Skip to main content

“Filmon veten duke vallëzuar në vendin e punës, shikoni çfarë bën kur e zë shefi (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Filmon veten duke vallëzuar në vendin e punës, shikoni çfarë bën kur e zë shefi (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Filmon veten duke vallëzuar në vendin e punës, shikoni çfarë bën kur e zë shefi (Video)

Posted: 25 Jan 2017 01:57 PM PST

Një djalë i ri po filmonte veten me telefon mobil duke kërcyer ne vendin e punës, mbeti me fytyrë të skuqur kur papritmas u shfaq shefi i tij.  

Momenti turpërues është filmuar me telefonin e një punëtori të "Walmart", brenda një dhome të zbrazët gjatë pauzës së drekës, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar në internet, shfaqet momenti kur i riu afrohet para kamerës dhe fillon të vallëzojë, duke menduar se askush nuk do të futet brenda dhomës e aq më pak shefi.

Por në momentin që shefi shfaqet në dhomë, gjithçka ndryshon. I riu tmerrohet dhe menjëherë e ndalë telefonin, duke u munduar të arsyetohet për veprimin duke i kërkuar falje shefit.

Për fat të mirë ky djalosh raportohet se nuk e ka humbur vendin e punës edhe pse ka rrezikuar shumë. /Telegrafi/

The post Filmon veten duke vallëzuar në vendin e punës, shikoni çfarë bën kur e zë shefi (Video) appeared first on Telegrafi.

Kur propozimi për martesë nuk shkon siç duhet: Gjunjëzohet para të dashurës, por i ndodh diçka e papritur (Foto/Video)

Posted: 25 Jan 2017 11:34 AM PST

Një moment që do të duhej të mbahej në mend për të mirë gjatë gjithë jetës u kthye në moment turpi, kur një i ri derisa po i propozonte martesë të dashurës gjatë një ndeshje basketbolli, i humb unaza në mes të turmës që po brohoriste për ekipin e tyre të preferuar.

Momenti i turpshëm i ndodhi një tifozi të Atlanta Haëks, i cili derisa po qëndronte i gjunjëzuar para të dashurës dhe po mbante në dorë unazën, goditet padashje në shpinë nga një tifoz tjetër i cili dëshironte t'i uronte, me c'rast i bie unaza nga dora, transmeton Telegrafi.

Për ta nxjerrë djaloshin nga situata e pakëndshme të gjithë fansat fillojnë ta kërkojnë unazën në palestrën "Philips Arena", derisa e dashura e tij që dukej e shokuar me veprimin e të dashurit fillon ta ofendojë djaloshin që e goditi në shpinë partnerin e saj. /Telegrafi/

The post Kur propozimi për martesë nuk shkon siç duhet: Gjunjëzohet para të dashurës, por i ndodh diçka e papritur (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Pasi kreu vjedhjen, hajni shkroi një mesazh të çuditshëm (Foto)

Posted: 25 Jan 2017 09:28 AM PST

Policia në Retford të Anglisë, është vënë në kërkim të hajnit që ka shkruar një mesazh në tavolinën e shtëpisë ku e ka kryer vjedhjen.

Me anë të kësaj fotografie ku shfaqet shënimi, po kërkohet nga të gjithë që e njohin se kush shkruan në këtë formë, të lajmërojë forcat e rendit, transmeton Telegrafi.

Vodhi ari dhe para, më pas la shënimin bizar

Mësohet se kjo vjedhje që ka ndodhur në fund të vitit të kaluar, është ende nën hetime sepse nuk ka lënë asnjë shenj që ndihmon në zbardhjen e rastit.

"Asgjë personale, i urrejë policët dhe policet", është shënimi bizar, që shoqërohet në fund me një X.

Nuk dihet se kush mund të jetë ky njeri, që pasi ka vjedhur ari, para dhe një iPad i ka lëshuar të gjitha krojet dhe është larguar. /Telegrafi/

The post Pasi kreu vjedhjen, hajni shkroi një mesazh të çuditshëm (Foto) appeared first on Telegrafi.

E zë të dashurën duke e tradhtuar me tjetrin, e pabesueshme çfarë e detyron të bëjë rivalin (Foto/Video)

Posted: 25 Jan 2017 08:53 AM PST

Një i ri pasi e kuptoi se e dashura e kishte tradhtuar me një tjetër, detyroi personin që ishte në lidhje me të dashurën e tij të gjunjëzohet dhe t'i kërkojë falje.

Pamjet e kërkimfaljes janë bërë virale në internet, ku përdoruesit e medieve sociale janë befasuar me gjakftohtësinë e burrit që e kishte tradhtuar e dashura, dhe mënyrën se si e pranoi lajmin për tradhti, transmeton Telegrafi.

Në video shihet i riu duke biseduar me rivalin e tij, të cilën vazhdimisht e pyeste nëse kishte bërë seks me të dashurën e tij me të cilën e kishte kaluar natën.

Ajo pranoi publikisht se e kishte tradhtuar edhe më herët, duke e nxitur të dashurin e saj që të nervozohet.

Por dëshira e saj nuk u realizua pasi ai e mori me sportivitet lajmin, duke i lejuar të largohen pa ndonjë lëndim nëse pajtohen të gjunjëzohen dhe t'i kërkojnë falje.

"Gjunjëzohu para meje dhe kërko falje, dhe do të lë të largohesh pa ndonjë problem", dëgjohet duke thënë burri. /Telegrafi/

 

 

 

The post E zë të dashurën duke e tradhtuar me tjetrin, e pabesueshme çfarë e detyron të bëjë rivalin (Foto/Video) appeared first on Telegrafi.

Tentojnë të vjedhin bankomatin, por u ndodh diçka që nuk e kishin besuar se do t’ju ndodh (Video)

Posted: 25 Jan 2017 08:12 AM PST

Në dhjetor të vitit të kaluar, ka ndodhur tentim plaçkitja më e keqe që ndonjëherë keni dëgjuar.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaqen dy burrë të cilët tentojnë të vjedhin bankomatin, transmeton Telegrafi.

Ata e kishin lidhur bankomatin me zinxhirë, të cilin e kishin vendosë në furgonin e vjedhur.

Por pas tri tentimeve për ta nxjerrë bankomatin, zinxhiri këputet dhe kështu ata e kuptojnë se është e pamundur vjedhja e tij dhe heqin dorë nga misioni i tyre. /Telegrafi/

The post Tentojnë të vjedhin bankomatin, por u ndodh diçka që nuk e kishin besuar se do t’ju ndodh (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more