Skip to main content

Zëri: “Dramë në Pragë, arrestohet polaku që kërcënonte me bombë në aeroplan” plus 29 more

Zëri: “Dramë në Pragë, arrestohet polaku që kërcënonte me bombë në aeroplan” plus 29 more


Dramë në Pragë, arrestohet polaku që kërcënonte me bombë në aeroplan

Posted: 30 Dec 2016 03:02 PM PST

Policia çeke ka mposhtur dhe më e pas e ka arrestuar udhëtarin për shkak të kërcënimit që ai bënte me bombë, në Pragë është ulur urgjentisht aeroplani i kompanisë polake “Enter Air” në fluturimin për në Varshavë. Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm çek, Milan Hovanec, transmeton lajmi.net. “Udhëtari bërtiste se ka bombë dhe se do ta aktivizonte. Besojmë se më parë bëhet fjalë për një njëri të sëmurë, sesa për sulm......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtohen masat e sigurisë në qytetet e mëdha në prag të Vitit të Ri

Posted: 30 Dec 2016 02:35 PM PST

Qytetet e mëdha në gjithë botën po rrisin masat e sigurisë, në prag të grumbullimit të një numri të madh njerëzish për festimet e natës së Vitit të Ri 2017. Siguria është përforcuar në shumë qytete për shkak të sulmit me kamion më 19 dhjetor në në treg Krishtlindjesh në Berlin që shkaktoi vdekjen e 12 vetëve, si edhe sulmeve të tjera në vitin 2016. Kryeqyteti gjerman ka vendosur pengesa betoni dhe autoblinda pranë portës tradicionale të Brandenburgut, për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky do të jetë plani i policisë për natën e Vitit të Ri

Posted: 30 Dec 2016 02:30 PM PST

Daut Hoxha, zëdhënësi për media i Policisë ka thënë se ky institucion tashmë e kanë bërë gati planin operacional për natën e ndërrimit të moteve. “Policia me kohë e ka bërë planin operacional në mënyrë që të gjithë qytetarët të festojnë pa probleme”. “Në kuadër të planit, ne kemi parapara masat për të gjithë ata që përdorin mjete të rrezikshme dhe si dhe për ata që përdorin armë”. Këto komente Hoxha i ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Osman krunde, hyqymeti mysafir

Posted: 30 Dec 2016 02:16 PM PST

Sot pashai i Vilajetit të Kosovës, Hashim Turshi, u nis me teneqe fluturuese "turkish air", nga Havalimani i Arnautistanit dy, për t'u bërë mysafir i sulltanit, Erdoani i Parë. Brenda teneqes i bënë shumë sajgi me kafe turke, pastaj çaj rusi me selame putineske, gjersa një hanëme, qëndronte para tij duke i mbajtur gazetë hapur, ku ai lexonte artikullin e Davutolus "Arnautistan, birinxhi osmankrunde." Pashai i Vilajetit ruante një çehre bajagi të sarit dhe kishte varë surratin si teslim insan. Sapo doli nga teneqeja......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Europa League në duart e Sevillas

Posted: 30 Dec 2016 02:06 PM PST

Europa League në tri edicionet e fundit e ka një emër: Sevilla. Skuadra spanjolle e ka fituar këtë kompeticion edhe sivjet, shkruan zeri.info. Ekipi andaluzian e kishte fituar për herë të parë këtë turne në vitin 2014 pasi në finale e kishte mundur Benfican me penallti 4:2, derisa loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0. Në finalen e vitit 2015, Sevilla e kishte mundur befasinë Dnipro Dnipropetrovsk me rezultat 3:2. E në finalen e fundit, atë të 2016-s, Sevilla në finalen interesante e mposhti Liverpoolin me rezultat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto fytyra të njohura shqiptare u bënë prindër gjatë këtij viti (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 02:02 PM PST

2016’ta është padyshim viti në të cilin ka patur më së shumti shtatzëni dhe lindje tek personazhet e njohura të showbizit. Pa frikë ky vit që po e mbyllim mund të quhet edhe viti i ‘lindjeve’ dhe shumë VIP’a shqiptarë janë gëzuar me një fëmijë duke u bërë prindër, disa për herë të parë e disa për herë të dytë. Se kush janë këto fytyra të njohura që u bënë prindër gjatë këtij viti e mësoni duke shikuar storien e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lekaj: Mazhoranca e 'Zullumit'

Posted: 30 Dec 2016 02:01 PM PST

Ligji i cili kaloj sonte në orët e vona në netët e festave, kur do të duhej që të urohej për unitet dhe bashkim të faktorit politik e ushtarak të ish-UÇK-së, u bë e kundërta, sipas Pal Lekajt të AAK-së. “Sonte, mazhoranca politike-qeverisëse ka bërë dëmin më të madh ndaj luftës së UÇK’s, në Ditën e Veteranëve e bënë edhe një ndarje dhe përçarje të tyre”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook. “Krejt kjo në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli uron veteranët për ditën e tyre: Ligji i ri do të afirmojë vlerat e luftës

Posted: 30 Dec 2016 01:55 PM PST

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit i ka uruar veteranët e luftës për “Ditën e Veteranit”. “Me çlirimin e Kosovës, veteranët nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit. Tash, ata janë pjesë aktive e shtetndërtimit, fuqizimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik”. “Sot, në “Ditën e Veteranit”, urimet më të mira për ta. Ligji i ri do të afirmojë vlerat e luftës sonë çlirimtare”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ali Ahmeti flet për Edi Ramën dhe Vetëvendosjen (Video)

Posted: 30 Dec 2016 01:39 PM PST

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë intervistës në televizionin 21, ka folur për takimet që janë zhvilluar ditëve të fundit nga liderët politik shqiptar, të inicuara nga Ali Ahmeti dhe Edi Rama. “Në radhë të parë kjo është nevojë për shqiptarët në Maqedoni. partitë politikke kanë bërë shumë më herët takime më kryeministrin Edi Rama. Sigurisht ka biseduar edhe me mua, dhe më ka kërkuar nga unë të thërras partitë politikë në një takim të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas shumë përpjekjesh, miratohet Ligji i ri për veteranët e UÇK-së

Posted: 30 Dec 2016 01:31 PM PST

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për veteranët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, sonte kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjin për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në votimin e parë për Projektligjin me ndryshime kanë votuar 45 deputetë, 6 ishin kundër, ndërsa 7 abstenuan, për çka u deshtë të votohet sërish, pasi në votim morën pjesë 58......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë po ‘kurdisin’ së bashku Leonora Jakupi dhe djali i Shkumbin Kryeziut? (Foto)

Posted: 30 Dec 2016 01:24 PM PST

Me rastin e festave të fundvitit shumë programe dhe platforma televizive kanë përgatitur emisione të ndryshme, të cilat do të argëtojnë publikun në ditët festive. Produksioni “Labia”, i cili për vite kishte pauzuar, ka vendosur që të rikthehet këtë vit me plot supriza në edicionin festiv për Vitin e Ri 2017. Ata kanë organizuar disa xhirime, pjesë e të cilave janë bërë shumë figura të njohura publike dhe këngëtarë, të cilët kanë prezantuar para publikut......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PSG vazhdoi dominimin në Francë

Posted: 30 Dec 2016 01:12 PM PST

Paris Saint-Germain e tha fjalën kryesore në kampionatin francez, duke e fituar titullin e radhës në Ligue 1, shkruan Zëri. Zlatan Ibrahimovic e udhëhoqi gjigantin parisien drejt titullit të radhës duke realizuar 38 gola. PSG e mbylli sezonin me 96 pikë, plot 31 më shumë se Lyoni (65), kurse Monaco ishte e treta me 65 dhe Nice i katërti me 63. PSG e ka fituar edhe Coupe de France pasi në finale e mundi Marseillen me rezultat 4:2. Ibrahimoviç ka realizuar dy gola, kurse nga një e shtuan Matuidi e Cavani, ndërsa për Marseillen shënuan Thauvin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me 3 janar “nxehtë” do të jetë në Pejë (Foto)

Posted: 30 Dec 2016 01:03 PM PST

Për festat e fundvitit qyteti i Pejës feston me mbrëmje të shumta. Mirëpo, ajo që ja vlen të shkojnë të gjithë është neja në “Premium New Year Party 2017” me super këngëtarët Ermal Fejzullahu, Gjiko, Xhela si dhe Dj QKR. Kjo mbrëmje organizohet nga “HB Event”, ambientet e kohës 3 në qendër të Pejës në “Stil Club” me 3 janar. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto janë ofendimet më të mëdha të politikanëve kosovarë (Video)

Posted: 30 Dec 2016 12:51 PM PST

Sharjet e fyerjet nga politikanë, liderë e deputetë janë bërë gati se të zakonshme në Kosovë. Jo rrallë, cak i tyre ishin gratë. Rasti i fundit, është i ish avokatit të popullit, Sami Kurteshit drejtuar ministres Dhurata Hoxha. Por, ky nuk është i vetmi.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu duket Charleston në këtë fundvit (VIDEO)

Posted: 30 Dec 2016 12:46 PM PST

Festivali i dritave në Charleston, të Karolinës Jugore e ka bërë këtë vend të duket mahnitshëm në këtë fundvit. Pamjet e mahnitshme i kanë dërguar shikuesit e Klan Kosovës nga Amerika. Shijoni edhe ju!   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Agjencia italiane e lajmeve e quan Prizrenin 'Firence e Ballkanit'

Posted: 30 Dec 2016 12:43 PM PST

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” ka publikuar një artikull, në të cilin e  quan Prizrenin “Firence e Ballkanit”, për shkak të objekteve të vjetra dhe multikulturore. Prizreni kondsiderohet mozaik etnish e religjionesh. Në të jetojnë shqiptarë, turq, boshnjakë, goranë e romë; myslimanë, ortodoksë, katolikë e hebrenj. Ky qytet konsiderohet si trekëndësh fetar. Pak metra larg xhamisë më të vjetër në Kosovë, me minaret më të larta në Ballkan, gjendet kisha ortodokse e jo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Enis Begolli ende në liri, pritet vendimi i Gjykatës së Apelit

Posted: 30 Dec 2016 12:34 PM PST

30-vjeçari kosovar, Enis Begolli, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale që kanë të bëjnë me “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, është arrestuar ditë më parë nga Policia kufitare. Begolli, i cili gjendet në liri dhe ishte në pritje të vendimit nga Gjykata e Apelit për ekzekutim të dënimit prej katër vjetësh gjatë ditës së enjte nuk i është lejuar hyrja në Shqipëri. Ndërkaq të pyetur nga "Zëri" Policia bëri......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadori grek u ekzekutua nga dashnori i gruas, pasi i kapi duke bërë seks

Posted: 30 Dec 2016 12:28 PM PST

Ambasadori i Greqisë në Brazil, i zhdukur të hënën e shkuar dhe i gjetur i vdekur i karbonizuar të enjten brenda një makine që kishte marrë me qira, dyshohet se është vrarë për motive pasioni. Autorët e dyshuar janë gruaja e tij Francoise Amiridis, me të cilën ambasadori Kyriakos Amiridis kishte 15 vite që ishte martuar, si dhe tre agjentë të policisë. Një nga autorët e dyshuar quhet Sergio Gomes Moreira Filho dhe kishte një marrëdhënie intime me gruan e ambasadorit 59-vjeçar. Policia i kërkoi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq: Do të vazhdojmë të luftojmë për atë që është e jona

Posted: 30 Dec 2016 12:25 PM PST

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë sonte se 2016 ishte një vit i luftës së madhe për interesat serbe në krahinën jugore, duke shtuar se lufta do të vazhdojë në vitin e ardhshëm me frymëzim dhe ndërgjegjësimin e vlerës së një qëllimi të përbashkët. Në një intervistë për Tv Most, Gjuriq e ka përshkruar vitin 2017 si vit në të cilin ata më në fund do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bayerni, dominues i Bundesligës

Posted: 30 Dec 2016 12:13 PM PST

Bayern Munichu ka dominuar edhe sezonin e kaluar në Bundesligë, shkruan zeri.info. Gjiganti bavarez e siguroi titullin e 26-të të kampionit më 7 maj 2016, duke u bërë klubi i parë në histori të Bundesligas dhe kampionatit gjerman të futbollit që e fiton titullin katër herë radhazi. Bayerni e mbylli sezonin me 88 pikë, 10 më shumë se Borussia Dortmundi (78), kurse Bayer Leverkuseni kishte 60 pikë e Borussia Monchengladbachu 55. Bayerni e fitoi edhe DFB-Pokal (Kupën e Gjermanisë) pasi e mundi në finale Borussia Dortmundin në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gates: Bota e papërgatitur të përballet me një epidemi të gripit vdekjeprurës

Posted: 30 Dec 2016 12:07 PM PST

Bill Gates ka paralajmëruar se sistemet emergjente të botës ende nuk janë aq të forta që të përballen me një epidemi të gripit vdekjeprurës. Miliarderi Bill Gates ka shfaqur shpresën sot se vitin e ardhshëm bota nuk do të goditet nga epidemi vdekjeprurëse të gripit. Bashkë-themeluesi i Microsoft tha se virusi i Ebolas dhe Zikas treguan se infrastruktura shëndetësore globale kishte ende vend për përmirësim, raportoi BBC, transmeton lajmi.net. “Kur ne e kemi parë Ebolën dhe tashmë edhe virusin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishet radari 8,2 milionësh, rrezikohet trafiku ajror

Posted: 30 Dec 2016 12:02 PM PST

Prishja e radarit ende pa u përfunduar në tërsi, po rrezikon seriozisht trafikun ajror në Kosovë, pasi që për momentin Aeroporti është duke operuar pa radar. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se për këtë radar të pa përfunduar, deri më tash Ndërmarrjes Publike “Adem Jashari”, i ka kushtuar më shumë se 8.2 milionë. Por, për ta funksionalizuar në tërsi, duhen edhe më shumë se 1 milionë euro. “Radari i ri, edhe pse është blerë i ri, ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin zbulon çfarë synon 'rendi i ri botëror'

Posted: 30 Dec 2016 11:41 AM PST

Presidenti rus Vladimir Putin në konferencën vjetore të tij me rastin e Krishtlindjeve, tha se elitat perëndimore kanë braktisur vlerat e krishtera dhe kjo mund të kthehet në bumerang për to. Ai tha se elitat kanë krijuar një kulturë të re politike që mund të jenë shkatërruese për to dhe mund të çojë në rrëzimin e qytetërimit perëndimor. Në sesionin e pyetjeve dhe përgjigje që zgjati rreth 4 orë, presidenti rus foli mbi gjendjen e vendit të tij dhe të botës, duke deklaruar se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Demarkacioni e Asociacioni, në fillim të vitit të ardhshëm

Posted: 30 Dec 2016 11:28 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i sigurt se shënimi i kufirit me Malin e Zi është marrëveshje e drejtë dhe e saktë. Thaçi ka shtuar se Demarkacioni është konfirmuar nga komisioni shtetëror i Republikës së Kosovës, komisionit të angazhuar ndërkombëtar, aleancës së NATO’s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas presidentit, mospajtimi i opozitës me Demarkacionin është kauzë e paqenë politike dhe e dëmshme për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Agjenti kosovar i CIA-s: Takova Lavdrim Muhaxherin, ja kujt ia ka marrë gruan

Posted: 30 Dec 2016 11:12 AM PST

Kosovari Blerim Skoro thotë se ka qëndruar në Siri si agjent i SHBA-ve, Ai pretendon se ka qenë i infiltruar për CIA-n dhe FBI-në në mesin e xhihdistëve të Ballkanit në ISIS. Skoros në një intervistë për ‘Tema’ tregon se në ISIS njohu Lavdrim Muhaxherin dhe shqiptarët e tjerë që luftonin atje. Për më shumë ndiqni intervistën: ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Në zgjedhje të parakohshme shkojmë vetëm me marrëveshje politike

Posted: 30 Dec 2016 11:07 AM PST

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka folur për zgjedhje të parakohshme, për krizën politike dhe zgjedhjet në Drenas. Sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje vetëm përmes një marrëveshjeje politike. “Qoftë deklarata ime e parë, qoftë edhe deklaratat pasuese, deri tek kjo deklaratë që do e jap, PDK si partia më e madhe në vend është e gatshme në çdo moment të shkojë në zgjedhje. Por ajo që është kryesore, ne asnjëherë nuk do të pranojmë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Meta: E pamundur t'i kalosh festat e fundvitit pa vajtur në Korçë

Posted: 30 Dec 2016 11:02 AM PST

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka marrë pjesë në një festë të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të Korçës. Meta shoqërohej në këtë ceremoni festive dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pirro Kapurani. Në një prononcim për median, Kryetari i LSI-së uroi të gjithë shqiptarët me rastin e festave të fundvitit dhe veçanërisht të rinjtë e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parashikimet katastrofike që priten të ndodhin deri në vitin 2050

Posted: 30 Dec 2016 10:49 AM PST

Jane Goodall, antropologe e njohur ka publikuar një artikull sipas saj tregon katastrofat dhe ngjarjet që priten te prekin botën deri në vitin 2050’të. Vizioni i saj në pamje të parë duket më shumë se utopik, por në fakt disa ndryshime drastike për planetin tonë aktualisht janë në zhvillim që tani, shkruan bota.al. –Njerëzit do të lënë shtëpitë e tyre. Bëhet fjalë për një braktisje të detyruar të shtëpive për shkak të ngritjes së nivelit të ujit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serialet turke pushtojnë botën, fitimet për vitin 2016 janë marramendëse

Posted: 30 Dec 2016 10:44 AM PST

Serialet turke, duke filluar që fillimi i vitit të ardhshëm do të synojnë një treg tjetër ndërkombëtar, Azinë Perëndimore. Pas suksesit të prekur në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe në shumë vende europiane, industria e filmit do të fillojë të synojë tregje të tjera. Sipas të dhënave nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, Turqia është renditur në vend të dytë në botë për shitjen e serialeve televizive, pas USA-s, me më shumë se 200 milionë dollarë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Azilkërkuesi shqiptar tenton ta përdhunojë 22-vjeçaren gjermane, por e pëson keq

Posted: 30 Dec 2016 10:39 AM PST

Një azilkërkues 22-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 22-vjeçare në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur një natë para Krishtlindjeve. Sipas schëarzëaelder-bote.de, ngjarja është raportuar ditën e enjte nga prokuroria dhe policia gjermane. Burime zyrtare raportuan se vajza ishte duke ecur përgjatë “Lange Strasse” rreth orës 2:30 të mëngjesit teksa ka vënë re hijen e një personi që e ndiqte. Pasi kishte vënë re se një i ri e ndiqte, ajo kishte telefonuar vëllain e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more