Skip to main content

“Gratë kosovare në ISIS, kujdesen për shtëpinë e fëmijët – besojnë se vendimi i tyre ishte i drejtë (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Gratë kosovare në ISIS, kujdesen për shtëpinë e fëmijët – besojnë se vendimi i tyre ishte i drejtë (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Gratë kosovare në ISIS, kujdesen për shtëpinë e fëmijët – besojnë se vendimi i tyre ishte i drejtë (Video)

Posted: 26 Jan 2017 03:30 PM PST

Gratë nga Kosova që i janë bashkuar konfliktit në Siri dhe Irak kujdesen për shtëpinë dhe fëmijët. Janë mbi 40 gra nga Kosova që janë pjesë e ISIS dhe vetëm shtatë prej tyre kanë arritur të kthehen.

Rudinë Jakupi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se këto gra të kthyera janë tërësisht të izoluara për shkak se paragjykohen nga komuniteti ku jetojnë.

"Këto gra janë thellësisht të bindura se vendimi për t'ju bashkuar konfliktit në Siri e Irak ka qenë i drejtë," thotë Jakupi në një intervistë në emisionin Kontakt, në Tribuna Channel.

Sipas saj, përveç burrave edhe gratë kanë të njëjtën potencial për t'u radikalizuar e për të qenë pjesëmarrëse në ekstremizmin e dhunshëm dhe përçuese të ideologjive. Kosova është vendi i dytë në Ballkan për nga numri i grave që i janë bashkuar ISIS, pas Bosnje Hercegovinës me rreth 60 gra. Më pas renditen Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

The post Gratë kosovare në ISIS, kujdesen për shtëpinë e fëmijët – besojnë se vendimi i tyre ishte i drejtë (Video) appeared first on Telegrafi.

Fan Noli në mediat franceze më 1929: Shqiptarët po vriten në Jugosllavi dhe në Greqi

Posted: 26 Jan 2017 02:05 PM PST

Aurenc Bebja

Revista mujore franceze "Le Cris des Peuples", 4 marsin e vitit 1929, ka botuar shkrimin e Fan Nolit, i cili gjendet në faqen 18.

Serbët dhe grekët po ushtronin metoda barbare shpronësimi, dëbimi dhe asgjësimi ndaj bashkatdhetarëve tanë, të cilët, për arsye të politikave makiavelike, fatkeqësisht u gjendën jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë.

Në vijim është analiza alarmuese e Fan Nolit përreth kësaj situate:

"Diktatura jugosllave peshon rëndë mbi të gjithë popujt e nënshtruar nga militaristët serbë. Ajo është shtypëse për shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë dhe Dibrës, të aneksuara me radhë në vitin 1880, 1912, 1919 dhe 1924 nga Serbia.

Bëhet fjalë për afërsisht një milion banorë të privuar nga të drejtat më bazike. As edhe një shkollë e vetme shqiptare për këtë popullatë kompakte që e kalon numrin e asaj të Shqipërisë së pavarur e të gjymtuar nga Traktatet. Asnjë shoqatë, madje as për bamirësi, nuk është lejuar për ta. Asnjë anëtar nuk i përfaqësonte në Skupshtinën (Kuvendi Serb) e shpërbërë.

Udhëheqësi i tyre, Ferhat Draga, u dënua me njëzet vite burg për kryerjen e krimit në lidhje me shpalljen e rikandidimit të tij për t'u rizgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kolegu i tij, ish-deputeti Nisam Xhafurri (Gafurri), u vra pabesisht në vitin 1927, për të njëjtën arsye. Rivali i tyre, Jusuf Ahmeti, u vra kohëve të fundit, për arsye se guxoi të zgjidhej anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Prishtinës.

Kështu hiqen qafe liderët problematikë. I vrasin në mes të ditës dhe në mes të qyteteve. Vrasësit janë anëtarë famëkeq të bandave fashiste të cilat terrorizojnë këta rajone që nga luftërat ballkanike nën kujdesin e qeverisë së Beogradit.

***

Disa të shtëna me revole mjaftojnë për udhëheqësit. Sa për banorët, ata ekzekutohen me mitraloz ose detyrohen të emigrojnë për t'u lënë vendin pushtuesve fashistë serbë. Në këtë lloj mënyre serbizohen sistematikisht të gjitha rajonet shqiptare et sidomos ato të ndodhura afër kufirit shqiptaro-jugosllav ose përgjatë hekurudhave. Dhjetëra mijëra të pafatë janë të detyruar të shkojnë jashtë vendit në këtë mënyrë çdo vit.

Më e keqja është se asnjë shtet nuk dëshiron t'i marrë këta refugjatë. Turqia është e mbushur plot, Shqipëria është e varfër për t'u ofruar atyre një shtëpi të re, ndërsa vendet e tjera janë të mbyllura ndaj këtij lloj migrimi masiv. Kështu, kohët e fundit, një grup prej tre mijë të këtyre emigrantëve, pasi u endën nëpër gadishullin e Ballkanit – nga toka – për muaj e muaj, u detyruan gjithashtu të lëvizin edhe nëpërmjet detit… Nuk i lejonin të zbarkonin në asnjë port. Disa të mbijetuar të këtij udhëtimi u vendosën në Shqipëri. Të tjerët vdiqën nga uria, i ftohti, lodhja dhe nga sëmundjet e marra gjatë rrugëve.

Po fati i shqiptarëve të krahinës së Çamërisë (Epiri i Jugut), e aneksuar nga Greqia, e cila nuk është ndryshe (nga shembulli Jugosllav). Kjo është vetëm një përsëritje e të njëjtës tragjedi me tri akte: Shpronësim, dëbim, asgjësim.

***

Unë kam folur më sipër për një milion shqiptarë në Jugosllavi. Sipas jugosllavëve, atje tani ka vetëm 700 mijë! Mos vallë i kanë hequr qafe 300 mijë? Dhe, sa kohë do u duhet për të eliminuar ata që kanë mbetur ? Ata (jugosllavët) do të veprojnë shpejt kësaj here dhe pa formalitete të panevojshme. Dhe kjo do të jetë lavdia më e madhe e 'Dorës së Bardhë Panserbe'!

Në mes të Evropës po përsëritet një tragjedi po aq e përgjakshme sa ajo e armenëve në Azinë e Vogël. Por tragjedia armene ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur ishte e vështirë të ishe human, ndërsa tragjedia shqiptare në Jugosllavi ndodh para syve tanë në kohë paqeje, kur është e vështirë të imagjinohet se mund të jemi aq mizor.

Pra, kancelaritë evropiane, të cilat janë të vetëdijshme për këtë çështje, nuk janë shqetësuar fare. Me sa duket, tonet e zbutura nuk janë në modë… Në Azinë e Vogël, bëhej fjalë për krishterë që u shfarosën nga muhamedanët turq. Në Jugosllavi dhe Greqi, bëhet fjalë për muhamedanë shqiptarë të shfarosur nga krishterët serbë dhe grekë. Ky është ndryshimi. Dhe kjo shpjegon në një farë mase indinjatën e djeshme dhe apatinë e sotme. A jemi ende në mesjetë?

E gjitha kjo e ka një shpjegim: vrasësit e armenëve ishin turqit, armiqtë e Luftës së Madhe; vrasësit e shqiptarëve janë serbët dhe grekët, aleatët e Luftës së Madhe.

Gjithçka u lejohet aleatëve fisnikë. Por atëherë, a jemi ende në luftë? Fatkeqësisht, po. Vetëm naivët besojnë se kemi bërë paqen e Versajës"!

The post Fan Noli në mediat franceze më 1929: Shqiptarët po vriten në Jugosllavi dhe në Greqi appeared first on Telegrafi.

KFOR: Ushtarët serbë nuk hynë në territorin e Kosovës

Posted: 26 Jan 2017 12:27 PM PST

Një fotografi e bërë nga anëtarët e Ushtrisë amerikane së bashku me ushtarë serbë, bëri bujë në Kosovë – për atë se si serbët mund të hyjnë në territorin e Kosovës.

Por, KFOR i kanë treguar Klan Kosovës se kjo fotografi nuk është bërë brenda territorit të Kosovës, por në vijën kufitare Serbi-Kosovë.

"Në përputhje me mandatin, Rezolutën 1244 dhe me Marrëveshjen Tekniko Ushtarake, KFOR kryen aktivitetet e monitorimit të kufirit. Këto kryen rregullisht në bashkëpunim me Ushtrinë e Serbisë ose edhe me Policinë Kufitare të Kosovës", thuhet në përgjigjen e zyrës për media të KFOR-it. "Aktivitetet janë bërë brenda zonave të miratuara përgjatë vijës kufitare serbo-kosovare. Fotografia e përmendur është bërë në njërën nga këto zona dhe kjo nuk tregon forcat serbe në territorin e Kosovës".

Sipas mediave serbe kjo fotografi është realizuar më 16 dhjetor të vitit të kaluar nga rreshteri amerikan, Caleb Bario, i cili ishte pjesë e patrullës. /Klan Kosova/

The post KFOR: Ushtarët serbë nuk hynë në territorin e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Deda: Trenin e ndalën SHBA-të

Posted: 26 Jan 2017 12:19 PM PST

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, në emisionin Politikë me Sejdi Demirin, ka deklaruar se trenin në Rashkë nuk e ka ndalur as Hashim Thaçi e as Aleksandar Vuçiqi.

"Trenin e kanë ndalur Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka thënë ai, duke mos e mohuar në këtë rast rolin e forcave të Policisë. Por, thotë se njësia ROSU janë urdhëruar nga drejtori i Policisë dhe jo nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Tribuna/

The post Deda: Trenin e ndalën SHBA-të appeared first on Telegrafi.

Autobusët e rinj nuk do të shihen në rrugë të Prishtinës para 20 shkurtit (Video)

Posted: 26 Jan 2017 12:12 PM PST

Edhe të paktën tre javë prishtinasit do udhëtojnë me kësi autobusë të vjetër.

15 autobusë të rinj do qëndrojnë në këtë parking të "Trafikut Urban" deri më 20 shkurt, që i bie shumë më gjatë seç kishte premtuar nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në fund të vitit të kaluar.

Kryeshefi ekzekutiv i "Trafikut Urban" po thotë se janë disa arsye pse këto mjete udhëtimi nuk do dalin më herët nëpër rrugët e Prishtinës. Ndërkohë, eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Deda, po thotë se është e pamundur që brenda këtij viti të dalin në qarkullim gjithë 51 autobusët, marrë parasysh që infrastruktura nuk është rregulluar ende. /Klan Kosova/

The post Autobusët e rinj nuk do të shihen në rrugë të Prishtinës para 20 shkurtit (Video) appeared first on Telegrafi.

Serbia po e sheh Kosovën si “kafshatë të lehtë”

Posted: 26 Jan 2017 11:56 AM PST

Qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në raportet me Serbinë dhe zhvillimet e fundit në politikën ndërkombëtare. Reciprociteti dhe Formimi i Ushtrisë së Kosovës shihet nga analistët si opsion që mund të frenojë ambiciet e Serbisë në Kosovë.

Raportet Kosovë-Serbi nuk po acarohen, pasi kanë qenë të acaruara në vazhdimësi, ka thënë në një prononcim për Telegrafin, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi.

Ai tha se nuk i kujtohet të kenë pasur ndonjëherë raporte të mira serbët dhe shqiptarët e kjo, sipas tij, do të jetë e njëjtë edhe në të ardhmen.

Selimi tha se nuk janë shqiptarët ata që duan luftë me Serbinë, porse Serbia do luftë me shqiptarët. E, sa i përket takimit të fundit të krerëve të Kosovës me ata të Serbisë, shton se situata e fundit i ka nxjerr në pah dy prononcime interesante.

"Kreu i shtetit të Serbisë kërcënon, pra luftën e përmend si kërcënim ndaj qytetarëve të Kosovës; Thaçi e përmend luftën si frikësim ndaj qytetarëve të Kosovës. Njëri duke kërcënuar e tjetri duke i frikësuar qytetarët e Kosovës e kanë një plan të përbashkët", ka thënë Selimi për Telegrafin.

Ai shprehet se mund të ketë përshkallëzim të situatës, nëse raportet në fushën e sigurisë janë të disbalancuara.

"Serbia e ka një ushtri kërcënuese dhe të përgatitur për t'u futur në Kosovë, ndërkohë që Kosova dhe institucionet e saj nuk e ndërtojnë ushtrinë e vet. Sikur Kosova ta kishte ushtrinë e saj, të përgatitur, duke i shtuar këtu edhe partneritetin me NATO-n, Serbia do të urtohej dhe nuk do të paraqiste rrezik. Rreziku vjen meqë jemi cak i lehtë, kafshatë e lehtë në sy të Serbisë", shtoi tutje Selimi.

I pyetur nga Telegrafi se cilët janë faktorët pengues që sot Kosova nuk e ka ushtrinë e vet, ai tha se nuk ka vullnet politik nga ana e Qeverisë. Ndërkaq, shtoi se presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli vazhdojnë të bëjnë lojëra me opinionin publik.

"Nuk ka nevojë që prezenca e Policisë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në veri, të numërohet si ndërhyrje. Paralajmërimi se më 1 ose 15 shkurt do të shembet muri në anën veriore të lumit Ibër, është thjesht paralajmërim për një problem. Me murin ata shohin jo zgjidhje të problemit, por krijim të problemit", ka thënë Selimi.

Sipas tij, e gjithë kjo që po ndodh mund të kthehet në favor për Serbinë në rrafshin diplomatik.

"Serbia mund ta përdor këtë fjalor në aspektin diplomatik. Mos të harrojmë, Serbia tashmë është në avantazh për shkak se murin në anën veriore të urës së Ibrit e ka kthyer në një grackë Kosovën. Ndaj, kërkon pretekste për ndërhyrje në punë të brendshme të Kosovës", ka thënë deputeti i VV-së.

Dren Ajeti, nga Grupi për studime Politike dhe Juridike, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ngjarjet e fundit treguan se është i largët normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, pala kosovare është nisur në këto bisedime me idenë se Serbia do ta njohë Kosovën.

"Kjo nuk do të ndodhë përderisa Serbia mundohet me çdo kusht ta minojë këtë shtetësi", ka thënë Ajeti.

Sipas tij, provokimi i fundit me trenin rus e mbushi kupën e provokimeve, për çka edhe Qeveria e vendit u detyrua të veprojë.

"Treni simbolizonte atë që Serbia pretendon për Kosovën – se është Jerusalemi i tyre", thekson Ajeti, duke shtuar se provokimi serb te qytetarët e Kosovës ka krijuar ndjenjën se një incident me pasoja fatale mund të ndodhë. "Problemet e BE-së, kriza e refugjatëve, luftërat në Lindjen e Mesme etj. kanë bërë që shtetet të mos e kenë më prioritet Ballkanin dhe rrjedhimisht fokusi të zhvendoset diku tjetër. Kjo ka bërë që qytetarët të humbin besimin në faktorin ndërkombëtar si garantues i stabilitetit në rajon".

Për të, provokimet serbe janë drejtuar ashtu që sjellja e palës kosovare të paraqitet si agresion.

"Ndalja e trenit nga njësitë speciale të Policisë është vlerësuar si ndalim i lëvizjes së lirë, si veprim për të mos lejuar kthimin e serbëve në Kosovë etj. Shumë media ndërkombëtare i morën këto mesazhe duke e paraqitur rastin e trenit si ndalje jo nga Policia e një shteti të pavarur dhe sovran, por si ndalje nga forcat e armatosura shqiptare", thotë ai.

Sa i përket mediave serbe, Ajeti mendon se ato pasqyrojnë realitetin e Kosovës në formën që u konvenon atyre.

"Ka një pajtim në heshtje mes mediumeve serbe që çdo veprim nga pala shqiptare në Kosovë të vlerësohet si shkelje e të drejtave të serbëve. Rasti i fundit ishte i arrestimit në Prizren të personit me simbolet e nacionalistëve serbë që kishin kryer krime në Kosovë, që në mediat serbe u paraqit si arrestimi i një serbi që kishte vendosur të shëtiste nëpër Prizren", ka thënë Ajeti.

Avokati nga Mitrovica, Musa Damati, situatën e tashme e ka vlerësuar të sigurt, pasi qytetarët e Republikës së Kosovës i kanë institucionet relevante të sigurisë. Ai tha se ajo që shtetit të Kosovës i duhet është shndërrimi i FSK-së në Ushtri.

"Stabilizimi real i situatës në Republikën e Kosovës në relacion me shtetin serb do të fillojë atëherë kur negociatorët e ndryshojnë qasjen e formatit të dialogut, duke insistuar në reciprocitet juridik, ekonomik, diplomatik dhe duke e përmbyllur dialogun me një traktat të paqes midis dy shteteve", ka thënë Damati.

Ndërkaq, sa i përket elitës politike në Serbi, ai tha se retorika e tyre e ka humbur arsyen.

"Republika e Kosovës është shtet sovran dhe ky realitet është i patjetërsueshëm. Andaj, retorika e tyre është veç për konsum të brendshëm", theksoi Damati.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka theksuar se gjatë takimit në Bruksel ka kërkuar nga shteti serb që t'i ndalë provokimet. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme mediat serbe kanë shkruar se Thaçi, Mustafa dhe Veseli po përgatisin një "sulm të rrufeshëm e të papritur në pjesën veriore të Kosovës". /Telegrafi/

The post Serbia po e sheh Kosovën si "kafshatë të lehtë" appeared first on Telegrafi.

Avni Klinaku: Shqiptarët që më torturonin më shumë se serbët, i shoh çdo ditë (Video)

Posted: 26 Jan 2017 11:49 AM PST

Në emisionin "Komiteti Qendror"- prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini – aktivisti shumëvjeçar i LKÇK-së, Avni Klinaku, ka folur për vuajtjet si i burgosur politik.

Ai ka thënë se gjatë periudhave si i burgosur politik, ishte torturuar më shumë nga shqiptarët sesa nga të Policia serbe.

Klinaku ka folur për shqiptarët të cilët kishin punuar për interesa personalë dhe marrjes së gradave më të larta, duke i keqtrajtuar të burgosurit politikë shqiptarë.

Ai ka treguar se këta njerëz vazhdon t'i takojë edhe sot.

The post Avni Klinaku: Shqiptarët që më torturonin më shumë se serbët, i shoh çdo ditë (Video) appeared first on Telegrafi.

Kosovarët edhe sivjet mund të mbesin pa sigurime shëndetësore

Posted: 26 Jan 2017 11:22 AM PST

Qeveria e Kosovës kishte parë që mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore dhe implementimi i ligjit për to të fillonte në janar të këtij viti, por kjo nuk ndodhi dhe as nuk pritet të ndodhë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017-të.

Kështu mendojnë Blerim Syla, kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë dhe Shaban Tasholli, Nënkryetar i sindikatës së Policisë së Kosovës të cilët në një debat në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, u shprehën të zhgënjyer nga institucionet me vonimin e këtij shërbimi.

"Konsideroj që asnjë Ministri nuk është marrë seriozisht me shëndetësi dhe si rrjedhojë as me sigurimet shëndetësore", ka deklaruar Blerim Syla.

Kurse, Tasholli është shprehur se Policia e Kosovës është i vetmi institucion policor në botë që nuk siguron këtë të drejtë.

The post Kosovarët edhe sivjet mund të mbesin pa sigurime shëndetësore appeared first on Telegrafi.

Korrupsioni po pengon përmirësimin e cilësisë së arsimit

Posted: 26 Jan 2017 11:18 AM PST

Korrupsioni në sistemin e arsimit në Kosovë po e pengon në masë të madhe përmirësimin e cilësisë në këtë sektor, u tha në një konferencë të organizuar nga zyra e BE-së në Prishtinë në bashkëpunim me institucionet vendore.

Për të përmirësuar këtë gjendje, është lansuar edhe projekti nga Këshilli i Evropës dhe MASHT-i, objektivi i të cilit është forcimi i integritetit dhe luftimi i korrupsionit në arsimin e lartë.

Zëvendësshefi i Seksionit të Operimeve në zyrën e BE-së, Libor Chlad, tha se rezultatet e PISA-s kanë qenë treguesi më i mirë për përfshirjen e korrupsionit në sistemin arsimor.

Kurse, zëvendësministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi, tha se MASHT-i është i përkushtuar që ta përmirësojë këtë gjendje.

"Konsiderojmë se luftimi i korrupsionit dhe parandalimi i tij në sistemin e arsimit të lartë mund të bëhet vetëm përmes rritjes së bashkëpunimit, transparencës së proceseve, si dhe të llogaridhënies në institucionet publike dhe institucione të tjera të arsimit të lartë", u shpreh Krasniqi.

Ky projekt pritet të përfundojë në fund të vitit 2018.

The post Korrupsioni po pengon përmirësimin e cilësisë së arsimit appeared first on Telegrafi.

Mustafa: Shpresoj që partitë tregojnë si është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit e sferat e qelqit

Posted: 26 Jan 2017 11:09 AM PST

Kryeministri Isa Mustafa – njëherësh kryetar i LDK-së – e cilëson të qëlluar kërkesën që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente.

"Një kërkesë shumë e qëlluar që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente. Por edhe të auditohen. Si kryetar i LDK-së kam kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar. Do të aktivizojmë edhe Web-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë. Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme… Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente", ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

The post Mustafa: Shpresoj që partitë tregojnë si është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit e sferat e qelqit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more