Skip to main content

Zëri: “'Nuk lejojmë padrejtësi në ndryshimin e ligjit për veteranët e UÇK-së'” plus 29 more

Zëri: “'Nuk lejojmë padrejtësi në ndryshimin e ligjit për veteranët e UÇK-së'” plus 29 more


'Nuk lejojmë padrejtësi në ndryshimin e ligjit për veteranët e UÇK-së'

Posted: 24 Dec 2016 02:54 PM PST

Qeveria e Kosovës në fillim të vitit 2017 pritet që të bëjë ndryshimin e ligjit për pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa veteranët e luftës së UÇK-së shprehen të pakënaqur për këtë ndryshim të ligjit dhe se akuzojnë Qeverinë se janë fajtor për fryrjen e listave e cila kjo e fundit me komisionin e saj i ka fryrë listat e veteranëve. Në një prononcim për IndeksOnline, kryetari i këshillit për Mbrojtjen e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo këngëtare me famë botërore po çmendet për Noizyn! (Foto)

Posted: 24 Dec 2016 02:44 PM PST

Dita e sotme e ka gjetur hitin ‘Bow down’ të Noizyt dhe Encës edhe më të dëgjuar, ndonëse janë bërë disa muaj prej kur është publikuar. Kjo për faktin se një shtysë të fortë i ka dhënë këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha. Ajo ka shpërndarë këngën e dyshes në rrjetin social Snapchat me titull e emër e mbiemër mes tjerash duke shprehur edhe krenarinë për sic ka deklaruar ‘shqiptarët e saj’. Sikur të mos mjaftonte shpërndarja e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Festivali në RTSH/ Eneda Tarifa i 'kthen borxhin' Linda Halimit: Bota është portokall

Posted: 24 Dec 2016 02:10 PM PST

Një vit më parë kur Eneda Tarifa u shpall fituese e Festivalit të 54-t të Këngës në RTSH, një prej këngëtareve që e kontestoi ҫmimin e parë ishte Linda Halimi, e cila e fitoi këtë vit festivalin. Një vit më parë, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Halimi shkruante se kishte ardhur koha që në Eurovision të përfaqësoheshim me një këngë me ritëm dhe me më shumë kënaqësi. “Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parashikimi i motit për mbrëmjen e Vitit të Ri, rikthehet i ftohti siberian

Posted: 24 Dec 2016 02:05 PM PST

Mbrëmja e Vitit të Ri nuk parashikohet që të ketë shira, por pritet të rikthehet i ftohti siberian. Metereologët parashikojnë që temperaturat në të gjithë vendin do të jenë nën 0. Sipas “Meteoalb”, “java tjetër do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat në veri dhe verilindje do të shoqërohen me reshje të pakta dëbore. Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të vitit duke përfshirë edhe natën e Vitit të Ri do të jemi në ndikimin e motit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Plas sherri në parlamentin e Turqisë: Deputetët godasin njeri- tjetrin me shishe plastike (VIDEO)

Posted: 24 Dec 2016 02:03 PM PST

Një ngjarje pazakontë ka ndodhur të shtunën në Parlamentin turk, ku deputetët e partisë në pushtet dhe ata opozitarë janë grindur ashpër dhe gjuajtur me shishe plastike. “Hurriyet” raporton se komisioni për rishikimin e kushtetutës turke në Parlament po diskutonte rreth neneve që e kthejnë Turqinë nga një Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale. Tensioni në komisionin parlamentar u rrit së tepërmi kur kryetari Mustafa Sentop i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila ndodhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fillon mesha e Krishtlindjeve në Vatikan

Posted: 24 Dec 2016 01:56 PM PST

Para pak minutash ka filluar ceremonia e mbajtjes së meshës së Krishtlindjeve në Vatikan. Papa Françesku është duke e udhëhequr meshën e mesnatës së natës së Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit, me ç’rast katoliket janë duke festuar lindjen e Jezu Krishtit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Granit Xhaka e jep edhe jetën për këtë person (Foto)

Posted: 24 Dec 2016 01:46 PM PST

Granit Xhaka jep edhe jetën për motrën e tij Përmes rrjeteve sociale, mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka lënë një mesazh emocionues për të bijën e axhës së tij, të cilën e konsideron si motër. “Moter tkom truj si kta sy, Kurr sje vet 1 vlla e ki, Ty tkom gjak e tduh sa veten, Smendoj dy her me ta fal jeten. Te dua motra jem”, ka shkruar Xhaka.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

16 projektet milionëshe që do të financojë BE (Video)

Posted: 24 Dec 2016 01:17 PM PST

Ratifikimi i marrëveshjes financiare IPA 2015 do t’i sjellë Kosovës ndihmë e cila mundëson financimin e granteve, asistencë teknike, projekte të binjakëzimit dhe investime infrastrukturore. Projektet do të jenë të shpërndara për sektorët si demokraci dhe qeverisje që nënkupton lehtësimin e përafrimit me BE-në, lehtësimin e implementimit të prioriteteve politike, përfshirë dialogun Prishtinë-Beograd dhe të tjera. Kjo marrëveshje është përgatitur nën udhëheqjen e Ministrisë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet iPhone 8, do të jetë një 'Ferrari' i vërtetë

Posted: 24 Dec 2016 12:37 PM PST

hashethemet e fundit tregojnë se në vitin 2017 Apple, do të hedhë në treg tre modelet e telefonave iPhone, dhe ato janë;  7S,  7S Plus dhe iPhone 8. Apple ka menduar që këtë “dhuratë” ta bëjë, pasi kompania feston 10 vjetorin e saj. Sipas mediave britanike, burimeve të Apple në Azinë Lindore u ka rrjedhur një dokument ku përshkruan iPhone 8, ku cilësohet si një “Ferrari” i vërtetë . Dokumentet i referohen tre aparateve: D20, D21 dhe D22. Në dokument thuhet se iPhone 8 do ketë një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ronaldo bën selfie me 'Ronaldon' (Foto)

Posted: 24 Dec 2016 12:30 PM PST

Cristiano Ronaldo ua ka uruar Krishtlindjet gjithë besimtarëve katolik me një foto interesante Portugezi ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku ka bërë selfie me figurën e tij prej dylli që gjendet në Madeira, teksa ka shkruar: “Urime Krishtlindjet gjithëve”. Ronaldo po i shijon pushimet para se të rikthehet në Madrid me 27 dhjetor. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vrasja e ambasadorit rus, nëna e autorit: Telefonata pak para krimit

Posted: 24 Dec 2016 12:15 PM PST

Ndërkohë që vazhdon hetimi i përbashkët mes Turqisë dhe Rusisë për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov, mediat turke raportojnë sot se policia ka lënë të lirë familjarët e autorit, policit 22 vjeçar Mevlut Mert Altintas. Të dy prindërit, motra, dy xhaxhallarët dhe një hallë e vrasësit, i cili u ekzekutua menjëherë pasi arma e tij i mori jetën diplomatit rus, u liruan pas marrjes në pyetje në provincën Ajdin në Turqinë perëndimore. Mediat turke raportojnë se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët të alarmuar për ajrin në Prishtinë (VIDEO)

Posted: 24 Dec 2016 12:10 PM PST

Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka konstatuar se cilësia e ajrit ka qenë në nivelin e lartë të rrezikshmërisë, përkatësisht 430 grimca në milion. Qytetarët e kryeqytetit janë ata që përballen me këtë ajër çdo ditë. Ata konsiderojnë se duhet të shihet si alarmante kjo gjendje. Por Komuna e Prishtinës tash e sa kohë ka vendosur matësit për ndotjen e ajrit. Sipas një përgjigje nga zyra për media, vendosja e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëna e sulmuesit në Berlin: Djali im i vrarë bart një sekret të madh për botën

Posted: 24 Dec 2016 12:03 PM PST

Nëna e sulmuesit në tregun e Krishlindjeve në Berlin, Anis Amri, tha se me djalin e saj bota ka vrarë edhe arsyen se pse ai kishte hyrë në turmë më kamion. Nour El Houda Hassani tha për Associated Press se ‘brenda tij është një sekret i madh’. “Ata e vranë dhe e varrosën sekretin me të”, tha ajo. Duke folur nga qyteti i varfër tunizian në Oueslatia, ajo është lutur dhe ka bërë thirrje që eshtrat e tij të kthehen në shtëpi. “Unë dua të di të vërtetën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia bleu armatim nga Rusia, Kroacia i kundërpërgjigjet

Posted: 24 Dec 2016 11:58 AM PST

Pasi Serbia mori nga “Rusia mëmë” një set avionësh MIG 39, është Kroacia që do të marrë skuadron helikopterësh nga SHBA, duke parashikuar marrjen më vonë dhe të një skuadrilje me avionë supersonikë; një zhvillim ky që pasyron qartë rivalitetin strategjik që ndodh në zemër të Ballkanit mes NATO-s dhe Rusisë. Por presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, tha se Kroacia nuk është në garë armatimi me Serbinë. Ajo madje, në një intervistë për Vecernji......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lamtumirë Barcelona

Posted: 24 Dec 2016 11:48 AM PST

Aleix Vidal do të largohet nga Barcelona Aleix Vidal pritet t’i japë lamtumirën Barcelonës në afatin kalimtar të janarit. I transferuar te blaugranat në 2015 nga Sevilla për 18 milionë Euro, 27-vjeçari nuk ka arritur të gjejë një vend titullari në fromacionin e Luis Enriques dhe për këtë arsye ka vendosur të provojë një aventurë të re. Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi mund të transferohet në Premierligë. Swansea City ka shfaqur interesim për 27 vjeçarin, i cili i ka ditët e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga Meksika në Izrael, lajmi për lirimin e dy vëllezërve kosovarë

Posted: 24 Dec 2016 11:45 AM PST

Lajmi për lirimin nga mbajtja e dy vëllezërve kosovarë të arrestuar një ditë më parë në Gjermani nën dyshimin se planifikonin sulm terrorist ka bërë bujë të madhe, pothuajse aq sa bëri edhe lajmi për arrestimin e tyre. Përveç medieve gjermane të cilat raportuan mbi lirimin e dy vëllezërve shqiptarë të Kosovës, lajmi u përhap edhe në Meksikë, Holandë, Rusi e Izrael. E përditshmja meksikane “La Jornada” përmes verzionit online të gazetës së tyre, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Foton më të veçantë të familjes së Teuta Krasniqit se keni parë akoma! (Foto)

Posted: 24 Dec 2016 11:43 AM PST

Për të parën herë, familja e saj u shfaq e plotë. Ndryshe prej seteve fotografike të mëparshme ku aktorja më e suksesshme në Kosovë shfaqej me Tarën, kësaj rradhe ajo doli në imazhet e ndara me bashkëshortin Adonis Morina dhe vajzën e dytë Kaia-n. E megjithëse janë postuar shumë fotografi, duket se një prej më të rrallave është ruajtur për më në fund. Në imazhin e ri të ndarë nga Adonis Morina, ai shihet teksa puth vajzën Kaia, kurse Teuta, Tarën. /Prive/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli tregon çelësin e suksesit (VIDEO)

Posted: 24 Dec 2016 11:29 AM PST

Politikani dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka folur para studentëve të AAB-së për jetën e tij, në sallën e teatrit “Faruk Begolli”, njofton Klan Kosova. Ish-presidenti dhe  zëvendës kryeministri shpjegoi se cili është çelësi i suksesit për tu bërë i pasur, përderisa tregoi që gjatë rrugëtimit të tij drejt suksesit, kishte edhe momente të vështira. E në fund, Pacolli, i cili njihet për projektet  kapitale të ndërtimtarisë, tha se kryeqyteti i Kosovës ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Djali i Schumacher do të garojë në Formula 3

Posted: 24 Dec 2016 11:28 AM PST

Djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, do të garojë vitin tjetër në Botërorin e Formula 3 Pasi mbylli këtë sezon në vendin e dytë të kampionatit të Formula 4 në Gjermani dhe Itali, 17-vjeçari Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, do të garojë vitin tjetër në Botërorin e Formula 3. Ai do të vazhdojë të jetë një pilot i makinës italiane “Team Prema”, me të cilën konkurroi edhe këtë sezon. Kjo skuadër ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si mund të dini nëse mishi është i freskët dhe i shëndetshëm?

Posted: 24 Dec 2016 11:23 AM PST

Të gjesh një copë të mirë të mishit është e vështirë, sidomos në qendrat e mëdha tregtare. Këtu janë disa këshilla që mund të jenë të rëndësishme në kërkim të mishit të cilësisë së lartë, shkruan Atrium. Mishi i grirë Alternativa më e sigurt është ajo kur kasapi bën grirjen e mishit para jush. Çdo gjë tjetër është e pasigurt, aq më tepër pasi mishi i grirë nuk mund të qëndrojë gjatë, dhe duhet të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bastoret në Shkup përplot me fëmijë (Video)

Posted: 24 Dec 2016 11:14 AM PST

Bastoret në Shkup përveç asaj që janë përplot me qytetarë, ato shpesh herë i vizitojnë edhe fëmijë, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj. Kamera e TV21 ka inçizuar disa fëmijë duke dalë nga bastoret. Nga ana tjetër sociologët thonë se niveli i madh i papunësisë tek të rinjtë është një nga arsyet kryesore për praninë e të rinjve gjithandej nëpër bastoret e vendit. Sipas hulumtimit të ESPAD-it gjatë vitit 2016, 13 për qind e të miturve kanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmohet portali Infokusi

Posted: 24 Dec 2016 11:00 AM PST

 Të  gjitha llogaritë në Facebook, dhe e-mailet private, iu janë  sulmuar dhe marrë gazetarit Shkelzen Dakaj, botues i portalit infokusi.com, shkruan Gazeta Metro. “Ngjarjen e kemi raportuar në Polici dhe në të gjitha autoritetet në Facebook, përfshirë  krimet kibernetike. Është e çuditshme se përveç rrjeteve sociale dhe llogarive private dhe publike është hakeruar edhe emaili zyrtar në gmail i portalit infokusi.com”, ka thënë Dakaj. Këtë, botuesi Dakaj e ka bërë të ditur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyra e Lumezit: Në aksident u lënduan katër persona, Sulejmani u dërgua jashtë shtetit

Posted: 24 Dec 2016 10:55 AM PST

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme është aksidentuar dhe është lënduar rëndë Prokurori Lulzim Sulejmani. Në njoftimin e zyrës së Kryeprokurorit, Aleksandër Lumzi, bëhet e ditur po ashtu se në këtë aksident janë lënduar edhe katër zyrtarë të tjerë. “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon se sot, më 24.12.2016, në fshatin Dollc të komunës së Klinës, rreth orës 2:05 min, katër zyrtarë nga Zyra e Kryeprokurorit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afrona Dika: Teuta është shumë zemër (Video)

Posted: 24 Dec 2016 10:41 AM PST

E dashura e këngëtarit Blero Muharremi, ka mahnitur me mendimin e saj për ish bashkëshorten e Bleros. Në rubrikën ‘60’ sekonda Afrona Dika nuk i iku pyetjes së çfarë mendimi ka ajo për Teuta Krasniqin, shkruan Indeksonline. Ajo u shpreh duke thënë se Teuta është shumë zemër. Padyshim që ky mendim i Afrores për ish bashkëshorten e të dashurit të saj ishte mahnitës.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kundërpërgjigjen serbët, nga 50 cm tash e prejnë vetëm 5 cm murin (Video)

Posted: 24 Dec 2016 10:22 AM PST

Pas debatit të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për murin në veri, serbët kanë filluar të bëjnë veprime konkrete për të treguar se nuk kanë ndëmend të heqin dorë nga ai. Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe pse e kishin politizuar dhe debatin, ata gjatë diskutimit kishin kërkuar heqjen e murit. Mirëpo, serbët sot vazhduan punën e ndërprerë disa ditë më parë, atë të prerjes së murit. Por për dallim nga hera e parë kur murin e prenin 50 centimetra, sot vazhduan me prerje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iu përmbys bota nga goditjet e kundërshtarit

Posted: 24 Dec 2016 10:09 AM PST

Arnold Gjergjaj është kthyer të flasë për humbjen që e kishte pësuar nga David Haye. Boksieri kosovar ka thënë se fillimisht ishte befasuar kur e kishte kuptuar që boksieri britanik kishte kërkuar që të boksonin, pasi Haye ishte i preferuari i tij. Dhe, në ring “Kobra” ishte i pafuqishëm dhe ra në dysheme nga grushtet e britanikut, raporton zeri.info. “Më ishte përmbysur bota, nuk e dija as ku jam. Shikuesit i dëgjoja duke vërshëllyer. Më ka shkuar në mendje që ta lë boksin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident i rëndë në Veternik (FOTO)

Posted: 24 Dec 2016 10:07 AM PST

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në  Veternik – Prishtinë, ku një veturë e tipit “Golf 3” është përplasur në rrethojën ndarëse të rrugës, me që rast një pjesë e ndarëses me gjatësi prej mbi 10 metra ka depërtuar përmes xhamit mbrojtës dhe ka dal në pjesën e pasme, shkruan “zeri.info”.   Siç mëson “Zëri”, nga ky aksident i tmerrshëm kanë mbet të lënduar 3 persona ku me se keqi e ka pësuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti tregon cilat janë 'qefet' e kundërshtarëve të tij

Posted: 24 Dec 2016 09:58 AM PST

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook për atë se si kanë dëshirë ta shohin kundërshtarët e tij politik atë dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Porse, Ahmeti ka shkruar se nuk e ka ndërmend t’i dëgjojë e t’i marrë parasysh dëshirat e të tjerëve. Më poshtë statusi i plotë i Ahmetit. Kanë qef mos me ardh autobusat! Kanê qef mos me u ndal ndërtimet pa leje! Kanë qef me pas korrupcion ne Prishtinë! Kanë qef mos me funksionu qendrat e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Demarkacioni, vetëm me ndërmjetësues kredibil

Posted: 24 Dec 2016 09:54 AM PST

Gjasat praktike që Kuvendi i Kosovës të ratifikojë marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi deri në fund të këtij vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm, janë të pamundura, vlerësojnë përfaqësues të opozitës dhe njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, miratimin e kësaj marrëveshje e bëjnë të pamundur pozicionimet e kundërta, në të cilat janë betonuar partitë në pushtet dhe partitë opozitare rreth kësaj çështjeje. Pal......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Urimi i Presidentit për Krishtlindje

Posted: 24 Dec 2016 09:50 AM PST

“Në këtë natë të shenjtë Krishtlindjeje, të gjithë besimtarëve katolikë iu uroj shumë gëzime, dashuri e mirëkuptim në familjet e tyre”, ka shkruar Presidenti i Kosovës në llogarinë e tij në Facebook.  “Ky vit na solli gëzime të gjithëve”, shkruan Hashim Thaçi. Ai ka përmendur disa nga ato që i ka cilësuar si të arritura të shqiptarëve për vitin 2016. “U shenjtërua Nënë Tereza, jeta dhe veprat e së cilës janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more