë thënë se pllaka në Jasenovac nuk është hequr dhe as të tjerat që gjenden nëpër tërë vendin, shkruan REL.

Gjatë prillit të kaluar, komuniteti hebre e ka bojkotuar edhe ngjarjen e qeverisë për kujtimin e viktimave të Jasenovacit duke e organizuar ceremoninë e tyre si shenj proteste ndaj tolerancës që qeveria tregon për nacionalizmin neo-nazist dhe nostalgjisë për ustashët.

The post Hebrenjtë kroatë bojkotojnë ceremoninë qeveritare që përkujton Holokaustin appeared first on INSAJDERI.

Ylli i muzikës Rock, kundër Trump

Posted: 23 Jan 2017 06:47 AM PST

Ylli amerikan i "Rock"-ut, Bruce Springsteen, mbështetës i Hillary Clintonit gjatë fushatës presidenciale, njoftoi publikisht se grupi i tij i është bashkuar rezistencës globale kundër presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

"Mendjet dhe zemrat tona janë me miliona njerëzit që dolën në marshime kundër Trumpit. Grupi ynë 'E Street Band' është tani pjesë e kësaj rezistence të re", tha Bruce Springsteen, këngëtar.

Betimi i shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë dhe zotimi i tij sfidues për t'i dhënë fund "kasaphanës amerikane" u pasua nga një fundjavë protestash masive në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Qindra mijëra vetë mbushën rrugët e Uashingtonit e kryeqytete të tjera të globit, për marshimin e grave të shtunën, duke u talluar me udhëheqësin amerikan e duke shprehur qartazi pakënaqësinë me vendosjen e tij në krye të SHBA-ve.

Përpara koncertit në "Perth Arena", Springsteen tha se edhe linja që ka ndjekur bashkë me grupin në këngët e tij të fundit është ndikuar nga fushata e Trumpit dhe marrja e Presidencës prej manjatit njujorkez.

"Përgjegjësia jonë është gjithmonë e njëjta, të dëshmojnë e të tregojmë. Kjo është detyra themelore e 'E Street Band'. Ne vëzhgojmë dhe raportojmë për ato që shohim", tha Springsteen.

Qe prej marrjes së postit, Trump ka firmosur urdhrin që i hap rrugën rrëzimit të "Obamacare", ka ndryshuar faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë duke hequr nga aty çdo referencë për të drejtat qytetare, ato të komunitetit LGBT dhe ndryshimeve klimatike, e ka përforcuar planet për rinegociimin e një sërë marrëveshjeve tregtare.

The post Ylli i muzikës Rock, kundër Trump appeared first on INSAJDERI.

Qasja joaktive e kryeministri Mustafa solli presidentin Thaçi në bisedime

Posted: 23 Jan 2017 06:31 AM PST

Në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, kishte nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Asokohe ishte takuar në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Daçiq. Bisedimet lehtësoheshin nga Bashkimi Evropian, si garantuese e këtij procesi.

Hashim Thaçi sërish pritet t'i kthehet dialogut me homologun e tij serb, Tomislav Nikoniq, por kësaj here nga pozita e presidentit të vendit.

Ndryshimin e nivelit të dialogut me Serbinë e ka konfirmuar vetë ai.

"Përfundimisht ka ardhur koha që të hapet kapitulli i fundit i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", ka thënë Thaçi.

Në anën tjetër edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiq, tha gjatë ditës së diel duke konfirmuar se së bashkë me të në takim do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç.

"Mendoj që shqiptarët do t'i sjellin përfaqësuesit më të lartë. Shpresoj që do të ketë arsye të mjaftueshme dhe qasje racionale, në mënyrë që më kurrë të mos përsëritet sjellja e mjeteve luftarake dhe e armëve, në mjediset e banuara me serbë dhe që me këtë të tregohen muskujt", tha kryeministri serb.

Në këto format të bisedimeve pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tashmë është mësuar ta takojë homologun e tij serb në bisedime në Bruksel.

Mushkolaj: Presidenti Thaçi shkon në bisedime për shkak të qasjes joaktive të kryeministrit Mustafa

Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë për Gazetën Insajderi se përfshirja e presidentit Thaçi në këtë fazë ndodh për shkak të qasjes të zbehtë dhe joaktive të kryeministrit Mustafa në këtë proces.

"Përfshirja e presidentit Thaçi në këtë fazë mund të shihet edhe nga prizmi i qasjes joaktive dhe të zbehtë të kryeministrit Isa Mustafa në proces. Me logjikën e barazimit, është dashur që formalisht të përfshihet edhe Nikoliq, edhe pse është në fund të mandatit", thotë Mushkolaj.

Sipas Mushkolajt, pala kosovare duhet të mos e lejojë që agjenda të përcaktohet nga dikush tjetër, ndërkohë që nuk mendon se Serbia ta njohë Kosovën si shtet ashtu siç është deklaruar ministrja për e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri.

Opozita kërkon të mos nisë ky format dialogu me Serbinë pas provokimeve të fundit

Opozita tash e një kohë të gjatë ka kërkuar që të pezullohen këto bisedime me Serbinë përmes të cilave, sipas opozitës, po behët nënshtrimi i Kosovës ndaj Serbisë.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se nuk ka kuptim të dialogohet me Serbinë pas të gjitha këtyre provokimeve.

Sipas tij, këto nuk u bëjnë përshtypje krerëve më të lartë të shtetit të Kosovës, prandaj edhe thonë se dialogu është zgjidhja më e mirë karshi Serbisë.

"Pas gjithë këtyre dëmeve, rreziqeve, kërcënimeve, trenave, mureve, ndarjes e krimit, për Thaçin, Mustafën e Veselin prapë dialogu me Serbinë qenka zgjidhja. Dialog pa kurrfarë kushti, nënshtrues e poshtërues për Kosovën. Që drejtohet nga të nënshtruarit, të shantazhuarit e të poshtëruarit", ka shkruar Ymeri.

Kurse Nisma për Kosovën konsideron se paralajmërimi për një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë për ditën e nesërme në Bruksel është tërësisht në funksion të interesave të Serbisë dhe aspak në interes të Kosovës.

Nisma ka thënë se vazhdimi i këtij lloji të dialogut të filluar në vitin 2011, në të cilin në vazhdimësi Kosova ka qenë objekt dhe jo palë e barabartë, duhet të ndërpritet menjëherë.

"NISMA për Kosovën konsideron se vazhdimi i këtyre bisedimeve pas provokimeve dhe kërcënimeve të një pas njëshme nga ana e Serbisë duke filluar nga Asociacioni i Komunave Serbe e duke vazhduar me ndërtimin e murit që ndanë qytetin e Mitrovicës, ndalimin e Ramush Haradinajt nga Interpoli në Francë me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia dhe provokimi me Trenin Rus nuk është asgjë tjetër pos nënshtrim ndaj Serbisë dhe shitje e interesave të vendit për interesa personale të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës", thuhet në reagim./Insajderi.com

The post Qasja joaktive e kryeministri Mustafa solli presidentin Thaçi në bisedime appeared first on INSAJDERI.

Yahoo nën hetim nga autoritetet Amerikane për dy hakimet e profilit të lartë

Posted: 23 Jan 2017 06:28 AM PST

Në nëntor, Yahoo tha se ishte duke bashkëpunuar me autoritetet federale dhe agjencitë e huaja për të zbardhur çështjen.

Yahoo është përballur me pyetje të shumta rreth informacioneve që kishte nga hakimi i 2014-ës. Në dhjetor Yahoo tha se kishte zbuluar një tjetër hakim masiv, atë të 1 miliard llogarive të kompromentuar në Gusht të 2013-ës.

Autoritetet Amerikane kanë kërkuar nga Yahoo dokumente të cilat hedhin dritë mbi teknologjitë e përdorura nëse përmbushin kushtet e kërkuara nga ligjet e sigurisë civile, shkruan Pcworld.

Informacione për të dy hakimet erdhi nga Yahoo kur kompania kishte rënë dakord të shiste biznesin kryesor tek Verizon Communications në Korrik. Ngjarjet vunë në dyshim marrëveshjen dhe koston e saj.

The post Yahoo nën hetim nga autoritetet Amerikane për dy hakimet e profilit të lartë appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Isak i bashkohet Dortmundit

Posted: 23 Jan 2017 06:10 AM PST

Sulmuesi i talentuar suedez, Alexander Isak, ka vendosur që të i bashkohet Borussia Dortmund.

Gjiganti gjerman që ka arritur ta bindë klubin suedez dhe lojtarin për të nënshkruar me 'verdhezinjtë'.

17-vjeçari është prezantuar tek klubi gjerman por detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura ende.

Sipas medieve në Suedi, ky transferim i ka kushtuar Borussia Dortmundit rreth 10 milionë euro.

Isak ishte kërkuar me ngulm nga kampionët e Evropës, Real Madrid mirëpo në momentin e fundit ai i ka refuzuar 'Los Blancos', për të ju bashkuar Dortmundit.

Lojtari është prezantuar tek verdhezinjtë dhe ka zgjedhur numrin 14 për ta mbajtur në fanellë.

Reprezentuesi suedez ka shkëlqyer me AIK-un duke shënuar 11 gola këtë edicion dhe ka asistuar në dy të tjerë.

unnamed (5)

The post Zyrtare: Isak i bashkohet Dortmundit appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more