Skip to main content

Forumi Shqiptar: ““Alienët po thithin ujin”” plus 3 more

Forumi Shqiptar: ““Alienët po thithin ujin”” plus 3 more


“Alienët po thithin ujin”

Posted: 25 Jan 2017 04:33 PM PST



Një fenomen i rrallë ka ndodhur pranë brigjeve të Algjerisë, ku vihet re një tornado lokale që është formuar mbi oqean duke ngritur ujin deri në re.

Por ajo çfarë e vë në dyshim se nëse kemi të bëjmë me një fenomen natyror, apo me jashtëtokësorë që po furnizohen me ujë, është një objekt i çuditshëm që fluturon shumë pranë reve.

Personi që ka publikuar videon pretendon se bëhet fjalë për alienë, duke shtuar se shumë prej dëshmitarëve që kanë parë këtë fenomen kanë vënë re edhe anijen kozmike të fshehur mes reve, raporton Daily Mail.

/ Top Channel

[B] 90.000 TE KRISHTERE ( nga te gjitha konfesionet ) KANE GJETUR VDEKJEN VETEM NE VITIN 2016.[/B]

Posted: 25 Jan 2017 02:43 PM PST


90.000 TE KRISHTERE ( nga te gjitha konfesionet ) KANE GJETUR VDEKJEN VETEM NE VITIN 2016.


2016 ka qene nje vit qe solli vdekjen e mbi 90.000 njerezve “fajtore” vetem pse te krishtere.

Sipas Qendres per Studimin e Krishterimit global,
qe monitoron ne te gjithe boten tendencat demografike te krishterimit, afro 90.000 te krishtere jane vrare per besimin e tyre pergjate gjithe vitit, referon ABC News .
Me pas, gati 500-600.000 njerezve u ndalohet te praktikojne lirisht besimin e tyre, sipas Massimo Introvigne , themeluesit te Qendres se Studimeve te Besimeve e Reja.
Gati 70% e te vdekurve ne 2016 kane gjetur vdekjen ne konfliktet tribale ( fisnore ) neper Afrike, me nje rritje te 62% te vraresh ne Nigeri
nga grupe muslimanesh fundamentaliste si Boko Haram.
Sigurisht qe te krishteret jane ne rrezik te perditeshem ne Lindjen e Mesme, perfshire ketu Irak dhe Siri.
Korea e Veriut eshte nje tjeter shtet qe njihet per jo-tolerancen dhe brutalitetin ndaj te krishtereve.
Sipas nje relacioni vjetor te nje gazete internazionale , nje grup qe mbron te krishteret e persekutuar neper bote, rreziku me i madh vjen nga bota islame me qeverite ne armiqesi te hapur nepermjet grupeve militantesh .
Ne Iran, ne veri te Nigerise dhe Pakistan vazhdojne te jene vende ku zhvillohen sulme te egra kunder te krishtereve dhe kishave te tyre.
Por qe nga Afrika deri ne Azi, ketu duke filluar ne Kenia, Egjipti, Sudan dhe Somali, e duke vazhduar ne Turqi, Azerbajxhan, Pakistan dhe Indi e duke perfunduar
ne Kine, Kore, Filipine dhe Indonezi,
te krishteret te gjendur ne minoritet jane gjithmone objekt sulmesh dhe persekutimi.

Burimi : pravoslavie.ru

Meta i vë kusht Ramës: "Po do koalicion në zgjedhjet e ardhshme, kryeministër bëhem unë e jo ti!"

Posted: 25 Jan 2017 09:53 AM PST

Kushtet e Koalicionit të ri / LSI kryeministrin, ndërsa PS Presidentin

Emri:  edi-rama-ilir-meta-fatos-nano.jpg    Shikime: 78    Madhësia:  24.7 KB

PS-ja nuk e mban dot pushtetin pa LSI. As këto ditë të fundmandatit, por as pas 18 qershorit. Këto janë sondazhet e selisë rozë. PS-ja edhe nëse synon t'i vjedhë zgjedhjet nuk do ti gëzojë, pasi opozita, por nuk është çudi që edhe LSI, bashkohen në protesta të dhunshme, çka sjellë që të mos qeveriset më vendi. Nga SHBA, presidenca Trump, mezi pret që t'i kthejë reston kryeministrit Rama për çfarë tha në CNN e në mediat europiane ndaj Donald Trump. Ndaj Edi Rama duhet të ketë prioritet që të zhvillojë zgjedhje korrekte dhe të mos i blejë si në Dibër, të dialogojë ftohtë dhe pa nerva me LSI për kushtet e koalicionit dhe bashkëqeverisjes pas 18 qershorit, të jetë i besueshëm kur premton në këto zgjedhje elektorale si dhe të mos besojë se me "tre koka" mund të ketë koalicioni i majtë. Nëse deri tani i është përmbajtur sloganit me "dy bashkëkryetarë të koalicionit", kështu duhet t'i qëndrojë këtij slogani, që e mbajti në pushtet këto katër vite.

Natyrisht që sejcila parti ka forcën e saj dhe duhet respektuar, ofruar dhe ndihmuar. Por "zot shtëpi" në koalicion janë Rama dhe Meta. Nëse fillojnë që nga selia rozë të fusin "shkopinjë ndër rrota" sepse hamëndësojnë se i fitojnë pa LSI zgjedhjet, le ta thonë dhe të mos presin asnjë minutë. Ta shpallin atë që kanë në mendje. PS-ja duhet të mendojë firot që i sjellë qeverisja katërvjeçare, fenomenin Blushi dhe LIBRA, e cila do jetë vertetë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe që deri në katër apo pesë deputetë do t'ia heq LIBRA në qarqe. Jo se do t'i fitojë vetë këto deputetë, por merr vota dhe i bën dëm PS-së. Përveç Ben Blushit një "fadromë votash" do jetë edhe Koço Kokëdhima. Shumë vetë e marrin me humor e batuta në selinë rozë, porse me aksiomën e tij se "duhet që anëtarsia e PS-së të votojë emrat për kandidatë për deputetë", Kokëdhima praktikisht ka ndezur elektoratin e majtë, i cili ndjehet i dhunuar dhe i pa respektuar nga kupola e PS-së. Më humor e tallje le ta marrin ish-deputetin Kokëdhima, porse një deputet në Fier, një në Vlorë, një në Sarandë, një në Tiranë ai do t'ia heq PS-së.

Edi Rama nuk është se fluturon, pasi e di mjaft mirë se si është gjendja në bazën e PS-së dhe në popull. Disa reforma që janë bërë, natyrisht që duheshin, porse prodhojnë kosto elektorale. Në çdo rrethanë PS-ja në këto zgjedhje parlamentare nuk merr me shumë se 60 mandate. Ka disa analistë që thonë se zbret edhe në 55 deputetë, por le të marrim 60. I duhen edhe 11 që të bëjë qeverinë. Me kë do t'ia marrë 11 deputetë, pa LSI? Nuk ka asnjë shans. Me LSI krijon me shumë se numri 71. Por çdo forcë politike ka ambicjet e veta kryeministrore. Eshtë normale. Ka individë të spikatur në aftësitë ekzekutive. LSI nuk mund të jap votën përherë siç do PS-ja. Ka nevojë për reciproritet.

Logjika e ftohtë mes PS dhe LSI mund t'i ulë në bisedime duke këmbyer postin e kryeministrit. Në të kundërt "sejcili për vete e Zoti për të gjithë!".

Koha Jone
Fotografitë e Bashkëngjitura
 

Sot festojne ditelindjen :

Posted: 25 Jan 2017 02:02 AM PST

SOT FESTOJNË DITËLINDJEN
kalorsi, Screaming_DeadF, HIM, Psikiatria (55), pavlo (48), Julian111 (46), landi_athin (45), dash (42), qyfyri (40), Julian28 (40), kaloresi (39), H2K-MATTEO-UK (39), neraida (38), Sleepless (38), IL__SANTO, Kreshnik22 (37), RadioAktiv (37), toni25 (37), lunanight (36), nutsonfire33 (35), Antilles (35), akili2518, elonakorcarja (33), Da Gangstaz (33), ABIONTOP (32), Dikushidikur (32), engel (31), nastradini22 (29)
Emri:  BAHRI QELLIMI ..................jpg    Shikime: 57    Madhësia:  38.4 KB
PERSHNDETJE I NDERUEMI LEXUES .
Fotografitë e Bashkëngjitura
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more