Skip to main content

RTSH: “Ndalohet një vjedhës kazinosh” plus 9 more

RTSH: “Ndalohet një vjedhës kazinosh” plus 9 more


Ndalohet një vjedhës kazinosh

Posted: 30 Dec 2016 12:27 PM PST

Policia ka njoftuar se ka ndaluar një person i cili kishte vjedhur një kazino dhe po përgatitej të vidhte një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në një kazino të rrjetit Apex pranë Prokurorisë së Tiranës. Policia e identifikoi vjedhësin  si Ilir Leli, 47 vjeç. Sipas saj personi ka qenë i armatosur dhe me një kapuç në kokë. Leli ka arritur të marri nga një kazino pranë “Zogut të Zi” një shumë lekësh, rreth 800 mijë, duke kërcënuar dhe më pas i është drejtuar kazinosë tjetër ku dhe është ndaluar. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur pak ditë më parë në një kazino në Rrugën e “Elbasanit”, por policia nuk ka arritur ende të zbulojë autorët që mendohet se ishin dy persona të armatosur .

“Viti i Ri” në valët e RTSH

Posted: 30 Dec 2016 08:31 AM PST

Muzika dhe humori janë asortimentet më pikante në darkën e ndërrimit të viteve dhe kjo traditë e bukur e shqiptareve ende nuk ka humbur. Televizioni Publik Shqiptar këtë ndërrim vitesh vjen me premiera dhe koncerte speciale ekskluzive për publikun e saj besnik.

Në një mbrëmje si ndërrimi i viteve nuk mund të mungojë humori dhe ai vjen më 31 Dhjetor nën titullin "Ti je festa ime", program i cili vjen prime time nën drejtimin e aktorëve Romir Zalla dhe Ervina Kotolloshi. Për rreth 4 orë do të shijoni një program plot humor dhe muzikë. Aktorët më të mirë të humorit në Shqipëri të të gjitha gjeneratave, do të sjellin humorin shqiptar ndër vite bashkë me stand up comedy të aktorëve të rinj. Zef Deda, Zyliha Miloti, Zamira Kita, Marjana Kondi, Elvis Pupa, Gent Hazizi, etj.

Ndërsa data 1 janar agon me ngjarjen muzikore më të komentuar dhe të ndjekur nga miliona shikues në të gjithë botën, Koncerti Tradicional i Vjenës i cili si çdo vit starton në ora 11.15 vetëm në frekuencat e TVSH. Koncerti i valseve vjeneze të Shtrausit këtë vit drejtohet nga dirigjenti i ri Gustavo Dudamel edhe këtë vit në pjesët e baletit, balerin i parë është i talentuari nga Shqiperia, Eno Peçi.

Një premeire e rëndësishme është edhe filmi serial nga Leka Bungo, “Rrokullisja”, një komedi me aktorë si Robert Ndrenika- seria e parë e të cilit ëhtë rezervuar për datën 1 janar.

Mbrëmja e parë e Vitit të Ri në ora 20.00 rezervon një suprizë për gjithë adhuruesit e muzikës dhe filmit shqiptar me koncertin Gala "Faleminderit për muzikën". Kompozitorët më të njohur të kinemasë shqiptare do sjellin veprat e tyre të riorkestruara me mjeshtëri e bashkë me kolonat zanore do vijnë dhe shumë performanca të reja. Një mbremje e veçante drejtuar nga aktorja Ema Andrea.

Një nga koncertet surprizë e këtij viti dhe po aq i shumëkërkuar Koncerti i Ansamblit filarmonik të Vjenës me violinistin e talentuar Shkëlzen Doli do të mund ta ndiqni live në TVSH në ora 20.00 të datës 2 Janar. Një biletë në radhë të parë për të gjithë ata që nuk mundën të gjejne bileta për koncertin në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa data 3 janar sjell një tjetër ekskluzivitet të RTSH, koncertin Tre Tenoret me artistët e njohur shqiptarë të bel kantos Kastriot Tusha, Josif Gjipali, Adrian Xhema dhe sopranoja Ramona Tullumani.

Ndërkaq nuk do të mungojnë gjatë këtyre ditëve filmat premierë me tituj si "Instruction not included" "Smother", "Katy Perry" "Transformers" e po ashtu filmat për fëmijë si "Rango" dhe "How to train your dragon". Fëmijët do të mund të ndjekin edhe një nga koncertet më të dashura për fëmijë "Zechino d’oro".

Rama, konferenca e fundit për shtyp

Posted: 30 Dec 2016 08:30 AM PST

1 miliard Euro do të injektohen në ekonominë e vendit gjatë vitit 2017. Kryeministri Edi Rama, nga konferenca e fundit për shtyp për këtë vit, e cilësoi si fondin më të madh të akorduar ndonjëherë në ekonominë shqiptare,me fokus të posaçëm në infrastrukturën rrugore, atë shëndetësore dhe shkollore. "Programi i madh i investimeve publike prej 1 miliard eurosh, që do të çelet vitin e ardhshem duke synuar një injektim financiar, në ekonomi, të një pëemase që nuk ka ndodhur kurrë në këto 25 vjet" tha zoti Rama.

Rama duke vlerësuar treguesit ekonomikë për 2016-ën, tha së vitin e ardhshëm synimi do të jetë ruajtja e trendit rritës të ekonomisë, ulja e borxhit, por edhe rritja e investimeve të huaja. Duke iu përgjigjur interesit të RTSH-së per ligjin e pronës, kryeministri Rama tha: "Ligji i pronave u godit në Gjykatën Kushtetuese në interesa tërësisht të errëta dhe Gjykata Kushtetuese dha një vendim, qe nuk mori në konsideratë opinionin e komisionit. Nuk e rrëzoi ligjin, nuk preku një pjesë të konsiderueshme, por preku një pjesë që cënon frymën dhe funksionimin e duhur të ligjit, dhe ne presim zbardhjen e vendimit. Fatmirësisht nuk bëri të njëjtën gjë me vettingun, dhe kjo është një gjë shumë pozitive."

Edhe në komunikimin e fundit me gazetarët, kryeministri Rama, rikonfrimoi aspektin strategjik të koalicionit me LSI. Për të, ky grupim i qëndrës së majtë, është i vetmi që mund të realizojë refoma të mëdha. Ndërsa mundësinë e rikandidimit të Nishanit në postin e presidentit për një mandat të dytë, ai u shpreh qartesisht se Presidenti i ardhshëm do të jetë nga koalicioni PS-LSI. " Partneriteti PS-LSI nuk është partneriteti im me Ilir Metën. Ne jemi drejtues të partive të këtij partneriteti që i japim formën e koalicionit. Por ky partneritet strategjik është përtej nesh. Është një domosdoshmëri shoqërore për vendin për të pasur dy parti dhe një forcë të madhe progresive të qëndrës se majtë, që bën reformat që ka bërë" tha kryeministri Rama. Ndonëse përshëndeti zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, ai ftoi institucionet të bejnë detyrën, duke u distancuar tek sulmet politike ndaj individëve, të cilat e cilësoi si kriminale.

Duke u ndalur tek politika e jashtme dhe veçanërisht tek roli i shqiptarëve në rajon, zoti Rama u shpreh se tashmë pozitat e Shqiptarëve në Maqedoni po forcohen. Ai përjashtoi edhe mundësinë e rikthimit të regjimit të vizave për shqiptarët.

Elbasan: Mbrëmje festive, nderohen Sejdini dhe Sadiku

Posted: 30 Dec 2016 06:38 AM PST

Qendra e Artit të Bashkisë Elbasan përmbylli aktivitetet në një mbrëmje festive nderimi, në teatrin “Skampa”. Pjesë nga kompozitorët më të shquar shqiptarë dhe botërorë erdhën nën interpretimin e orkëstrës filarmonike të Elbasanit në bashkëpunim me orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar nën drejtimin e Jetmir Barbullushit.

Në këtë mbrëmje bashkia ndau dhe vlerësimet “Qytetar Nderi” për piktorin Bukurosh Sejdini, pas vdekjes, dhe për futbollistin e kombëtares shqiptare Armando Sadiku.

Kënga Qytetare Shkodrane: Fiton dyshja Agolli-Juba

Posted: 30 Dec 2016 06:06 AM PST

Rikthehet pas 27 vitesh Festivali i Këngës Qytetare Shkodrane. Për tre netë me radhë 21 këngët e këtij festivali, krijime të emrave të njohur të muzikës dhe poezisë erdhën nën interpretimin e këngëtarëve të brezave të ndryshëm, dhe i merituan duartrokitjet e publikut.

Me çmim të parë u vlerësua krijimi me titull "Nana" kompozuar nga Zef Çoba, me tekst të Alfred Çapalikut interpretuar nga dyshja Erinda Agolli dhe Olta Juba.

Nga specialistët e muzikës dhe artëdashësit shkodranë ky festival vlerësohet si një kontribut i çmuar për ruajtjen dhe trashëgiminë e vlerave më të mira të muzikës qytetare shkodrane.

Shembet miniera në Indi

Posted: 30 Dec 2016 04:47 AM PST

Të paktën 7 punëtorë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë bllokuar kur në një minierë qymyri në shtetin lindor të Xharkandit ne Indi pati rrëshkitje toke. Miniera pësoi rrëshkitje toke qe mbrëmë, por operacionet e shpëtimit mundën të fillonin vetëm sot për shkak të smogut të rëndë në zonë që redukton shikueshmërinë dhe si pasojë ngadalëson ekipet e shpëtimit. Disa punëtorë të tjerë, mendohet 100 persona, sipas menaxherit te minierës.

Rusia për ShBA-në

Posted: 30 Dec 2016 04:35 AM PST

Rusia premtoi se do të reagojë ashpër ndaj dëbimit të 35 diplomatëve të saj nga Uashingtoni, ndërsa vijon më tej përballja e hidhur për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Dimitri Peskov, zëdhënësi i Kremlinit tha se Rusia do të përgjigjet në mënyrë reciproke duke i shkaktuar të njëjtat probleme SHBA, por shtoi se Moska nuk do të veprojë me nxitim, duke lënë të kuptohet se mund të presë inaugurimin e Trump. "Këto vendime u morën nga presidenti Obama, ndërsa Trump do të bëhet kreu i shtetit pas tre javësh. Nuk ka dyshim, që në një mënyrë apo një tjetër, ky faktor do të merret në konsideratë", deklaroi Peskov. Rusia ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në zgjedhjet amerikane dhe i cilëson sanksionet veçse të pabazuara, thjesht një mënyrë e demokratëve për të justifikuar humbjen. Reagimi rus erdhi pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non-grata 35 diplomatë rusë nga Ambasada e Uashingtonit dhe i dha 72 orë kohë për t'u larguar nga SHBA. Sanksione janë vendosur ndaj 9 entiteteve dhe individëve, përfshirë dy agjenci ruse të inteligjencë. SHBA gjithashtu do të mbyllë dy ndërtesa në Nju Jork dhe Meriland që përdoren nga inteligjenca ruse. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të shpallur persona non grata 35 diplomatë rusë ishte ngjarja më e madhe e dëbimit të njëkohshëm në marrëdhëniet dypalëshe që nga “Lufta e Ftohtë”. Herën e fundit, administrata amerikane e përdori këtë masë tre dhjetëvjeçarë më parë, kur në vitin 1986, Presidenti Ronald Regan dëboi 80 anëtarë të stafit të ambasadës sovjetike në Shtetet e Bashkuara.

Siri; Armëpushimi

Posted: 30 Dec 2016 04:15 AM PST

Armëpushimi i ri mbarëkombëtar mes forcave qeveritare dhe grupeve rebele në Siri po mban, pavarësisht përplasjeve të izoluara që u raportuan pas hyrjes së tij në fuqi mesnatën e së enjtes. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e Rusisë dhe të Turqisë përfshin një sërë grupesh të armatosura opozitare, por jo xhihadistë si ata të Shtetit Islamik. Nëse armepushimi do të rezistojë, atëherë muajin e ardhshëm në Kazakistan është parashikuar të mbahen bisedimet e paqes të drejtuara edhe këto nga Moska dhe Ankaraja. Pjesa me e madhe e Sirisë kaloi një natë të qetë, por sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut përleshje të ashpra mes rebelëve dhe trupave qeveritare u regjistruan në provincën veriore te Hama-s. Kreu i grupit të të drejtave të njeriut me seli në Londër, tha se grupe të vogla kryengritësish të armatosur po përpiqen të shkatërrojnë armëpushimin sepse praktikisht, ai i jep fund pranisë së tyre në vend. Të paktën 300 mijë persona besohet të jenë vrarë në luftimet që pasuan revoltën popullore kundër Bashar Al Assadit marsin e vitit 2011. Për shkak të konfliktit, 4 milionë sirianë kanë kërkuar strehim në vendet fqinje ose në shtetet e Europës.

Kina ofron 300 milion euro për Ronaldon

Posted: 30 Dec 2016 03:59 AM PST

Kristiano Ronaldo mund të shkojë të luajë futboll në Kinë. Agjenti i tij Horge Mendes, ka thënë për Sky Sports Italia se nga Kina ka ardhur një ofertë prej 300 milionë euro në Madrid, nga e cila lojtari do të përfitojë 100 milionë euro në vit. Një shumë e tillë nuk është parë kurrë më parë në futbollin evropian. Mendez ka sqaruar më tej, se Ronaldo ka thënë: “Paraja nuk është gjithçka për të, pasi Madridi është jeta e tij. Edhe verën e kaluar për kampionin portugez kishte ardhur një ofertë e tillë e ai e kishte refuzuar". Megjithatë gjithçka do të mbetet për t’u sqaruar në ditët në vazhdim.

Kristiano Ronaldo është zgjedhur sportisti më i mirë në botë për vitin 2016 nga një votim popullor i organizuar nga televizioni Eurosport. Ronaldo ka marrë 40% të votave, duke lënë pas atletin Usain Bolt me 25% dhe notarin Majkëll Felps me 12%. Për ekipe, më i miri në botë është shpallur Leister Siti, kampioni i Premier Ligës, duke marrë 51% të votave. Ndërsa në vend të dytë u rendit Portugalia, kampione e Evropës. Trajneri i Leister, Klaudio Ranieri, është përzgjedhur si më i miri i vitit, me 50%, i dyti Zinedine Zidane me 26%.

Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton buxhetin 2017

Posted: 30 Dec 2016 03:11 AM PST

Me votat e këshilltarëve të mazhorancës, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi të enjten buxheti e bashkisë për qivitn 2017. Ai parashikohet të jetë 15.3 miliardë lekë. Këshilltarët e opozitës ishin kundër. Ata këmbëngulën në uljen e taksave me 30 përqind. Sipas tyre buxheti është elektoral dhe ata nuk do ta votojnë.
Më parë po me votat e maxhorancës ishte miratuar dhe plani urbanistik i Tiranës. Kryetari Velia e konsideroi kushtetutën e 20 viteve të ardhshme. Por opozita votoi kundër. “Ky është plani i betonit dhe jo i hapësirave publike” thanë këshilltarët e djathtë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more