Skip to main content

“Barcelona “manita” Las Palmasit, -2 nga Reali” plus 9 more Lajmet

“Barcelona “manita” Las Palmasit, -2 nga Reali” plus 9 more Lajmet


Barcelona “manita” Las Palmasit, -2 nga Reali

Posted: 14 Jan 2017 11:27 AM PST

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga dhe këtë e bën me goleadë ndaj Las Palmasit, në "Camp Nou". 5-0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, që u dominua në çdo aspekt nga ekipi i Luis Emriques. Nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve të Barçës Lionel Messi, i cili gjeti rrugën e rrjetës për herë të shtatë në gjashtë ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës. Luiz Suarez zhbllokoi takimin që në minutën e 14-të, pas pasimit të Andre Gomes nga e djathta.

Gjatë pjesës së parë blaugranat shpërdoruan disa raste të pastra, ku më flagranti ishte ai i kohës shtesë së pjesës së parë, teksa Messi u ndal nga portieri Varas.

Gjithsesi argjentinasi nuk mund të gabonte në të 52-ën, duke shfrytëzuar pasigurinë e portierit, që nuk kontrolloi si duhet harkimin e Rafinas.

Vetëm 5 minuta më vonë Luis Suarez i krijoi vetës hapësira për të goditur brenda zonës, me topin që përfundoi në rrjetë. Në të 59-ën pas një kundërsulmi të shpejtë të Barcelonës Suarez gjendet përballë Varas, i cili i mohon golin uruguajanit, por nuk mund të bënte asgjë pas goditjes së Arda Turan që ndoqi aksionin.

Në të 80-ën ishte radha e Aleix Vidal, që shfrytëzoi një asist të Paco Alcacer për golin e 5-0.Barca me këtë sukses ngjitet në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Reali dhe përfiton nga përplasja mes Sevillas dhe Los Blancos në "Sanchez Pizjuan".

14 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Barcelona "manita" Las Palmasit, -2 nga Reali appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Tiranë, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari

Posted: 14 Jan 2017 11:27 AM PST

Një plagosje me armë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35, në rrugën "Ismail Qemali", në zonën e ish-Bllokut, është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës, shtetasi A. A., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikuar për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Policia e Tiranës thotë se 45 vjeçari i identifikuar si A. Aligjoni në 2016 ka qenë i dyshuar për plagosjen me thikë të një shtetasi tjetër.

Plagosja në zonën e ish Bllokut, ndodhi rreth orës 04:35 minuta në rrugën Ismail Qemali. Ai është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

14 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Tiranë, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Treni serb nuk lejohet të futet në Kosovë. Vuçiç: Shqiptarët po kërkojnë luftë

Posted: 14 Jan 2017 11:22 AM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, tha se vendimi për të ndalur trenin në Rashlë ka qenë i tij me qëllim të, siç tha, "shmangien e konfliktit".

"Vendimi im ishte, dhe krenohem me të, që ta ndaloj trenin në Rashkë me qëllim të ruajtjes së lirisë së njerëzve tanë dhe të ruaj paqen e të shmang konfliktet", tha Vuçiç.

Kryeministri Vuçiç, tha pas një takimi emergjent me shërbimet serbe të sigurimit se "Prishtina ka provuar të shkaktojë konflikt".

Ai u bëri thirrje, siç tha, shqiptarëve të Kosovës që të "mos provojnë të sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë"

"Drejt Mitrovicës është nisur një tren udhëtarësh dhe jo një tank, por po ndodhin gjëra të pabesueshme. E kam njoftuar Mogherinin se jam i zhgënjyer me reagimin e BE-së ndaj këtyre zhvillimeve. Gjatë natës do ta njoftojmë Rusinë, nesër Kinën dhe nënpresidentin e SHBA-së dhe t'i njoftoj se "Prishtina po luan lojëra lufte", tha Vuçiç.

"U bëj thirrje serbëve që të ruajnë qetësinë dhe vërejtja ime e fundit për shqiptarët dhe edhe lutja për ta në Kosovë është që të mos tentojnë t'i sulmojnë serbët me armë, sepse Serbia nuk do ta lejojë një gjë të tillë", tha me tej Vuçiç.

Treni serb nuk lejohet të futet në Kosovë, KFOR e kthen në Beograd

Treni serb që u nis mëngjesin e sotëm nga stacioni qendror hekurudhor në Beograd, është kthyer mbrapsht dhe nuk është lejuar që të kalojë në territorin e Kosovës. Lajmi është konfirmuar për mediat nga burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i ka dërguar një shkresë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ku i kërkon që të ndalojë çdo lëvizje të trenave pa autorizim e pa licencë nga autoritetet përkatëse të Republikës së Kosovës.

Treni mban mbishkrimin "Kosova është Serbi", mbishkrim që sipas Beogradit nuk është provokim.

Ndërkohë, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Protestë në Prishtinë kundër trenit serb, Thaçi: Të ndalet menjëherë

Dhjetëra persona kanë protestuar përpara godinës së qeverisë së Kosovës, duke kundërshtuar simbolikisht ardhjen e trenit serb në Mitrovicë.

Treni i veshur me flamurin serb, u nis sot paradite nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës duke sfiduar hapur autoritetin e shtetit të Kosovës. Protesta që është thirrur përmes rrjeteve sociale, i janë përgjigjur dhjetëra qytetarë.

Burime të KP bëjnë të ditur se treni serb tani gjendet në Rashkë, rreth 10 km larg kufirit me Kosovën.

Derisa ardhja e trenit në Kosovë është konsideruar si ilegale, forcat policore janë përqendruar në Jarinje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme.

Thaçi, në rrjetin social "Facebook" ka shkruar se në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi.

"Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t'i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij", ka shkruar Thaçi.

14 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Treni serb nuk lejohet të futet në Kosovë. Vuçiç: Shqiptarët po kërkojnë luftë appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Mustafa: Iu përgjigjëm me ligj situatës provokuese të krijuar nga Serbia

Posted: 14 Jan 2017 11:22 AM PST

"Në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, institucionet qendrore në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar kanë marrë vendim që të mos lejojnë hyrjen e trenit të nisur nga Serbia për në Kosovë", ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Këto komente, ai i bëri gjatë një deklarate tw jashtwzakonshme për mediat dhe opinionin.

"Së bashku me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe në bashkëpunim me presidentin Hashim Thaçi kemi ndërmarrë të gjitha masat", tha Mustafa duke veçuar këtu kontaktet me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe organet gjegjëse vendore.

"Mendoj se kthimi prapa i këtij treni është vendim i duhur dhe se hyrja e tij nuk do të lejohej", ka theksuar Mustafa.

Kosova, shtoi ai, mbështet lirinë e lëvizjes, "por nuk lejon provokime të tilla që si synim kanë kthimin në vitet e mëparshme me pasoja të paparashikueshme".

Kryeministri Mustafa tha se "dita e sotme kaloi nën shqetësime të mëdha, për shkak të lojërave të rrezikshme të Serbisë".

14 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Mustafa: Iu përgjigjëm me ligj situatës provokuese të krijuar nga Serbia appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Shkodër, shkëmbyen zjarr me policinë, arrestohen 3 persona me 10 kg kanabis

Posted: 14 Jan 2017 10:26 AM PST

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi janë kapur me një sasi prej 10 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Burime nga polica e qytetit verior bëjnë me dije se tre personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, ishin në ndjekje nga policia nga Shkodra në Muriqan, dhe në tentativë për t'u larguar janë aksidentuar.

Bëhet me dije se mes policisë dhe trafikantëve ka pasur edhe shkëmbim zjarri, por pa pasoja në njerëz.

14 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Shkodër, shkëmbyen zjarr me policinë, arrestohen 3 persona me 10 kg kanabis appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Irak, vritet shefi i luftëtarëve të huaj të ISIS-it

Posted: 14 Jan 2017 10:10 AM PST

Taes Bill Monti, i njohur si Abu Omer Hollandi, komandat i të ashtuquajturve "luftëtarë të huaj" të Shtetit Islamik (ISIS), është vrarë në lagjen Muhandissen, në pjesën perëndimore të Mosulit, në Irak.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të qeverisë autonome të Kurdistanit irakian. 41-vjeçari Hollandi, me origjinë holandeze, ishte konsideruar një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit të Kalifatit,

Komandanti evropian i Daesh-it, një nga 150 holandezët e arratisur nga vendi i tyre për t'u vënë në shërbim të ISIS-it, është eliminuar nga ushtria irakiane gjatë një përleshjeje me armë zjarri. Hollandi ishte shef i njësisë elitë të Inghimasi-t, të quajtur kështu sepse luftojnë në kontakt të ngushtë me linjat armike: trupat speciale të Shtetit Islamik, ato që kanë rezistuar në zonën perëndimore të lumit Tigër, duke ndëshkuar rëndë milicitë irakiane.

Në brendësi të kësaj ushtrie, militojnë para së gjithash të huaj, në pjesën më të madhe kaukazianë dhe uzbekë. Vdekja e Hollandit është një goditje e rëndë për ISIS-in në Mosul, tashmë i çliruar 80% nga forcat e koalicionit. Pas këtij suksesi të rëndësishëm, irakianët janë optimistë: Mosuli do të çlirohet plotësisht brenda muajit mars. ISIS me siguri do të vazhdojë të rezistojë në zonë, mes lagjeve mesjetare të Medinës, ku pritat janë më të lehta nga forma e ngushtë e rrugëve të qytetit.

14 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Irak, vritet shefi i luftëtarëve të huaj të ISIS-it appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Partizani: Presim dhe 1 dhuratë, Ekuban qëndron

Posted: 14 Jan 2017 09:26 AM PST

Edmond Haxhija, Drejtori Sportiv i Partizanit nga Antalya ku të Kuqtë po zhvillojnë minifazën përgatitore të dimrit i bëri një analizë merkatos së deritanishme të Partizanit. Kryqytetasit në Janar janë fokusuar kryesisht te reparti i sulmit duke u përforcuar me lojtarë të tillë si Mathew Boniface, Xhevahir Sukajn dhe së fundmi me fantazistin Marko Cetkovic. Duke patur parasysh që pjesë e skuadrës në repartin e avancuar janë edhe emra të tillë si të rëndësishëmsi Ekuban, Fili e Bardhi e Torassa pa harruar dhe Mentor Mazrekajn që me riaftësimin nga dëmtimi mund të konsiderohet si një vlerë e shtuar, tashmë detyra më e vështirë i takon trajnerit Starova që duhet të zgjedhë se cilët lojtarë duhet të aktivizojë në sulm. Sipas Drejtorit Sportiv, Haxhija me kaq shumë elementë cilësorë në skuadër, objektivi titull është më i arritshëm për Partizanin.

"Me Mazrekajn, Sukajn, Boniface apo Cektovic, kemi menduar që në këtë merkato t'i japim përparsi reparit të sulmit duke i dhënë mundësi dhe trajnerit Starova që të ketë të drejtën e zgjedhjes, që të mos rëndohet skuadra te një apo 2 lojtarë sic ka ndodhur në 18 javët e para. Unë së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, Genc Tomorri dhe trajnerin Starova kemi vendosur që të hymë në merkato, por një merkato të tillë kaq cilësore na e ka bërë të mundur presidenca, pasi presidenti Gazmend Demi ka qëndruar gjithmonë pranë nesh, por megjithatë vetëm koha do ta tregojë nëse kemi bërë lëvizjet e duhura në merkaton e Janarit përsa i përket repartit të sulmit. Por e përsëris sulmi nuk ka qenë pika më e dobët te Partizanit në këto faza, pasi lojtarët e këtij reparti kanë treguar nivel të lartë. Megjithatë kampionati sa vjen e bëhet më i vështirë dhe menduam të përforcohemi pasi me të tillë lojtarë cilësorë nuk do ta diskutojmë fitimin e titullit kampion që është objektivi ynë kryesor".

U duk se me afrimin e mesfushorit me tipare sulmuese Marko Cetkovic, merkatoja e dimrit do të ishte e mbyllur për Partizanin, por sipas drejtorit Haxhija, presidenti Demi mund të surprizojë sërish dhe ashtu sic bëri me lojtarin malazez mund të afrojë në skuadër edhe ndonjë tjetër futbollist me peshë deri në fund Janarit.

"Merkaton e Partizanit nuk mund ta quajmë të mbyllur sepse ne presim ende dhurata nga presidenti jonë, sic bëri edhe me Cetkovicin, pasi meritat më të mëdha për afrimin e Markos te Partizani i ka plotësisht familja Demi. Cetkovic ishte në kontratë me klubin e Saravejos dhe aty përfitonte një pagë shumë të lartë por presidenti Demi bëri të mundur ta shkëpuste nga ekipi boshnjak lojtarin dhe ta afronte te Partizani, kështu që mendoj se ky lojtar do e forcojë së tepërmi repartin ofensiv. Mendoj se jemi në rrugë të mbarë për të fituar titullin. Megjithatë cdo e mirë e ka edhe një të keqe sepse kur ke kaq shumë lojtarë në skuadër puna më e vështirë është për trajnerit sepse atij i duhet të zgjedhë".

Ekuban i cili është transferuar te Partizani në formë huazimi nga skuadra e Serisë A, Chievo Verona deri në përfundim të këtij sezoni, ka shumë kërkesa në merkato. Me paraqitjen që bëri në sfidën ndaj Fenerbahces, 22-vjecari ganez fitoi simpatinë e tifozëve të skuadrës turke të cilët në rrjetët sociale shpërthyen me elozhe duke u kërkuar drejtuesve të klubit ta blejnë këtë futbollist. Por Haxhija i siguroi tifozët e Partizanit se as Ekuban dhe as ndonjë element tjetër i rëndësishëm si Fili apo Bardhi nuk do të largohet nga të Kuqtë në merkaton e Janarit.

"Shumë mirë kanë bërë ultrasit e Fenerbahces që i kanë bërë thirrje klubit të tyre për të blerë shërbimet e Ekubanit, por edhe presidenti ynë më bëri të ditur mua dhe stafit tim pas asaj sfide se Ekuban është i paprekshëm. Nuk po bëj shaka, sepse presidenti na ka dhënë ultimatum që Caleb do të jetë pjesë e Partizanit deri në fund të sezonit. Nëse fitojmë titullin kampion vetëm në fund të sezonit mund të flasim për largimin e ndonjë tjetër lojtari cilësor si Ekuban apo Fili e Bardhi, gjithmonë nëse do të vinë ofertat e duhura".

14 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Partizani: Presim dhe 1 dhuratë, Ekuban qëndron appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Peqin, lirohet ish-prokurori Giu; përfitoi nga amnistia

Posted: 14 Jan 2017 09:26 AM PST

Në listën e personave që kanë fituar lirinë falë amnistisë ndodhet edhe ish-prokurori Haxhi Giu, i dënuar me 2.4 vjet burg, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim. Giu ishte duke e vuajtur dënimin në burgun e Peqinit.

Atij i kishin mbetur për të vuajtur 9 muaj e 17 ditë burg. Por vetëm pak orë pasi ai ka lënë qelinë e burgut të Peqinit është kthyer sërish nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgut .

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani, tha se ish prokurori është thirrur vetëm për të sqaruar disa pika në dosjen e tij dhe më pas është lënë i lirë.

Ish- prokurori i Krujës dyshohet se i premtoi një të pandehuri që do t'i ulte në minimum vendimin, kundrejt 29 mijë eurove. Por, Giu u "tradhtua nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, e cila shfuqizoi një vendim të prokurorit të çështjes "Hajdari". Pas shqyrtimit gjyqësor me gjykim të shkurtuar, u vendos dënimi i tij, ndërsa mësohet se prokuroria kishte kërkuar katër vite burg. Giu u arrestua më 2 dhjetor të një viti më parë me akuzën se kishte marrë ryshfet, ndërsa ai pranoi aktet që janë në dosje duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Në fund të vitit 2015, prokuroria ishte vënë në ndjekje të Aleks Shporit, pasi kishte disa informacione se merrej me trafik narkotikësh ashtu si dhe i vëllai Paulini, ndodhej në proces gjyqësor në Gjykatën e Krujës. Aleksit iu gjetën një sasi rreth 29 mijë euro në automjet. Agjentët e policisë e kanë pyetur për këtë shumë, ku e ka burimin apo ku do të shkonin. Aleksi u është përgjigjur se "këto para do të shkonin për një prokuror. Ai quhet Haxhi Giu dhe punon në Krujë. Më premtoi se do të lironte vëllain tim të arrestuar, Paulinin. Bëri disa veprime, por në fund gjykata e dënoi me tetë vjet burg. Këto para ia mora mbrapsht". Kaq ka mjaftuar që policia të vinte në "lojë" Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila prej pak muajsh heton edhe veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, mes të cilëve edhe prokurorët. Prokuroria faktoi disa takime mes Shporit dhe Giut, para dhe pas dhënies së vendimit.

14 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Peqin, lirohet ish-prokurori Giu; përfitoi nga amnistia appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

“Është për ty” – Mourinho i përgjigjet telefonit të gazetarit (Video)

Posted: 14 Jan 2017 08:34 AM PST

Konferencat për shtyp të Jose Mourinho nuk janë kurrë të ngjashme me ato të trajnerëve të tjerë të Premier League.

Kështu që kur telefoni i një gazetari, i vendosur në tavolinën përballe tij nis të bjerë kur fliste për një nga sidat më të rëndësishme të sezonit për Manchester United, ajo ndaj Liverpulit, sigurisht që nuk do të mungonte reagimi karakteristik i Murinho.

Trajneri i Manchester United e hap telefonin dhe pasi i përgjigjet personit që fliste në krahun tjetër, i drejtohet gazetarit: 'Është për ty'.

14 janar 2017 (Stilografi.com)

The post "Është për ty" – Mourinho i përgjigjet telefonit të gazetarit (Video) appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

Berisha kërkon fitore ndaj Lacios dhe beson te Botërori

Posted: 14 Jan 2017 08:25 AM PST

Etrit Berisha, njeriu i momentit në radhët e Atalantës, do të rikthehet në stadiumin "Olimpico", këtë herë si kundërshtar i Lazios sepse që prej fillimit të sezonit, gardiani kuqezi ka veshur fanellën e Atalantës. Dy skuadrat ndahen nga vetëm dy pikë në klasifikim dhe kjo përballje merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për gardianin kuqezi, por edhe për dy klubet. Në prag të këtij dueli, numri 1 i portës bergamaske kartonin e të cilit vazhdon ta zotërojë Lazio vjen me një rrëfim të gjatë në gazetën më të madhe sportive të vendit fqinjë, "Gazzetta Dello Sport". Fillimisht Berisha thekson se konkurrenca nuk e ka trembur asnjëherë.

"Në këtë moment jam i bindur se jemi më të fortë se Lazio. Në radhët e skuadrës bardhekaltër kam kaluar momente të bukura sepse ishte një eksperiencë që më ndihmoi të rritesha edhe si njeri. Në vitin e dytë dhe të tretë mendova se do të luaja më shumë sepse një portier duhet të luajë në vazhdimësi për t'u rritur".

Në vijim të intervistës, ai e pranon se pas mbërritjes në Itali hoqi dorë nga ekzekutimi i 11-metërshave, një specialitet që e perfeksionoi gjatë periudhës kur ishte pjesë e Kalmarit. Më pas, ndalet edhe tek modeli sportiv që ka ndjekur por edhe te hapat e parë të karrierës.

"Kam ndjekur Van De Sar, një portier i gjatë, me reflekse, i shpejtë dhe i zoti me këmbët. Gjithsesi, në moshën 8 vjeçare nisa të luaja si mbrojtës i majtë me skuadrën 2 Korriku, por më pas një portier mungoi në stërvitje dhe m'u desh të vendosesha në portë. Që nga ai moment nuk lëviza më".

Berisha pyetet nëse në mendjen e tij ka kaluar ideja për t'u bashkuar me Kosovën, por në këtë pikë ai është i qartë.

"Jo sepse nuk bëj dallime, ndihem kosovar dhe shqiptar në të njëjtën kohë. Është e vërtetë që më ka ardhur një propozim edhe nga federata suedeze".

Gardiani shqiptar ndalet më pas te ecuria me kombëtaren dhe pengu i kartonit të kuq ndaj Izraelit që do ta detyrojë të mungojë në transfertën e
Italisë.

"Kam një zemërim të brendshëm që nuk mund ta imagjinoni sepse e prisja këtë moment që kur u hodh shorti. Zahawi bëri një gjest teatral por herën tjetër do të mendohem dy herë përpara se të reagoj. Në këtë moment, shpresat e kualifikimit në botëror janë të pakta. Humbja ndaj Izraelit ishte e rëndë dhe na detyron të mendojmë për të mundur Italinë. Kujtimi më i bukur nga Europiani? Tifozët tanë që na mbështetën me krenari dhe pasion. Shumë njerëz erdhën edhe nga Kosova edhe pse gjithçka shkoi keq sepse me Zvicrën nuk e merituam humbjen ndërsa me Francën paguam mungesën e eksperiencës".

14 janar 2017 (Stilografi.com)

The post Berisha kërkon fitore ndaj Lacios dhe beson te Botërori appeared first on Stilografi.com – Lajmet e fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more