Skip to main content

“Gashi: Aktivistët e Vetëvendosjes do të deklarohen të pafajshëm” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Gashi: Aktivistët e Vetëvendosjes do të deklarohen të pafajshëm” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Gashi: Aktivistët e Vetëvendosjes do të deklarohen të pafajshëm

Posted: 24 Jan 2017 03:26 PM PST

Nesër (emërkurë) mbahet seanca ndaj të dyshuarave për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës, që ka ndodhur më 4 gusht 2016.

Avokati mbrojtës i të dyshuarit Frashër Krasniqi, Tomë Gashi ka thënë se secili prej aktivistëve të Vetëvendosjes do të deklarohet i pafajshëm, sepse nuk ka asnjë provë që do të mund ta vërtetojë fajësinë e tyre.

Te akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës janë katër aktivistë të Vetëvendosjes: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.

Në mesin e  të akuzuarave ishte edhe Astrit Dehari, i cili ka humbur jetën më 4 nëntor 2016, në burgun e Prizrenit, gjatë kohës që mbahej në paraburgim.

"Nesër është seanca e parë, do të lexohet akuza. Secili prej aktivistëve të Vetëvendosjes do të deklarohet i pafajshëm, sepse nuk ka asnjë provë që do të mund ta vërtetojë fajësinë e tyre dhe sipas dispozitave ligjore ne do të kundërshtojmë aktakuzën, pastaj gjykata do të duhet të caktojë seancën e dytë dhe të vendos lidhur me kundërshtimet tona. Përndryshe të gjithë e dinë se rasti është politik, dhe më e keqja dhe e papërmirësueshmja është humbja e jetës së Astrit Deharit", ka thënë për KosovaPress, Tomë Gashi, avokati mbrojtës i të akuzuarit Frashër Krasniqi.

Akuza ndaj katër të dyshuarave është ngritur më 29 dhjetor 2016. /Telegrafi/

The post Gashi: Aktivistët e Vetëvendosjes do të deklarohen të pafajshëm appeared first on Telegrafi.

Vuçiq: Takimi me Thaçin e Mustafën ishte shumë i vështirë

Posted: 24 Jan 2017 03:20 PM PST

Pas takimit me palën kosovare në Bruksel, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se janë pajtuar gjatë takimit që dialogu të vazhdojë me përfaqësim në nivel të lartë

Vuçiq u tha gazetarëve se takimi me Thaçin e Mustafën ishte shumë i vështirë, por ndonëse qëndrimeve të kundërta, është arritur që për disa gjëra të pajtohen përmes dialogut të hapur.

Vuçiq gjithashtu ka theksuar që është arritur marrëveshje që zyrtarët "ta ulin topin" në deklaratat e tyre, dhe që të gjithëve do t'ju sugjerohet që të sillet në pajtim me këtë.

Ndërsa, presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë se BE-ja duhet ta kuptojë se Serbia nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar edhe për ngjarjet e fundit, sikurse ajo e trenit.

The post Vuçiq: Takimi me Thaçin e Mustafën ishte shumë i vështirë appeared first on Telegrafi.

Mogherini: Prishtina dhe Beogradi u pajtuan t’i lënë prapa tensionet

Posted: 24 Jan 2017 03:14 PM PST

Në Bruksel ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Përmes një deklarate me shkrim, Mogherini falënderoi të dyja palët për, siç tha, takimin konstruktiv.

Deklarata e plotë e Mogherinit:

Sot, Presidentët Tomislav Nikoliq dhe Hashim Thaçi dhe Kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq mu bashkuan në një takim të nivelit të lartë në Dialogun për normalizim marrëdhëniesh mes Beogradit dhe Prishtinës.

Dua t'i falënderoj për takimin e hapur dhe shumë konstruktiv që patëm. Ata diskutuan lidhur me zhvillimet e fundit, dhe u morën vesh që të lënë tensionet prapa e të punojnë së bashku.

E ritheksova se progresi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është esencial, për Kosovën dhe Serbinë, për Bashkimin Evropian dhe për regjionin e Ballkanit Perëndimor. Avancimi i Dialogut është çelës për lëvizjen përpara të të dy palëve drejt Bashkimit Evropian.

Jam e inkurajuar nga lidershipi, vizioni, vendosmëria dhe angazhimi i treguar nga liderët politikë sot për të adresuar zgjidhjen e problemeve të përbashkëta përmes Dialogut.

Të dyja palët u pajtuan që Dialogu të vazhdojë në respekt, bashkëveprim dhe kuptim të ndërsjellë. Diskutimet mes palëve do të intensifikohen ditëve në vijim. Kemi vendosur që të kemi një seri të takimeve të Dialogut të nivelit të lartë, duke nisur nga ditët në vijim.

Dua të falënderoj edhe një herë presidentët dhe kryeministrat për sinqeritetin dhe angazhimin e fuqishëm në Dialog. Tani do të punojmë bashkë drejt konstruktivitetit dhe konkretisht për të sjellë dobi për të gjithë njerëzit në Serbi dhe në Kosovë, duke avancuar konkretisht rrugët e tyre drejt Evropës.

Unë si ndërmjetësuese e Dialogut do të vazhdoj të jem e përfshirë personalisht në përkrahjen e implementimit të plotë të dalë nga takimi i sotëm, i marrëveshjeve të arritura dhe të progresit të ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve të të dyja palëve.

The post Mogherini: Prishtina dhe Beogradi u pajtuan t’i lënë prapa tensionet appeared first on Telegrafi.

Thaçi: U treguam serbëve se Kosova ka zot shtëpie

Posted: 24 Jan 2017 03:04 PM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, menjëhërë pas përfundimit të takimit Kosovë-Serbi në Bruksel, ka thënë se në këtë takim, është kërkuar nga Bashkimi Europian që të jetë i qartë në raport me Serbinë, për mos lejimin e cënimit të territorit të Kosovës.

"Kemi potencuar se jemi për dialog, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e shteteve përkatëse, kemi bërë të qartë që do të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet tona. Kosova ka zot shtëpie. Kemi potencuar shumë qartë që e ardhmja e të dyja vendeve është e ardhmja europiane por jo me pretendime të Millosheviqit nga ana e Serbisë", ka thënë Thaçi në Ora e Fundit në Klan Kosova.

I pari i vendit ka treguar edhe pikat që janë diskutuar në këtë takim.

"Është kërkuar që në asnjë rrethanë Serbia të mos e përsërit gabimin e trenit. Kemi njoftuar qartë se Kosova nuk do t'i presë më lule mesazhet e tilla, por do t'i përgjigjet me ligj dhe Kushtetutë".

"Kemi potencuar edhe çështjen e murit. Muri duhet të rrënohet në tërësi. Kemi diskutuar edhe për hapat e mëtutjeshëm të mundësisë së vazhdimit të dialogut dhe të normalizimit të plotë të marrëdhënieve", tha ai.

Ai ka thënë se në këtë takim mes palës serbe dhe kosovare janë përmendur edhe fletëarrestet e Serbisë, që në bazë të njërit prej tyre edhe Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë.

"Kemi kërkuar nga BE që të bëjë presion më të fuqishëm në raport me Beogradin që ato fletëarreste të tërhiqen sepse Serbia nuk ka juridiksion mbi shtetin e Kosovës". /Klan Kosova/

The post Thaçi: U treguam serbëve se Kosova ka zot shtëpie appeared first on Telegrafi.

Mustafa: Nga Serbia kërkuam të heq dorë nga provokimet

Posted: 24 Jan 2017 02:56 PM PST

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pas takimit të sotëm me palën serbe në Bruksel, tha se është biseduar për shtensionimin e situatës pas incidenteve të fundit.  

"Biseduam për incidentet e fundit, siç ishte çështja e trenit. Kërkuam që të respektohet integriteti territorial i Kosovës dhe të mos ketë ndërhyrje të strukturave paralele", tha Mustafa, transmeton Telegrafi.

"Kërkuam  që dialogu të përshpejtohet dhe të arrihen rezultate konkrete. Po ashtu kërkuan që në dialog të ketë përfshirje më të madhe. Pra të përfshihen edhe përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile", tha kryeministri Mustafa.

Kryeministri  ka bërë të ditur se lidhur me murin në Mitrovicë nuk ka asnjë negociatë që duhet të bëhet.

Ai ka thënë se qeveria ka vendim të prerë se ai mur do të rrëzohet, qoftë nga ata që e kanë ngritur, qoftë nga vetë institucionet e Kosovës./Telegrafi/

The post Mustafa: Nga Serbia kërkuam të heq dorë nga provokimet appeared first on Telegrafi.

Prapaskenat e takimit Thaçi-Mustafa e Nikoliq-Vuçiq (Video)

Posted: 24 Jan 2017 02:29 PM PST

Liderët shtetëror të Kosovës e Serbisë, janë takuar në Bruksel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kryeministri, Isa Mustafa i shtrënguan duart me homologët e tyre serb, përkatësisht Tomisllav Nikoliq e Aleksandar Vuçiq.

Se çfarë ngjau dhe prapaskenat e këtij takimi mund t'i shohim në kronikën e Klan Kosovës.

The post Prapaskenat e takimit Thaçi-Mustafa e Nikoliq-Vuçiq (Video) appeared first on Telegrafi.

Thaçi: Beogradit ia bëmë të qartë se Kosova do të veprojë si shtet sovran

Posted: 24 Jan 2017 02:16 PM PST

(E plotësuar) Në Bruksel ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Të dyja palët thanë se ishin “bisedime të vështira”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Beogradit i është bërë e qartë se Kosova do të veprojë si shtet i pavarur dhe sovran.

“Shpresoj që pas këtij takimi, Serbia do të qetësohet dhe do të ulë agjendën e vet nacionaliste në raport me Kosovën dhe pretendimin për cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe do të ishte mirë që Serbia ta njohë sa më parë që të jetë e mundur”, tha Thaçi.

Ai tha se me BE-në janë hapur të gjitha çështjet, përfshirë edhe fletarrestimet e Serbisë, ndërsa i ka bërë thirrje Beogradit që të mos manipulojë me serbët e Kosovës.

“Kemi insistuar që Bashkimi Evropian të jetë i qartë dhe i vendosur në presionin e vet ndaj Beogradit”, tha Thaçi.

Thaçi përsëri theksoi se muri në veri të Mitrovicës i ngritur nga autoritetet lokale atje, duhet të rrënohet dhe se Serbia duhet të zhbëjë strukturat e saj në veri të Kosovës.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se takimi i së martës ka qenë ndër më të vështirët dhe se ka pajtim për të vazhduar një seri takimesh në nivel të lartë.

“Do të bëjmë përpjekje që të gjithë të lëshojmë topin dhe të sillemi me pëgjegjësi”, tha Vuçiq.

Takimi, në të cilin kanë marrë pjesë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, dhe presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikolliq, është thirrur si një përpjekje e BE-së për t’i ulur tensionet midis dy palëve.

————————————————————————————————————

Në Bruksel ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Të dyja palët thanë se ishin “bisedime të vështira”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Beogradit i është bërë e qartë se Kosova do të veprojë si shtet i pavarur dhe sovran.

Ai tha se me BE-në janë hapur të gjitha çështjet, përfshirë edhe fletëarrestimet e Serbisë, ndërsa i ka bërë thirrje Beogradit që të mos manipulojë me serbët e Kosovës.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka pajtim për të vazhduar një seri takimesh në nivel të lartë.

Takimi, në të cilin kanë marrë pjesë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, dhe presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Tomislav Nikoliq, është thirrur si një përpjekje e BE-së për t’i ulur tensionet midis dy palëve.

————————————————————————————————————–

Në Bruksel ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret takimi i udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i thirrur me ftesë të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë, Tomisllav Nikoliq e Aleksandar Vuçiq, është ndërmjetësuar nga shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për atë se çka është biseduar dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje në takimin e sontëm. /Telegrafi/

The post Thaçi: Beogradit ia bëmë të qartë se Kosova do të veprojë si shtet sovran appeared first on Telegrafi.

Thaçi e Mustafa përshëndeten me Nikoliqin e Vuçiqin (Video)

Posted: 24 Jan 2017 02:02 PM PST

Janë publikuar pamje nga takimi i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pas takimeve të ndara me dy delegacionet, atë serb  të përbërë nga presidenti Tomsilav Nikoliq dhe kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe delegacionin kosovar në krye me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini aktualisht është duke mbajtur një takim të përbashkët ne dy delegacionet.

Ky takim është iniciuar nga Bashkimi Europian pas acarimit të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve kohëve të fundit. /Telegrafi/

 

The post Thaçi e Mustafa përshëndeten me Nikoliqin e Vuçiqin (Video) appeared first on Telegrafi.

Drecun: Të gjithë ish Komandantët e UÇK-së do të shkojnë në Hagë

Posted: 24 Jan 2017 01:31 PM PST

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, bashkë me analistin kosovar Nexhmedin Spahiu dhe Kryetarin e Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, kanë qenë mysafirë në një debat në televizionin publik serb RTS1.

Zëvendëskryeministri Stojanoviq ka pohuar për mediat serbe se serbët po e humbin durimin me pritjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk do të presim edhe shumë. Nëse nuk krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit, atëherë do të marrim masa vet. Durimit tonë po i vjen fundi”, tha zëvendëskryeministri  Stojanovq për RTS 1.

Ai ka dënuar edhe sulmet ndaj autobusëve me pelegrinë në qytetin e Gjakovës.

Analisti Nexhmedin Spahiu duke folur për krijimin e Asociacionit, ka thënë se “Asociacioni nuk është krijuar pasi që ende nuk janë krijuar kushtet dhe se komunat kanë një lloj statusi të veçantë në Kosovë”.

Ndërsa Milovan Drecun tha se në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Speciale do të dalin të gjithë ish udhëheqësit e UÇK-së,  duke përfshirë edhe Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin.

I pyetur nëse e di se kush nga ish udhëheqësit UÇK-së mund të akuzohet nga Gjykata Speciale, Spahiu tha se nuk ka informacione se kush do të shkojë në këtë gjykatë. /Telegrafi/

The post Drecun: Të gjithë ish Komandantët e UÇK-së do të shkojnë në Hagë appeared first on Telegrafi.

Kelmendi: Deshën të më vrasin për të ma marr biznesin (Video)

Posted: 24 Jan 2017 12:55 PM PST

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili është edhe pronar i kompanisë "ETC" në Kosovë ka pohuar se persona, të cilëve ai nuk ka dashur ua përmend emrat, por që ka thënë se vijnë nga Kosova dhe Shqipëria, kanë dashur ta likuidojnë atë në mënyrë që t’ia marrin kompaninë.

“Kanë dashur së pari të më bëjnë uljen ekonomike që të bie në krizë në mënyrë që të më detyrojnë ta shes kompaninë, dhe në emër të një ‘tradhtie’ pastaj të më likuidojnë. Arsyeja ishte që të bëhet përmbyllja e sistemit ekonomik të shitjes me pakicë të Serbisë në Kosovë", ka thënë Kelmendi në Tribuna Channel.

Gjatë emisionit "Politikë" në Tribuna Channel, Kelmendi ka thënë se Kosova nuk është e gatshme për t’i vënë embargo Serbisë

Kelmendi ka thënë se aplikimi i një mase të tillë ndaj shtetit serb, ka një kosto të madhe dhe do t’i shkaktonte dëme të mëdha bizneseve në vend.

Ai tha se në momentin që do të zëvendësonim produktet nga shtetet e tjera, kjo do të rriste edhe çmimet e produkteve.

Zv.kryeministri Kelmendi ka thënë se “nuk ka shtet që nuk mundet pa një shtet tjetër, por sa për vënien e embargos duhet të dimë se sa ia vlen”.

“Ruajtja e stabilitetit ekonomik është me rëndësi”, ka shtuar Kelmendi

The post Kelmendi: Deshën të më vrasin për të ma marr biznesin (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more