Skip to main content

INSAJDERI: “Gjermani, goditet grupi i ekstremit të djathtë i gatshëm për sulme” plus 19 more

INSAJDERI: “Gjermani, goditet grupi i ekstremit të djathtë i gatshëm për sulme” plus 19 more


Gjermani, goditet grupi i ekstremit të djathtë i gatshëm për sulme

Posted: 25 Jan 2017 10:20 AM PST

Rreth 200 policë gjermanë kanë bastisur dhjetëra shtëpi në gjashtë shtete federale të mërkurën në kuadër të hetimeve ndaj të paktën një grupi të ekstremit të djathtë, raporton Reuters.

Bastisjet janë kryer ndaj gjashtë personave që dyshohen se planifikonin sulme me armë ndaj policisë, hebrenjëve dhe azilkërkuesve, njofton zyra e prokurorit.

Deri më tash nuk është thënë nëse është arrestuar ndokush gjatë këtyre operacioneve policore.

Prokuroria nuk e ka identifikuar as grupin pjesë e të cilit janë të dyshuarit, por mediat gjermane raportojnë se bastisjet janë kryer kundër pjesëtarëve të një grupi që e quan vetën "Reichsbuerger" apo "Qytetarët e Rajhut".

Grupi nuk e njeh Gjermaninë e sotme si shtet legjitim pasi mendon që "Rajhu Gjerman" me më shumë territor është ende gjallë, megjithë humbjen e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bastisjet e të mërkurës u kryen në Berlin, Baden-Wuerttemerg, Brandenburg, Saksoni të Ulët, Rhineland-Palatinate dhe Sachsen-Anhalt.

 

The post Gjermani, goditet grupi i ekstremit të djathtë i gatshëm për sulme appeared first on INSAJDERI.

Nikoliq i përgjigjet Thaçit: Jo vetëm veriu, por e gjithë Kosova është Serbi

Posted: 25 Jan 2017 09:50 AM PST

Presidenti serb Tomislav Nikoliq i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se Serbia dëshiron të aneksojë pjesën veriore të Kosovës.

Sipas Nikoliqit, jo vetëm veriu u Mitrovicës, por e gjithë Kosova është Serbi dhe se Evropa duhet të shqetësohet për deklaratat nxitëse të Thaçit, por se BE mundet lehtë ta zgjidh këtë çështje.

"Është absolutisht absurde të thuhet se Serbia dëshiron të aneksojë veriun e Kosovës. Në thelb kjo është e pamundur, për shkak se Kosova është në Serbi", ka thënë Nikoliqi në një intervistë për një gazetë portugeze raporton "Novosti".

I pyetur nëse Evropa duhet të frikësohet nga një luftë e mundshme në mes të Serbisë dhe Kosovës, duke i pasur parasysh ngjarjet e fundit, Nikoliq ka fajësuar Kosovën që dërgoj policinë e saj në veri të Kosovës.

"Serbia nuk ka dërguar njerëz të armatosur për shqiptarët, por anasjelltas, si dhe dërgimi i njësisë speciale ROSU në veri të Kosovës, pjesë e banuar me serbë, është shkelje brutale e marrëveshjes së Brukselit nga autoritetet e Prishtinës.

Presidenti i Serbisë, tha se Prishtina ka shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, për shkak të dërgimit të ROSU-së në veri të Kosovës për të "ndaluar një tren, nuk ishte ndonjë tanke, as ndonjë makinë e blinduar, por ishte i mbushur me civil që shkonin për Mitrovicë".

Sipas tij, Serbia po i përmbush të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe se "Evropa duhet të shqetësohet për deklaratat nxitëse të Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të tjerë të Prishtinës", por se ajo është "mjaft lehtë për t'u zgjidhur duke i bërë të qartë se një gjë e tillë nuk do të tolerohet".

I pyetur nëse ai ende beson se Rusia është aleat i madh i Serbisë, ai tha se Serbia i është mirënjohëse Rusisë për gjithë ndihmën e dhënë.

"Kjo nuk është vetëm çështje emocioni, Serbia vazhdimisht merr mbështetje të madhe nga Rusia dhe presidenti Vladimir Putin në shumë çështje të rëndësishme për të mbrojtur integritetin e sovranitetit territorial. Prandaj, në jemi mirënjohës, si dhe të gjitha vendeve që na ndihmojnë ta bëjmë këtë", ka thënë Nikoliq.

The post Nikoliq i përgjigjet Thaçit: Jo vetëm veriu, por e gjithë Kosova është Serbi appeared first on INSAJDERI.

Ish-prokurori kritikon Beogradin për ndërhyrje politike në rastin Haradinaj

Posted: 25 Jan 2017 09:44 AM PST

Ish-prokurori i krimeve të luftës në Serbi, Vladimir Vukcevic, ka kritikuar qeverinë serbe se ka ndërhyrë politikisht në rastin e Ramush Haradinajt. Në këtë kontekst, ai ka përmendur një konferencë të Ministres së Drejtësisë, Nela Kuburovic dhe drejtorit të së zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, të cilët kishin prezantuar fakte të reja kundër Haradinajt.

Sipas tij, është e rëndësishme që kur një shtet të kërkojë ekstradimin e një personi të mos ketë ndërhyrje nga ana e politikanëve.

Ai ka rikujtuar edhe një përvojë negative që Serbia ka pasur para disa viteve kur kishte tentuar të ekstradojë një person të quajtur Ejup Ganic, i cili ishte arrestuar në Britani dhe kërkohej nga Serbia për një krim gjatë luftës në Bosnje, shkruan N1.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Francë bazuar në një urdhërarrest të Serbisë. Gjykata franceze e ka liruar atë por me kushtin që të mos largohet nga Franca derisa të vendoset lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij./Insajderi.com

The post Ish-prokurori kritikon Beogradin për ndërhyrje politike në rastin Haradinaj appeared first on INSAJDERI.

Pas Bullgarisë, Shqipëria i jep leksion edhe Anglisë në futsall

Posted: 25 Jan 2017 09:21 AM PST

Shqipëria e futsallës mund Anglinë dhe është një hap pranë kualifikimit në turin tjetër të Kampionatit Europian.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Erind Resuli, pas leksionit që i dhanë Bullgarisë vendase një ditë më parë, duke e mundur 7-1, kanë regjistruar sot një tjetër fitore të thellë, duke mposhtur 5-1 Anglinë, për të bërë thuajse formalitet biletën për në fazën tjetër të turneut.

Kualifikimi automatikisht mund të vijë që sot në darkë, nëse Bullgaria mund Maltën.

Golat e Karajas dhe Selmanajt në pjesën e parë të ndeshjes bënë shumë të thjeshtë administrimin e situatës për përfaqësuesen shqiptare në fraksionin e dytë të lojës. Anglia, e detyruar të nxirrte në sulm edhe me portierin për të tentuar rikuperimin e rezultatit, la shumë hapësira në prapavijë.

Ndaj Brahimi shënoi me lehtësi golin e tretë për Shqipërinë para se Ballinger të shkurtonte diferencën në 3-1. Por pasiguria zgjati vetëm pak minuta pasi fillimisht kapiteni Halimi e më pas përsëri Brahimi, realizuan dy gola në portën angleze për të vulosur rezultatin 5-1.

Mbetet për t'u luajtur edhe ndeshja me Maltën, por duke pasur parasysh se ajo është skuadra më e dobët në grup, për kuqezinjtë nuk do të ketë asnjë pengesë drejt kalimit në turin tjetër, duke llogaritur që kanë mundur në ndeshjet direkt dy rivalët kryesorë, njofton panorama-sport.

Në fazën tjetër të turneut, që zhvillohet në datat 3-12 prill 2017, fituesja e Grupit D, ku bën pjesë Shqipëria, është caktuar të luajë në Grupin 2, përkrah Azerbajxhanit, Hungarisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Ndeshjet do të luhen në Azerbajxhan.g

The post Pas Bullgarisë, Shqipëria i jep leksion edhe Anglisë në futsall appeared first on INSAJDERI.

10 fakte rreth çajit që mund të mos i keni ditur

Posted: 25 Jan 2017 09:03 AM PST

Çaji është pija më e përhapur dhe vlerësuar në botë. Gjithashtu është edhe një nga pijet më shumë të konsumuara pas ujit. Ai prodhohet nga bimë të veçanta  dhe pasi gjethet e tyre zihen, çlirohen substanca të mrekullueshme që janë të dobishme edhe për organizmin tonë.

Pjesa më e madhe e njerëzve, në fakt dinë shumë pak për çajin dhe ne po ju prezantojmë 10 kuriozitetet interesante që i përkasin pijes që konsumoni çdo ditë.

Nga një bimë e vetme, prodhohen lloje të ndryshme çajrash

Një bimë e vetme ka varietete të ndryshme, siç ndodhet edhe me bimën Camellia sinensis. Me kalimin e kohës janë zhvilluar varietete të ndryshme të kësaj bime, e cila varet nga terreni ku kultivohet. Nga pikëpamja ushqyese nuk ka shumë diferenca por shija e çajit ndryshon.

Nuk jemi kurrë të sigurt se nga vjen çaji

Një pjesë e mirë e çajrave nuk prodhohet në vendin tonë por në Azi. Është e pamundur që ne të kuptojmë se nga vjen çaji që jemi duke pirë.

Bustinat e çajit

Pjesa më e madhe e çajrave të ditëve të sotme vjen i konservuar në bustina, që janë shpikur në SHBA dhe nuk janë prodhuar në mënyrën më të pirë për t'i konservuar ata. Problemi nuk ka të bëjë shumë me tharjen se sa me mënyrën e vendosjes së tij në bustina. Më kalimin e kohës, kjo metodë konservimi bën që të humbasin shumë substanca të dobishme të gjetheve, në veçanti vitaminat.

Çaji nuk është vetëm një pije

Një nga gjërat më të zakonta të çajit është se nuk bëhet fjalë vetëm për një pije, por edhe për lloje të tjera përdorimi. Një nga më interesantët është përdorimi i tij kundra mushkonjave, i cili i largon ato. Mjafton që të spruconi pak çaj në lëkurë dhe mushkonjat do të ju rrinë larg, e ju do të kaloni një verë të qetë.

Është pija më e konsumuar pas ujit

Fakti që çaji është i shpërndarë në të gjithë botën, tregon se ka shumë njerëz që e konsumojnë sot. Sipas statistikave, rezulton që kjo pije është më e konsumuara në botë, pas ujit. Çaji është një pije që nuk ka efekte anësore, përveçse të mira.

Caji-5

Diferenca mes çajit të zi dhe atij jeshil

Diferenca mes këtyre dy pijeve ka të bëjë me fermentimin dhe se vjen nga e njëjta bimë. Çaji zi është fermentuar dhe bakteret kanë luajtur një rol thelbësor në transformimin e tij, duke krijuar edhe substanca të tjera ushqyese. Kur çaji nuk fermentohet, gjethet rrinë jeshile dhe nuk ndryshojnë ngjyrë. Kështu sigurohet çaji jeshil me një shije tjetër.

Tenia dhe kafeina, janë e njëjta gjë

Disa vjet më parë u tha se teina dhe kafeina ishin dy gjëra të ndryshme, dy alkaloidë të cilët rrjedhin përkatësisht nga çaji dhe kafja. Analizat molekulare kanë treguar, se këto dy molekula janë të njëjta, identike dhe janë quajtur kështu si kafeinë.

Bustina duhet të rrijë vetëm 2 minuta në ujë

Kur vendosim çajin në ujin e ngrohte, duhet ta lëmë bustinën vetëm 2 minuta, por nuk duhet ta teprojmë se për ndryshe çlirohen molekula të tjera, që kur bashkohen me kafeinën e çajit, humbet efekti i tij. Madje, e bën pijen më të hidhur. Kjo do të thotë se duhet të jeni shumë të kujdesshëm me çajin, që të përftoni prej tij vetëm gjërat e mira.

Aromat e çajit

Çajrat aromatizohen duke iu shtuar përbërs të ndryshme natyral në bustina. Një çaj me gjethe të freskëta nuk mund të aromatizohet, por kjo karakteristikë përftohet vetëm gjatë përpunimit të tij. Zakonisht në varietete të ndryshme, aromatizimi i çajit nuk ndodh në industrinë perëndimore, por direkt në vendin e prodhimit. Kjo nuk vlen për çajin me limon, sepse ai aromatizohet në filxhan, përcjell Gazeta-Shqip.

Fortësia e çajit

Si bëhet një çaj i fortë dhe një i butë? Truku është më i thjeshtë se siç duket, sepse bazohet vetëm në sasinë e gjetheve që hedhin në një bustin. Në fakt, është mirë që të futen sa më pak gjethe dhe koha e lënies së bustinës në ujë të ngrohte nuk duhet të jetë më e gjatë se dy minuta.

 

The post 10 fakte rreth çajit që mund të mos i keni ditur appeared first on INSAJDERI.

Nga “Breaking Bad” në Tiranë – Fuyija&Miyagi të premten në Shqipëri

Posted: 25 Jan 2017 08:43 AM PST

Kënga e tyre "Uh" është një prej këngëve të fundit të njohura botërisht. Për më shumë, kënga u bë pjesë e një prej serialeve më të njohura në botë, "Breaking Bad". Këta janë vendi anglez "Fuyija&Miyagi" që do të performojnë të premten në Shqipëri.

Të njohur për muzikën e tyre electronic/dabce/krautrock, bendi në përbërje prej katër muzicentëve nga Brighton të Anglisë, janë formuar në vitin 2006 dhe kanë nxjerrë në treg një seri albumesh dhe këngësh të suksesshme.

Koncerti i tyre në Tiranë do të mbahen në hapësirën e "Discobox" që gjendet tek Fakulteti i Arteve në Tiranë.

Organizatorët kanë thënë se fakti që bendi ka marrë një seri të kritikave pozitive nga sajte prestigjioze si "Pitchfork" dhe "NME" kanë vendosur që t'i ftojnë në një koncert në Tiranë.

Natyrisht edhe fakti që kënga e tyre u bë pjesë e serialit "Breaking Bad" ka qenë një arsye e madhe e ftesës për të performuar në Prishtinë.

"Kjo është hera e parë që grupi po viziton Ballkanin dhe është një eksperiencë për të mos u humbur", thanë organizatorët.

Pas bendit do të lëshojnë muzikë Dj-te Geri Kacerja dhe Lindi.

Biletat për këtë koncert do të kushtojnë 5 euro deri të premten në orën 15:00, dhe ato mund të rezervohen edhe përmes faqes së "Discobox" në Facebook, për të gjithë ata që janë jashtë Shqipërisë. Koncerti i Fuyija&Miyag  fillon pas orës 00:00./Insajderi.com

Nga "Breaking Bad" në Tiranë – Fuyija&Miyagi të premten në Shqipëri

The post Nga "Breaking Bad" në Tiranë – Fuyija&Miyagi të premten në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

BE nuk garanton se muri në Mitrovicë do të rrënohet

Posted: 25 Jan 2017 08:42 AM PST

Zotimi i Qeverisë së Kosovës për të rrënuar murin e ndërtuar afër urës së lumit Ibër në Mitrovicë mund të mos ketë përkrahjen e Bashkimit Evropian. Një gjë të tillë e ka lënë të nënkuptohet Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila sot ka takuar Ministrin e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor, Ferat Shala.

Përmes një komunikate të dërguar nga Zyra e BE-së pas takimit, thuhet se "Apostolova e theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për murin në Veri të Mitrovicës, që do të ishte funksionale për të gjithë" duke lënë të nënkuptohet se rrënimi i murit mund të mos jetë opsioni i vetëm në këtë drejtim.

Kosova dhe Serbia janë marrë vesh në gusht të vitit të kaluar për revitalizimin e urës së Ibrit dhe krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë në atë pjesë.

Por, kjo urë nuk është hapur ende edhe pse afati i fundit ka qenë 20 janari.

Komuna e Mitorivës Veriore ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar ndërtimin e një muri vetëm dhjetëra metra larg urës. Qeveria e Kosovës insiston se ai murë do të rrënohet./Insajderi.com

The post BE nuk garanton se muri në Mitrovicë do të rrënohet appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Qëllimi kryesor i takimit është arritur, ulja e tensioneve mes dy vendeve

Posted: 25 Jan 2017 08:07 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë për media pas takimit në Bruksel me palën serbe dhe ndërmjetësim të BE-së, ku ka treguar për takimin e mbrëmshëm por pa dhënë detaje rreth këtij takimi.

Thaçi ka thënë se situatat e krijuara në vend pas veprimeve të fundit nga Serbia ishin tema kryesore e diskutimeve me presidentin dhe kryeministrin e Serbisë.

"Jam i kënaqur që qëllimi kryesor i takimit për uljen e tensioneve është arritur. Por na mbetet shumë të punojmë për normalizimin e raporteve ndërshtetërore. Është e rëndësishme që të kërkojmë ndalimin e veprimeve nga Serbia që qëllim kishin destabilizimin e situatës në Kosovë. Këtu përfshihen të gjitha veprimet e ndodhur në periudhën e fundit. Të dy palët jemi dakorduar se dialogu nuk ka alternativë", ka thënë Thaçi.

Thaçi ka deklaruar po ashtu se shpreson që në fazën e fundit të këtij dialogu të arrihet marrëveshje për pajtim të plotë mes shteteve.

"Në këtë fazë përfundimtare të dialogut shpresoj se me ndihmën e ndërmjetësueses në fund të negociojmë marrëveshjen politike përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve të plota dhe pajtim të plotë të Kosovës dhe Serbisë dhe popujve tanë. Vetëm një marrëveshje e tillë është paqe për rajonin. Kjo është garancë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO", ka shtuar ai.

Presidenti, Thaçi është shprehur i bindur se Kosova do të respektoj zotimet e mbrëmshme, duke shpresuar për një gjë të tillë edhe nga ana e Serbisë.

"Kosova do të respektoj zotimet të mbrëmshme dhe shpresoj se një gjë e tillë do ta bëjë edhe Beogradi. Largimi nga debatet nxitëse dhe urrejtëse është në interes për paqen e Ballkanit dhe Evropës./Insajderi.com

The post Thaçi: Qëllimi kryesor i takimit është arritur, ulja e tensioneve mes dy vendeve appeared first on INSAJDERI.

Efekti Trump, rritje rekord në bursat amerikane

Posted: 25 Jan 2017 07:48 AM PST

Aksionet në bursat amerikane pësuan një rritje të ndjeshme këtë të mërkurë, duke shënuar një rekord më vete në hapje të tregjeve.

Që pas fitores së Donald Trump në nëntor, aksionet në bursat amerikane kanë pësuar rritje të vazhdueshme nisur nga zotimet e Presidentit për ekonominë vendase.

Këto rritje u përforcuan në ditët e para të marrjes së detyrës nga Trump dhe firmosjes së një sërë urdhërash ekzekutivë, si ai për ndërtimin e dy gazsjellësve "Keystone XL" dhe "Dakota Access", që të dy të kundërshtuar fuqishëm nga aktivistët e mbrojtjes së mjedisit.

Të mërkurën, pak pas hapjes, Doë Jones regjistroi 93.38 pikë rritje, ndërsa S&P u rrit me 10.09 pikë e Nasdaq me 36.74 pikë.

"Ka një besim real të investitorëve për premtimet e Donald Trump. Në ditët e para të detyrës ka qenë shumë aktiv, çka sinjalizon që ndryshimi i premtuar prej tij mund të mbërrijë shumë më shpejt", thotë Tim Ghriskey, shef i investimeve në grupin "Solaris" në Nju Jork.

"Ka një efekt psikologjik të madh dhe pak pas inaugurimit konfirmoi se kthesa e madhe është para nesh. Frika e protektsionizmit është zbehur nga optimizmi për inflacionin dhe rritjen, të paktën për tani", thotë Neil Wilson, analist i tregjeve.

The post Efekti Trump, rritje rekord në bursat amerikane appeared first on INSAJDERI.

Jahjaga në OKB, kërkon që përdhunimet të njihen ndërkombëtarisht si krime

Posted: 25 Jan 2017 07:32 AM PST

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një vizitë në SHBA ku është takuar me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Konflikt, Zainab Bangura.

Jahjaga, kërkoi nga Banguras që ta ndihmojë të gjendet një mënyrë që përdhunimet e grave shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës, të njihen ndërkombëtarisht si krime lufte.

"Gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takova me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm Zainab Bangura, tw cilës i kërkova ndihmë për të gjetur mënyra që statusi i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë të njihet ndërkombëtarisht si krim lufte", ka shkruar Jahjaga në Facebook.

The post Jahjaga në OKB, kërkon që përdhunimet të njihen ndërkombëtarisht si krime appeared first on INSAJDERI.

Atletëve të Xhamajkës u merren medaljet olimpike shkaku i dopingut

Posted: 25 Jan 2017 07:19 AM PST

Xhamajkës i është marrë medalja e artë olimpike në garën 4x100m e Olimpiadës së Pekinit në vitin 2008.

E gjithë kjo pasi njëri nga garuesit, Nesta Carter, ka dalë pozitiv në doping.

Sipas IOC, Carter ka dalë pozitiv në methylhexaneamine.

Carter ka qene në skuadër së bashku me Boltin kur e fituan medaljen në vitin 2008 në 4×100 metra.

"Skuadra xhamajkane është diskualifikuar dhe medalja e atij viti i është hequr", shkuan IOC.

unnamed (5)

The post Atletëve të Xhamajkës u merren medaljet olimpike shkaku i dopingut appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq fajëson Kosovën për shkeljen e marrëveshjes së mbrëmshme

Posted: 25 Jan 2017 07:01 AM PST

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka lënë fajtorë përfaqësuesit kosovarë për prishjen e marrëveshjes së mbrëmshme në Bruksel që palët të mos bëjnë deklarata publike pas takimit.

Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federiga Mogherini, që të dënojë sjelljen siç ka thënë ai, joprofesionale e të papërgjegjshme të liderëve të Kosovës. Vuçiq tutje ka thënë se nëse pala kosovare vazhdon të mos e respektojë marrëveshjen, atëherë kjo është shenjë e qartë që ata nuk janë të interesuar për bisedime porse duan të rrezikojnë stabilitetin në rajon, njoftojnë mediat serbe.

Kryeministrat dhe presidentët e të dy shteteve u takuan mbrëmë në Bruksel në një takim të thirrur nga Mogherini pas zhvillimeve të fundit. Mogherini ka thënë pas takimi se palët janë dakorduar për të ulur tensionet dhe vazhduar dialogun.

Por, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Mogherini, ka thënë të mërkurën se palët kanë shkelur marrëveshjen për t'u mos u deklaruar rreth takimit./Insajderi.com

The post Vuçiq fajëson Kosovën për shkeljen e marrëveshjes së mbrëmshme appeared first on INSAJDERI.

Korrupsioni i lidhur me moszbatimin e ligjeve dhe gjyqësorin jo efikas

Posted: 25 Jan 2017 06:58 AM PST

Moszbatimi i ligjeve dhe mungesa e koordinimit institucional kundër korrupsionit, janë problemet kryesore në luftimin e kësaj dukurie në Kosovë, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Organizata Transparency International, në publikimin e saj të fundit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016, e ka radhitur Kosovën në vendin 95-të me 36 pikë, në mesin e 176 vendeve të përfshira në raport.

Instituti i Kosovës për Drejtësi monitoron trajtimin e rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë.

Betim Musliu në këtë Institut tha se nga monitorimet e bëra, në vazhdimësi është parë se nuk ka luftim të vërtetë kundër korrupsionit.

"Në Kosovë nëse e shohim mënyrën se si është duke u qeverisur, si dhe klanet e krijuara përbrenda pushteteve, sidomos brenda pushtetit gjyqësor, dëshmojnë që ka njerëz të cilët kanë krijuar fuqi dhe njëfarë lloj autokracie është tani më tek ta, që kjo nuk përkthehet ndryshe përveç si proces korruptiv, si korruptim i këtyre udhëheqësve në këto institucione", thekson Musliu.

Në bazë të raportit të Organizatës Transparency International për vitin 2016, Kosova ka bërë përparim në krahasim me një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 103-të me 33 pikë gjithsej.

Albana Merja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se, megjithëse ka një përmirësim të vogël në luftimin e korrupsionit, Kosova vazhdon të radhitet në mesin e vendeve më të korruptuara.

"Ne si shoqëri civile kemi bërë thirrje që korrupsioni nuk po luftohet ashtu siç është kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian, por edhe nga akterët tjerë ndërkombëtarë. Qeveria e Kosovës nuk po e merr me seriozitet që ta rrisë luftën ndaj këtij fenomeni negativ. Në Kosovë janë një sërë ligjesh që janë deri diku të mira, por që moszbatimi i këtyre ligjeve është problemi kryesor në luftimin e korrupsionit", thotë Merja.

Ajo thekson se mungesa e koordinimi të institucioneve në luftimin e korrupsionit ka bërë që shumë raste të korrupsionit të mbeten pa u hetuar dhe pa u gjykuar nga gjykatat.

"Ajo që vihet re në Kosovë është që shumë nga rastet e korrupsionit që ndiqen janë raste të vogla në mënyrë që të rriten statistikat, derisa rastet, që njihen se mund të jenë përfshirë 'peshqit e mëdhenj' të korrupsionit nuk hetohen dhe nuk nisen procedura hetimi apo gjykimi ndaj tyre", thekson Merja.

Gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, janë trajtuar 41 raste të korrupsionit të nivelit të lartë, duke ngritur aktakuza në 12 raste, me gjithsej 129 persona të profileve të ndryshme të përfshirë në këto aktakuza.

Policia e Kosovës dhe drejtoria për krime ekonomike, brenda të njëjtës periudhë kohore kanë arrestuar 40 persona të dyshuar për raste të korrupsionit dhe qindra kallëzime penale i kanë ngritur pranë institucioneve hetuese.

Me gjithë reformat e ndryshme që janë bërë, sistemi i drejtësisë thuhet se vazhdon të mbetet jo i fuqishëm përballë rasteve të korrupsionit.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se për më shumë rezultate në fushën e sundimit të ligjit, ku hyn edhe luftimi i korrupsionit, duhet të ketë pavarësi të pushtetit gjyqësor.

"Duhet që ndikimi politik të largohet nga sistemi i drejtësisë dhe sistemi i drejtësisë duhet të përkrahet me resurse, por duhet të vendosen edhe mekanizma për të mbajtur përgjegjës sistemin gjyqësor dhe prokurorial pasi që tani për tani e kemi të pambrojtur dhe pa mekanizma efikas llogaridhënës", thekson Musliu.

Rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos të nivelit të lartë, tashmë janë shndërruar në kusht për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian, për liberalizim të vizave. (REL)

The post Korrupsioni i lidhur me moszbatimin e ligjeve dhe gjyqësorin jo efikas appeared first on INSAJDERI.

Konfiskohen 7 ton duhan të papërpunuar

Posted: 25 Jan 2017 06:46 AM PST

Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në rajonin e Ferizajt kanë konfiskuar afër shtatë ton duhan.

Konfiskimi i duhanit ka ndodhur në dy aksione të ndara: në fshatin Dardan policia ka konfiskuar rreth 5.5 ton duhan të papërpunuar ndërsa në fshatin Talinox i Muhaxherve, është konfiskuar 1.1 ton duhan i papërpunuar.

Përveç kësaj, policia ka konfiskuar edhe 100 kilogramë duhan i grirë i përpunuar si dhe dy makina për grirje të duhanit.

Dogana ka kontaktuar me prokurorët kompetent të rajonit të Ferizajit për vazhdimin e mëtejmë të rastit./Insajderi.com

The post Konfiskohen 7 ton duhan të papërpunuar appeared first on INSAJDERI.

Çfarë i ndodh trupit nëse vdes në hapësirë?

Posted: 25 Jan 2017 06:32 AM PST

Nëse diçka shkon keq gjatë një misioni në Mars apo në Hënë, çfarë do të ndodhte me trupin e astronautit? Si duhet të sillet pjesa tjetër e ekuipazhit?

Që nga fillimi i epokës së eksplorimit në hapësirë, 18 persona kanë gjetur vdekjen në kozmos, ku 14 prej tyre kanë qenë të NASA-s. Me një kthim në Hënë dhe mbi të gjitha me misionet në Mars, fati tragjik i kozmonautëve mund të rritet.  Por sa mund të rrojë një njeri në boshllëkun e hapësirës përpara se të vdesë? Çfarë do të ndodhte me trupin e të ndjerit? Edhe pse NASA dhe agjencitë e tjera hapësinore, për momentin nuk kanë një protokoll zyrtar për këto situata, ekzistojnë disa skenarë që po studiohen edhe pse jo zyrtarisht astronautët janë trajnuar. Këto janë disa nga trajnimet kryesore.

Dërgoje në Tokë

Është ndoshta zgjidhja më e logjikshme. Nëse një kozmonaut vdes, mund ta dërgoni në tokë më ngarkesën e parë të furnizimeve. Kjo është e mundur vetëm për disa misione. Anijet hapësinore nuk kanë në fakt hapësirë të nevojshme për transportin e një kufome, për të mos përmendur këtu edhe kontaminimin e astronautëve të tjerë, ku rreziku është shumë i lartë. Nëse marrim parasysh udhëtimin në Mars, do të duheshin të paktën 3 vjet, që kufoma të kthehej në tokë. Fatmirësisht, astronautët arrijnë në Stacionin Internacional Hapësinor (ISS), shëndoshë e mirë.

Konservohet tek kostumi hapësinor

Nëse një mikormeteor do të godiste një astronaut gjatë shëtitjes në hapësirë, do të mjaftonin 15 sekonda që ai të humbte vetëdijen. 10 sekonda nga ekspozimi në vakum, do të bënte që gjaku dhe uji i trupit të avullonte. Trupi do të fryhej si një tullumbace dhe mushkëritë do t'i shpërthenin. Në këto momente, trupi duhet të dërgohet në dhomën e posaçme të anijes kozmike. Trupit nuk duhet të nxirret nga kostumi, për të shmangur rrezikun më të të rëndë: atë të çlirimit të aromave të pakëndshme apo kontaminimit të ekuipazhit  dhe ambientit ku ata rrinë. Trupi duhet të konservohet në dhomat që quhen 'airlock' deri sa të gjendet mundësia që ta dërgojnë kufomën në Tokë.

Trupi mund të ngrijë ose digjet

Një zgjidhje alternative mund të jetë djegia e trupit direkt në hapësirë. Në vitin 2005 NASA ka porositur një studim tek një agjenci suedeze që do të merret me funeralet ekologjike. Teknika parashikonte ngrirjen e trupit të kufomës dhe pastaj djegien në copa të vogla të trupit të ngrirë. Kjo bëhet gjithashtu që hiri të dërgohet më pas në tokë. Nëse në tokë përdorim lëng azoti për të ngrirë trupin, në hapësirë është e nevojshme që trupi të futet në një qese, duke e ekspozuar atë në vakum për një orë nga një krah robotik që më pas do të fillonte reduktimi i peshës trupore. Kështu nga një trup që peshon 90 kg, ju do të merrni 22 kg hi të ngrirë.

Varrim në boshllëk

Trupi i një astronauti mund të lihet edhe në vakumin e hapësirës. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk është se kanë klauzola për të mos ndotur hapësirën. Por nëse i vendos një raketë të vogël trupit të pajetë, ai do të ndjekë orbitën e stacionit dhe pastaj do të kalojë në atmosferë, por i copëtuar. Në rastin e udhëtimit ndërplanetar, rreziku është shumë i gjatë. Udhëtimi drejt Marsit, do të ngjajë më shumë se një varrezë e zymtë, përcjell gazeta-shqip.

Varrosja në Mars

Varrosja e trupave të atyre që nuk ia dalin në Mars, padyshim që do të ishte një praktikë më thjeshtë se sa pritja me vite të tëra për kthimin e eshtrave në Tokë. Por kjo metodë do të rrezikonte kontaminimin e Marsit me baktere nga trupat e dekompozuar. Djegia e trupit dhe më pas varrosja e mbetjeve në këtë planet mund të ishte një zgjidhje me e pranueshme.

The post Çfarë i ndodh trupit nëse vdes në hapësirë? appeared first on INSAJDERI.

Ministri i jashtëm rus takon opozitën siriane

Posted: 25 Jan 2017 06:19 AM PST

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të takohet me opozitën siriane në Moskë, më 27 janar, njofton ministria e jashtme ruse.

Njoftimi i sotëm është bërë pasi Rusia, Irani dhe Turqia thonë se së bashku do të zbatojnë një armëpushim tre javor në zonat ku zhvillohet luftë në Siri.

Të tri shtetet e kanë bërë këtë zotim më 24 janar në një deklaratë të përbashkët që u publikua pas dy ditë bisedimesh për paqe në Siri që u mbajten në Astana të Kazakistanit.

Opozita siriane ka qenë e paknaqur me këtë komunikatë dhe më pas e ka hartuar planin e saj për monitorimin e shkeljeve të armëpushimit, derisa qeveria siriane thotë se ata nuk do të mbajnë bisedime në nivel qeveritar me Turqinë e as që duan të nënshkruajnë dokument që është nënshkruar nga zyrtarët turq, përcjell rel.

Moska dhe Teherani e përkrahin presidentin sirian, Bashar al Assad në luftën gjashtë vjeçare të Sirisë, derisa Ankaraja përkrahë opozitën.

The post Ministri i jashtëm rus takon opozitën siriane appeared first on INSAJDERI.

Acari lë gropa në Rrugën e Kombit

Posted: 25 Jan 2017 06:08 AM PST

Ngricat e këtij dimri kanë dëmtuar segmente të Rrugës së Kombit. Gropat në trasenë e rrugës kanë marrë përmasa shqetësuese dhe rreziku i aksidenteve është edhe më i madh.

Problematikë më e madhe është për drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin rrugën dhe lëvizin me shpejtësi, pasi nuk janë në dijeni të dëmtimeve në rrugë, njofton Top Channel.

Kryesisht, dëmtimet janë edhe në shtatë urat nga Kukësi në Morinë, ku në hyrje dhe dalje të tyre, segmentet ndarëse në trarët e urave kanë gominat dhe pjesët metalike të dëmtuara.

The post Acari lë gropa në Rrugën e Kombit appeared first on INSAJDERI.

Parashikimi i publicistit amerikan: Kosova, test i Rusisë për Trumpin

Posted: 25 Jan 2017 05:38 AM PST

Ditë më parë, ekspertja britanike për çështjet ruse, Mary Dejevsky hodhi idenë se Moska mund ta njohë Kosovën, si pjesë e përpjekjeve për afrimin e Rusisë me Amerikën, tani që në Zyrën Ovale është ulur Donald Trump.

Por gazetari dhe publicisti amerikan, Thomas E. Ricks ka krijuar në mendjen e tij një tjetër skenar. Në një artikull të botuar në revistën "Foreign Policy", Ricks paralajmëron mbi rrezikun e një lufte të hapur mes Kosovës dhe Serbisë.

Dëshira e presidentit amerikan, Donald Trump, për të shmangur konfliktet me Moskën mund të ketë pasoja për të ardhmen dhe stabilitetin e një sërë shteteve, e Kosova është një prej tyre, shkruan publicisti.

Për Ricks, zgjedhja e Trumpit president hedh dyshime mbi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për ta mbrojtur Kosovën. Duke pasur parasysh komentet e presidentit të ri mbi NATO-n dhe propozimet ndaj Rusisë, përkrahja duket se më shumë shkon në drejtim të Serbisë, vazhdon ai, duke argumentuar se veprimet e fundit të Serbisë në prag të zgjedhjes së Trumpit vështirë se mund të jenë të rastësishme.

Duke e ditur se Rusia tani ka më shumë liri veprimi, pasi Trump është i fuqishëm, Serbia mund të llogarisë se Rusia do t'i mbështesë ata nëqoftëse nisin operacion gjoja "për të mbrojtur serbët" në veri të Kosovës, e në këtë mënyrë ata mund të konsiderojnë NATO si blof.

"Sa do të jetë Trumpi i gatshëm të rrezikojë marrëdhëniet me Rusinë, nëse trupat serbe hyjnë në veriun e Kosovës?", ngre pyetjen Ricks, dhe përgjigjja që jep vet është se administrata e re edhe mund të jetë e gatshme ta braktisë Kosovën.

Projekti i shtetndërtimit mund edhe të portretizohet si dështim, që Clintonët nuk duhet të ishin angazhuar. Përpos kësaj, shumica e kosovarëve janë me përkatësi myslimane e nuk kanë gjasë të fitojnë shumë simpati nga mbështetësit e Trumpit.

 

The post Parashikimi i publicistit amerikan: Kosova, test i Rusisë për Trumpin appeared first on INSAJDERI.

“Australian Open”, Serena Williams e Dimitrov në gjysmëfinale

Posted: 25 Jan 2017 05:19 AM PST

Serena Williams kualifikohet për në gjysmëfinalet e "Australian Open". Tenistja amerikane, që kërkon titullin e 7 në këtë turne, mundi në çerekfinale britaniken Johanna Konta, me rezultatin 2-0.

Numri 2 i renditjes botërore ishte superiore ndaj kundërshtares së saj, duke i fituar setet 6-2 dhe 6-3 në vetëm 75 minuta lojë.

Në gjysmëfinale, Serena Williams do të luajë kundër kroates Mirjana Luçiç-Baroni, një sfidë që përsëritet pas  më shumë se 18 vitesh. Luçiç-Baroni u kualifikua për në gjysmëfinalet e "Australian Open", pasi eliminoi Karolina Pliskovën, duke e mundur 2-1 me sete 6-4, 3-6, 6-4.

Në kampin e meshkujve, Grigor Dimitrov preu një biletë për në gjysmëfinalet e "Australian Open". Tenisti bullgar fitoi në çerekfinale ndaj David Goffin me rezultatin 3-0. Dimitrov nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren ndaj tenistit belg dhe i mbylli setet 6-3, 6-2, 6-4.

The post "Australian Open", Serena Williams e Dimitrov në gjysmëfinale appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen 7 persona gjatë operacionit anti-terrorizëm në Belgjikë

Posted: 25 Jan 2017 05:07 AM PST

Autoritetet belge kanë paraburgosur shtatë persona për t'i marrë në pyetje pas bastisjes së disa shtëpive, operacion ky që ka të bëjë me një hetim kundër terrorizmit në Bruksel, njofton prokuroria e këtij qyteti të mërkuren.

"Hetimet që kanë të bëjnë me çështjen e kthimit të mundshëm të luftetarëve nga Siria", thotë njoftimi i prokurorisë.

Operacionet janë fokusuar në rreth tetë lokacione dhe nuk kanë lidhje me sulmet e fundit terroriste në Bruksel apo Paris.

Në lokacionet e bastisura nuk është gjetur armatim apo mjete shpërthyese.

The post Arrestohen 7 persona gjatë operacionit anti-terrorizëm në Belgjikë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more