Skip to main content

Tirana Observer: “Ambasadori grek u vra nga gruaja e tij?” plus 9 more

Tirana Observer: “Ambasadori grek u vra nga gruaja e tij?” plus 9 more


Ambasadori grek u vra nga gruaja e tij?

Posted: 30 Dec 2016 10:25 AM PST

Vrasja e ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amiridis, me shumë gjasë është një krim pasioni. Sipas hetuesve brazilianë, pista kryesore kryesore për eliminimin e diplomatit grek, të çon te një oficer i policisë braziliane, i cili dyshohet se ka pasur një lidhje me bashkëshorten e Amiridis, edhe kjo braziliane.

Autoritetet atje i arrestuan të dy të dyshuarit, bashkë me 2 persona të tjerë. Siç raportojnë mediat greke, mësohet se polici i arrestuar u ka rrëfyer kolegëve të tij se vrasja ishte porositur pikërisht nga bashkëshortja e ambasadorit grek.

img_1944

Sakaq, prova më e fortë që kanë hetuesit janë disa njolla gjaku të Amiridis, të gjetura në banesën e gruas së tij. Dyshohet se kjo e fundit bashkë me të dashurin e saj e kanë vrarë ambasadorin në shtëpi e më pas e kanë hedhur në humnerë bashkë me makinën. Mjeti u gjet i shkrumbuar, në hyrje të Rio de Janeiros.

Prej 4 ditësh, Kyriakos Amiridis 59 – vjeç ishte shpallur i humbur. Ai ishte nisur nga Brazilia në drejtim të Rios për të festuar ndërrimin e viteve në plazhet e Copacabana.

Kyriakos Amiridis ishte akredituar si ambasador në Brazil në vitin 2016. Në vitet 2001 – 2004 ai ka shërbyer si konsull i përgjithshëm në Rio de Janeiro.

Më herët, 59 – vjeçari ka kryer funksionin e ambasadorit grek në Libi.

Tv Klan

Eda Zhiti i shkruan djalit që mbijetoi nga aksidenti me djalin e saj: E besojmë që nuk doje ta vrisje,por…!

Posted: 30 Dec 2016 09:38 AM PST

Në nje leter drejtuar gazetes Tema, Eda Zhiti, nena e Atjon Zhitit vrare dy vjet me pare ne nje aksident tragjik ne prag te Krishtlindjeve, i shkuran te mbiejtuarit te tragjedise ish shokut te djalit te saj, per pergjegejsite qe ai ka dhe per detyrimin per te qene i pergjegjshem per ato qe thote rreth aksidentit, pasi behet nje model i keq per mijera te rinj te tjere.

Letra

Serxho Martiniani, u bënë dy vjet nga tragjedia, që na shkaktoi rruga dhe njerëzit e saj. Jam e ëma e Atjon Zhitit, që edhe pse i kam dhënë fjalën se do ta shoqëroj në paqe dhe në shenjtëri shkuarjen e Tij në Qiell, jo gjithmonë ia dal, sado që mundohem tmerrshëm për të mbytur ulërimat e mia të brendshme, që ato të mos dalin jashtë meje…

Po qëllimi im në këtë shkrim nuk është të tregoj për vete, por që të të përgjigjem, kultura e dialogut, na mëson Papa Françesku.

Miqtë në Tiranë na treguan me kujdes se kishe arritur të dilje në ekranin e një televizioni, punë e Klanit, në një emision që… menjëherë mendova se do të kishe diçka me rëndësi për të kumtuar, që lidhet me të vërtetën dhe përgjegjësinë, sepse sepse deri tani nuk kishe ditur të gjeje rrugën njerëzore për të ardhur tek rrëfimi i asaj që duhej dhe tek ata që duhej, te prindërit e Atjonit. E ke detyrë!

Fill pas aksidentit fatal, ti re në koma. Dhe ne në ditën e tretë të tragjedisë tonë, ne, unë me tim shoq, guxuam dhe patëm forca të të shihnim në spital, sepse jemi prindër të Atjonit dhe zëri i tij na prin drejt së mirës e mëshirës. Pas operimeve në Gjermani, kur ti u ktheve dhe po kishe kujtesë, prapë nuk u the gjë prindërve të Atjonit, natyrisht që e ke të vështirë, por e ke detyrë, e përsëris, është më lehtë se vrasja, mund t'u shkruaje… dhe rrëfimi yt s'ka nevojë për dëshmitarë e ndërmjetës, ti, ne, pra dhe prinderit e tu dhe ndëgjegjia. Por bërë të kundërtën, heshtje ndaj nesh, si ende i pa aftë, ndërsa në gjyqin tend, besoj e di që nuk të kemi hedhur ne, por ajo që bëre ti, ndodhte e kundërta: shmangie e zhurmë, zvarritje, ndërrime avokatësh, mungesa të tyre, humbje e qëllimtë kohe, etj, etj, kur tragjedia që shkaktove, kërkon të paktën dinjitet.

Nuk po zgjatem, megjithatë unë vendosa të të dëgjoj ç'i kishe thënë në emisionin e pronarit të Klanit, asaj Magjistarit. Ishte e vështirë të dëgjoheshe… Pas dy ditësh të ndoqa sërisht me zemrën e trupin që dridhej e dridhet, ndërsa shkruaj këto fjalë.

Ti fajëson rrugën, sinjalistikën që mungonte në atë mëngjes dhjetori, bllokun e betonit, etj. Po, duhet të jetë dhe është dhe kështu. Po a e ke pyetur veten, blloku i betonit, i vendosur në rrugë keq e që duhej të ishte plastik, u ngrit vetë kundër teje apo ti shkove drejt tij, verbërisht si i marrë? Ndërkaq askujt para teje dhe pas teje që kaluan aty, nuk i ndodhi ndonjë gjë, vetëm ti u përplase keqas duke I shkaktuar vrasjen atij që kishe marrë pas në motor dhe plagosjen rëndë të vetes. Ekspertët dëshmuan me përgjegjësi se ishe me shpejtësinë 160 km në orë, kur duhej të ishe me 20 km në orë në atë vend. Nuk e di a e mban mend se ç'shpejtësi kishe në të vërtetë, por kishe aq sa duhej për të shkaktuar një aksident me humbje jete të tjetrit. E besojmë që nuk doje, por edhe si "vrasës pa dashje" u shkaktove tragjedinë më të madhe prindërve të atij që në emision thua se e kishe shok të shokëve të tu, që e doje dhe vlerësoje. Ku është dhëmbja dhe pendimi para tij e para vetes dhe botës? Përgjegjësia jote së pari? Duke patur dhe një tjetër në motorr përgjegjësia jote duhej të dyfishohej, kurse ti s'pranon asgjë fare, ia vë fajin rrugës që është pa ndërgjegjegje. Po kështu dhe drejtuesit e emisonit tend.

Ne mundohemi të të kuptojmë. Ndjejmë dhimbje të thellë. Ju mund të thoni se ky ishte fati. Por ne nuk duhet të jemi si fati, kur ai është i mbrashtë, tragjik. Ti a mundohesh të më kuptosh mua, ne? Ti dhe ata të shtëpisë tënde? Mbylle padrejtësisht, tragjikisht një derë…

Në emisionin tënd the, ndër të tjera që për prindërit e atij që vrave, më mirë të mos flisje(?!). Pse? Nga që të erdhën dhe në spital dhe të panë, e përsëris, ty shkaktarin e tragjedisë së tyre? Isha unë me tim shoq, babain e Atjonit. Ta kanë thënë, besoj, kur i hape sytë? Madje të kemi dërguar mesazhe e të kemi pyetur të na thuash, të na tregosh… ti je i fundit që ishe me djalin tonë… e ke për detyrë rrëfimin ndaj nesh së pari… ku po shkonit atë mëngjes dimri dhe pse dhe si ndodhi… në prag të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri… që ti i nxive…

Ju keni dhe një filmim, të kameras para portës kur moret motorrin para lokalit tuaj e vutë kaskat mbi krye, dorashkat… dhe rezultoi që nuk kishit konsumuar akool… në rregull deri këtu… Po pastaj… s'flas dot… e pse nuk na i jepni atë filmim të fundit?…

E tani flet në media për të tjerët, gjykon të tjerët, madje na thanë se ke shkuar dhe në Vlorë te një aksident ndryshe dhe ke folur pa qenë ekspert para gropës së rrugës?

E ke për detyrë të mbash përgjegjësinë që të takon para gropës që hape ti. A di të çosh lule atje ku duhet? Nëse s'ke ditur, hesht dhe prit… mos ua shkel plagët Atjonit dhe prindërve të tij.

Më oshëtijnë veshët nga shprehja jote, kur ke shkatërruar një familje dhe thua publikisht se "po përpiqem të rehabilitohem vetëm pa ndihmën e mamit, sepse mami është shumë e re…".

Shumë mirë bën që po rehabilitohesh, por përpara se t'i tregosh Klanit se si bën palestër për të rehabilituar trupin, tregoi opinionit çfarë i bën zemrës dhe ndërgjegjes tënde. Dhe mëndjes. Kanë kaluar dy vjet…

Egiozmi nuk duhet nuk duhet lejuar që të jetë vrastar… Ishe ti që ngisje motorin atë natë apo djalli i futur brenda teje? Si do ta nxjerrësh djallin, duke shmangur përgjegjësinë, duke mos u rrëfyer atje ku duhet? Por nuk i shmangesh dot gjykimit në tokë dhe Qiell, ligjeve të shkruara e të pa shkruara, opinionit qytetar jo antikapat, që edhe nëse nuk ka televizor, ka ndërgjegjen, dhimbjen, etikën, të vërtetën, ndjesën, mirëkuptimin, respektin, dashurinë njerëzore edhe në fatkeqësi, etj, etj.

The se kishe shkruar: Mirupafshim, Atjon. Si do të shihesh me atë? Ç'do t'i thuash për tragjedinë dhe veten?

Im bir, moshatar me ty, a nuk ishte shumë i ri për t'u ndërprerë? A s'është krim që u shkëput nga jeta këtu, nga dëshirat e gëzimet, nga projektet dhe ëndrrat, nga universiteti? E ke parë librin e tij, ekspozitën, gazetat që shkruajnë për to edhe tani, ç'shkruajnë miqtë e tij të shumtë nga e gjithë bota, ishte antar dhe i Paralamentit Europian Rinor, donte të studionte dhe të punonte për vendin, për një jetë më të mirë… jepet dhe një çmim ndërkombëtar me Emrin e Tij. Dhe Bashkia e Tiranës i ka dhënë emrin një rruge: "Rruga e Atjonit", jo ajo ku bëre përplasjen fatale ti. Që jam mamaja e Atjonit, më vjen mirë… Dhe po të them ty, që edhe unë jam shumë e re e ti më dënove të jetoj pa të. Asnjë nënë, asnjë prind nuk e meriton atë që ndodhi prej teje. E ti si do të më përgjigjesh? Çfarë i ke thënë vetes në këto dy vjet mynxyre? Apo do dalin të tjerë që të shkruajnë për ty në fb, që të bëjnë zhurmë e fyerje apo magjistarë të klaneve të pa ndjeshme televizive? Ky është nderimi yt e i atyre për shokun që vrave? Ç'do të bësh me djallin brenda vetes, që e ushqejnë e ta përkëdhelin ata që ke përreth? Dëgjo, nga vrasës pa dashje mund të shndërrohesh që të të ndjejmë ne e i gjithë opinioni, në vrasës të rëndomtë. Zgjidhe rrugën, shikoje mirë sinjalistikën se po rivret… Dhe faji s'është i rrugës, por i atij që i futet kësaj rruge… Isha e detyruar të shkruaja kështu, mes dhimbjes më të thellë dhe indinjatës. Dhe ka plot që thonë se se është më e durueshme të jesh nëna e të vrarit se sa e vrasësit…

Mamaja e Atjonit

si çdo mama, përveç ndonjërës…

Sanksionet, Moska nuk do të hakmerret. Putin: Presim Trumpin

Posted: 30 Dec 2016 09:26 AM PST

Sergei Lavrov këmbënguli që Moska t'i përgjigjej me të njëjtën monedhë masave ndëshkuese të administratës amerikane. Ministria e Jashtme ruse propozoi që për 35 diplomatët rusë të shpallur "persona non grata" në Amerikë, 35 përfaqësues të Shteteve të Bashkuara do të dëboheshin nga Rusia.

Saktësisht ishte kërkuar largimi i 31 pjesëtarëve të stafit të Ambasadës amerikane në Moskë dhe 4 diplomatëve të konsullatës së SHBA-ve në Shën Pjetërburg.

Por Vladimir Putin vendosi të kthejë faqen tjetër. Shefi i Kremlinit zgjodhi të mos e pranonte këtë propozim, me argumentin se Moska nuk do të ndalojë në nivelin e diplomacisë së papërgjegjshme, por do të punojë për ripërtëritjen e marrëdhënieve amerikano-ruse gjatë Presidencës së Donald Trumpit.

"Nuk do të dëbojmë askënd", ishte deklarata e tij. Më herët, përmes një mesazhi në "Tëitter" kishte reaguar edhe kryeministri i vendit, Dmitry Medvedev. "Ështe për të ardhur keq, – shkruante ai, – që administrata e Obamës, e cila e nisi mandatin me rivendosjen e marrëdhënieve tona, tani po e mbyll atë me një agoni antiruse".

Furtunës që shkaktoi qeveria amerikane me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane, Donald Trump iu përgjigj me një koment të shkurtër. "Mendoj se duhet të vazhdojmë jetën e të mos merremi me hakmarrjen ndaj Rusisë", u shpreh ai. "Kompjuterat janë ata që po na i bëjnë gjërat të vështira. E gjithë kjo epokë e kompjuterave ka krijuar një situatë, ku askush nuk e di më me saktësi se çfarë po ndodh".

35 diplomatë rusë u shpallën "persona non grata" e iu dhanë 72 orë afat për t'u larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy komplekse ndërtesash në Maryland dhe në New York, të përdorura nga personeli rus për aktivitete të shërbimeve të fshehta, do të mbyllen.

Hyrja në kompleksin e ndërtesave do t'iu ndalohet të gjithë diplomatëve rusë, duke nisur nga pasditja e së premtes. Sanksionet e Uashingtonit i drejtohen shërbimit ushtarak rus "GRU" dhe atij të fshehtë të brendshëm "FSB", të cilat Amerika i akuzon si përgjegjëse për sulmet ndaj kompjuterave të organizatave politike.

Masat e marra prej Obamës janë një dekret presidencial, të cilin Trumpi mund ta anulojë pas ardhjes në pushtet më 20 janar.

Testi për veten dhe marrëdhënien tuaj në çift

Posted: 30 Dec 2016 08:50 AM PST

Të duash pa kushte dhe të marrësh përsipër përgjegjësitë për ato që ndjen

Ka kaluar pak kohë që kur ju keni filluar një lidhje bashkë dhe për fat të keq, nuk keni bërë gjë tjetër vetëm se keni perfeksionuar metodën tuaj të mashtrimeve. Disa prej tyre kanë qenë të mëdha, ndërkohë që disa të tjera kanë qenë të vogla.

Në të vërtetë, ju nuk është se keni gënjyer, por më tepër keni fshehur pak a shumë atë që ndieni e nuk i keni thënë hapur ndjenjat tuaja. Qëllimi i atyre gënjeshtrave ka qenë që të mbroni veten dhe partnerin nga vuajtjet. Por tani duket se këto gjëra ju kanë bërë shumë normale dhe nuk mund të flisni hapur për to, pasi keni vendosur të zbatoni një formë të tillë komunikimi. Duket se gjëja më e lehtë është që të filloni një lidhje të re me një partner tjetër. Me një njeri me të cilin nuk do të duhej të fillonit të justifikoheshit e të mashtronit, një me të cilin do të mund të komunikonit pa pasur frikë për asgjë.

Çfarë pyetjesh do të bënit në të tilla raste:

A është ndershmëria në lidhjen tuaj një hap i gabuar?

A e besoni vërtet një gjë të tillë, pse?

A keni guxim të thoni hapur atë që mendoni?

Çfarë do të ndodhte nëse ju do ta bënit vërtet një gjë të tillë?

Cila është gjëja më e keqe që do të mund të ndodhte?

A jeni në gjendje ta përballoni atë?

Përse, ose përse jo?

Mundohuni të kuptoni se cila është ajo gjë të cilës i druheni nëse do të tregoheshit të ndershëm me partnerin tuaj?

Biseda në çift

Flisni me partnerin tuaj dhe tregojini atij se ju keni nevojë të tregoheni tërësisht i ndershëm në këtë lidhje dhe që të njëjtën gjë prisni edhe nga ai. Përqendrohuni tek ajo që ndieni ju, e jo tek ajo se si sillet ai. Gjeni guximin që t'i tregoni atij se për çfarë e keni gënjyer. Përsëritini vetes disa herë "Të ndodhë çfarë të ndodhë, unë dua që të jem në rregull." Një rol shumë të rëndësishëm në lidhjen e një çifti zënë edhe gjërat që ju prisni nga kjo lidhje, por që në të vërtetë nuk i thoni apo i shprehni hapur. Shumë shpesh ju mendoni se nëse partneri do t'i bëjë gjërat ashtu siç ju pëlqen juve, apo ashtu si prisni ju që ai t'i bëjë, do të thotë se ai kujdeset dhe interesohet për ju. Në të tilla raste ndodh që nëse gjerat nuk bëhen ashtu si i doni apo prisni ju, filloni të mendoni më të këqijat e botës, e filloni të mendoni se gjerat po shkojnë keq. Po a është kjo e vërtetë?

Ja disa pyetje që mund të bëni në situata të tilla:

A duhet që partneri juaj të bëjë ato që ju prisni në mënyrë që ju të ndjeheni të përmbushur e të lumtur?

Nëse po, pse?

A prisni që partneri juaj t'jua plotësojë të gjitha dëshirat? Çfarë do të bënit nëse ai nuk e bën këtë gjë?

A keni vendosur rregulla në lidhjen tuaj? Nëse po cilat janë ato dhe pse?

A mendoni ndonjëherë çfarë duhet të bëjë ai për ju?

A mendoni ndonjëherë me veten tuaj "Po të më dashuronte, ai do të bënte këtë, këtë, këtë…”? Nëse po cilat janë ato?

A është e drejtë?

A mund të mendoni për ndonjë situatë kur ju nuk keni bërë atë që të tjerët kanë pritur nga ju?

Por a i keni dashur ata njësoj si më parë, pavarësisht nga kjo gjë? Përse nuk mendoni të njëjtën edhe për partnerin tuaj?

Dashuria pa kushte

Të duash dikë, pavarësisht gjërave që ai bën, i bën apo jo ato që prisni ju prej tij, do të thotë ta duash atë pa kushte. Testoni pritshmëritë tuaja dhe bëni mirë, nëse doni që lidhja juaj të funksionojë, t'i diskutoni ato me partnerin tuaj. Mënyra më e mire që të bësh një person të vuajë është të tregohesh indiferent ndaj tij. Të mos tregosh asnjë lloj interesimi, apo të mos reagosh ndaj veprimeve apo mosveprimeve të tij, do të thotë ta injorosh atë plotësisht. Nëse një person i përgjigjet një reagimi tuaj do të thotë se ai interesohet për ju, nëse atij nuk i bën përshtypje, do të thotë se asgjë nuk i intereson më tek ju.

"Nëse vërtet do të më donte, -do të mendonte dikush, -do t'i kishte bërë përshtypje heshtja ime." Nëse ju do të qëndroni të heshtur, të tjerët do të kuptojnë sesa ju kanë lënduar. Ndoshta duke parë se sa shume ju kanë prekur nuk do të veprojnë më ashtu.

Nëse ju do të filloni t'i injoroni ata, të jeni të sigurt që do të përpiqen të tregohen më të këndshëm me ju dhe do të përpiqen që t'ju bëjnë për vete. Kjo tregon se ata ju duan vërtet.

Heshtja dhe ndjenjat

Mundohuni ta keni shumë të qartë atë që po thoni e ta dini mirë kuptimin e fjalëve tuaja. Heshtjen tuaj përdoreni për të thënë “Tani do të të jap një mësim të mirë!” Nëse partneri juaj për shembull mërzitet nëse ju kaloni shumë kohë para kompjuterit, do të bënit mirë që të qëndroni më shumë para tij në rastin kur ju jeni të mërzitur, që t'i tregoni atij se duhet të mësohet me këtë ide. Kështu, ju do të arrini t'i tregoni atij se nuk duhet të kërkojë të jetë aq i prerë në ato që kërkon. Ju kur jeni të mërzitur me një sjellje të tijën, bëni pikërisht atë që atij nuk i pëlqen në mënyrë që të tregoni se ai nuk mund t'ju manipulojë kollaj.

Flisni hapur e shumë sinqerisht

Testoni gjerat që do të donit që partneri juaj t'i bënte ndryshe e më pas të vlerësoni se çfarë të mirash do t'ju vinin ju nga një gjë e tillë. “Më lëndove. Tani është radha ime.” Kjo nuk është gjë e mirë, pasi ju bën që të jeni hakmarrës, gjë që në vetvete nuk është e mirë, por e rëndësishme është që ju t'i jepni një mësim të mirë partnerit tuaj. Ju duhet t'i bëni ata të ndjejnë dhimbjen që ndjetë edhe ju. Nëse ju vuani nga një sjellje e tij, do të kuptoni se edhe nëse ju veproni ashtu, do ta bëni atë të vuajë, ndaj kjo shërben edhe si eksperiencë për të përmirësuar marrëdhënien tuaj. Merrni përsipër të gjitha përgjegjësitë për ato qe ndjeni. Kush është përgjegjësi nëse ju ndjeni inat? Flisni pa dorashka e diskutoni gjërat mes jush.

Plani i Kinës për tu bërë shteti i parë që dërgon njerëz në Mars dhe Hënë

Posted: 30 Dec 2016 08:41 AM PST

Ditën e martë qeveria kineze njoftoi se do të përshpejtojë zhvillimin e industrisë së saj të hapësirës.

Kjo, me qëllim për tu bërë vendi i parë në botë që do të studiojë anën e largët të Hënës në 2018 dhe planetin Mars në vitin 2020.

Zyrtarët thanë gjithashtu se Kina ka për qëllim të përdorë hapësirën për qëllime paqësore, për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të kryer kërkime shkencore.

plani-ikines-per-tu-bere-shteti-njerez-ne-hene-2

Ndërkohë që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë më shumë përvojë në misionet në hapësirë, programi i mbështetur nga ushtria e Kinës ka bërë përparim të qëndrueshëm në një kohë relativisht të shkurtër.

Kina e vë theksin në zhvillimin e industrisë së hapësirës, pasi ajo shihet si një simbol i prestigjit kombëtar, që do të rrisë imazhin e vendit në botë.

Muajin e kaluar, dy astronautë u kthyen nga një qëndrim një mujor në bordin e Tiangong 2, stacionit hapësinor eksperimental të Kinës, misioni i 6-të dhe më i gjatë i vendit.

plani-ikines-per-tu-bere-shteti-njerez-ne-hene-5

plani-ikines-per-tu-bere-shteti-njerez-ne-hene-1

Ja sa duhet të kursesh çdo ditë për t’u bërë miliarder

Posted: 30 Dec 2016 08:17 AM PST

Si mund të bëhesh një miliarder? Kjo është pyetja që na tundon të gjithëve!

Por nëse dëshironi të bëheni një miliarder, duhet të filloni të kurseni, e sa më shpejt të mundeni madje.

Procesi i pasurimit nuk është asgjë më shumë sesa kursime sistematike dhe plane investimi të menduara mirë.

Ju nuk keni nevojë për të patur shumë para për të bërë edhe më shumë, por thjesht të merrni vendimet e duhura.

Në grafikun e mëposhtëm do të shihni të detajuar planin e kursimit nga mosha 20 deri ne 55 vjeç, në mënyrë që në moshën 65 vjeç të jeni një miliarder/e.

burimwrsd

Basha: 2016-ta, fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar

Posted: 30 Dec 2016 08:05 AM PST

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas konferencës së fundvitit të kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim për mediat, Basha tha se ky është fundviti i fundit i një  kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin.

Basha rendit të gjitha ato që ai i quan dështime të qeverisë Rama: "Bilanci 2016 dhe fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin: Hoqi 40 mijë familje nga ndihma ekonomike, e bëri më të vështirë pagesën e papunësisë, la mijëra persona me aftësi të kufizuar pa pagesë, rriti çmimin e energjisë, nafta më e shtrenjta në rajon, uli konsumin, uli kreditimin, uli eksportin dhe importin, uli pagat dhe nuk rriti pensionet, asnjë investim i ri publik, rriti me 2 përqind papunësinë, ditën e përmbytjes së mijëra familjeve nga uji dhe balta iku për ekspozitë pikture në SHBA, rriti kreditë e këqija me 5 përqind, 140 milionë dollarë më pak kredi për biznesin se një vit më pare, zero mbështetje për fermerët, shkatërroi zgjedhjet në Dibër, rrënoi shëndetësinë ndërkohë që ka ndarë 100 milion dollarë për koncesionin e radhës, shkaktoi kaos, ankth dhe padrejtësi për mijëra maturantë dhe familjet e tyre, mbuloi Shqipërinë me drogë, nuk u nda asnjë ditë nga krimi, mbrojti deri në fund Rroshin, thelloi aleancën me trafikantët, i dha garanci dhe liri Lul Berishës, bllokoi integrimin europian, vrau shpresën për 80 mijë shqiptarë që braktisën edhe këtë vit vendin".

I publikojnë foton “para dhe pas”, nxehet nëna e Viola Spiros (FOTO)

Posted: 30 Dec 2016 07:59 AM PST

Një foto të moderators Viola Spiros që është përfolur për rregullimin e estetikës së dhëmbëve, është bërë "mollë sherri", mes faqes Vipat e Bllokut në Instagram, dhe nënës së moderatores.

Mamaja  Violës ka shpërthyer me një reagim krahas kësaj fotoje duke theksuar se vajza e saj nuk ka kryer asnjë operacion, vetëm sa ka rregulluar dhëmbët.

"Lëreni rehat cupen time, vetëm dhembet ka rregulluar pak, mishin e dhëmbëve siç ia ka bere Zoti dhe unë i ka përsëri dhe ju i bëni njerëzit me komplekse. Ju ia keni vene ne dukje këtë gjë si defekt, kur ne fakt aty e ka lezetin me shume , te buzëqeshja e veçante.

E keni nxjerre edhe here tjetër këtë foto, pasi e kish postuar vete çupa, pasi i kish rregulluar dhembet dhe e tha vete. Ju nxirrni ato qe kane bere vërtet meqë trumbetoni se jeni te vërtetë, por jo t' bëni njerëzit me defekte ku nuk kane.

Po ju them diçka qe me del nga zemra si nene, mos e trazoni kot vajzën time se është si e ka bere nene, sepse nuk ka nevoje për asnjë ndërhyrje, se i keni rene ne qafe kot, nëse ka bere, gjilpëra ju bëfshin, por meqë i bini ne qafe kot, ju bëfshin juve gjilpëra, jo për plastike, po ndryshe….Ato qe ekzagjerohen i gjykoj edhe unë, por përsëri mendoj qe kane jetën e tyre dhe askush nuk ka te drejte t'i gjykoje, përveç vetes dhe Zotit.

I kam rritur vajzat me besimin qe Bota ka njerëz te mire dhe duhet ta duan jetën, por shume shpesh me shohin ne sy dhe i shoh qe i vuajnë pasojat e përpjekjeve qe te jetojnë ne këtë Bote, qe është me shume armiqësore sesa miqësore dite pas dite.

Dobësia është njerëzore, por ligësia duhet te largohet nga zemrat tona, prandaj me falni nëse mallkova, por njeri jam edhe unë, Zoti na falte mua dhe juve!!!,"- ka përfunduar mamaja e Violës, Brunilda.

viola_1483100831-5688580

Erosi në kinema, 10 skenat më të nxehta të vitit 2016 (Foto +18)

Posted: 30 Dec 2016 07:49 AM PST

Ashtu si çdo vit,, sajti "Mr Skin" ka përpiluar renditjen e saj të 10 skenave më të nxehta nudo të vitit, mes serialeve televizive dhe kinemasë. Dhe në këtë rast televizioni mbizotëron: tetë skena nga dhjetë vijnë nga prodhimet televizive.

Eros 1Dhe protagonistë janë yjet e klasit të parë si Olivia Wilde në "Vinyl", Malin Akerman në "Easy" dhe vampirja e "Twilight", Ashley Green, e cila është zhveshur për herë të parë në "Rouge".

Eros 3Nuk mungojnë pa dyshim edhe klasikë si "Game of Thrones", një nga seritë "më nudo" të të gjitha kohëve, por edhe prodhime kolosale si "Westworld".

Eros 2Filmat për këtë vit janë trajtuar më shumë në rolin e shfaqjes, edhe pse me një peshë të caktuar. Siç ka qenë zhveshja integrale e Vail Bloom, në "Too Late", ose skena e nxehtë seksi mes Adrien Brody dhe Yvonne Strahovski në "Manhattan Night".

Eros 5Ka hapësirë edhe për një figurante: është Michelle Derstine, e cila në filmin "The Bronze" nxjerr pikërisht trupin e saj përballë Melisaa Raunch për një skenë seksi të pabesueshme…

Eros 6Eros 7Eros 8Eros 9

eros-10

Kush është më i miri: CR7 apo Fenomeni? Ja cilin zgjedh Ibra

Posted: 30 Dec 2016 07:34 AM PST

Për shumë fansa të futbollit është e vështirë të zgjedhin Ronaldon më të mirë mes portugezit dhe brazilianit.

Cristiano Ronaldo ka zënë vendin e tij mes lojtarëve të mëdhenj të historisë së futbollit duke ndjekur hapat e fenomenit brazilian, ikonës me të njëjtin emër që ka luajtur për Real Madrid-in, ndërkohë që nuk mund të injorohet as legjenda e Barcelona-s, Ronaldinho.

Zlatan Ibrahimovic megjithatë, ka bërë diferencën midis tyre: "Mendoj se Ronaldo, Fenomeni ishte më i mirë", ka thënë ai për ESPN.

"Për mua, ishte një shembull e asaj që është futbolli. Gjithçka që ai ka bërë të bën të thuash "uau". Mënyra se si driblonte dhe se si vraponte. Ronaldo ishte natyral, ishte i lindur për të qenë ai që ishte. Nuk kishte të bënte më stërvitjen. Ky lloj lojtari nuk bëhet me stërvitje, ai është i lindur. Është unik", u shpreh gjiganti nordik.

Për sa i takon brazilianit tjetër Ronaldinho-s dhe yllit aktual të Real Madrid-it Cristiano Ronaldo-s, Zlatan tha: "Unë dhe Ronaldinho kemi luajtur së bashku te Milan-i por ai aty nuk ishte në kohën e tij më të mirë, megjithatë më pëlqente mënyra se si luante dhe se si vraponte me flokët e ngatërruar, driblonte shpejt dhe kur donte i bënte të tjerët të dukeshin si fëmijë përpara tij. Ndërsa për sa i takon Cristiano Ronaldo-s, ne nuk kemi luajtur së bashku. Është ndryshe sepse ai është rezultat i një pune të madhe. Nuk është një talent i lindur", u shpreh ish-sulmuesi i PSG-së.

Pavarësisht moshës 35-vjeçare, Zlatan është ende në një formë të jashtëzakonshme dhe nuk mendon të lërë futbollin e luajtur, përkundrazi dëshira e tij është të japë ende në fushë, madje mund të marrë në konsideratë edhe ndonjë lëvizje në Brazil. "Ndoshta duhet të shkoj në Brazil, nuk e di…ndoshta mund ta shijoj futbollin tim atje".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more