Skip to main content

“Albulena Jashari, këngëtarja që “mbush” lokalet plotë njerëz” plus 9 more Ferizaj Press

“Albulena Jashari, këngëtarja që “mbush” lokalet plotë njerëz” plus 9 more Ferizaj Press


Albulena Jashari, këngëtarja që “mbush” lokalet plotë njerëz

Posted: 24 Jan 2017 10:10 AM PST

Këngëtarja bukuroshe  Albulena Jashari u bë e njohur që nga një spektakël konkurrimi në Shqipëri. Ajo menjëherë vazhdoi rrugën e muzikës duke arritur suksese të njëpasnjëshme, përmes projekteve të ndryshme muzikore për publikun si balada, ritme të rock alternative dhe trip hop.
Stili i të kënduarit e bënë shumë të dashur për publikun ndërkohë në shumë lokalet e ndryshme ku ajo përformon, mbushën përplot adhurues të saj. Këngëtarja sharmante javën e kaluar ishte në njërën prej lokaleve në qytetin e Pejës dhe as këtu nuk munguan fansat e shumtë. Për jetën private të saj shumë pak është shkruajtur në media, pasi siç duket vëmendja e saj është përqendruar më shumë në karrierën muzikore kurse projekti i saj i fundit me video-klip ishte kënga "Bashkë", e cila për disa javë ishte në vendet e para në top-lista.
Adhuruesit e saj, ajo pritet t'i suprizojë me projektet e tjera të radhës por pa zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

Albulena Jashari1

Lufta e UÇK-së dhe sheriati islam

Posted: 24 Jan 2017 10:02 AM PST

Denigrimet dhe fyerjet ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj nuk kanë të mbaruar. Dikur këto denigrime vinin nga pushtuesi serb, në Kosovën e pasluftës, në vitet e para këso denigrimesh bëheshin nga miqtë e vjetër të Serbisë, pas tyre morën forcën e guximin të shkruajnë edhe shqipfolësit që dikur shërbenin në sigurimin shtetërorë serbët instaluar në vendin tonë, e së fundmi akuza në drejtim të UÇK-së dhe akterëve të saj ngritën edhe njerëzit që vetën e quajnë teolog apo ushtarë në rrugën e Allahut të Madhërueshëm.

Deri sap o lundroja nëpër rrjetet sociale, për tu informuar me aktualitet, syri më zuri një analizë të përgatitur nga Abdullah Abu Sumejja me titull ,,UÇK-ja nën peshoren e sheriatit dhe gjykimi mbi ata që kanë qenë në radhët e saja". Më habiti ky artikulim dhe autori i saj, që kishte nxjerrë një analizë paradoksale në emër të sheriatit e rrugës së Allahut. Në të shumtën e rasteve, autori në fjalë gjykon e dyshon në luftën që kanë bërë ushtarët e lirisë. Ai dyshonte në luftën e drejt të UÇK-së që kishin bërë njerëzit e saj, e ndër të tjera ulë aq poshtë veprimtarin e atyre njerëzve, që në kohë lufte, me mungesa të shumta elementare luftonin përballë një makinerie shkatërruese që ishte ndërmarrë, për shfarosjen e popullatës së pambrojtur shqiptare, që ju nuk ishit pjesë e saj. Ende jam i habitur nga interpretimet e këtyre njerëzve, që mundohen ta shtrembërojnë të vërtetën e luftës çlirimtare dhe akterëve të saj, asnjëherë nuk kanë për të arritur në cakë, pasi që atëherë u bë luftë çlirimtare, në mbrojte të atdheut e të popullit mbarë.

Dua ta ngrisë zërin, le të dëgjohet në kupën e qiellit?

Kujt i shërbejnë këta individë ?!

Me çfarë guximi, gjykojnë luftën e shejtë të UÇK-së dhe aktereve të saj.

Ndoshta, po aq fajtorë, sa i apostrofuari është edhe Parlamenti i Kosovës, legjislacioni në vend, presidenca, shoqëria në përgjithësi, të cilët edhe pas shtatëmbëdhjetë viteve të pas luftës, nuk arritën të legjitimonin një ligj, me të cilin do të përndjekshin penalisht të gjithë ata që marrin guximin të shpifin në adresë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj.

Athua vërtet ka nevojë Zoti im, që unë të luftoj për të, apo në emrin e tij, athua bota tjetër e krishterë katolik e ortodoksë, nuk janë nën mëshirën e tij, athua vetëm myslimanët që trillojnë e nxisin luftë vrasëse, që shtrembërojnë historinë e proceset e saja, janë të shpëtuarit e tij.

Si ka mundësi që një njeri të marrë guximin e të shkruaj për njerëzit që mbrojtën pragun e shtëpisë, mbrojtën familjet e tyre, mbrojtën vendin në përgjithësi, pa dalim besimesh e kombësish, mbrojtën vendin që sot të kemi mundësi të shkruajmë unë dhe të tjerët, të shpreheshim lirshëm, por nuk kemi të drejt të abuzojmë e t'i shtrembërojmë proceset. Edhe në librin e shenjtë ,,KURANI", është mjaftë mirë e potencuar, se të vdesësh në shërbim të atdheut, je i përzgjedhuri i Allahut, ta mbrosh pragun e shtëpisë ke gradën më të lartë në botën e amshueshme, ta ndihmosh tjetrin, je nga ata të ndihmuarit.

Në kohë lufte autori gjykon edhe hoxhallarët që ishin pjesë e lavdisë së UÇK-së, e që ishin në numër të madh, e shumë nga ata dhanë jetën që sot të frymojmë lirshëm, të shkruajmë e të debatojmë lirshëm, por jo duke i denigruar luftën e tyre. Edhe në kohë lufte kishte luftëtarë që praktikonin besimin e tyre, duke i përmbushur obligimet që i përcaktonte besimi, përkuleshin para Allahut, por asnjëherë nuk ua mohuan të tjerëve besimin që kishin. Shumë herë ushtarët e lirisë, që praktikonin besimin islam, gjatë lutjeve të tyre, shumë pranë kishin vëllezër të besimit katolik, por asnjëherë nuk i ngatërruan gjërat. Në vendin tonë luftën e bënim të bashkuar, kishim një ideal, sikur dikur që shpreheshin rilindasit tanë, "se feja e shqiptarëve, është shqiptaria".

Edhe po duan të tjerët, vendin nuk mundë ta transformojmë në vende arabe, rruga jonë është për një shtet laik ku të gjitha besimet zhvillohen të barabartë pa cenuar të drejtat e të tjerëve. Rruga e Kosovës tani më është trasuar. Jemi popull Indo-Evropian, nuk jemi arab. Kemi kaluar gjatë duke respektuar kulturat e të tjerëve, e tani më jo. Ka përfunduar ajo kohë. Ka përfunduar periudha e persekutimit. Shqiptarët anembanë globit, musliman, katolik, ortodoks kanë vetëm një fe, shqiptarinë.

Po na e shpifni me këto demagogji të juaja. Jam i bindur se Allahu, ka për të ju dënuar, ju që prodhoni konflikt e luftënxitës.

Unë isha dikur, e mbetem edhe më tutje ushtarë lirie. Nuk dua ta di për ato që shkruani ju, sepse jam i bindur se ju i shërbeni shërbimeve sekrete, që nuk ia duan të mirën vendit dhe islamit në përgjithësi. Mallkuar qofshi o gjakprishur.

Ushtarë lirie isha dhe mbetem përgjithmonë, atëherë kur të ketë nevojë atdheu. Nuk dua të jem ushtarë në vendet e huaja, dua të vdes për vendin tim.

Jam i bindur se isha në rrugën e drejtë, pavarësisht asaj çfarë thuani ju, që shërbeni në të mirë të djallit. Jam i bindur që të gjithë ata që derdhën gjakun për lirinë e vendit, janë të përzgjedhurit e Allahut, të cilët edhe i ka graduar, jo shehid në gjuhën e huaj, por Dëshmorë të Kombit, në gjuhën e juaj. Jam i bindur se Allahu, ka për t'i shpërblyer të gjithë ata që humbën gjymtyrët në beteja për çlirim, jam i bindur se të gjithë ata që derdhën djersën dhe mundin për lirin e vendit, do të jenë nga të përzgjedhurit e Allahut. Të vetmit që duhet të gjykoheni, jeni ju shpifësa të luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrësve të saj.

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi gjithë atyre që lanë gjymtyrët nëpër beteja!

Lavdi gjithë juve që derdhet mundin e djersën për lirin e Kosovës!

Mallkuar gjithë juve që shpifni dhe trilloni në emër të Allahut të Madhërishëm, ju jeni të humburit e Allahut e të kombit tuaj.

MA: Nexhat Shahini

(Magjister i Historisë)

Veteran i Luftës së UÇK-së

Edhe amerikanët shkruajnë për vendimin e CAS-it (FOTO)

Posted: 24 Jan 2017 09:56 AM PST

"USA Today" i ka kushtuar rëndësi të veçantë refuzimit të apelimit të Serbisë.

"Apelimi i Federatës së Futbollit të Serbisë kundër Kosovës për pranimin në UEFA, është refuzuar nga Gjykata e Arbitrazhit të Sportit", thuhet mes tjerash aty, përcjellë "lajmi.net".

Ashtu sikur mediat britanike e ato spanjolle, edhe "USA Today" ka dhënë detaje mbi vendimin e CAS-it, ku mes tjerash përmendet që Kosova është e njohur nga Kombet e Bashkuara, si dhe që FFK u pranua në FIFA pas pranimit në UEFA. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

VV:Akulli dhe bora nëpër rrugët dhe trotuaret e Ferizajt rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve!

Posted: 24 Jan 2017 09:51 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate  ka ngritur shqetësimin për trotuaret dhe rrugët e pa pastruara nga bora.  Në komunikatën e  Vetëvendosjes  thuhet  se qytetarët në vend të trotuareve po shfrytëzojnë rrugët për qarkullim.

Më poshtë u sjellim komunikatën e plotë të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje,Qendra në Ferizaj.

Akulli dhe bora nëpër rrugët dhe trotuaret e Ferizajt rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve!

Trotuaret në pjesën më të madhe të rrugëve në Ferizaj janë të pakalueshme. Nga kjo papërgjegjësi e kuvendareve po rrezikohen qytetarët ferizajas, por më të rrezikuar janë nxënësit dhe të moshuarit. Kemi përshtypjen që kryetari i komunës është mbyllur në ato pak metra katrorë sa i ka në kuvendin komunal. Kryetari Sfarqa, si mjet informimi ose më mirë të themi dezinformimi për qytetarët, ka zgjedhur mënyra që ngjasojnë me kanalin shtetëror të Koresë së Veriut, ku gjithçka konvertohet në sukses. Dezinformimi në Korenë Veriore arrin deri aty sa Koreja fitoi kampionatin botëror ndaj Brazilit me rezultatin 10:0. Në të njëjtën mënyre kryetari Sfarqa nga zyrja e tij, njofton qytetarët se rrugët dhe trotuaret e Ferizajt janë të kalueshme, përderisa qytetarët në vend të trotuareve shfrytëzojnë rrugën e që janë të mbushura me akull dhe në çdo hap që hedhin jeta e tyre është në rrezik, qoftë nga rrëshqitja e më shumë nga makinat.
Shtrohet pyetja; pse duhet të paguaj qytetari Ferizajas për këto dështime?

Pse duhet të jenë të rrezikuar fëmijët tanë rrugës për në shkollë?

Apo përjeton Ferizaj një qeverisje skandaloze, të ngjashme me atë qendrore?

A duhet qytetari Ferizajas të kërkojë llogari për këto dështime?

A është kjo mënyra më e mirë për ti ikur përgjegjësisë së marrur?

Pse duhet ta kultivojmë këtë mentalitet që po provohet të instalohet nga njerëz të pa përgjegjshëm. Përgjigjen gjejeni ju qytetarë të dashur. Ju jeni tatimpaguesit e këtij shteti, ju jeni ata që po i financoni këta qeveritarë, andaj ju takon juve të ngritni zërin kundër getos, korrupsionit, nepotizmit dhe dajës.

Nënkomiteti i infrastrukturës pranë LVV!-Qendra Ferizaj

Shumë pjesë të Ferizajt dhe fshatra nesër do kenë ndërprerje të rrymës

Posted: 24 Jan 2017 09:37 AM PST

KEDS ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në distriktin e Ferizajt.

Më 25.01.2017 në TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të shkyçen:

Trafo T1 dhe T2  prej orës 12:00 deri në orën 13:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:

Objekti i KEDS-it, rrugët: Dëshmorët e Kombit, Spitalit, 12 Qershori, Pleshinës, Nerodimes (një pjesë), Skënderbeu, Sejdi Sejdiu, rr. Nerodimes, Ujvara, Frigoriferi, Barakat, rr. Prizrenit, Saraishta, Lloshkobare, Bublica, Llojza, Slivova, fsh.Dremjak, fsh.Koshare, Kosovatransi, ndertesa e FSK-se, Kosovatransi, Remonti, Kombinati i drunit, rr. Vëllezërit Gervalla (një pjesë), magjistralja Ferizaj –Prishtine, Talinovci i Muhaxherve, Sazli, Pojata, Rahovica, Fusha e Madhe, rr. 28. Nëndori (një pjesë), rr. Ganimete Terbeshi, një pjesë e magjistrales Ferizaj-Prishtine, Prelezi, FSK-ja, Mineksi, Fabrika e Gypave, Fabrika e Vajit, Fabrika e Bukës, ELSAMI, Fitorja, Ferplasti, rr.12.Qershori, rr.Deshmoret e Kombit, rr. Skenderbeu, rr. Sejdi Sejdiu, rr. Pleshinës, rr.Nerodimes, rr. E .Duraku; rr. V.Gërvalla, Lagjja e Re, Hasan Prishtina (një pjesë), rr. Gj.Sereqi,

 Shterpcë:

Shtëpia, Hotel Breza, Brezovica, Jazhinca, Sevce, Vërbeshtica, Fabrika Ivo Llola, Biti e Ulet, Biti e Epërme, Paloj, Shushiq,  Gotovusha, Drajkovci, Viqa, Gradovica, Firaja, Brodi, Hotel Narcisi, Repitetori, Shkolla e Skijimit, Hotel Molika, Fabrika Pillana, Berevci, qyteti i

Kaçanikut, fshatrat:

Runjeva, Llanishta, Gjurgjedelli, Kërbliqi, Dardhishta, Leskovica, Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku, Trupaja, Kovaçeci, Nikaj, Malzezi, Provoli, Dubrava, Vataj e Epërme dhe Fabrika Renova.

Kjo shkyçje nevojitet që të krijohen kushte të sigurisë gjatë sanimit të prishjes së lajmëruar në ndarës në zbarën 35 kV.

Si reagojnë qytetarët e Tiranës kur ngacmohet një femër? (Video)

Posted: 24 Jan 2017 09:28 AM PST

Një shembull të tillë e kanë dëshmuar edhe nxënësit e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", të cilët kanë realizuar një video, duke shikuar reagimet e qytetarëve të Tiranës kur një femër ngacmohet seksualisht në stacion.

Për më tepër shikoni videon dhe përceptoni mesazhin i cili ka në bazë femrën dhe respektin ndaj saj.

I gjithë Beogradi në këmbë, digjet një klub nate

Posted: 24 Jan 2017 09:17 AM PST

Në vendin e ngjarjes kanë dalë 11 automjete me 37 zjarrfikës, ndërsa zyrtarët serb njoftojnë se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka asnjë të plagosur, shkruan lajmi.net.

Nuk dihen shkaktarët e zjarrit, por që gjatë djegies nuk ka pasur asnjë njëri brenda. /Lajmi.net/

Xhaka shpërthen në aeroport, akuzohet nga policia për abuzime racore (FOTO)

Posted: 24 Jan 2017 09:07 AM PST

Ai tashmë po akuzohet nga policia për abuzime racore drejt një punonjëse në aeroportin Heathrow.

"The Independent" shkruan që Xhaka është vënë në masa disiplinore edhe nga trajneri Arsene Wenger pas kartonit të kuq, përcjellë "lajmi.net".

Xhaka ka abuzuar në drejtim të stafit të aeroportit, derisa ishte me të dashurën Leonita Lekaj dhe vëllaun e saj, Leonardin.

"Bushtër e bardhë", mësohet të ketë thënë Xhaka. /Lajmi.net/

xhaka_1485276762-6282122

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Ali Ahmeti takohet me nënkryetarët e BDI-së

Posted: 24 Jan 2017 09:05 AM PST

Ali Ahmeti

Informacionet e para tregojnë se Ahmeti e ka zhvilluar këtë takim për t'i informuar ata për takimet që ka pasur me Gruevskin dhe Zaevin, shkruan zhurnal.

Në BDI e kanë të qartë se kërkesat që i kanë vënë në tavolinë janë të parealizueshme pa 2/3 të votave në parlament.

Ditëve në vazhdim partia më e votuar shqiptare nga zgjedhjet e fundit, pritet të marrë vendim për koalicion me VMRO apo LSDM.

Zbulohen ‘ushtarë’ të tjerë të Emiljano Shullazit, priten arrestime

Posted: 24 Jan 2017 08:17 AM PST

Emiljano Shullazi

ABC News ka mësuar se veç të arrestuarve, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Zela, Endri Qyqja dhe Blerim Shullazi, prokuroria po heton edhe një grup personash me banim në Tiranë dhe Durrës, që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal.

Burimet thonë se prej muajsh po kryen veprime hetimore me metoda speciale ndaj këtyre personave, disa prej të cilëve janë identifikuar duke kryer veprime konkrete për llogari të të dyshuarve të arrestuar. Apo edhe kanë vepruar e bashkëpunuar me të dyshuarit e arrestuar para prangosjes së tyre. Sipas akuzës, mësohet se me administrimin me cilësinë e provës materiale të dëshmisë së biznesmenit Ylvi Beqja, e cila pritet të bëhet mesditën e datës 27 Janar, prokuroria do të konkretizojw veprimet, duke mos përjashtuar edhe arrestimin e ndonjërit prej tyre.

Këto persona, dyshohet se kryejnë aktivitetin në Tiranë dhe Durrës dhe mbajnë kontakte të vazhdueshme edhe me të dyshuarit që ndodhen të arrestuar.

Nga ana tjetër, zyrtarisht prokuroria për krime të rënda që në fazën e hetimit paraprakë ka siguruar dëshminë e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili ka pranuar të rrëfej kërcënimet dhe gjobat që ka paguar për llogari të bandës së drejtuar nga i dyshuari Emiljano Shullazi. Ai ka treguar hetuesve se prej vitesh ndodhej nën kërcënimin e të dyshuarve, të cilët për një afat të shkurtër kohorë në formën e gjobë si kanë marr reth 550 mijë euro cash.

Këto para, ka thënë Beqja, ishin të shitjes së një përqindje të caktuar të siperëfaqes së ish-hotel Vollgës në Durrës. Parat, sipas prokurorisë, në disa raste Beqja i ka lëshuar me çeqe për llogari të bandës me arsyetimin se nuk mund të kalonte para cash nga banka. Veç kësaj, Beqja ka rrëfyer edhe për rastet kur Shullazi i ka vendosur pistoletën në barkë, duke e kërcënuar që nëse nuk i paguante do të ekzekutohej.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more