Skip to main content

Zëri: “Cila është cilësia e karburanteve në Kosovë? (VIDEO)” plus 29 more

Zëri: “Cila është cilësia e karburanteve në Kosovë? (VIDEO)” plus 29 more


Cila është cilësia e karburanteve në Kosovë? (VIDEO)

Posted: 09 Dec 2016 02:46 PM PST

Qytetarët në Kosovë janë shumë të shqetësuar me cilësinë e karburanteve në Kosovë. Shqetësimet e tyre rriten edhe për faktin se nuk ka një laborator shtetëror që e kontrollon cilësinë e derivateve.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthimi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Posted: 09 Dec 2016 02:31 PM PST

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se para disa minutash ka ndodhur një shpërthim në qendër të Prishtinës, përkatësisht në sheshin “Zahir Pajaziti”. Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka thënë për “Zerin”, se dyshohet se ka të bëjë më shpërthim të një mjeti të paidentifikuar. “Ju njoftojmë se rreth orës 22:10 të Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, është dëgjuar një shpërthim. Sipas informacioneve preliminare......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vritet planifikuesi i “Charlie Hebdo”

Posted: 09 Dec 2016 02:15 PM PST

Një lider i Shtetit Islamik, i konsideruar “truri” i sulmeve ndaj redaksisë së gazetës satirike “Charlie Hebdo”, janarin e vitit 2015 në Paris, është vrarë në një sulm ajror të forcave amerikane në Siri, njofton Top Channel.  Lajmin e kanë bërë të ditur këtë të premte burime ushtarake amerikane, sipas të cilave Boubaker el Hakim ka vdekur më 26 nëntor në Raka. Franko-tuniziani 33-vjeçar ka qenë mbikëqyrësi i vëllezërve Said dhe Sherif Kouachi, që kryen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthim në qendër të Prishtinës, pranë turmës ku po mbahej koncerti (Foto)

Posted: 09 Dec 2016 02:08 PM PST

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodh në sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të Prishtinës. Zhurma e shpërthimit është dëgjuar shumë larg, ndërsa kjo ka ndodhur shumë pranë kafeneve të vogla “Verë n’Dimër”, raporton Periskopi Policia ka dal në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet se çfarë ka qenë mjeti shpërthyes. Shpërthimi ka ndodhur krejt pak qaste pasi ka përfunduar koncerti i grupit “Troja” në shesh, ku ende kishte turma njerëzish përreth. Nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy ekipe serbe në turneun “Prizren Cup”

Posted: 09 Dec 2016 01:48 PM PST

Prizreni do të jetë nikoqir i turneut ndërkombëtar në futboll, pjesë e së cilës do të jenë edhe dy klube të futbollit nga Serbia. Organizatori Rijat Shala ka postuar disa foto në Facebook, ndërsa ka konfirmuar edhe datën e mbajtjes, si dhe ekipet pjesëmarrëse. “Turnir ndërkombëtar (Prizren Cup) ekipet pjesëmarrëse janë: F.C National Novi Pazar , F.C National Kadiluk nga Serbia, F.C Liria Prizren dhe F.C Lidhja e Prizrenit. Turniri do të mbahet më 11.12.2016 (e diel) në ora 13:00”, ka shkruar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Versioni i çmendur i këngës “Po t’shoh përmas” nga Kastro Zizo (Video)

Posted: 09 Dec 2016 01:44 PM PST

Këngëtari i njohur Kastro Zizo është shquar gjithmonë për karakterin e tij qesharak në skenë, i cili i buron gjithnjë natyrshëm. Këngët e tij shpesh kanë pasur tekst satirik, gjersa hijeshinë më të madhe ua ka dhënë vetë këngëtari me mënyrën se si ai i interpreton. Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video, ku shfaqej duke kënduar këngën e njohur “Po t’shoh përmas”  të Babastars, në versionin e tij. Kastro......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Asnjë ekip në Premierligë nuk është më i mirë se United'

Posted: 09 Dec 2016 01:33 PM PST

Mourinho mendon se është e padrejtë që Unitedi është jashtë top katërshes në Premierligë Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, mendon se “Djajtë e Kuq” kanë merituar më shumë pikë se që kanë grumbulluar. Sipas tij, asnjë ekip në Premierligë nuk është më i mirë se United, pavarësisht se renditja e tregon të kundërtën. “Jam i lumtur me mënyrën se si po luan skuadra. Jam i lumtur me diferencën e madhe nga ekipi që kam marrë në ekipin që kam......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndryshime të mëdha po vijnë në Facebook

Posted: 09 Dec 2016 01:29 PM PST

Komente që shndërrohen në biseda dhe më shumë, rrjeti social do të prezantojë disa ndryshime të mëdha shumë shpejt. Kur dikush komenton në postimin tuaj, bën replikë në komentin tuaj apo ju etiketon në ndonjë koment, një dritare e re do të hapet automatikisht në versionin desktop. Këto dritare do të shfaqen së bashku me një dritare të Messenger, duke jua mundësuar që të merrni pjesë në komente pa pasur nevojë që ta braktisni Faqen e të Rejave, transmeton Gazeta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sherifi: Përkundër se me shkallë, muri mbetet mur

Posted: 09 Dec 2016 01:23 PM PST

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se me teori të alkimistëve (magjistarëve) po duan të na “bëjnë të besojmë se nëse murit i vihen shkallëve atëherë ai më nuk është mur”. “Krejt këto janë produkt i procesit të bisedimeve të qeverive të Kosovës nga 2011 deri më sot”, ka shkruar Sherifi. “Alkimistët modernë janë vënë në lëvizje të na bëjnë të besojmë se kur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri: Nuk do të ketë mur, revitalizimi sipas Marrëveshjes së Brukselit

Posted: 09 Dec 2016 01:12 PM PST

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kryenegociatore e Kosovës në dialogun e Brukselit, ka dhënë këtë deklaratë për media në lidhje procesin e revitalizimit të urës së Ibrit dhe problemeve të krijuara nga një mur ilegal që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe lëvizjen e lirë, njofton kumtesa, transmeton "Zeri.info". Ministrja Edita Tahiri ka thënë se çështja e shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit është biseduar gjerësisht me Bashkimin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse duhet të hani një avokado në ditë?

Posted: 09 Dec 2016 01:06 PM PST

Indianët Mayan kanë thënë: “Aty ku rriten avokadot, uria dhe kequshqyeshmëria nuk ka shokë". Avokadot ju sigurojnë sasinë e duhur të luteinës duke mbrojtur sytë tuaj nga degjenerimi i lidhur me moshën. Acidi Oleik për zemër të shëndoshë Acidi Oleik përmirëson sistemin tuaj kardio­vaskular dhe Vitamina B6. Acidi folik kontrollojnë nivelin e homocisteines e cila është e lidhur me një rritje të rrezikut për sëmundje të zemrës. Përmbajtje të lartë fibrash Avokadot......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?

Posted: 09 Dec 2016 01:05 PM PST

Nëse ndonjëherë keni pasur minj në shtëpi, me siguri se e dini se sa të bezdisshëm dhe gërditshëm mund të jenë. Pjesa më e keqe e kësaj është se është shumë vështirë për t’i hequr qafe. Ata lënë urinë dhe jashtëqitje kudo që shkojnë, si dhe mund të shkaktojnë shumë dëme përreth shtëpisë. Nëse nuk reagoni me kohë, ju mund të përfundoni me “pushtim” nga minjtë, pasi që riprodhohen shumë shpejt! Pavarësisht se ku......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kadaj-Bujupi: FIT-i të ndërhyjë te muri në veri të Mitrovicës (Video)

Posted: 09 Dec 2016 12:54 PM PST

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka komentuar ngritjen e murit në pjesën veriore të Mitrovicës, për të cilin thotë se një shtet normal nuk do ta lejonte një gjë të tillë. Deputetja thotë se shteti është dashtë të ndërhyjë madje edhe përmes forcës – duke përmendur këtu njësitin special të Policisë së Kosovës, FIT. “E thash që është përgjegjësi puro e shtetit, sepse ndërhyrja do......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS'it i shkatërrohen 168 kamionë me naftë

Posted: 09 Dec 2016 12:52 PM PST

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkatërruar 168 kamionë me naftë në Siri, që i takonin grupeve xhihadiste të Shtetit Islamik. Sulmi ndaj konvojt të naftës është kryer sot, ka bërë të ditur koalicioni ndërkombëtar. I ashtuquajturi Shteti Islamik, njërin nga burimet kryesore të përfitimeve e ka tregtinë me naftë, ku edhe përqendrimi kryesor i luftimeve kanë qenë burimet e naftës në Irak dhe Siri. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Anonymous mesazh qeverisë shqiptare: Keni dështuar! Po vijmë!

Posted: 09 Dec 2016 12:26 PM PST

Anonymous, komuniteti më i madh i haktivistëve në botë, ka lëshuar një mesazh paralajmërues në YouTube për qeverinë shqiptare. Në videon e publikuar në YouTube, thuhet: "Mesazh për Qeverinë Shqiptare Përshëndetje qytetarë të botës, ne jemi anonim. Qeveri e Shqipërisë, keni ardhur në vëmendjen tonë, se pavarësisht nga paralajmërimet tona të vazhdueshme, ju keni vendosur që të shpërfillni kërkesat tona për të ndihmuar popullin e këtij vendi, dhe keni......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Greqi: Kapen mbi 100 kg kanabis nga Shqipëria, 5 persona në pranga

Posted: 09 Dec 2016 12:22 PM PST

Policia greke ka bllokuar një tjetër sasi narkotikësh në lokalitetin Kalpaq, 20 kilometra nga kufiri shqiptar. Sipas autoriteteve greke, në pranga janë vënë 5 persona, 3 prej të cilëve grekë dhe dy shtetas shqiptarë, një femër 21 dhe një mashkull 26 vjeç. Policia greke sqaron se droga ishte ngarkuar në kufirin shqiptar, në zonën pranë Kakavijës dhe ishte vendosur në automjetin e shtetases greke, e cila për të kaluar në pikat e kontrolleve pa u vënë re kishte marrë fëmijën e saj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kafeneja përgatitet për festat e fundvitit – me 90 bredha dhe 21 mijë drita (Foto)

Posted: 09 Dec 2016 12:16 PM PST

Gerry O’Brien që është pronar i kafenesë ‘Churchill Arms’ në Londër, e ka thyer edhe rekordin personal me vendosjen e bredhit të 90-të në lokalin e tij. Madje, ky numër pritet të rritet, sepse ka vend edhe për trupa të tjerë, transmeton Telegrafi. Për stolisjen e degëve të tyre, janë vënë mbi 21 mijë drita shumëngjyrëshe, si dhe shumë dekorime të tjera. “Po që se pyeteni se cilin vend e viziton Babagjyshi i Vitit të Ri, mos u mendoni gjatë. Sajën dhe drerët ai i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Historia e murit në Mitrovicë – plani ekzistonte qysh moti (VIDEO)

Posted: 09 Dec 2016 12:01 PM PST

Ka disa ditë që një mur befasues pak përtej cepit veroir të Urës së Ibrit, po e trazon Mitrovicën si qytet, Prishtinën si kryeqendër të shtetit dhe Brukselin si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi. Struktura prej betoni sikur mbiu pa plan dhe u bë temë kryesore e politikës vendore. Shqiptarët menduan që serbët po e bëjnë atë për ta ndarë qytetin. Kjo pjesë e ndjeshme e Mitrovicës ka qenë e ndaluar që qarkullim të lirë gjatë gjithë pasluftës, pothuajse. Nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AAK-ja përgënjeshtron lajmin se do ta votojë Demarkacionin

Posted: 09 Dec 2016 11:48 AM PST

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket çështje së Demarkacionit me Malin e Zi. Kjo parti opozitare nuk e voton Demarkacionin në këtë formë siç ofrohet tani. AAK dhe Ramush Haradinaj, nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për Demarkacionin me Malin e zi, dhe nuk janë tërhequr nga asnjë pretendim i tyre se marrëveshja e Demarkacionit është e gabuar dhe ajo duhet të korrigjohet, thuhet në njoftimin e AAK-së, transmeton "Zeri.info". Njoftimet e disa mediave se ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përse elektrizohen flokët dhe na “zë korenti” gjatë dimrit

Posted: 09 Dec 2016 11:45 AM PST

a shumë arsye për ta patur inatë dimrin. Errësohet shpejt, bën ftohtë dhe sa herë prekim një dorezë dere apo makine pësojmë një shok të bezdisshëm. Gjithçka ndodh falë elektricitetit statik, që sipas “LiveScience” ndodh kur ngarkesat elektrike pushtojnë sipërfaqjen e një objekti. via GIPHY Në këtë gif, teksa djali i vogël hidhet në trampolinë ai mbledh gjatë gjithë kohës elektrone ekstra. Kjo është edhe arsyeja përse flokët e tij janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Chapecoense bëhet me trajner (Foto)

Posted: 09 Dec 2016 11:32 AM PST

Vagner Mancini është emëruar trajner i Chapecoense Chapecoense është duke u munduar që të rindërtojë skuadrën, pas aksidentit që ndodhi në Kolumbi ku aeroplani që po barte ekipin brazilian dhe një numër gazetarësh për ndeshjen e parë të finales Copa Sudamericana u rrëzua gjatë rrugës për në Medellin, duke humbur jetën 71 persona në bord. Chapecoense u shpall fitues i garës pas kërkesës së ekipit Atletico Nacional, që të shpallte kampion ekipin që pësoi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Barcelona – Chapecoense, tashmë është zyrtare

Posted: 09 Dec 2016 11:18 AM PST

Skuadra braziliane Chapecoense ka pranuar ofertën e Barcelonës për të marrë pjesë në trofeun ‘Joan Gamper’, që luhet në muajin gusht Në gusht të vitit 2017, skuadra braziliane Chapecoense, do të vijë në Evropë, për t’u përballur me Barcelonën. Pas tragjedisë në Kolumbi, ku humbën jetën më shumë se 70 persona dhe shumica e lojtarëve të Chapecoense, Barcelona vendosi që t’i ftojë brazilianët që të marrin pjesë në turneun ‘Joan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gati referendumi për ta shpallur “sulltan” Erdoganin

Posted: 09 Dec 2016 11:03 AM PST

Qeveria e Turqisë planifikon një referendum, pranverën e ardhshme, për ndryshimin e Kushtetuës, me qëllim forcimin e pushttetit të presidentit. Zëvendëskryeministri Nuretin Canikli tha se Qeveria do ta dërgojë planin në parlament. Ai nuk bëri me dije se çfarë saktësisht do të përfshijnë ndryshimet e propozuara, por tha se qeveria do që procesi të përfundojë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlametare të vitit 2019. Po ashtu të premten, prokurorët turq kanë urdhëruar arrestimin e 87......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LVV-ja i kundërpërgjigjet Qeverisë, thotë se po i mbron veglat e saj

Posted: 09 Dec 2016 11:00 AM PST

Pas reagimit të Qeverisë së Kosovës, ku tha se dënon përpjekjet siç i quajnë ata të ulëta të Lëvizjes Vetëvendosje për linçimin publik të 12 qytetarëve, të cilët ushtrojnë detyra në institucione dhe në medie të Kosovës. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Lëvizës Vetëvendosje, e cila e ka thënë se Qeveria po i mbron veglat e saj.  “Qeveria e Kosovës, në burgjet e së cilës vdesin dhunshëm aktivistë politikë nën akuza të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndizen dritat e fundvitit në Prishtinë (FOTO)

Posted: 09 Dec 2016 10:47 AM PST

Tashmë janë ndezur dritat e fundvitit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. Dritat janë ndezur nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, transmeton "Zeri.info". “Dritat u ndezën! Fëmijë nga krejt Kosova: Enjoy dhe urime festat e fundvitit”, ka shkruar Ahmeti.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria dënon përpjekjet e Vetëvendosjes për linçimin publik të 12 qytetarëve

Posted: 09 Dec 2016 10:33 AM PST

Qeveria e Republikës së ​Kosovës dënon përpjekjet siç i quajnë ata të ulëta të Lëvizjes Vetëvendosje për linçimin publik të 12 qytetarëve, të cilët ushtrojnë detyra në institucione dhe në medie të Kosovës. Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla denigruese, fyese dhe kërcënuese, janë tërësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike. Ata kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje që sa më parë të distancohet dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhuna në familje, nënkryetari Aga: “Më i mirë prej jush është ai që sillet mirë me bashkëshorten e tij” (Video)

Posted: 09 Dec 2016 10:29 AM PST

Ngjarjet e fundit të krimit në familje kanë tërhequr vemendjen e të gjithëve. Këtë të premte, gjatë ligjëratës së zakonshme në xhaminë qëndrore, Et’hem Beu, nënkryetari i KMSH-së, z, Gazmend Aga foli mbi këtë problematikë duke sjell në vëmendje problemin e keqtrajtimit të femrës në shoqëri. Duke parë statistikat alarmante të cilat shqetësojnë çdo qytetar, aq më tepër një besimtarë, z. Aga ka ngritur shqetësimin e tij mbi këtë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli shpërndanë dekoratat e Thaçit për personalitetet franceze që ndihmuan Kosovën

Posted: 09 Dec 2016 10:16 AM PST

Gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dorëzoi dekoratat e dhëna në emër të Republikës së Kosovës nga presidenti, për personalitete të shquara franceze të cilët kanë kontribuar vazhdimisht në mbështetje të çështjes së Ksovës.  Me këtë rast, u organizua edhe një pritje në Ambasadën e Kosovës në Paris, ku përveç laureatëve të medaljeve, të ftuar ishin edhe personalitete të jetës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ulëset e kinemasë “Cineplexx” shqyhen me thikë (FOTO)

Posted: 09 Dec 2016 10:11 AM PST

Disa persona i kanë shqyer me thike ulëset e kinemasë “Cineplexx” në Prishtinë, raporton "Zeri.info". Kinemaja “Cineplexx”, është kinemaja me e re e cila është hapur vetëm para pak ditësh, nga rrjeti i Cineplex. Kjo është bërë e ditur përmes faqes së “Cineplexx”, në rrjetin social facebook. Ky është postimi i plotë: Përshëndetje miq, sot po e ndajmë me ju një shqetësim, një dukuri çnjerëzore që ka ndodhur në kinemanë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Vrasës Ndalo' jepet nesër premier në teatrin “Faruk Begolli” (VIDEO)

Posted: 09 Dec 2016 09:57 AM PST

 Në hapësirat e Kolegjit AAB, përkatësisht në teatrin “Faruk Begolli” do të jepet premiera e filmit “Vrasës Ndalo” me regji të Blond Aliut dhe producent Besart Durmishi. Ky film është i metrazhit të shkurtër dhe mesazhi i tij është të vetëdijësojë opinionin për abortin, pasi që në vendin tonë është rritur dukshëm kjo dukuri negative vrasëse! Zhanri i filmit është dramë, ku në të flitet për një lidhje jashtë martesore dhe prej asaj lidhje vjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more