Skip to main content

INSAJDERI: “Berisha kacafytet me portierin serb” plus 19 more

INSAJDERI: “Berisha kacafytet me portierin serb” plus 19 more


Berisha kacafytet me portierin serb

Posted: 26 Jan 2017 09:43 AM PST

Sulmuesi me prejardhje shqiptare ka pasur një konflikt me portiern e skuadrës kundërshtare, pas përfundimit të takimit

Sulmuesi i Melbourne, Besart Berisha, është kacafytur me gardianin e Sydney, Danny Vukoviq.

Derbi i ligës së parë të Australisë përfundoi me fitore të Sydney me rezultat 2:1, duke konfirmuar forcën ndaj rivalit të drejtpërdrejtë.

vv

Pas përfundimit të ndeshjes, Berisha ka dashur të qartësojë dicka me gardianin serb, që ka cuar në konflikt verbal, përcjell Klan Kosova.

Berisha dhe Vukoviq kanë qenë dikur bashkëlojtarë, pasi i fundit e ka kaluar një edicion në fanellën e Melbourne.

The post Berisha kacafytet me portierin serb appeared first on INSAJDERI.

Presidenti meksikan anulon takimin me Donald Trump

Posted: 26 Jan 2017 09:23 AM PST

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto ka anuluar udhëtimin e planifikuar për javën e ardhshme në Washington, për tu takuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Anulimi I kësaj vizite vjen një ditë pasi presidenti i ri amerikan zbuloi planin e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit Meksikë-ShBA, raporton The Independent.

Ai këmbënguli gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të  duhet të paguajnë shpenzimet për barrierat nga Meksika, i cili ka kundërshtuar me forcë.

Republikanët në Senat kanë thënë se Kongresi amerikan do të shkojë përpara me planin, dhe kjo do të kushtojë 12 deri në 15miliard dollar. /Insajderi.com

The post Presidenti meksikan anulon takimin me Donald Trump appeared first on INSAJDERI.

SHBA revokon vizat për disa gjyqtarë e prokurorë të Shqipërisë

Posted: 26 Jan 2017 09:18 AM PST

Ambasada e Shteteve të Bashkuara u ka revokuar vizat disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sipas saj, akuzohen për korrupsion.

Në deklaratën e shpërndarë edhe përmes rrjeteve sociale, Ambasada nuk jep asnjë emër dhe thotë se e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të Vettingut,

"I cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre", thuhet në deklaratë, njofton Top Channel.

Deklarata vijon duke shtuar se Ambasada e SHBA i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe paralajmëron se refuzimi për raste të ngjashme do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

"Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri", mbyllet deklarata e Ambasadës.

The post SHBA revokon vizat për disa gjyqtarë e prokurorë të Shqipërisë appeared first on INSAJDERI.

RTK-ja pritet të bëhet sërish me pagesë

Posted: 26 Jan 2017 09:02 AM PST

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, sot diskutoi për projektligjin për RTK-në, me ç'rast u bënë shumë ndryshime të cilat do t'i dërgohen Qeverisë për votim.

Ndryshime në projektligjin për RTK-në ka pasur në gjashtë pika të rëndësishme, por çka bie në sy, është që RTK-ja do t'u kushtojë familjeve kosovare me nga 2.5 euro.

RTK-në qytetarët kosovarë e kishin paguar edhe më herët me anë të faturave për energji, mirëpo kjo ishte cilësuar si shkelje kushtetuese, për ç'ka Gjykata Kushtetuese e kishte pezulluar.

Ndërkaq, RTK-së mund t'i hiqen edhe dy anëtarë të bordit, pasi nga 11 sa i ka tash, me projektligjin e  ri parashihet të jenë vetëm 9 anëtarë. Madje, këta anëtarë do të kenë një mandat 5 vjeçar, por s'do të kenë mundësi ri-kandidimi.

Gjithashtu, në projektligjin e ri kërkohet krijimi i një komisioni 'ad-hoc' për RTK-në, i cili do të kishte jo vetëm deputetë, por edhe profesionistë. Po ashtu, parashihet që RTK-ja të auditohet nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, gjë që nuk është bërë më herët.

Ndërkohë, ky projektligj do të dërgohet në fillim të javës tjetër në Qeveri për votim, e më pas kthehet tek deputetët për t'u votuar në Kuvend.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e RTK-së ditët e fundit ka ngritur shqetësime për kushtet e punës në transmetuesin publik dhe vonesë të pagave./gazetametro.net

The post RTK-ja pritet të bëhet sërish me pagesë appeared first on INSAJDERI.

Real mendon largimin e Alvaro Moratas

Posted: 26 Jan 2017 08:54 AM PST

Reali i Madridit nxjerr Alvaro Moratën në merkato. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, klubi "merengues" është gati të lejojë sulmuesin, nëse në drejtim të tij vjen ndonjë ofertë e rëndësishme që nuk mund të refuzohet.

Gjithnjë sipas medias spanjolle, Morata nuk është shumë i kënaqur me mënyrën sesi po shkojnë gjërat për të te "Los Blancos", e për këtë arsye ai po mendon që të largohet nga "Santiago Bernabeu". Kjo situatë e futbollistit ka ringjallur interesin e Arsenalit dhe Chelseat, që tashmë kanë filluar ta monitorojnë atë.

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez ka fiksuar edhe çmimin për kartonin e futbollistit. Sipas tij, Morata do të largohet nga Reali, nëse klubet e interesuara për të janë gati të ofrojnë 60 milionë euro.

The post Real mendon largimin e Alvaro Moratas appeared first on INSAJDERI.

Muret, barriera të lashta sa njeriu

Posted: 26 Jan 2017 08:35 AM PST

Gjithësecili ka justifikimet e tij, por në botën e ashtuquajtur të globalizuar, ata mure të kujtojnë imazhin e një njeriu që, duke mbajtur telefonin mbërthyer mes supit dhe veshit, ulet për të lidhur një objekt primitiv, siç janë lidhëset e këpucëve

Ashtu si çdo mur që ndan shtete dhe popuj, ai i paralajmëruar nga presidenti i ri i SHBA – në të vërtetë një zgjatim i ekzistuesit – të sjell menjëherë në mendje dy mure të tjerë.

I pari Muri i Madh Kinez, vepra gjigande e ndërtuar, në shekullin III para Krishtit, në kohën e mbretërimit të Chin Shih-Huang-Ti, për të mbrojtur kufijtë jugorë nga fiset mongole. I gjatë më shumë se 8000 kilometra, i lartë nga 4.5 deri 12 metra, i gjerë deri 9.5 metra, ai lidhte fortesa të pasulmueshme.

I dyti është Muri "par excellence", ai që shumëkush prej nesh e mban mend të ngritur, në funksion të plotë. I quajtur edhe Muri i Turpit, e ndërtuan në një natë gushti të vitit 1961, sovjetikët dhe komunistët e Gjermanisë Lindore, duke e ndarë më dysh Berlinin: jo për t'u mbrojtur nga një pushtim, por për të mos lejuar gjermanët e sovjetizuar me forcë, që të largoheshin drejt lirisë.

Cilado qoftë arsyeja e ngritjes, muri-burg shkakton gjithmonë një shtytje instiktive më shumë se sa muri-barrierë. Në Berlin, të shumtë ishin ata që u vranë, teksa përpiqeshin ta kapërcenin, atë burg të gjatë 156 kilometra, të tjerë ia dolën, dhe më të shumtët mbetën të mbyllur, por përbindëshi i betonit nuk arriti ta kryejë funksionin, atë funksion të të gjithë të ngjashmëve të tij, pra që të mbante përgjithmonë të ndarë ata që ndodheshin këtej, nga ata që ndodheshin andej.

Nëse në Berlin Muri ra për shkak se u shemb sistemi sovjetik, Muri i Madh vërtetë pengoi një pushtim të madh mongol, por gjithësesi mongolët dhe popujt e tjerë të stepave e kapërcyen në grupe të vegjël, gjithmonë e më shpesh, deri kur të dy kulturat u asimiluan reciprokisht. Kjo gjë do i ndodhë Murit të Trumpit: do të pengojë ardhjen në SHBA të disa miliona të papunëve të tjerë nga Meksika, por në epokën e Internetit, nuk do të mund të pengojë hispanizimin e shoqërisë amerikane. Dhe e anasjellta. Ndodhi edhe me Murin e parë të historisë, atë të Adrianit, që u ngrit nga romakët për të ndarë Britanian e pushtuar, nga ajo që ishte ende në duart e pitëve dhe skotëve luftarakë. Dhe nëse e kujtojmë sot, kjo ndodh për shkak të sagës së George R. R. Martin, nga e cila është frymëzuar "Game of Thrones". Pra, kush lëndohet nga muret, vdes nga eteri.

Muri i Adrianit, i ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit II para Krishtit, është më i lashti i historisë, por kjo vetëm sepse edhe ata më të fortët janë shkërmoqur, dhe ne jemi të paditur. Muret e parë, jetëshkurtër, sado që të mbrojtur me gjak, janë ndërtuar sigurisht në epokën prehistorike, për të mbrojtur një grykëderdhje, një va, një rrugëkalim, nga një tjetër fis. E tillë është mendja e njeriut, të cilit i mungojnë vetëm materialet dhe teknika për të ndërtuar barriera të pakapërcyeshme dhe përfundimtare. Në vitin 1999 u zbulua, 200 kilometra në juglindje të Detit Kaspik, një mur i madh disa kilometra i gjatë, që është ende në fazë gërmimesh. Quhej Gjarpëri i Kuq, për shkak të ngjyrës së tullave, ishte i gjatë 195 kilometra, i gjerë deri 10 kilometra, dhe shërbente për të mbrojtur një zonë pjellore dhe të pasur me ujë, nga bastisjet e hunëve të bardhë. I mbrojtur nga fortesa dhe nga 36 mijë ushtarë, i shkaktonte frikë edhe Genghis Khanit.

Koha që na ndan nga këto vepra, na bën të na duken madhështore. Afërsia gjeografike dhe kohore me ato më të vonat apo që janë në ndërtim e sipër, bën të na duken thjesht të tmerrshme, dhe qoftë edhe vetëm emrat apo vendndodhja e tyre shkaktojnë frikë, pa mbërritur tek përmendja e funksionit apo materialeve me të cilat janë ndërtuar. Kujtojmë ndonjërin. Vija ushtarake e demarkacionit mes dy Koreve dhe vija e kontrollit të Kashmirit, mes Indisë dhe Pakistanit, që të paktën kanë një justifikim ushtarak dhe nuk arrijnë të na ngjajnë si një anakronizëm, as edhe sot, në epokën e raketave. Barrierat e ndarjes mes Izraelit dhe Territoreve palestineze, që ngrihen kundër atentateve me kamikaze. "Vija e Gjelbër" e Qipros, që e ndan më dysh ishullin, i cili është më i vogël se sa Siçilia dhe Sardenja. Vijat e Paqes që në Irlandën e Veriut, ndajnë katolikët nga protestantët. Janë edhe më pranë nesh muret që rrethojnë Ceutan dhe Melillan, qytetet spanjolle të Afrikës së Veriut, për të penguar qasjen e marokenëve.

Mund të vazhdojmë gjatë, me shumë shembuj të tjerë të realizuar apo në ndërtim e sipër, duke arritur deri tek muri i rërës, i cili prej vitit 1982 ndan më dysh Saharanë Perëndimore, për të mbrojtur nga luftëtarët e Frontit Polisario, territori i pasur i pushtuar nga Maroku, më pak se gjysmë shekulli më parë: një mur rëre i gjatë më shumë se 2700 kilometra, me tetë fortesa dhe një lartësi që shkon nga 1 deri në 30 metra.

Gjithësecili ka justifikimet e tij, por në botën e ashtuquajtur të globalizuar, ata mure të kujtojnë imazhin e një njeriu që, duke mbajtur telefonin mbërthyer mes supit dhe veshit, ulet për të lidhur një objekt primitiv, siç janë lidhëset e këpucëve. / Il Giornale – www.bota.al

 

The post Muret, barriera të lashta sa njeriu appeared first on INSAJDERI.

Shpenzimi marramendës i Amerikës për murin me Meksikën

Posted: 26 Jan 2017 08:25 AM PST

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, ka thënë se kostoja e ndërtimit të murit me Meksikën, i propozuar nga presidenti Donald Trump, do të jetë nga 12 deri në 15 miliardë dollarë.

Ryan ka thënë se Kongresi do të paguaj për ndërtimin e murit.

Zyrtari republikan i ka bërë këto komente para mediave në Filadelfia, ku ligjvënësit republikanë janë duke e mbajtur takimin vjetor për ndërtimin e strategjisë së tyre.

Ryan nuk ka pranuar të thotë nëse çmimi për ndërtimin e murit do t'i shtohet deficitit, apo nëse Kongresi do të gjej mënyra të tjera për ta mbuluar shpenzimin, përcjell rel.

Trump pritet të flas para këtyre ligjvënëse të enjten, një ditë pasi e ka nënshkruar urdhërin ekzekutiv për ndërtimin e murit.

 

The post Shpenzimi marramendës i Amerikës për murin me Meksikën appeared first on INSAJDERI.

Më shumë se 40 gra nga Kosova në luftën e Sirisë e Irakut

Posted: 26 Jan 2017 07:46 AM PST

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në raportin e fundit të publikuar të enjten, thotë se "gratë kanë marrë pjesë në organizatat terroriste si kujdestare dhe ofruese kujdesi; kanë promovuar ideologji ekstremiste të dhunshme dhe kanë rekrutuar gra të tjera për t'u bashkuar me grupet e dhunshme ekstremiste".

Raporti i titulluar 'Gratë në ekstremizmin e dhunshëm, mësimet e nxjerra nga Kosova’, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë konstaton se që nga fillimi i konfliktit në Siri dhe Irak, mes vitit 2012 dhe fillimit të vitit 2016, rreth 44 gra janë përfshirë në konflikt, dhe në mesin e tyre edhe 27 fëmijë.

QKSS-ja thotë se "Policia e Kosovës ka njoftuar për vetëm 7 gra të kthyera në Kosovë, ndërkohë që njëra prej tyre përballet me aktakuzë dhe pret dënimin".

Rudina Jakupi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në një konferencë ku është publikuar raporti, tha se Kosova në krahasim me vendet e rajonit, zë vendin e dytë me pjesëmarrjen e grave të përfshira në zonat e luftës në Lindje të Mesme.

“Kosova renditet e dyta [në rajon] për arsye se ka 44 gra që i janë bashkuar konfliktit të Sirisë dhe Irakut. Bosnja ka 60 dhe me pas vazhdohet me Maqedoninë e Shqipërinë dhe Serbinë”, tha Jakupi.

Në raportin e paraqitur nga QKSS-ja, theksohet se "disa nga gratë e kthyera nga konflikti mbeten të izoluara dhe pa mbështetje nga institucionet".

Disa prej këtyre grave, sipas raportit, pasi janë kthyer në Kosovë nga vatrat e luftës, ku kanë mund ta humbin bashkëshortin, janë detyruar të martohen sërish.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë thonë se rreth 316 veta besohet se kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ende ndodhen 140 veta.

Vesë Kelmendi nga QKSS-ja, tha po ashtu, se në Kosovës disa nga gratë që u janë bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak, janë detyruar nga bashkëshortët e tyre të përfshihen në ato gupe, por, sipas saj, ka raste kur gra kosovare, kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta mbështesin ideologjinë e luftëtareve të IS-it.

“Ne kemi dy profile të këtyre grave; gra që refuzojnë t'u bashkohen këtyre grupeve ekstreme dhe në anën tjetër gra që potencialisht u janë bashkuar grupeve ekstremiste, pastaj janë kthyer në Kosovë dhe prapë vazhdojnë ndoshta me përqafu idenë e grupeve ekstreme apo luftën në konfliktin e Sirisë dhe Irakut”, tha Kelmendi.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, njëkohësisht koordinator nacional kundër terrorizmit, tha se numri i grave të përfshira në vatrat e luftës nga informacionet zyrtare është i përafërt me ato të publikuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

“Kur të flasim për shifra dhe numra duhet të kemi parasysh dy anë të medaljes, në njërën anë ato që i kemi të regjistruara, por që nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që të ketë, qoftë gra apo burra që i janë bashkuar konflikti, që aktualisht janë në konflikt apo që edhe janë rikthyer në vendi tonë dhe eventualisht mund të jenë jashtë këtyre statistikave”, tha Hoxha.

Besa Ismajli, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Islame në Prishtinë, tha se gratë, të cilat mund të kenë shkuar në Siri apo Irak, ato nuk kanë pasur njohuritë e mjaftueshme për fenë.

“Nga përvojat që ne kemi në kuadër të BIK-ut,[është] që njohuritë mbi fenë te këto gra janë të ulëta, ndonjëherë shumë të ulëta", theksoi Ismajli.

Në raportin e QKSS-së thuhet se gratë ose nënat e luftëtarëve të huaj janë të margjinalizuara nga shoqëria në Kosovë.

QKSS-ja ka rekomanduar për institucionet dhe organizatat joqeveritare që të bashkëpunojnë në mënyrë që këtë kategori, ta integrojnë në shoqëri.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës [RrGGK], që punon për dhe me gratë në përgjithësi, tha në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, se si rrjet nuk i dallon, por edhe nuk kanë programe të veçanta për gratë që janë apo që kanë qenë të përfshira në ekstremizëm të dhunshëm.

“RrGGK-ja është një rrjet prej 114 organizatash që punojnë me çështje të ndryshme të ndërlidhura me barazinë gjinore dhe me çështjet e grave dhe janë në kontakt të drejtpërdrejtë me gratë gjithandej vendit. Potencialisht, gratë për të cilat ju jeni interesuar, janë të lira t'i kontaktojnë këto organizata dhe të ngrisin shqetësimet e tyre apo të kërkojnë ndihmë”, thuhet në përgjigjen e RrGGK-së.

Besohet se 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri tash 35 veta janë dënuar nga gjykatat.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar më shumë se një vit më parë ligjin që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja dhe parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës. /REL

The post Më shumë se 40 gra nga Kosova në luftën e Sirisë e Irakut appeared first on INSAJDERI.

Lëvizja për Bashkim kundër shkëmbimit të territoreve

Posted: 26 Jan 2017 07:39 AM PST

 

Lëvizja për Bashkim, e ka kundërshtuar idetë për këmbimin territoreve në mes të Kosovës  dhe Serbisë.

Në vend të këmbimeve, Lëvizja për Bashkim kërkon reciprocitet ndërmjet dy vendeve.

"Shkëmbimi i territoreve përveç që është i padrejtë, sepse përbën zgjidhje arbitrare që anashkalon vullnetin e banorëve të atyre pjesëve, në kontekstin aktual është edhe i pamundshëm. Prandaj, këto argumente duhet të na alarmojnë që këtij problemi t'i qasemi në mënyrë sa më reale dhe të drejtë", thuhet të komunikatën nga Lëvizja për Bashkim.

Lëvizja për Bashkim, edhe pse dy argumentet të përkrahësve të kësaj ideje i konsideron të qëndrueshme, nuk pajtohet me opsionin që ofrohet për zgjidhjen e problemit.

"Argumenti i përkrahësve të kësaj ideje është se në këtë mënyrë do ta zgjidhim problemin me Serbinë njëherë e mirë dhe Kosova do të lirohet nga një barrë e madhe e problemeve që vijnë si rezultat i mos definimit të kësaj çështjeje. Gjithashtu, si argument përdoret rreziku që, si pasojë e kolonizimit të veriut të Kosovës dhe shpopullimit të Kosovës Lindore, Kosova të mbetet pa të dy pjesët", thuhet në komunikatën e Lëvizjes për Bashkim.

The post Lëvizja për Bashkim kundër shkëmbimit të territoreve appeared first on INSAJDERI.

Celine Dion me tur të koncerteve në Evropë

Posted: 26 Jan 2017 07:09 AM PST

Katër koncerte janë paraparë vetëm në Londër, kurse në këtë tur që është titulluar "Celine Dion Live 2017", përfshihen edhe shumë shtete të Evropës.

"Celine Dion Live 2017", quhet turi i saj që nis më 15 qershor në Danimarkë, për të pasuar me koncertet në Suedi, Holandë, Francë, Zvicër dhe Gjermani. Po ashtu në këtë tur janë përfshirë edhe katër koncerte në Londër.

Këngëtarja e famshme kanadeze Celine Dion e cila është e njohur me këngën e saj "My Heart Will Go On", e cila është përdorë si kolonë zanore në filmin e famshëm "Titanic".

The post Celine Dion me tur të koncerteve në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Adem Grabovci dëshmon në gjykimin e Fatmir Limajt

Posted: 26 Jan 2017 07:05 AM PST

Ish-zëvendësi i Fatmir Limajt gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Transportit, Adem Grabovci do të dëshmoj në gjykimin kundër tij, në rastit e njohur si MTPT.

Lajmin për Insajderin, e ka konfirmuara avokati i Limajt, Tahir Rrecaj. Ai tha se Grabovci do të jetë i pranishëm në sencën që do të mbahet në gjysmën e mujit shkurt, në cilësinë e dëshmitarit.

"Seanca e radhës për këtë rast do të jetë me 1 shkurt, ndërsa Adem Grabovci është paraparë të dëshmoj në senacën që do të mbahet me 15 shkurt", tha Rrecaj.

Grabovci, fillimisht ishte i dyshuar, për vepra penale të krimit të organizuar, shpërdorimit të detyrës zyrtare e lidhje kontratash të dëmshme në kohën sa ishte zëvendësministër i Transportit dhe Postë-Telekomit. Atë kohë ishte dhënë urdhëri nga gjykata për përgjime ndaj tij. Telefonatat ishin nxjerrë gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011.

Prokurori i EULEX-it në këtë rast kishte mbyllur hetimet për mungesë provash, mirëpo pas publikimit të përgjimeve nga Gazeta Insajderi, në serinë e njohur si “Dosja e Shefave”, Prokuroria Speciale ka nisur hetim të ri.

Në përgjime dëshmohej ndikimi i njerëzve të përgjuar shtrihet mbi secilin institucion të Kosovës, përfshirë pushtetet e pavarura. Ndikim mbi sistemin gjyqësor, atë prokurorial, mbi Policinë e Kosovës, mbi media siç është Televizioni Publik, disa gazeta ditore, mbi një televizion privat dhe mbi shumë gazetarë.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci hetohet për dy vepra penale: keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës. /Insajderi.com

 

The post Adem Grabovci dëshmon në gjykimin e Fatmir Limajt appeared first on INSAJDERI.

Microsoft me 1 miliard dollar investime për sigurinë kibernetike

Posted: 26 Jan 2017 06:54 AM PST

Kompania teknologjike Microsoft, do të vazhdojë të investojë mbi 1 miliard dollar në vit për sigurinë kibernetike dhe zhvillim në vitet e ardhshme.

“Sa më shumë që njerëzit e përdorin "cloud" për ruajtjen e të dhënave, shpenzimet duhet të jenë më të larta”, ka thënë Bharat Shah, nënkryetar i sigurisë në Microsoft, raporton Reuters.

Ndërsa numri i sulmeve kibernetike në tentativë dy ose tre vjet më parë ishte 20 mijë për një javë. Kjo shifër është rritur për 600-700 mijë, sipas të dhënave të Microsoft./Insajderi.com

The post Microsoft me 1 miliard dollar investime për sigurinë kibernetike appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi: Hashim Thaçi e përdori dialogun për përfitime personale

Posted: 26 Jan 2017 06:46 AM PST

Kryetari i Këshillit të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi,  ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është përdorur nga presidenti Hashim Thaçi për përfitime të veta personale.

"Dialogu është një mjet për t'i zgjidhur problemet mes vete, mirëpo dialogu i filluar në vitin 2011, i filluar nga qeveria 'Thaçi 2', pa ndonjë përgatitje serioze, ku nuk u përdor për ta hequr Serbinë nga veriu por u përdor nga Hashim Thaçi për përfitime të veta personale", ka thënë Krasniqi në një konferencë për media.

Ai tha se provokimi i parë nga Serbia erdhi me ndalimin e Ramush Haradinaj, sipas urdhër arrestit të Serbisë duke vazhduar me ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës.

Ndër tjerash ai tha se ky dialog është duke u zhvilluar sipas kushteve të Serbisë. Sipas tij, politika e nënshtrimit ndaj Serbisë ishte dhe është e gabuar, duke shtuar se ky dialog nuk duhet të vazhdohet.

"Tash kur të gjithë po e shohim që ky dialog po zhvillohet sipas kushteve të Serbisë, bëhet thirrje për një dialog gjithëpërfshirës. Ne të Nismës u themi këtyre njerëzve se politika e nënshtrimit ndaj Serbisë ishte dhe është e gabuar dhe duhet të ndërpritet", ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se vendi duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe më pas të ndërtohen institucionet që do të jenë rezultat i vullnetit të popullit.

Krasniqi shtoi se përgjegjësit kryesorë të degradimit të shtetit të Kosovës janë Isa Mustafa e Hashim Thaçi./Insajderi.com

The post Krasniqi: Hashim Thaçi e përdori dialogun për përfitime personale appeared first on INSAJDERI.

Hijet e BMW-së dhe terminaleve që do ta ndjekin gjatë kryeministrin

Posted: 26 Jan 2017 06:38 AM PST

Më 1 mars të këtij viti bëhen njëmbëdhjetë vjet prej se Bajram Kosumi ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Për shumëkënd emri i tij asocion me aeroplanin.

Kurdo që përmendet emri i tij, shumëkujt i kujtohet kthimi i tij i famshëm nga Turqia për në Kosovë me një aeroplan privat, i cili supozohej se kishte një kosto prej mbi 20 mijë eurosh.

Këtë rrëfim Kosumi e la si trashëgimi për ta kujtuar njerëzit që i ka udhëhequr për disa vjet.

Por, për çfarë do të kujtohet kryeministri aktual, Isa Mustafa?

Ndoshta në vitin 2028 apo 2029 do të bëhen njëmbëdhjetë vjet prej se kryeministri Mustafa do të largohet nga ky post. Mustafa do ta lë si trashëgimi një rrëfim të ngjashëm sikurse Kosumi, ku "protagonist kryesor" është një mjet transporti.

Është e famshmja BMW X5. Duke rrëfyer për të, do ta kujtojmë mandatin e Isa Mustafës në krye të Qeverisë. BMW X5 ka një histori të gjatë, në të cilën janë protagonist kryesor ai dhe dy djemtë e tij. Do ta kujtojmë edhe për licencat për terminale, një prej të cilave e mori kompania e drejtuar nga djali i tij.

Por, duket se kryeministrit Mustafa nuk i bën përshtypje përfshirja e djemve të tij në afera të dyshuara korruptive.

E dëshmoi këtë dje, kur shkroi në Facebook lidhur me ri-pozicionimin e Kosovës në matjet e perceptimit të korrupsionit nga Transparency International.

Kosova është renditur në vendin e 95-të, ndërsa një vit më herët ishte në vendin e 106-të. Ky mund të cilësohet një lajm i mirë, por nuk është për t'u entuziazmuar. Për t'u gëzuar do të ishte shënimi i sukseseve në luftën kundër korrupsionit, e jo në luftën kundër  perceptimit të korrupsionit.

Megjithatë, kryeministri e vlerësoi si sukses dhe tregoi faktorët që kanë ndikuar në realizimin e tij.

Ishin tre: suspendimi i zyrtarëve ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë, prokurimi elektronik dhe fakti se gjatë tërë mandatit të tij nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive.

Faktori i renditur si i treti nuk ekziston për shkak se gjatë mandatit të Isa Mustafës kanë ndodhur afera të shumta korruptive.

Tri prej tyre vlerësohen si më të mëdhatë. Në dy prej aferave të mëdha korruptive janë përfshirë djemtë e tij, Besniku dhe Arbeni

1. Afera e BMW X5-shit

Ishte gushti i vitit 2015. Deri atëkohë nuk kishte ndodhur asnjëherë që djemtë e një kryeministri të fitonin tender, pikërisht nga Zyra e Kryeministrit.

Gjatë qeverisjes Mustafa u thye akulli.

Nëse deri asokohe ky veprim dukej vetëm imagjinar, Zyra e Kryeministrit Mustafa e bëri fakt të prekshëm.

Kompania "Makcar", pronë e djemve të kryeministrit, Besnikut dhe Arbenit, u shpall fituese nga Zyra e Kryeministrit në tenderin për servisimin e veturës BMW X5.

Dy ditë pasi e publikova këtë skandal, kryeministri Mustafa vendosi për anulimin e tenderi dhe u zotua se djemtë e tij nuk do të fitonin më tenderë publikë.

Nëse nuk do të ishte një aferë korruptive, atëherë kryeministri nuk do ta anulonte tenderin një ditë pas raportimit të skandalit.

Por, zotimi i kryeministrit, Isa Mustafa që djemtë e tij, Besniku e Arbeni, nuk do të fitojnë më tenderë nga Qeveria, doli  i rremë.

Kryeministri Mustafa nuk arriti që t'i qëndrojë besnik për më shumë se dy muaj fjalës së dhënë publike në gusht të vitit 2015, zbuloi sot kolegu im, Vehbi Kajtazi.

Disa muaj pas anulimit të tenderit, ZKM vendosi që veturën BMW X5 t'ia japë në shfrytëzim Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Nga ky institucion, kompania "Makcar", u kontraktua për servisimin e kësaj veture. Por, kësaj radhe çmim i kontraktuar ishte katërfish më i lartë, nga afro 3 mijë sa ishte në fillim u rrit në mbi 12 mijë euro.

2. Licenca e dyshimtë për terminalin e familjes së deputetes Margarita Kadriu

Para se Mustafa të shënonte në Facebook fjalinë "gjatë këtij mandati nuk ka pasur afera korruptive", është dashur të kthehej në retrospektivë. Jo shumë larg në kohë, por në fillim të vitit 2016.

Ta kujtonte deputeten Margarita Kadriu. Nëse do ta kishte bërë këtë, ndoshta nuk do ta kishte shënuar atë rresht.

Rasti i terminalit të kompanisë "City Park", pronë e Ruzhdi Kadriut, babait të Margarita Kadriu, dëshmon për dorëzimin e shtetit përballë njerëzve të fuqishëm. Shteti kishte vendosur t'i përshtatej familjes Kadriu. Qeveria e koalicionit PDK-LDK ka ndryshuar bazën ligjore për licencimin e terminaleve.

Ndryshimi i bazës ligjore kishte ndodhur vetëm dy muaj para votimit të Hashim Thaçit për president.

Kompania e tyre nuk i plotësonte kërkesat e udhëzimit të vjetër administrativ për licencimin e terminaleve. Shteti e ndryshoi udhëzimin administrativ. Udhëzimi i ri i përshtatej për mrekulli familjes Kadriu.

3.Terminali i drejtuar nga Arben Mustafa

Nuk është vetëm historia e BMË X5, ku janë të përfshirë anëtarët e familjes së kryeministrit Mustafa.

Është edhe licenca për terminal që e mori kompania "Intereuropa". Kjo kompani drejtohet nga Arben Mustafa, djali i kryeministrit.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Lutfi Zharku i LDK-së,  ishte kujdesur që t'ia jepte epitetin 'Terminal i Mallrave' kompanisë "Inter Europa Kosova", pesëmbëdhjetë muaj para se ta pajiste me licencë.

Me këtë epitet e emëronte në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës, ndonëse kompania nuk ishte e licencuar për të ofruar këtë shërbim.

Kjo ishte një përgatitje e terrenit për licencim.

Por, në këto tri histori- BMW, tenderët e fituar nga djemtë e tij dhe dy licencat e dyshimta për terminale- duket se Mustafa nuk sheh "mëkate".

I duken normale veprimet e Qeverisë, të cilat çojnë drejt pasurimit të djemve të tij.

Drejt pasurimit në kohën kur vendi vuan nga shkalla e lartë e varfërisë dhe e papunësisë.

Por, ai duket se ndihet komod ndonëse qytetarët që i udhëheq nuk kanë mundësinë të jetojnë sikurse djemtë e tij.

Nuk kanë mundësi, po ashtu,  që të bëjnë dasmë të shtrenjtë në një prej hoteleve më luksoze të kryeqyteti, siç bëri Besniku, para dy muajsh.

The post Hijet e BMW-së dhe terminaleve që do ta ndjekin gjatë kryeministrin appeared first on INSAJDERI.

Fatima, rrëfimi i kosovares që u mbijetoi torturave të burrit në Zvicër

Posted: 26 Jan 2017 06:26 AM PST

Një grua kosovare e moshës 23 vjeçare e quajtur Fatima është mbajtur e burgosur dhe rrahur në një apartament në kantonin Ticino të Zvicrës nga bashkëshorti i saj, po ashtu kosovar, ndërsa familja e burrit kishin marrë rolin e rojeve.

"Ata më kanë mbajtur nën kontroll ditë e natë, nuk mund të dilja e vetme për të blerë e as nuk më lejonin për të shkuar në park me vajzën time, i cili ishte prapa shtëpisë tonë", ka treguar ajo, duke thënë se e gjithë kjo ka ardhur nga frika se ajo do të ikë, shkruan gazeta austriake Heute.at.

Burri i Fatimas, nuk e ka njohur më parë atë para se të martoheshin. Martesa e tyre kishte ardhur përmes familjeve të tyre.

"Para martesës ne jemi takuar vetëm një herë, për një ditë të vetme, por kjo është si shkojnë gjëra të tilla", thotë Fatima, transmeton Insajderi.

Situata ishte përkeqësuar me lindjen e vajzës. Ajo thotë se burri e mbajti të mbyllur për 8 muaj.

“Papritmas burri im ishte një person krejtësisht i ndryshëm, gjaknxehtë dhe i dhunshëm”, vazhdon rrëfimin ajo.

Fatima nuk është larguar pa u vënë re, fqinjët e shqetësuar në lidhje me britmat e Fatimas, të cilat i kanë dëgjuar nga banesa. Ata kanë  alarmuar policisë disa herë. Në mënyrë që të shpëtojnë nga ferri, Fatima veproi vetë.

“Pas disa përpjekjeve të dështuara për të shpëtuar, mora vajzën time një ditë dhe u largova me të. Nuk kam pasur asgjë përveç karrocës së vajzës", tregon ajo.

Pas largimit ajo i ka treguar burrit të saj, ndërsa ai tani është duke u përballur me një proces gjyqësor.

Fatima tani jeton në liri por frika mbetet shoku i saj i vazhdueshëm. Familja e ish-burrit të saj e kanë kërcënuar atë me vdekje./Insajderi.com

fatimaaaa

The post Fatima, rrëfimi i kosovares që u mbijetoi torturave të burrit në Zvicër appeared first on INSAJDERI.

Blushi: Nëse ndahet veriu, Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë

Posted: 26 Jan 2017 05:41 AM PST

Deputeti shqiptar, Ben Blushi, që është kryetar i partisë LIBRA, ka kritikuar diplomacinë shqiptare në lidhje me situatën në Kosovë, duke kërkuar që shteti shqiptar të merret seriozisht me këtë çështje.

Lidhur me paralajmërimin e udhëheqësve nga Prishtina lidhur me rrezikun e aneksimit të pjesës veriore nga Serbia, Blushin thotë se pasoja e vetme e ndarjes së Kosovës, do të ishte bashkimi i saj me Shqipërinë.

"Parlamenti duhet të merret seriozisht me çështjen e Kosovës. Unë kam propozuar një rezolutë në komision të jashtëm dhe do ishte mirë që të merrej me të,të kishte rezolutë në kushtet kur nuk ka një qëndrim sepse diplomacia jonë sot duhet ta bëjë të qartë se ndarja e Kosovës, ndryshim kufijsh në Ballkan, do kishte vetëm një pasojë. Nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do ishte bashkim i Shqipërisë me Kosovën, pasoja e arsyeshme dhe e vetme nëse kjo ndodh", ka thënë Blushi për Top Channel.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë se i mungon parashikimi në politikën e jashtme, dhe në këto kushte nuk mundet të ndihmojë Kosovën.

"Politikës sonë të jashtme i mungon parashikimi, nuk ka sens parashikimi, është si të thuash të luash basketboll pa dorë. Duke qenë e dobët Shqipëria sot nuk ka se si ta ndihmojë Kosovën. Investimi personal i kryeministri në Beograd sot nuk vlen asnjë gjë. Serbët nuk ia vlejnë miqësinë e çmuar që ofroi pa kushte. Ata mendojnë se e kanë këputur Shqipërinë që sot nuk mund të jetë një faktor në problemin e Kosovës. Shqipëria është aktori më i dobët sot në Kosovë", ka thënë ai./Insajderi.com

The post Blushi: Nëse ndahet veriu, Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë appeared first on INSAJDERI.

Federer në finale të Australian Open

Posted: 26 Jan 2017 05:26 AM PST

Roger Federer është finalisti i parë i Australian Open. Tenisti zviceran ka mundur 7-5, 6-3, 1-6, 4-6 dhe 6-3 bashkëkombasin e tij Stan Ëaërinka.

Të dielën, veterani do të luajë ndaj fituesit të çiftit Rafa Nadal-Grigor Dimitrov. Spanjolli dhe bullgari do e zhvillojnë të shtunën gjysmëfinalen mes tyre.

Federer e nisi mirë, duke fituar dy setet e para, por Ëaërinka barazoi gjithçka në 2-2 për ta çuar takimin në set final.

Por, aty ku u vendos fati i ndeshjes, Federer i fitoi shërbimin kundërshtarit dhe e mbylli setin në 6-3.

The post Federer në finale të Australian Open appeared first on INSAJDERI.

KIA së shpejti me model të ri të quajtur “Stonic”

Posted: 26 Jan 2017 05:21 AM PST

 

Prodhuesi korean i veturave KIA, ka paralajmëruar se do të debutojë me një veturë sportive gjatë këtij viti, duke hyrë në një sfidë të re për prodhimin e makinave SUV, pas rezultateve të mira me Nissan Juke.

Gjatë prezantimit për planet, prodhuesi nuk ka dhënë detaje mjaftueshëm për modelin e ri, por sipas tyre ai do të ngjasoj me modelin Rio, raporton Autonews.

"SUV do të futet në Evropë dhe Korenë e Jugut më vonë këtë vit", thuhet në deklaratën e KIA-s.

Bazuar në disa raporte, thuhet se modeli do të quhet Stonic pasi që KIA ka marrë të drejtën e këtij emri. Stonic  pritet të debutojë në shfaqjen e makinave në muajin shtator në Frankfurt. /Insajderi.com

The post KIA së shpejti me model të ri të quajtur "Stonic" appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Me Serbinë mund të flasim vetëm për njohjen e Kosovës

Posted: 26 Jan 2017 05:08 AM PST

Prishtina po dëshmon inferioritet dhe përulje ndaj Beogradit, ka vlerësuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ka shtuar se kundërshton çfarëdo vazhdimi bisedimesh të dy palëve përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

Në një intervistë telefonik për AFP-në, Haradinaj ka vlerësuar se "është e dëmshme që Prishtina mban pozitë inferiore e përulëse ndaj Beogradit" duke shtuar se në Kosovë nuk mungojnë njerëz që janë të gatshëm t'i kundërvihen kësaj pozite.

"Vetëm një çështje është hapur në debat me Serbinë – njohja e Kosovës. Nëse Serbia është e gatshme ta bëjë këtë, atëherë mund të ulemi , e të flasim. Nëse jo, atëherë duhet të presim", ka shtuar ai.

Haradinaj ka vlerësuar se arrestimi i tij në Francë më 4 janar me aktakuzë të Serbisë është i padrejtë dhe keqpërdorim i drejtësisë.

The post Haradinaj: Me Serbinë mund të flasim vetëm për njohjen e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimi i një pjesëtari romë se si UÇK-ja i rrëmbeu vëllanë dhe kushëririn

Posted: 26 Jan 2017 04:51 AM PST

Në një dhomë të përshtatur me dantella dhe lule të rreme, Ermali kthen kujtesën e tij 17 vite pas, kur në atë kohë vëllai i tij dhe kushëriri u rrëmbyen në Prishtinë, shkruan Al Jazeera.

Një vit më vonë, një organizatë e personave të humbur ua kishte kthyer trupat e tyre në fshatin ku ata jetonin, për t’i varrosur. Ermali rrefen se si ata ishin rrahur me mjete të forta, në vitin 1999.

Përderisa sytë e tij vetëm janë mbushur lot, i ulur në divan me këmbë të zbathura tregon se si asnjëherë askush nuk është ndjekur penalisht.

Vëllai i tij dhe kushëriri, që të dy romë, u vranë si pasojë e luftës në Kosovë.

“Hetimet, aq sa unë mund të mbaj mend, nuk janë bërë”, thotë një pjesëtar i komunitetit rom, Hisen Gashnjani, i cili kujton incidentet.

“Nuk kishte as ndonjë arrestim”, thotë ai.

Vëllai dhe kushëriri tij, ishin larguar me 3 korrik të vitit 1999, ditën kur një burrë serb kishte shkuar në lagjen e romëve në fshatin e Ermalit për të kërkuar punëtorë për ta ndihmuar atë që të largohet nga banesa e tij në Prishtinë.

Përderisa ata ishin duke punuar, një grup i shqiptarëve kishte ardhur tek ata, tregon Ermali. Ai thotë se shqiptarët donin të dinin pse burrat romë ishin duke punuar për një serb.

Pas disa mosmarrëveshjeve, shefi i tyre serb u kishte thënë atyre për të hyrë brenda dhe të bllokojnë derën. Ai kishte kontaktuar forcat paqeruajtëse të NATO-s që ishin stacionuar në vend për të kontrolluar çdo dhunë në mes të grupeve. Ushtarët britanikë qëndruan me ta deri sa mbaruan punë dhe më pas serbi dhe ushtarët e NATO-s u larguan.

“Ne nuk kishim asnjë mundësi për të shkuar në shtëpi”, thotë Ermali. “Pra, ne kemi filluar vetëm për të ecë”.

Papritmas, dy makina ishin afruar pranë tyre. Ai pa se ata ishin shqiptarë dhe se kishin filluar të grindeshin me "sulmuesit". Burrat kishin marrë për duarsh vëllanë dhe kushëririn e tij në një nga makinat dhe ishin larguar.

Kjo ishte hera e fundit që ai i pa të gjallë ata.

“Unë besoj se rrëmbimi u organizua nga UÇK-ja”, thotë ai. /Insajderi.com

The post Rrëfimi i një pjesëtari romë se si UÇK-ja i rrëmbeu vëllanë dhe kushëririn appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more