Skip to main content

“DEMITIZIMI I LUFTËS” plus 9 more Gazeta SHQIP

“DEMITIZIMI I LUFTËS” plus 9 more Gazeta SHQIP


DEMITIZIMI I LUFTËS

Posted: 25 Jan 2017 01:20 AM PST

Fadil LepajaFadil LEPAJA

Qytetin e vogël francez, e kishin pushtuar nga forcat e huaja, e kishin plaçkitur, përfshi këtu gjithë artefaktet me vlerë. Në të përfshihej edhe piktura "Madona e rrëzuar"  (Të cilën ata që e kanë parë e quajnë "Madona e rrëzuar me cica të mëdha" ) për të cilën, doli të kishte qenë i interesuar edhe vet Hitleri. Por dy oficer gjerman vendosin ta ndalin për vete, që ta kenë pas lufte dhe të njejtën ia japin që ta ruaj pronarit të lokalit të vogël, dhe njëherësh kamerierit Rene, i cili nga zori për të mos e vrarë lëvizja e rezistencës për shërbimin e gjermanëve në restoranin e tij, bashkëpunon edhe më  britanikët dhe lëvizjen e rezistencës. E ngatrruar? Ndërsa Michelle, shefja e lëvizjes së rezistencës është e dashuruar pikrisht në kamarierin Rene, sikurse që është dashuruar në të edhe majori gjerman, Gruber, i cili  është homoseksual. Në shtëpinë e Rene, fshihen edhe dy pilot trima, por trullana, anglez të cilët asesi të arrijnë të këthehen falë pashkathtësisë së inteligjencës ushtarake. E kuptuat për çka bëhet fjalë?! Për luftën heroike dhe për heronjët e vërtetë.

E çfarë ka të bëjë me ne, Rene, dhe  seriali i famshëm "Allo'Allo"?  Çfarë ka të bëjë kjo me këtë shoqëri që jeton ende me gjendje lufte? Çka ka të bëjë me ne një  (anti)hero i cili përqeshë të gjitha palët në një luftë botërore,  pavarësisht motiveve, që bashkëpunon me të gjithë? Çka ka të bëjë lufta jonë me këtë luftë e cila në përmasat e një qyteze të vogël franceze merr formën e tragjikomedisë njerëzore. Ata, qytetarët,  nuk duan të ikin nga normaliteti, do të thoni jo, aq sa edhe idetë më të mëdha, më të egra dhe më të çmendura të ideologëve i kthejnë në banalitete dhe përditshmëri, pra një normalitet i cili të bënë të qeshësh me lot.

Ndërkohë, njerëzit tonë, edhe normalitetin e kthejnë në një çmenduri, që të bënë të qash me lot. Edhe banalitetet më të zakonshme, marrin energji negative dhe shërbejnë si pretekst për ndarje, grindje, luftëra… për epikë . Por, ne jetojmë nga politika. Pjesa më e madhe e Ballkanit, politikën e ka biznesin primar. Të tjerët paguajnë tatim.

Por të marrim gjërat me radhë. Tani, po e lëmë mënjanë trenin rus, i cili kërcënon të riniset,  dhe të merremi me normalizimin. Projekti i bisedimeve të deritashme Kosovë- Serbi  bazohej pikërisht në idenë e normalizimit, pra që të zbuteshin armiqësitë, të shuhej ndjenja e hakmarrjes te njerëzit,  çka do të largonte jo vetëm kujtimet e luftës por edhe mundësinë që konflikti të ri ndizej.  Kështu, mendohej se do të ndërronte edhe  pushteti. Por, ideja, e krijuar në Evropë, se përmes qytetarisë dhe të paqes, të dominoheshin dhe të tejkaloheshin  nacionalizmi ekstrem  dhe kriza permanente, duket se  dështoi tani për tani, aq më tepër se pikërisht kjo krizë qytetarët i  shëndërroi në instrument  të poltikës  në vend të reformës,  e cila i rriti dhe po i majmë oligarkët e rinj Ballkanik.

Qysh me u kthye në normalitet, kur njerëz krejtësisht të zakonshëm, krejtësisht anonim dikur, tash njëzet vite kanë hyrë në skenën politike, dhe jetojnë nga politika, janë punësuar/instrumentalizuar  prej elitave luftarake, vazhdimisht për të  protestuar kundër dikujt, duke u konfrontuar me dikë ? Kjo u bë profesion primar i masave, të cilat me "merita" dhe me përkatësi fitojnë vende pune, përfitime të ndryshme.

Qysh me ikë nga heronjtë? Qysh me u rikthye në jetë normale, me u marrë secili me shtëpinë e vet, familjen, e me punën e vet, apo papunësinë e vet, me interesat dhe ambiciet e tij personale?  Qysh me kuptua se me qenë njeri i zakonshëm nuk është turp? Qysh me e ballafaque njeriun e zakonshëm me vetveten dhe mos të ndihet i turpëruar përballë shkëlqimit të rremë që u falin mediat atyre që i kanë përzgjedhur për të qenë  të jashtëzakonshëm?  Qysh me i bindë njerëzit se lufta është diçka e keqe, nga e cila përfitojnë pak njerëz dhe se paqja dhe puna janë ato  që krijojnë gjithçka? Qysh me  i bindë njerëzit se shteti duhet të shërbejë qytetarët ?

 Qysh, kur ata nuk ndihen  aspak mirë sa herë ja kujtojnë se nuk i kanë  shërbyer si duhet shtetit, politikës, atdheut, ndërkohë që ideja evropiane se shteti, politika, atdheu duhet të i shërbejë qytetarët  u duket utopi, edhe përkundër përbetimeve kolektive për orientim euro-atlantik. Po çfarë, kush do na shërbej neve, thonë me vete qytetarët tonë? Kryetari do të na shërbejë, kryeministri, deputetët, kryetarët e komunave…?

Seriali, ynë  rrëfen se shoqëritë  me traditë demokratike , shumë shpejt arrijnë me e demilitarizua veten, duke i rikthyer  njerëzit në jetë normale dhe duke  e vlerësuar paqen  më tepër se luftën, sado të jetë bërë ajo në emër të idealeve të shenjëta. Demitizimi i luftës është hapi kryesor në këtë drejtim.

Por, të kthehemi te seriali në të cilin me aq  mjeshtëri dhe humor parodizohet lufta, shërbimet sekrete dhe rrjetet e tjera konspirative që e drejtojnë atë. Në një qytezë të vogël franceze, e cila bënë një jetë të qetë,  ku njerëzit e pashkathët dhe politikisht dhe ideologjikisht të padijshëm si gjithë njerëzit e zakonshëm, duke ndjekur dëshirat, paragjykimet, apo interesat e tyre të vogla, përthyejnë dhe degjenerojnë politikat globale, armiqësitë dhe interesat globale, sa duken të pavlefshme të gjitha idetë me të cilat ishte  zhvilluar një luftë. Natyrisht, ideja e serialit nuk ishte të përqeshej lufta antifashiste, as lufta për liri, por ishte në radhë të parë ideja që të karikohej  propaganda e pasluftës, filmat dhe dramat për luftën , sidomos , si kundërpeshë e  një drame televizive të asaj kohe, me emrin "Ushtria e fshehtë", të prodhuar nga BBC, me të ciln portretizohej  lëvizja franceze e rezistencës,.

Qëllimet kolektive të shteteve,  edhe pse nuk kundërshtohen, ato megjithatë paraqiten  në një distancë aq të madhe prej interesave, dëshirave dhe  shqetësimeve të njerëzve të zakonshëm sa vetvetiu rrëzohet propaganda e sforcuar për heronjtë si njerëz të përsosur, e jo si njerëz të (jashtë)zakonshëm të cilët kishin luftuar për të mbrojtur mënyrën e tyre të jetës,  apo kundër imponimit të vullnetit të  tjetërkujt. Demitizimi , në fakt e bënë të pamundur sundimin në emër të gjeneratave të kaluara dhe atyre që do të vijnë mijëra vite pas nesh, por e krijon  realitetin ku qytetari sundon përmes përfaqësuesve të vet dhe të cilët ndërtojnë një jetë institucionale e cila është në shërbim të pikërisht këtyre   interesave të përditshme të qytetarëve dhe komunitetit.

Demitizimi si proces, në Ballkan , por edhe ndër ne shqiptarët  po del me vështirësi. Të gjithë ne rrimë gatitu përpara miteve qysh nga ilirët, e deri te këto të cilat ka arritur të i prodhojë makineria e lodhët e oligarkisë së re.

Por, të këthehemi te heronjët nga seriali i famshëm. Edith, këndonte aq keq sa të gjithë mysafirët në restoran i mbyllnin veshët me djath, Maria e kishte shprehi të pështynte derisa fliste, ndërsa plaka Fanny, ankohej se askush nuk po i dëgjon thirrjet dhe rënkimet e sajë…! Ndërkohë kamarierin Rene e donin të gjitha palët dhe e bënte me të gjitha! Mbijetonte !

25 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, bariu gjen kokën e prerë të njeriu pranë pyllit të fshatit Karbunarë

Posted: 25 Jan 2017 01:03 AM PST

Një kokë e dekompozuar njeriu është gjetur ditën e djeshme nga një bari në fshatin Karbunarë, pranë zonës së pyllëzuar të fshatit. Në një njoftim për mediat policia e Vlorës nën me dije se kanë nisur ekzaminimet laboratorike për sqarimin e plotë të ngjarjes makabre.

"Ditën e djeshme rreth orës 13:55, në fshatin Karbunarë, në rrugën e vjetër të këtij fshati është gjetur një "kokë njeriu", në një zonë të pyllëzuar. Policia pasi ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se koka është e dekompozuar.

Uniformat blu e kanë dërguar kafkën për ekspertizë në mjekësinë ligjore. Priten ekzaminimet laboratorike në lidhje me identifikimin dhe të çdo detaji tjetër në lidhje me këtë ngjarje", bën me dije policia.

25 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 25 janar 2017

Posted: 25 Jan 2017 12:53 AM PST

Dashi

Sot mbase do t'ju terheqe nje ndjenje e momentit qe do te tregoje ne te ardhmen se eshte shume me e forte seç e mendonit.

Demi

Kjo nuk eshte dita juaj dhe jeni gjithe kohes nen stres. Do te mundoheni te menaxhoni emocionet por shume e veshtire te ndodhe.

Binjaket

Jeni te rrethuar nga njerez pozitive dhe qe mendojne vetem per te miren tuaj. Kjo gje ju shtyn te veproni me te sigurt.

Gaforrja

Diten e sotme keni nevoje per siguri. Kete gje do e kerkoni si nga koleget e punes ashtu edhe nga partneri.

Luani

Nje ndjesi plogeshtie do t'ju shoqeroje sot gjate gjithe dites. Eshte mire te beni nje kontroll per te pare qe çdo gje shkon mire me fizikun tuaj.

Virgjeresha

Edhe pse ju duket sikur te tjeret nuk do tju vijne ne ndihme sot per nje problem te caktuar, gaboheni. Miqte tuaj do te jene aty per ju.

Peshorja

Nje debat I ndezur me partnerin qe ne oret e para te mengjesit do te kete pasojat e tij pergjate gjithe dites se sotme.

Akrepi

Do tju thone nje te vertete te hidhur sot qe do te parapelqenit te mos e dinit. Respekti per nje person do tju humbe pergjithmone.

Shigjetari

Keni nevoje per qetesi keto kohe per te menduar me mire dhe me kthjellet ndryshimet e medha qe doni te realizoni.

Bricjapi

Merrni kohe ne dispozicion per tju perkushtuar interesave tuaja dhe familjes. Do te shikoni qe ju mungonin keto momente kenaqesie.

Ujori

Sot keni probleme perqendrimi sepse doni te zgjidhni disa pune njeheresh. Ne fund te dites do te perfundoni duke shkaterruar gjithcka.

Peshqit

Edhe pse ju kane dale disa probleme te vogla financiare kohet e fundit do te arrini te zgjidhni gjithcka. E rendesishme eshte te ndani prioritetet.

 

Sekuestrohen 98 kg kanabis në Vlorë, Lezhë dhe Mat, arrestohen 5 persona

Posted: 25 Jan 2017 12:49 AM PST

Një sasi prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar 3 operacione antidrogë në Vlorë, Lezhë dhe Mat.

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “ËEST”, duke sekuestruar 80 kg kanabis e duke arrestuar një 62-vjeçar, zotërues i lëndës narkotike. Bëhet fjalë për shtetasin Spiro Tupa, banues në fshatin Beshisht të Vlorës.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas dispononte lëndë narkotike në banesë gati për ta shitur, menjëherë Policia e Vlorës ka shkuar në fshatin Beshisht, duke bërë të mundur kapjen tij në flagrancë në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 80 kg. Lënda narkotike ishte e fshehur në një dhomë, e ndarë nëpër thasë sintetikë me thurje dhe në qese të zeza plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Lezhë është zhvilluar operacioni i koduar "Reps", ku janë sekuestruar 11 kg kanabis dhe është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi Fatmir Gjonikaj, 28 vjeç, banues në Mirditë.

Ndërsa në Mat është zhvilluar operacioni "Minuta e fundit". Specialistët për narkotikët kanë  sekuestruar 6 kg kanabis si dhe kanë vënë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, 30 vjeç; Jurgen Alzeneli, 21 vjeç, dhe K.K, 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.

25 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Peshëngritje, Godelli akuzon: Drogën ma dha Luan Shabani

Posted: 24 Jan 2017 02:29 PM PST

"Federata na ka thënë që pini çdo gjë që ju jep Shabani. Neve ushqimi na vinte nëpër dhoma dhe shpërndahej me emra".

Prej pak ditësh, Daniel Godelli ka mundur të çlirohet nga dënimi 2-vjecar që mori pasi rezultoi pozitiv në Botërorin e vitit 2014, kur u shpall kampion bote. Arritja më e madhe sportive ndonjëherë në vendin tonë u shndërrua në turp dhe heroi Godelli humbi nga qarkullimi, pa mundur të shprehet dhe pa ditur të vërtetën, as nga trajneri që i stërviti në ato kohë, Luan Shabani dhe as nga federata, që kishte dalë garant për nivelin dhe pastërtinë e trajtimit të peshëngritësve shqiptarë.

"Si në çdo sport force, edhe ne marrim proteina dhe kreatinë. Ne pimë çdo gjë që na dha Luan Shabani, pa ditur se çfarë kishte brenda. Në momentin që u kapa, unë Luanin e kam sharë dhe nuk kam kontaktuar më me të", tregon Godelli.

Premtimet për të qenë Botërori më i suksesshëm i Shqipërisë u kthyen në Botërorin më të turpshëm, me 3 sportistë pozitivë, mes tyre edhe kampioni i botës, Daniel Godelli.

"Ishim 3 sportistë që u kapëm me të njëjtën substancë dhe kjo më bën që të dyshoj se ka qenë një dorë e ligë", shton Godelli.

Prej gati dy vitesh, aq sa ishte pezullimi i 25-vjeçarit Godelli, kampioni i botës për 20-vjeçarë dhe rekordmen e fitues i shumë medaljeve, vazhdon stërvitjen me të njëjtat ritme, për të ngritur sërish lart emrin e tij si sportist, bashkë me flamurin.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Darka “e nxehtë” Kosovë-Serbi, marrëveshje për vijimin e dialogut

Posted: 24 Jan 2017 02:11 PM PST

Ka përfunduar në Bruksel darka e punës mes delegacioneve shtetërore nga Prishtina dhe Beogradi, takim në të cilin mori pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë pas takimit se pala që përfaqëson ai, pra Serbia, dhe pala tjetër, pra Kosova, u morën vesh që të vazhdojnë të dialogojnë në Bruksel, në nivelet më të larta.

Vuçiq këtë deklaratë e ka bërë pak minuta pas përfundimit të takimit Kosovë-Serbi më ndërmjetësim të Bashkimit Europian

Delegacionet e dy shteteve pu ërfaqësuan në nivelet më të larta: Kosova u përfaqësuaa nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kurse Serbia nga presidenti Tomislav Nikoliç dhe kryeministri Aleksandar Vuçiç.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka filluar takimin në Bruksel me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa rreth orës 20:00.

Mogherini paraprakisht ka takuar presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiç.

Pas përfundimeve të takimeve bilaterale me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, të dy delegacionet zhvilluan një darkë pune, ku ishte e pranishme edhe Mogherini.

Gjatë takimit, i cili zgjati disa orë, është tentuar të ulen tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit, pas provokimit që Serbia bëri me trenin dhe arrestimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Takimi i sotëm është i nivelit më të lartë që kanë mbajtur Prishtina dhe Beogradi ndonjë herë.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

“Shqiponja”, Gjanaj: Edhe Dule, Bollano e Janullatos të largohen nga Shqipëria!

Posted: 24 Jan 2017 01:46 PM PST

Deputeti shqiptar në Bruksel Ahmet Gjanaj reagon pas deklaratave të ashpra të Greqisë për djemtë shqiptarë në ushtrinë greke që bënë simbolin e shqiponjës me duar. "Nëse simboli i shqiponjës në duart e disa djemve shqiptarë në ushtrinë greke, rrezikon sigurinë kombëtare të Greqisë, atëherë, Vasil Bollano, Vangjel Dule e kryepeshkopi Janullatos e rrezikojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë ndaj duhen dëbuar nga teritori i saj".

Ky është reagimi që vjen nga Amet Gjanaj, deputeti shqiptar në parlamentin e Brukselit. Me ironi ai e cilëson shtetin grek, si shtet evropian dhe fton shtetin shqiptar t'i përgjigjet me po kaq "evropianizëm" grekëve duke përzënë disa elementë pro grekë në tokën shqiptare të cilët ushtrojnë lirshëm aktivitetin e tyre nacionalist progrek prej 25 vitesh. Përmes një mesazhi në Facebook, Gjanaj "përgëzon" shtetin "evropian grek dhe i bën një propozim interesant shtetit shqiptar.

"Përgëzoj" shtetin "evropian" grek për këtë veprim kundër shprehjeve kolektive të organizuara që "rrezikojnë" sigurinë kombëtare greke dhe ftoj shtetin tonë që të adoptojë këto praktika të një shteti "evropian" duke dënuar maksimalisht Vasil Bollano, Vangjel Dulen dhe Janullatos (për këtë të fundit, rekomandoj dëbimin në Greqi ngaqë shtetësia e tij është greke) dhe shumë të tjerë që kanë kaq vite që rrezikojnë sigurinë tonë kombëtare", shkruan Gjanaj.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Njoftimi i pazakontë: Shes teste pozitive shtatzënie

Posted: 24 Jan 2017 01:00 PM PST

Meqë ishte shtatzënë, vajza vendos që të shesë testet e saj në internet. Në rrjetet sociale ajo vuri njoftimin:-"Shes test shtatzënie pozitiv. Nuk më intereson se për çfarë do i përdorni, për shaka apo për të mashtruar administratorin e agjencisë ku punoni.  I shes dhe kaq".

Pas këtij njoftimi, në adresë të vajzës mbërritën shumë kërkesa, pa specifikuar motivin se pse e donin.  Kur ajo kontaktonte klientet e saj, iu dorëzonte testin pozitiv të shtatzënisë.

Pretendon se ka arritur që të fitojë deri në 200 dollarë në ditë me këtë biznes të pakuptimtë.  Fillimisht vajza e hodhi njoftimin për të bërë shaka, por kur pa që kërkesat sa vinin e rriteshin, vendosi që ta heqë njoftim dhe të ndërpriste biznesin e lindur nga hiçi.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Drake darkon me një brune misterioze

Posted: 24 Jan 2017 12:45 PM PST

Drake është fotografuar teksa shijon darkën me një brune misterioze.
Ai u kap nga aparatet në një restorant japonez këtë të hënë në Amsterdam. Këngëtari, ndonëse është përfolur se ka një lidhje me Jennifer Lopez, duket mjaft i lumtur nën shoqërinë e vajzës në fjalë. Gjatë mbrëmjes ai është parë duke folur në telefon por shpejt e kthen vëmendjen tek personi që ka në tavolinë. Mjaft i buzëqeshur, ai duket se po e shijonte mbrëmjen .

 

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Dekriminalizimi, Fiks Fare “kap” kryetarin e Ulzës

Posted: 24 Jan 2017 12:39 PM PST

Kryetari i Njësisë Administrative Ulëz, Artan Miza, rezulton i dënuar për korrupsion pasiv. Megjithatë, ai vazhdon të mbajë detyrën publike, pavarësisht se ligji i dekriminalizimit, që ka hyrë në fuqi prej më shumë se një viti, ia ndalon një gjë të tillë. Në emisionin investigativ "Fiks Fare" mbërritën disa informacione se Artan Miza është i dënuar me dy vite burg nga Gjykata e Lartë. Gazetarët shkuan në Ulëz dhe verifikuan fillimisht nëse personi në fjalë ishte apo jo kryetar i kësaj njësie.

Një nga punonjëset e gjendjes civile u thotë ekipit të "Fiksit" se kryetar është pikërisht zoti Miza. Më pas, "Fiksi" siguroi një vendim të Gjykatës së Lartë të datës 31 janar 2013, ku thuhet se Artan Miza është shpallur fajtor në vitin 2008 nga Gjykata e Lezhës dhe Apeli i Shkodrës e ka lënë në fuqi në vitin 2010. Rezulton se Artan Miza është arrestuar në fund të vitit 2007 me akuzën "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", neni 259 i Kodit Penal, në kohën kur ishte Drejtor i Shërbimit Pyjor Mirditë.

Sipas gjykatës, ai është denoncuar nga një person. “I gjykuari Artan Miza i ka thënë kallëzuesit se do t'i jepte një zone prej 2000 m2 të miratuar nga Ministria, por për të miratuar këtë zonë duhen lekë. I pyetur nga kallëzuesi, i gjykuari Artan i është përgjigjur se i duhen 1.000.000 (një milion) lekë sepse do t'i jepte kafe ministrit për të nxjerrë këtë zonë në ankand”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ndërkohë, Artan Miza është emëruar kryetar i Njësisë Administrative Ulëz në vjeshtën e vitit 2015, pas zgjedhjeve vendore. Nga ana tjetër, në fund të vitit 2015, Kuvendi miratoi ligjin e ashtuquajtur “dekriminalizimi”. Në këtë ligj, në nenin 2, thuhet se ndalohet të kandidojnë ose të zgjidhen në një funksion të lartë publik, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, ndër të tjera edhe për veprën penale të korrupsionit pasiv, neni 259 i Kodit Penal.

Gazetarët e "Fiksit" tentuan të intervistojnë edhe kryetarin e Njësisë Administrative Ulëz, Artan Miza. Ai tha se ka bërë aplikimin te Vetingu dhe pret përgjigje. "Fiksi" i bëri me dije zotit Miza se është person i dënuar me vendim të formës së prerë. “Po, e kam mbaruar, e kam kryer, kam bërë procedurat e mia. Kam aplikuar si çdo zyrtar te Kryeministria, që është ai ligji që nxori Parlamenti dhe tani pres përgjigje. Mua nuk më kap me Kod Penal, se janë ato përplasjet Kushtetuese që ndodhën dhe pres përgjigje që do të vijë edhe… Dekriminalizimi pra, kjo është", thotë Artan Miza. Më tej, shton se "pse e bëmë aplikimin te ligji i Dekriminalizimit, që ata të nxjerrin të gjitha të dhënat që ky duhet të punojë apo s’duhet të punojë. Unë pres përgjigje”.

"Fiks Fare" pyeti Gëzim Pashën, drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Mat. Pasha thotë se Bashkia nuk kishte vendim gjykate dhe se zoti Miza ka dorëzuar dëshminë e penalitetit. Sipas tij, Artan Miza ka plotësuar formularin e dekriminalizimit dhe e ka dorëzuar, por bashkia nuk kishte kopje fizike të këtij formulari. “Sipas ligjit, Bashkia Mat nuk kontrollon këto formularë, por ligji ia ngarkon Departamentit të Administratës Publike. Artan Miza po pret përgjigje, ndërsa DAP-i i ka kthyer përgjigje Bashkisë, por vetëm për një person tjetër”, thotë Pasha.

Më tej, shton se ligji i dekriminalizimit e kap zotin Artan Miza, pra nuk e lejon që të mbajë një post të lartë publik, por verifikimi në këtë rast bëhet nga DAP-i dhe jo nga Bashkia e Matit. “I takon DAP-it. Mirë apo keq, i takon atyre”, përfundon ai.

"Fiks Fare" i dërgoi një kërkesë zyrtare Departamentit të Administratës Publike për kryetarin e Njësisë Administrative Ulëz. Kërkuam një informacion nëse zoti Artan Miza preket apo jo nga ligji me numër 138 i vitit 2015. “Organi përgjegjës DAP ka kryer verifikimin paraprak të të dhënave të deklaruara në formularin e z. Miza. Nga informacioni i dërguar nga organet e përcaktuara, rezulton se z. Miza është subjekt i cili përfshihet në sferën e ndalimeve të parashikuara të ligjit nr. 138 i vitit 2015 dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit zgjat 20 vjet nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë. Organi përgjegjës DAP, ka përcjellë zyrtarisht pranë Bashkisë Mat të dhënat e konstatuara nga verifikimi paraprak për z. Miza, si dhe i ka kërkuar marrjen e masës së lirimit nga funksioni publik për këtë subjekt” është përgjigjja nga drejtoresha Albana Koçiu. Sipas saj, në ligjin e qeverisjes vendore parashikohet se administratori emërohet dhe shkarkohet nga kryetari i bashkisë dhe është përgjegjës para tij për funksionimin dhe veprimtarinë e administratës.  Pra, në këtë rast, është Bashkia Mat që duhet të marrë një vendim.

24 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more