Skip to main content

Zëri: “Sa shpenzuan komunat për dekorimet e fundvitit? (Video)” plus 29 more

Zëri: “Sa shpenzuan komunat për dekorimet e fundvitit? (Video)” plus 29 more


Sa shpenzuan komunat për dekorimet e fundvitit? (Video)

Posted: 29 Dec 2016 02:29 PM PST

Mijëra euro u shpenzuan në dekorimet e Vitit të Ri nëpër Komunat e Kosovës, por shumë nga to u cilësuan të shëmtuara. Dekorimi i Rahovecit u u cilësua edhe si shëmtia e qytezës. Bredhi “dekor” nuk qëndroi gjatë, dhe u zëvendësua me një jo fort më të mirë se i pari. Për këtë nga Komuna u ndanë gjashtëmijë euro. Ndërkohë, dritat dekoruese u dogjën pothuajse menjëherë. Drejtori i shërbimeve në Rahovec tha se zbukurimi i një objekti që i ngjante......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liria emëron trajnerin e ri

Posted: 29 Dec 2016 02:24 PM PST

Të enjten mbrëma, Bordi i KF ‘Liria’, mbajti mbledhjen e rregulltë, ku analizoi rrjedhën e përgatitjeve që po bëhen për edicionin e pranverës. U bisedua edhe për prurjet dhe zhvillimin enegociatave që janë në fazën përfundimtare. Shpejt në kampin ‘bardhezi’, zbarkojnë lojtarë të njohur nga vendi dhe Maqedonia. Bordi pas një analize njëzëri vendos që detyrën e kryetrajnerit , t’ia besoj, Agron Besenit, aktualishtë trajner i Juniorëve. ‘Kemi dashur që tu japim rastin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komuna e Obiliqit shpall sportistët e vitit

Posted: 29 Dec 2016 02:20 PM PST

Në përmbyllje të aktiviteteve për këtë vit, Komuna e Obiliqit sot shpërbleu me mirënjohje sportistët të cilët u treguan më të suksesshmit gjatë vitit 2016. Përveç sportistëve, komuna ndau mirënjohje edhe për trajnerët më të mire dhe punëtoret  të kësaj komune për kontributin e tyre në sport. Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se ndihet krenar me sportistët e kësaj komune, të cilët sipas tij, gjithmonë kanë qenë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E konfirmon Qeveria: Jevtiq s’është më ministre

Posted: 29 Dec 2016 02:06 PM PST

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Mirijana Jevtiq, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj. Ajo tashmë ka dorëzuar në sekretariat edhe vendimin e dorëheqjes, kështu kanë treguar për Gazetën Express burime brenda Qeverisë së Kosovës. Vendimin për dorëheqjen e ministres pritet ta marrë zyrtarisht nesër kryeministri Isa Mustafa. “Vendimi tashmë është dërguar tek zyra e sekretarit. Nesër arkiva mund ta përcjellë tek zyra e kryeministrit dhe ai të njoftohet zyrtarisht me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA dëbojnë 35 diplomatë rusë

Posted: 29 Dec 2016 01:57 PM PST

Administrata e presidentit Obama vendosi sanksione kundër Rusisë, në përgjigje të sulmeve kibernetike dhe ndërhyrjes së dyshuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Sipas zyrtarëve, SHBA do të dëbojnë 35 diplomatë rusë, të cilët do të kenë 72 orë afat për t'u larguar. Do të mbyllen edhe dy komplekse në Nju Jork dhe Merilend, që përdoren nga zyrtarët rusë për qëllime zbulimi, në përgjigje të një fushate ngacmimesh ndaj diplomatëve amerikanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë përmban deklarata që bashkoi liderët shqiptarë të Maqedonisë

Posted: 29 Dec 2016 01:51 PM PST

Duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojës për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese, të përcaktuar pa asnjë alternativë tjetër për integrim në NATO dhe në BE, biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe në çdo mandat tjetër pasues.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe Daily Mail paralajmëron për kthimin e Lavdrim Muhaxherit me 400 ushtarë në Kosovë

Posted: 29 Dec 2016 01:35 PM PST

Gjenerali shqiptar i ISIS-it, famëkeqi Lavdrim Muhaxheri, thuhet se është kthyer në Evropë bashkë me 400 ushtarët e tij më të besuar, duke ikur nga zona e luftës në Siri. Shërbimet inteligjente italiane thonë se ish-puntëroi i NATO-së, Lavdrim Muhaxheri dhe ushtarët e tij janë mes mijëra personave që kanë ikur pas humbjeve të betejave të ISIS-it në Siri, transmeton Telegrafi. Shumica e luftëtarëve besohet se janë maskuar si refugjatë për t’i kaluar kufijtë dhe për t’u futur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veton Surroi godet Thaçin për deklaratat qesharake në Turqi

Posted: 29 Dec 2016 01:28 PM PST

Publicisti Veton Surroi ka lëshuar një kritikë të ashpër në adresë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ka thënë sot në Ankara, ku po qëndron për vizitë zyrtare, se çdokush që është terrorist në Turqi, është terrorist edhe në Kosovë. "Çdokush qe është terrorist në Turqi nuk është terrorist në Kosove", ka shkruar Surroi në llogarinë e tij në Facebook, raporton Gazeta Express. "Çdokush qe është polic......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrja Hoxha flet për radikalizmin në burgjet e Kosovës (Video)

Posted: 29 Dec 2016 01:19 PM PST

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për radikalizmin në burgjet e Kosovës. Ajo ka thënë se radikalizmi i të burgosurve është një dukuri e re edhe për këtë ministri, megjithatë ajo ka treguar se kanë marrë masa për eliminimin e radikalizmit në burgje. Ministrja ka treguar se të arrestuarit për terrorizëm janë të ndarë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Katalunia do jetë në mesin e 10-të kombëtareve më të mëdha në botë'

Posted: 29 Dec 2016 12:59 PM PST

Xavi ka fjalët më të mira për ekipin kombëtar të vendit të tij, Katalunisë. Ish-ylli i Barcelonës beson që kombëtarja e Katalunisë shumë shpejt do të jetë njëra nga skuadrat më të mëdha në botë, pasi ka të ardhme të ndritur. “Ekipi kombëtar i Katalunisë do të jetë në mesin e 10-të apo 15 skuadrave më të mira në botë”, ka thënë fillimisht ylli i Al Sadd para gazetarëve. “Ky ekip kombëtar është një pasqyrim i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga viti 2017, të diplomuarit do të futen në test shtetëror

Posted: 29 Dec 2016 12:46 PM PST

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka thënë se do të këtë një test shtetëror për të diplomuarit. Sipas tij, të diplomuarit nuk do të aplikojnë për punë pa e kaluar këtë test. “Gjithë studentët që diplomojnë në kolegje private apo publike, nuk do të aplikojnë në punë pa e dhënë një test shtetëror. Ata do të maten me testin shtetëror, test ky që do të pasqyrojë diplomimin e tyre. Do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministrja Hoxha: Desha të kontaktojë familjen Dehari, më refuzuan (Video)

Posted: 29 Dec 2016 12:38 PM PST

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për hetimin rreth vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në paraburgim. Ajo ka thënë se rasti Dehari, ka qenë një rast i ndjeshëm dhe si i tillë ka pasur gjithë fokusin dhe seriozitetin e trajtimit më shumë se çdo rast tjetër. Ministrja në ka treguar se ka provuar të kontaktojë me familjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie: Kosova parandaloi sulmin terrorist në Elbasan (Video)

Posted: 29 Dec 2016 12:30 PM PST

Kosova është partner i SHBA-ve, sa i përket luftimit të ekstremizmit, vlerëson ambasadori amerikanë në Kosovë, Greg Delawie, në një bisedë ekskluzive për RTV Dukagjinin. “Është me rëndësi ta dimë se luftimi i ekstremizmit të dhunshëm është diçka me të cilën duhet të merren të gjitha shtetet. Në Shtetet e Bashkuara shqetësohemi për këtë, sepse nuk është çështje vetëm e Ballkanit; nuk është çështje vetëm e Kosovës. Ne kemi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fëmija 41-ditësh, dhuron organet për të shpëtuar jetën e një vajze pesëmuajshe

Posted: 29 Dec 2016 12:17 PM PST

Prindërit e Theo Omondi-t nuk do ta kishin menduar kurrë që vogëlushi i tyre do të largohej aq shpejt nga jeta, por duke lënë pas një pasuri të madhe, dy jetë. Tingëllon si një lojë fjalësh e shifrash, por në të vërtetë është historia e një vogëlushi anglez i cili njihet si dhuruesi i organeve më i vogël në botë. Theo Omondi humbi jetën kur ishte vetëm 41 ditësh pasi u prek një sëmundje e papritur. Sakaq mes dhimbjes e dëshpërimit, prindërit e tij vendosën të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet një gur misterioz në Kinë

Posted: 29 Dec 2016 12:09 PM PST

Një person në Kinë ka arritur të zbuloi një gur gjigand me forma vërtetë të veçanta, të cilën ai e ka krahasuar me një disk fluturues. Xia Changjun e gjeti gurin në një mal në provincën Hubei të Kinës qendrore. Jo vetëm ai, por tashmë edhe historianët nuk kanë arritur të dalin në një përfundim për të shpjeguar se si guri ka marrë ato forma, nëse ai është gdhendur nga njerëzit, apo është formësuar nga natyra. Shkëmbi në formë ovale ka një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Inspektorët e Ministrisë së Ambientit ndërpresin shkurtimin e murit

Posted: 29 Dec 2016 11:59 AM PST

Inspektorati i Ministrisë së Ambientit, i vuri sot një shirit murit në veri të urës së Ibrit, duke ndërprerë kështu punën që serbët kishin filluar për ta shkurtuar atë. “Ne i ndërpremë punimet për shkak se ky mur do të rrënohet komplet, e nuk do të bëhet vetëm një shkurtim i tij”, deklaroi për Veriu.info, njëri nga inspektorët. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse serbët nuk i ndërpresin punimet, ai shtoi se s’ka se çfarë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zhduket amabsadori i Greqisë në Brazil, dyshime se është rrëmbyer

Posted: 29 Dec 2016 11:36 AM PST

Ambasadori i Greqisë në Brazil, Qiriakos Amoiridhis, është zhdukur që prej tre ditësh dhe deri tani ka qenë i pamundur komunikimi me të. Lajmi bëhet publik nga mediat braziliane dhe konfirmohet nga burime pranë Ministrisë së Jashtme greke në Athinë. Sipas informacioneve të para, ambasadori grek në Brazil nuk ka komunikuar me familjarët e tij që prej 3 ditësh.  Mësohet se bashkëshortja e tij ka bërë denoncimin në policinë e Rios, por megjithë angazhimin e saj nuk është bërë i mundur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush ishte qyteti, shteti, personaliteti… më i përfolur ndër shqiptarë?

Posted: 29 Dec 2016 11:26 AM PST

Gjirafa.com ka nxjerr statistikat e vitit 2016, që ndërlidhen me kërkimet e shqiptarëve në internet. Sipas hulumtimit, del se temat më të kërkuara kanë të bëjnë me politikën, ndërsa Demarkacioni me Malin e Zi ka dominuar në këtë aspekt. Pas Demarkacionit, tek temat shqiptare ka dominuar Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, ndërkaq tek ato ndërkombëtare rëndësi ka pasur zgjedhja e presidentit të ri në SHBA, transmeton Telegrafi.. Sipas hulumtimit, personalitetet më të përfolura......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama ndëshkon Putinin për manipulimin e zgjedhjeve amerikane

Posted: 29 Dec 2016 11:23 AM PST

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, i është kundërpërgjigjur Rusisë së Vladimir Putinit të enjten, pas përpjekjeve të saj për të manipuluar zgjedhjet presidenciale të nëntorit, raporton The New York Times. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar 35 agjentë të inteligjencës ruse nga vendi, dhe kanë vënë sanksione ndaj dy prej agjencive kryesore të inteligjencës të Rusisë, transmeton Gazeta Express. Sanksionet prekin edhe katër zyrtarë të lartë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Vëllezërit' shqiptarë nga Maqedonia i shkojnë Edi Ramës në Tiranë

Posted: 29 Dec 2016 11:11 AM PST

Liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni i kanë shkuar sot në vizitë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Zijadin Sela nga Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare, tre prijësit e tri partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, janë pritur nga kryeministri shqiptar dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, shkruan Gazeta Express. Takimi mes liderëve shqiptarë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ballina e gazetës ‘Zëri’

Posted: 29 Dec 2016 10:57 AM PST

Kjo është ballina e nesërme e numrit festiv të gazetës ‘Zëri’ e cila do të jetë në treg nga 30 dhjetori deri me 4 janar.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikohet platforma online e dialogut Kosovë-Serbi

Posted: 29 Dec 2016 10:44 AM PST

KDI ka lansuar modul të posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi. Kjo platforme online ofron informata rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut me qellim që ky proces të jetë sa më transparent. Po ashtu kjo platformë ofron mundësi që çdo qytetarë të bëjë pyetje direkt për deputetët lidhur me dialogun. Moduli i Dialogut Kosovë-Serbi po ashtu përmban infografika dhe fakte të ndryshme mbi këtë proces duke e bërë të kapshëm për secilin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

2017-a, viti i femrave beqare

Posted: 29 Dec 2016 10:32 AM PST

Shumë femra janë të lodhura nga marrëdhëniet e dështuara, kështu që kanë vendosur që të kalojnë një periudhë beqare. Gjithsesi, të gjitha vajzat e dinë se të qëndrosh beqarë për një periudhë të gjatë nuk është edhe aq bukur, sepse normalisht çdokush duhet të plotësojë nevojat personale. Por në qoftë se ju nuk preferoni të  nisni një marrëdhënie të re atëherë mund të themi se jeni në vitin me më shumë fat për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katalunia do të ishte në mesin e përfaqësueseve më të mira të botës

Posted: 29 Dec 2016 10:11 AM PST

Ish ylli i Barcelonës, Xavi, thotë se regjioni i cili po kërkon pavarësinë, ka lojtarë që mund të bëjnë një përfaqësuese të fortë në botën e futbollit. Xavi beson se Katalunia do të bënte pjesë në top dhjetë apo pesëmbëdhjetë ekipet më të mira, nëse do të lejoheshin të merrnin pjesë në garat e FIFA-s, transmeton “Zëri.info”. Regjioni në verilindje të Spanjës pritet që të mbaj referendumin për pavarësi në shtatorin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Votimi i Ligjit për veteranët shtyhet për nesër

Posted: 29 Dec 2016 10:09 AM PST

Për shkak të mungesës së kuorumit, është shtyrë për nesër votimi i Ligjit për veteranët e luftës. Seanca ishte planifikuar të mbahej sot në orën 15:15, pas rileximit të ligjit nga Qeveria dhe në vend se të fillonte në këtë kohë, ajo u shty për tri orë. As në këtë kohë nuk erdhën deputetet për ta votuar ligjin. Votimi i këtij ligji do të bëhet nesër në orën 10:00. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazeta “Zëri” me edicion special për Vitin e Ri

Posted: 29 Dec 2016 10:03 AM PST

(Nga data 30 dhjetor 2016 deri më 03 janar 2017) - Cilat ishin zhvillimet kryesore politike në Kosovë gjatë vitit 2016? - Si arriti opozita ta deklasojë “Koalicionin e elefantëve”? - Ku e ruan oficeri i FSK-së “Shpatën e Nderit”, të cilën ia dhuroi Princi Charles? - A është i gatshëm ai të vdesë me uniformën e Ushtrisë së Kosovës? - Si është bërë modë në Kosovë hapja e “moteleve të seksit”? - Sa motele janë hapur gjithandej Kosovës dhe kush......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bleona vjen me një performancë të nxehtë (VIDEO)

Posted: 29 Dec 2016 09:37 AM PST

Bleona Qereti di gjithmonë të na surprizojë. Kësaj rradhe ajo vjen e “nxehtë” me një video të cilën e ka postuar në Instagramin e saj, ku shihet duke performuar e shoqëruar nga valltarët e saj. Këngëtarja ka shfaqur asetet e saj, ndërsa balerinët plotësojnë performancën e saj në skenë.     Ladies you know You're sexy Just let it show Party Outta control Nobody wants to go home We'll party until the morn Let's party w/ @soundcloud. #PassOut A video posted by Bleona (@iambleona) on Dec......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nani flet për suksesin e Portugalisë në Evropian

Posted: 29 Dec 2016 09:34 AM PST

Anësori i Valencias, Luis Nani thotë se fitorja e Portugalisë në Evropian mund të mos jetë më e mira, por ishin ata që e merituan suksesin. Portugezi Nani pranon se ekipi i Portugalisë, që e fitoi Euro 2016 mund të mos jetë më i miri në histori të përfaqësueses, transmeton “Zëri.info”. Fernando Santos udhëhoqi futbollistët e tij drejt një triumfi që nuk pritej, kur Portugalia mposhti Francën në finale me rezultatin 1:0, pas kohës shtesë. “Ne nuk jemi ekipi më i mirë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj: Muri sipas rezolutës duhet të rrezohet në janar të 2017-ës

Posted: 29 Dec 2016 09:24 AM PST

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se janë pajtuar të gjitha partitë që sipas rezolutës së miratuar muri të rrëzohet në janar të 2017-ës. Lekaj ka treguar se fillimisht kanë pasur kërkesa të tjera për rezolutën e sponsorizuar nga AAK, si shkarkimin e ministres për Dialog, Edita Tahirit dhe ndërprerjen e dialogut, por ai tha se gjërat kanë ndryshuar pas debatit që kanë pasur në Kuvend. “Pas debatit 7 orësh ne jemi dakorduar dhe kemi pasur një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Morinë: Arrestohet kosovari i dyshuari si luftëtar i Shtetit Islamik

Posted: 29 Dec 2016 09:21 AM PST

Agjentët e policisë kufitare në pikën e kalimit të Morinës kanë arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim për terrorizëm. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave i arrestuari është 30-vjeçari Enos Begolli, i shpallur në kërkim nga drejtësia kosovare, shkruan Top Channel. Sipas burimeve, ai është dënuar në mungesë me 4 vjet burg pasi dyshohet se ka luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more