Skip to main content

“Gjykata e Lartë bllokon Brexit: Duhet të miratohet nga Parlamenti” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Gjykata e Lartë bllokon Brexit: Duhet të miratohet nga Parlamenti” plus 9 more Gazeta SHQIP


Gjykata e Lartë bllokon Brexit: Duhet të miratohet nga Parlamenti

Posted: 24 Jan 2017 02:45 AM PST

Qeveria britanike nuk mund të nisë procesin e Brexit pa miratimin dhe konsultimin me parlamentin. Ky është vendimi i marrë sot nga Gjykata Supreme në Britaninë e Madhe, duke e bllokuar qeverinë në aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës që do të hapë fillimin e negociatave për dalje nga BE-ja.

"Nëse veprohet ndryshe do të përbënte një shkelje të parimeve kushtetuese", deklaroi gjykatësi Neuberger, duke theksuar se tetë gjykatës nga 11 kishin votuar në favor të konsultimit të Parlamentit.

Vendimi i Gjykatës do të thotë se kryeministrja Theresa May nuk mund të fillojë bisedimet me BE-në deri kur deputetët dhe kolegët e saj në parlament të japin mbështetjen e tyre.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lezhë, kreu veprime të turpshme me dy të mitur, arrestohet 55-vjeçari

Posted: 24 Jan 2017 02:37 AM PST

Specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Nikë Çungu, 55 vjeç, banues në Lezhë. gacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura 16 dhe 14 vjeçe.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale " Vepra të turpshme" dhe " Ngacmim seksual".

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

BIE ERË URREJTJEJE…

Posted: 24 Jan 2017 02:32 AM PST

Në Uashington Trump u kundërvihet demonstruesve dhe medieve, në Koblenc shokët e tij të idealit në Europë festojnë. Pa asnjë dyshim: Rendi i vjetër është vënë në shënjestër, mendon Volker Wagener.

Bota e vjetër e shekullit të 20-të ka marrë fund pa kthim – Frank-Walter Steinmeier, ende ministër i Jashtëm dhe së shpejti kreu i shtetit gjerman nuk është një nga ata që i shpëton kollaj goja- e megjithatë ai i përmblodhi kështu zhvillimet aktuale. E pikërisht, Marine Le Pen, kryetarja e Front National i jep atij të drejtë. „Po përpjetojmë aktualisht fundin e një bote dhe lindjen e një të reje”, tha ajo të shtunën (21.01) në Koblencin gjerman, ku u mblodhën 800 të ftuar, populistë të djathtë nga e gjithë Europa. Mund të qahesh për këtë, po nuk ia vlen. Brexit është realitet. Trump po ashtu. Në Europën perëndimore po ndodh një metamorfozë politike. Populizmi është në modë. Asgjë (ende) nuk duket se do të jetë si më parë. Së shpejti votohet në vende të tjera të rëndësishme: Franca, Spanja, Gjermania.

Një flakëvënës në Shtëpinë e Bardhë?

Ndërkohë që SHBA po i thonë përfundmisht lamtumirë epokës si fuqi e rendit botëror. Në Siri ato i kanë hapur vend Putinit. Aq më shumë do të përqëndrohen ato tani në Izrael. Premtimi i fushatës për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem nuk është thjesht një vendim organizativ – ajo është një deklaratë politike. Një deklaratë e fortë madje. Një zhvendosje e tillë mund gati të barazohet me njohjen faktike të Jeruzalemit si kryeqytet i vetëm i Izraelit. Më pak i rrezikshëm do të ishte një flakadan nëpër një pikë karburanti.

E për Europën nuk ka pse ta vrasë mendjen presidenti i ri, për këtë ai ka Petryt, Le Penët, dhe Wildersit – të afërmit e tij në qëndrime në format perëndimor. Qëllimi i të djathtëve europianë është kthimi tek shtetet egoiste, të përqëndruara në madhështinë e vet, pasqyrim i qëndrimeve të Trumpit „America first”. Nuk të çudit fakti, që Theresa May është kryeministrja e parë nga kontinenti i vjetër që takohet me Trump. Lamtumira e britanikëve nga BE është për Trump dhe populistët europianë një ushqim i gatshëm për të shprehur hapur përçmimin ndaj aleancave ndërnacionale.

Duket sikur zotëron tallja me çdo gjë që mësoi bota perëndimore pas Luftës së II Botërore. Politika e aleancave, parimi i solidaritetit, ndihma ekonomike. Sigurisht vota e Brexit ishte fitore e ngushtë, më shumë të mobilizuar ishin kundërshtarët e Brexit, të tjerët qëndruan në shtëpi, duke menduar, se do të mjaftojë edhe pa mua, ndoshta është menduar. Edhe Trump përfitoi nga sistemi amerikan i votimit, ndërkohë që në bazë të numrit absolut të votave ai përfaqëson më pak se gjysmën e amerikanëve. AfD në Gjermani dhe Front National janë ende në opozitë. Por ajo që e bën mjaft të rrezikshme zhvendosjen në skaj djathtas të politikës, ndryshimin e normave dhe atmosferën shoqërore në SHBA dhe Europë është urrejtja e hapur ose e nënkuptuar e populistëve ndaj shtetit, demokracisë dhe elitave shoqërore, multinacionalitetit dhe mediave.

Kur e drejta bëhet padrejtësi, rezistenca kthehet në detyrim

Fundjava që kaloi pasqyron nga Uashingtoni në Nju Jork, Boston, Sidnei, Londër, Paris – edhe Koblenc – një realitet tjetër: protestën, protestën masive kundër qëndrimit të thjeshtëzuar, shpjegimeve sempliste për botën dhe nxitësve të së keqes. E nëse demokracia duhet të jetë më shumë, se një koncept akademik në shkolla, atëherë ajo duhet të provojë veten tani, kudo: në parlamente, në media dhe në rrugë.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) DW

Kontrata e re e Messit, prioritet te Barcelona

Posted: 24 Jan 2017 02:29 AM PST

Rinovimi me Lionel Messin është shndërruar në një prioritet absolut për Barcelonën, me presidentin Josep Maria Bartomeu që ka gati kontratën e re për sulmuesin argjentinas. Me Barcën nuk kanë zgjatur ende marrëveshjet e bashkëpunimit, trajneri Luis Enrique, mesfushori kroat Rakitiç, apo edhe portieri gjerman Ter Stegen, por primare për momentin drejtuesit e klubit blaugrana kanë firmën me Messin. Sipas asaj që  raportojnë mediat që qëndrojnë pranë Barcelonës, shumë shpejtë 29-vjeçari do të hedhën të zezën mbi të bardhë, duke firmosur kështu kontratën e re që do ta lidhë me Barcën edhe për 5 vitet e ardhshme.

5-herë fituesi i Topit të Artë do të firmosë deri në vitin 2022, dhe nga marrëveshja do të përfitojë një pagë më të lartë se ajo aktualja. Në këtë mënyrë pakësohen shanset e Manchester City-it dhe klubeve të tjera që kërkonin të kishin shërbimet e Messit që prej verës së ardhshme.  Edhe pse kontrata aktuale i skadon në 2018-ën, gjasat janë që Leo të qëndrojë në Camp Nou deri në moshën 35-vjeçare për tu larguar më pas drejt vendlindjes së tij, pikërisht te skuadra e Newells Old Boys,  ekip tek i cili parashikohet të mbyllë karrierën. Bartomeu pak ditë më parë ka theksuar se Messi duhet të jetë futbollisti më i paguar në Botë sepse e meriton ngaqë është më i miri, por mbetet për tu parë se sa do të jetë shuma që do të përfitojë në një sezon 29-vjeçari nga kontrata e re me Barcelonën.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, rendoi të përdhunojë një vajzë tek Rruga e Elbasanit, arrestohet 39-vjeçari

Posted: 24 Jan 2017 02:24 AM PST

Policia e kryeqytet ka vënë në pranga një 39-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë një vajzë.

Burime nga polica e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës në Rrugën e Elbasanit ku shtetasi Besim Lami, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni, me datë 22.01.2017, rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasen K. Z., banuese në Tiranë.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel

Posted: 24 Jan 2017 02:20 AM PST

Me gjithë tensionimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, sot në Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Për dallim prej herëve tjera, delegacionet e të dy vendeve për herë të parë përfaqësohen në nivel presidentësh.

Ngjarjet e fundit, që kanë rezultuar me arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, tentativa e futjes së trenit propagandues serb në territorin e Kosovës, si dhe zhvillimet në veriun e Mitrovicës, kanë ngjallur reagime dhe kundërshtime të mëdha në Prishtinë, sa i përket vazhdimit të dialogut.

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë deklaruar kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, madje ata thanë se Mustafa e Thaçi janë bërë kukulla të Serbisë dhe nuk kanë legjitimitet për bisedime.

Kurse, shoqëria civile thotë se nuk bisedohet për çështjet ku ka mbetur procesi i dialogut, por për tensionimin e raporteve.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Naftëtari paralajmëron: Nëse nuk më paguajnë, do shkoj sërish të hidhem nga oxhaku

Posted: 24 Jan 2017 01:30 AM PST

Punonjësi i rafinerisë në Fier, Agim Myrdini, i cili kërcënoi dje se do të vetëhidhej nga 40 metra lartësi, nuk tërhiqet: Zbrita se më premtuan pagat e prapambetura, por nuk u kam besë
 
EDMOND HOXHAJ
 
Pavarësisht se naftëtari 59-vjeçar, Agim Myrdini, i cili tentoi të vetëhidhej nga një lartësi 40 metra, zbriti mesditën e djeshme pas tre orë negociatash, ai shpreh mosbesim për fjalën që ju dha për shlyerjen e pagave. Ai pohoi dje për mediat se do të shkojë sërish që të tentojë vetëvrasjen nëse ARMO nuk i shlyen pagat e prapambetura. "Kam gjithë ato ditë pa ngrënë. Tensioni bënë punën e tij …, sëmundjet, mosha. Vajta kaq vite në rafineri të naftës. Nëse nuk do kishin ardhur e të më premtonin shlyerjen e pagave do të isha hedhur nga lartësia. Por, nëse nuk mi shlyejnë pagat e mija të prapambetura do të shkoj prapë që të hidhem nga oxhaku. Akoma nuk kam besim tek këta. Kam punuar edhe nga 16 e 14 orë në ditë. Në mes të natës më telefononin dhe unë shkoja në punë se kam dy fëmijë të vegjël për të ushqyer. Vija në punë kur të donin ata. Këtë që tentova e bëra për të gjithë kolektivin. U detyrova që të shkoj për tu hedhur nga oxhaku i uzinës pasi jo vetëm që nuk më kanë paguar, por edhe më larguan në datën 20 nga puna. Nuk më linin të hyja në portë. Për arsye se nuk kisha shkuar ta firmosja atë ditë nga ora 10 deri në orën 13:00, të nesërmen nuk më është bërë kontrata e punës. Kam vajtur në Ballsh por nuk më kanë zgjidhur punë pasi nuk më pritën. Më çuan fjalë se do të ma zgjidhnin problemin por më gënjyen dhe shkova në Tiranë ku takova të madhin fare. Por edhe ai e hiqte nga vetja. Më thoshte se nuk e kishte ai në dorë, por Nikja", ka pohuar dje për mediat 59-vjeçari Agim Myrdini.  
Negocimi

Pas tre orë negociatash me policinë dhe familjarët, naftëtari Agim Myrdini që kërcënoi se do të vetëhidhej nga një oxhak 40 metra i lartë pranë rafinerisë së naftës në ambientet e ish-Azotikut në Fier, vendosi që të zbresë pa pësuar dëmtime. "Babi të lutem zbrit!". Kjo ishte lutja e vajzës së tij të vogël 10-vjeçare e cila është ngashëryer në lot për më shumë se dy orë derisa i ati ka zbritur nga oxhaku 40 metër i lartë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë bashkëshortja dhe familjarë të tjerë të 59-vjeçarit të cilët i kanë kërkuar dhe i janë lutur që të zbresë. Edhe kolegët i kanë kërkuar Agimit që të mos kryejë ndonjë veprim fatal për jetën e tij. Por, ai është bindur që të zbresë vetëm kur drejtuesit e ARMO-s i kanë premtuar se do t’i shlyenin pagat e prapambetura. Pas zbritjes nga oxhaku, 59-vjeçari u transportua me ambulancë në spitalin e Fierit ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Rreth orës 09:00 të ditës së djheshme, në shenjë proteste ndaj katër pagave të prapambetura dhe fakti që prej 19 muajsh nuk i janë paguar kontributet shoqërore, Agim Myrdini u ngjit në një oxhak 40 metra të lartë në ambjentet e ish-Azotikut në Fier dhe kërcënoi se do të hidhej prej andej. 

Pagat e ARMO-s, si ata të rafinerisë së Fierit, ashtu edhe ata që punojnë në KPTHN-në e Ballshit vazhdojnë të përballen me vonesat e pagave, pavarësisht se administratori i kësaj kompanie të përpunimit të hidrokarbureve është ndryshuar disa herë. Edhe pse administratorët e fundit të kësaj kompanie premtuan se do të rikthenin në punë uzinën e përpunimit të naftës dhe se do të paguanin punëtorët situata vazhdon të përkeqësohet. Jo vetëm që nuk është bërë e mundur të paguhen pagat e prapambetura, por administratorët e rinj të ARMO-s nuk kanë arritur të shlyejnë as pagat aktuale. Sipas punëtorëve të rafinerisë së Fierit ata kanë katër muaj pa u paguar. Ndërkohë siguracionet shoqërore dhe ato shëndetësore mësohet se nuk janë paguar që prej 19 muajsh. Prej disa ditësh punëtorët e Rafinerisë së Fierit kanë protestuar për mospagesën e tyre.   
Riblerja e ARMO-s
Në shtator të vitit të kaluar, ishte vetë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i cili gjatë vizitës së tij në rafinerinë e naftës në Ballsh, e cilësoi si një lajm të mirë raiktivizimin e uzinës. "Sot është një ditë e mirë për ekonominë shqiptare dhe për punonjësit e rafinerisë. Çdo kush e di se çfarë ka kaluar industria e naftës, sidomos ju që e mbani mend mirë atë privatizim të dështuar dhe korruptiv që rëndoi mbi të gjitha në kurrizin tuaj si të punësuar. Hapja e rafinerisë është një lajm i mirë, mbi të gjitha për këta 1200 punonjës dhe familjet e tyre, të cilët nga sot kanë sërish një punë", deklaroi atëherë Ahmetaj. Ai shtoi se "kryeministri kishte premtuar riaktivizimin e industrisë së naftës dhe se ky ishte një premtim i mbajtur dhe përgjigjja më dinjitoze akuzat e bëra". Në KPTHN-së e Ballshit kreu atëherë vizitë edhe kryeministri Rama, i cili premtoi se problemet e mospagesave të naftëtarëve kishin mbaruar. Por, pavarësisht ndërrimit të investitorëve të ARMO-s, situata e punëtorëve vazhdon të përkeqësohet, pasi ata vazhdojnë të mos i marrin rrogat e tyre dhe të mos u paguhen sigurimet.
24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Londër, shpërthen “fabrika e kanabisit”, 2 të arrestuar

Posted: 24 Jan 2017 01:22 AM PST

Dy persona janë arrestuar pas shpërthimit në një banesë, e cila dyshohet se ishte kthyer në një "fabrikë kanabisi". Nga shpërthimi janë plagosur 5 persona.

Policia londineze konfirmoi se dy të dyshuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë duke u marrë në pyetje si për shpërthimin, por edhe për kanabisin që e prodhonin në "kushtet e shtëpisë".

Një prej fqinjëve të të dyshuarve pretendon se shpërthimi ka ardhur pasi një bombol gazi ka pasur rrjedhje. Mbi 70 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët që kishin përfshirë "fabrikën" dhe disa banesa përreth.

Ngjarja ka ndodhur në Hornchurch, në lindje të Londrës, ku autoritetet mbyllën rrugët për arsye siguri dhe evakuuan apartamente përreth.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH

“Shqiponja”, Ministria greke e Mbrojtjes: Dënim maksimal për 7 ushtarët

Posted: 24 Jan 2017 01:18 AM PST

Ministri grek i Mbrojtjes kërkon dënimin maksimal për 7 ushtarët grekë me origjinë shqiptare që janë fotografuar brenda një reparti ushtarak në Mesologji të Greqisë, teksa bëjnë me pëllëmbët e tyre simbolin e shqiponjës dy krenare.

Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë, Panos Kamenos ka kërkuar që ushtarët të dënohen si askush më parë, për të shmangur përsëritjen e gjesteve të tilla në mënyrë të organizuar.
Burime nga Ministria greke e Mbrojtjes,thanë se 7 ushtarët që bënë me duar simbolin e Shqipërisë e që më pas e postuan atë në rrjetet sociale, janë ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e repartit ku dhe u pyeten lidhur me veprimin e tyre.

Ndërkaq, atyre u janë konfiskuar edhe celularët dhe me një urdhër urgjent të kësaj ministrie, do të dërgohen në regjimentin e Janinës, ku dhe do të mbahen nën mbikëqyrje gjatë ditëve të ardhshme.

Çështja duket se ka marrë përmasa edhe më të mëdha për shkak të reagimeve mediatike, por edhe të politikës greke, çka ka detyruar Prokurorinë ushtarake të hapë një hetim lidhur me ngjarjen.

Mësohet se 7 ushtarët do të merren në pyetje nga Prokuroria e Janinës në cilësinë e të pandehurve.

Ata rrezikojnë të dënohen deri në 5 vjet burg, nën akuza të propagandës antikombëtare dhe aktivitetit antikombëtar. Ende nuk dihen nëse ata ndodhen të arrestuar,apo nën monitorimin e eprorëve të tyre në ambientet e repartit.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Durrës, u gjenden 30 kg kanabis në banesë, arrestohen 4 persona

Posted: 24 Jan 2017 01:06 AM PST

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona, 2 nga të cilët babë e bir pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre nga policia është sekuestruar një sasi prej 30 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se shtetasit e mësipërm janë vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar "Depërtimi".

Arrestimi i tyre u bë të hënën në lagjen Nr.14 të qytetit. Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Buzi, ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg kanabis dhe telefona celularë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit: Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet, Durrës; Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, djali i F.Buzi; Shkelzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës; Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lire (për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve", në bashkëpunim.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more