Skip to main content

Zëri: “Si rrallë herë Berisha poston një histori të dhimbshme: Dua vetëm pak djathë, një pulë, ca fruta...!” plus 29 more

Zëri: “Si rrallë herë Berisha poston një histori të dhimbshme: Dua vetëm pak djathë, një pulë, ca fruta...!” plus 29 more


Si rrallë herë Berisha poston një histori të dhimbshme: Dua vetëm pak djathë, një pulë, ca fruta...!

Posted: 27 Dec 2016 02:26 PM PST

Në këtë prag festash të fund vitit, të shumta janë ato histori për familje që nuk kanë mundësi për të kaluar një darke ndryshe, me bollëk siç thuhet në gjuhën popullore. Një nga këto histori të dhimbshme ka treguar edhe ish kryeministri, Sali Berisha. “Një rast tejet i dhimbshëm! Ja se si vjedh Rama me te mjerët: ne vend te ndihmës mujore ju jep dekoderin pavarësisht se ata nuk kane televizor!! Lexojeni vet historine migjeniane te Fatoses nga Gramshi!”, shkruan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmi në Berlin, foto e Anis Amrit para se të vritej në Itali

Posted: 27 Dec 2016 02:25 PM PST

Mediat italiane kanë publikuar një foto të atentatorit të Berlinit, tunizianit Anis Amri, të shpërndarë nga Kuestura e Milanos pas mbërritjes së tij në Stacionin Qendror. Dy orë më vonë 24-vjeçari Amri u vra në një shkëmbim zjarri me policinë në Sesto San Giovanni. Sipas asaj që referojnë hetuesit milanezë, pasi ka kaluar nga Lioni në Chambery, para se të mbërrinte në Torino, terroristi tunizian kishte ndaluar në stacionin e Bardonecchias, në Torino. Po ashtu, 24-vjeçari ka mbërritur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Ish-kapiteni i Kosovës bëhet me skuadër (Foto)

Posted: 27 Dec 2016 02:20 PM PST

Anel Rashkaj është bërë me skuadër Ish kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, është bërë me skuadër të re, pas largimit nga Sandnes Ulf, transmeton Gazeta Express. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rashkaj ka bërë të ditur se është transferuar te skuadra e Afc Eskilstuna. “Rikthim në ligen e parë të Suedisë në ekipin Afc Eskilstuna”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. Kujtojmë se Rashkaj ishte kapiten i Kosovës në ndeshjet e para të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milionat e George Michael do t’i trashëgojnë fëmijët e miqve të tij

Posted: 27 Dec 2016 02:19 PM PST

Fëmijët e miqve të George Michael do të trashëgojnë pasurinë  e tij prej 100 mln paundësh, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të befasishme të 53-vjeçarit ditën e Krishtlindjeve, njoftojnë mediat britanike. Ylli i muzikës pop ishte kumbari i shumë prej fëmijëve të miqve të tij, disa nga të cilët persona të famshëm dhe ata mendohet se tashmë do të trashëgojnë pasurinë miliona dollarëshe, duke qenë se vetë këngëtari nuk la asnjë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Evakuohet rezidenca e Donald Trumpit (Video)

Posted: 27 Dec 2016 02:08 PM PST

Departamenti i Policisë i Nju-Jorkut dhe Departamenti i Zjarrfikësve i Nju-Jorkut është nisur me urgjencë drejt Trump Tower, rezidencës së presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. New York Post raporton se Trump Tower është duke u evakuuar, ndërsa arsyeja nuk dihet. Një video e publikuar në rrjetin social Twitter, nga një përdorues i quajtur Cielo, shfaq policët duke nxitur njerëzit brenda që të dalin jashtë, dhe turma njerëzish duke u larguar me vrap, transmeton Gazeta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vota e Serbisë kundër rezolutës së Krimesë, Daçiç: Ja si do vepronim, nëse do ishte Kosova

Posted: 27 Dec 2016 02:05 PM PST

Pas deklaratës së ambasadorit të Ukrainës, Alexander Alexandrovich, se Serbia me votën kundër rezolutës së Krimesë bëri autogol, ka reaguar menjëherë Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Në një prononcim për mediat, ai iu drejtua diplomatëve të huaj në Beograd se Serbisë nuk ka nevojë që t’i jepen leksione dhe të ndërhyjnë në politikën e vendit.   Ai gjithashtu tha se nuk ishte i sigurt nëse ata që kanë votuar për projektrezolutë për Krimenë do......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pasi e hedhin në gjyq, këngëtari kërkon trajtim si Donald Trump!

Posted: 27 Dec 2016 01:48 PM PST

Justin Bieber ka bërë një kërkim të veçantë. Ai nuk dëshiron që media të fusë në dorë videon e rrëfimit të tij gjyqësor dhe kërkon që publikimi të bllokohet ligjërisht. Motivimin ai e ka marrë nga Donald Trump, i cili ka bërë të njëjtën gjë dhe nëse diçka e tillë mund të bëhet për Presidentin e ardhshëm të Amerikës, atëherë pse jo për të? Bëhet fjalë për padinë që Justin iu bë nga fqinji i tij,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmet 4,5 ballë në Greqi

Posted: 27 Dec 2016 01:42 PM PST

Një termet 4.5 ballë i shkallës rihter u shënua në orën 20:31 të së martës në jug të Peloponezit, në zonën Neapoli, pranë qytetit Monemvasia. Sipas Institutit gjeodinamik të Athinës, lëkundja ishte 4.5 ballë e shkalles rihter, dhe ishte me epiqendër 12 milje në det, e thellësia e tij llogaritet në 5 kilometra. Lëkundja sizmike u ndje në zonën e Kalamatës, Korinthit e deri në Athinë. Nga tërmeti nuk raportohet për dëme në njerëz apo në godinat e zonës.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Nëse s’i besojmë vetes, as të tjerët nuk na besojnë

Posted: 27 Dec 2016 01:40 PM PST

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur vitin 2016 të suksesshëm për subjektin politik që drejton. Në një takim me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Prizren, Haradinaj ka thënë: “Nëse vazhdojmë më tutje të mos i besojmë vetes, askush nuk do të na besoj neve. Ka ardhur koha që partia politike të jetë hallka kryesore që të vendos se si të duken institucionet në të ardhmen”. Ndërkaq kryetari i degës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një tjetër personazh i gëzohet ftesën që mori Ramushi

Posted: 27 Dec 2016 01:37 PM PST

Ai sapo ka hyrë në AAK dhe vazhdon të jetë aktiv qoftë edhe me postime të shpeshta në rrjetet sociale. Po flasim.për Granit Shalën i cili duket se është i lumtur për ftesën e sapo marrë nga Amerika të liderit të tij. Ja se çfarë shkruan ai konkretisht: "Amerika edhe një herë e dëshmoj se është dhe do të mbetet gjithnjë një vend mik i madh i Republikës së Kosovës. Me këtë na bindi, se cila do qeveri e saj që do të zgjedhet, ajo do ta dojë Kosovën dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet buxheti për pensionet e veteranëve (Video)

Posted: 27 Dec 2016 01:22 PM PST

Buxheti i ndarë për veteranët e luftës do të rritet nga 38 milionë në 43 milionë. Po ashtu, veteranët e luftës do të marrin pensionet ashtu siç u takojnë sipas kategorisë, pa asnjë zbritje.  Ndërkohë, edhe shumë risi të tjera për veteranët e luftës i ka bërë të ditur Hysni Gucati, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-s. Në emisionin Fakt Plus në Tribuna Channel ai ka thënë se pas shumë takimesh me Qeverinë dhe ekspert......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Anzhi zbulon arsyen e shitjes së Bernard Berishës

Posted: 27 Dec 2016 01:09 PM PST

Bernard Berisha mund të quhet lojtar i ri i Terek Groznyt, pas marrëveshjes së dy klubeve, Anzhi – Terek Grozny, edhe pse zyrtarizimi i palës së lojtarit mungon ende. Klubi i tij, Anzhi, përmes një deklarate të lëshuar sot, ka bërë të ditur arsyet e shitjes së Berishës. Sipas tyre, klubi ndodhet në krizë financiare dhe pikërisht për këtë arsye janë duke shitur lojtarët, shkruan “tass.ru”, raporton Gazeta Olle. Anzhi fiton nga shitja e lojtarit pejan rreth 2.5 milionë euro. Lojtari karrierën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aurela e tepron me këtë foto... gjysmë nudo!

Posted: 27 Dec 2016 12:59 PM PST

Aurela Hoxha nuk e ka problem të dalë tashmë edhe pa të brendshmet e saj. Kështu duket edhe në këtë foto, e cila është shkëputur nga një reklamë që ajo bën në Kosovë. Të gjithë në sy u bie gjoksi jashtë i modeles dhe fashionistet shqiptare. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtari i Vetëvendosjes ofendon rëndë ministren Hoxha, ja çfarë i thotë…

Posted: 27 Dec 2016 12:36 PM PST

Ish-Avokati i Popullit, tash zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi e ka quajtur “lopë” ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. “Sonte ne Rubikon eshte duke folur lopa “transparente” quajtur ministre ne Kosove, e cila eshte pjese e klikes vrastare te kesaj qeverie fashiste vrastare!”, ka shkruar në Facebook Kurteshi. Këto deklarata të Kurteshit erdhen pasi që sonte Dhurata Hoxha ka folur rreth rastit Dehari. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë autobusë kishte në Prishtinë në vitet e 60-ta (Foto)

Posted: 27 Dec 2016 12:34 PM PST

Faqja “Prishtina e Vjetër” në facebook, ka publikuar një fotografi të Prishtinës për të cilën thuhet se daton nga viti 1960. Në këtë fotografi shihet një autobus i atyre viteve në dalje të Prishtinës, përkatësisht në ‘Veternik’.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj për Haradinajn: Nuk është kushedi çka marrja e ftesës

Posted: 27 Dec 2016 12:22 PM PST

Ka mbi dy vite që opozita lufton Qeverinë dhe Kryeministrin Mustafa me të gjitha metodat e mundshme, të lejuara e të palejuara, thotë zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal – Bajram Gecaj. “Duke përdorë një pjesë të mediave, ata mohojnë bash gjithçkafen! “Kjo dëshmon se sa smirëzi janë një kategori e njerëzve dhe media e tyre! I vetmi shqetësim është pozita dhe përfitimet personale”, ka shkruar Gecaj në Facebook. Ai shton se Suksesi i tjetrit nuk zvogëlohet duke......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

WhatsApp me një opsion që do t’u pëlqejë tej mase

Posted: 27 Dec 2016 12:21 PM PST

Aplikacioni i përdorur masivisht për shkëmbimin e mesazheve WhatsApp po punon për një opsion të ri që do t’u mundësojë shumë personave të shmangin situata e sikletshme. Ndodh shpesh që pasi dërgoni një mesazh, pendoheni për përmbajtjen e tij. Pikërisht opsioni i ri i WhatsApp do të lejojë fshirjen e përmbajtjes apo përpunimin e saj para se marrësi ta lexojë atë. Aktualisht, ky opsion po ofrohet për disa përdorues të iPhone si test, ku përveç “send” ata kanë dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tirana nga qielli (Video)

Posted: 27 Dec 2016 12:12 PM PST

Tirana po përgatitet për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve, dhe atmosfera po ndjehet në kryeqytetin shqiptar. Këtë më së miri e dëshmon edhe një video me dron ku Tirana duket ndryshe, e përfshirë në atmosferën festive. Këtë vit, zbukurimi i Tiranës ka nisur herët, që në ditët e para të muajit nëntor, traditë e ndjekur në shumë kryeqytete të botës. Festat e gjetën Tiranën të ndriçuar me 550 mijë poça dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj tregon rezolutën për rrënimin e murit në Mitrovicë (Video)

Posted: 27 Dec 2016 12:07 PM PST

hefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj e ka prezantuar publikisht në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum, rezolutën që është nxjerr nga shefat e grupeve parlamentare për rrëzimin e murit në Mitrovicë. Lekaj ka thëne se kjo rezolute është përkrah unanimisht, duke treguar se rrëzimi i murit duhet të ndodhë deri më 31 janar. “Gjate muajit janar duhet të  rrëzue muri në Mitrovice. Qeveria duhet t’i  marre të gjitha masat për këtë”, ka thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrja e Drejtësisë: Vetëvendosje politizoi me rastin Dehari

Posted: 27 Dec 2016 12:02 PM PST

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për politizim të skajshëm të rastit të vdekjes së aktivistit të saj Astrit Dehari, që në ditët e para. Hoxha tha se ishte LVV që e politizoi rastin dhe sipas saj, po kërkojnë raste të dyfishta. “Ishte Lëvizja Vetëvendosje që prej fillimit e politizoi rastin. Në njërën anë thanë pse të publikohet xhirimet ndërsa në anën tjetër kur morën rezultatin e ekspertëve publikuan foto të të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq: Deri më 31 dhjetor Lista Serbe ta tërheqë vendimin

Posted: 27 Dec 2016 11:58 AM PST

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka dhënë ultimatum përfaqësuesve të Listës Serbe që deri më 31 dhjetor ta kthejnë në Qeverinë e Kosovës ministrin Lubomir Mariq dhe njëkohësisht ta heqin nga detyra të sapoemëruarën, Mirjana Jetviq. Vuçiq ua ka ngrehur “veshët” deputetëve serbë të Kosovës për prishje të interesave të serbëve Pas përçarjes së fundit të Listës Serbe, ku nga pozita e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal u......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hamiti tregon se si u krijua ISIS (Video)

Posted: 27 Dec 2016 11:49 AM PST

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka folur për organizatat, të cilat po thirrën në emër të fesë islame dhe po kryejnë krime më brutale në emër të kësaj. Ai ka përmendur Shtetin Islamik (ISIS), si njërin nga grupet ekstremiste më famëkeqe, i cila kryen krimet më të tmerrshme dhe po krijon destabilizim jo vetëm në vendet arabe, por edhe në qendrat kryesore evropiane. Ai ka thënë se e gjithë lufta në Siri zhvillohet për shkak të marrjes së pushtetit nga sektet që gjendën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Tu luta’, publikohet kënga më e re mes Florit dhe Shkurtes (VIDEO)

Posted: 27 Dec 2016 11:28 AM PST

Tu luta’ quhet kënga më e re mes Shkurte Gashit dhe Flori Mumajesit. Ky projekt muzikor i pari i përbashkët u publikua sot rreth orës 20:00. Videon e kanë bërë të ditur të dy këngëtarët  të cilët e kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale.Po ashtu, Shkurta ka treguar se kënga është shkruar nga Flori kurse është realizuar në studion ‘Threedots’ të cilët janë marrë me muzikën, incizimin dhe miksimin.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident në qendër të Prishtinës, vetura godet këmbësorin (Foto)

Posted: 27 Dec 2016 11:27 AM PST

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, para pak minutash. Rastin e ka konfirmuar edhe Agron Borovci nga Policia e Kosovës, i cili thotë se aksidenti ka ndodhur në segmentin që lidh rrugët “Agim Ramadani” dhe “Tringë Ismaili”, raporton lajmi.net “Një automjet pjesëmarrës në komunikacion ka goditur një këmbësor. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me ekzaminimin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liverpooli shkatërroi Stoke Cityn, në hap me Chelsean (Video)

Posted: 27 Dec 2016 11:22 AM PST

Liverpooli ka shkatërruar Stoke Cityn, duke e mposhtur me rezultat 4:1 Liverpooli ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. Në xhiron e 18’të, skuadra e Jurgen Klopp ka triumfuar 4:1 ndaj Stoke City, në ndeshjen ku fillimisht panë vetën në disavantazh, duke e përmbysur rezultatin. Golat për Liverpoolin i shënuan Firmino, Sturridge, Lallana dhe autogol nga Giannelli Imbula, derisa për Stoke City shënoi Jonathan Walters. Xherdan Shaqiri nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje. Pas kësaj fitore, Liverpooli ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fletarrestime ndërkombëtare për rusët dhe serbët e kërkuar për terrorizëm në Mal të Zi

Posted: 27 Dec 2016 11:17 AM PST

Prokuroria shtetërore e Malit të Zi ka konfirmuar sot se ka paraqitur fletarreste ndërkombëtare për dy rusë dhe tre shtetas të Serbisë, të dyshuar për përpjekje të terrorizmit në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi. “Për paraqitjen e fletarrestit për shtetasit serbë janë njoftuar organet përkatëse shtetërore të Republikës së Serbisë, të cilave Prokuroria speciale shtetërore u ka dërguar dokumentacion shtesë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Malit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhurata Hoxha: Xhirimet për rastin Dehari nuk janë manipuluar

Posted: 27 Dec 2016 11:15 AM PST

Manipulimi i vazhdueshëm i rastit Dehari bëri që ministrja, dhirata Hoxha t’i drejtohet ambasadës britanike për përfshirjen e policisë britanike në rastin Dehari. Ajo në Rubikon të KTV-së tregoi se këtë e bëri për rritje të transparencës. “Duke parë që vazhdimisht dyshimet ngriteshin dhe manipulohej me rastin, pa marrë parasyh që unë i dërgova letër ambasadës britanike që unë i kërkova të angazhojnë “Scotland Yard. Për hir të rritjes së transparencës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashica pritet nga Haradinaj, i dhuron fanellën e Kosovës (FOTO)

Posted: 27 Dec 2016 10:50 AM PST

Mesfushori i Kosovës dhe klubit të futbollit Vitesse, Milot Rashica është pritur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.   Rashica është pritur nga familja Haradinaj në Gllogjan  dhe Prishtinë, transmeton Klan Kososva. Me këtë rast, Rashica i ka dhuruar Haradinajt një fanellë me numrin shtatë, të Përfaqësueses së Kosovës. “Faleminderit z.Ramush Haradinaj dhe familjes së tij për mikpritjen në Prishtinë dhe Gllogjan”, ka shkruar Rashica në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo, për herë të katërt ‘lojtari më i mirë i vitit’ (Video)

Posted: 27 Dec 2016 10:27 AM PST

Cristiano Ronaldo është fitues i çmimit ‘Lojtari i vitit’ nga “Globe Soccer Awards” për herë të katërt në karrierë. Emri i fituesit u mësua nga presidentin i Real Madridit, Florentino Pérez, i cili tha “Fituesi është, Cristiano Ronaldo natyrisht”. Ronaldo nuk mori pjesë në këtë ceremoni për shkak të stërvitjes gjatë mbrëmjes së sotme, ku lojtarët u rikthyer nga pushimet dimërore. Për ta fituar këtë çmimi, Ronaldo la prapa lojtarë si Leo Messi,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tomë Gashi i gatshëm të dëshmojë në Prokurori për rastin Dehari

Posted: 27 Dec 2016 10:26 AM PST

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth deklarimeve se ai bashkë me dy mjekët ligjor të angazhuar nga familja Dehari në rastin e Astrit Deharit janë thirrur në intervistim nga Prokuroria. Gashi ka thënë se edhe ai edhe dy mjekët ligjorë, Ymaj dhe Latifaj janë gati kurdo herë që të japin sqarime rreth rastit, njofton Klan Kosova. “Në ekspertizën e fundit nga ekspertët e pavarur, Ymaj dhe Latifaj, është thënë qartë se kemi të bëjmë me lëndime, dhe lëndimet dërgojnë në faktin se Dehari......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more