Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Presidenti Hashim Thaçi Mik i Madhe i Amerikes” plus 14 more

Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Presidenti Hashim Thaçi Mik i Madhe i Amerikes” plus 14 more


Presidenti Hashim Thaçi Mik i Madhe i Amerikes

Posted: 13 Jan 2017 03:34 PM PST



Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës.


Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane.

Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme. HTH

Rrespekt nga vllaznia dervish |: Ilmi isufit .

Posted: 13 Jan 2017 11:03 AM PST

Emri:  B.jpg    Shikime: 34    Madhësia:  101.6 KB
pershndetje i nderuemi lexues .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

12 vjeçarja vetëvritet live në Facebook, policia: S`kemi cfarë bëjmë!

Posted: 13 Jan 2017 10:45 AM PST

Emri:  12-vjecarja-fb.jpg    Shikime: 65    Madhësia:  66.0 KB

Videoja e vetëvrasjes së një vajze 12 vjeçare është shperndare në rrjetet sociale. Policia ka thene se nuk ka mundesi te beje asgje per kete rast.
Katelyn Nicole Davis nga Georgia e SHBA-së, është e mitura që i ka dhënë fund jetës së saj. Të gjithë ngjarjen ajo e ka transmetuar live në profilin e saj në Facebook.
Videoja eshte publikuar më 30 dhjetor, dhe ne permbajtjen e saj, 12 vjeçarja pretendon se ëshë abuzuar seksualisht nga një pjesëtar i familjes. Ne kohen kur filmonte Katelyn është varur në një pemë në oborrin e shtëpisë në Cedertoën.
Kur Policia e Polk County shkoi të shpëtonte vajzën, ishte tepër vonë pasi ajo humbi jetën në spital.
Kur kane kaluar dy javë nga ngjarja videoja është shpërndarë në të gjithë botës
lajmifundit
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Kush dhe perse e zhduket temen per Presidentin Thaçi qe eshte nji mik i madh i Amerikanve

Posted: 13 Jan 2017 09:26 AM PST

Ku mbeti tema perse e zhduket
perse e u pengon nji miqesi e Thaqit me Amerikanet
per kend punoni ju per serb rus grek apo per te tret
a ini ju shqiptar
a po e shifni se i larguat te gjith shqiptaret nga ky forum

pse nuk e tregoni arsyen pse e kini zhduk dhe kush

a mendoni se nji antar humb koh per ti siell mbi 12 postime per ate tem
dhe ju pa pyt fare e zhdukni

kthene temen me te gjitha postimet

ose tregoni perse po u pengon kaq shum Thaçi dhe une ne ket forum

e une si mijra antar te tier do largohem vullnetarisht nga ky forum nese nuk e ktheni ket tem

Lus ALBON qe ai te nderhy e te me pergjigjet e mos te me pergjigjen turli baloshi

Shqipja, gjuha që flitej dhe shkruhej shtatë mijë vjet më parë, pesë mijë vjet para Homerit

Posted: 13 Jan 2017 04:35 AM PST

Emri:  Luftulla-peza-gjuha-pellazge-hitite-shqipe.jpg    Shikime: 81    Madhësia:  62.8 KB

Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët…

Luftulla PEZA

Studimi modern i gjuhës shqipe mund të themi se ka filluar me dijetarin dhe gjuhtarin e shquar arbëresh Zef Krispi, i cili në vitin 1831 botoi librin "Shqipja nëna e gjuhëve". Ky është studim madhor për gjuhën shqipe dhe Krispin duhet ta njohim si themeluesin e studimit modern të gjuhës shqipe dhe Albnologjisë. Prandaj libri i tij duhet të jetë si kurani dhe bibla e të gjithë studiuesve të gjuhës shqipe. Por vepra e tij me rëndësi të madhe, fatkeqësisht nuk njihet nga gjuhtarët shqiptar, ata pa baza shkencore i mohojnë arritjet e Krispit, nuk e studiojnë atë dhe nuk e pëmendin asnjë herë në referimet shkencore.
Duke qenë profesor dhe njohës i mirë i gjuhëve shqipe, latine dhe greke në Universitetin e Kalabrisë, ai zbuloi se në Iliadën e Homerit dhe në shkrimet e autorëve antikë, ndodhen shumë fjalë të gjuhës pellazge, që kanë të njëjtin kuptim si në gjuhën e sotme shqipe. Duke bërë krahasimet e nevojshme midis gjuhëve të mësipërme dhe thelluar në literaturën përkatëse, ai arriti të zbulojë fjalë të lashta, me të cilat ndërtoi edhe fjalorin pallazgjisht-shqip. Me ndryshime të vogla, janë po ato fjalë si në njërën ashtu edhe në tjetrën. Kështu ai arriti në përfundimin se gjuha shqipe e ka zanafillën tek gjuha pellazge, tek Homeri. Krispi shkruan:
"Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka, pra, të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit?"
Fjalori pellazgjisht-shqip i Krispit (sipas Liljan Peza 2014)
FJALË PELLAZGE SHQIP FJALË PELLAZGE SHQIP

Emri:  Luftulla-peza-gjuha-pellazge-hitite-shqipe.jpg    Shikime: 81    Madhësia:  62.8 KB

Fjalori pellazgjisht-shqip i Krispit (sipas Liljan Peza 2014)
FJALË PELLAZGE SHQIP FJALË PELLAZGE SHQIP
Priam
Helen
Deukalion
Mysc
crye
crue
dora
me diegune
me ditum
me dezur
nani
diellios
chien
prusc, pruss
dora
scambi
pem
bist
zien
ziarm
mij
duri, druri
vent
dervent
scop
si
sit
pyel
uli
denso
plot
me lutem
schypeia
zaal, zal
therune
me preem
me ngrane
me kruem
diers
me eschelë
me ruotun
grua
chata
skepëtim
printh
i parë jam
e lëna
dheu ka luan
mish
krye, koka
krue, kroi, burimi
dora
me djegun, me djeg
me dit, di
me ndez
tani
dielli i mbrëmjes
qen
prush
dora
shkambi, shkëmbi
pema, frutat
bisht
zjen
zjarrm, zjarr
miu
druri
vend
vend si portë, si derë
shkop
sy
sytë
pyll
ylli
i dendur
plot
lutem
shqipja, shqiponja
zallishte
ther
pres, me pre
me ngranë
me krue
djersë
me e shkel
ruaj
grua
hata
shkreptima, rrufeja
prind
frikë
bastinë
pituem
punuem
prim
gneri
kurm
hund
sisa
camb
krypa
ngrane
stepia
luem
lam
kuituer
brescen
jurti
i rij
ve
pata, pota
sa ast
si ist
mir
chiel
schioch
strat
bukrë
lucta
buzë
capschiore
drith
bucca, bucela, bek
falem
byk
barth
curr
dialthi
clan
drapen
skepari
hiri
molë
lule
frikë, dridhje, ankth
pronë vogël toke
pyes
punoj
prij, shkoj përpara
njeri
kurm, trung
hundë
sisa
kambë
krypa, kripa
me ngran
shtëpia
lyej
laj
kujtoj
breshër
i urti
i ri
ve, veza
pata
sa asht
si është
mir
qiell
shok
shtrat
i bukur
lufta
buzë, puthje
kafshore, kafshatë
drith
buka
falem, përshëndes
byk, kashtë
i bardhë
korrur
djali
qaj
drapri
sqepari
hiri, hijeshi
molla
lule
Duke studiuar Iliadën dhe Odisenë kemi gjetur se ato fillojnë me fjalë të gjuhës shqipe:
Edhe në poemën ODISEA titulli dhe fjalët e para të këngës së parë i përkasin gjuhës pellazge:
ODDYSSEY Titulli i poemës
Ἄνδρα μοι ἔννεπε… fjalët e para të
këngës së parë = Odhës, udhës, udhëtar
= ANDRA MOI ENEPE = Andër moj më jep
Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët, për të shkruar gjuhët e tyre. Por më tepër fjalë shqipe në Iliadë ka gjetur studiuesi A. Boçi (2012).
Këto të dhëna të rëndësishme duhet të ishin në themel të gjuhësisë sonë, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, por gjuhtarët dhe historianët tanë nuk duan ti pranojnë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore.
Ps.
Pjesë e shkëputur nga një shkrim më i gjatë i autorit Luftulla Peza
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Ndahet nga jeta e madhja Anita Take ( Prodani )

Posted: 13 Jan 2017 04:27 AM PST



Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 83-vjeçare këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, Anita Take. Pavarësisht se nga publiku njihet me emrin Anita, emri i saj i vërtetë është Anida. Lajmi për vdekjen konfirmohet nga familjarët e artistes shqiptare.
"Me keqardhje, në emër të familjes Prodani, ju njoftojmë largimin nga jeta të zonjës së nderuar Anida Take (Prodani), sot më datë 12 janar, në moshën 83-vjeçare. Ndarja e saj nga jeta erdhi për shkaqe natyrore në shtëpinë e saj", thuhet në njoftimin e familjes së këngëtares Anita Take. Familjarët njoftojnë gjithashtu se homazhet do të bëhen ditën e premte, datë 13 janar, nga ora 11:00-12:00, në hollin e Radio Tiranës. Funerali nis nga ora 12:00, prej andej për në Varrezat e Sharrës. Familjarët do të presin vizita ngushëllimi në mjediset e Hotel "Mondial", duke nisur nga dita e shtunë në orën 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.
Këngëtarja u ngjit në skenë para 50-vjetësh, por vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë ndjekur karrierën e saj artistike. Ajo akoma ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot. Këngëtarja e madhe me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.
E lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t'i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër. Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani. Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.
Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: "Naim Frashëri i Artë". Pengu i vetëm për të, ishte se nuk arriti të filmohet, duke kënduar në vitet e saj më të mira.

Tiranë, sekuestrohen 60 kg kanabis; 4 në pranga

Posted: 13 Jan 2017 04:20 AM PST

Emri:  14842957961483783437lezhe.jpg    Shikime: 39    Madhësia:  25.4 KB

Policia e Tiranës ka sekuestruar rreth 60 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar 4 persona në një operacion të koduar "Snow men".

Të arrestuarit janë 45-vjeçari Ylber Gega, 36-vjeçari Ylber Zllami, 27-vjeçari Albert Ajdini dhe 37-vjeçari Leonard Çela.

Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së kanabisit në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës, pranë fshatit Domje, Qaf-Kashari, shinat e trenit etj.

Në bazë të informacioneve që disponoheshin për këta shtetas se do të bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme kanabisi në zonën e Domjes, pranë autostradës Tiranë-Durrës, janë organizuar shërbimet me qëllim kapjen ne flagrancë të këtyre shtetasve. U konstatuan dy automjete, një "Ford" dhe një "Opel", të cilat kanë ndaluar pranë njëra-tjetrës me disa persona në brendësi të tyre e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit. Menjëherë është bërë nderhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërme, ku janë gjetur 6 thasë të zinj me kanabis, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip "Ford".

/ Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sot kan festë ditëlindjet :

Posted: 12 Jan 2017 07:35 PM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN
Akili, Taip (44), shazi (43), aldi_fr (42), i krishteri (37), IDUZ (36), Keida (35), Silva82 (35), master (32), DeathMetal666 (32), nik (32), eNxEhTa (32), FloriNyc (31), Olsi/milan (31), Angelstar (30), the star (29), dattina (29), aldushja (22)Emri:  BAHRI QELLIMI              S.jpg    Shikime: 96    Madhësia:  52.2 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Faqja e parë e internetit.

Posted: 12 Jan 2017 01:22 PM PST

Ajo është krijuar nga Tim Berners Li, shkencëtar britanik në CERN, organizatë evropiane për hulumtime nukleare në kufirin ndërmjet Francës dhe Suedisë në Zhenevë. Faqja është krijuar më 20 dhjetor të vitit 1990, por në gusht të vitit 1991 Berners Li ka shpallur projektin publikisht. Pas një kohe, 23 gushti është emëruar si Dita e internetit, e cila festohet çdo vit për të shënuar lansimin e World Wide Web, edhepse krijuesi i saj nuk është i sigurt se pse është përzgjedhur pikërisht kjo datë. Ai mendon që lansimi ka ndodhur më 12 mars 1989, dita kur për herë të parë në CERN ai ka prezantuar këtë sistem informatik i cili më vonë do të rritet në diçka shumë më të madhe.
Faqja e parë e internetit ka qenë e vendosur në kompjuterin e tij i cili ende gjendet në CERN, por nuk është më i lidhur. Para World Wide Web kanë ekzistuar protokole tjera për transmetimin e informatave, por kanë humbur popullaritetin e tyre.

http://info.cern.ch/hypertext/WWW/TheProject.html

Veprimtaria patriotike Jakajve dhe e pinjollit të tyre nacionalistit të “Ballit Kombëtar” Tomë Jakaj

Posted: 12 Jan 2017 01:46 AM PST

Shkruan: Lekë Mrijaj, Klinë: 7. 1. 2017.

Emri:  1..png    Shikime: 71    Madhësia:  87.0 KB E tërë historia e komunizmit në Kosovë ishte e sojit të së perandorisë otomane mesjetare e cila pikon gjak, historitë e tilla janë vetem krim, demagogji, dhunë e varfëri, mjerim e lot për të tëra familjet shqiptare në pergjithësi. Çdo tentativë për ta kujtuar atë siç ka ndodhur deri tani, s'është gjë tjetër veçse një sjellje primitive, mesjetare, çmendurie, abstrakte e kriminale ndaj së vërtetës që do të thotë: idealit dhe së drejtës për liri e bashkim kombëtar. Menjiherë pas rënies së perandorisë famkeqe otomane, shpalljës së Pavarsisë së Shqipërisë e mbarimit të luftës së II botërore, Ballkani u shndërrua në njërën nga pikat më të nxehta të Evropës. Për faktin se aty u shfaqen apetitet e Fuqive të Mëdha nga ana e Rusisë, Francës, Austro-Hungarisë, Anglisë, Gjermanisë, Italisë, por gjithësesi edhe të shteteve sllave e çetnike. Pikërisht ishin pjesët shqiptare, që nxitën diplomacinë e këtyre shteteve për të punuar në rrugë të ndryshme rreth ndryshimit të kufijve (duke i coptuar trojet tona etnike) në dobi të shteteve sllavo Greke, Serbo çetnike, Malazeze e Maqedone. Me hyrjën e brigadave të kuqe Jugosllave në Kosovë, u bë dhunshëm ndarja e coptimi i trojëve shqiptare nga ana e serbo çetnikëve kuptohët nën mbeshtetjën edhe të disa servilëve karieristë të cilët edhe historia i ka të shënuar dhe i njeh shumë mirë që do të thotë se ishin edhe disa të të ashtuquajtur shqiptar të "ndershëm" të cilët nuk e kundërshtuan, mbeshtetën dhe i pranuan copëtimët e pjesëve të Shqipërisë Etnike duke e ulur edhe Flamurin Shqiptar të Gjergj Kastriotit nga të gjitha qytetet e saja të coptuara e kishat katolike, flamur i ngritur e mbajtur fuqishëm edhe nga rilindasit tanë kombëtar, klerikët dhe njesitët e "Ballit Kombëtar". Perbindëshat komunistë kryen pushkatime e atentate në masë mbi shqiptarët e pafajshëm të Kosovës pa dallim besimi, për të gjithë ata që ishin ta pabindur ndaj regjimit totalitar të PKJ-së i dorëzuan atij me qindra e mijëra të tradhëtuar e vetdorëzuar "vëllezërve" serbofil për t'i kaluar në torturime e likuidime nëpër kazamatet famkeqe të regjimit Jugosllavë.

Biografija, historia dhe atdhetarizmi i familjës Jakaj dhe i birit të tyre Tomës

Emri:  2.jpg    Shikime: 77    Madhësia:  17.2 KB Duke dashur me vetëdije të plotë t'i shmangem një përvoje të gjertanishme, të cilën e aplikojnë pjesa dërmuese e disa bashkolegëve të mi të cilët përmendin e shkruajn për veprat e idealet e personaliteteve atdhetare të atyre të cilët ikin në amshim, unë kësaj radhe natyrisht se kam shtuar edhe një cikël tjetër pakëz më ndryshe, jo vetëm se do do e veçoj heroizmit e të dy heronjëve të " Ballit Kombëtar" Pjetër e Ndue Jakut nga Ranoci i Lugut të Drinit por kësaj do ia shtoj edhe veprimtarinë atdhetare, patriotike të pinjollit të
Jakajve, nacionalistin e dalluar të " Ballit Kombëtar" Tom Jakaj i cili fatbardhësisht që është mirë më shëndet e gjëndet në mesin tonë , në realitet jeton e vepron me më të dashurit e tij në Westchester NY të Amerikës. Toma rrjedh nga një familje e cila në Ranoc të Lug Drinit njihej për trimëri, fisnikëri e bujari andaj edhe kurdo që thirrej kushtrim dera e shtëpisë së familjës së tyre apo e Jakalive edhe siq njihej në këtë trevë ishin të gatshëm të i kapin armet dhe të i pergjigjen armikut serbofil me plotë sakrifica të shumta. Si fëmijë Toma ishte shumë i zgjuar i shkathët, i mënqur, e fisnik, u rritë në familjë patriarkale, patriote dhe luftëtare për atdhe e fe. Pikërisht ashtu edhe siq e pershkruante xhaxhai i babait tim Nikolla ( ish-kryetar i Zllakuqanit ) i cili në mes tjerash na thoshte gjithëherë se kulla e familjës së Jakajve ka qenë e perfshirë në çdo kohë prej shumë anëtarësh në aktivitetet nacionaliste e çlirimtare. Ishte një familje shumë mikpritëse që kishte rregull e discipline, vertetë një familje bujare tipike shqiptare qe dikur gjatë shekujve e rrjedhave të historisë nder shekuj familjët e tilla janë vlerësuar apo quajtur familje patriarkale. Tom Jaku është i lindur me 1942 në Ranoc të Klinës ka të kryer mesimët katër klasëshe në shkollën shqipe të Zllakuqanit.Shkollë e hapur me shugurimin e Kishës së Zllakuqanit nga tetori i vitit 1897 nga bibliografi i shquar i kohës At Shtjefën Gjeçovi, prelat e mësues i formuar me një kulturë poliedrike, shkrimtar e studiues erudit, dinjitoz dhe kompetent në ndjekje të shembullit të Buzukut, Matrenges, Bogdanit. Mësuesi i parë i Tomës ishte Ali Boja nga Kerrnica e Klinës. Ai gjithmonë para nxënësve të mësonjtorës së "At Shtjefen Gjeçovit" të Zllakuqanit ua mësonte dhe shtjellonte nxënësve të tij formulat edukative e arsimore të shëndosha të rilindasve kombëtar. Pushteti Jugosllav në atë kohë ashtu sikurse paraadhësit të tyre të mbretërisë serbo kroate sllovene e otomane ishin gjithnjë në gjah ndaj atyre që percjellnin dijën tek nxënësit-brezat e njomë, duke i përcjellë ata në çdo hap dhe në çdo kohë duke ju hapur ndoshta edhe dosje dhe duke i shpallur armiq të shtetit. Andaj mësuesi Ali Boja edhe përkunder trysnive të tilla kurr nuk u gjunjëzua, ishte ndër mësuesit e ngritur të kësaj treve dhe gëzonte një respekt të veçant tek shokët e tij të punës, tek nxënësit dhe tek popullata e Lugut të Drinit. Mësuesi Ali ndiqte idealin e bashkë familjarit të tij Feriz Bojës ish-komandantit të batalionit të Shaban Polluzhes dhe antar i Shtabit Suprem i cili shquhej fuqishëm për trimëri në perleshje kundrejt ushtrisë Jugosllave-çetnike.

Kulla e Jakajve edhe pas vrasjës së Pjetrit axhës së Tomës vazhdoj të mbetet një kullë kuvendimi, pajtimi e kushtrimi për njerëzit e trevës e çelulat e "Ballit Kombëtar"

Emri:  3..jpg    Shikime: 77    Madhësia:  15.4 KBIshte Pjetër Jaku (1898-1945) axha i Tomës që në atë kohë drejtonte me nder kullën e tij, ai ishte edhe pjesë e njesitëve të " Ballit Kombëtar" i cili në forma të ndryshme i kundervihej hordhive çetnike, të cilin soldateska famkeqe e arrestojnë e torturojnë në mënyrë barbare, e pushkatojnë pa gjyq, sikurse shumë shqiptar të tjerë të Kosovës si: Rrustë e Ukë Rugova, Llesh Gjon Lleshaj, Col Bajraktarin nga Uça, Najram Gashi, Ramë Alinë, Sadri Hotin, Kol Gojani, Nrecë Nikollën , Shaban Demën, Feriz Bojën e shumë të tjerë nder të vrarë kishte edhe të burgosur e të denuar të tjerë si: Pjetër Gjini, Gjon Grabanica, Zef dhe Simon Kola, Tom Culaj, Ndue Shala, Hil Perlleshi ( vlla i Ndue Perlleshit), Dedë Ndrecaj, Ibish Sokoli etj. Pushkatimi e burgosja e tyre bë me urdhër të njësive të kuqe të PKJ-së që udhëheqeshin nga krimineli çetnik Radosh Toshiqi nga fshati Kosh komuna e Istogut.
Menjiherë me vrasjën e Pjetrit me 7. 1. 1945, timoni i kullës së familjës Jakaj bie mbi supet e vëllait Ndout apo babait të Tomës të të cilin me të vertetë e prisnin angazhime dhe punë të veshtira si në aspektin qeverisës të kullës e familjës ashtu edhe në pergjegjeje të kauzës, në mbeshtetje të njesitëve të "Ballit Kombëtar" që do të thotë nga çasti i vrasjës së Pjetërit, kulla edhe më tepër ishte cak i represionit nga ana e UDB-së Jugosllave. Kulla e Jakajve edhe pas vrasjës së Pjetrit nën udhëheqjën e Ndout vazhdoj të mbetet një kullë kuvendimi, pajtimi e kushtrimi për njerëzit e trevës e çelulat e "Ballit Kombëtar" që do të thotë se ajo kullë në realitet perveç se ishte kullë familjare ajo ishte shëndërruar edhe në një depo armatimi, veshmbathje, ushqime e gjera të tjera të nevojshme për rrethin e luftetarët e kauzës së asaj kohe. Në kullën e Ndue Jakajt gjetën strehimi edhe shumë luftëtarë të lirisë të denjë të kohës, si komandanti i njohur apo lideri kryesor i "Ballit Kombëtar" për Lug të Drinit, Ndue Përlleshi, Marie Shllaku, profesor Ymer Berisha, Shaban Dema e shumë të tjerë. Kështu që kontributi i tij dhe i kësaj familjeje ishte i pakompromisë e i jashtëzakonshëm i frytshëm në sferat e pergjithshme kombëtare, fetare e njerëzore. Kjo ndikoj që të zgjerohët urrejtja për pushtuesit Jugosllavë dhe me tërë qeniën e tij Ndou në bashkpunim me rrethin e tij u angazhua për shkatërrimin e ketij regjimi mesjetar duke i ndihmuar grupet e rezistencës shqiptare që vepronin kundër UDB-së apo pushtuesit Jugosllavë. I dha mbeshtetje të fuqishme mikut të tij të familjës, e idealit komandanitit Ndue Përlleshit, i cili me çetat e tij vepronte kunder diktaturës në tërë trevën e Dukagjinit për bashkimin kombëtar duke sulmuar hordhite mesjetare çetniko komuniste të cilët edhe në pafajsi persekutonin e vrisnin me torturë popullatën e pambrojtur të trevës. Ndue Jaku bashkpunoi e ndihmoi edhe çetat të tjera të kryengritesve nga Dukagjini, Drenica, Llapusha, si Shaban Polluzhen, Marie Shllakun, Zef Gjidoden etj.

Rivarrimi i eshtrave të Ndout, babait të Tomës u bë pas 39 vjetësh me 18.tetor. 1987 në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës nga ana e Don Mark Sopit ish-famullitar i Kishës së Zllakuqanit

Emri:  4..jpg    Shikime: 91    Madhësia:  20.5 KBMbeshtetur edhe në të dhëna faktike të asaj kohe me ndikimin e Ndue Jakut në shënjë hakmarrje për vrasjën e vëllait Pjetrit dhe shqiptarëve të tjerë të asaj treve, likuiduan kriminelin çetnik Radosh Toshiqi nga Koshi i Istogut.

Në çrast soldateska Jugosllave menjiherë e arrestojnë dhe e torturojnë barbarisht nacionalistin e "Ballit Kombëtar" Ndue Jakaj i cili më vonë edhe nga torturat e rrahjet e marra ndërron jetë më 6. 2. 1948 duke u lenë pasardhësve të tij "Dekalogun" kryesor të "Ballit Kombëar" ( të hartuar në vitin 1942), në ndjekje të ideologjisë e filozofisë së Mit'hat Frashërit dhe të Djathtës Shqiptare për Bashkimin e Shqipërisë Etnike. Rivarrimi i eshtrave të tij u bë pas 39 vjetësh, pikërisht me 18.tetor. 1987 nën pjesmarrjen e familjës e miqëve të Jakajve në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës, percjellë me rite fetare nga ana e Don Mark Sopit famullitar i Kishës së Zllakuqanit e më vonë ish-Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës i cili e bëri dhe bekimin e varrit e të eshtrave të Ndue Jakut andaj edhe tha se Nou ishte dhe mbetet në kujtesën e perjetëshme si testament i pashuar për lugdrinasit. Pas atij momenti të bekimit të varrit dhe eshtrave, të gjithë pjesmarrësit me nga një grusht dhe e mbuluan arkivolin me eshtrat e Ndue Jakut, duke ia besuar Zojës së Bekuar, njeriun e pavdeshkëm për fe e atdhe!

Njohuritë për Tomën e familjën Jakaj i njoha edhe më shumë edhe nga studjuesi Tom Mrijaj

Duke mos pasur mundësi realizimi të plotë të projektit të Vasa Çubrilloviqit dhe të projekteve të tjera, pas Luftës së Dytë Botërore, edhe perkundër kolonizimeve, trysnive e dhunës ndaj shqiptarëve pushteti i asaj kohe, vijoi zbatimin e fazave të mëtejshme të dhunës e të terrorit ndaj shqiptarëve duke u bërë ndaj tyre represion në ndjekje pikërisht ishin edhe keto motive të sipërprermendura që shtyen edhe nacionalistin Tom Jaku me familje të e braktisin atdheun e tyre. Largimi i tij është bërë në vitin 1969 nën mbeshtetjën e mikut të tij të familjës malësorit të devotshëm Pjetër Vatës, për të vazhduar mbijetesën e aktivitetin e tij nacionalist të " Ballit Kombëtar" tej Atlantikut. Njohuritë e mia për Tomën e familjën Jakaj pak a shumë i kisha të njohura edhe nga studjuesi e hulumutesi i permasave të mëdha kombëtare Tomë Mrijaj që jeton e vepron në Yankers të New Yorkut, publicist e autor i parë i shkrimit për Pjetër e Ndue Jakun ( në librin "NDUE PERLESHI TRIMI I DUKAGJINIT" i Jetish Kadishanit, pjesa e II, faqe 320-326 ) e të shumë veprave e jetëshkrimeve i cili nga Yankersi i New Yorkut ia ka kushtuar edhe personaliteteve të tjera atdhetare e kombëtare Ndue Perlleshit, Marije Shllakut, Shaban Demës, Kapidanit të Mirditës Ndue Gjon Marku, Dr. Mons Zef Oroshi, Kolonel Xhemal Laçi, Dom Anton Kçirës, Akademik Rexhep Krasniqit, Dr. Ibrahim Rugovës, Mons. Mark Sopit,prof. Zef Nekes e dhjetëra e dhjetëra figurave të tjera të shkruara e të pabotuara të rendësishme për atdhetarët shqiptar. Njohja me thellë me nacionalistin e "Ballit Kombëtar" Tomë Jakun për mua ishte në rrethana paksa të çuditshme. Kështu që për herë të pare, njohja më afër nisi nga dhjetori i vitit 2016, kur ne-një grup intelektualësh të Lugut të Drinit, fillonim pergaditjet për mbajtjën e akademisë përkujtimore në shënim të 10 vjetorit të kalimit në amshim të ish-Ipeshkëvit të Ipeshkvisë së Kosovës Mons. Mark Sopit. Në organizim e bërje të ftesave për personalitetet e kauzës në Kosovë, Shqipëri dhe emigracion. Nacioanlisti i "Ballit Kombëtar" Tomë Jaku më është pergjegjur permes emailit duke me thënë: i dashur kumara Lekë! Falëmnderit për ftesën, imzoti ynë Mark Sopi e meriton këtë që po ia bëni, vertetë jam paksa edhe i shtyer në moshë dhe nuk më lejojnë rrethanat, është edhe kohë dimri, unë jetoj në Amerikë nga viti 1969, andaj ty dhe bashkpuntorëve tuaj ju deshiroj mbarësi. Më vije mirë thoshte Toma, që edhe ti si pasardhës i familjës patriarkale, fisnike e bujare e Mark e Ndue Jakut - Mrijaj nga Pataqani i Klinës jeni nismëtar e mbeshtetës i organizimit të akademisë perkujtimore, ju pergëzoj të gjithëve për iniciativën në fjalë. Don Mark Sopin pasardhësin e martirëve të karadakut e kam njohur shumë mirë qysh në misionin e tij meshtarak në famullinë time të Zllakuqanit e aq më tepër në në fund viteve '80 sa ishte për një vizitë në New York. Shtëpia ime në Armonk të New Yorkut ishte shtëpia e tij e dytë pikërisht edhe një Kishëz e vogël që ishte në shfrytëzim edhe për familjën time ndaj edhe mbeshtetja ime dhe e miqëve të mi për asnjëherë nuk i mungoj. Ne si mergimtarë e grigjë e tij ishim të lumtur për vizitën e don Markut në ato kohë, ai vertetë ishte një prelat i paparë e ithtar i kauzës kombëtare dhe i humanizmit njerëzor në përgjithësi, dinte ti çmonte e admironte njerëzit e humanizmit vullnetmirë dhe të vlerave universale pa dallim, pikërisht kishte miq të shumtë të këtyre vlerave që e rrethonin. Andaj Toma shtoj duke thenë se aktivitetin kombëtar, fetar e human të imzot Markut veçse e njohi bota e shqiptarët anekend Shqipërisë së Kastriotit e mergatës që do të thotë ai qysh në kohën kur ishte në Kongresin Amerikan i cili siq dihët haptasi e kundërshtoi tezën e lansuar për shqiptarët e besimit islam për radikalizëm dhe fundamentalizëm fetar. Vlerat e prelatit imzot Sopit prej një faktori unifikues në aspektin kombëtar i shfaqi në senat i cili gjatë dëshmise së tij tha: Të dashur miq amerikanë shihni, lufta në Kosovë është e paparnueshme dhe në asnjë mënyrë nuk ishte dhe kurrë nuk duhët të cilësohët lufte fetare, kurrë nuk ka qenë as luftë nderetnike dhe as fetare, por ka qenë diq krejt ndryshe që do te thotë veq një politike. Politike, sepse edhe populli i Kosovës, si çdo popull tjetër, deshiron të ketë të drejtë e liri, si popujt e tjerë paqedashës, të jetojë dhe të veprojnë të bashkuar. Ketë populli ynë paqedashës e ka deshiruar ketë edhe e ka arritur. Për një luftë fetare në asnjë mënyrë kurrë për asnjëherë nuk mund të flitet, pasi nuk ka patur diçka te tillë për asnjëherë për të cilën do të kishim aluduar se ka qenë lufte fetare. Saktësisht më një formulë stabiliteti të akorduar e mbeshtetur nga ana e juaj mund të zgjidhët nyja e Kosovës, Europa nuk është në gjëndje ta bejë ketë jeni ju Amerikë që mund ta bëni, është vetëm Pavaresia e Kosovës ilaqi që ndihmon e stimulon vetëm paqe e siguri, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin, ballkanin e europën. Me 31. 5. 2016 në aeroportin nderkombëtar "Adem Jashari" të Prishtinës pas pak vjetësh nga Amerika arriti në Kosovë nacionalisti "Balli Kombëtar" Tom Jaku. Ai është mirëpritur nga intelektual dhe miq të tij të dashur Prof. dr. Muhamet Shatri historian e studjues i çështjes kombëtare shqiptare e lider i shoqatës "Trojet e Arbërit", Prof. dr. Riza Sadiku anëtar i Shoqatës "Trojet e Arbërit", Mr. sci. Besim Morina nenkryetar i Shoqatës "Trojet e Arbërit" ish i burgosuri politik e shkrimtari Ismet Sopi, publicisti Lekë Mrijaj e bashkë familjarët i tij Dr. Marjan Jaku e miq të tjerë të dashur. Më të arrirë në Kosovë permes Frankfurtit të Gjermanisë nacionalisti Tomë Jaku me zonjën e tij Pashkën në shënjë respekti ftoj intelektualët, miqtë e familjarët e tij që e rrethonin për një darkë miqësore në Restoranin "Aviano" të Sllatinës, në çrast aty u shkëmbyen shumë ide e mendime të ndryshme atdhetare. Ishte prof. dr. Muhamet Shatri e prof. dr. Riza Sadiku që nacionalistit Tomë Jakajt i deshiruan mirësardhje ndaj e çmuan aktivitetin e tij gjithperfshirës i cili dhe pse i tretur larg atdheut në Amerikë, ai për asnjëherë nuk kurseu asgjë në reflektim të kauzës kombëtare për liri dhe pavarsi të Kosovës. Në mbrëmjën e asaj nate pjesmarrës ishin edhe pjestarët e "Ballit Kombëtar", dr. Ahmet Mulliqi kryetar e Cen Pushkolli anëtar të cilët e vlerësuan tejet lartë kontributin e anëtarit të tyre ne shënjë respekti për aktivitetin e tij kombëtar.Tom Jakajt i dhuruan në shënjë mirnjohje Flamuri me Stemën e "Ballit Kombëtar". Të pranishmëve pjesmarrës edhe pse i sterlodhur nga rrugëtimi i largët e i emocionuar më plotë mallë për atdhe, me një fjalë pershëndetëse u paraqit nacionalisti Tomë Jaku i cili i falënderoj të pranishmit duke thënë se unë, si pasardhës i deshmorëve të atdheut i biri i Nduot e nipi i Pjetrit e dhashe kontributin tim personal për kauzën kombëtare në zbatim të idealit të Mit'hat Frashërit e rilindasve te tjerë, këtë e bëra nën mbeshtetjen e miqëve të mi atdhetar që i dua dhe më duan ndaj dua ta veçoj dhe të falenderoj posaqe kumbarën tim të familjës publicistin e anëtarin e Shoqatës "Trojet e Arbërit" Tomë Mrijaj me veprim në New York të Amerikës si dhe shumë miqve të tjerë. Andaj të dashur miq ju premtoj se akoma nuk do të kursehëm do të shkrijë tërë potecialin tim për idealin e shënjt të heronjeve e martirëve për Bashkimin e Trojeve Tona Etnike të Gjergj Kastriotit.

Do të qëndroj i pamposhtur deri në vdekje pro "Dekalogut " të " Ballit Kombëtar"

Gjatë tërë kohës sa ishte në pushim në vëndlindje kisha nderin të e shoqëroja dhe të njihja më mirë njeriun e kauzës kombëtare i cili më këshillonte e më udhëzonte se si dhe çfarë duhet bërë shqiptarët në mënyrë që t'i forcojmë edhe më shumë radhët tona të organizimit për detyrat që i kërkon edhe sot koha. Ai shtjellonte pikë për pikë historinë e martirizimit të bashkfamiljarëve, kalvarin e vuajtjeve dhe mundimeve të trevës së tij. Nga malli për familjarët disa herë qëndroi në varrezat e Ranocit aty ku prehën bashkfamiljarët e tij të martirizuar nga soldateska serbo çetnike në çrast edhe perkulej e lutej për shpirtërat e tyre që të ndermjetësojnë tek Hyu për mbarësi në familje, për të mirën e trevës e bashkimin e trojeve tona etnike, madje nuk kurseu vetën në rregullimin, riparimin, freskimin e varrezave të prindërve të tij. Toma sa ishte në Kosovë fliste edhe për levizjet kombëtare e aktivitetin patriotik, kombëtar e humanitar gjithperfshirës në emigracion, duke thënë se për asnjëherë nuk kurseu asgjë për atdheun me participime të ndryshme humanitare e financiare për atdheun e kishat katolike shqiptare në tërë zonat e për rreth saj si në Malësi, Zllakuqan të Klinës etj. Ishte qëndrim i tij, për asnjëherë nuk deshironte të permendëte emra apo shifra se kujt dhe sa participoj për kauzën, kishat e ndaj njerëzve me nevoja, gjithmonë më thoshte: kumara Lekë! unë gjithmonë do të qëndroj besnik deri në vdekje pro "Dekalogut " të " Ballit Kombëtar" të trashëshuar nga familjarët e mi të martirizuar për atdhe në ndjekje të ideologjisë e filozofisë së Mit'hat Frashërit dhe të Djathtës Shqiptare për Bashkimin e Shqipërisë Etnike, i cili fliste me qendrime të prera duke e përmendur gjithnjë një fjalë të vjetër e të urtë:"Të mirën bëje e hidhe në det, po se diti kush, e di, Zoti,vet".

Kjo ishte koha që unë e kisha mundësin të e kaloja me Tomë Jakaj dhe t'i analizonim në detaje të gjitha zhvillimet e historisë brenda hapësirës shqiptare dhe jashtë saj mëndoj se puna dhe përvoja e tij duhet të na shërbejë si shkollë e veçantë dhe e çmuar për të ecur ndershmërisht drejt realizimit e finalizimit të aspiratave të të gjitha gjeneratave para nesh- bashkimit kombëtar.
Fotografitë e Bashkëngjitura
    

Sot kan festsot festojnë ditëlindjen :

Posted: 12 Jan 2017 01:22 AM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN :
Fastlaneddie, aleksander (50), XHAVIT SHABANI (36), prowler (36), steli (35), SweetBoyTr (35), outlaw_boy (35), Zoteria (34), shkod--rano (33), R---gent (33), GjikT (30), Ardian1 (30)
Emri:  BAHRI QELLIMI              O.jpg    Shikime: 114    Madhësia:  68.0 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Çfarë e bën një shef, një shef të mirë?

Posted: 11 Jan 2017 03:19 PM PST

Përshëndetje të gjithëve.

Duke marë parasysh cdo përvoje e cdokujt që ka qënë punonjës apo dicka të ngjashme, cili ështe tipari kryesor i një shefi të mirë!?
Displina, inteligjenca, karakteri, vetëbesimi, pra cila është ndër tiparet qe pikasin më shumë në të tilla pozicione?

Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump

Posted: 11 Jan 2017 12:41 PM PST

Zyrtare: Ky është shqiptari i parë i ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump[/B]

Emri:  auto_d1484069790.jpg    Shikime: 240    Madhësia:  24.3 KB

Senatori i Shtetit të New Yorkut Marty Golden, fton Princin Leka në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45të, SHBA, Donald Trump.

Miku i madh i shqiptarëve në shtetin e Nju Jorkut, senatori republikan e shtetit Marty Golden, ka ftuar zyrtarisht, Madhërinë e Tij - Princin e Shqiptarëve, Leka, në një letër që mban logon e senatit të Shtetit të New Yorkut, dhe firmën e senatorit Marty Golden, në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 45-të, SHBA, Donald Trump.

Në ftesë e tij senatori republikan i Shteti të Nju Jorkut, zoti Golden, i drejtohet Madhërisë së Tij Princi Leka - duke i thënë se është nder për të ftuar përzemërsisht si mysafir të tij, mik i zgjedhur, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ceremoninë Presidenciale, atë të inaugurimit, të Presidentit Donald J. Trump, më 20 janar 2017 - në Washington D.C. ku zoti Donald J. Trump do të bëjë betimin si Presidenti i 45të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan gazeta "Bota sot".

Më tej në ftesën e Senatorit të Shtetit të Nju Jorkut, thuhet se “ Kjo ceremoni është shumë e rëndësishme për vendin tonë(SHBA), për transferim paqësor të pushtetit dhe afirmimin e angazhimit tonë për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara.

Përveç, kësaj, kjo ceremoni inaugurimi mendoj se përcjell edhe një mesazh të qartë edhe për udhëheqësit e tjerë të botës, si ne në SHBA, ne riafirmojmë Amerikën, vlerat e saj dhe angazhimin tonë, për lirinë tonë por dhe lirisë së gjithë botës".

Së fundi thotë zoti Golden, :“Unë shpresoj se ju keni për t’a pranuar me shumë kënaqësi ftesën time për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike.”

Sinqerisht, Senator Martin J. Golden - Anëtar i Senatit të Shtetit të New York-ut.


p.s Kam ven re se ky lajm nuk eshte prekur fare nga mediat shqiptare. Prandaj mendova ta perhap ku te mundem.
Me behet qefi qe kane ftuar kete djale i cili jo vetem qe vjen nga nje familje fisnike e vertete dhe qe e pasqyron kete gje me se miri nepermjet sjelljes dhe maturise qe perdore mes hienave dhe kanibaleve qe kane kapur rob shtetin shqiptare per me shume se 75 vjet. Kjo eshte nje shuplake per te gjith politikanet e Shqiperise.
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

BB: Ekonomia shqiptare në 2017-ën me 3.4% rritje

Posted: 11 Jan 2017 06:54 AM PST


Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike të qëndrueshme për rajonin e Ballkanit. Në raportin e Prosperitetit Ekonomik, ku ajo jep vlerësime dhe parashikime për të gjithë botën, ajo mban të pandryshuar nivelin e rritjes ekonomike për Shqipërinë.

Në 2016-ën, ky raport vlerëson se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2%, ndërsa këtë vit me 3.4%. Qeveria ka parashikuar një rritje më të madhe në raportin ekonomik fiskal.

2016-ta vlerësohet nga financat me një rritje 3.4, ndërsa 2017-të me 3.8%. Në një tjetër raport të siguruar nga Tv Klan, Forumi Ekonomik Botëror jep dhe vlerësimet e risqeve për ekonominë shqiptare.

Në vend të parë vijnë risqet fiskale, të cilat lidhen me nivelin e taksave. Por shqetësuese për këtë institucion financiar është edhe konflikti ndërshtetëror i cili renditet si risku i dytë më i madh, i pasuar nga tregtia e paligjshme ose informaliteti dhe ekspozimet nga sulmet terroriste. / TV KLAN

Fjalimi i lamtumirës; Obama: Mbroni Demokracinë

Posted: 11 Jan 2017 06:48 AM PST

Emri:  1484109214Obama.jpg    Shikime: 184    Madhësia:  49.7 KB

Në fjalimin e tij të lamtumirës Presidenti Barack Obama u ka bërë thirrje amerikanëve që të mbrojnë demokracinë e tyre.

"Me pothuajse çdo masë të marrë, Amerika është një vend më i mirë, e më i fortë" nga ajo që ishte tetë vjet më parë, kur ai mori detyrën, tha ai para mbështetësve në Çikago.

Por Presidenti në largim paralajmëroi se "Demokracia është e kërcënuar sa herë që merret si e mirëqenë".

Ai iu lut amerikanëve t'i marrin gjerat në konsideratë nga çdo pikëpamje, duke u shprehur "ne duhet të kushtojmë vëmendje dhe të dëgjojmë".

Në fjalimin e tij, ai bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve si President dhe dha mesazhin se njerëzit duhet të angazhohen dhe të luftojnë për Demokracinë çdo ditë dhe jo vetëm në zgjedhje.

Ai përshkroi tri kërcënime ndaj demokracisë amerikane - pabarazinë ekonomike, ndarjet racore dhe tërheqjen e segmenteve të ndryshme të shoqërisë në "flluska", ku mendimet nuk janë të bazuara tek faktet.

Në mbyllje të fjalimit ai tha se kishte një kërkesë përfundimtare për amerikanët si president: "Unë ju kërkoj që ju të besoni. Jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim - por në tuajat".

Në 20 janar, pas inaugurimit, Donald Trump bëhet zyrtarisht Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

/ Top Channel
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more