Skip to main content

“Hoxhaj: Po merremi me Serbinë” plus 9 more Ferizaj Press

“Hoxhaj: Po merremi me Serbinë” plus 9 more Ferizaj Press


Hoxhaj: Po merremi me Serbinë

Posted: 19 Jan 2017 09:23 AM PST

Enver Hoxhaj

Intervenimi i forcave speciale të policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës, nuk i ka pëlqyer aspak shtetit të Serbisë.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme ka potencuar se që nga e shtuna është duke u merr me gjendjen tensionuese mes Kosovës dhe Serbisë.

Ministri i Punëve të Jashtme  Enver Hoxhaj ka deklaruar për Gazetën Monitor se MPJ është duke punuar intensivisht me proceset e fundit dhe tensionet me Serbinë.

"Jemi duke punuar intenzivisht si MPJ rreth situatës së krijuar në ngjarjet e fundit. Kjo është më aktuale për momentin dhe me këtë po merremi vazhdimisht", ka thënë Hoxhaj.

Pamje të jashtëzakonshme nga droni, mbi liqenin e ngrirë të Batllavës (Video)

Posted: 19 Jan 2017 09:23 AM PST

Ngrirja Ujëvarës së Mirushës, ishte senzacion për qytetarët një numër i madh i të cilëve shkuan edhe për ta parë nga afër, madje pamjet e kësaj ujëvare u bënë lajm edhe në mediat e huaja.

E ngrirjes nuk i ka shpëtuar as Liqeni i Batllavës. Në një video të publikuar në Youtube, shihen pamje fenomenale të xhiruara nga droni ku liqeni i ngrirë i Batllavës  tashmë është shndërruar në "shteg" për ecje nga qytetarët e asaj ane.

Përkundër ngrirjes së këtij liqeni, Kompania e Ujësjellësit nuk ka raportuar për ndonjë reduktim eventual të furnizimit me ujë të pijshëm. /Lajmi.net/

Policia ka buxhet për investime, ‘por s’guxon ta përdorë’

Posted: 19 Jan 2017 09:23 AM PST

Policia e Kosoves

Sipas tij, Policia sivjet ka mbi një milion e gjysmë Euro më shumë buxhet sesa vitin e kaluar. Derisa në vitin 2016 PK-ja kishte 86,128,721, këtë vit ka 87,754,535 Euro.

Për vitin e kaluar, Policia kishte 9,187,999 Euro për Investime kapitale, ndërsa sivjet ka më pak, 8,784,370 Euro.

Por Ramadani thotë se këto mjete po barten nga viti në vit, me projekte të njëjta pasi Policia nuk 'guxon' ti vë në përdorim, ndërsa disa stacione të Policisë sikurse ai në lagjen Kodra e Trimave, funksionojnë nëpër kontejnerë.

"ME NJË FJALI: 'Po ta ndajmë buxhetin, por mos e shpenzo! Barte buxhetin për vitin tjetër – pastaj sërish mos e shpenzo!'", shkruan Ramadani.

Ai tregon se Policia e Kosovës sivjet ka një pjesëtarë më pak sesa vitin e kaluar.

Analiza e plotë:

Zero euro të reja për investime në Polici për vitin 2017

(KTHEHUNI NË REALITET: Analizë e Buxhetit i Policisë për vitin 2017 dhe krahasimi me vitin 2016)

BUXHETI për POLICINË E KOSOVËS – VITI 2017:

Total: 87,754,535

Të punësuar: 9012

Paga dhe mëditje: 65,470,648

Mallëra dhe shërbime: 10,907,956

Shpenzime Komunale: 1,400,250

Subvensione dhe transfere: 1,191,129

Shpenzime kapitale: 8,784,370

BUXHETI për POLICINË E KOSOVËS – Viti 2016:

Total: 86,128,721

Të punësuar: 9013

Paga dhe mëditje: 64,111,386

Mallëra dhe shërbime: 10,307,957

Shpenzime Komunale: 1,330,250

Subvensione dhe transfere: 1,191,129

Shpenzime kapitale: 9,187,999

DALLIMET:

Totali: 1,625,814 më shumë!

Të punësuar: 1 më pak!

Paga e mëditje:

1,359,262 më shumë!

Mallëra dhe shërbime: 599,999 më shumë!

Shpenzime Komunale: 70,000 më shumë!

Subvensione dhe transfere: Njëjtë

Shpenzime kapitale:

403,229 më pak!

PROBLEMI KRYESOR – BARTJA E BUXHETIT nga viti në vit!

ME NJË FJALI: "Po ta ndajmë buxhetin, por mos e shpenzo!

Barte buxhetin për vitin tjetër – pastaj sërish mos e shpenzo!"

Më konkretisht:

  • Asnjë projekt serioz nuk është i ri, të gjitha janë projekte për të cilat ishte ndarë buxheti në vitin 2016, por që nuk është shpenzuar fare.
  • Pastaj, i njëjti buxhet ndahet edhe për vitin 2017, duke mos shtuar asnjë euro për këto projekte!

Tek Operacionet:

Kodi i Projektit 14604 – Pajisje Trafiku – 120 mijë Eu të bartura nga 2016 – zero euro të reja

Tek Operacionet Speciale:

Kodi i Projektit 30025 – Armë dhe Pajisje Speciale për DNJS– 434,500 Eu nga 2016 – zero euro të reja

Kodi i Projektit 12205 – Autoblinda, Top uji, limunzina tëblinduara dhe automjete speciale tjera – 689 mijë Eu nga viti 2016 – zero euro të reja

Tek Hetimet:

Kodi i Projektit 12384 – Pajisje teknike për hetime/të fshehta – Hetuesia – 170 mijë Eu nga v. 2016 – zero euro të reja

Kodi i Projektit 13942 – Pajisje për Forenzikë – 60 mijë Eu nga v.2016 – zero euro të reja

Kodi i Projektit 14603 – Pajisje për Hetimin e Krimit tëTeknologjisë Informative – 150 mijë Eu nga viti 2016 – zero euro të reja

Kodi i Projektit 13160 – Konfidenciale – Hetuesi – 220 mijëEu nga 2016 – zero euro të reja

Kodi i Projektit 30120 – Konfidenciale – DKKO – 269 mijë Eu nga 2016 – zero euro të reja

Tek Shërbimet Mbështetëse:

Totali i buxhetit 5 milionë e 638 mijë e 870 – të gjitha të bartura nga viti 2016 – zero euro të reja

 

Tek Trajnimet:

Totali i buxhetit 45 mijë euro – të githa vazhdim nga viti 2016 – zero euro të reja

Tek Policia Kufitare:

Totali i buxhetit 8 milionë e 784 mijë e 370 euro – të gjitha vazhdim nga 2016 – zero euro të reja

Pyetjet kryesore që shtrohet është:

  1. A guxon Policia sivjet ta përdorë buxhetin?
  2. A ekzistojnë realisht ato para në buxhet?
  3. Apo është thjesht një projeksion abstrakt?

Policia e Kosovës u sqaron mediave serbe: Nuk marrim leje nga askush për të shkuar në veri

Posted: 19 Jan 2017 09:22 AM PST

Policia e Kosovës i tha agjencisë serbe të lajmeve "Beta", se sipas legjislacionit aktual nuk ka nevojën të kërkoi pëlqimin e askujt për të lëvizur në çdo pjesë të Kosovës, kjo vlen edhe për veriun, transmeton lajmi.net.

"Institucionet e zbatimit të ligjit përfshirë edhe policinë ka mandat për të mbrojnë rendin publik dhe të sigurisë së përgjithshme duke përfshirë kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit të vendit. Të gjitha njësitë e policisë veprojnë në të gjithë vendin, në përputhje me ligjin në fuqi", thuhet në përgjigjen e PK-së për agjencinë serbe, e cila e kishte pyetur nëse ROSU duhet të kërkoi lejen nga KFOR-i për të shkuar në veri.

Në lidhje me shkuarjen e pjesëtarëve të njësie speciale të ROSU-së në veri të Kosovës më 14 janar, për të parandaluar hyrjen e trenit nga Beogradit, pati deklarata të ndryshme nga zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë.

Zyrtarët në Beograd thonë se kanë një marrëveshje gojore me Prishtinën që FSK, duke përfshirë edhe ROSU-në nuk mund të shkojnë në veri të Kosovës në pjesën ku jetojnë serbët.

Zyrtarët e NATO-së në Bruksel dje kanë thënë se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 nuk përfshinë forcat policore të Kosovës dhe se autoritetet e Kosovës nuk kanë nevojë të marrin miratonim e tyre për të vepruar në vend. /Lajmi.net/

Gëzim Kelmendi: Osmanët nuk ishin pushtues, falë tyre ruajtëm identitetin kombëtar

Posted: 19 Jan 2017 09:22 AM PST

"Është e drejtë e imja të mendoj se perandoria osmane nuk ka qenë pushtuese", ka thënë Kelmendi për Klan Kosova.

"Fakti është se ne e dimë me kë ka luftuar perandoria osmane; qëllimi i osmanëve në shekullin 14 nuk ka qenë shkatërrimi i identiteteve kombëtare, ka qenë sjellja e islamit prandaj jam mirënjohës se falë tyre e kemi të ruajtur identitetin kombëtar dhe nuk i konsideroj pushtues. Ne kemi bashkësunduar me Perandorinë osmane" shtoi deputeti i Partisë Fjala.

Ai gjithashtu pati kritika edhe për postimin e Hashim Thaçit në lidhje 549 vjetorit të vedekjes së Skënderbeut. /Lajmi.net/

Një i vdekur nga orteku në Brezovicë

Posted: 19 Jan 2017 07:46 AM PST

Një person ka humbur jetën në Brezovicë, pasi ai është goditur nga një ortek bore.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, derisa 24 vjeçari nga Ferizaj, ka qenë duke skijuar jashtë shtigjeve të skijimit, konkretisht në një shteg që është i pjerrët dhe i rrezikshëm i njohur si "Shtegu i Shqiponjave".

Policia në Ferizaj ka konfirmuar për KTV-në se ngjarja ka ndodhur rreth 14:00. Zëdhënësi, Agim Gashi, ka thënë se vdekjen e të riut e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Në momentin e ortekut, afër viktimës kanë qenë edhe persona të tjerë, mirëpo që kanë shpëtuar. Trupi i viktimës pa shenja jete është nxjerrë nga bora nga shokët e viktimës.

Ky është viktima e parë që humb jetën në Brezovicë në rrethana të tilla, që nga viti 1981. Atë botë, një ortek i kishte zënë disa njerëz që qëndronin në një parking të Brezovicës.

Përkujtohen Ahmet Kaçiku e Vezir Jashari

Posted: 19 Jan 2017 06:42 AM PST

Në 18 vjetorin e rënies së heroit të kombit Ahmet Kaçiku dhe dëshmorit Vezir Jashari, përfaqësues të institucioneve komunale, bashkëluftëtarë, familjarë e qytetarë të shumtë bënë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Ferizaj.

Velime Kaçiku, nëna e heroit Ahmet Kaçiku, tha se ndihet krenare që edhe pas 18 viteve sheh gjithë këta njerëz që nderojnë veprën e djalit të saj, i cili dha jetën për lirinë  dhe pavarësinë e Kosovës.

 "Pikërisht sot 18 vite ka rënë në orën 12:00, ashtu më kanë thënë, po na ndihmojnë edhe këta njerëz të mirë për me kalu dhimbjen, nuk kam besu se në këtë kohë të vështirë sot do të vijnë këta njerëz, nuk është sot vetëm dita e djalit tim po edhe e Vezir Jasharit, mua më ngritin shumë lartë shoqëria e tij dhe të gjithë njerëzit që janë dalë sot këtu", tha Velime Kaçiku, nëna e heroit Ahmet Kaçiku.

Bashkëluftëtari i Ahmet Kaçikut, Shukri Buja, duke ndarë kujtime nga koha e luftës, tha se Kaçiku do të mbetet njëri ndër pjesëtarët më të shquar që ka patur Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

"Ishte njëri nga komandantët të cilët në kohën e janarit të ftohtë, në kohën e gjenocidit serb, të masakrimit të civilëve në Reçak, ishte  drejtpërdrejtë në vijën e frontit, ai arriti të rikthej pozicionet e UÇK-së mbi Reçak, arriti t'i tërheq kufomat e ushtarëve të rënë, arriti që të vazhdoj lufimet për të mbrojtur kufomat në Reçak dhe gjatë ripozicionimit të ushtarëve të tij goditet nga njësitet vëzhguese diverzante serbe sepse u identifikua si epror gjatë pozicionimit të ushtarëve, Ahmet Kaçiku do të mbetet gjithmonë njëri nga njerëzit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës",tha Buja.

Pranë lapidarit të heroit të kombit Ahmet Kaçiku, në Gërkovë, mbi fshatin Reçak, u vendos gurthemeli i një kulle dedikuar Dëshmorëve të Zonës Operative të Nerodimes. / TELEVIZIONI TEMA /

Dy pulla postare për Ferizajn

Posted: 19 Jan 2017 06:33 AM PST

Prishtinë, 19 janar 2017 –

Posta e Kosovës ka emetuar dy pulla postare me imazhe nga qyteti i Ferizajt. Ato veçojnë disa segmente që e karakterizojnë Ferizajn, si: tolerancën fetare përmes pamjes së Xhamisë së Madhe dhe Kishës Ortodokse të vendosur në një hapësirë, hotelerinë, si dhe fenomenin natyror – bifurkacionin e lumit Nerodime.

Qyteti Ferizaj gjendet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, në një hapësirë prej 344 kilometra katrorë. Shtrihet në luginën e malit Sharr, në lartësi mbidetare prej 573 metra.

Fillimisht ishte një vendbanim i vogël. Në vitin 1873, me funksionalizimin e hekurudhës që në atë kohë lidhte këto troje me Selanikun, fillon zhvillimi i hovshëm i këtij vendi. Emërtimin e sotëm e mori nga pronari i bujtinës së parë të ndërtuar, Feriz Shasivari.

Qyteti Ferizaj, me pozitë të volitshme gjeografike dhe infrastrukturë të zhvilluar, paraqet një udhëkryq të rëndësishëm që i lidh jo vetëm qytetet e vendit tonë, por edhe Prishtinën me Shkup.

Ky qytet shquhet për raritetin natyror – bifurkacionin (bigëzimin) e lumit Nerodime. Degëzimi i këtij lumi në dy degë kryesore, me ndihmën e lumenjve të tjerë nga ana e majtë e mundëson derdhjen e ujit në Detin e Zi, ndërsa nga ana e djathtë në Detin Egje.

Filatelia e Kosovës, përmes pamjeve të pullave postare dhe produkteve filatelike, vazhdon të promovojë vlerat dhe trashëgiminë e Republikës së Kosovës.

Këto pulla postare mund t'i gjeni në zyrat postare të Postës së Kosovës.

Zarfi i Dites se Pare_Ferizaj

Nënshkruhen kontratat për përfituesit e ankandit publik

Posted: 19 Jan 2017 05:59 AM PST

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Shemsedin Sojeva, gjatë ditës së sotme kanë bërë nënshkrimin e kontratave për përfituesit e ankandit publik, përball kompanisë "Gani Rosha" në rrugën "Cen Dugolli"në Ferizaj.

15977864_1405706712797481_6923599782923320525_n

Përfitues të këtyre pronave janë Valon Muhaxheri dhe Bahri Sadiku nga Ferizaj. Pronat do të shfrytëzohen në afat prej 10 viteve, ndërkaq ky vendim është marr në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, dhe gjithçka ka shkuar në mënyrë të rregullte dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.

16114376_1405706706130815_1360488524689697777_n

Bëhet hapja e qendrës së autizmit

Posted: 19 Jan 2017 05:54 AM PST

Ferizaj.19.01.2017. Në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Zaskok, tash e tutje do të funksionojë edhe qendra për personat me autizëm.
Inaugurimin e kësaj qendre e bëri kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku edhe me donatoren kryesore për hapjen e kësaj qendre dr. Shpresa Xhaklin e cila është nënë e një fëmiju me autizëm në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Kryetari Svarqa, hapjen e kësaj qendre e ka vlerësuar tejet lart, duke thënë se një qendër e tillë i ka munguar qytetit të Ferizajt.
16143136_1405681729466646_8899098521669250262_n
"Unë jam shumë i sigurte se ky është një fillim i mirë dhe në të ardhmen do të ketë mundësinë edhe të zgjerimit, jo vetëm nëpër hapësira fizike, por edhe në zgjerimit me kapaciteteve njerëzore me njerëz profesional që do të ndihmojnë dhe do të ndikojnë në trajtimin e të gjithë atyre që kanë nevojë për tu trajtuar, dhe që janë prekur nga ky sindorm i cili për shëndetësinë tonë, është mjaft i komplikuar dhe i cili sipas shënimeve që kemi ka tendenca të rritjes", ka thënë kryetari Svarqa, duke theksuar se se në të ardhmen do të shikohen edhe mundësitë buxhetore që të trajtohen në mënyrë institucionale këta njerëz për të cilët shoqëria ka obligim që t'i trajtojë si qytetarë të barbarët të shoqërisë.
Nga ana tjetër dr. Shpresa Xhakli, e cila ka bërë edhe dhurimin e mjeteve që duhet të punohet me fëmijët me autizmit, ka thënë se këtë gjë e ka bërë si një nënë që ka fëmijën e saj të sëmurë me autizëm. Ajo tha se në këtë mënyrë ka shprehur vullnetin e saj që t'ju del në ndihmë të gjithë prindërve që kanë fëmijë të sëmurë me autizëm.
"Apeli për prindërit është, se nëse nuk bashkohen të gjithë prindërit për t'i ndihmuar fëmijët e tyre, askush nuk mundet ti ndihmojë, por duhet vet të bëjmë çmos që t'ju dalin në ndihmë sepse edhe fëmijët e juaj duhet të shkojnë në shkollë dhe të merren me aktivitete të ndryshme", ka thënë Xhakli.

16143195_1405681776133308_751250601668718778_nNdërkaq Cen Krasniqi, kryetar i shoqatës më fëmijët me autizëm, ka falënderuar komunën e Ferizajt dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në hapjen e kësaj qendre. Ai tha se kjo sëmundje çdo ditë ka tendenca të rritjes në Kosovës.
"Ne duhet të luftojmë që këta fëmijë të integrohen në përditshmërinë, duhet me pas programe shkollore me shku nëpër shkolla të rregullta, nëpër restorante dhe mos me hezitu për asgjë, sepse krim është nëse e fsheh fëmijën me autizëm. Në bazë të një prognoze që është bërë në vitin 2032 nëse vazhdon ky trend pa trajtim të duhur, ka me qenë çdo i dyti fëmijë me autizëm dhe duhet me ditë që kapacitete e këtyre fëmijëve janë shumë të mëdha nëse punohet mirëfilltë me ta", ka thanë Krasniqi.
Me fëmijët me autizëm në këtë qendër do të punojë edhe psikologja Doruntina Asllani. Ajo tha se me personat me autizëm punon që nga vitit 2009 dhe sipas saj hapja e kësaj qendre ka qenë tejet e domosdoshme në komunën e Ferizajt.
"Krijimi i infrastrukturës na ndihmon shumë, sepse personat me autizëm janë raste shumë sfiduese dhe dojnë kushte dhe ambiente shumë të përshtatshme për trajtimin dhe avancimin e tyre", është shprehur Asllani.
Qendra e autizmit do të punojë çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në orën 16:00 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Zaskok.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more