Skip to main content

“Forcat irakiane thonë se e morën kontrollin në Universitetin e Mosulit” plus 17 more Radio Evropa e Lirë

“Forcat irakiane thonë se e morën kontrollin në Universitetin e Mosulit” plus 17 more Radio Evropa e Lirë


Forcat irakiane thonë se e morën kontrollin në Universitetin e Mosulit

Posted: 14 Jan 2017 10:00 AM PST

Komandantët e ushtrisë irakiane thonë se forcat e tyre e kanë marrë kontrollin e plotë të Universitetit të Mosulit nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), që paraqet avancimin e fundit madhor për rimarrjen e pjesës lindore të këtij qyteti. "Këtë ndërtesë të madhe shkencore dhe kulturore e kanë çliruar heronjtë", tha sot shefi i shërbimit kundër terrorit të Irakut, Talib Shaghati. Militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, e kanë shfrytëzuar kompleksin universitar si bazë të tyre, ndërsa zyrtarët irakianë thonë se militantët i kanë përdorë laboratoret kimike për prodhimin e armatimit kimik. Prej tetorit të vitit të kaluar, forcat ushtarake të Irakut po bëjnë përpjekje për rimarrjen e Mosulit, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Irak. Gjenerali i lartë ushtarak irakian, Maan Saadi, tha se forcat qeveritare ndoshta mund ta rimarrin kontrollin në gjysmën lindore të Mosulit "gjatë 10 ditëve të ardhshme". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poloni: Mirëpritet arritja e trupave amerikane në kuadër të NATO-s

Posted: 14 Jan 2017 08:31 AM PST

Liderët e Polonisë e kanë mirëpritur arritjen e trupave të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre. Kryeministrja e këtij vendi, Beata Szydlo, tha se është "ditë e madhe", që do të ndihmoj në sigurinë rajonale. Afro 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër to rotacioneve të NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t'i siguruar aleatët pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës. "Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët", tha sot zonja Szydlo, në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan. Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se ushtarët do të ndihmojnë për arritjen e "lirisë, pavarësisë dhe paqes në Evropë dhe në gjithë botën". Rusia ka qenë kritike për vendosjen e trupave, që po bëhet si reagim ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës. "Këto aksione i kërcënojnë interest dhe sigurinë tonë", tha pardje presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka shtuar se "veçanërisht është shqetësuese vendosja e ushtarëve të palës së tretë ushtarake afër kufijve tonë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestë kundër qarkullimit të trenit serb

Posted: 14 Jan 2017 08:24 AM PST

Pas ngjarjes së krijuar për qarkullimin e një treni nga Serbia në Kosovë një grup i qytetarëve të Kosovës, kanë nisur një protestë përballë Qeverisë së Kosovës. Protesta që po mbahet para Qeverisë së Kosovës, është thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale. Kërkesa e tyre drejtuar Qeverisë, Presidentit dhe kryeparlamentarit është të largohen pasi që siç thonë ata "s'po janë në gjendje të ndalin trenin e Serbisë". Të shtunën nga stacioni qendror i hekurudhave në Beograd është nisur për në Kosovë një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

WSJ: Trump i hapur për tërheqje të sanksioneve, nëse Rusia ndihmon

Posted: 14 Jan 2017 07:54 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka thënë së përditshmes, Wall Street Journal, se do t'i mbajë sanksionet kundër Rusisë, por është i hapur për tërheqjen e tyre, nëse Rusia është e dobishme për Shtetet e Bashkuara. Në intervistën e publikuar dje, zoti Trump, po ashtu, tha se nuk është i përkushtuar për politikën e "një Kine" lidhur me Tajvanin, që ishte respektuar për dekada, duke e rihapur një çështje madhore, që Pekini e ka konsideruar temë për të cilën nuk mund të zhvillohen negociata. Sa u përketë Rusisë dhe Kinës, Donald Trump ka sugjeruar se ai do t'i shfrytëzoj politikat e mëparshme të Shteteve të Bashkuara, si leva për të përfituar koncesione në tregti, në luftën kundër terroristëve dhe çështjet e tjera nga këto dy vende më të mëdha rivale strategjike. Derisa ai është shprehur se do t'i mbajë sanksionet kundër Rusisë, "së paku për një periudhë kohore", Trump tha se kjo mund të ndryshoj. "Nëse Rusia me të vërtetë na ndihmon neve, përse ndokush do të ketë sanksione, nëse dikush bënë më të vërtetë gjëra të mëdha"? ka shpjeguar zoti Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Forcat qeveritare luftojnë kundër IS-it për Universitetin në Mosul

Posted: 14 Jan 2017 05:44 AM PST

Komandantët ushtarakë irakianë thonë se forcat e tyre sot e kanë siguruar kontrollin e më pak se një të katërtës së kompleksit universitar në qytetin Mosul, derisa këto forca po ballafaqohen me rezistencë të fuqishme të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në betejën e tyre për rimarrjen e kontrollit në Mosul. Operaciont aktuale të trupave irakiane janë pjesë e fazës finale të lansuar para tre muajsh për marrjen e qytetit Mosul. Militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, e kanë shfrytëzuar kompleksin universitar si bazë të tyre, ndërsa zyrtarët irakianë thonë se militantët i kanë përdorë laboratoret kimike për prodhimin e armatimit kimik. Banorët që janë larguar nga Mosuli thonë se pjesa më e madhe e kompleksit universitar është shkatërruar nga sulmet ajrore dhe zjarri artilerik. Ky universitet është themeluar në vitet e 60-ta dhe dikur ishte institucioni më i njohur arsimor në Irak. Pothuajse e gjithë pjesa lindore e Mosulit është rimarrë nga forcat irakiane, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, por territoret në perëndim të lumit Tigër, ende janë nën okupim të Shtetit Islamik. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në përkujtim të masakrës së Reçakut, zbulohet shtatorja e Walkerit

Posted: 14 Jan 2017 05:37 AM PST

Në Kosovë është përkujtuar masakra e Reçakut, e cila ndodhi 18 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit vranë 45 civilë shqiptarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndihmësi i Trumpit ka folur me ambasadorin rus, në ditën e sanksioneve

Posted: 14 Jan 2017 04:52 AM PST

Michael Flynn, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka marrë një thirrje nga ambasadori i Rusisë, muajin e kaluar, në ditën e njëjtë kur presidenti, Barack Obama, i ka shpallur sanksionet e reja kundër Rusisë, për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Abbas: Putini të ndihmoj që Trump të mos lëvizë në Jerusalem

Posted: 14 Jan 2017 04:32 AM PST

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, ka kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që të ndihmoj që Shtetet e Bashkuara të mos e lëvizin ambasadën e vet në Jerusalem, ka thënë mbrëmë zyrtari i lartë palestinez, Saeb Erakat. Zoti Erakat tha se ai e ka dërguar një mesazh nga Abbasi te Putini, gjatë takimit në Moskë me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. "Në letër kërkohet që presidenti Putin të bëjë çdo gjë që mundet lidhur me informaiconin që ne e kemi se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do ta lëvizë ambasadën në Jerusalem, që për ne paraqet linjë të kuqe dhe rrezik", tha Erakat. "Kjo lëvizje, jo vetëm që do t'i zhveshte Shtetet e Bashkuara nga i gjithë legjitimiteti në rolin e tyre në zgjidhjen e konfliktit, por, po ashtu do ta shkatërronte zgjidhjen me dy shtete", i ka thënë Mahmud Abbas, më 13 janar, së përditshmes franceze, Le Figaro. Palestinezët e shohin Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm, ndërsa izraelitët konsiderojnë se i gjithë Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet shtatorja e Walkerit në Reçak

Posted: 14 Jan 2017 04:21 AM PST

Në Kosovë është përkujtuar masakra e Reçakut, e cila ndodhi 18 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit vranë 45 civilë shqiptarë. Vrasja e civilëve shqiptare u cilësua "krim kundër njerëzimit" nga ish - shefi atëbotë i Misionit Verifikues në Kosovë, ambasadori William Walker. Në kompleksin memorial në Reçak, të shtunën më 14 janar, është bërë zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në ditën e sanksioneve, ndihmësi i Trumpit ka folur me ambasadorin rus

Posted: 14 Jan 2017 03:54 AM PST

Michael Flynn, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka marrë një thirrje nga ambasadori i Rusisë, muajin e kaluar, në ditën e njejtë kur presidenti, Barack Obama, i ka shpallur sanksionet e reja kundër Rusisë, për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara. E përditshmja, Washington Post, dhe agjencitë e lajmeve, Reuters dhe Associated Press, raportuan se një zëdhënës i Trumpit ka konfirmuar mbrëmë se këshilltari, Michael Flynn, kishte pasur së paku jë thirrje telefonike me ambasadorin e Rusisë, Sergey Kislyak, në ditën e njejtë, kur ishin shpallur sanksionet dhe vendimi për dëbimin e 35 diplomatëve rusë. Fushata e zotit Trump fillimisht tha se bisedat telefonike kanë ndodhur një ditë para shpalljes së sanksioneve më 29 nëntor, por më vonë ka pranuar se një thirrje ishte bërë në ditën e shpalles së valës më të re të sanksioneve amerikane kundër Rusisë. Agjencia Reuters i ka cituar tre zyrtarë që kanë thënë se pesë thirrje telefonike kanë ndodhur atë ditë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bie numri i rasteve të gripit në Kosovë

Posted: 14 Jan 2017 03:09 AM PST

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se është shënuar rënie e numrit të rasteve të gripit në vend. Përmes një komunikate për media, IKSHP-ja ka njoftuar se gjatë javës së parë të vitit 2017 në Kosovë janë raportuar 1,566 raste të gripit, që paraqet rënie prej 30.3 për qind krahasuar me javën e kaluar.  "Aktualisht, situata epidemiologjike e gripit shënon rënie në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mundësia e befasisë ekziston". "Vala e gripit në territorin e Kosovës nuk ka pasur intensitet të lartë epidemik, ku njëri nga ndikuesit kryesor përveç masave parandaluese ka qenë vaksinimi me kohë gjatë muajve tetor dhe nëntor i të gjitha grupeve të rrezikut", thuhet në komunikatën për media lëshuar nga IKSHP-ja. Viruset sezonale të përhapura në masë të madhe në Kosovë, u vlerësua se ishin shkaktuar edhe nga ambienti i ndotur në Kosovë. Cilësia e ajrit në Kosovë, javëve të fundit, kishte shqetësuar dhe alarmuar qytetarët, por edhe institucionet kompetente. Pikërisht për këtë çështje, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar "Planin e Masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe gjendjes së mjedisit".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mungesa e praktikës gjatë shkollimit, vështirëson punësimin

Posted: 14 Jan 2017 02:01 AM PST

Të rinjtë e sapodiplomuar thonë se gjithnjë e më vështirë arrijnë të sigurojnë një vend pune, veçanërisht kur bëhet fjalë për sektorin privat, të cilët pothuajse në çdo konkurs theksojnëse prioritetkanë ata kandidatë të cilët kanë përvojë pune.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtina vendos ta ndalë trenin serb, Vuçiqi akuzon Prishtinën se po bën “lojëra lufte”

Posted: 14 Jan 2017 01:53 AM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, se ka marrë vendim që ta ndalë trenin me qëllim të, siç tha, "shmangies së konfliktit". "Vendimi im ishte, dhe krenohem me të, që ta ndaloj trenin në Rashkë me qëllim të ruajtjes së lirisë së njerëzve tanë dhe të ruaj paqen e të shmang konfliktet", tha Vuçiq. Kryeministri Vuçiq, tha pas një takimi emergjent me shërbimet serbe të sigurimit se "Prishtina ka provuar të shkaktojë konflikt". Ai u bëri thirrje, siç tha, shqiptarëve të Kosovës që të "mos provojnë të sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë" "Drejt Mitrovicës është nisur një tren udhëtarësh dhe jo një tank, por po ndodhin gjëra të pabesueshme. E kam njoftuar Mogherinin se jam i zhgënjyer me reagimin e BE-së ndaj këtyre zhvillimeve. Gjatë natës do ta njoftojmë Rusinë, nesër Kinën dhe nënpresidentin e SHBA-së dhe t'i njoftoj se "Prishtina po luan lojëra lufte", tha Vuçiq. Vuçiq, që foli në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë tha se Serbia do paqe: "U bëj thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë dhe vërejtja ime e fundit për shqiptarët dhe edhe lutja për ta në Kosovë është që të mos tentojnë t'i sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë".   * * *   Ministri Hyseni jep urdhër për ndalimin e trenit Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka dhënë urdhër për ndalimin e trenit. "Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet, duke përfshirë edhe ato alternative që treni të ndalohet. Ka urdhër të prerë nga unë si ministër i Punëve të Brendshme që të veprojë në pajtim me ligjin. Dhe, në pajtim me ligjin do të thotë të ndalohet hyrja e atij trenit të paligjshëm në territorin e Kosovës", ka thënë Hyseni. Mediat serbe njoftojnë se treni me ngjyrat e flamurit të Serbisë, që sot u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës, ka ndaluar në qytetin e Rashkës në Serbi, në afërsi të kufirit me Kosovën. Mediat serbe citojnë zyrtarët serbë që po udhëtojnë me trenin se po presin paraqitjen publike të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, i cili ka mbajtur një mbledhje të shërbimeve serbe të sigurisë. Sipas njoftimeve, kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vënë nën kontroll të forcave të shtuara të Policisë së Kosovës, kanë bërë të ditur mediat serbe.  Ndërkohë, i shqetësuar me gjendjen aktuale, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Twitter. "Të shqetësuar për çështjen e trenit. Bëjmë thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët. Nevojitet normalizimin jo konfrontim", është postimi i ambasadorit Delawie në Twitter. * * *  Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është duke vazhduar angazhimi policor. "Lidhur me informacionin që ka qarkulluar për mjet shpërthyes në hekurudhë, Policia e Kosovës, me të gjitha njësitet relevante policore ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Deri në këto momente nuk është hasur asgjë e dyshimtë, përderisa puna dhe angazhimi policor është duke vazhduar", ka thënë Kelani. * * *  Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se me trenin, i cili është nisur nga Serbia për në Kosovë, "do të veprojmë konform ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës". "Ju siguroj që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të zbatojnë ligjin, në funksion të ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Unë jam në ministri me drejtorinë e policisë dhe jemi duke e përcjellë situatën dhe do të veprojmë konfrom ligjit dhe kushtetutës ", ka thënë Hyseni. Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se treni ende nuk ka arritur në Kosovë, por që me arritjen e tij, ka shtuar Hoti, kemi kërkesë që t'i bëhet kontroll. Hoti ka bërë të ditur se pas marrjes së informatave se është hedhur një mjet i dyshimtë në linjën hekurudhore, kanë bërë kontrollin e gjithë asaj pjese dhe nuk kanë hasur në ndonjë mjet të dyshimtë. "Ne i kemi bërë kontroll hekurudhës pikërisht për shkak të një informate që ka qarkulluar që është vendosur mjet eksploziv për të eliminuar si rrezikshmëri, por nuk ka pasur asgjë të dyshimtë", ka thënë Hoti. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se autoritetet e Kosovës duhet t'i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të trenit, i cili është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë. Përmes një postimi në facebook Thaçi ka shkruar se "çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. "Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi", ka shkruar Thaçi. Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i ka kërkuar "BE-së ndërhyrjen për të ndaluar destruksionet e Serbisë në Kosovë", përfshirë edhe "provokimin me trenin nga Beogradi". Tahiri ka shtuar se "çështja e trenit nuk ka qenë pjesë e dialogut në Bruksel dhe rrjedhimisht edhe është çështje e përgjegjësive të institucioneve të tjera të Kosovës". Nga stacioni qendror i hekurudhave në Beograd të shtunën unis për në Kosovë një tren me ngjyrat e flamurit të Serbisë. Autoritetet serbe thanë se treni shënon hapjen e linjës hekurudhore prej Beogradit drejt Kosovës, për herë të parë që prej përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe. Por, zyrtarët në Kosovë thanë se treni është provokim. "Unë kam kërkuar ndërhyrjen e BE-së për të ndalur Serbinë dhe destruksionet e saj ndaj Kosovës, përfshirë provokimin nga ky tren me simbolika ultra-nacionaliste, në emër të ruajtjes së paqes e stabilitetit dhe parimeve të dialogut për fqinjësi të mirë", ka thënë ministrja Tahiri për Radion Evropa e Lirë. Treni i nisur të shtunën drejt Kosovës thuhet se është një provë që do të zgjasë prej 20 janarit deri më 26 shkurt, pas së cilës datë, autoritetet në Beograd do të vendosin nëse do të vazhdojnë me linjën e rregullt hekurudhore. Në përcjelljen e këtij treni ishte edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, por ai pastaj ka zbritur, ndërsa udhëtimin me këtë tren e ka vazhduar zëvendësi i tij, Dushan Kozarev, dhe drejtori i hekurudhave të Serbisë, Mirosllav Stojçiq, raporton agjencia Beta. Pjesa e jashtme e trenit është dekoruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin "Kosova është serbe". Autoritetet në Kosovë këtë linjë hekurudhore e kanë quajtur ilegale dhe si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë. Ministrja Edita Tahiri ka thënë se kjo është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën. Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës. "Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve", ka deklaruar Tahiri duke shtuar se "Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë". Deputetë të opozitës në Kosovë kanë hedhur kritika të ashpra në adresë të Qeverisë së Kosovës për lejimin e qarkullimit të trenit nga Beogradi për në Mitrovicë. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në facebook, ka thënë "se nuk mund të pritet heqja e murit dhe ndalimi i trenit nga një Qeveri, siç shkruan ajo, që është e nënshtruar karshi Serbisë". Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ndërkaq ka thënë se "ardhja e këtij treni, na tregon se Qeveria e Kosovës nuk kontrollon kufirin Kosovë-Serbi dhe nuk është e zonja as ta ndalë këtë tren".  Reagime ka pasur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Daut Haradinaj nga kjo parti, ka thënë se "Beogradi haptaz po provokon dhe po ndërhyn në Kosovë". Ndërsa, ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, tani kryetarë e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari - Lila ka propozuar masa reciprociteti me Serbinë.  "Treni u nis, pasi nuk kemi mënyrë/gatishmëri ta ndalim trenin, mund t'i ndalim në Doganë kamionët e Serbisë dhe mallin serb. Më shumë se 1 milion euro në ditë Serbia shet në Kosovë. Le të zgjedhin midis trenit ilegal apo 400 milionë eurove të humbura shteti serb. E shteti kosovar të tregojë që interesi i shtetit është mbi interesin personal", ka shkruar në profilin e saj në facebook Kusari – Lila. Institucionet e Kosovës nuk administrojnë me hekurudhat në veri të vendit. Administrimi mbi këto hekurudha nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Përkundrazi, nga ajo periudhë, linjat hekurudhore në veri janë nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe. Aktualisht, në Kosovë vija të rregullta për transport të brendshëm përmes trenave, ka në relacionin Prishtinë - Pejë, Hani i Elezit - Fushë Kosovë dhe anasjelltas. Infrastruktura hekurudhore në Kosovë, nga ekspertë të kësaj fushe shumë herë është konsideruar e nivelit jo të mirë, që sipas tyre, për një modernizim të hekurudhave investimet janë të domosdoshme.(REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Disa ligjvënës e bojkotojnë inaugurimin e Trumpit

Posted: 14 Jan 2017 01:22 AM PST

Së paku tetë anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se do ta bojkotojnë ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ndërsa disa prej tyre si arsye e kanë cituar dëshminë se rusët mund ta kenë ndihmuar Trumpin që të zgjedhet. "Nuk e shoh këtë president të zgjedhur si president legjitim", tha anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, John Lewis, demokrat nga Gjeorgjia. "Mendoj se rusët morën pjesë për ta ndihmuar këtë njeri", i tha rrjetit NBC zoti Lewis, që është anëtar i Partisë Demokratike, duke iu refereuar raporteve të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara ku theksohet se rusët kishin ndërhyrë në zgjedhje nëpërmjet sulmeve kibernetike dhe mënyrave të tjera, me qëllim që të ndihmohej zoti Trump. Lewis tha se rusët "ndihmuan në shkatërrimin e kandidaturës së Hillary Clintonit". Mospraninë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, më 20 janar, e kanë paralajmëruar edhe ligjëvënësit e tjerë demokratë, Raul Grijalva, Nydia Velazquez, Barbara Lee, Earl Blumenauer, Katherine Clark, Jared Huffman dhe Luis Gutierrez. Shumica prej tyre si arsye e kanë cituar atë që ata e vlerësuan si "mosrespekt" për femra, minoritete dhe persona të jashtëm. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Është vrarë një lider i lartë i Al-Kaidës në Jemen

Posted: 14 Jan 2017 12:57 AM PST

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se lideri i lartë i Al-Kaidës në Gadishullin Arab, Abd al-Ghani al-Rasas, është vrarë nga një sulm ajror amerikan më 8 janar në Jemen. Ky lider është vrarë nga sulmi ajror në territorin e largët Bajda në Jemen, ka thënë mbrëmë zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook. "Ky sulm e largoi një lider të lartë të Al-Kaidës në Gadishullin Arab dhe do t'i shkatërroj operacionet terroriste të saj në Jemen dhe në rajon", tha zëdhënësi Cook.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova përkujton 18-vjetorin e masakrës së Reçakut

Posted: 14 Jan 2017 12:05 AM PST

Kosova përkujton masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 18 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit patën vrarë 45 civilë shqiptarë. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar këtë masakër si "krim kundër njerëzimit". Ngjarja e 15 janarit të vitit 1999, e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Kosova A” nuk mbyllet pa ndërtimin e termocentralit të ri

Posted: 13 Jan 2017 11:46 PM PST

Shtyrja e ndërtimit të termocentralit të ri " Kosova e Re", projekt i nisur për afro një dekadë, vazhdon ta mbajë në funksion termocentralin "Kosova A", që është cilësuar si ndotësi më i madh i mjedisit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Spanjë: Arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it

Posted: 13 Jan 2017 11:01 AM PST

Autoritetet spanjolle kanë thënë se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar se janë pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.  Ministria e brendshme spanjolle ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar në qytetin enklavë spanjoll të Afrikës Veriore, Ceuta.  Ata, sipas njoftimit, i janë nënshtruar një procesi të gjatë të radikalizimit dhe se po i afroheshin pikës ku do të ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste.  Njoftimi i ministrisë nuk ka identifikuar personat e arrestuar. Ministria, megjithatë ka njoftuar se policia spanjolle ka arrestuar 180 xhihadistë të dyshuar gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e madhe e të cilëve në Ceuta.  Ky qytet është në kufi me Marokun dhe ka dalje në Detin Mesdhe. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more