Skip to main content

“Greqi, arrestohet shqiptari me 89 kg hashash” plus 9 more Lajmet

“Greqi, arrestohet shqiptari me 89 kg hashash” plus 9 more Lajmet


Greqi, arrestohet shqiptari me 89 kg hashash

Posted: 13 Jan 2017 12:12 PM PST

Rreth 89 kg kanabis i është sekuestruar një shqiptari në Greqi. Gjithashtu poseduesi i lëndës narkotike është arrestuar në zonën Kardamitsa, pranë aeroportit të Janinës. Gjatë kontrollit që ushtroi policia në mjetin e tij, u gjetën në portbagazh rreth. Marijuana ishte e ambalazhuar në 85 pako dhe e futur në dy çanta udhëtimi.

Mjeti që u sekuestruar, është në pronësi të një shtetasi rumun, i cili po kërkohet nga policia. Gjithashtu u sekuestruan dy telefona celularë dhe 150 euro. Ndaj shqiptarit , emri i të cilit nuk bëhet me dije, rendon akuzat e trafikut të lëndëve narkotike.

13 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Greqi, arrestohet shqiptari me 89 kg hashash appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Del në shitje motori elektrik (Video)

Posted: 13 Jan 2017 12:06 PM PST

E ka parë dritën e prodhimit në vitin 2014 dhe tani pas më shumë se dy vjetësh del në shitje për tregun Europian. Flasim për motorin elektrik "Johammer J1", i prodhuar nga një kompani austriake, me të njëjtin emër.

Me një autonomi që e lejon që të ece me 200 km në orë, Johammer tashmë është riemëruar si Tesla e dy rrotave. Duke braktisur dizajnin klasik , ky motor elektrik ka një kuti alumini që mban baterinë.

Motori elektrik Johammer është realizuar në di versione që quhen J1.150 dhe J1.200, ku diferenca mes tyre është e madhe. Emri me numrat në fakt tregon për kalueshmërinë e kilometrave, duke shfrytëzuar ngarkesën e plotë të baterisë.

13 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Del në shitje motori elektrik (Video) appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Assange pranon të ekstradohet nëse lirohet Manning

Posted: 13 Jan 2017 12:02 PM PST

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange pranon që të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke vendosur një kusht të vetëm, faljen dhe lirimin e Chelsea Manning. Kjo do të thoshte se Assange pranon që të largohet nga ambasada ekuadoriane në Londër për t'u ballafaquar me akuzat e spiunazhit. Ushtari transgjinor, Chelsea Manning është dënuar me 35 vjet burg për dorëzimin e 7 mijë dokumenteve diplomatike të ushtrisë.

ËikiLeaks thotë në Twtter: "Nëse Obama i jep faljen Manning, Assange do të bie dakord për ekstradimin e tij në SHBA, pavarësisht anti-kushtetutshmërisë së qartë të Departamentit Amerikan të Drejtësisë".

Julian Assangë është duke jetuar në Ambasadën e Ekuadorit prej më shumë se katër viteve, pasi iu dha azil për të shmangur ekstradimin në lidhje me përdhunimin e një gruaje në Suedi.

13 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Assange pranon të ekstradohet nëse lirohet Manning appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Thahet Venecia, gondolat nuk mund të lundrojnë mbi ujë (Foto)

Posted: 13 Jan 2017 11:35 AM PST

Për të dytin vit radhazi, niveli i ujit të detit ra aq shumë se thanë kanalet në Venecia. Si pasojë e kësaj, gondolat nuk mund të lundronin mbi ujë dhe turistët që ishin për Vit të Ri në Venecia, nuk mundën ta shijonin romanticitetin e këtij qyteti.

Këta të fundit janë përballur me kanale të thata, ku shtretërit e tyre kanë qenë të mbuluar nga balta dhe me themelet e pallateve buzë tyre. Nivelet jashtëzakonisht të ulëta të ujit janë shkaktuar nga thatësia anormale e këtij viti.Edhe pse rënia e nivelit të ujit në këtë periudhë është normale, këtë viti ai ka rënë rreth 60-70 cm nën mesataren. Ky është një fenomen mjaft i çuditshëm nëse marrim parasysh se Venecia është një qytet që po fundoset ngadalë.

13 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Thahet Venecia, gondolat nuk mund të lundrojnë mbi ujë (Foto) appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Gruevski nuk pranon kushtet e Ali Ahmetit për dygjuhësinë

Posted: 13 Jan 2017 11:18 AM PST

Pa marrë parasysh rezultatit rreth formimit të qeverisë në periudhën e ardhshme, a do të formohet dhe kush do ta formoj, VMRO DPMNE nuk do të bisedojë dhe nuk do të lejojë ndryshim të Kushtetutës për miratimin e dygjuhësisë në tërë territorin e shtetit dhe as zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale, thuhet në reagimin e kësaj partie ndaj njoftimit të djeshëm të BDI-së.

"Arsyet për këtë deri më tani në opinion janë nxjerrë disa herë ndërsa kanë të bëjnë me përpjekjen për shtet unitar, mbrojtjen e rendit kushtetues, përpjekjet tona politike të nxjerra në periudhën para- zgjedhore, Marrëveshjen e Ohrit si dhe marrëveshjen e qershor- korrikut 2015 (Marrëveshja e Përzhinës v.j) që ky koalicion e respektoi në përpikëri siç u arritëm vesh dhe firmosëm dhe s'ka ndërmend ta ndryshoj" thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

"Prokuroria Speciale është buton i cili do të shtypet çdoherë kur dikush do të tentoj të mos luaj ashtu siç i diktohet nga jashtë. Prpliroria Speciale është vegël me të cilën degradohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit, nuk është e pavarur dhe nuk ka lidhje me të drejtën dhe drejtësinë. Ajo është instrument për vazhdimin e krizës dhe mbajtjen e Maqedonisë në peng dhe ne asnjëherë nuk do të pranojmë Maqedonia të mbahet peng dhe të ekzistoj instrument për disiplinim të secilit që lufton për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore. Mos- lejimi për vazhdimin e mandatit të PSP-së nuk është frikë, por guxim dhe vullnet" thuhet më tej në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Nga partia e Ali Ahmetit pas seancës së djeshme të kryesisë qendrore të BDI-së, njoftuan se përdorimi i barabartë të gjuhës zyrtare shqipe, integrimi në NATO dhe BE si dhe vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale për zbardhjen e dyshimeve që dalin nga skandali i përgjimeve, "janë synimet që si kushte s'mund të jenë lënë bisedimi"

13 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Gruevski nuk pranon kushtet e Ali Ahmetit për dygjuhësinë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

“The Guardian” përzgjedh zonën e Tërnovës mes fotove më të bukura të ditës

Posted: 13 Jan 2017 10:34 AM PST

"The Guardian" ka publikuar sot fotot më bukura të ditës dhe mes tyre rendit një foto nga malet e Shqipërisë të mbuluar më borë. Në pamjen e publikuar duke fshati Tërnovë në Bulqizë i mbuluar plotësisht nga bora. Fotografia që ka mahnitur median britanike është realizuar nga Hektor Pustina.

"The Guardian" e ka cilësuar si një foto tepër të bukur, madje shkruar se ky vend është 80 milje larg nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Foto është shkrepur nga fotografi shqiptar Hektor Pustina. "Ja një foto mahnitëse ajrore e fshatit të izoluar të Tërnovës. Një vend rreth 80 milje në veri të Tiranës", shkruan "The Guardian" në përshkrimin e fotografisë në Instagram.

Ndërkohë në të njëjtën faqe janë publikuar edhe pamje të tjera nga qytetet ballkanike të mbuluara me borë, si kjo e Athinës.

13 janar 2017 (Stilografi.com)

The post "The Guardian" përzgjedh zonën e Tërnovës mes fotove më të bukura të ditës appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Berisha, gol dhe të kuq ndaj ish ekipit të tij

Posted: 13 Jan 2017 10:11 AM PST

Besart Berisha ishte protagonisti kryesor i sfidës mes Melbourne Victory dhe Brisbane Roar në A-League të Australisë. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol në fitoren 3-2 të Melbourne-it ndërkohë që në minutën e 58-të pas një veprimi të pahijshëm ndaj një kundërshtari u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me një lojtar më pak skuadrën e trajnerit Kevin Muscat.

Megjithatë Victory e ruajti avantazhin e krijuar në pjesën e parë deri në fund duke regjistruar një fitore shumë të rëndësishme që afroi në vetëm 4 pikë Melbourne-in me Sydney-in që kryeson klasfikimin në kampionatin australian. Për të koleksionuar fitoren e 6-t rradhazi në A-League, Melbourne realizoi 3 gola të shpejtë në harkun e 27-minutave. Fillimisht Troisi dhe më pas Rojas e cuan rezultatin në 2-0 në favor të skuadrës vendase. Për të ardhur te goli i Berishës në minutën e 27-të. 31-vjecari nga Prishtina fitoi një 11-metërsh, teksa nga pika e bardhë u tregua shumë i saktë duke realizuar sërish ndaj ish skuadrës së tij.

Ky ishte goli i 12-të në këtë sezon të A-League për Berishën që kryeson i vetëm listën e golashënuesve. Megjithatë Brisbane Roar u rikthye në ndeshje me dy finalizime të shpejta në minutat e fundit të pjesës së parë. Në të 58-tën Berisha ja bëri më të vështira gjërat skuadrës së tij sepse u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryesor pasi goditi me bryll një mbrojtës kundërshtar. Por deri në fund në stadiumin Ammi Park shifrat nuk ndryshuan më me Melbourne Victory që koleksionoi kështu një fitore me shumë vlera në një ndeshje delikate.

13 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Berisha, gol dhe të kuq ndaj ish ekipit të tij appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Ishujt e diskutueshëm, Kina paralajmëron Trumpin: Rrezik lufte!

Posted: 13 Jan 2017 10:02 AM PST

Ekziston rreziku i një "lufte në shkallë të gjerë" midis SHBA-së dhe Pekinit, nëse SHBA do të përpiqet për të bllokuar qasjen në Detin e Kinës Jugore. Paralajmërimi vjen nga mediat kineze pas deklaratave të Sekretarit të Shtetit të emëruar nga Donald Trump, Rex Tillerson, në lidhje me ishujt artificialë të ndërtuara në ujërat e kontestuara. Nëse paralajmërimet do të bëheshin realitet, do të ekzistonte rreziku serioz i një "ballafaqimi ushtarak".

Duhet t'i dërgojmë një sinjal të qartë Kinës, për ta kuptuar se ndërtesat në ishull nuk duhet të ndërtohen më dhe se qasja e saj për ishujt nuk do të lejohet", – kishte theksuar Tillerson, duke iu referuar ishujve ku janë ndërtuar infrastruktura detare dhe ushtarake. Tensioni i lartë mes dy vendeve ishte manifestuar në rastin e dronit amerikan të sekuestruar nga Kina dhe nga telefonata e Trumpit për liderin e Tajvanit.

Shtypi kinez e ka cilësuar si "të pakuptimtë" pretendimin për të ndaluar hyrjen në ishuj, gjë që mund të çojë në një përballje ushtarake. "Nëse ekipi diplomatik i administratës Trump, do të vazhdojë të përcaktojë marrëdhëniet kinezo-amerikane, duke ndjekur linjën aktuale, dy palët kanë të gjithë interesin për t'u përgatitur për një konfrontim ushtarak", – lexohet në një editorial të "Global Times".

Megjithatë, reagimi zyrtar kinez për pohimet e Tillerson ka qenë i moderuar. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lu Kang, ka deklaruar: "Situata në detin kinez është paqësore dhe shpresojmë që vendet që nuk kanë lidhje me rajonin, do të dinë të respektojnë një situatë paqësore, që është interes vendimtar në gjithë botën".

13 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Ishujt e diskutueshëm, Kina paralajmëron Trumpin: Rrezik lufte! appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Sherr në avionin Bejrut-Londër, piloti bën ulje emergjente (Video)

Posted: 13 Jan 2017 09:33 AM PST

Shuplaka dhe grushte mes pasagjerëve të një avioni të nisur nga Bejruti i Libanit, drejt Londrës në Britaninë e Madhe.

Dikush përpiqet të ndajë "sfiduesit" në bord. Motivi i grindjes së dhunshme nuk është akoma i qartë. Komandanti i avioni ka qenë i detyruar të bëjë një ulje të detyruar në Stamboll të Turqisë për shkak të sherrit të paparë.

13 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Sherr në avionin Bejrut-Londër, piloti bën ulje emergjente (Video) appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

El Salvador, vendi ku regjistrohen 14,4 vrasje në ditë

Posted: 13 Jan 2017 09:02 AM PST

azEl Salvadori mund të konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për të jetuar. Aty dominojnë bandat kriminale, të cilat përleshen çdo ditë me njëra-tjetrën për shkak të territorit. Të enjten për herë të parë pas dy vitesh në këtë shtet nuk është regjistruar asnjë vrasje. Howard Cotto, shefi i policisë së El Salvador, gjatë një deklarate për mediat, tha se pas një periudhe të gjatë kohore, dita ka kaluar pa u shënuar ndonjë vrasje.

Sipas tij, dita e fundit që në El Salvador ka kaluar pa ndonjë vrasje të regjistruar, ka qenë ajo e 22 janarit të vitit 2015. Gjatë vitit 2016 në këtë shtet të Amerikës Qendrore mesatarja e vrasjeve në ditë ka qenë 14.4.

El Salvador është njëri nga shtetet që ka kaluar në një periudhë lufte, por që akoma llogaritet i rrezikshëm. Në vitin 2015, në këtë shtet për çdo 100 mijë banorë janë vrarë 104 persona. Të dhënat flasin se në vitin 2016 përqindja e të vrarëve ishte ulur për 2 për qind. Gjithsesi situata mbetet jashtë kontrollit të autoriteteve shtetërore dhe për të jetuar në këtë vend është shumë e rrezikshme.

13 janar 2017 (Stilografi.com)

The post El Salvador, vendi ku regjistrohen 14,4 vrasje në ditë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more