Fitim Uka, një profesor i kolegjit Qeap Heimerer reagon për
rezultatet e PISA-s. Ai reagimin e tij e shpreh në facebook përmes një
postimi. Për më shumë lexoni shkrimin e tij.
Sot, çirreni për rezultatet e PISA-s, por heshtja juaj për çdo ditë është miratim i dështimit të arsimit në Kosovë.
Sot, bërtisni për dështimin, por heshtja juaj përballë punësimeve politike të mësimdhënësve të pakualifikuar është motivim i shkatërrimit të arsimit në Kosovë.
Sot e konsideroni të turpshëm rezultatin e PISA-s, por nuk iu vije turp kur vidhni e shpërndani testet e maturës.
Sot, skuqeni për renditjen në vendin e 70-të, por nuk skuqeni fare kur ndërhyni dhe influenconi tek mësimdhënësit për të “shkëlqyer” fëmijët tuaj dhe kërkoni me ngulm që ata të kenë të gjitha pesa edhe atëherë kur nuk meritojnë as të njëjtën notë të kthyer mbrapsht!
Sot, qenkeni zemëruar shumë me aftësitë e nxënësve kosovarë për shkencë, lexim e matematikë, por kur na ishte hera e fundit që ju diskutuat për shkencën me ta?! Apo ndoshta keni menduar që edhe vlerësimin e PISA-s fëmijët do ta kenë për detyrë shtëpie dhe ju mund t’i ndihmoni duke u përgjigjur vetë?
Sot, ndiheni objekt talljeje, por çdo ditë ju përqeshni talentët, paragjykoni gjenitë dhe mbysni kreativitetin e tyre, teksa lartësoni “vlerat” e rubrikave rozë.
Sot e keni kryqëzuar fajtorin imagjinar, por keni amnistuar veten.
Sot, është koha ta pranojmë, që ne jemi fajtorët!
Lexo edhe:

loading...
Lexo edhe: