Skip to main content

“IAEA: Irani po bashkëpunon me marrëveshjen atomike” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“IAEA: Irani po bashkëpunon me marrëveshjen atomike” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


IAEA: Irani po bashkëpunon me marrëveshjen atomike

Posted: 16 Jan 2017 08:58 AM PST

Agjencia atomike e Kombeve të Bashkuara thotë se Irani ka bashkëpunuar me përkushtimin kryesor të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, duke e larguar një pajisje të ndjeshme nga një vend nëntokësor. Në deklaratën e sotme, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), Yukiya Amano, tha se Teherani në afat i ka larguar "centrifugat e tepërta dhe infrastrukturën" nga kapaciteti Fordow. Zoti Amano ka konfirmuar se "më 15 janar 2017, agjencia ka verifikuar se Irani i ka ndërmarrë këto aksione të ndërlidhura me Fordowin", brenda afatit të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore. Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur në vitin 2015, me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore, Irani në mënyrë të rëndësishme i ka kufizuar aktivitetet e tij atomike në këmbim për lehtësim të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia e mirëpriti deklaratën e Trumpit se NATO është “vjetëruar”

Posted: 16 Jan 2017 08:07 AM PST

Moska e ka mirëpritur vlerësimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, se NATO-ja është "vjetëruar". Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se "NATO-ja me të vërtetë është mbetje e së kaluarës dhe ne pajtohemi me këtë". Në një intervistë me të përditshmen londineze, The Times, dhe atë gjermane, Bild, Donald Trump tha se NATO-ja është "e vjetëruar" pasi nuk ka bërë më tepër në luftimin e terrorizmit, por ka theksuar se aleanca është ende "shumë e rëndësishme për mua". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cilësia e ajrit në Kosovë tejkalon vlerat kufitare 

Posted: 16 Jan 2017 07:42 AM PST

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10. "Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 13.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 93.5µg/m3, ndërsa ditëve të tjera kemi pas koncentrime me të ulëta". Përqendrime të larta janë paraqit edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 92.3µg", thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë javë më parë ka kërkuar nga autoritetet kompetente që të merren masa urgjente për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kishin paralajmëruar "se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritjen e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Intelektualët shqiptarë kundër koalicionit me VMRO DPMNE

Posted: 16 Jan 2017 07:21 AM PST

Zyrtarë të lartë të partisë VMRO DPMNE, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se brenda javës do të fillojnë zyrtarisht bisedimet për koalicion me partinë shqiptare Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), të Ali Ahmetit, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare, më 11 dhjetor, arriti të sigurojë 10 mandate. Por, gjithçka mbetet e pa qartë në çfarë rrafshi mund të zhvillohen bisedimet, përderisa nga BDI-ja, gjatë javës së kaluar, thanë prerë se nuk do të lëvizin asnjë hap nga tri parimet bazë për të lidhur koalicion me cilindo nga blloku politik maqedonas. Këto parime janë, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, vazhdimi i punës së Prokurorisë Speciale publike si dhe integrimin euroatlantik. Paraprakisht, VMRO DPMNE ishte deklaruar se nuk është e gatshme për të diskutuar rreth këtyre kërkesave. Në një situatë të tillë, intelektualët shqiptarë të Maqedonisë, përmes një letre të hapur u janë drejtuar partive shqiptare të cilat mund të negociojnë me partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, e cila e mori mandatin për formimin e Qeverisë. Në këtë letër, theksohet fakti se "VMRO-DPMNE akoma udhëhiqet nga persona që kanë përgjegjësi për gjendjen katastrofale në çdo segment të jetës shoqërore e politike dhe si të tillë nuk gëzojnë kredibilitet që edhe më tej të udhëheqin me shtetin". Pas qëndrimeve, qoftë tani apo ato që i ka theksuar në të kaluarën, intelektualët shqiptarë potencojnë se me këtë parti politike, nuk duhet komunikuar. "Janë dy momente të përcaktimit, meqë gjithmonë VMRO DPMNE ka qëndrime kundër avancimit të interesave të shqiptarëve dhe Prokurorisë Speciale publike, andaj vlerësojmë se nuk ka asnjë detyrim moral që shqiptarët ta përkrahin këtë parti për të formuar qeverinë e re të Maqedonisë," ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Bashkim Selmani, profesor universitar dhe nënshkrues i letrës. Analistët shprehen skeptik se bisedimet VMRO DPMNE me BDI-në, mund të sjellin rezultate, megjithëse druajnë se këto dy parti qëllimisht luajnë në letrën e bisedimeve për të zvarritur formimin e qeverisë së re për t'i skaduar kështu edhe mandatin Prokurorisë publike speciale. Si efekt tjetër i këtyre zvarritjeve, besohet se mund të jetë mundësia për të shkuar vendi sërish në zgjedhje. Në këtë drejtim, Temellko Ristevski nga Universiteti FON në Shkup, thotë se Uashingtoni dhe Brukseli kanë dhënë instruksione të qarta se me prioritet për të ardhmen e vendit është formimi sa më shpejt i një qeverie stabile e cila do të ketë për bazë sundimin e drejtësisë dhe zhbllokimin e procesit integrues. "Nuk besoj se VMRO DPMNE do të pajtohet që të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale publike, sepse pikërisht zyrtarët më të lartë të kësaj partie hetohen nga ky institucion për shkak të përfshirjes në veprime të ndryshme kriminale". "Unë nuk besoj se BDI do të rreshtohet me ata që bllokojnë punën e këtij institucioni edhe pse në aspektin formal-juridik mund të hyjë në bisedime me VMRO DPMNE, por në fund nuk do të ketë marrëveshje mes këtyre dy partive", vlerëson Temellko Ristevski. Përderisa Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e cila ka vetëm dy mandate më pak se VMRO DOMNE, vazhdon të heshtë duke theksuar se për atë si mendon të mundësojë vazhdimin e punës së Prokurorisë Speciale për çka nevojiten dy të tretat e votave dhe kërkesat e partive shqiptare të përfshira në platformën e përbashkët, siç thonë, derisa mandati për formimin e qeverisë t`i kalojë kësaj partie politike. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Treni serb rrezikon paqen e brishtë

Posted: 16 Jan 2017 07:03 AM PST

Treni, i cili ditën e shtunë u nis nga Beogradi për në Mitrovicë të veriut, ishte provokim që barte urrejtje, nacionalizëm dhe tentim për destabilizimin e Kosovës, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Treni me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me freska ortodokse serbe, u ndalua në Rashkë nga autoritetet serbe, për shkak të reagimit të autoriteteve të Kosovës dhe institucioneve të sigurisë së vendit. Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se reagimi i autoriteteve të Kosovës ishte i drejtë, i matur mirë dhe konsekuent. "Krejt këto, gjithsesi që e largojnë Serbinë nga ajo çfarë ajo pretendon se është evropiane, në kuptimin më të mirë gjeopolitik të kësaj fjale. Ajo çfarë është më e keqja, është se vet komuniteti serb që mund të pësojë nga këto ndërhyrje skandaloze të institucioneve të Serbisë. Por, Qeveria e Kosovës është konstruktive dhe gjithsesi e matur, por edhe e palëkundshme në atë që të vazhdojë me politikat e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime se çfarë etnie janë, çfarë feje apo në çfarë pjese të territorit janë", theksoi Abdullahu. Njohësi i zhvillimeve politike, Artan Muhaxhiri, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se zhvillimet e muajve të fundit në veri të Kosovës, e sidomos provokimi me trenin i autoriteteve të Serbisë ndaj Kosovës, është, siç e quan ai, alarm për nevojën që Qeveria e Kosovës ta mendojë sërish formatin e dialogut me Serbinë. "Është krejtësisht e palogjikshme që të vazhdohet me këtë format të dialogut, me një Serbi, e cila është kaq hipokrite, sa që është në gjendje t'i bëjë krejtësisht të kundërtat prej atyre për të cilat zotohet në Bruksel. Treni ka qenë një alarm, një vijë e kuqe, prej të cilës më nuk mund të vazhdohet më siç ka qenë deri më tash", tha Muhaxhiri. Njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se liria e lëvizjes është një nga kushtet për integrime evropiane për Kosovën dhe për Serbinë. Megjithatë, sipas tij, rezultati i situatës së krijuar me trenin që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë të veriut, ka qenë i parashikueshëm. "Ky akt, tashmë e ka komplikuar situatën e përgjithshme dhe gjithçka mund ta kthej në fillim, aty ku shqiptarët dhe serbët paguan çmim të lartë për të lëvizur lirshëm. Prandaj, e gjithë kjo nuk është e mirë. Nuk janë të mira as porositë që janë dërguar qoftë nga Prishtina, qoftë nga Beogradi. Mendoj që lufta dhe konfliktet janë pas nesh dhe në atë mënyrë nuk duhet të reagojmë. Me duket se në këtë mënyrë po e komplikojmë situatën dhe më tej dhe për ta zgjidhur atë do të jemi të varur nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, gjë që do të ketë çmim të lartë, sepse zgjidhjet nuk janë të thjeshta". Në anën tjetër, pas situatës të cilën e ka krijuar çështja e trenit, autoritete serbë kanë reaguar duke i akuzuar autoritetet e Kosovës se e kanë sjellë situatën në prag të konfliktit. Madje, kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, deklaroi se "është i gatshëm të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme". Por, zëdhënësi i ekzekutivit, Abdullahu, thekson kërcënimet nga autoritetet serbe janë vlerësuar në përpjesëtim me atë se sa janë ato të rrezikshme, për të vepruar në përputhje me këto vlerësime. "Kështu është vepruar me trenin dhe kështu do të veprohet me të gjitha provokimet e kësaj natyre, duke i kalkuluar realisht të gjitha këto, duke pasur parasysh obligimet tona ndërkombëtare dhe gjithmonë duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar, por edhe bazuar gjithmonë në Ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës". Njohësit e zhvillimeve politike, serbë dhe shqiptarë, kanë vlerësuar se kërcënimet që kanë ardhur nga kreu i shtetit të Serbisë, përmbajnë retorikën e viteve 90. Por, sipas tyre, kjo retorikë më shumë është për nevojat e brendshme në Serbi, për shkak të zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen së shpejti. Megjithatë, ata vlerësojnë se hapësira për përdorimin e retorikës së tillë nga autoritetet e larta serbe, është si pasojë e mosreagimit të mëhershëm të Brukselit dhe Prishtinës, në mënyrë që të mos arrihej deri te situatat e këtilla. Sidoqoftë, e gjitha kjo situatë, siç thonë njohësit e zhvillimeve politike, i ka dëmtuar jashtëzakonisht marrëdhëniet e brishta fqinjësore Kosovë - Serbi apo tentimin për normalizimin e këtyre marrëdhënieve. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO: KFOR-i i gatshëm të ndihmojë, nëse kërkohet

Posted: 16 Jan 2017 06:38 AM PST

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, tha se "KFOR-i është i gatshëm që të ndihmojë, nëse kërkohet dhe si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës"

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rebelët sirianë vendosin të marrin pjesë në bisedimet për paqe

Posted: 16 Jan 2017 06:04 AM PST

Rebelët sirianë kanë vendosur të marrin pjesë në bisedimet për paqe, të mbështetura nga Rusia dhe Turqia, në Kazakistan. Zyrtarë të rebelëve thanë se vendimi për të ndjekur bisedimet - të parapara për 23 janar në Astana - është marrë gjatë takimeve të vazhdueshme në Ankara. "Shumica e grupeve ka vendosur të marrë pjesë", tha Zakaria Malahifji nga grupi rebel Fastaqim. "Do të diskutohet për armëpushimin, për çështje humanitare, dërgim të ndihmave, lirim të të burgosurve", shtoi ai. Një zyrtar nga grupi rebel Ushtria e Lirë Siriane tha se përfaqësuesit rebelë duan të shtyjnë përpara zbatimin e një armëpushimi më të gjerë. Më 29 dhjetor, Moska ka njoftuar se Rusia dhe Turqia kanë ndërmjetësuar një armëpushim kombëtar midis Qeverisë siriane dhe kundërshtarëve të saj. Moska ka thënë se palët kanë shprehur gatishmëri për nisjen e bisedimeve për paqe. Derisa Shtetet e Bashkuara janë përjashtuar nga procesi, autoritetet ruse kanë thënë se Rusia, Turqia dhe Irani do t'i ndjekin bisedimet në Astana, duke shtuar se edhe Egjipti, Arabia Saudite, Katari dhe Jordania mund t'i bashkohen procesit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në kërkim të formulës për themelimin e Ushtrisë së Kosovës

Posted: 16 Jan 2017 05:31 AM PST

Përfaqësuesit politik në Kosovë dhe njohësit e rrethanave të sigurisë, thanë të hënën se zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe në rajon tregojnë se Kosova ka nevojë për ushtrinë e saj. Deputeti Daut Haradinaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se mungesa e ushtrisë së Kosovës, është evidente jo vetëm në rastin e 'trenit'. "Ne duhet të veprojmë, sepse zhvillimet në rajon po e kërkojnë ose është bërë urgjencë themelimi i forcave të rregullta ose ushtrisë", tha Haradinaj. Edhe zëvendëskryetarja e parë e Komisionit Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se institucionet janë duke punuar që në një të ardhme të afërt të merret një vendim i drejtë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura. "Ne e dimë se një shtet pa ushtri nuk mund të quhet shtet i kompletuar. Ne do të jemi në krye të detyrës në çdo moment pa dallime partiake. Thjesht do të jemi bashkë pozitë dhe opozitë në çështje të ndjeshme siç është Forca e Armatosur e Kosovës", tha Musliu. Një tren me ikonografi nacionaliste u nis të shtunën nga Beogradi për në Mitrovicën e veriut, duke shkaktuar reagime të fuqishme në Kosovë. Qeveria në Prishtinë mori vendim që të mos e lejojë hyrjen e tij në Kosovë, ndërkohë që autoritetet serbe thanë se e kthyen trenin prapa për të "shmangur" siç thanë "gjakderdhjen". Por, presidenti serb Tomisllav Nikoliq, tha se Serbia është "e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme". Ndërkohë, njohës të çështjeve të sigurisë në Kosovë mendojnë se , duhet të gjenden mundësi që Kosova brenda vitit ta ketë ushtrinë e saj. Ramadan Qehaja, thotë se nuk duhet të ketë vonesa të tjera meqë, siç tha, mungesa e ushtrisë së Kosovës është e dukshme. "Mungesa është e dukshme, nuk e kemi ushtrinë si të tillë me Forcën e Armatosur të Kosovës. Domosdo duhet bërë ndryshime, nëse jo ato esenciale, që kanë të bëjnë me ndryshimet Kushtetuese, por me ndryshimet e ligjeve. Unë ashtu mendoj me planin 'B' fuqizohen ligjet që kanë të bëjnë më FSK-në, e cila si e tillë do të mbetet me emrin, por do të bëhej një avancim i detyrave ushtarake", tha Qehaja. Për me tepër, përfaqësuesit politik dhe analistët në Kosovë, thonë se tendenca e Rusisë përmes Serbisë që të ketë ndikim në Kosovë, duhet t'i përshpejtojë procedurat për formimin e ushtrisë, tha deputeti Haradinaj. "Tendencat nuk janë të sotme ato janë edhe të më hershme edhe sidomos me këtë rastin e trenit rus siç po quhet. Por, populli i Kosovës është pro perëndimor dhe si i tillë ka një aleancë të shkëlqyeshme me Shtete e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian", tha Haradinaj. Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është paraparë që prej më shumë se dy vjetësh, por ajo nuk mund të krijohet pa ndryshimet Kushtetuese që kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve të bashkësive pakicë. Deputetët serbë ndërkaq kanë më shumë se katër muaj që po i bojkotojnë institucionet e vendit. Ndëkohë, formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të diktojnë edhe nevojën e ndryshimeve Kushtetuese. Forcat e Armatosura, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rakiq: Askush të mos provoj ta rrënoj me forcë murin në Mitrovicë

Posted: 16 Jan 2017 04:55 AM PST

U takon autoriteteve lokale që të vendosin se çka do të ndërtojnë në territorin me të cilin administrojnë, ka thënë kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq. Këtë deklaratë ai e ka bërë si përgjigje ndaj zotimeve të udhëheqësve të institucioneve qendrore në Prishtinë, se muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, do të rrënohet së shpejti. Rakiq tha se në marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, palët janë pajtuar që të rivitalizohet ura kryesore mbi lumin Ibër, përkatësisht që në rrugën "Kral Petar", ku parashihet edhe hapësira për këmbësor, në njërën prej pikave të marrëveshjes, sipas tij, potencohet se punimet do t'i kryej komunave veriore e Mitrovicës. "Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit, kështu që rezoluta dhe deklaratat për rrënimin e murit nuk ka kurrfarë baze juridike", ka deklaruar Rakiq.  Deklarata për rrënimin e murit, ka vijuar Rakiq, shqetësojnë banorët serb në pjesën veriore. "Askush të mos provoj që me dhunë të rrënoj murin", ka porositur Rakiq. Mesazhet politike të Rakiqit për murin në Mitrovicë, pasuan zotimet e përsëritura në Prishtinë se ky muri është ilegal, ndarës dhe si i tillë do të rrënohet. Së fundit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se muri do të rrënohet para 17 shkurtit, kur Kosova do të festoj Ditën e Pavarësisë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deklaratat e Trumpit “shqetësojnë” NATO-n

Posted: 16 Jan 2017 04:26 AM PST

Deklarata e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se NATO-ja është "vjetruar", ka shkaktuar "shqetësim" tek aleanca, tha ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Ai i bëri këto komente për gazetarët në Bruksel, në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. "Po vi pas një bisede që pata me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në NATO, sidomos, janë pritur me shqetësim deklaratat e bëra nga president i zgjedhur, Trump – deklarata e tij se NATO është vjetruar. Mbi të gjitha, kjo është në kundërshtim me deklaratat që ka bërë sekretari i nominuar i Mbrojtjes pak ditë më parë. Duhet të shohim se çfarë do të thotë kjo për strukturën politike amerikane", tha Steinmeier. Në seancën dëgjimore në Senat, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Mbrojtjes, James Mattis, ka thënë se NATO është në qendër të mbrojtjes amerikane. Ai po ashtu ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po bën përpjekje ta përçajë aleancën. Në një intervistë për disa gazeta evropiane, Trump ka thënë se NATO është vjetruar sepse nuk e ka trajtuar terrorizmin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Serbia po llogaritë në Rusinë për ndarjen e Kosovës

Posted: 16 Jan 2017 03:40 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se provokimet e Serbisë ndaj Kosovës janë pjesë e "skenarit të vjetër për ndarjen e një pjese të Kosovës". "Serbia llogaritë në ndihmën e Rusisë dhe kjo ishte arsyeja pse një tren i Rusisë ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë. Asgjë nuk është e rastësishme, gjithçka ishte e planifikuar", ka thënë Thaçi.  Kërcënimet e Serbisë me luftë, ka shtuar Thaçi, janë dëshmia më e mirë e ekzistimit të këtij skenari, që si qëllim ka aneksimin, e më pas edhe ndarjen e kësaj pjese të Kosovës (pjesa veriore). "Kërcënimi i vetëm për serbët e Kosovës, është atëherë kur Serbia i përdorë ata për realizimin e qëllimeve të saj", ka shtuar Presidenti i Kosovës. Beogradi, sipas tij, është i gatshëm që t'i viktimizojë serbët e Kosovës për t'i realizuar synimet e veta politike e ushtarake, ashtu siç ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kroaci. Radio Evropa e Lirë: Ju keni dhënë urdhër që të mos lejohet hyrja e trenit nga Serbia në Kosovë, ndërkohë Serbia e akuzoi Kosovën që luan lojëra lufte, madje edhe presidenti i Serbisë ka thënë që është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë. Për fillim, kush po luan këtu lojëra lufte dhe a janë serbët aq të rrezikuar siç po thotë Nikoliqi? Hashim Thaçi: Treni ilegal propagandues është një pretekst i Serbisë për të destabilizuar situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë. Ky veprim nuk paraqet një risi për sjelljen e Serbisë në relacion me Kosovën sepse Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj. Sigurisht që nga ky provokim i radhës i Serbisë dhe provokime të tjera që do të mund të ndodhin në të ardhmen janë pjesë e një skenari të vjetër të Serbisë për ndarjen e një pjese të territorit të Kosovës, për të arritur këtë qëllim. Serbia është duke llogaritur në ndihmën e Rusisë dhe kjo është arsyeja pse pikërisht një tren i dhuruar nga Rusia niset nga Beogradi për në Kosovë. Pra, asgjë nuk është ndonjë skenar i rastësishëm. Është gjithçka e planifikuar dhe e menduar nga Beogradi. Kërcënimi me thirrje për luftë nga ana e Serbisë, me arsyetimin se Serbia është e gatshme t'i mbrojë serbët e Kosovës, që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, është dëshmia më e mirë e ekzistimit të këtij skenari lufte në Serbi që si qëllim e ka aneksimin fillimisht dhe më pas ndarjen e një pjese të territorit të Kosovës. Serbët e Kosovës gëzojnë të drejtat më të avancuara të bazuara në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Radio Evropa e Lirë: A duhet qytetarët e Kosovës të ndjehen të rrezikuar nga kjo që e flet dhe e bën Serbia? Hashim Thaçi: Kërcënimi i vetëm për sigurinë e serbëve të Kosovës është vetëm përdorimi i tyre nga ana e Serbisë për realizimin e skenarit për destabilizimin apo ndarjen e Kosovës. Serbët e Kosovës i kanë të garantuara liritë dhe sigurinë e tyre në mënyrë të barabartë sikur të gjithë popujt e tjerë. Asnjë kërcënim nuk iu ka ndodhur në të kaluarën dhe asnjë kërcënim nuk do të ndodhë në të ardhmen qytetarëve të komunitetit serbë në Kosovë nga ana e shumicës shqiptare. Serbët e Kosovës janë vetëm të rrezikuar nga manipulimi i politikës së Beogradit për qëllimet e tyre ekspansioniste, fillimisht të aneksimit të kësaj pjese të territorit të Kosovës dhe pastaj bashkëngjitjes së kësaj pjese të territorit të Kosovës – Serbisë. Pra, Serbia është e gatshme të sakrifikojë dhe të viktimizojë qytetarët e komunitetit serbë që jetojnë në Kosovë për qëllimet e tyre politike dhe ushtarake, siç i ka manipuluar dhe viktimizuar e sakrifikuar qytetarët serbë edhe në Kroaci dhe në Bosnje. Radio Evropa e Lirë: Si ndikon kjo retorika dhe e Serbisë kohët e fundit ndërmjet dy shteteve në kohën kur ndodhë të arrihet një normalizim i marrëdhënieve? Hashim Thaçi: Jetojmë në shekullin e 21-të, dhe kjo është periudha e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Fjala luftë duhet të hiqet nga fjalori i retorikës nacionaliste në Serbi. Sot, Serbia po e kërcënon Kroacinë, po e kërcënon Bosnjën dhe Hercegovinën, po e kërcënon Malin e Zi, po e kërcënon Kosovën. Është bërë adresa e kërcënimit për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si kryeqytet nxitës, Beogradi si kryeqytet nxitës i trazirave të reja në Ballkanin Perëndimor. Kërcënimi me luftë nga lidershipi më i lartë në Serbi duhet të jetë shqetësues për çdo njeri të zakonshëm. Duhet të konsiderohet tepër alarmuese edhe për NATO-n edhe për Bashkimin Evropian. Pavarësisht kësaj situate të tensionuar, unë e ftoj Serbinë për dialog, për paqe, për bashkëpunim ndërfqinjësor si rruga e vetme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjërë. Kështu, nëse Serbia thërret për luftë, Kosova thërret për paqe. Nëse Serbia thërret për ndarje territoriale dhe etnike, atëherë Kosova thërret pët integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni reagimin apo vëzhgimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj kësaj situate, që ka ndodhur? Hashim Thaçi: Këtë skenar të vjetër të ndarjeve territoriale nga ana e Serbisë, që e ka riaktualizuar, e njeh shumë mirë bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, jam i bindur që nuk do të mund të realizohet sepse ne së bashku me NATO-n, institucionet e Kosovës do të garantojnë sigurinë e qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj. Radio Evropa e Lirë: SI e shihni ardhmërinë e dialogut? Keni thënë disa herë se duhet të reformohet, sa është i mundshëm suksesi i këtij procesi nëse nuk ekziston një sinqeritet? Hashim Thaçi: Dialogu duhet të vazhdojë. Në vend të kërcënimit, unë ftoj për paqe. Në vend të konfrontimit, ftoj për dialog. Në vend të raporteve të ndara ndërfiqnjësore, ftoj për fqinjësi të mirë që do të dërgonte drejtë një normalizimi të raporteve tona ndërshtetërore dhe një pajtimi në bazë të vlerave dhe standardeve euroatlantike. Dialogu nuk ka alternativë. Duhet të vazhdojë, pavarësisht krizave dhe incidenteve ditore. Radio Evropa e Lirë: Sapo jeni kthyer prej SHBA-ve. Keni pasur atje disa takime me zyrtarë të ndryshëm. Çfarë prisni nga administrata e re e Trumpit? A keni pasur mundësi të vëreni çfarë qasje kanë ndaj Ballkanit apo ndaj Kosovës? Hashim Thaçi: Unë jam takuar me zëvendëspresidentin Biden, me shumë kongresmenë, senatorë, "think-tanke", me shumë institute të ndryshme. Kam njoftuar për progresin e arritur në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen. Kam falenderuar administraten e presidentit Obama dhe zëvendëspresidentit Biden. Kosova është në rrugë të sigurtë, është në rrugë të drejtë, në rrugë të ngadhnjimit të vlerave euro-atlantike. Nga vizita ime e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe relacionet e reja që kemi filluar të ndërtojmë me administraten e re të presidentit Trump, mund të themi lirisht dhe me besim të plotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Trump, administrata e tij, do ta ruaj vëmendshëm kujtesën për Kosovën, për Ballkanin Perëndimor, pra do ta ruaj, do ta ketë në vëmendje të theksuar zhvillimet edhe në Kosovë, edhe në Ballkanin Perëndimor, dhe përspektivën euro-atlantike të këtyre vendeve. Radio Evropa e Lirë: Zoti Thaçi, nëse mund të kthehemi edhe njëherë në veri, sipas disa shkrimeve që janë dal në media serbe. A ka të drejtë ROSU të shkojë në veri? Hashim Thaçi: Unë si president i Republikës së Kosovës, si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës, si përgjegjësi numër një për ruajtjen e rendit, të sigurisë, tërësisë terroritoriale, kam kërkuar prej të gjitha institucioneve të vendit që, në përputhshmëri me Kushtetën, ligjet, hiearkinë shtetërore të shfrytëzohet i tërë potenciali në shërbim të ruajtjes së paqes, stabilitetit, integritetit territorial. Prandaj, e tëra është, i tërë angazhimi është i bazuar në Kushtetën dhe ligjet e Kosovës. Duke mos vepruar dhe lejuar që të ndodhin gjëra çfarë planifikon Serbia, atëherë nënkupton mos interesim dhe shkelje kushtetuese dhe ligjore. Ndërsa veprimi është respektim i Kushtetuës dhe ligjeve. Radio Evropa e Lirë: A bën të mundësohet edhe shkuarja e FSK-së në një kohë të caktuar në veri? Hashim Thaçi: Unë e theksoj, i tërë angazhimi do të jetë i përbashkët, i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare. Do të jetë i koordinuar vetëm në ato përkushtime që çojnë në forcimin e paqes, në forcimin e stabilitetit, në integrimin e të gjitha komuniteteve, në jetën e sigurt të çdo qytetari dhe i ftoj të gjithë serbët e Kosovës, edhe ata në veri, që ta ndijnë vetën të sigurtë. Ata jetojnë në atdheun e tyre, jetojnë në shtëpinë e tyre, jetojnë në një përspektivë të së ardhmes së sigurt dhe shteti i Kosovës do të kujdeset për të gjithë në mënyrë të barabartë. Gjithashtu i ftoj që të mos bëhen pjesë e manipulimit për pretekst të destabilitetit të Kosovës dhe të raporteve ndërfqinjësore. Nuk dëshiroi që në asnjë rrethanë që serbët e Kosovës, në veçanti ata në veri të viktimizohen për aspiratat e politikës nacionaliste apo ekspansioniste të regjimit të Beogradit.  Përgatiti: Artan Haraçia

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bie paundi britanik në prag të fjalimit të kryeministres

Posted: 16 Jan 2017 03:36 AM PST

Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se tre muaj, pas raporteve se Britania do të braktisë tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, në kuadër të daljes nga blloku. Paundi ka rënë në një kohë të hënën nën 1.20 dollarë. Monedha ka rënë edhe kundrejt euros, në rreth 1.13, në tregun aziatik. Analistët thonë se tregtarët kanë reaguar ndaj raporteve se kryeministrja e Britanisë, Theresa May, do të shfrytëzojë një fjalim të martën për të sinjalizuar daljen e vendit nga BE-ja. Sipas disa raporteve, ajo do të sinjalizojë tërheqjen nga tregu i bërbashkët dhe unioni doganor, edhe pse Qeveria britanike i ka cilësuar këto si "spekulime".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aeroplani turk bie mbi fshatin e Kirgizisë

Posted: 16 Jan 2017 03:35 AM PST

Një fshat afër aeroportit Manas në Kirgizi, përjetoi një goditje të tmerrshme nga një aeroplan më 16 janar, i cili po udhëtonte nga Hong Kongu. Rënia e aeroplanit la të vdekur 37 persona që ishin brenda si dhe dhjetëra banorë të fshatit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Muri në Mitrovicë do të rrënohet para 17 shkurtit

Posted: 16 Jan 2017 03:00 AM PST

Përfaqësuesit politik në Prishtinë, vazhdojnë të zotohen se muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës nga autoritetet lokale serbe me mbështetjen e Beogradit, do të rrënohet. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ky mur është artificial dhe do të rrënohet, duke e ndërlidhur rrënimin e tij me Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin.  "Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më datën 01 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet", ka thënë Veseli. Këtë deklaratë, ai e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.  Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë besim tek institucionet e shtetit të Kosovës.   "Situata është serioze, por qytetarët duhet të ndjehen të sigurt dhe të mos ndihen të kërcënuar. Nuk lejojmë mure dhe trena të Serbisë në Kosovë. Serbia ka marrë fund për një e 700 vjet në Kosovë", tha Veseli. Duke e vlerësuar si muri ndarës, Kuvendi i Kosovës ka aprovuar tashmë edhe një rezolutë, me të cilën i kërkohet qeverisë që ta rrënoj atë. Ky muri është ndërtuar nga autoritetet lokale të Mitrovicës veriore, që udhëhiqet nga përfaqësuesit serbë në fund të vitit të kaluar. Për ndërtimin e tij, sipas autoriteteve në Prishtinë kishte ndikim edhe Beogradi zyrtar.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hahn: Serbia dhe Kosova të shohin përpara

Posted: 16 Jan 2017 02:38 AM PST

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, tha sot në Bruksel se "Kosova dhe Serbia duhet të shikojnë përpara dhe të mos e rrezikojnë atë që është arritur". Deklaratat e Hahn pasuan tensionet e krijuara rreth një treni me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin "Kosova është Serbi" në 20 gjuhë, që u cilësua promovues, i cili u nis të shtunën nga Beogradi drejt Mitrovicës dhe u kthye në kufi me Kosovën. Ndalimi I trenit për të hyrë në Kosovë nxiti një 'luftë fjalësh' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që presidenti serb Tomisllav Nikoliq, deklaroi se "është i gatshëm të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme". Komisioneri I BE-së Johannes Hahn iu adresua retorikës së përdorur në ditët e fundit nga udhëheqës politikë. "Ata nuk duhet të rrezikojnë atë që është arritur në dialog. Duhet të shikojnë përpara dhe jo të kthehen prapa", tha Hahn. Në pyetjen nëse Serbia është ajo që po "shikon prapa", Hahn u përgjigj: "Të gjithë ata që nuk shikojnë përpara, shikojnë prapa". Treni, që për autoritetet serbe do të qarkullonte në një linjë provuese Beograd Mitrovicë deri në gjysmën e muajit shkurt, u cilësua nga autoritetet në Prishtinë si "provokim" dhe u kërkua nga BE-ja ndërhyrja për ta ndaluar atë. Qeveria e Kosovës vendosi në kufi me Serbinë forcat policore për të ndaluar hyrjen e trenit. Kryeminstri I Kosovës Isa Mustafa tha se treni u ndalua "për të mbrojtur sovranitetin e vendit". Ndërkohë, kryeministri I Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me shërbimet serbe të sigurimit, ditën e shtunë, tha se "kishte marrë vendimin ta kthente trenin prapa në Beograd" duke akuzuar autoritetet në Prishtinë se "po luan lojëra lufte".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biden: Bota të ngrihet kundër "agresionit rus"

Posted: 16 Jan 2017 02:29 AM PST

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ngrihet kundër, siç tha, agresionit rus, ndërsa i kërkoi administratës së re amerikane të Donald Trumpit që të jetë mbështetëse e fuqishme e Ukrainës. Biden i bëri këto komente në Kiev, në vizitën e fundit si nënkryetar. Ai tha se sanksionet amerikane kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përfshirjes së Moskës në konfliktin në lindje të Ukrainës, duhet të mbeten në fuqi derisa Moksa të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Minskut për Paqe në Ukrainë. Biden tha se është e vështirë mbështetja në këtë marrëveshje kur dihet se Rusia refuzon t'i përmbahet asaj. Duke folur pranë presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, Biden tha se Ukraina duhet të vazhdojë të angazhohet për sundim të ligjiit dhe luftim të korrupsionit.  Poroshenko falënderoi Bidenin për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe falënderoi SHBA-në për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëshohet urdhër për arrestimin e shefit të Samsung-ut

Posted: 16 Jan 2017 02:05 AM PST

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar arrestimin e shefit të Samsung-ut, Lee Jae-yong, nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe dëshmi të rreme. Rasti është i lidhur me një skandal, që ka çuar në shkarkimin e presidentes jugkoreane, Park Geung-hye. Gjiganti i teknologjisë, Samsung, thuhet se ka dhënë donacione për fondacione jofitimprurëse, të operuara nga Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, nën këmbim të favoreve qeveritare. Samsung ka thënë se lëshimi i urdhërit për arrestim është "vështirë të kuptohet". Gjykata e Qarkut në Seul tani duhet të vendosë nëse do të zbatojë urdhërin. Nëse ndodh, Lee do të ishte ekzekutivi i parë që arrestohet në lidhje me skandalin. Lee është aktualisht nënpresident i Samsung-ut, por prejse babai i tij, Lee Kun-hee, ka pësuar sulm në zemër më 2014, ai konsiderohet shef de facto i kompanisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A po e nxit Beogradi shpalljen e Asociacionit apo autonomisë serbe në veri Kosovës?

Posted: 16 Jan 2017 01:05 AM PST

Në ditën e shtetësisë së Serbisë, më 15 shkurt, Beogradi ka paralajmëruar se do t'i inkurajojë përfaqësuesit serb të Kosovës, që të shpallin njëanshëm themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Akti i shpalljes, do të bëhej në Mitrovicën veriore, atje ku Beogradi provoi të instalojë edhe një linjë ilegale hekurudhore që do të lidhte Serbinë me këtë pjesë të Kosovës, pa lejen dhe aprovimin e institucioneve të Kosovës. Këto veprime të Beogradit, në Prishtinë po shihen jo vetëm si provokime dhe shkelje të marrëveshjeve të Brukselit, por edhe si sinjal se pjesa veriore, e nxitur nga Beogradi, mund të ndërmarr hapa të njëanshëm për më shumë autonomi dhe thellimin e distancës në raport me institucionet qendrore në Prishtinë. Duke iu referuar aktit të paralajmëruar të shpalljes së njënashme të Asociacionit, analisti politik, Imer Mushkolaj vlerëson se caktimi i datës 15 shkurt, nuk është i rastësishëm. Ai përmend edhe zhvillime të ngjashme në Bosnjë e Hercegovinë ku serbët e atjeshëm, kanë ndërmarrë kohët e fundit vendime në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit, duke provuar që të përafrohen sa më shumë me Serbinë. Hapa përafërsisht të ngjashëm, ai thotë se po provojnë të ndërmarrin edhe serbët e Kosovës, sidomos ata në veri.  "Themelimi i njëanshëm i Asociacionit dhe jo themelimi i tij nga institucionet e Kosovës do të nënkuptonte që autonomia për serbët e Kosovës po realizohet dhe pastaj, fatkeqësisht, do të mund të presim edhe hapa tjerë që do të çonin në një ndarje faktike të kësaj pjese nga pjesa tjetër e Kosovës, respektivisht funksionim të pavarur të kësaj pjese në të gjitha segmentet", tha Mushkolaj, për Radion Evropa e Lirë. Ndërkohë, analisti dhe publicisti, Belul Beqaj, mendon se serbët e Kosovës në bashkëpunim me Beogradin patjetër që do të ndërmarrin veprime të njëanshme, sidomos në veri, pasi që qëllimi i Qeverisë së Serbisë, sipas tij, nuk është normalizimi i raporteve, por tensionimi sa më madh e gjendjes në Kosovë. "Mund ta shpallin në mënyrë të njëanshme, sepse qëllimi është që të bëhet një shkas për konflikt. Ne tërë kohën po flasim se si po shkon procesi drejt konfliktit dhe jo drejt normalizimit". "Prandaj, nëse e kemi kuptuar drejt procesin ai po tregon se orientimi nuk është për të zgjidhur problemet por për të shkaktuar aq elemente të rrezikimit të situatës e cila do të ngrit tendosjen në raportet e ndërsjella pavarësisht se çfarë qëllime ka bashkësia ndërkombëtare", tha Beqaj në një prononcim për Radion Evropa e Lirë. Në anën tjetër, në Qeverinë e Kosovës, paralajmërimet e Beogradit për ndërmarrjen e hapave të njëanshëm për shpalljen e Asociacionit pa mbështetjen e Prishtinës zyrtare, shihen si tendenca për rikthimin e institucioneve paralele. Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj i tha Radios Evropa e Lirë se vet qëllimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka qenë shuarja dhe jo formimi i organeve të reja paralele. "Çfarëdo veprimi i njëanshëm do të konsiderohet vetëm një organizim paralel. Ne kemi struktura paralele ende dhe qëllimi kryesor i themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka qenë dhe është që të shuhen strukturat paralele. Pra, Asociacioni mund të themelohet vetëm me dekret të Qeverisë së Kosovës sipas marrëveshjes së Brukselit", theksoi Gecaj. Ndërkaq, analisti Ilir Ibrahimi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se Serbia ka hyrë në një proces dialogu me Kosovën për normalizim të raporteve dhe se ndërmarrja e veprimeve të njëanshme, do të kundërshtohej nga Brukseli dhe Uashingtoni.  "Marrja e një hapi në Beograd për të themeluar një institucion brenda Kosovës nuk do të pranohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ky do të ishte një hap që do ta acaronte tutje Serbinë me Bashkimin Evropian. Ky besoj që është më tepër një lloj provokimi i Serbisë, sesa ndonjë gjë tjetër", tha Ibrahimi. Shuarja e organeve paralele që Serbia i ka ngritur në Kosovë dhe integrimi i serbëve në jetën institucionale në Kosovë, ishin ndër temat e para të ngritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, kohët e fundit, autoritetet në Prishtinë thonë se Beogradi ka ndërruar tërësisht kursin politik, duke u përpjekur që t'i minojë të arriturat në këtë dialog dhe të kthej sërish politikën e organizimit paralel, institucional të serbëve brenda territorit të Kosovës. Para se eventualisht, në Mitrovicën veriore, të shpallet njëanshëm Asociacioni serb, atje është ngritur dhe një muri, që për autoritetet në Prishtinë u kuptua muri ndarës mes jugut dhe veriut të Mitrovicës si dhe janë paralajmëruar zbatime të disa projekteve, pa miratimin dhe konsultimin me institucionet qendrore në Prishtinë. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëm 8 njerëz posedojnë shumicën e pasurisë së botës

Posted: 16 Jan 2017 12:57 AM PST

Vlerësimet e reja tregojnë se vetëm tetë persona posedojnë pasuri aq sa edhe gjysma e popullsisë së varfër të botës. Derisa prej rritjes ekonomike përfitojnë vetëm më të pasurit, pjesa tjetër e shoqërisë, veçanërisht të varfërit, vuajnë, thuhet në raportin e Oxfam - një konfederatë ndërkombëtare e organizatave që merren me zhdukjen e varfërisë globale. "Vetë mënyra se si janë ndërtuar ekonomitë tona dhe parimet e këtyre ekonomive na kanë çuar në këtë pikë ekstreme, të paqëndrueshme dhe të padrejtë". "Ekonomia jonë duhet të ndalojë shpërblimin e tepruar të atyre që janë shumë të pasur dhe të fillojë të merret me të gjithë njerëzit", thuhet në raport. Sipas të njëjtit, për një ekonomi më humane duhen qeveri më përgjegjëse dhe më vizionare, që punojnë në interesin e punëtorëve dhe prodhuesve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ligjvënësit turq mbështesin kushtetutën e re

Posted: 15 Jan 2017 11:37 PM PST

Parlamenti i Turqisë i ka dhënë miratimin paraprak kushtetutës së re, e cila do të rrisë kompetencat e presidentit Recep Rayyip Erdogan. Këtë javë do të ketë edhe një rreth të dytë të votimit dhe, nëse kalon, do të pasojë referendumi. Kritikët thonë se ndryshimet kushtetuese do të çojnë në autoritarizëm. Por, Erdogan këmbëngul se sistemi i ndryshuar do t'iu ngjajë atyre në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara. Kushtetuta e re do t'i lejoë presidentit të emërojë dhe shkarkojë ministra dhe do të shfuqizojë postin e kryeministrit për herë të parë në historinë e Turqisë. Në vend të tij do të jetë së paku një nënpresident. Nenet e fundit të kushtetutës së re janë miratuar të dielën vonë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more