Skip to main content

“Erdogan, studentit shqiptar: Të uroj karrierë në Turqi, e të kthehesh e ta ndihmosh Kosovën (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Erdogan, studentit shqiptar: Të uroj karrierë në Turqi, e të kthehesh e ta ndihmosh Kosovën (Video)” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Erdogan, studentit shqiptar: Të uroj karrierë në Turqi, e të kthehesh e ta ndihmosh Kosovën (Video)

Posted: 21 Jan 2017 03:13 PM PST

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një emision televiziv i është përgjigjur një studenti të Kosovës.

"Ishim në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se a do ta njohin ata të parët, apo ne. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se Amerika e njohu, ndërkohë që ne jemi të dytët", i ka thënë Erdogani studentit Ekrem Zajmi, që studion në Turqi, transmeton Telegrafi.

Erdogani tha se Ekremi vjen nga vendi i tyrbes së Sulltan Muratit dhe se Kosova me Turqinë kanë histori të përbashkët.

Presidenti turk thotë se vazhdon të lobojë për Kosovën, për njohjen e këtij shteti. Ndërkaq, shpreh habi me arsyetimet e shumë shteteve që hezitojnë në këtë njohje.

"Turqia ishte ndryshe në marrje e këtij vendimi. Ne i hapëm dyert për Kosovën dhe vëllezërit shqiptar dhe nëse do Allahu, pas karrierës së suksesshme këtu, të ktheheni në shtetet e juaja e të kontribuoni aty. /Telegrafi/

The post Erdogan, studentit shqiptar: Të uroj karrierë në Turqi, e të kthehesh e ta ndihmosh Kosovën (Video) appeared first on Telegrafi.

Adriatik Kelmendi: Bashkim i shqiptarëve nuk mund të ndodhë në këtë kohë (Video)

Posted: 21 Jan 2017 01:33 PM PST

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi, emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, thotë se bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk mund të ndodh në këtë kohë.

Ai kërkon që partitë aktuale politike të reformohen, derisa thotë se shteti ende nuk është funksional.

Kelmendi flet për perëndimin e karrierës politike të Hashim Thaçit dhe tregon se cilave pyetje nuk u është përgjigjur Kadri Veseli.

Në linkun e mëposhtëm, pos këtyre ndiqeni edhe rrëfimin e Adriatik Kelmendit për shitjen e gazetave dhe xhaxhain e tij, Ramiz Kelmedi. /Telegrafi/

The post Adriatik Kelmendi: Bashkim i shqiptarëve nuk mund të ndodhë në këtë kohë (Video) appeared first on Telegrafi.

Rrëfehet truproja i Ibrahim Rugovës (Video)

Posted: 21 Jan 2017 01:14 PM PST

Elez Nikqi është njeriu që i kishte qëndruar afër peridentit, Ibrahim Rugova, sa herë që dilte në publik.

Ai ishte personi që e fitoi besimin e ish-presidentit të ndjerë, duke u bërë pjesë e stafit të sigurimit të tij që nga viti 1994, e prej vitit 2000 si shef i truprojave.

Punën afër presidentit Rugova, për herë të parë Nikqi e rrëfeu për Klan Kosova.

The post Rrëfehet truproja i Ibrahim Rugovës (Video) appeared first on Telegrafi.

Kelmendi: Rugova, personalitet i pakontestueshëm i kombit shqiptar

Posted: 21 Jan 2017 12:31 PM PST

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka kujtuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e 11-vjetorit të vdekjes së tij.

Kelmendi thotë se vdekja e Rugovës është humbje për tërë popullin.

"Ditë evokimi kujtimesh të rrugëtimit dhe përpjekjeve të gjata të popullit tonë për Liri dhe Pavarësi.

11 vite nga ndarja fizike e Presidentit të parë dhe historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Urtësia, butësia, rruga paqësore politike, ndërtimi i urave të përhershme me miqtë e mëdhenj të Kosovës (SHBA dhe BE), karakteristika këto të një djali fisnik rugovas e kosovar, e bëjnë presidentin Rugova, personalitet të pakontestueshëm të mbarë kombit shqiptar.

Ndarja nga jeta e presidentit Rugova sot e 11 vite më parë, mbetet humbje e madhe për tërë popullin, për Kosovën, për LDK-në", ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

The post Kelmendi: Rugova, personalitet i pakontestueshëm i kombit shqiptar appeared first on Telegrafi.

Ish-ushtari i UÇK-së që s’i njeh minuset në temperaturë (Video)

Posted: 21 Jan 2017 12:21 PM PST

Bora e temperaturat e ulëta nuk janë aspak problem për Gani Kadriajn, ish-ushtar i UÇK-së.

43-vjeçari nga Lipjani, që nga koha e luftës e praktikon çdo dimër larjen në lumin e Topillës në Komunën e Shtimes.

Për më shumë, shikojeni storjen për burrin që s'i ka problem temperaturat e ulëta. /Klan Kosova/

The post Ish-ushtari i UÇK-së që s'i njeh minuset në temperaturë (Video) appeared first on Telegrafi.

Asamblisti Agim Gashi ia numëron të parit të Prishtinës “25 fakte të fshehura”!

Posted: 21 Jan 2017 11:55 AM PST

Asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Agim Gashi, ka drejtuar akuza ndaj kryetarit Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka numëruar 25 dështime që, sipas tij, i ka bërë Ahmeti "për shkak të paaftësisë për të udhëhequr kryeqytetin".

"Instituti i gënjeshtrës

Hannah Arendt na njofton se gënjeshtarët dhe mashtruesit gjithmonë dëshirojnë të fshehin. Janë bërë më shumë se tri vite të udhëheqjes së kryeqytetit nga Shpend Ahmeti dhe Qeveria e tij. Faktet flasin se ata në vazhdimësi kanë fshehur. Duke qenë të tillë kanë krijuar 'Institutin e gënjeshtrës'. Paaftësinë për të udhëhequr me kryeqytetin e kanë shndërruar në arrogancë dhe vajtim facebookian, ndërsa mospunën e kanë mbuluar me gënjeshtra. Ja disa nga të vërtetat që zbardhin mospunën dhe gënjeshtrat e tyre:

1) Në vitin 2014 kanë prolonguar procedurat e aprovimit të buxhetit të Komunës. Kryetari deklaronte se "Kuvendi i komunës duhet të shkoj në zgjedhje, në mënyrë që ai të reflektonte". Për këtë qëllim, ka zhagitur procedurat e aprovimit të buxhetit të komunës, duke mos e dorëzuar atë me kohë në kuvend, me dëshirën për mosaprovim në afatin ligjor dhe krijimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve lokale për kuvendin e komunës.

2) Në vazhdimësi kanë akuzuar Kuvendin e Komunës për mosaprovim të vendimeve të propozuara, ndërsa në asnjë rrethanë nuk janë konsultuar me anëtarët e kuvendit, duke shkëputur marrëdhëniet për një periudhë më shumë se 2-vjeçare.

3) Kryetari nuk gjeti forcën për të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit të Komunës, për shqyrtimin e Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, duke i ikur përballjes me faktet rreth keqmenaxhimit nga ai dhe kolegët e tij bashkëpartiak.

4) Për dy vite rresht nuk kanë arritur të konsolidojnë drejtoritë e komunës, për shkak të dorëheqjeve të vazhdueshme të drejtorëve të emëruar.

5) Në vazhdimësi kanë përdorur gjuhë të vrazhdë, fyese, joetike dhe shpifëse ndaj njerzëve të cilët ia prishnin komoditetin dhe shtrirjen e strukturave partiake në komunë.

6) E kanë mbushur administratën e komunës me militantë partiakë. Për këtë flasin shifrat marramendëse të punësimit joligjor të 276 personave me kontratë mbi shërbime të veçanta, duke i shkaktuar humbje vjetore kryeqytetit në vlerën prej 463,849€.

7) Në shenjë proteste ngase nuk mundën t'i uzurponin ndërmarrjet publike komunale, kryetari nuk i caktoi përfaqësuesit për komisionet e aksionarëve të ndërmarrjeve publike (obligim ligjor i përcaktuar në ligjin për ndërmarrjet publike).

8) Gënjyen edhe për mosdërgimin e kërkesës nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për të diskutuar Ligjin për Kryeqytetin.

9) Janë thirrur në transparencë, por transparencën e shndërruan në autocenzurë. Krijuan ueb-faqe paralele të Komunës në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, instaluan kontroll të rrept të ueb-faqes zyrtare për promovime personale, si dhe përmes llogarive personale në facebook shtrembëruan të vërtetat.

10) Vetëm gjatë vitit 2016, për shkak të performancës së dobët në qeverisje humbën 1.5 milion euro donacion nga projekti zviceran DEMO-s.

11) Kanë dështuar në planifikim, realizim dhe shpenzim të mjeteve buxhetore. Vetëm gjatë vitit 2015 kanë planifikuar 27,162,611.00 të hyra vetanake, ndërsa kanë realizuar vetëm 18,145,400.59 (pra vetëm 67%). Sa i përket shpenzimeve, në vitin 2015 nga totali i mjeteve në dispozicion prej 80,763,629.09 euro, ai kishte arritur që të shpenzoj vetëm 64,224,942.59 (rreth 17 milion euro kanë mbetur pa u shpenzuar).

12) Projektin e nisur nga qeveria paraprake për autobusë, të planifikuar nga mjetet vetanake të komunës e kanë dështuar, duke e zhytur në borxh kompaninë publike me 10 milion euro, derisa në të njëjtën kohë kanë humbur mbi 20 milion euro nga mosinkasimi i të hyrave vetanake, mjete me të cilat do mund të bliheshin rreth 150 autobusë.

13) Kanë iniciuar procedura të prokurimit pa projekte, kontraktim të dyfishtë të punëve dhe mosrespektim të procedurave të prokurimit publik (të gjetura nga Auditori i Përgjithshëm të theksuara me prioritet të lartë).

14) Në mënyrë të kundërligjshme kanë përzgjedhur drejtorët e katër shkollave: "Fan Noli", "Ali Kelmendi", "Naim Frashëri" dhe "Sami Frashëri" (Përzgjedhja është bërë në kundërshtim me UA 08/2014 të MASHT, ku kërkohet që kandidatët të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim). Një praktikë të tillë po e zbatojnë edhe më tutje.

15) Kanë larguar njerëz nga puna pa të drejtë. Me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, 18 shërbyes civil të larguar nga puna janë kthyer në punë pas procedurës së ankesave. Këto veprime i kanë kushtuar komunës me kompensimin retroaktiv të pagave prej 37,427€.

16) Buxhetin e komunës e kanë keqpërdorur edhe me rastin e ndarjes së subvencioneve. Janë mbi 30 OJQ të cilat kanë përfituar subvencione në mënyrë të kundërligjshme (të faktuara në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015).

17) Për 15 vite në traditën e Kryeqytetit ka qenë organizimi i ngjarjeve kulturore, ndër të cilat më me vlerë ishte festivali "Ylberi i Prishtinës'. Edhe këtë festival e dështuan në vitin 2016, bashkë me aktivitetet e tjera të fundvitit që do duhej të organizoheshin.

18). Teatrin "Dodona" e kanë vënë në situatë tejet të vështirë. Në krahasim me buxhetet e teatrove të qyteteve të tjera të Kosovës, teatri "Dodona" si teatër i vetëm i kryeqytetit përballet me vështirësi financiare me një buxhet nën minimum. Akoma ky teatër vazhdon të mbetet pa drejtor dhe pa një Këshill Drejtues funksional.

19) Nuk kanë arritur të krijojnë asnjë standard minimal në menaxhimin e mbeturinave, pastrimin e rrugëve, mirëmbajtjen e tyre, e mos të flasim për projekte kapitale që nuk arritën të realizojnë asnjë sosh.

20) Dështuan në realizimin me kohë të projektit të platosë në lagjen Dardania.

21) I defunksionalizuan kontenierët nëntokësor në kryeqytet.

22) Për dy vite nuk kanë arritur të rregullojnë trotuaret në rrugën kryesore në qendër të Prishtinës, duke e bllokuar punën e bizneseve.

23) Për 1 vit e gjysmë nuk kanë arritur të sigurojnë kontratë për trajtimin e qenëve endacak. Si rezultat i neglizhendës dhe mosndërmarrjes së masave për trajtim adekuat, qentë endacak janë shumuar në masë të madhe dhe paraqesin rrezik evident për jetën e qytetarëve, e sidomos fëmijëve dhe të moshuarve.

24) Për shkak të mosreagimit me kohë në sanimin e rreziqeve, e gjetën vdekjën dy fëmijë.

25) Rrënuan shtëpi të të varfërve në periudhën dimërore, kur njerëzit kanë nevojë për strehim, e jo dëbim nga shtëpitë e tyre" (sic.), ka shkruar Gashi.

The post Asamblisti Agim Gashi ia numëron të parit të Prishtinës "25 fakte të fshehura"! appeared first on Telegrafi.

Lista Serbe shantazhon institucionet (Video)

Posted: 21 Jan 2017 11:11 AM PST

15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë. Përfaqësuesit e serbëve në vend, në përkrahje nga ata të Qeverisë së Beogradit, synojnë që në të njëjtën datë ta bëjnë edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Simbolikisht ata dëshirojnë që t'i lidhin këto dy ngjarje në një datë të njëjtë, që të forcojnë edhe më shumë bindjen se ata dhe Qeveria e Beogradit i bashkërendojnë veprimet e tyre.

Partia më e madhe në vend, PDK, një veprim të tillë të mundshëm e cilëson si tendencioz që do të shkaktonte reaksione për të cilat askush nuk është i interesuar. Ngjashëm mendojnë edhe në LDK. /Tribuna Channel/

The post Lista Serbe shantazhon institucionet (Video) appeared first on Telegrafi.

Ndalohet dhurimi i drurëve për skamnorë (Video)

Posted: 21 Jan 2017 11:06 AM PST

Familjet skamnore të Prishtinës do mund të furnizoheshim me dru për këtë dimër të ftohët me një iniciativë të Komunës, por një gjë të tillë nuk po e lejon Agjencioni i Pyjeve të Kosovës.

Kjo ndodh për arsye se drurët janë pjesë ë mallrave të konfiskuar. Rrjedhimisht, Agjencioni nuk po lejon të dhurohen ato, me arsyetimin se duhet të shiten e jo të shpërndahen falas.

Për më shumë, shikojeni kronikën nga Tribuna Channel.

The post Ndalohet dhurimi i drurëve për skamnorë (Video) appeared first on Telegrafi.

Sonte në “Personale” të TV Dukagjinit, rrëfimi i Adriatik Kelmendit

Posted: 21 Jan 2017 10:28 AM PST

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmedi, flet sonte ne emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Kelmendi tregon se pse, sipas tij, bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk mund të ndodh në këtë kohë.

Ai kërkon që partitë aktuale politike të reformohen, derisa thotë se shteti ende nuk është funksional.

Pos tjerash, do të mund të ndiqni rrëfimin e Adriatik Kelmendit për shitjen e gazetave dhe xhaxhain e tij, Ramiz Kelmendi.

Emisioni transmetohet prej orës 22:30 edhe në telegrafi.com.

The post Sonte në “Personale” të TV Dukagjinit, rrëfimi i Adriatik Kelmendit appeared first on Telegrafi.

VV si LDK, punëson partiakët në Komunë të Prishtinës (Video)

Posted: 21 Jan 2017 10:16 AM PST

Mbi 270 persona janë punësuar me kontratë mbi vepër në administratën komunale të Prishtinës. Shoqëria Civile, INPO e Opozita akuzojnë se shumica prej të punësuarve me kontratë mbi vepër janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! të cilët në buxhet i kushtojnë Komunës mbi 400,000 euro në vit.

Hysen Durmishi, drejtor i investimeve kapitale ka pranuar se ka punësuar aktivistë partiakë. Janë dy persona në zyrën e tij që marrin pagë nga komuna e që janë aktivistë të VV-së, njëri kryen punën e këshilltarit e tjetri të inxhinierit.

Zëdhënësja e Komunës nuk ka dashur të përgjigjet pyetjeve se sa aktivistë të VV-së janë të punësuar në Komunë, duke thënë se s'ka përgjigje për këto pyetje. /Klan Kosova/

The post VV si LDK, punëson partiakët në Komunë të Prishtinës (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more