Skip to main content

INSAJDERI: “SHBA dërgon një ambasador në negociatat për Sirinë” plus 19 more

INSAJDERI: “SHBA dërgon një ambasador në negociatat për Sirinë” plus 19 more


SHBA dërgon një ambasador në negociatat për Sirinë

Posted: 21 Jan 2017 10:08 AM PST

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të dërgojë një delegacion nga Uashingtoni për të marrë pjesë në bisedimet për paqe për Sirinë në Astana që fillojnë më 23 janar.

SHBA-ja në këto bisedime do të përfaqësohet nga ambasadori amerikan në Kazakistan.

Komunikata nga Uashingtoni më 21 janar është bërë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur detyrën zyrtarisht.

Ambasadori amerikan në Astana, George Krol, është emëruar në atë post nga presidenti Barack Obama në fillim të vitit 2015.

Ai më parë ka mbajtur poste në Departament të Shtetit në çështjet që kanë të bëjnë me Rusinë, ndërsa ka pasur poste diplomatike edhe në Moskë, Shën Petersburg, Kijev, Minsk, Varshavë dhe Nju Delhi.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia shpreson që administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, do të dërgojë ekspertë të Lindjes së Mesme për bisedimet rreth Sirisë, që pritet të fillojnë më 23 janar në Astana të Kazakistanit.

Fuqitë perëndimore për javë të tëra e kanë vënë në pikëpyetje qëllimin e bisedimeve në Astana, duke ngritur shqetësimin se ato mund të ndryshojnë kahjen e negociatave për t'i dhënë fund luftës gati gjashtë vjeçare në Siri.

The post SHBA dërgon një ambasador në negociatat për Sirinë appeared first on INSAJDERI.

“Edi Rama nuk po e lejon ndërtimin e shtatorës së Rugovës në Tiranë”

Posted: 21 Jan 2017 09:29 AM PST

Në 11 vjetorin e vdekjes së Presidentit të parë Kosovës, Ibrahim Rugova, kanë qenë me mijëra mesazhet në përkujtim të figurës së tij.

Deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmajat, në mesazhin e saj ka dhe një pyetje për kryeministrin Edi Rama, se përse po vazhdon të mos lejojë ngritjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë.

Ajo thekson se që në vitin 2014-të me iniciativë të kreut demokrat Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe qindra qytetarë të Tiranës me kontribute vullnetare realizuan shtatoren e Rugovës, por që nuk u lejua nga qeveria e majtë për tu vendosur në asnjë shesh të kryeqytetit.

Postimi i plotë i deputetës së PD-së në Facebook:

Sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta të legjendarit të Kombit, Presidentit Ibrahim Rugova, kujtimi dhe nderimi për të është obligim.

Zemrës së Kombit, metropolit të shqiptarisë, Tiranës tonë, i mungon një shtatore. Një shtatore që do të përjetësonte mirënjohjen kombëtare për veprën e Tij të pavdekshme.

Edhe pse qysh prej vitit 2014, kur me iniciativën e Z. Lulzim Basha dhe me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës është realizuar dhe është gati shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova, kjo nuk gjeti mirëkuptimin dhe mbështetjen e pinjollëve të diktaturës në pushtet.

Për ta më të rëndësishme janë bunkerët.

The post “Edi Rama nuk po e lejon ndërtimin e shtatorës së Rugovës në Tiranë” appeared first on INSAJDERI.

Rendi i ri botëror, dhe mirëbërësit e Davosit

Posted: 21 Jan 2017 09:18 AM PST

Një vit më parë, në samitin e përvitshëm ekonomik të Davosit, elita botërore e financës dhe politikës i kishte idetë shumë të qarta: Donald Trumpi nuk do të mund të mbërrinte kurrë në Shtëpinë e Bardhë, britanikët do të votonin kundër Brexit dhe globalizimi ishte forca më mirëbërëse e historisë së njerëzimit. Rendi global liberal nënkuptonte tregti të lirë, tregje të hapura, lëvizje të lirë të njerëzve dhe një angazhim të përbashkët për të përballuar problemet e klimës.

Këtë vit, delegatët e Davosit gjenden përballë një krize, që në disa drejtime i ngjan një krize ekzistenciale. Feja e tyre e globalizimit duket e diskredituar, të paktën sipas udhëheqësve të zgjedhur rishtaz në SHBA dhe Europë. Elita botërore ka humbur çelësin, ndërkohë që viktimave e efekteve negative të globalizimit, u është dëgjuar zëri në kutitë e votimit.

Me fitoren e Brexit, zgjedhjen e Trumpit dhe humbjen e Renzit në referendum – për të mos folur për lëvizjet ksenofobe dhe anti-imigrantëve që janë në rritje në Gjermani, Francë, Holandë dhe Hungari – kemi hyrë në një fazë të ringjalljes politiko-kulturore kundër establishmentit, një ngritje të popujve kundër elitave, pikërisht kundër atyre elitave që janë mbledhur këto ditë në Davos.

"Davos Man" është termi i famshëm i pagëzuar nga Samuel Huntingtoni, për të përshkruar figurën elitare të Davosit, një mbrojtëse e paepur e globalizimit, por e iluminuar dhe progresiste, për çështje si varfëria në Afrikë, apo klima. Davos Man është një mirëbërës, mbështet vlerat e botës liberale, të diversitetit kulturor dhe biznesit. Jeton në një fluskë luksi, por është gjithmonë politikisht korrekt. Zbret nga helikopteri, i veshur përgjithësisht "corporate casual", takohet me Davos Man-ët e tjerë në barin e hotelit Seehof, për dollinë e përshëndetjes me George Sorosin, apo ndoshta për të dëgjuar rrëfimin e radhës të ish presidentit Bill Clinton.

Në letër, këtë vit në Davos tema për t'u diskutuar është përgjegjësia e lidershipit. Por tema e vërtetë mund të jetë përgjegjësitë e Davosit, që këtë vit shfaqet më shumë si simbol i problemit, se sa si zgjidhje. Elita botërore është në shënjestër, dhe do të bënte mirë të pyeste veten mbi arsyet përse populistët po i vënë përfund elitat në gjysmën e Perëndimit. Nëse Davosi do të shërbejë për një gjë këtë vit, do të jetë se do të shenjojë fillimin e një periudhe të thellë reflektimi nga ana e elitës botërore. Nuk mjafton të ankohesh për risqet e proteksionizmit me ardhjen e Donald Trumpit. Nuk mjafton të bësh autokritikë për efektet e globalizimit. Duhet pranuar se me ardhjen e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, po hyjmë në një periudhë të politikës ndërkombëtare të paparashikueshme e të pasigurtë. Duhet pranuar se rendi botëror liberal me të cilin jemi mësuar prej gjysmë shekulli, është duke u riplazmuar, dhe në ndonjë rast po dalin demokraci joliberale.

Ndërkohë Vladimir Putini vazhdon të ribëjë hartën gjeopolitike të gjysmës së planetit, pasi sapo ka orkestruar një shkelje të rëndë në fushatën elektorale në Amerikë, në favor të Trumpit.

Ndoshta ironia më e madhe e këtij samiti është që ardhja e Donald Trumpit po hap rrugën e shfaqjes së një Kine më me ndikim në skenën botërore. Dje, për herë të parë, Presidenti i Kinës hapi samitin e Davosit, dhe mesazhi i Xi Jinping ka qenë ai i një protagonisti të madh. Kina po paraqitet në Davos dhe para botës si forca e besueshme për stabilitetin ndërkombëtar, në favor të tregtisë së lirë, por përmes një globalizimi më përfshirës dhe të barabartë. Kina tani bën të mirën, dhe mundet që edhe të joshë Davos Man-in. Falë Donald Trumpit, sot Kina pozicionohet si udhëheqësja botërore edhe në mbrojtjen e mjedisit dhe në mbrojtjen e marrëveshjes për klimën. Pa koment.

Rendi botëror që ne njohim po ndryshon, dhe Davos Man, të paktën për momentin, po sprapset. Udhëheqja e mendimit botëror nuk di se çfarë të mendojë. Dhe ky po që mund të jetë një problem. /bota.al

The post Rendi i ri botëror, dhe mirëbërësit e Davosit appeared first on INSAJDERI.

Rooney shpëton Unitedin nga humbja ndaj Stoke Cityt

Posted: 21 Jan 2017 09:14 AM PST

Pas barazimit 1:1 me Liverpooli, Manchester Unitedi ka marrë një tjetër barazim. Kësaj radhe ka barazuar 1:1 me Stoke City i Xherdan Shaqirit, i cili luajti për 73 minuta.

Dy golat u shënuan nga lojtarët e Unitedit. Mata shënoi autogol për ta kaluar Stoken në epërsi, derisa në minutat e fundit Rooney shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për t'ia siguruar një pikë "Djajve të Kuq".

Pas këtij barazimi, Unitedi mbetet në pozitën e gjashtë me 41 pikë. /Insajderi.com

The post Rooney shpëton Unitedin nga humbja ndaj Stoke Cityt appeared first on INSAJDERI.

Zbulohet plani terrorist i shqiptarit të arrestuar në Vjenë

Posted: 21 Jan 2017 09:07 AM PST

Një shqiptar u arrestua dje në Vjenë si i dyshuar që po planifikonte sulm terrorist në kryeqytetin e Austrisë.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur emrin e 18-vjeçarit shqiptar për shkak të hetimeve. Megjithatë, mediat vendase kanë raportuar se i riu nga Shqipëria po planifikonte vendosjen e një bombe në metronë e Vjenës, raporton Syri.net.

Informacionet për veprimet dyshuese të 18-vjeçarit u dhanë nga Agjencitë e huaja Inteligjente. Ai kishte shkuar në Vjenë nga Gjermania.

Shqiptari kishte kontakte me një grup radikal në Vjenë dhe do të vendoste një bombë artizanale në metronë e kryeqytetit austriak. Bomba artizanale mendohet se ishte përgatitur në Gjermani, ku kishte qëndruar edhe 18-vjeçari.

Në banesën e këtij të fundit policia vjeneze ka kryer kontrolle dhe ka sekuestruar disa celularë dhe dokumente. Hetimet janë duke vazhduar dhe pritet të zbulohen lidhjet e shqiptarit me të tjerë ekstremistë radikalë. /Insajderi.com

The post Zbulohet plani terrorist i shqiptarit të arrestuar në Vjenë appeared first on INSAJDERI.

Kritikohet sjellja e Hamitit dhe mungesa e Mustafës në Akademinë Përkujtimore për Rugovën

Posted: 21 Jan 2017 08:56 AM PST

Samir Krasniqi, njëri prej pjesëmarrësve në Akademinë Përkujtimore në nderim të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka kritikuar organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj akademie, si dhe mungesën e kryeministrit Isa Mustafa.

Krasniqi, i cili më parë ka qenë kryetar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, ka kritikuar edhe nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarin e LDK-së, Sabri Hamiti, nën pretekstin se ai kishte më shumë për qëllim promovimin e një “fletushke” të tij, sesa përkujtimin e ish-presidentit të Kosovës.

Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Krasniqi shprehet i zhgënjyer me tërë organizimin e Akademisë Përkujtimore në rastin e 11-vjetorit të vdekjes së Rugovës.

"Unë sot (s’) isha në 11 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Në fakt isha i pranishëm në sallën e madhe të Hotel Emerald por nuk arrita dot ta kuptoj organizatorin nëse kishte organizuar akademi përkujtimore për Presidentin Rugova apo promovimin e një fletushke të Akademik Sabri Hamitit", shkruan Krasniqi, derisa organizimin e akademisë e quan "dëshpërues".

Sipas Krasniqit, Sabri Hamiti me anë të fjalës së rastit në këtë Akademi Përkujtimore për Ibrahim Rugovën reklamoj dhe u sugjeroi të pranishmëve të blejnë fletushkën e tij.

"Sabri Hamiti i cili gjithashtu u ngjitë në skenë dhe reklamoj dhe për rrotulla na sugjeroi ta blejmë fletushkën. Disa vargje nga kjo fletushke i recitoi (promovoj) Çun Lajqi. Me kaq mbaroi", ka thënë Krasniqi.

Për ish-kryetarin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, nuk është e arsyetueshme as mungesa e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në këtë akademi.

"Ju pyesni, po Isa Mustafa ishte aty? Jo nuk ishte! Unë mendova se mungesa e tij do të arsyetohej vetëm me gjendjen shëndetësore por moderatorja diku kah mesi si në heshtje na dërgoi të fala nga kryetari i LDK-së i cili nuk mund të ishte i pranishëm pasi që ishte në një rrugëtim! Jo, jo, nuk është arsyetim ky!", është shprehur Krasniqi.

Ai ka thënë se çdo kryetar i LDK-së do të duhej ta rezervonte datën 21 janar për nderë të ish-presidentit Rugova. /Insajderi.com

The post Kritikohet sjellja e Hamitit dhe mungesa e Mustafës në Akademinë Përkujtimore për Rugovën appeared first on INSAJDERI.

Ndryshohet Kushtetuta në Turqi, rritet fuqia e presidentit Erdogan

Posted: 21 Jan 2017 08:30 AM PST

Parlamenti turk e ka miratuar një projektligj më 21 janar që do të zgjeronte shumë të drejtat ekzekutive të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe do të hap rrugën për mbajtjen e referendumit për këto ndryshime kushtetuese.

Qeveria ka thënë se propozimet, që postin presidencial do e bëjnë ekzekutiv, për herë të parë në historinë e Turqisë moderne, do të sigurojë një administratë më të thjeshtë dhe më efektive, ndonëse kritikët pralajmërojnë se kjo do i jap Erdoganit fuqi pa kontroll nga institucione të tjera.

Ndryshimet prej 18 nenesh të Kushtetutës janëmiratuar me 339 vota pro në parlamentin me 550 ulëse.

Partia qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP e ka shumicën në parlament. Ndryshimet e kanë marrë përkrahjen edhe të Partisë Lëvizja Nacionaliste, e cila është akuzuar se ka marrë ryshfet nga AKP në pushtet.

Reforma i lejon Erdoganit të lëshojë dekrete, deklarojë masat emergjente dhe të emërojë ministra dhe zyrtarët kryesor të shtetit si dhe shpërbëjë parlamentin.

Erdogan është bërë president në vitin 2014 pasi pothuajse për një dekadë ka shërbyer si kryeministër, ndërsa kritikët e akuzojnë për autoritanizëm për shkak të shumë arrestimeve të dhjetëra mijëra policëve, gjykatësve, ushtarakëve, gazetarëve dhe akademikëve prej dështimit të puçit të 15 korrikut.

The post Ndryshohet Kushtetuta në Turqi, rritet fuqia e presidentit Erdogan appeared first on INSAJDERI.

Policia gjermane identifikon një grup kosovar të hajnave

Posted: 21 Jan 2017 08:21 AM PST

Policia gjermane e qytetit të Erfurt-it, pas një hulumtimi një mujorë të vjedhjeve nëpër shtëpi, ka arritur të identifikoj një grup prej 18 të dyshuarish, prej të cilëve 12 janë nga Kosova.

Shkelësit kryesor, sipas policisë gjermanë janë 12 personat nga Kosova, të cilët janë të ngarkuar me 90 raste të vjedhjeve, ku gjithsej janë 126 sosh, raporton mediumi gjerman MDR.

Pesë prej tyre janë ende në hetim, ndërsa emrat e hajdutëve të tjerëve janë të njohur për policinë. Sipas MDR, të gjithë prej tyre i përkasin një klani të cilët janë të shpërndarë në tërë Gjermaninë.

Policia Gjermane e Erfurt-it ka thënë se grupi i kosovarëve kanë lidhje me anëtarë të dyshuar të mafisë armene në Erfurt. /Insajderi.com

The post Policia gjermane identifikon një grup kosovar të hajnave appeared first on INSAJDERI.

Marshi i grave amerikane kundër Donald Trump

Posted: 21 Jan 2017 08:14 AM PST

Qindra mijëra protestues kanë dalë në rrugë, nëpër qytete në të gjithë botën më 21 janar, për të treguar solidaritet me protestën në Washington, e quajtur “Marshi i Grave”, kundër presidentit të sapo-inauguruar të SHBA-së, Donald Trump.

Protestat e para u organizuan në Zelandë të Re dhe në Australi, ku mijëra burra dhe gra marshuan në Sydney, Melbourne, Wellington, dhe Auckland.

Me tubimet e planifikuara në 673 vende në mbarë botën, marshuesit parakaluan edhe në Londër, Pragë, Dublin, Amsterdam, Paris, Seul, Tokio, si dhe qytete të tjera.

Ngjarja kryesore “Marshi i grave ” zhvillohet në Washington.

Organizatorët kanë thënë se presin 200,000 njerëz për të marrë pjesë në marshimin e tyre në Washington, që nis në orën 10 paradite sipas kohës lokale. /REL

The post Marshi i grave amerikane kundër Donald Trump appeared first on INSAJDERI.

Ambasadori amerikan në Serbi: Politika e SHBA-ve në Ballkan, nuk ndryshon me Trumpin

Posted: 21 Jan 2017 07:57 AM PST

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sot se nuk pret ndryshime të mëdha të administratës së Donald Trump, në politikën e SHBA-ve ndaj Ballkanit.

Në një intervistë me televizionin serb Novi Dan, ai ka deklaruar se pret që shtetet ballkanike të integrohen në Bashkimin Evropian.

"Unë nuk kam dëgjuar asgjë nga administrata e re që do të ketë ndryshime të mëdha në politikën ndaj rajonit, që do të thotë se ne ende mbesim për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe në pajtimin mes vendeve", ka thënë Scott, njofton Insajderi.

Scott po ashtu ka thënë se nuk pret që ai të jetë në mesin e ambasadorëve të shkarkuar nga presidenti i sapo-inauguruar amerikan Donald Trump.

Scott ka thënë se të hënën do të paraqitet në zyrë, për të vazhduar punën e tij. /Insajderi.com 

 

The post Ambasadori amerikan në Serbi: Politika e SHBA-ve në Ballkan, nuk ndryshon me Trumpin appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri e quan “Njeri të Epokave” ish-presidentin Rugova

Posted: 21 Jan 2017 07:37 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 11-vjetorin e vdekjes.

Për Mustafën, Rugova ishte arkitekt i pavarësisë së Kosovës dhe kishte një personalitet frymëzues, njofton Insajderi.

“Sot, me pikëllim dhe shumë krenari, në 11 vjetorin e kalimit të tij në amshim, e përkujtojmë Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugovën. Rugova ishte arkitekt i pavarësisë, lider vizionar, personalitet frymëzues, të cilit s'ia dëgjoi kurrë askush një fjalë të keqe”, shkruan Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Teksa kujton veprimtarinë e ish-presidentit të Kosovës, Mustafa citon disa fjalë të senatorit amerikan Bob Doll, për Rugovën. Mustafa thotë se “Rugova ishte “Njeri i Epokave”.

“Gjatë jetës së tij, Rugova na udhëhoqi drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, vendosi standardet më të larta në politikë, u bë mik i shquar i botës demokratike, ishte krijues kulminant dhe njeri shembullor. ‘Ashtu si Presidenti Amerikan Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë njeri i epokave’, shkruante Senatori Bob Doll”, shkruan kryeministri Mustafa.

 

 

“Ibrahim Rugova ishte me të vërtetë i tillë: Njeri i Epokave”, thotë Kryeministri i Kosovës. /Insajderi.com

 

The post Kryeministri e quan “Njeri të Epokave” ish-presidentin Rugova appeared first on INSAJDERI.

Xhaka lavdëron Alexis Sanchezin

Posted: 21 Jan 2017 07:29 AM PST

Granit Xhaka ka lavdëruar ndikimin pozitiv që Alexis Sanchez ka tek klubi i Arsenalit dhe mendon se kiliani është një shembull për të rinjtë e klubit, me punën e madhe që bën.

Sanchez ka qenë në formë të mirë, duke shënuar 16 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat. Ai është futbollisti kryesor i Arsenalit në dy stinoret e fundit.

Xhaka është i vendosur se angazhimi i ish-lojtarit të Barcelonës duhet të shërbejë si një shembull për të tjerët.

“Unë mendoj se Alexis mund të jetë një shembull, sepse ai kontribuon në maksimum pa marrë parasysh a është në stërvitje apo në ndeshje”, ka thënë Xhaka për faqen zyrtare të Arsenalit.

Forma e mirë e Sanchez ka ndihmuar që Arsenali të mbajë gjallë shpresat për të fituar titullin e kammpionit këtë vit në Premier Ligë./Insajderi.com

The post Xhaka lavdëron Alexis Sanchezin appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj komenton protestën në Prishtinë: Jam krenar me popullin tim

Posted: 21 Jan 2017 07:25 AM PST

Ramush Haradinaj ka thënë se ndihet krenar me popullin e Kosovës, të cilët protestuan sot për ndalimin dhe gjykimin e tij në Francë.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ish-kryeministri i Kosovës thotë se “mbështetjen e madhe të popullit të Kosovës e sheh si mbështetje për lirinë dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës.”

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë protestuar sot në Prishtinë, kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë. Arrestim që erdhi për shkak të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

“Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim. Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh”, ka thënë Haradinaj.

“Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim”, ka shkruar kryetari i AAK-së.

Haradinaj u arrestua më 4 janar në aeroportin e Baselit në Zvicër. Momentalisht ai është liruar me kusht në territorin e Francës, derisa është në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës së Mulhouse për të.

Serbia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tij, përmes një kërkese të Ministrisë së Drejtësisë së shtetit të saj. /Insajderi.com

The post Haradinaj komenton protestën në Prishtinë: Jam krenar me popullin tim appeared first on INSAJDERI.

Përplasen rreth njohjes së Kosovës, MPJ e Maqedonisë reagon ndaj Daçiqit

Posted: 21 Jan 2017 07:08 AM PST

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shprehu dyshim rreth pjesëmarrjes së Maqedonisë në organizata ndërkombëtare me emrin kushtetues – ‘Maqedoni’. Daçiq ka thënë se Maqedonia duhet të përfaqësohet me emrin IRJM.

Këto deklarata të Daçiq, erdhën pasi paraprakisht kryediplomati serb deklaronte se “Serbia ka gabuar që e ka njohur emrin kushtetues të Maqedonisë”, duke i dalë në njëfarë mënyre kundër Greqisë. Ai këtë e kishte arsyetuar me njohjën dhe përkrahjen që Maqedonia ia ka dhënë Kosovës.

Maqedonia e ka njohur Kosovën dhe e ka përkrahur atë për anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe UNESCO-n.

Nga MPJ për agjencinë "Meta" thonë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, frikësohet që mllefin e tij shovinist ta drejtojë drejt fuqive të mëdha.

"Ta pyesim Daçiqin pse nuk sillet kështu me gjithë vendet që e kanë pranuar Kosovën, si SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, miqtë tradicional Francën, Italinë dhe shtete tjera. Ta pyesim se pse nuk bëjnë gjeste të njëjta me qindra vende të botës që e kanë pranuar Kosovën dhe pse me kolegët e gjithë këtyre vendeve realizojnë takime? Pse realizon takime me BE-në, ku mbi 80% e vendeve e kanë pranuar Kosovën? Pse pikërisht para zgjedhjeve presidenciale në Serbi, i'u kujtua Daçiqit të merret me shtete të vogla në Evropë, si Maqedonia dhe Mali i Zi?", thuhet në deklaratën e MPJ-së së Maqedonisë. /Insajderi.com

The post Përplasen rreth njohjes së Kosovës, MPJ e Maqedonisë reagon ndaj Daçiqit appeared first on INSAJDERI.

Skiatorë nga Franca realizojnë dokumentar për skijimin në Kosovë

Posted: 21 Jan 2017 06:49 AM PST

"Bon Appetit Ski" kanë realizuar dokumentarin 15 minutësh "S'ka problem", pjesën më të madhe në Brezovicë, atje ku edhe ushtrohet skijimi.

Një grup i skiatorëve nga Franca kanë ardhur në Kosovë për të realizuar një dokumentar për motin dhe atmosferën që mbizotëron në këto ditë me borë, raporton albinfo.ch.

"Bon Appetit Ski" kanë realizuar dokumentarin 15 minutësh "S'ka problem", pjesën më të madhe në Brezovicë, atje ku edhe ushtrohet skijimi. Ekipi duket se ka kënaqësi dhe moment të mira në këtë udhëtim. Në dokumentar flitet edhe për influencën amerikane, ndërsa shihet edhe obelisku NewBorn dhe pjesë tjera të kryeqytetit, njofton albinfo.ch

Ata kanë treguar fillimisht rrugën dhe vështirësitë për të mbërritur në Brezovicë, e më pas edhe si kanë skijuar atje, duke shfaqur në mënyrë perfekte bukurisë e Brezovicës, por edhe Kosovës.

Ata gjithashtu kanë treguar për Prishtinën, ku është edhe statuja e ish-presidentit Bill Clinton, si dhe kanë treguar për jetën në Kosovë, duke e përshkruar si shumë të vështirë, derisa kanë treguar edhe historinë se si është pavarësuar.(albinfo.ch)

Skiatorë nga Franca realizojnë dokumentar për skijimin në Kosovë

 

The post Skiatorë nga Franca realizojnë dokumentar për skijimin në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Guardiola konfirmon: Aguero rinovon me City-n

Posted: 21 Jan 2017 06:25 AM PST

Sergio Aguero do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester City-t. Sulmuesi argjentinas, kontrata e të cilit me Citizens skadonte në 2019, e rinovoi atë edhe për një vit tjetër. Lajmi u konfirmua nga vetë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola për median britanike.

"Aguero e ka firmosur kontratën e re me klubin. Ai do të qëndrojë me ne për sa kohë e dëshiron këtë. Aguero është sulmuesi ynë më i mirë. Ne kemi probleme me shënimin e golave, kështu që kemi nevojë për të. Dëshiroj më të mirën për të", tha Guardiola.

Sergio Aguero gjatë këtij sezoni ka shënuar 18 gola me Manchester City në të gjitha kompeticionet.

The post Guardiola konfirmon: Aguero rinovon me City-n appeared first on INSAJDERI.

OSBE kritikon RTK-në për artikullin lidhur me agjenten ruse

Posted: 21 Jan 2017 06:14 AM PST

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka reaguar pas publikimit të një artikulli në portalin e RTK-së, lidhur me një grua që në raport cilësohet si agjente ruse e nivelit të lartë që vepron në Kosovë.

Përmes një komunikate për media të dërguar nga OSBE, thuhet se Braathu ka ripërsëritur sot nevojën që mediat në Kosovë të përkrahë gazetarinë etike, të mbajë standarde profesionale dhe të përmbahet nga publikimi i materialeve që mund të shkaktojnë tension ose që padrejtësisht mund të minojnë integritetin profesional të njerëzve.

Në komunikatë thuhet se OSBE fton gazetarët e redaktorët që të mbështeten në informacion kredibil dhe t'iu jepet mundësia të gjitha palëve të japin qëndrimin e tyre.

"Gazetat, mediat online, radiot, televizion dhe veçanërisht transmetuesi publik, kanë obligim që të dëgjojnë dhe paraqesin të gjitha anët e stories," ka thënë Braathu.

"Gazetaria profesionale është gurthemel për demokracinë e stabilitetin në çdo shoqëri" duke shtuar se kjo është e rëndësishme sidomos në klimën politike të krijuar pas zhvillimeve të fundit.

Portali i televizionit publik, ka publikuar një artikull që i dedikohet komplet Dragan Trifkoviqit, e cila sipas tyre, dyshohet të jetë një agjente ruse e nivelit të lartë, që vepron në Kosovë.

RTKlive.com ka publikuar këtë artikull duke u thirrur në dokumente të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, që thuhet se kanë të dhëna që janë bërë publike në fund të vitit 2016, për këtë agjente.

Por portali i televizionit publik nuk e ka bërë të ditur se ku janë publikuar këto të dhëna. Megjithatë ka shkruar se  Trifkoviq është drejtuese e një rrjeti të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të inteligjencës së Rusisë.

"DT është drejtore e Qendrës për Studime Gjeostrategjike dhe njëkohësisht vepron edhe në kuadër të Qendrës Euroaziatike për Hulumtim dhe Zhvillim. Njëkohësisht, ajo ka qenë edhe një nga figurat e larta të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska Stranka Srbije), e themeluar nga Vojisllav Koshtunica", shkruan RTKlive.

The post OSBE kritikon RTK-në për artikullin lidhur me agjenten ruse appeared first on INSAJDERI.

Pesë truke për jetëgjatësinë e baterisë

Posted: 21 Jan 2017 05:59 AM PST

Smartphone vijnë gjithnjë e me më shumë karakteristika, aplikacione pa fund por që përdorimi i tyre të shkarkon shpejt baterinë. The Verge na tregon disa truke si të zgjatim jetën e tyre.

Mbajeni dritën e telefonit jo shumë të fortë, një dritë më e zbehtë përdor më pak bateri.

Fikeni shërbimin e vendndodhjes (Location). Ajo çaktivizon opsionin e GPS në telefon.

Aktivizo Battery saver mode, ajo fik begraundin dhe rifreskon telefonin.

Aktivizoni shërbimin Airplane Mode, ajo mbyll mundësinë e telefonatave, mesazheve dhe shërbimit të internetit.

Dhe e fundit, mbani gjithmonë një ushqyes portabël, kështu që telefoni nuk do tu fiket kurrë.

The post Pesë truke për jetëgjatësinë e baterisë appeared first on INSAJDERI.

Gerrard rikthehet tek Liverpool me një detyrë të re

Posted: 21 Jan 2017 05:46 AM PST

Steven Gerrard do të rikthehet te Liverpool, si trajner në akademinë e klubit, duke nisur nga muaji i ardhshëm.

36-vjeçari, i cili ka luajtur 710 ndeshje për Liverpool, është një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e klubit "të kuq" dhe do të punojë me kohë të plotë në "Reds' Kirkby", kompleksi ku stërviten lojtarët e moshave të Liverpool.

Pas 18 muajsh në Major League Soccer me Los Angeles Galaxy, Gerrard u kthye atij ku shpenzoi 17 vite të jetës së tij si futbollist profesionit, duke u rritur pikërisht në këtë akademi ku do të punojë.

"Unë po ndjej që u kompletua një rreth, duke u kthyer në klubin ku gjithçka nisi si futbollist", ka thënë Gerrard.

The post Gerrard rikthehet tek Liverpool me një detyrë të re appeared first on INSAJDERI.

Kur Thaçi thoshte se Rugova do të dënohej rëndë për veprime antikombëtare

Posted: 21 Jan 2017 05:38 AM PST

Presidenti Thaçi ka pasur marrëdhënie të vështirë me ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Por, kjo nuk e ka ndaluar atë që ndryshojë rrënjësisht mendim për të, diçka të cilën nuk e kanë bërë të gjithë ish-kolegët e tij të PDK-së.

Kur në vitin 1999, ish-Drejtori Politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, njoftonte përmes telefonit se Shtabi i Përgjithshëm kishte marrë të gjitha përgjegjësitë e udhëheqjes së luftës, ai paralajmëronte dënim të rëndë për Rugovën.

Deklarata të ashpra në drejtim të Rugovës ishin nxitur pas takimit të tij që kishte pasur me ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq.

"Shtrirja e dorës së marrëveshjes kryekriminelit të popullit shqiptarë, është atak i drejtpërdrejt në luftën e drejtë çlirimtare të popullit shqiptare. Është atak edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ShBA-ve, NATO-s e Grupit të Kontaktit", thoshte Thaçi atë kohë.

"Veprimet e tilla antikombëtare të Rugovës do të dënohen rëndë," i drejtohej popullit Thaçi përmes televizionit shqiptar.

Por, veprimet e Rugovës të cilat nuk i kanë pëlqyer Thaçit nuk e kishin penguar atë që të fitojë bindshëm zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës, duke mbetur figurë kryesore në politikën kosovare.

Hashim Thaçi në anën tjetër, ishte detyruar të qëndrojë në opozitë së bashku me Partinë Demokratike të Kosovë, deri në vitin 2007, një vit pasi Rugova kishte ndërruar jetë.

Në ato rrethana, Thaci nuk ka qenë në pozitë të dënojë Rugovën ashtu sic paralajmëronte, por përkundrazi është pajtuar gradualisht me pozitën e tij si një nga njerëzit më meritor për pavarësinë e Kosovës.

Të shtunën, me rastin e 11 vjetorit të vdekjes së tij, Thaci deklaroi se Rugova ka dhënë kontribun të jashtëzakonshëm për pavarësinë e vendit, duke postuar një fotografi teksa përkulej para varrit të tij.

Ndërsa ditë më parë, në një intervistë për emisionin Komiteti, ai tha se Rugova ka qenë një njëri i guximshëm, që kishte marrë përsipër udhëheqjen e Kosovës në vitet më të rënda.

Por, derisa qëndrimi i Thacit ndaj Rugovës ka pësuar ndyshim drastik ndaj viteve, një ish-koleg i tij partiak vazhdon të ruaj të paprekur mendimin e tij për presidentin e parë të vendit.

Nuredin Lushtaku, aktualisht deputet I PDK-së, në vitin 2006 gjatë ushtrimit të deturës së komandatit të Gardës së Kosovës në TMK, kishte refuzuar të dërgojë pjesëtarët në funeralin e Rugovës.

Në 11 vjetorin e vdekjes së tij, ai ka deklaruar se 17 janari i vitit 2006 ka qenë ditë e zakonshme për të edhe pse mijëra njerëz pritnin orë të gjata për të bërë homazhe para trupit të pajetë të Rugovës.

"Në atë kohë më është kërkuar nga ish-komandanti i TMK-së Agim Çeku, që t'i dërgojë pjesëtarët e Gardës në ceremoni mortore. E kemi diskutuar dy-tri herë këtë punë. Unë kam qenë i pajtimit që t'i dërgoj edhe pse nuk kam pasur një urdhër me shkrim. Unë e kam vlerësuar që nuk ka arsye që pjesëtarët e Gardës t'i dërgoj për ta nderuar Ibrahim Rugovën", ka thënë ai.

Lushtaku thotë se Rugova nuk e ka ndihmuar UCK-në me asgjë dhe se nuk ka merituar trajtim më të mirë.

"Ai asnjëherë nuk e ka njohur UÇK'në, nuk e ka ndihmuar ushtrinë me asgjë, përkundrazi ka pas lloj-lloj etiketimesh prej tij. 'Jo janë dorë e zgjatur e Serbisë, pjellë e UDB'së' e plot etiketime tjera", ka thënë ai për Tribunën.

"Edhe njëqind përvjetorë, arsyet janë të njëjta. Edhe nuk e ndjej veten keq asnjëherë për veprimin që e kam bërë"./Insajderi.com

Kur Thaçi thoshte se Rugova do të dënohej rëndë për veprime antikombëtare

The post Kur Thaçi thoshte se Rugova do të dënohej rëndë për veprime antikombëtare appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more