Skip to main content

Ora News: “Rikthehet Armend Rexhepagiqi” plus 9 more

Ora News: “Rikthehet Armend Rexhepagiqi” plus 9 more


Rikthehet Armend Rexhepagiqi

Posted: 30 Dec 2016 01:49 PM PST

Në kuadër të programit festiv të KTV-së, emisioni "Talk" vjen me një edicion ekskluziv, duke rikthyer në ekranet televizive ikonën e muzikës pop, Armend Rexhepagiqi.

Ai vjen në "Talk" pas një pauze gjashtë vjeçare sa i përket paraqitjeve në emisione televizive, teksa ka 10 vjet që ai nuk është prezantuar me ndonjë projekt të ri muzikor.

Pse ky largim nga bota mediale? Ku ishin ai dhe Aida gjatë gjithë këtyre viteve dhe me çfarë janë marrë? Çfarë thotë për muzikën shqiptare sot? Cilët janë këngëtarët që po i pëlqejnë? A do të rikthehet Armendi me ndonjë emision televiziv apo këngë të reja? Ku është Aida Baraku dhe çfarë po ndodh me të?

Në këto dhe shumë pyetje të tjera, përgjigjet do t'i merrni në këtë emision ekskluziv të cilin do të mund ta ndiqni më 2 janar nga ora 17:50, vetëm në KTV./Koha.net/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Presidenti Nishani dekreton dy ambasadorët, në Kinë dhe në Greqi

Posted: 30 Dec 2016 01:41 PM PST

Presidenti i Republikës,  Bujar Nishani ka dekretuar dy ambasadorë të rinj. Bëhet fjalë për ambasadorin e Shqipërisë në Kinë dhe në Greqi.

Selim Belortaja është dekretuar si ambasador në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë, Republikën Socialiste të Vietnamit dhe në Mongoli, jorezident

Po ashtu presidenti Bujar Nishani ka dekretuar  emërimin e Ardiana Hobdari, ambasadore në Republikën e Greqisë, rezidente, si dhe në Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë si dhe Republikën e Armenisë, jorezidente.

Dekretet janë publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë dhe mbajnë datën 29 dhjetor.

2 1

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ministra e deputetë shpërndajnë dhurata si pleq të Vitit të Ri, po lekët ku i marrin?

Posted: 30 Dec 2016 01:39 PM PST

Ka plasur ndarja e dhuratave per Vtin e Ri. Ministra e deputete qe shperndajne gjela deti dhe pako pa fund. Vlerat monetare jane ne rendin e milionave.

Ku deklarohen keto shpenzime? Kush i paguan?

Nese jane te sponsorizuara nga bizneset a duhet t’i kontolloje KQZ keto financime, te cilat ne rastin qe ndahen nga poltikane kane te bejne direkt me ligjin e sponsorizimeve te partive politike.

Apo i bejne nga xhepi?

Sot nje deputet beri dhurata qe e kalojne rendim e rroges se nje viti te tij.
Nese jane nga bizneset a kane ato konflikt interesi per tendera dhe pune publike apo koncensione.

Mjaft me keto bufonata.

Ne vend qe gazetaret ta pyesin se ku i gjejne te ardhurat deoutetet dhe ministrat per keto shpenzime, rokaten t’i mbushin mendjen qytetareve sa bujare jane. Bujari e padeklaruar, e fshehur, e mbuluar me tis te erret te prejardhjes se financimit.

Sot Pandi ka ndare 100 gjela dhe 100 bakllava, Ministri i financave pako tek nje azil me Kavaje.

Eshte detyrim ligjor qe te behen publike. Pse i shmangen?

Asnje transparence nga vijne keto dhurata qe na i kane kthyer deputetet e ministrat si Pleq te Vitit te Ri.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Itali, dy shqiptarë me Audi kapen me 1 kg kokainë të pastër

Posted: 30 Dec 2016 01:29 PM PST

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën me 1 kilogram kokëinë të pastër.

Ansa.it shkruan se gjatë kontrollit të policisë në rrugën kryesore 131 DCN në dalje të qytetit Olbia është ndaluar një mjet Audi A3 ku ndodheshin edhe dy shtetas shqiptarë, banorë në Budoni.

Pas kontrollit të makinës në një prej sediljeve është gjetur një pako me kokainë.

Të dy shtetasit shqiptarë, 31 dhe 19 vjeç u arrestuan dhe u dërguan në burgun Sassari dhe pritet të dalin përpara gjykatës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Serbi, 7 mijë emigrantë të bllokuar në kushte të vështira

Posted: 30 Dec 2016 01:13 PM PST

Afro 7.000 emigrantë vijojnë të mbeten të bllokuar në Serbi, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme prej tyre po qëndron në kushte mjaft të vështira në një kohë kur temperaturat janë ulur ndjeshëm. Zyrtarët serbë kanë kërkuar mbështetje nga BE-ja për të menaxhuar situatën, pasi sipas tyre, çdo ditë në vend vijnë afro 100 azil-kërkues. Nga ana tjetër, emigrantët shprehen se nuk duan të qëndrojnë në Serbi sepse kanë si synim mbërritjen në një nga vendet e Europës Perëndimore.

Në kushtet kur temperaturat janë ulur ndjeshëm, afro 7.000 emigrantë vijojnë të mbeten të bllokuar brenda territorit të Serbisë në kushte mjaft të vështira. Një pjesë e konsiderueshme azil-kërkuesish janë strehuar në qëndra të posaçme ku nuk mungojnë shërbimet bazike, por ka edhe një pjesë e cila ka zgjedhur që të qëndrojë në kampe të ngritura në mënyrë vetjake, me qëllim që të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt Europës perëndimore.

Zyrtarët shprehen se pavarësiht mbylljes së kufijve nga shtetet ballkanike, cdo ditë në Serbi futen 100 emigrantë cdo ditë, ndërkohë që vetëm 20 azil-kërkues lejohen që të kalojnë kufirin hungarez në veri të vendit. Shumica e tyre janë të stacionuar në luginën e Preshevës si dhe në kryeqytetin e Beogradit. Në fjalën e tyre, emigratnët shprehen se nuk duan të qëndrojnë në Serbi, por shtojnë se qëllimi i tyre është që të udhëtojnë drejt Europës Perëndmimore.

“Unë e di që Serbia ka shumë probleme. Dua të shkoj në perëndim pasi dua që fëmijët e mij të shkojnë në shkollë dhe të studiojnë”, janë fjalët e këtij emigrant të quajtur Muhamed.

Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se limiti i tyre prej 6.000 emigrantësh që ishte përllogaritur edhe si shifra maksimale e numrit të azil-kërkuesve që mund të strehonte qeveria është tejkaluar prej kohësh.

Në këto kushte ata bëjnë thirrje për mbështetje nga ana e Bashkimit Europian në përballimin e krizës. Ata shtojnë gjithashtu se e kanë të vështirë që të furnizojnë emigrantët me ushqime, ujë të pijshëm dhe medikante, ndërkohë që një alarm shkon edhe për shëndetin e azil-kërkuesve në kushtet kur temperaturat kanë rënë nën zero në shumë pjesë të vendit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kontrast 2017

Posted: 30 Dec 2016 01:04 PM PST

Ligji i dekriminalizimit po fillon të japë rezultate. Në verën 2014, kur nisi bojkoti opozitar si reagim kundër kriminalizimit në shkallë të paparë të parlamentit dhe institucioneve  shtetërore, me asimetri të theksuar në favor të Rilindjes, pakkush e perceptonte këtë problem. Sot, perveç rilindësve, të gjithë flasin për rrezikshmërinë e kriminalizimit dhe domosdoshmërinë e spastrimit.

Opozita persistoi në objektivin e saj, iu qep krimit me bukë në trastë, arriti të imponojë një ligj specifik në dhjetor 2014 dhe, këto ditë, pas dy vitesh presioni të përditshëm mbi rezistencën Rilindëse, po sheh rezultatet e para. Mediat informojnë për dhjetëra zyrtarë që nuk e kalojnë testin e këtij ligji e, një ditë a tjetrën, do te detyrohen të lënë postet. Jo zanatin. As lidhjet me rilindjen.

Thuajse njëkohësisht nisi edhe e ashtuquajtura reformë e drejtësisë. Rilindja tentoi të miratonte një model tip oktapod që i garantonte spastrime të njëanshme, emërime edhe më të njëanshme, kontroll afro 20-vjeçar mbi sistemin e ri të drejtësisë.

Modeli i saj fillestar u modifikua rrugës falë rezistencës opozitare, por edhe asaj të LSI dhe, mbështetur në një paketë rekomandimesh të Komisionit të Venecias, u arrit një model i balancuar kushtetues i votuar me konsensus të plotë me 21 korrik duke u gdhirë 22 korriku 2016.

Por, disa nga ligjet e dala në zbatim të këtij modeli nuk pasqyrojnë besnikërisht as tekstin dhe as frymën kushtetuese konsensuale. Rilindja persistoi në objektivin e vet, iu qep prokurorëve e gjyqtarëve me bukë në trastë, miratoi njëanshmërisht, ndihmuar tashmë edhe nga LSI, një paketë ligjesh dhe, pak ditë më parë, fale presionit, arriti ta shpëtonte të pa prekur në mbrapshtësinë e vet ligjin e vetting.

Reforma e Drejtësisë do të vijojë zbatimin e, falë saj, Rilindësit do të gëzojnë një farë avantazhi ndikues e presues mbi drejtësinë që tashme iu vjen jo vetëm nga fuqia e pushtetit, por edhe nga normat e deformuara ligjore në favor të tyre.

Kështu do fillojë e do vazhdojë edhe viti 2017. Demokratët qepur me bukë në trastë kriminelëve. Rilindësit qepur me bukë në trastë prokurorëve e gjyqtarëve.

Afërmendsh që Rilindësit do dalin dy herë të fituar, edhe do vijojnë ta mbajnë mirë me kriminelët edhe do spastrojnë në favor të tyre e do rrisin ndikimin deri diktatin tek prokurorët e gjyqtarët që mbeten a do zgjidhen rishtas.

Me këtë kontrast – avantazh praktik i dyfishte rilindës – do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nëse gjithçka vazhdon siç ka vijuar deri me sot, nëse shqiptarët nuk ngrihen masivisht kundër Rilindjes, se ç'palo zgjedhje do të jenë ato të 18 qershorit 2017, merret lehtë me mend.

Provat gjenerale u zhvilluan në Dibër e Kolonjë.

hkruar për SYRI.net

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Agjenti kosovar i CIA-s: Takova Lavdrim Muhaxherin, ja kujt ia ka marrë gruan

Posted: 30 Dec 2016 12:51 PM PST

Kosovari Blerim Skoro thotë se ka qëndruar në Siri si agjent i SHBA-ve, Ai pretendon se ka qenë i infiltruar për CIA-n dhe FBI-në në mesin e xhihdistëve të Ballkanit në ISIS.

Skoros në një intervistë për 'Tema' tregon se në ISIS njohu Lavdrim Muhaxherin dhe shqiptarët e tjerë që luftonin atje.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Krasniqi: Shqipëria me halle, kryeministri qytetari më i lumtur

Posted: 30 Dec 2016 12:28 PM PST

Analisti dhe politologu, Afrim Krasniqi ka komentuar konferencën e fundvitit të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij është bërë traditë që kryeministrat në Shqipëri në fundvit të flasin për arritje, ndërkohë që liderët europianë flasin për sfidat. Krasniqi tha se mes Shqipërisë me halle, Rama është qytetari më i lumtur.

Krasniqi: Është një traditë që liderët e vendeve të ndryshme në prag të vitit të ri bëjnë një bilanc vjetor dhe tregojnë kush janë sfidat e vitit tjetër. Disa e bëjnë me fjalime parlamentare, të tjerë me konferenca shtypi. Në rastin shqiptar aplikohet kjo konferenca e shtypit. Por ajo që kuptohet mes modelit tonë dhe modelit perëndimor është se të gjithë liderët folën për problemet dhe sfidat, në Shqipëri ndodh e kundërta, flitet për sukseset dhe nëse ka dështime ia faturojmë kundërshtarit dhe kjo është një lloj ligjërimi politik që nuk është i modës, nuk lejon të bësh analizë dhe nuk e afron qytetarin me politikën. Eshtë një lloj situate paradoksale ku një vend me shumë halle si Shqipëria kemi një qytetar të lumtur dhe këto po e shohim dita ditës, ky është kryeministri i Shqipërisë. Ky është një problem i madh i shoqërisë shqiptare, ku zakonisht kryeministrat gjithmonë kanë qenë të lumtur dhe populli nuk ka qenë i lumtur. Shqipëria është në një fazë ku ndodhet në një krizë sociale, krizë përfaqësimi, një krizë funksionimi të reformave.

Në momentin kur janë pjesë e pushtetit por nuk janë drejtues kanë një ligjerim fantastic janë më realist dhe flasin me gjuhën e qytetarëve. Edhe Rama kur ishte në opozitë kishte një ligjërim pozitiv me qytetarët. Sapo vijnë në pushtet pesha e pushtetit është më e madhe sesa ndjenja e qytetarëve.

Në asnjë vend të Europës, në asnjë vend serioz nuk ndodh që politikanët të dalin dhe të shpërndajnë dhurata, dhurata në familje, rrugë, koncerte, takime me mësues.

Krasniqi tha se zgjedhjet parlamentare janë test për koalicionet të cilat do të diskutohen pas zgjedhjeve, pasi përpara zgjedhjeve asnjëra palë nuk mund të bëjë aventura.

Krasniqi: Nuk ka alibi më interesante sesa ti thuash shqiptarëve në prag të vitit të ri që kaloni festat duke menduar çfarë do ndodhë me koalicionin me vitin e ardhshëm. Në fakt nuk do të ndodhë asgjë. Atë që ne e quajmë koalicion janë marrëveshje personale dhe marrëveshje të natyrës ekonomike dhe politike. Nuk pritet të ketë ndonjë reforme të madhe ose një klimë që të pritet të çtensionojë situatën politike. I vetmi test do të jenë zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet parlamentare varen shumë nga një sërë faktorësh dhe produkti i koalicionit mund të diskutohet pas zgjedhjeve, përpara zgjedhjeve asnjë palë nuk ka interes të bëjnë aventuara, por edhe për shkak se po shijojnë pushtetin. Do të thotë nëse marrim një bilanc mes PS dhe LSI dhe gjithë konfliktin e tyre, nuk kemi ndonjë konflikt parimor, nuk kemi ndonjë nisme që ka kundërshtuar njëra-tjetrën. Kemi takime sa hërë që palët janë ankuar që ti ke punësuar më shumë se unë një administratë. Kjo nuk ka lidhje me politikën. Ajo që do të duhet të bëntë një koalicion qeverisës  serioz do të ishte që të mblidhej dhe të diskutonte se cfarë do të bëhet me Shqipërinë e 6 muajve të ardhshëm. A ka Shqipëria një ofertë për President konsensual? A mund të bëjmë zgjidhje më të mira se ato të parat? Këto nuk janë diskutuar asnjëherë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Konferenca e Ramës, zbardhet SMS-ja për administratën: Forca! Share, share

Posted: 30 Dec 2016 12:23 PM PST

Në konferencën e fundit për shtyp për këtë vit, kryeministri Edi Rama ka dashur vëmendje të madhe të qytetarëve dhe për këtë ka mobilizuar administratën publike.

Lapsi.al disponon tekstin e një mesazhi që u është dërguar nëpunësve, përfshi edhe në nivel drejtorësh, ku i kërkohet të shpërndajnë në rrjetet sociale konferencën për shtyp të Ramës.

Mesazhi u është dërguar nga njerëzit që punojnë në Zyrën e Shtypit në Kryeministri dhe Partinë Socialiste.

Më poshtë teksti i plotë:

Goca dhe cuna, pershendetje te gjitheve! Sot eshte dita e parafundit e ketij viti kalendarik, POR per te gjithe ne eshte dita e pare e vitit te ri politik 2017! Sepse sic e dini, ne oren 12.00 Kryeministri zhvillon LIVE ne facebook&tëitter konferencen tradicionale te fundvitit, e ne te njejten kohe, edhe bashkebisedimin me gazetaret! Ndaj, te gjithe sebashku le ti bejme share ne menyre qe Mesazhi yne te ndiqet e percillet nga sa me shume njerez. Forca! Share, share, share. Suksese!

Dhe administrata ia doli 2020 here eshte bere share videokonferenca e kryeministrit Edi Rama në facebook.

fdhgkjh

Lapsi.al

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Politika e Jashtme 2016/ Dështimet, gafat, marrëzitë…

Posted: 30 Dec 2016 12:19 PM PST

Gjatë vitit 2016 marrëdhëniet e Shqipërisë, me partnerët strategjikë, me vendet e BE dhe rajonin kanë vazhduar të shënojnë dështime për shkak të diletantizmit, paaftësisë, arrogancës dhe manisë për shou e spektakël. Disa prej tyre, ato më pikantet, jepen më poshtë.

****

Gafa më e madhe që mund të konsiderohet marrëzi e ndoshta deri faj historik është ndërhyrja e Ramës, në mënyrë arrogante e qesharake, në fushatën presidenciale të SHBA. Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nga asnjë kryeministër në botë, që të cilësojë njërin prej kandidatëve për president në SHBA si "turpi i civilizimit" për më tepër që ky etiketim vjen nga simboli i korrupsionit dhe lidhjes së krimit me politikën, nga personi i akuzuar për "një pasuri prej 200 milion euro të fshehura në një llogari bankare off shore".

Por kjo "marrëzi lëvizëse" do të vazhdonte të deklamohej jo vetëm në Tirana e fshatrat e vendit, por edhe në Beograd e Nju Jork, në mediat CNN e Nju Jork Times, duke vënë baste se Trump nuk fiton; një sjellje tipike për një bastexhi i rëndomtë. Por më e rënda për shqiptarët do të ishte deklarata se "nëse Trump fiton zgjedhjet, atëherë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA do të shkatërrohen…", deklaratë që shkaktoi shumë reagime të cilat e konsideruan marrëzi për interesa të ngushta të pushtetit personal të Ramës.

Por kjo marrëzi do të ishte në vijim të skandalit që do të shkaktonte foto e Ramës më Obamën në një aktivitet ku kryeministri i ardhshëm i vendit do të shfaqej si "bashkëshortja e Bilal Shehut", një shqiptaro-amerikan që do të ndalohej/hetohej nga FBI për shkelje të ligjit federal të financimet të fushatës presidenciale, skandal në të cilin Rama me shumë gjasa është i implikuar.

****

Dështimi më i madh për shqiptarët do të ishte vendimi i Këshillit Europian për moshapjen e negociatave me BE për shkak të "korrupsionit në rritje, lidhjes së fuqishme të krimit me politikën dhe kultivimit masiv të kanabisit me ndikim në zgjedhjet e ardhshme.. dhe destabilitetin e vendit". Por ky dështim do të paraprihej nga piruetat qesharake të Ramës përballë partnerëve europianë. Herë servile, herë arrogant, herë provokues, herë lëpirës…

Sjellje arrogante me Krichbaum në zyrën e tij dhe shuplaka në fytyrë gjatë bisedës por edhe deklarimet në konferencë për të shtyp të përfaqësuesve të grupit më të madh CDU/CSU në parlamentin gjerman do ti hiqnin maskën klounit shqiptar që po përpiqej të mashtronte edhe shqiptarët me gjoja mbështetjen e Merkel duke i kërkuar nga ana tjetër asaj favore të pamerituara dhe marrë prej saj, në takimin e shumëkërkuar nga Rama, një shuplakë të rëndë.

Turpi me këtë çështje do të arrinte kulmin kur do të sajonte një sulm qesharak ndaj Greqisë me teza nacionaliste për të provokuar shtetin fqinj të refuzonte hapjen e negociatave për ta fajësuar më tej për dështimin e tij. Përgjigja e merituar do të ishte unanime, edhe nga Gjermania, edhe nga Holanda, edhe nga Austria, dhe të gjithë vendet e tjera të BE, pavarësisht përpjekjeve të dështuara për mashtrim me këtë çështje duke përfunduar si një pulë e lagur në interpelancën në kuvend ku fajin do të faturonte përkthimit.

****

Lidhur me raportet me NATO mjafton të kujtojmë shkrimin e Bill Couen në The Hills/ Fox News, ku do të shkruhej se "Shqipëria, për shkak të kultivimit masiv të kanabisit është kthyer në hallka më e dobët e NATO dhe për këtë shkak mund të dështonin operacionet eventuale të NATO-s në rajon…". Në artikull stigmatizohen si organizatorë të kultivimit masiv të kanabisit dhe trafikut të drogës familjarë të lidhur ngushtësisht me Ramën dhe Tahirin. Kultivimi i kanabisit do të konsiderohej nga shërbimet anti-drogë të SHBA dhe vendeve të BE një rrezik për stabilitetin e vëndit, të rajonit por edhe për tej. Madje shërbimet inteligjente britanike kishin ngritur shqetësimin se kultivues të kanabisit të mbrojtur nga shteti ishin ndërkohë baza të financimit për dërgimin e ushtarëve për ISIS.

****

Më vendet e rajonit, marrëdhëniet s'kanë qenë asnjëherë tjetër në këto 25 vjet më kaotike se gjatë këtij viti. Me Greqinë situata është e acaruar në ekstrem për shkak të problemeve të vjetra e të reja të ngacmuara apo keqtrajtuara nga Rama dhe ministri i tij i jashtëm; retorika e ngritur dhe plot gafa ka çuar në tensionim të marrëdhënieve dhe ngrirje të bisedimeve për zgjidhjen/zbutjen e problemeve. Megalomania e "zero problemeve me fqinjët" është zëvendësuar nga një sjellje e karakterizuar nga një nacionalizëm aguridh dhe retorikë apo batuta qesharake për shkak të arrogancës dhe mediokritetit që karakterizon bartësit e politikës së jashtme.

Me Maqedoninë, që nga deklarata e Ramës që kushtëzonte mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në Nato marrëdhëniet janë të ngrira. Me Kosovën vihet re një marrëdhënie trileme:

1) nga njëra kryhen qoka përmes takimeve formale dhe pa asnjë bereqet mes dy qeverisë,

ii) nga ana tjetër në takimet me Vuçiç synohet të anashkalohet Kosova kur bëhet fjalë për pajtim mes "serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës" duke tentuar që Rama e Vuçiç të na shesin "dashurinë" e tyre si një moment historik të ngjashëm me atë të Francës e Gjermanisë pas luftës së dytë botërore;

iii) në takimet teatrale të parafabrikuara me Vuçiç herë luhet karta nacionaliste për qytetarët kosovarë dhe hera herë karta e nënshtrimit kur kërkohet ti dërgohen mesazhe zonjës Merkel. Me Serbinë Rama i ka shndërruar takimet në spektakle qesharake e butaforike, kur herë luan nacionalistin ekstrem apo herë kërkon të zëvendësojë ballistin Morina përmes alibisë së dronit dhe më tej ulet në tavernat e Beogradit duke kënduar së bashku me miqtë serbë këngë me kitare dhe pirë verëra të shtrenjta.

Të gjithë këtë spektakël mes Ramës e Vuçiç, një gazetë zvicerane, do ta përshkruante si marrëdhënie mes dy burrave ballkanike që konkurrojnë përballë Merkel për ti treguar asaj se cili prej tyre është "dashnori" i preferuar; ndërkohë që Vuçiç e ka pranuar me tallje se lideri global është Rama. Me Italinë marrëdhëniet në pamje normale janë karakterizuar nga dërgimi me të gjithë mjetet, nga toka, nga deti dhe nga ajri, i rreth 1 mijë ton kanabis me një vlerë që shkon mbi 5 miliard euro.

Nuk po marr në shqyrtim vizitat turistike të Ramës dhe të Ministrit të Jashtëm në vende të largëta, pa asnjë synim, pa asnjë axhendë konkrete dhe pa asnjë rezultat, madje të mbuluara me hije skandalesh të paprecedentë.

*Autori është ish-Ministër i Jashtëm. Shkruar për SYRI.net

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more