Skip to main content

“Basha takon Presidentin e “Heritage”: Do çlirojmë ekonominë nga monopolet” plus 9 more - Gazeta Dita

“Basha takon Presidentin e “Heritage”: Do çlirojmë ekonominë nga monopolet” plus 9 more - Gazeta Dita


Basha takon Presidentin e “Heritage”: Do çlirojmë ekonominë nga monopolet

Posted: 20 Jan 2017 02:08 AM PST

 

Gjatë vizitës në SHBA, Lulzim Basha ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin e Fondacionit Heritage, Jim DeMint.

Kreu i PD thotë se gjatë takimit me Jim DeMint është diskutuar për reformat në ekonomi, monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu.

Dje pata një drekë pune me Presidentin e Fondacionit Heritage, Zotin Jim DeMint. Folëm për reformat për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu.

Mora premtimin e Presidentit DeMint se në këto përpjekje do të kemi ekspertizën dhe mbështetjen e Fondacionit Heritage.

Heritage është një ndër institucionet më të rëndësishme amerikane të studimit të politikave publike, i cili harton çdo vit Indeksin e Lirisë Ekonomike në Botë, treguesi kryesor për matjen e lirisë ekonomike në mbi 186 vende. Ekspertiza e Heritage do të jetë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë” shprehet Basha.

Lulzim Basha ndodhet në SHBA pasi sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump.

Paradoksi: Shqipëria, vendi më bujqësor i rajonit, por importuesi neto më i madh i ushqimeve

Posted: 20 Jan 2017 02:02 AM PST

 

Bujqësia shqiptare në raport me Rajonin ka dyfishin e peshës në PBB dhe punësim, por furnizon tregun vendas me produkte shume herë më pak.

Në mesin e pesë vendeve në Rajon, Shqipëria ka deficitin më të lartë tregtar të produkteve ushqimore. Bilanci i tregtisë së ushqimeve në Shqipëri është negativ me -513 milionë euro,çka do të thotë se Shqipëria për nevojat e konsumit t ëbrendshëm importon ushqime gjysmë miliardi euro më shumë se eksporton.

Por nga ana tjetër sektori i Bujqësisë zë 41 për qind të kontributit në punësim dhe 22 për qind të peshës në PBB, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2015.

Në vendet e rajonit ky hendek është mjaft më i ulët, madje Turqia dhe Serbia janë eksportuese neto të ushqimeve.

Maqedonia ka vetëm 110 milionë euro deficitin tregtar të produkteve ushqimore, ndërsa pesha e bujqësisë në PBB-në e Maqedonisë është 11% dhe sektori zë vetëm 18 për qind te kontributit ne punësim.

Mali i Zi e  është importues neto me 394 milionë i ushqimeve në tregtinë me BE-në. Vendi fqinje edhe pse ka një ekonomi më të vogël dhe është një vend që nuk bazohet tek bujqësia e ka raportin e mbulimit të importeve me eksportet bujqësore me të lartë se Shqipëria. Në Malin e Zi, sektori bujqësor zë 9.8% të peshës në PBB, ndërsa kontribuon vetëm 7 për qind në punësim.

Ndërsa në Serbi eficensa e sektorit është edhe më e lartë, ku pesha e bujqësisë është vetëm 8 për qind e PBB, teksa vendi është eksportues neto i prodhimeve ushqimore me 938 milionë euro, teksa kontributi i sektorit në punësim është vetëm 20 %.

Bujqësia në Shqipëri, avantazhin e vetëm konkurrues, ka klimën e ngrohtë që mundëson nxjerrjen e prodhimeve në treg një muaj para rajonit dhe kjo nuk është pak. Subvencioni nuk po funksionin dhe nafta nuk rimbursohet.

Në Maqedoni, nafta e kuqe për bujqësinë jepet me 50 lekë, ndërsa në Shqipëri, fermerët e blejnë njësoj si linjat e tjera të biznesit me çmimin e tregut, me 150-160 lekë, pa asnjë diferencë.

Në Greqi dhe Maqedoni, fermerët subvencionohen direkt mbi prodhimin dhe fondet publike e mbulojnë riskun që mund të vijë nga ndryshimi i klimës ose mungesa e tregut. Por në Shqipëri mungojnë politikat mbrojtëse, edhe pse vendi po shkon me hapa të shpejtë drejt hapjes së tregjeve për shkak të integrimit në BE.

Të mbjella në ngastra të vogla dhe në këtë mënyrë të pastandardizuara, prodhimet shqiptare e kanë të pamundur të marrin certifikatën e cilësisë dhe për rrjedhojë, të eksportohen lirshëm në tregjet e BE–së.

Monitor

Kosova dhe Donald Trump: A do ta humbasë mbështetjen e SHBA-së?

Posted: 20 Jan 2017 01:58 AM PST

Me ardhjen e presidencës së Trump-it kosovarët druajnë, se mund ta humbasin mbështetjen e SHBA-së për shtetin e tyre të brishtë.

Një statujë tre metra e lartë e Bill Clinton qendron në një qoshe të bulevardit që mban emrin e tij. Aty pranë era e ftohtë e dimrit valëvit flamurin. Në fasadat e një godine me apartamente pas statujës varet një portret i madh i ish-presidentit të SHBA-së plot  buzëqeshje. Kjo është një shenjë e raporteve të veçanta të Kosovës me Amerikën, dhe veçanërisht me demokratët e familjen Clinton.

Pak metra më tutje nga statuja e Bill Clinton-it, vitrina e një dyqani mban emrin Hillary. Eshtë një butik me veshje për gra, që shet kostume të stilit Hillary Clinton, veshje zyrtare dhe për raste të veçanta. Pronarja, Elda Morina, është një tifoze e madhe e znjs. Clinton. “Ajo ka një stil klasik, praktik por elegant”, thotë ajo për DW. “Por gjithashtu i përmbahet karakterit të saj, ajo një grua e frotë, një frymëzim i vërtetë.”

Gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve 1990, ishte Amerika nën drejtimin e presidentit Bill Clinton që u angazhua për çështjen e Kosovës me një ndërhyrje ushtarake kundër Serbisë. SHBA-ja qysh atëherë vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në përpjekjet e aj për pavarësinë.

Grupe studentësh kalojnë çdo ditë gjatë rrugës për në universitet pranë statujës së Clinton-it. Besa, një 20 vjeçare, studente për matematikë, thotë, se ajo është krenare që ka një statujë të tillë në qytetin e saj. “Kjo është më e pakta që mund të bëjmë”, thotë ajo. “Ai na ndihmoi ne të jemi të lirë, kur në Kosovë ishte luftë. Tani edhe ne mund të celebrojmë katër korrikun. Ne e duam shumë Amerikën.”

Faktori Trump

Besa i ka ndjekur me vëmendje zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhja e Trump-it e ka lënë atë dhe të tjerët në një gjendje tensioni dhe pritjeje. “Ne druhemi nga Donald Trump, epse ai mund të bëjë ndryshime që nuk janë të mira për Kosovën”, i thotë ajo DW-së.

Kosova është ende në procesin e rikuperimit nga një konflikt ende larg të qenit i zgjidhur. Kur Kosova, kryesisht myslimane, u përpoq të shkëputej nga Jugosllavia, paoi një konflikt brutal i armatosur. Konflikti u zhvillua mes ushtrisë asokohe të ish-Jugpsllavisë (sot Serbia) dhe forcave rebele të shqiptarëve të Kosovës të organizuara në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në mars 1999, pas vite luftimesh, SHBA-ja drejtoi ndërhyrjen e NATO-s kundër burrit të fortë të Serbisë Sllobodan Millosheviç. Operacioni i bombardimeve të NATO-, që zgjati tre muaj, e detyroi Millosheviçin të tërheqë trupat nga Kosova dhe kështu iu dha fund luftës.

Qysh atëherë trupat e NATO-s janë dislokuar në Kosovë në misionin paqeruajtës të KFOR-it. Kosova deklaroi në mënyrë unilaterale pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008. Serbia ende e konsideron Kosovën provincë të saj, por sot Kosovën e kanë njohur 113 vende anëtare të OKB-së. Këshilli i Sigurimit nuk e ka njohur sovranitetin e Kosovës për shkak të vetos së Rusisë dhe të Kinës kundër pavarësisë dhe në mbështetje të Serbisë. Shumë mendojnë tani, se me zgjedhjen e Donald Trump-it do të shuhet dhe shpresa për mundësinë e njohjes zyrtarisht të pavarësisë nga OKB-ja.

“Arsyeja përse ne kemi  qenë të sukseshëm ndërkombëtarisht ka të bëjë me angazhimin aktiv të SHBA-së”, thotë Agron Demi, analist politik në thinktank-un kosovar GAP. “Ne besojmë se me lobbimin e SHBA-së mund të marrim edhe më shumë njohje. Ne kemi 113 vende në anën tonë, por na duhen edhe më shumë”, shton ai.

Analisti Agron Demi druan, se mbështetja nga SHBA-ja do të ndryshojë kur Trump të jetë president. “Ka shumë njerëz, duke më përfshirë edhe mua, që mendojnë, se do të jetë më e vështirë për Kosovën nën presidencën Trump”, thotë ai “Demokratët gjithmonë e kanë mbështetur çështjen e Kosovës. Ne kemi nevojë për këtë mbështetje, por tani me Trump drauj, se nuk do ta kemi atë.”

Një pjesë e kësaj frike mund të shpjegohet me praninë e NATO-s në Kosovë. Gjatë fushatës presidenciale Donald Trump deklaroi, se Amerika nuk do të vazhdojë të mbrojë aleatët e saj në NATO nëqfotëse një gjë e tillë do të kërkojë rritje e shpenzimeve ushtarake për aleancën. Në fillim të kësaj jave ai e quajti NATO-n si “jashtë kohe”, duke shkaktuar me këtë deklaratë pasiguri të mëtejshme.

Beteja e Kosovës

Kosova nuk ka një ushtri të vetën dhe është e varur nga NATO-ja për mbrojtjen e kufijve të saj administrativ. Prishtina nuk ka kontroll në territorin verior të Kosovës, që efektivisht ndodhet nën kontrollin e Beogradit.

Në veri të Kosovës shumica e qytetarëve janë serbë të kosovës, që përbëjnë pesë përqind të popullsisë. Ndarja e vendit është e dukshme në qytetin e Mitrovicës, ku ura mbi luminë Ibër ndan faktikisht shqiptarët nga serbët e Kosovës.

Dhjetra postera me Donald Trump-in janë afishuar në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit dhe në to shprehet mbëhtetja e serbëve për Donald Trump-in. “Njerëzit në veri shpresojnë, që Trump do t’u ndihmojë atyre dhe do ta bëjë sërish Kosovën pjesë të Serbisë”, thotë Demi. “Kjo është shqetësuese dhe në dëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.”

Prishtina dhe Beogradi janë angazhuar në procesin e negociatave të ndërmjetëuara nga Bashkimi Europian qysh nga viti 2011 me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Por raportet midis dy shteteve janë përkeqësuar pas arrestimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj duke u bazuar në një fletarresti nga serbia. Një tjetër acarim shkaktoi edhe treni i nisur nga Serbia në relacionin Beograd-Mitrovicë dhe i dekoruar me parrullën në 21 gjuhë se “Koova është Serbi”. Treni undalua pak para se të arrinte në kufirin administrativ me urdhër të kryeministrti të Serbisë, i cili besonte, se shqiptarët e Kosovës kishin planifikuar ta sulmonin trenin.

Dashuri pa kushte?

Zyrtarët kosovarë Kosovar kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me ndryshimin e pushtetit në SHBA. Sidoqoftë presidenti Hashim Thaçi e uroi zyrtarisht Trump-in pas fitores në zgjedhje. “Miqësia e përhershme mes vendeve dhe popujve tanë është baza mbi të cilën ne do të vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin bilateral”, është shprehur Thaçi me diplomaci.

Trump ende nuk e ka komentuar sipas pikëpamjeve të tij politikën ndaj Kosovës dhe Ballkanit. “Askush nuk e di se çfarë do të bëjë Trump-i, konkludon Agron Demi duke shtuar, se “ne vetëm mund të presim dhe të shpresojmë që marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe NATO-n nuk do të ndryshojnë për keq.”

Pronarja e butikës Hillary, Elda Morina, është e zhgënjyer, që Hillary Clinton nuk u bë presidentja e parë grua e SHBA-së. Por ajo thotë, se gjithashtu e respekton vendimin e amerikanëve. “Nëse Amerika ndihet mirë me Trump-in, është mirë edhe për ne”, thotë ajo. “Ne i duam pa kushte amerikanët.”/DW

Protestuesit dhe mbështetësit e Trump përplasen në Uashington

Posted: 20 Jan 2017 01:54 AM PST

Protestues dhe mbështetës të presidentit të presidentit Donald Trump janë përplasur në Uashington një natë para përurimit.

Policia ka përdorur spraj në përpjekje për të kontrolluar turmën.

Qindra protestues ishin mbledhur jashtë National Press Club në Uashington ku po mbështetësit festonin fitoren e Trump.

Protestuesit kanë fishkëllyer dhe kanë hedhur veshje në drejtim të pjesëmarrësve në festën

Duke folur para mijëra mbështetësve, pas një koncerti në Memorialin Lincoln, Trump ka shprehur përkushtim për të sjellë "ndryshim real" në Uashington dhe për ta unifikuar vendin thellësisht të ndarë.

"Ne do ta bashkojmë vendin", tha Trump dhe ka shtuar se "ne do të bëjmë gjëra që nuk janë bërë në vendin tonë për shumë dekada, ju premtoj", tha Donald Trump.

Ivanka Trump: Jepini një shans babait tim

Posted: 20 Jan 2017 01:50 AM PST

 

Ivanka Trump, vajza e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, u kërkoi kritikuesve të shumtë të babait të saj që t'i jepnin atij një shans, ndërkohë që thotë se e ka këshilluar disa herë atë që të hiqte dorë nga Twitteri.

E pyetur në një program të televizionit ABC, disa orë përpara se babai i saj të marrë zyrtarisht detyrën në Uashington, vajza 35-vjeçare e Donald Trumpit, njëkohësisht fëmija e privilegjuar e tij, tha se "vendi ishte shumë i përçarë".

"Por, gjithë jetën time kam parë se babai im është një unifikues i pabesueshëm", deklaroi ajo.

"Kështu që unë u them kritikuesve të tij që t'i japin kohë, ta lenë të punojë dhe t'ju provojë se e keni patur gabim", theksoi Ivanka Trump.

"Fjalimi i tij pas marrjes së detyrës do të jetë përbashkues dhe optimist", shtoi ajo.

Pallati në flakë te zona e Freskut, një i vdekur nga asfiksia në ashensor

Posted: 20 Jan 2017 01:38 AM PST

 

Një person ka humbur jetën në zonën e Freskut pas një zjarri që përfshiu pallatin ku banonte.

Viktima është gjetur i asfiksuar nga tymi në ashensor, ndërsa banorët e tjerë kanë dalë me shpejtësi, pasi konstatuam zjarrin.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshiu pallatin, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes për të neutralizuar flakët.

Nga Edi Rama/ Humbja e pashmangshme si shtysë për një kërkesë të parealizueshme

Posted: 20 Jan 2017 01:36 AM PST

 

Ose votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme ose ramë e vdiqëm! Kjo është alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër…

Megjithatë, ndër plot të pavërteta që po ripërtypen përditë me sebepin e votimit elektronik, jane tre të tilla domethënëse që dua t’i veçoj si më poshtë:

E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë!

E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale, nuk na e ka keshilluar asnjëherë. Përkundrazi, na kanë rekomanduar të heqim dorë nga kjo ide sa herë kemi pyetur dhe prandaj as nuk e shtruam ndonjëherë si kërkesë votimin elektronik. Ashtu sikundër, nuk na e kanë këshilluar kurrë as identifikimin elektronik, me plot argumenta që nuk është ky vendi per t’i renditur. Nuk po zgjatem këtu edhe me faktin se qeveria e vjetër atëhere ishte kategorikisht kundër për identifikimin elektronik, ashtu siç ishin kundër për hir të së vërtetës edhe ekspertët e OSBE/ODHIR-it, edhe një pjesë e vetë ekspertëve tanë. Sic e dëshmojnë edhe shënimet e negociatave të asaj kohe apo procesverbalet e diskutimeve për reformën zgjedhore, ne hoqëm dorë shumë herët nga kjo ide dhe u fokusuam vetëm tek numërimi elektronik.

E pavërteta e dytë: Numërimi elektronik qënka një kollajllëk i madh dhe vetëm vullnet politik u dashka!

Ja pra që ne e patëm këtë vullnet atëhere, por e vërteta është se me qeverinë e vjetër ramë dakord që të mjaftoheshim në 2013-ën vetëm me dy projekte pilot, një për Tiranën e një për Fierin. Dhe kjo jo se u terhoqëm nga ndonjë presion apo se s’kishim fuqi ta vinim si kusht të panegociueshëm e t’i binim murit me kokë! Por thjesht sepse pasi dëgjuam edhe për këtë, ekspertë e njohës ndërkombëtarë të kësaj fushe, edhe përtej atyre të OSBE/ODHIR-it që ishin kategorikisht kundër, kuptuam se ishte një aventurë shumë e rrezikshme po të bëhej menjëherë në gjithë Shqipërinë, edhe sikur të pranonte pala tjetër. Por më tutje, nuk këmbëngulëm më as për dy projektet pilot, sepse testet e bëra nga KQZ-ja dështuan dhe përballë fakteve kokëforta u detyram të heqim dorë. Pse e si dështuan testet është një histori më vete, e cila vlen sidoqoftë të rianalizohet nga ata që sot pretendojnë të njëjtën gjë që pretendonim ne atëhere. Por fakti është se ne u bindëm që rruga e vetme e sigurtë mbetej numërimi tradicional, i cili u lehtësua mjaft në 2013-ën me heqjen e hulumtimit të materialeve zgjedhore nga procesi.

E pavërteta e tretë: Zgjidhjen magjike të elektronizimit të procesit zgjedhor nuk e dashkam unë apo Partia Socialiste!

E vërteta është se as unë s’kam dhe s’kam si të kem asnjë problem në parim me gjithe këtë revolucion digjital, as Partia Socialiste s’ka dhe s’ka di të ketë kundërshtim për ta mbështetur një revolucion te tillë, nëse do të kishim fakte e garanci të plota se pengesat që nuk u kapercyen dot në 2013-ën, mund të kapërcehen në qershor te këtij viti. Po natyrisht këtë s’mund ta faktojnë e lere më pastaj ta garantojnë, opinionet e politikanëve të cilët ngjajnë si dy pika uji me “qytetarët” digjitalë, që publikojnë shpifjet e tyre përmes liderit digjital të PD-së në tabelën e fletë-rrufeve digjitale të këtij të fundit. Kjo duhet faktuar e garantuar nga ekspertë të padyshimtë ndërkombëtarë të fushës dhe padyshim OSBE/ODHIR- i i njohin kush janë dhe i kanë plot ndër këta ekspertë në shërbim të proceseve zgjedhore në mbarë botën.

Nuk çuditem që OSBE/ODHIR-i po rishpallen armiq nga opozita, pse nuk e përkrahin një aventurë të këtyre përmasave. Por padyshim as shpallja e tyre armiq nuk e bën elektronizimin e procesit më realist, as qëndrimi objektiv i OSBE/ODHIR-it për këtë kërkesë të opozitës nuk ka gjasë ta bëjë më realiste këtë të fundit (sepse opozita nuk ka hallin e zgjidhjes elektronike po hallin e humbjes që s’ka zgjidhje).

Megjithatë, ja qendrimi im për këtë debat:

Qeveria nuk mund të marrë përsipër të japë, në këto kushte, dakordësinë për një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose më saktë, e cila me të dhënat e me mundësitë e sotme, ka vetëm një fund: Deshtimin e sigurtë të procesit zgjedhor!

Nuk mundemi të jemi dakord, sepse nëse ne do të bëheshim sot pjesë e një konsensusi symbylltaz për t’ia hyrë kësaj aventure, duke shpërfillur arsyetimin tonë të bazuar tek eksperienca dhe mbi të gjitha opinionin e OSBE/ODHIR-it, nesër shqiptarët e ndërkombëtarët bashkë, do të kishin të gjithë të drejtën të na bënin ne, qeverinë e askënd tjetër, përgjegjës të vetëm për dështimin spektakolar të zgjedhjeve të 18 qershorit. Lëre pastaj opozita që, edhe ajo me plot të drejtë, nuk do të mbetej mbrapa në akuzat e saj për dështim të qëllimshëm të procesit nga ana jonë, madje përkundrazi, do t’u binte daulleve të fitores kundër qeverisë që dështoi qëllimisht procesin.

Por, thënë kjo, dua ta bëj shumë të qartë se personalisht s’kam asnjë kundershtim dhe Partia Socialiste me siguri do të ishte gati ta tejkalonte pozicionin aktual, për të kërkuar bashkë me forcat e tjera politike, një eskpertize ndërkombëtare që, me gjasë, do ta faktonte e do ta garantonte mundësinë reale të futjes së elektronikës në proces!

Pra, le ta ndërmarrë menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore një proces eksplorimi dhe le të thërrasë e të dëgjojë këdo, që mbi bazën e një eksperience të suksesshme në këtë fushë, mund t’i paraqesë Shqipërisë një plan konkret, të faktuar e të garantuar, për të hedhur një hap në këtë drejtim.

E nëse një ofertë serioze i vihet përpara Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe siguron opinionin pozitiv të OSBE/ODHIR-it (sepse duam s’duam, arbitri i vetëm i standarteve zgjedhore që njeh bota demokratike janë ata), atëherë pse jo!

VIDEO: Shkelma e shkulje flokësh, deputetet femra përleshen në Parlamentin turk

Posted: 20 Jan 2017 01:32 AM PST

Sherr masiv, rrahje mes grave deputete gjatë një debati në parlamentin turk.

Gjithçka ka nisur kur një ligjvënëse e Parlamentit të Turqisë i vuri prangat vetvetes në shenjë proteste kundër pakos së reformave, që Zyrës së presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i japin më tepër kompetenca ekzekutive.

Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh në debat për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohej autoriteti i Erdoganit.

Pas kësaj plasi përleshja, femrat deputete janë rrahur keqazi, aq sa dy prej tyre përfunduan në spital.  Ligjvënësja Pervin Buldan, nga një parti prokurde, është dërguar në spital meqë raportohet se ishte qëlluar në gjoks.

1213

Ligjvënësja e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc, ishte akuzuar nga opozita se i ka sulmuar koleget e saj deputete.

Partia e saj tha se deputetja Enc, po ashtu, ishte dërguar në spital për dyshime se ishte goditur në qafë dhe shpinë.

Kjo ishte hera e tretë që debatet për amendamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë kanë rezultuar me rrahje.

FOTO: Momenti i arrestimit të vrasësit të trefishtë në Vlorë

Posted: 20 Jan 2017 01:22 AM PST

 

Delin Hajdaraj, 26 vjeç,u arrestua nga RENEA në një apartament që kishte me qira në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ai mbante edhe dy apartamente të tjerë. Ai ishte i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg përjetë në mungesë.

Më 28 korrik të vitit 2013, në bashkëpunim me shtetasin Leo Osmeni, 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë dhe i dënuar me 35 vite burg), Delin Hajdaraj vrau me automatik Diana Ademin 53 vjeç nga Vlora, Sokol Isufaj 35 vjeç nga Fieri dhe Serdi Bajlozi 18 vjeç nga Prrenjasi.

vrasesi2 vrasesi1

Ja sëmundjet që kuron uji i ngrohtë

Posted: 20 Jan 2017 01:18 AM PST

 

Një çaj i ngrohtë, një kakao e ngrohtë, një supë e ngrohtë. E kemi përdorur pak si shpesh mbiemrin e ngrohtë, por kur mendojmë për dimrin është fjala e parë që na vjen ne mend.

Si thoni për një gotë me ujë të ngrohtë ? Femrat skandinave kanë zbuluar më në fund sekretin e jetëgjatësisë dhe bukurisë së pakohë. Ato konsumojnë çdo mëngjes esëll 1 gotë me ujë te ngrohtë. Si dhe bëjnë të njëjtën gjë edhe para gjumit.

Konsumi i ujit të ngrohtë ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tonë, zbuloni disa prej tyre :

Qetëson dhimbjet muskulore: Uji i ngrohtë ka efekt qetësues mbi të gjithë muskujt e organizmit, sidomos kur keni dhimbje dhe spazma te muskujve të qafës dhe shpatullave. Ai ndihmon gjithashtu qarkullimin e gjakut në këto zona.

Ndihmon tretjen: Uji i ftohtë mund të ngrijë përmbajtjet yndyrore të ushqimeve që keni konsumuar më parë. Kurse, uji i ftohtë arrin t'i reduktojë ato dhe t'i largojë nga trupi.

Ndihmon në rënien në peshë: Metabolizmi ynë ka gjithmonë nevojë për nxitës të jashtëm që mund të stimulojnë punën e tij. Uji i ngrohtë është një prej tyre. Ai ndihmon rënien në peshë, si dhe stimulon punën e veshkave dhe traktit gastrointestinal.

Lufton kapsllëkun: Kapsllëku ose pamundësia në jashtëqitje është një shqetësim shëndetësor që prek pothuaj të gjitha moshat. Uji i ngrohtë është një zgjidhje shumë e mirë për ata që vuajnë nga ky problem. Ai vë në lëvizje enzimat e zorrëve dhe ndihmon në uljen e fryrjes së barkut.

Kuron patologjitë e frymëmarrjes: Të gjithë të sëmurët me astmë dhe bronkit e dinë shumë mirë rëndësinë e ujit të ngrohtë në trajtimin tyre.

Lufton shenjat e moshës: Me kalimin e viteve organizmi ynë prodhon më pak kolagjen dhe humbet aftësinë për t'u ripërtërirë. Uji i ngrohtë largon toksina nga organizmi, ndihmon pastrimin dhe hidratimin e tij. Si dhe pengon shfaqjen e qelizave të vdekura.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more