Skip to main content

“Qysh me përgaditë file pule me proshutë?” plus 5 more Qysh me

“Qysh me përgaditë file pule me proshutë?” plus 5 more Qysh me


Qysh me përgaditë file pule me proshutë?

Posted: 29 Dec 2016 04:11 PM PST

Përbërësit:

  • 500 gram file pule
  • 100 gram feta të holla proshute
  • Djathë
  • Miell
  • 1 vezë
  • Galetë
  • Kripë
  • Piper
  • 100 gram margarinë.

Vezët tunden me galetë dhe me gjysmën e djathit të kaluar në rende.

Në 4 fileta vihet proshuta, nga një rriskë e hollë djathi dhe mbulohen me pjesët e mbetura të filetave.

Skajeve mbyllen duke i shtypur me gishtërinjë.

Shtohet kripë, pipe dhe kalohen në miell dhe vezë të tundura.

Filetat fërgohen në margarinë nga 5 minuta në të dyja anët.

The post Qysh me përgaditë file pule me proshutë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë pse shtojmë peshë nga konsumimi i birrës?

Posted: 29 Dec 2016 03:50 PM PST

Kjo i ndodh thuajse çdo njërit.

Një ditë zgjoheni nga gjumi dhe e shihni veten se kemi formuar një bark të madh dhe ndjeheni sikurse nuk keni çfarë të bëni.

Nuk është vetëm birra që ndikon në fryrjen e barkut, por shumë faktorë mund të ndikojnë në këtë dukuri

Një birrë ka afro 150 kalori.

Sidoqoftë, fryrja e barkut ndodh për shkak se mëlçia punon më shumë se zakonisht për t'i djegur kaloritë e alkoolit dhe nuk ka kohë të heqë pjesën tjetër të ushqimit që jeni duke e ngrënë.

Veç kësaj, birra shpeshherë është ndërlidhur edhe me një stil të jetës që i rritë mundësitë për të 'abuzuar' me ushqim.

Kur arrini moshën 35 vjeçe, metabolizmi fillon të ngadalësohet dhe e keni shumë më të lehtë të shtoni peshë në bel.

The post Qysh me ditë pse shtojmë peshë nga konsumimi i birrës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e rikthy vetëbesimin?

Posted: 29 Dec 2016 03:39 PM PST

Ka shumë mënyra apo metoda për t'i mposhtur dyshimet që i keni në vete dhe për t'u bërë person me më shumë vetëbesim

Ndër këto mënyra, këshilla më interesante është ajo Hal Hershfield, mësues i teknologjisë së marketingut në Universitetin e Nju Jorkut.

Një vizion i qartë dhe i detajuar i asaj se si do të duket jeta juaj në të ardhmen, do t'ju ndihmojë t'i mposhtni frikët e dështimit. Hershfield i kishte ftuar disa pjesëmarrës të studimit të tij të imagjinojnë se çfarë do t'ju ndodhte atyre pas dhjetë viteve.

Pas kësaj, ai ua kishte treguar pjesëmarrësve imazhet e tyre se si do të dukeshin dhe u kishte propozuar se çdo njëri nga ta do të bëhej investitorë i projekteve start-up.

Ata të cilët e kishin parë veten në ato imazhe, kishin qenë dyfish më të prirë të investojnë sesa tjerët. Kjo ka bërë që Hershfield të vijë në përfundim se parafytyrimi i së ardhmes tonë na ndihmon t'i mposhtim dyshimet që i kemi dhe të bëhemi më të suksesshëm.

 

The post Qysh me e rikthy vetëbesimin? appeared first on Qysh Me.

Qysh me largu ankthin?

Posted: 29 Dec 2016 03:25 PM PST

Këshillohet të shmangen qëndrimet strikte e shumë protektivë kundrejt fëmijëve, duhet pasur kujdes në trasmetimin e ankthit që prindërit mbartin për të mos e trasmetuar të fëmijët, mbështetini kur kanë nevojë, vlerësojini kur duhet, mos mbysni nismat dhe ndihmojini të rritin besimin në vetvete.

1.Pakësimi i alkolit, duhanit, kafesë apo pijeve me kafeinë, drogave të ndryshme ul nivelet e ankthit.

Flini mjaftueshëm.

Pagjumësia e shton ankthin..

Një gjumë i qetë e i mjaftueshëm 7-9 orë në natë ul nivelet e ankthit.

  1. Evitoni stresin.

Ruani qetësinë. Gjatë ankthit frymëmarrja përshpejtohet, kurse zemra rreh më shpejt.

Shpesh personat me çrregullime ankthi fiksohen pas këtyre ndryshimeve, masin pulsin e frymëmarrjen.

Kjo rëndon më tej gjendjen, sepse favorizon rritjen e ritmit të zemrës, shton vështirësinë e frymëmarrjes, të dridhurat, ndjenjën e rrëzimit etj.

  1. Kontrolloni frymëmarrjen.

Qëllimi është të merrni frymë thellë e sa më normalisht, duke vënë në lëvizje barkun, dhe jo kraharorin.

Kjo quhet frymëmarrje abdominale.

Nga 10 minuta çdo ditë janë të mjaftueshme dhe me rezultate të mira kundër ankthit.

 

  1. Sporti (ecja,vrapi, biçikleta) është një rrugë e mirë kundër stresit e ankthit.

Ai vë në lëvizje muskujt, përmirëson frymëmarrjen dhe oksigjenimin e trurit, kujtesën e arsyetimin. Ideale do të ishin 30 minuta 3-5 herë në javë.

The post Qysh me largu ankthin? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i rregullu flokët për festat e fundvitit?

Posted: 29 Dec 2016 02:53 PM PST

Ju mund të krijoni edhe vetë stile vërtet të bukura flokësh, shumë chic dhe romantike, thjesht duke i rrotulluar rreth kokës e duke i fiksuar me karfica. 

1.Një mbledhje flokësh klasike dhe elegante, e cila sugjerohet për femra mbi 30 vjeç.

Ky model kërkon një veshje mbrëmjeje dhe një ambient shik, që të marrë kuptim.

Aksesori për të kapur flokët, e bën stilimin më të përshtatshëm për festa.

Realizohet për vetëm 5 minuta.

2.Flokë të kapur pastër, pa kurrfarë stilimi; në gjuhën profesionale kjo quhet "kapje nusesh" dhe është shumë komode dhe e rehatshme, në rastet kur nuk kemi kohë për të realizuar një model më të sofistikuar dhe impenjativ.

Ky model është i përshtatshëm si për moshat e ndryshme.

The post Qysh me i rregullu flokët për festat e fundvitit? appeared first on Qysh Me.

Qysh me shtu volumin e buzëve në mënyrë natyrale?

Posted: 29 Dec 2016 02:31 PM PST

Kjo është receta për rritjen e buzëve në mënyrë natyrale:

  • vazelinë
    vaj kanellë
    buzëkuq

Merrni një kavanoz të vogël dhe vendosni një lugë vazeline në të.

Shtoni 2 – 5 pika vaj kanellë.

Sipas dëshirës mundeni ta përzini pak buzëkuq në masën e krijuar për ngjyrë.

Por në këtë recetë duhet të keni kujdes, sepse vaji i kanellës djegë shumë, prandaj në fillim përdorni më pak pika.

Dhe nëse doni që kjo këshillë të ketë efektin e saj lyeni buzët çdo natë para gjumit, dhe besoni do të zgjoheni me buzë të fryera.

 

The post Qysh me shtu volumin e buzëve në mënyrë natyrale? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more