Skip to main content

“Analisti gjerman: Shqiptarët kanë arsye të kenë frikë nga Trumpi, Rusia do ta shtojë ndikimin në rajon” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Analisti gjerman: Shqiptarët kanë arsye të kenë frikë nga Trumpi, Rusia do ta shtojë ndikimin në rajon” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Analisti gjerman: Shqiptarët kanë arsye të kenë frikë nga Trumpi, Rusia do ta shtojë ndikimin në rajon

Posted: 19 Jan 2017 03:35 PM PST

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, nuk do të jetë i interesuar për Ballkanin, e madje mund të tërheq trupat nga rajoni, ka thënë politologu gjerman, Zibo Jansen, transmeton Telegrafi.

"Ai do ta shpall këtë problem evropian, ndërsa evropianët nuk janë unikë e jo të gjitha shtetet e BE-së e kanë pranuar Kosovën. Pra, Rusia do të shtojë ndikimin", ka thënë ai, duke shtuar se është e arsyeshme frika në Prishtinë se me këtë rast mund të ndodhë ndarja e Kosovës. "Ata i kërcënoi presidenti i Serbisë me luftë. Por, duhet të jemi korrekt se edhe kreu i Kosovës u soll në mënyrë luftarake. Pra, në të dy anët shohim shtim të tensioneve". /Telegrafi/

The post Analisti gjerman: Shqiptarët kanë arsye të kenë frikë nga Trumpi, Rusia do ta shtojë ndikimin në rajon appeared first on Telegrafi.

Kosova dhe Donald Trumpi: Shqiptarët i duan amerikanët pa kushte, por Trumpi ua shton drojën!

Posted: 19 Jan 2017 03:27 PM PST

Me ardhjen e presidencës së Trumpit, kosovarët druajnë se mund ta humbasin mbështetjen e SHBA-ve për shtetin e tyre.

Një statujë tre metra e lartë e Bill Clintonit qëndron në një qoshe të bulevardit që mban emrin e tij. Aty pranë, era e ftohtë e dimrit valëvit flamurin. Në fasadat e një godine me apartamente pas statujës, varet një portret i madh i ish-presidentit të SHBA-së plot buzëqeshje. Kjo është një shenjë e raporteve të veçanta të Kosovës me Amerikën, dhe veçanërisht me demokratët e familjen Clinton.

Pak metra më tutje nga statuja e Bill Clintonit, vitrina e një dyqani mban emrin Hillary. Është një butik me veshje për gra, që shet kostume të stilit Hillary Clinton, veshje zyrtare dhe për raste të veçanta. Pronarja, Elda Morina, është një tifoze e madhe e znj. Clinton.

“Ajo ka një stil klasik, praktik, por elegant”, thotë ajo për DW. “Por gjithashtu i përmbahet karakterit të saj: një grua e fortë, një frymëzim i vërtetë.”

Gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve 1990, ishte Amerika nën drejtimin e presidentit Bill Clinton që u angazhua për çështjen e Kosovës me një ndërhyrje ushtarake kundër Serbisë. SHBA-ja, qysh atëherë, vazhdimisht e ka mbështetur Kosovën në përpjekjet e aj për pavarësinë.

Grupe studentësh kalojnë çdo ditë gjatë rrugës për në universitet pranë statujës së Clintonit. Besa, një 20 vjeçare, studente për matematikë, thotë, se ajo është krenare që ka një statujë të tillë në qytetin e saj.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë”, thotë ajo. “Ai na ndihmoi ne të jemi të lirë, kur në Kosovë ishte luftë. Tani edhe ne mund të festojmë 4 korrikun. Ne e duam shumë Amerikën.”

Besa i ka ndjekur me vëmendje zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhja e Trumpit e ka lënë atë dhe të tjerët në një gjendje tensioni dhe pritjeje.

“Ne druhemi nga Donald Trumpi, se ai mund të bëjë ndryshime që nuk janë të mira për Kosovën”, i thotë ajo DW-së.

Kosova është ende në procesin e rikuperimit nga një konflikt ende larg të qenit i zgjidhur. Kur Kosova u përpoq të shkëputej nga Jugosllavia, pasoi një konflikt brutal. Konflikti u zhvillua mes Ushtrisë të ish-Jugosllavisë (sot Serbia) dhe forcave të shqiptarëve të Kosovës të organizuara në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në mars 1999, pas vite luftimesh, SHBA-ja drejtoi ndërhyrjen e NATO-s kundër Sllobodan Millosheviqit. Operacioni i bombardimeve të NATO-, që zgjati tre muaj, e detyroi Millosheviqin të tërheqë trupat nga Kosova dhe kështu iu dha fund luftës. Që atëherë, trupat e NATO-s janë në Kosovë në misionin paqeruajtës të KFOR-it.

Kosova deklaroi në mënyrë unilaterale pavarësinë nga Serbia në shkurt 2008. Serbia ende e konsideron Kosovën provincë të saj, por sot Kosovën e kanë njohur 113 vende anëtare të OKB-së. Këshilli i Sigurimit nuk e ka njohur sovranitetin e Kosovës për shkak të vetos së Rusisë dhe të Kinës kundër pavarësisë dhe në mbështetje të Serbisë. Shumë mendojnë tani se me zgjedhjen e Trumpit do të shuhet dhe shpresa për mundësinë e njohjes zyrtarisht të pavarësisë nga OKB-ja.

“Arsyeja përse kemi qenë të suksesshëm ndërkombëtarisht ka të bëjë me angazhimin aktiv të SHBA-veë”, thotë Agron Demi, analist politik në GAP, i cili druhet se mbështetja nga SHBA-të do të ndryshojë kur Trumpi të jetë president. “Ka shumë njerëz, duke më përfshirë edhe mua, që mendojnë se do të jetë më e vështirë për Kosovën nën presidencën Trump. Demokratët gjithmonë e kanë mbështetur çështjen e Kosovës. Ne kemi nevojë për këtë mbështetje, por tani me Trumpin duaj se nuk do ta kemi atë.”

Një pjesë e kësaj frike mund të shpjegohet me praninë e NATO-s në Kosovë. Gjatë fushatës presidenciale, Trump deklaroi se Amerika nuk do të vazhdojë të mbrojë aleatët e saj në NATO nëse një gjë e tillë do të kërkojë rritje e shpenzimeve ushtarake për Aleancën. Në fillim të kësaj jave, ai e quajti NATO-n si të “jashtë kohe”, duke shkaktuar me këtë deklaratë pasiguri të mëtejshme.

Kosova nuk ka një Ushtri të vetën dhe është e varur nga NATO-ja për mbrojtjen e kufijve të saj. Në veri të Kosovës, shumica e qytetarëve janë serbë që përbëjnë pesë për qind të popullsisë. Ndarja e vendit është e dukshme në qytetin e Mitrovicës, ku ura mbi lumin Ibër ndan faktikisht shqiptarët nga serbët.

Dhjetëra posterë me Trumpin janë afishuar në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit dhe në to shprehet mbështetja e serbëve për të.

“Njerëzit në veri shpresojnë që Trumpi do t’u ndihmojë atyre ta bëjë sërish Kosovën pjesë të Serbisë”, thotë Demi. “Kjo është shqetësuese dhe në dëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.”

Prishtina dhe Beogradi janë angazhuar në procesin e negociatave të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian qysh nga viti 2011, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Por, raportet midis dy shteteve janë përkeqësuar pas arrestimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, bazuar në një fletarrest nga Serbia. Një tjetër acarim shkaktoi edhe treni i nisur nga Serbia në relacionin Beograd-Mitrovicë dhe i dekoruar me parullën në 21 gjuhë se “Kosova është Serbi”. Treni u ndalua pak para se të arrinte në kufi, urdhër të kryeministrit të Serbisë, i cili besonte se shqiptarët e Kosovës kishin planifikuar sulm.

Zyrtarët kosovarë kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me ndryshimin e pushtetit në SHBA. Sidoqoftë, presidenti Hashim Thaçi e uroi zyrtarisht Trumpin pas fitores në zgjedhje.

“Miqësia e përhershme mes vendeve dhe popujve tanë është baza mbi të cilën ne do të vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin bilateral”, është shprehur Thaçi.

Trumpi ende nuk e ka komentuar politikën ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

“Askush nuk e di se çfarë do të bëjë Trumpi", konkludon Demi duke shtuar se “mund të presim dhe të shpresojmë që marrëdhëniet tona nuk do të ndryshojnë për keq.”

Pronarja e butikut Hillary, Elda Morina, është e zhgënjyer që Hillary Clinton nuk u bë presidentja e parë grua e SHBA-së. Por, ajo thotë se e respekton vendimin e amerikanëve.

“Nëse Amerika ndihet mirë me Trumpin, është mirë edhe për ne”, thotë ajo. “Ne i duam pa kushte amerikanët.”

The post Kosova dhe Donald Trumpi: Shqiptarët i duan amerikanët pa kushte, por Trumpi ua shton drojën! appeared first on Telegrafi.

Qosja: Veriu të jepet për Luginën e Preshevës, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

Posted: 19 Jan 2017 01:39 PM PST

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku Rexhep Qosja, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se do të ishte i gatshëm të bisedonte me serbët për çështjen e definimit të kufijve.

Ai ka deklaruar se e vetmja rrugë për të arritur tek një zgjidhje e qëndrueshme është që të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë.

"Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës, veriut, dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por, është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë", ka thënë ai.

Sipas tij, tash për tash pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve është utopik dhe i pamundshëm.

"Ata nuk e heqin mendjen nga një koncept i para 300-400 vjetëve. Serbia sundohet nga njerëz që jetojnë me mitologji", ka thënë ai. "Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Si do të zgjidhet problemi i veriut dhe Luginës së Preshvës varet nga ne dhe këmbëngulja e mençuria jonë. Por, ne do të bashkohemi".

The post Qosja: Veriu të jepet për Luginën e Preshevës, Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen appeared first on Telegrafi.

Opozita përsëri kundërshton matjen e territorit (Video)

Posted: 19 Jan 2017 01:04 PM PST

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë shprehur kundër ftesës së Qeverisë së Kosovës.

Ana nuk duan të jenë pjesë e Komisionit që do të bënë matjen e territorit të Kosovës, i cili do të mbahet më datë 24 janar 2017.

Opozita ftesën e Qeverisë po e konsideron si fitim në kohë që sa më gjatë ta mbajë pushtetin. Madje, ata thonë se qëndrimin e opozitës e dinë tashmë edhe vetë krerët institucional. /Tribuna Channel/

The post Opozita përsëri kundërshton matjen e territorit (Video) appeared first on Telegrafi.

Kurti kërcënon me gaz lotsjellës

Posted: 19 Jan 2017 12:45 PM PST

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në debatin që u zhvillua sonte në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të LVV-së, tha se ndaj Vetëvendosjes janë përdorur forcat policore, policia më elite FIT.

"Mbaj mend si më arrestuan mua, me njësi antiterror dhe më dërguan në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Llapit dhe më liruan për tri javë e gjysmë. Si është e mundur kjo? Vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për asociacionin më liruan, menjëherë. Andaj, si mos të jetë kjo drejtësi e seleksionuar. Sulmet dhe vrasja e heroit Enver Zymberi, nuk janë quajtur sulme terroriste. Dy herë në dy dhomat e dëshmive në polici ka pasur vjedhje, dhe asnjë herë nuk janë zbuluar rastet dhe gjykuar", tha Kurti.

Ai po ashtu pyeti se përse, nuk ka gaz lotsjellës sot këtu në Kuvend? Sepse ka vdekur "Zajednica". "Ne nuk hedhim gaz lotsjellës pa e pru ju këtu Zajednicën dhe Demarkacionin", tha Kurti.

The post Kurti kërcënon me gaz lotsjellës appeared first on Telegrafi.

Vuçiqi: Deklarata e Thaçit, më e kota që kam dëgjuar!

Posted: 19 Jan 2017 12:28 PM PST

Kryeministri  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka ndërmend të ndalet së komentuari trenin që ishte ndaluar të futej në Mitrovicë nga policia e Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se si i komenton akuzat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Beogradi dëshiron ta aneksojë një pjesë të Kosovës, ashtu siç ka bërë Rusia me Krimenë, ai ka deklaruar se ky është "komenti më pa lidhje që ka dëgjuar ndonjëherë", transmeton Telegrafi.

"Sipas Kushtetutës tonë, Kosova është pjesë e Serbisë. Me aneksimin e një pjese të Kosovës, kjo do të nënkuptonte se ne do të ndanim territorin tonë. Ne nuk jemi ndonjë Rusi e Vogël dhe as që kemi në plan të ndërmarrim ndonjë veprim ushtarak. Këto plane i kishte në mendje Prishtina", ka thënë ai.

I pyetur se sa reale dhe serioze ishte deklarata e presidentit serb Tomisllav Nikolliq, se në rast të ndonjë konflikti kundër serbëve në Kosovë, Beogradi zyrtar do të dërgonte Ushtrinë, Vuçiq ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka që një gjë të tillë ta shmang dhe të punojë për paqe.

"Porosia ime është që me armë nuk zgjidhet asgjë dhe se duhet t'i kthehemi dialogut", ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi/

 

 

The post Vuçiqi: Deklarata e Thaçit, më e kota që kam dëgjuar! appeared first on Telegrafi.

Rexhep Selimi për ROSU-në: Nuk bëhesh hero me foto në Facebook (Video)

Posted: 19 Jan 2017 12:04 PM PST

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, gjatë një intervistë dhënë në InfoBox të RTV Dukagjinit, nuk mendon se ditën e shtune u bë ndonjë heroizëm i madh, kur Policia e Kosovës u dërgua në veri për ta ndalur trenin serbo-rus.

"Duket që videot e postimet i kanë zënë vendin operimeve konkrete. Në ato video jo që kanë qenë të gatshëm, por nuk i kanë nxjerrë fort mirë. Heronjtë janë ndryshe, jo me fotografi", ka thënë ai.

Ai nuk e sheh në rregull edhe postimin e fotografive nga ana e pjesëtarëve të Policisë gjatë atij misioni, duke thënë se kjo nuk ishte mirë për imazhin e vendit

Pikërisht për zhvillimet e fundit, BE-ja ka thirr takim në nivel të lartë në Bruksel. Selimi thotë se kryeministri kosovar, Isa Mustafa, duhet t'i thotë jo kësaj ftese.

Sipas tij, Kosova po e mirëmban rrugën integruese të Serbisë në Bashkimin Evropian. /RTV D/Telegrafi/

The post Rexhep Selimi për ROSU-në: Nuk bëhesh hero me foto në Facebook (Video) appeared first on Telegrafi.

Haki Abazi: Thaçin e Mustafën i bashkon metoda e veprimit të nëntokës (Video)

Posted: 19 Jan 2017 11:47 AM PST

Haki Abazi nga fondacioni i Rockefeller Brother ka komentuar deklaratën e Thaçit për veriun se Rusia është bërë problem, duke thënë se kjo është deklarata më joserioze e tij.

Ai në emisionin Rrokum Roll ka shtuar se deklarata e tij është e sinqertë mbi vijën e heroizmave që mundohen të krijohen mbi akterët tjerë, dhe është i njëjti njeri që provonte të bëjë histori duke lidhur marrëveshje të Ballkanit me Daçiqin dhe tash po flasim për skenarë të luftërave, një tentim ky se si duhet të arsyetohet me atë që po ndodhë në veriun e Kosovës.

Sipas tij, ky president i ka të gjitha dyert e mbyllura pasi që asnjë vizitë protokollare nuk e ka bërë deri tash përveç në Shqipëri dhe në Turqi.

Abazi ka thënë se sikur Thaçin edhe Mustafën i bashkon metoda e veprimit e cila është ajo e nëntokës./Telegrafi/

The post Haki Abazi: Thaçin e Mustafën i bashkon metoda e veprimit të nëntokës (Video) appeared first on Telegrafi.

Ballafaqim i ashpër për Skënderbeun: Haxhiun e Kelmendin i “nxehu” keq Turqia! (Video)

Posted: 19 Jan 2017 11:27 AM PST

Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kanë debatuar ashpër në Info Magazine të Klan Kosovës rreth historisë së shqiptarëve dhe raportit të heroit kombëtar Skënderbeu me Perandorinë Osmane.

Kelmendi thotë se 80 për qind e historisë tonë për Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe për shqiptarët është gënjeshtër dhe se otomanët nuk ishin kurrë pushtues të shqiptarëve.

Ndërkaq, Haxhiu thotë se mbrojtja e orientimit pro-perëndimor të shqiptarëve i atribuohet heroit kombëtar.

Për më shumë, ndiqeni këtë debat të ashpër. /Klan Kosova/

The post Ballafaqim i ashpër për Skënderbeun: Haxhiun e Kelmendin i "nxehu" keq Turqia! (Video) appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Kemi ngritë çështjen e Trepçës, asociacionit dhe demarkacionit

Posted: 19 Jan 2017 11:13 AM PST

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, tha se e vërteta është se ka pasur dhunë, ngase ka pasur aktivistë të përgjakur.

"Asnjëri prej juve nuk treguat pse ka pasur gaz në Kuvend. Kemi ngritë çështjen e Trepçës, asociacionit dhe demarkacionit, për këtë ka pasur gaz. Për me i ndaluar këto veprime në dëm të shtetit, ndihemi krenar edhe pse kemi përdorë gaz, ngase kanë qenë të domosdoshme", tha Haradinaj.

The post Haradinaj: Kemi ngritë çështjen e Trepçës, asociacionit dhe demarkacionit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more