Skip to main content

Forumi Shqiptar: “Hadithe te Pejgamberit s.a.w.s” plus 5 more

Forumi Shqiptar

Forumi Shqiptar: “Hadithe te Pejgamberit s.a.w.s” plus 5 more


Hadithe te Pejgamberit s.a.w.s

Posted: 24 Jan 2017 01:03 PM PST

Thotë profeti Muhamed (a.s.): "Druhuni nga lutja e atij, të cilit i është bërë padrejtësi, pasi mes saj dhe Zotit nuk ka asnjë perde. Vetë Zoti thotë kur e dëgjon: "Betohem në fisnikërinë dhe krenarinë Time se do të ndihmoj qoftë dhe pas njëfarë kohe."

Gazeta më e madhe në Serbi, Blic: Putin gati të njohë Kosovën si shtet të pavarur

Posted: 24 Jan 2017 03:47 AM PST

Mediat serbe: Pakti është mbyllur, Putin do ta njohë Kosovën

Emri:  Putin-serbska.jpg    Shikime: 35    Madhësia:  36.2 KB

Gazeta më e madhe në Serbi, Blic ka hapur gazetën me titullin "Putin do të njohë Kosovën".

Ajo në fakt nuk është një tabloid krejt bulevardesk, por që rregullisht përdor burime relevante për të justifikuar titujt bombastikë.

Në shkrimin e ballinës së sotme, kjo gazetë thekson: "Putin do të njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump", në mënyrë që të nisë era e re e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Duke cituar specialistë të diplomacisë ruse dhe serbe, media thekson se do të ketë një këmbim të territoreve me Krimenë.

Ndërkaq, gazeta serbe i referohet edhe një interviste të Putin që në shtator, kur ai fliste për njohjen e Kosovës.

Putin, në këtë intervistë tha se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkimin me Rusinë, e në anën tjetër në Kosovë e bën të kundërtën.

Gazeta serbe këto fjalë të Putinit i sheh si shqetësim të Rusisë për Serbinë.

"Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë nuk po shihet se po e kuptojnë", deklaroi në atë kohë Putin në një intervistë për Bloomberg.

"Ata thjeshtë nuk po duan të shohin. Dhe në një vend tjetër, Kosovë, shihni si e përdorin vullnetin e popullit. Kjo e gjitha është lojë politike", tha Putin.

Ndërkaq, një prej eksperteve më të njohura britanike dhe komentatore në Rusi e ka paralajmëruar njohjen e Kosovës disa ditë më parë.

Ajo e sheh si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pasi Donald Trump mori postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Kolumnistja e "Guardian" ka paraqitur këtë ide në gazetën "Tablet", duke theksuar për pasojat e mundshme të një takimi të suksesshëm mes Trump dhe Putin në të ardhmen e afërt. Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t'u takuar me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas inaugurimit të tij.

Meri Dejevski, e cila takohet rregullisht me udhëheqësit e Kremlinit, përmes grupit "Valdai", tha se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshjeje-paketë, qëllimi i së cilës ishte mbyllja e problemeve të ndryshme post-Luftës së diplomacisë së ftohtë që kishin prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave.

Rusia, deri tani ka qenë kundër njohjes së Kosovës.

Shumica e vendeve perëndimore, duke filluar nga SHBA, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur.

Emri:  Putin-serbska-1.jpg    Shikime: 92    Madhësia:  82.6 KB

Një total prej rreth 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB tani e njohin pavarësinë e Kosovës.

Koha Jone
Fotografitë e Bashkëngjitura
  

Basha e Mediu të ftuar në inagurimin e presidentit Trump

Posted: 24 Jan 2017 03:44 AM PST

Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu: Ja kush na ftoi !

Emri:  f4.jpg    Shikime: 87    Madhësia:  34.0 KB

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar pas akuzave nga eksponentë të mazhorancës se kanë blerë ftesa për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit amerikan Donald Trump.

Në një status në Facebook, Mediu ka treguar emra të gjithë zyrtarët amerikanë që e kanë ftuar.

Statusi i Fatmir Mediut:

Te dashur miq

Per te gjithe te marret dhe te mencurit dashakeq prane mazhorances.

Se bashku me Z Basha kemi qene te ftuar ne ceremonine e Inagurimit dhe jo vetem, por dhe ne aktivitetet qe behen me kete rast.
Ftesa ka ardhur nga Senatori Roy Blunt kryetari I komisjonit te perbashket te kongresit per Ceremonine e Inagurimit te Presidnetit Trump dhe miq te tjere

Nuk kemi paguar asnje qindarke as per inagurimin dhe as per takimet ne Senat dhe Kongres.
Meqense kerkoni te gjeni gjilperen ne kashte dhe i referoheni departamentit te shtetit ju them se asnje ceremoni Inagurimi nuk organizohet nga Departamenti I Shtetit I cili nuk ka asnje autoritet ne kete rast mbi komitetin e perbashket te Kongresit.

Me shume smund tju sqaroj as per padiejen tuaj dhe as dashakeqesine tuaj.
Kam bindjen se nuk keni nevoje as per te verteten dhe as per sqarim se nuk e keni per here te pare.
Po ashtu nuk bie ne banalitetin e sharjeve tuaja qe nuk pushojne apo atyre qe nderseni ne rrjetet sociale

Nese doni me konkretisht po ju coj dhe ata qe na kane ftuar Sen Roy Blunt, Sen Jim Inhofe, Congressmani Dana Rohrabacher organizatori I Liberty Ball, Cong Robert Aderholt, Sen Jim DeMint Presidenti Heritage Foundation dhe Bob Mcëeen Drejtori egzekutiv i CNP

Padyshim se cdo beje administrata e Trumpit nuk e vendosim Ne, por qe te luftojme per zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi nuk do ndalojme te flasim me kedo demokrat dhe republikan.
Jane keta miq qe na ndihmuan per tu bere vend anetare i NATOs pa asnje qindarke kur nje pjese punonin kundra dhe nje pjese nuk besonin.

Koha Jone
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Basha: Listën e kandidatëve për deputetë të PD do ta zgjedhin vetë qytetarët me aplikim online

Posted: 24 Jan 2017 03:40 AM PST

Lista e kandidatëve për deputetë nga baza e PD. Basha si Trump: Qeverisja tu kthehet njerëzve

Emri:  lulzim-basha-humb-edhe-n-euml-lagjen-e-tij_hd.jpg    Shikime: 78    Madhësia:  119.5 KB

Në një shënim në Facebook, kreu i PD-së Lulëzim Basha bën thirrje për ndryshim të qeverisjes së vendit dhe të raporteve mes pushteti dhe qytetarëve. Ai shkruan se "Tashmë, për ne ndryshimi i politikës është jo vetëm jetik por urgjencë kombëtare. Si kudo në perëndim, edhe në Shqipëri qeverisja duhet t'u kthehet më në fund njerëzve. Vetëm atje ku pushteti buron nga njerëzit dhe kontrollohet nga njerëzit mund të ketë liri, demokraci të vërtetë dhe mirëqenie, për sot dhe për të ardhmen".

Fraza e Bashës të kutjon fjalimet e Presidentit Donald Trump i cili premtoi gjatë fushatës se pushteti në Shtëpinë e Bardhë do të jetë i qytetarëve.

Postimi i plotë i Bashës në Facebook:

Sot në Shqipëri një grusht i vogël njerëzish kontrollojnë pasuritë dhe gjithë pushtetin politik e ekonomik të vendit, ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër.

Pushteti i premtohet gjithmonë shumicës, por përfundon gjithmonë në duart e pakicës. Miliona shqiptarë të thjeshtë kanë qenë dhe mbeten të braktisur. Për ta dyert e mundësive, të përparimit dhe të pasurimit janë të mbyllura. Zëri i tyre nuk dëgjohet, të drejtat e tyre nëpërkëmben.

Përballë mjerimit dhe dëshpërimit të njerëzve politika ka premtuar shpesh reformim apo rilindje por pak ka ndryshuar, sepse këto lëvizje nuk prekën asnjëherë thelbin e problemit politik të vendit: pushtetin e pakufizuar në duart e pakicës. Ato nuk fuqizuan asnjëherë njerëzit, por vetëm sa prodhuan fasada dhe makiazhe. Pas fasadave politikanët vazhduan t'i shërbejnë vetes, klientëve dhe miqve, ndërsa populli mbeti i harruar.

Por sot, njerëzit po gjejnë forcën dhe po kërkojnë zgjidhje të reja, politikë të re dhe shpresa të reja.

Tashmë, për ne ndryshimi i politikës është jo vetëm jetik por urgjencë kombëtare. Si kudo në perëndim, edhe në Shqipëri qeverisja duhet t'u kthehet më në fund njerëzve. Vetëm atje ku pushteti buron nga njerëzit dhe kontrollohet nga njerëzit mund të ketë liri, demokraci të vërtetë dhe mirëqenie, për sot dhe për të ardhmen.

Si 26 vite më parë, Partia Demokratike do t'i prijë këtij ndryshimi që kërkon koha: kthimit të pushtetit tek njerëzit. Ndryshimin ajo po e fillon nga vetja. Para disa ditësh ne nisëm përzgjedhjen e hapur të kandidatëve për deputetë nga vetë njerëzit.

Demokratët dhe çdo qytetar tjetër mund të propozojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Mbi këto propozime do përzgjidhet lista e kandidatëve demokratë për deputetë, të cilët do t'i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste.

Është vetëm hapi i parë i një kthese të madhe politike për Shqipërinë. Për herë të parë në historinë e vendit përfaqësuesit e popullit do të përzgjidhen nga vetë populli në çdo hap të procesit. Kështu garantohet se pushteti të burojë vërtetë nga njerëzit.

Dua t'u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi. E di që shumë prej jush me të drejtë jeni mosbesues apo dyshues. E di që shumë prej jush keni humbur shpresën. Por, ka vetëm një mënyrë për të rikthyer shpresën dhe besimin: ushtrimi i të drejtës për t'u vetëqeverisur. Ndaj përfshihuni në këtë proces duke propozuar kandidatin tuaj për deputet.

Koha Jone
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Courrier des Balkans: Rama dhe Veliaj censorët e mediave

Posted: 24 Jan 2017 03:35 AM PST

Emri:  veliaj-rama-edi-erjon_0.jpg    Shikime: 42    Madhësia:  30.0 KB

Nga Louis Seiller/"Demokracia në rrezik", "Mediat nuk janë ofiçina", "AMA dorëzohet" … të mbledhur para Bashkisë Tiranë, rreth njëqind persona përpiqen të ngrenë zërin që të dëgjohet zemërimi i tyre. Para disa ditësh, gazetarë të gazetës së njohur MAPO dhe të kanalit televiziv ABC, i cili shihet si më pranë opozitës, kanë njoftuar mosfirmosjen e kontratave të tyre.

Shenjë e dobësimit të pluralizmit mediatik, këto largime nuk janë raste të shkëputura. Ato janë vazhdimi i një sërë ngjarjesh shqetësuese: disa muaj para zgjedhjeve parlamentae një erë e keqe po fryn mbi shtypin shqiptar.

Me kartonin e kuq në dorë, Nertila Marku është njëra nga organizatorët e protestës. Nga pozita e aktivistes shoqërore ajo fshikullon mediat, duke u shprehur se ato "nuk ftojnë në emisionet e tyre veç pseudoanalistë që s'pushojnë së mburruri sukseset e qeverisë pasi ato punojnë me këta politikanë! Ato nuk ftojnë pothuajse asnjëherë ekspertë të vërtetë, të cilët mund të shpjegonin sfidat politike e shoqërore të vendit. Ne kemi nevojë për të vërtetën dhe nuk duam më nga këto gënjeshtra të përsëritura sa e sa herë."

"Edi Rama e Erion Veliaj janë drejtorët e vërtetë të informacionit."

Në Shqipëri, kanalet e lajmeve janë të shumtë. Ato i janë imponuar qytetarëve këto vitet e fundit si instrumente thelbësorë të jetës politike. Në kafe, restorante, dyqane ato janë të pranishme dhe shumë të ndjekura.

Por në këtë vërshim të pandalshëm imazhesh dhe temash, është e vështirë të gjesh zëra objektivë dhe jo partizanë. Shumica e mediave private janë në fakt pronë e biznesmenëve me ndikim. Kohët e fundit shumë njerëz janë të shqetësuar për afërsinë e këtyre "oligarkëve" me drejtuesit aktualë politikë. Nertila, e cila ka qenë më parë aktive kundër qeverisë së shkuar, është e sigurtë për këtë fakt dhe pohon: "Është më keq se në kohën e Berishës. Ajo që ishte veçse një bakterie është kthyer në një virus të vërtetë. Ne duhet t'i kundërvihemi!"

A mund të ketë arsye pushteti sociali për t'u ruajtur nga puna e gazetarëve sot? Që nga fundi i vitit 2015, nuk mund të mos vësh re që pushteti ka nisur një sulm të vërtetë ligjor për të "futur më mirë në kornizë" lirinë e shprehjes dhe të informimit: kriminalizimi i deklaratave fyese ndaj nëpunësve, dënime të rënda për autorët si dhe për faqet në rrjet ku strehon këto komente, dënime për gazetarët hetues për "ndikime antiligjore", faqe informuese në rrjet të cilat duhet t'i nënshtrohen një autorizimi të detyruar qeveritar, etj.

Të gjitha masat e mësipërme nuk kanë arritur të zbatohen me sukses për shkak të kritikave që ato ngjallën. Por, përballë këtij dështimi ligjor, qeveria socialiste është kthyer tanimë drejt mjeteve të tjera duke përdorur ndikimin e saj tek pronarët e kanaleve të ndryshme.

I angazhuar prej shumë vitesh në lëvizjet e shoqërisë civile shqiptare, Sazan Guri shpjegon se: "Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndërhyjnë sistematikisht në funksionimin e mediave. Së fundmi, ata i kanë bërë qartazi presion ndaj AMA-s me qëllim që gazetarët të humbasin postin e tyre. Ata ndikojnë direkt mbi përmbajtjen dhe organizimin e emisioneve."

Jo larg që këtu, para dyerve të AMA-s, Aulon Kalaja mobilizon turmën. Gazetar për një kanal televiziv privat, ai është ngritur për të marrë fjalën: "që nga viti 2013, rreth 20 emisione dhe shumë kanale janë mbyllur, shumë gazetarë të njohur e të respektuar për profesionalizmin e tyre kanë humbur vendin e punës. Ne nuk duam që të tjerë të gjejnë fatin e tyre së shpejti".

Për Aulonin demokracia shqiptare është në rrezik pasi "dy drejtuesit kryesorë të informacionit në vend quhen Edi Rama dhe Erion Veliaj", respektivisht kryeministri shqiptar dhe kryetari i Bashkisë Tiranë.

"Informacioni i lirë nuk është tjetër veçse iluzion"

Në shtatorin e shkuar, gazetari Artan Rama e pagoi në kurriz këtë qasje të re të linjave editoriale. Gabimi i tij ishte hetimi mbi menaxhimin e mbetjeve të Tiranës pas vdekjes, këtë verë, të një të riu shtatëmbëdhjetë vjeçar. Pas censurimit dhe ndalimit të emisionit tij, drejtuesit e televizionit Vizion PLUS, gjithashtu pronarë të një ndërmarrjeje ndërtimi, janë shpërblyer duke marrë një kontratë për ndërtimin e një godine publike në kryeqytet.

Që nga largimi prej këtij televizioni, Artan Rama denoncon funksionimin e sistemit mediatik shqiptar: "Mungesa e transparencës dhe korrupsioni i elitave politike [u shërbejnë] oligarkëve që përdorin mediat për të mbrojtur interesat e tyre".

Për të, "informacioni i lirë nuk është më veçse një iluzion. Madje është instrumenti i një demagogjie të re".

Më shumë se vetë censura, është rritja e autoçensurës që shqetëson. Ndërkohë që deri dje mediat kryesore funksiononin sipas një ndarjeje të qartë mes "një elite të vogël gazetarësh të njohur dhe një shumice gazetarësh nën mëshirën e tyre", tani shumë prej tyre heshtin si "shërbëtorë të shërbëtorëve". Duke flakur mënjanë etikën profesionale, ata janë të detyruar të vihen në shërbim të interesave të drejtuesve dhe pronarëve të kanaleve televizive. "Liria e shprehjes është duke vdekur në Shqipëri", vëren me hidhërim Sazan Guri.

Viktima të kësaj autoçensure gjithnjë në rritje dhe të konkurrencës së tyre, shumë gazetarë ndjehen sot të pafuqishëm. Në dhjetëra procese gjyqësore kundër pushimeve abuzive nga puna, shumë pak kanë arritur t'ia dalin mbanë.

Përballë avokatëve të fuqishëm dhe në mungesë të provave, ata nuk kanë asnjë peshë. Shoqatat e gazetarëve ekzistojnë, por protestuesit mendojnë se ato kanë humbur çdo lloj besueshmëri. Më shumë pjesë e grupeve të organizuara të interesit se mbrojtëse të vërteta të të lirisë të informimit dhe të shprehjes, ato nuk bëjnë asgjë tjetër veçse mbrojnë pozitën e disave.

Aulon Kalaja denoncon gjithashtu "konflikte të pastra interesi" në funksionimin e shoqatës kryesore të gazetarëve "kryetari i të cilës është vëllai i njërit prej drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit". Prej katër vitesh kjo shoqatë nuk është shprehur për asnjë problem që lidhet me censurën.

Organizatorët e protestës po mendojnë për mjete të reja për të ruajtur pluralizmin dhe lirinë e gazetarëve. Një shoqatë kundër censurës mund të krijohet së shpejti. Po a do të jetë në gjendje ajo t'i kundërvihet presioneve politike të oligarkëve shqiptarë?

Nisur nga hendeku që i ndan me protestuesit, koha kur Edi Rama e Erion Veliaj militonin në unison me shoqërinë civile për një shoqëri më transparente dhe demokratike, duket shumë e largët.

Shkrimi është botuar në "Courrier des Balkans"

Koha Jone
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sot festojnë ditëlindjen :

Posted: 24 Jan 2017 01:02 AM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN :
Fatime, ujku74, Malush, kruja, Beqe Vokshi (46), rudin behaj (40), canada (39), EDITI (37), lorenc sybykuri (37), arblin (37), maya80 (37), blackvelvet (36), blaster_xx (36), DOPG (36), v@ldrix (35), ROBERTO BAGGIO (34), SUPERSTAR_N1 (33), IMENA (33), pingpong
Emri:  BAHRI QELLIMI 1.jpg    Shikime: 62    Madhësia:  53.9 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more