Skip to main content

`In Trump (në vend të - God) - We Trust` Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar

`In Trump (në vend të - God) - We Trust` Forumi Shqiptar


`In Trump (në vend të - God) - We Trust`

Posted: 20 Jan 2017 07:20 AM PST

Nesër Donald Trump merr zyrtarisht postin e Presidentit te 45 te SHBA-ve. Një rast i veçantë i zgjedhjes së një Presidenti me kaq shumë kundërtshti brenda dhe jashtë vendit.
Njëra nga mediat ruse e lumturuar për zgjedhjen e Trumpit e reflektoi këtë risi në vazhdën e Presidentëve të SHBA-ve, duke e vendosur në dollarin amerikan - Portretin e Trumpit dhe në vënd të slloganit madhështor të vedosur në monedhën e Dollarit Amerikan `In God We trust`, shkrujati `In Trump We trust`.
Shaka apo seriozitet kjo në një farë mënyre tregon se diçka do të ndryshojë në politikën e brëndëshme dhe të jshtme amerikane pas shumë vitesh dominimi amerikan në botë.
Sipas zv/ Presidentit të SHBA, Biden, një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Presidentit në ikje Obama, tha në takimin e djeshëm në Davos Zvicër se: …rreziku më i madh nga administrata e ardhëshme (e Trump) vjen nga dëmi që po i bëhet globalizmit dhe shoqërisë liberale - nga populizmi…..
Në pritjen e ditës së nesërme të inagurimit të Trump, në të cilën do të marrin pjesë shumë pjesmarrës nga vetë SHBA si kongresmenë, senator, nga Partia Republikane, si dhe të jashtëm nga e gjithë bota përfshi dhe të ftuar nga Shqipëria, del në pah përplasja e madhe politike edhe pas zgedhjeve në SHBA: ajo e mos pjesmarrrjes së shumë anëtarëve kongresmenë, senatorë dhe figura publike të vetë SHBA në këtë inagurim.
Mesa duket me zgjedhjen e Trump-it për President bota është bërë më pak e parashikueshme për politikanët e SHBA por dhe të botës.
Kundërshtitë brënda politikanëve në SHBA dhe pakënaqësia në botën perëndimore për shkak të zgjedhjes së një Miliarderi si Trump në vënd të Hillary Clinton, mesa duket kanë ardhur jo vetëm se Presidenti i zgjedhur Trump vjen nga bota e biznesit dhe jo nga ajo e politikës, por ka rrënjë më të thella përsa i përket frikës së ndryshimeve të thella në politikat ekonomiko-financiare brënda SHBA, si dhe ndryshimeve të parimeve politike në marëdhëniet me botën e jashtme dhe veçanërisht me Kinën dhe Rusinësi dhe me problemet që mund të ketë SHBA me NATO-n.
Të tre idetë e Trump-it për politikën e jashtme si: Marëdhënie të mira me Rusinë, Luftë tregëtare kundër Kinës dhe idea e tij për ta quajtur organizatën NATO si një organizatë të pavlefshme dhe jashtë kohës, kanë ngjallur shqetësime në Europën Perëndimore dhe ato ish-komuniste.
Në politikën e brëndëshme figura të rëndësishme të Partisë Demokratike nuk do ta përshëndesin Trump në ditën e inagurimit duke treguar dhe një herë se si humbësit më të mëdhenj në SHBA, kanë treguar se do të jenë aktive kundër Trump në të gjitha asspektet.
Ashtu sikundër e ka pohuar një analist politik se…. `në SHBA për çdo gjë që shkon keq fajësohet Rusia`, politikanët dhe përkrahësit e Clintonëve dhe të Sorros-it, fajësojnë Rusinë për humbjen duke e akuzuar Trump-in se bashkëpunon me Putin-in duke përfituar nga Hackerimet e e-maileve të ekipit të demokratëve, por duke harruar se vetë Patia Demokratike ka patur një përplasje të frtë brënda saj midis Sanders-it dhe Hillary-t, dhe vetëm në fund Sanders pranoi të bashkëpunojë me Hillaryn, pra ka shumë mundsi që hakerimet e kanë fillesën nga brënda demokratëve.
Pavarësisht kësaj, problem i vërtetë është se Politika amerikane është trembur jo nga Putin por nga politikat e brëndëshme të Trump , politika që ata i quajnë `populiste`, dhe që në fakt janë politika anti-establishment pra, janë politika në opozitë me principet konvencionale sociale, politike dhe ekonomike (të qeverisjes).
Për shkak të kësaj mund të spjegohet veprimet e ditëve të fundit të Presidentit në ikje Obama si largimi i 35 diplomatëve rusë, akuza e Obamës në fjalimin e lamtumirës ndaj Putin-it duke u shprehur se ……është ai (Putin), që ka prishur marëdhëniet ruso-amerikane….. Për shkak të kësaj taktike anti-establishment të Trump-it, Obama megjithëse në ikje, ka vendosur të ashpërsojë sanksionet ndaj rusëve,zbatuar si pa dashje- fajësimin e dikujt tjetër për dështimet e tij në politikën e jashtme amerikanë, politikë e cila ka nxitur padashje ekstremizmin islamik për të luftuar rregjimet totalitare arabe, dhe për të larguar rusët nga lindja e mesme nëpërmjet kësaj metode , të ngjashme me atë që u përdor në Afganistan për të larguar rusët e BRSS, duke nxitur dhe përkrahur fraksionet ekstremiste të asaj kohe të Bin Ladenit.
Ndryshimet e pritshme në politikën e brëndëshme tip anti-establishment, dhe politikat e brëndëshme populiste të Trump-it, politikat që i dhanë fitoren në zgjedhje, si dhe ndryshimet në politikën e jashtme ndaj dy fuqive të mëdha si Kina dhe Rusia,idea e tij për të mos eksportuar më kapitalin jashtë vëndit, pra një politikë Anti-globaliste, rishikimi i ligjit Obamacare, forcimi i dollarit, vendosja e murit me Meksikën për shkak të emigracionit, i cili sipas Trump i ka sjellë SHBA-ve vetëm …..`kriminalitet, drogë dhe prostitucion….`, kanë shqetësuar disa nga drejtuesit e financave amerikane dhe ato botërorë sepse ata mendojnë se do të prishen shumë marëveshje fitimprurëse dhe do të dëmtohen disa ekonomi.
Sipas të dhënave financiare vetëm në fushatën pro Hillary Clinton , miliarderi Sorros ka humbur 1 miliard dollarë.
Kjo tregon se lufta në fakt është midis dy klaneve të fuqishme miliardere: njëri klan ai i Sorrosit ka përdorur politikanë karriere për të drejtuar SHBA në bashkëpunim me organizata multimiliardere duke përahur globalizmin dhe liberalizmin, dhe grupi tjetër i miliarderëve të cilët kërkojnë ta drejtojnë vetë SHBA-në pa nevojën e servilëve të politikës brënda dhe jashtë vëndit. Këtë e tregon dhe ekipi i sotëm e Trump, pasuria e të cilëve është sa GDP e 100 shteteve, pra që është një politikë anti-globaliste, ndoshta pak raciste, që nuk do të shpenzojë më para për të mbajtur organizata dhe orga izma ndërkombëtare jo fitim prurëse, dhe politika të bashkëpunimit me shtetet e mëdha bazuar në fitimin dhe jo në paranojën e demokratëve ndaj Rusisë.
Përse i përket gjeo-politikës së SHBA ndaj Shqipërisë ajo do të mbetet e pandryshueshme, së bashku me atë të BE, duke patur parasysh edhe tAkimin që po mbahet në Davos të Zvicrës, takim i cili po përpiqet të gjejë një kompromis të ri midis Politikës së ardhshme të Trump me Brexit dhe me BE.
Pritshmëria dhe shpresat e mëdha të popullit amerikan që i dha votën Trump-it, premtimet për punësim, dhe për… `bërjen e Amerikës përsëri të madhe` (Make America Great again), forcimi i Dollarit amerikan, bën që disa ta shohin Trump-in si një Zot dhe ndoshta me shaka apo seriozisht tek Fraza e famshme në monedhën e Dollarit amerikan: `In God we trust` të shënojnë: `In Trump we trust`…
Shpresojmë që ceremonia e datës 20 janar të shkojë mirë duke shpresuar që e ardhmja me Trump-in të jetë më e mirë se e djeshmja e Obamës.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more