Skip to main content

“Obama uron Vitin e Ri, premton vazhdimin e angazhimit për SHBA-në” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Obama uron Vitin e Ri, premton vazhdimin e angazhimit për SHBA-në” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Obama uron Vitin e Ri, premton vazhdimin e angazhimit për SHBA-në

Posted: 31 Dec 2016 09:30 AM PST

Shtëpia e Bardhë e ka publikuar sot video mesazhin javor të presidentit amerikan, Barack Obama, përmes së cilës ai ka folur për dy mandatet e tij si udhëheqës i shtetit më të fuqishëm në botë. "Në kohën kur e përfundojmë një vit dhe shikojmë drejt të ardhmes, dua të shfrytëzojë pak kohë që t'iu falenderojë për gjithçka që keni bërë për të bërë Amerikën më të fuqishme gjatë këtyre tetë viteve të fundit. Vetëm tetë vjet më parë, kur bëhesha gati të fillojë detyrën, ekonomia jonë lëkundej. Rreth 800 mijë amerikanë e humbisnin vendin e tyre të punës çdo muaj. Në disa komunitete, pothuajse një në pesë persona nuk kishte vend pune. Rreth 180 mijë trupa po shërbenin në Irak dhe Afganistan, ndërsa Osama bin Laden ishte ende në arrati", ka thënë Obama në video mesazhin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.  Presidenti Obama i cili mbetët lideri i botës së lirë deri më 20 janar kur këtë detyrë e merr presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka treguar për ato që janë arritur nga SHBA-të gjatë udhëheqjes së tij. "Ne kemi kthyer 165 mijë trupa nga Iraku dhe Afganistani, ndërsa e kemi hequr qafe edhe Osama bin Ladenin. Përmes diplomacisë, ne i kemi dhënë fund programit të armëve bërthamore të Iranit, kemi hapur një kapitull të ri me popullin e Kubës, ndërsa kemi bërë bashkë rreth 200 kombe përmes një marrëveshje rreth ambientit që mund të shpëtojë planetin për fëmijët tanë", ka thënë më tej Obama.  "Ne kemi arritur progres të jashtëzakonshëm si shtet gjatë tetë viteve të kaluara. Dhe, ja ku po e them: asnjë prej tyre nuk ishte e sigurt se do të arrihej. Kjo ishte si rezultat i vendimeve të rënda që janë marrë, dhe si rezultat i punës së fuqishme", ka thënë Obama.  Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm, ai do i kthehet rolit gjithashtu të rëndësishëm të qytetarit amerikan, ndërsa ai do të vazhdojë angazhimin e tij që zotimi mbi të cilin është ndërtuar shteti amerikan, të ruhet.  "Ka qenë privilegj i jetës sime që të shërbej si presidenti i juaj. Dhe, derisa bëhem gati që të nis rolin po aq të rëndësishëm të qytetarit, ta dini se do të jem me ju për çdo hap për tu siguruar t'i përmbahemi zotimit mbi të cilin është krijuar vendi – që të gjithë jemi të barabartë, dhe të gjithë e meritojmë çdo mundësi për të jetësuar ëndërrat tona. Nga familja Obama tek familjet tuaja, viti 2017 uroj të jetë vit i lumtur dhe i bekuar", ka uruar presidenti Obama. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump sulmon “armiqtë” në urimin për Vitin e Ri 

Posted: 31 Dec 2016 09:00 AM PST

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka sulmuar "armiqtë e shumtë" në mesazhin e tij për Vitin e Ri.  "Urime Vitin e Ri të gjithëve, përfshirë armiqëve të shumtë dhe atyre që më kanë luftuar dhe kanë humbur keq", ka shkruar Trump në profilin e tij në "Twitter".  Ai ka shtuar se kundërshtarët e tij "thjeshtë nuk e dijnë se çfarë duhet të bëjnë" ndërsa urimin e ka përfunduar me fjalën: "Dashuri!".  Trump është përballur me rezistencë nga establishmenti republikan derisa ai ka mundur mbi 12 kandidatë të partisë gjatë garës për të siguruar nominimin për zgjedhjet presidenciale.  Ai arriti të fitojë edhe zgjedhjet e 8 nëntorit ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton, e cila pritej që të fitonte.  Presidenti i zgjedhur amerikan, pritet të festojë sonte së bashku me qindra persona të tjerë në klubin e tij në Palm Beach të Floridas, një prej të cilëve pritet të jetë edhe aktori Sylvester Stallonte.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel: Terrorizmi islamik, sfida kryesore e Gjermanisë

Posted: 31 Dec 2016 08:06 AM PST

Terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilen përballet Gjermania, ka thënë sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë fjalimit të fundvitit para kombit, raporton Reuters.  Ajo është zotuar se do të hartohen ligje që do përmirësojnë sigurinë pas sulmit që u krye në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.  Në këtë sulm u vranë 12 persona, ndërsa u plagosën 49 të tjerë. Merkel, e cila ka njoftuar se në vitin 2017 do të garojë për mandatin e gjashtë në postin e kancaleres, vitin që e po e lëmë pas e përshkroi si vit që shumëkujt i la shije të keqe.  Sondazhet tregojnë se blloku konservativ i saj është para subjekteve tjera, edhe atyre populiste në rritje në Gjermani.  "Viti i zgjedhjeve, 2017: Për Merkel, më asgjë nuk është e sigurt", ka qenë titulli kryesor sot i të përditshmes gjerman, Bild. Gazeta shkruan se një numër çdo herë në rritje i votuesve nuk e shohin më Merkel si kandidat të pakundërshtueshëm. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liberalizimi i vizave, i pasigurt

Posted: 31 Dec 2016 07:47 AM PST

Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e saj mund të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pas kompletimit të shumë dokumenteve e pritjeve të gjata për marrje të vizës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbyllet një gazetë 42 vjeçare libaneze, pasojë e krizës politike, ekonomike

Posted: 31 Dec 2016 07:30 AM PST

Gazeta libaneze, As-Safir e ka publikuar sot numrin e saj të fundit duke i dhënë fund punës 42 vjeçare të gazetës si pasojë e problemeve financiare që e kanë goditur tregun medial të këtij shteti.  Siç shkruan Reuters, faqja e parë e kësaj gazete sot e kishte një editorial me titullin: "Shteti pa As-Safirin".  "Ekonomia nuk është mirë, njejtë edhe politika. Kjo reflekton dhe ndikon mbi shtypin", thuhet në atë editorial.  Kryeredaktori, Talal Salman, gjatë vitit ka thënë se rënie e fitimeve dhe problemet politike dhe ato sektare të vendit janë fajtore për mbylljen e gazetës.  Sipas tij, edhe mungesa e presidentit dhe institucioneve funksionale shtetërore janë gjithashtu fajtore për gjendjen e rënduar të shtypit.  Mirëpo, në muajin tetor, parlamenti e ka miratuar Michel Aounin si president pas gati dy vjetësh pa një udhëheqës shteti, ndërsa qeveria e re është emëruar gjatë dhjetorit.  Rritja ekonomike në Liban ka qenë e ngadalshme prejse para dy vjetësh ra qeveria e unitetit. Në këtë aspekt ka ndikuar edhe nisja e luftës civile në shtetin fqinj, Siri në vitin 2011. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viti i Ri, 2017 arrin në zonat e largëta të Azisë

Posted: 31 Dec 2016 06:09 AM PST

Pjesët më lindore të Rusisë, Zelandën e Re dhe disa shtete ishuj në Paqësor dhe Australi tashmë kanë kaluar në vitin 2017, duke e festuar ndrrimin e motmoteve me fishekzjarre dhe mënyra të tjera.  Si zakonisht, një shfaqje e jashtëzakonshme me perdorimin e mjeteve piroteknike është krijuar në mesnatë në Auckland të Zelandës së Re, sekondat e parë të vitit të ri.  Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e fundit për sivjet i ka thënë popullatës se viti 2017 është vit i sfidave për shtetin.  Mirëpo, Sidney i Australisë është zotuar se do e sjellë shfaqjen më të madhe të organizuar ndonjëherë me përdorimin e mbi 100 mijë fishekzjarreve. Shfaqja është organizuar në mënyrë të veçantë për të nderuar edhe këngëtarin dhe autorin e njohur amerikan, Prince i cili vdiq gjatë vitit 2016. Ndërsa, masat e sigurisë janë shtuar sidmos në qytete që tashmë janë goditur nga sulmet terroriste në Evropë si Berlini në Gjermani dhe Nica në Francë.  Në SHBA, rreth 300 mijë njerëz pritet të mblidhen në Las Vegas për të festuar Vitin e Ri, ndërsa aty pritet të përformojnë shumë artistë të muzikës Pop dhe Rep.  Ky koncert raportohet se po e sfidon seriozisht festën që organizohet në Sheshin Times të qytetit të New Yorkut, që rregullisht konsiderohet si ngjarja më e bukur për këtë festë në SHBA dhe botë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viti 2016 në dy minuta

Posted: 31 Dec 2016 06:07 AM PST

Viti 2016 shënoi shumë ngjarje nëpër gjithë botën, si zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump, luftimet në Siri dhe Irak, tentim grusht shteti në Turqi, dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian si dhe sulme terroriste në Evropë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viti 2016: Bota me zë

Posted: 31 Dec 2016 04:34 AM PST

Vitin që po lëmë pas e kanë karakterizuar ngjarje që do të mbeten të shënuara në histori. Radio Evropa e Lirë ka bërë një përmbledhje të tyre dhe sjell disa prej deklaratave më vendimtare të liderëve dhe të tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kina do e ndalojë shitjen e fildishit, për të shpëtuar elefantët afrikanë

Posted: 31 Dec 2016 04:11 AM PST

Kina ka njoftuar se planifikon ndërprerjen e tregtisë me fildish në fund të vitit 2017, vendim ky që ka për qëllim zbutjen e vrasjeve masive të elefantëve afrikanë.  Qeveria kineze ka thënë mbrëmë se do e shpallë të paligjshme shitjen dhe procesimin e fildishit dhe prodhimeve të saj përgjatë vitit të ardhshëm.  Grupet ambientaliste e kanë përshëndetur këtë vendim të cilin e vlerësojnë si veprim që do sjellë ndryshim për elefantët afrikanë pasi tregu i madh kinez i fildishit ka shkaktuar vrasjet të mëdha të kësaj kafshe në Afrikë.  Numri i elefantëve afrikanë ka rënë për 30 % nga viti 2007 deri më vitin 2014 duke mbetur vetëm 352 mijë elefantë të tillë për shkak të vrasjes me qëllim shitjen apo përpunimin e fildishit, thuhet në një studim të publikuar gjatë këtij viti.  Organizata të ndryshme thonë se grupe kriminale e kanë shfrytëzuar tregun e ligjshëm kinez të fildishit për të mbuluar shitjen e paligjshme të çatallëve të elefantëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Dëshirat për 2017 - punë dhe institucione pa ndikim të partive politike

Posted: 31 Dec 2016 03:41 AM PST

Qytetarët e Maqedonisë në vitin 2017 presin formimin e një Qeverie, e cila do të angazhohet që vendin ta kthejë në binarët e procesit të integrimeve në strukturat euro-atlantike, vende të reja të punës dhe më shumë mjete në lëmin e kulturës dhe sportit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dyshohet se hakerët rusë sulmuan sërish SHBA-në

Posted: 31 Dec 2016 02:45 AM PST

Një furnizues me energji elektrike në Vermont ka njoftuar se ka gjetur virus në një nga kompjuterët e saj, i cili sipas qeverisë amerikane është vendosur nga hakerët rusë. Kompania e energjisë elektrike në Burlington, ka thënë mbrëmë se furnizuesit me energji elektrike në SHBA janë paralajmëruar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për një virus që shfrytëzohet nga "Grizzly Steppe", emër ky i dhënë një fushate ruse gjatë verës për të sulmuar institucionet demokratike amerikane. Kompania ka thënë se ka ndërmarrë "masa të menjëhershme për të izoluar laptopin dhe të paralajmërojë zyrtarët federal", me të cilët tani po punojnë për të parandaluar ndonjë ndërhyrje tjetër.  Ndonëse hakerët nuk e kanë përdorur virusin për të ndërprerë operacionet e furnizuesit, autoritetet amerikane vlerësojnë se çdo ndërhyrje në sistemin elektrik të shtetit është i rëndësishëm sepse paraqet dobësi potencialisht serioze për qytetarët dhe ekonominë.  Zyrtarët thonë se hakerët në Vermont mund të kenë qenë duke testuar nëse mund të ndërhyjnë në sistemin e furnizimit me energji elektrike në SHBA.  Rusia është fajësuar para një viti për sulm kibernetik në sistemin e furnizimit me energji elektrike të Ukrainës, sulm ky që la rreth 250 mijë njerëz pa drita  Rusia ka hedhur poshtë akuzat. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët shpresojnë për një vit më të begatë

Posted: 31 Dec 2016 02:21 AM PST

Zhvillimi ekonomik, standard më i mirë jetësor, punësimi, stabiliteti politik, si dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet njerëzve, janë ndër pritjet, të cilat disa qytetarë, shqiptarë dhe serbë, shpresojnë të realizohen gjatë vitit 2017.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pritjet e qytetarëve për vitin 2017

Posted: 31 Dec 2016 02:12 AM PST

Qytetarët shqiptarë të Prishtinës dhe ata serbë të Graçanicës, presin që viti 2017 të jetë më i mirë dhe më i begatë për të gjithë. Ata shpresojnë që gjendja në të gjitha fushat që janë me interes për ta, të përmirësohet, ndonëse ka prej tyre që janë edhe skeptikë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presioni i SHBA-së e detyron Dodikun të merret në pyetje nga prokurorët

Posted: 31 Dec 2016 02:05 AM PST

Pas presionit të SHBA-së, udhëheqësi i rajonit autonom boshnjak, Republika Serbe ka pranuar të merret në pyetje nga prokurorët më 30 dhjetor për mbajtjen e një referendumi në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.  Kryeprokurori i Bosnjës e ka thirrur Milorad Dodikun para tre muajsh, por ai kishte refuzuar të udhëtonte drejt Sarajevës, me arsyetimin se nuk ndjehej i sigurt. Dodik kishte thënë se ai do të pranonte të merrej në pyetje vetëm në territorin e Republikës Serbe.  Zyra e prokurorit ka thënë mbrëmë se Dodiku ka pranuar të merrej në pyetje si i dyshuar në rastin e referendumit të mbajtur në muajin shtator. Plebishiti kishte të bënte me të drejtën e "të festuarit të Ditës të Republikës Serbe". Dodiku i ka thënë agjencisë së lajmeve, SRNA se hetimi është i motivuar politikisht ndërsa prokurorët janë të ndikuar nga shtetet e tjera dhe boshnjakët myslimanë.  Vendimi i tij që të merret në pyetje pason një bisedë telefonike që Dodik e pati me një zyrtar të lartë amerikan i cili i ka kërkuar atij t'i përgjigjet ftesës së prokurorisë dhe të heq dorë nga një referendum për ndarjen nga Bosnja të Republikës Serbe që ai e ka paralajmëruar për vitin 2018.  Dodiku dhe partia e tij duan pavarësimin e rajonit autonom serb dhe marrëdhënie më të afërta me Rusinë.  Gjatë kësaj jave është njoftuar se ai ndonëse e kishte marrë ftesën për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, kërkesa për vizë diplomatike iu kishte refuzuar nga ambasada në Sarajevë. Ai tani kërkon vizë të rregullt për këtë udhëtim drejt Uashingtonit më 20 janar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Sulmet me bomba vrasin së paku 28 persona 

Posted: 31 Dec 2016 01:26 AM PST

Dy shpërthime që kanë ndodhur në një pazar në qendër të Bagdadit kanë vrarë së paku 28 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë.  Policia irakiane njofton se dy bomba kanë shpërthyer afër dyqaneve që shesin pjesë të veturave në qarkun Al Sinak të kryeqytetit, mëngjesin e sotëm, gjatë kohës kur tregu ka pasur shumë konsumatorë.  Përgjegjësinë për sulmet i ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, i cili edhe më parë ka kryer sulme të tilla ndaj civilëve në Bagdad.  Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme i ka thënë Reuters së njëri shpërthim është kryer nga një sulmues vetvrasës, ndërsa bomba tjetër ka qenë e vendosur afër tregut.  Grupi IS ka humbur pjesë të mëdha të territorit në pjesën veriore dhe perëndimore te Irakut, hapësira këto që i ka okupuar në vitin 2014. Forcat e IS-it janë të rrethuara edhe në qytetin e dytë më të madh irakian, Mosul, në pjesën veriore të Irakut.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria amerikane ka nën kontroll objektet që shfrytëzoheshin nga diplomatët rusë

Posted: 31 Dec 2016 01:01 AM PST

Diplomatët rusë janë larguar pa zhurmë nga dy objekte pushimi që i kanë shfrytëzuar në periferi të Uashingtonit dhe qytetit të Nju Jorkut, në pajtim me urdhërin e dhënë nga Shtëpia e Bardhë.  Rusët, që janë akuzuar se kanë përdorur këto objekte për spiunim, kanë pasur afat deri në mesditë që të largohen nga objekti që gjendet në Centreville të Merilendit dhe tjetri në ishullin Long të Nju Jorkut. Afër mesditës, disa kamionë të vegjël, autobusë dhe automjete të blinduara me regjistrim diplomatik janë larguar nga aty. "Hapësirat janë liruar dhe tani janë nën kontrollin e qeverisë", ka thënë Elliot Conway, kryetari i Upper Brookville. Shtëpia e Bardhë ka thënë se këto objekte janë shfrytëzuar për mbledhje të informacioneve sekrete. Mbyllja e tyre është pjesë e masave kundër Rusisë për dyshimin se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit përmes sulmeve kibernetike.  Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, këtë vendim e ka quajtur "skandaloz", veçanërisht pasi është marrë gjtë pushimeve të Krishtlindjeve, kur ka pushim nga shkolla ndërsa familjet kanë planifikuar që të shfrytëzojnë ato objekte për relaksim gjatë festave.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senatorët amerikanë zotohen për sanksione më të ashpra ndaj Putinit

Posted: 31 Dec 2016 12:20 AM PST

Senatori John McCain tha se SHBA-ja nuk do të bëjë "pazar faustian" me presidentin e Rusisë, Vladim Putin, pavarësisht spekulimeve se presidenti i zgjedhur Donald Trump mund të heqë sanksionet me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viti i bllokadës

Posted: 30 Dec 2016 11:58 PM PST

Dështimi i institucioneve qendrore të Kosovës për t'i plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave dhe paaftësia për marrjen e disa vendimeve në planin e brendshëm, vlerësohen si karakteristika kryesore të zhvillimeve politike në vitin 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Intervista me senatorët e lartë të SHBA-së

Posted: 30 Dec 2016 01:58 PM PST

Në një intervistë për shërbimin ukrainas të RFE / RL-së, gjatë një vizite në Kiev, senatorët Lindsey Graham (R-South Carolina), John McCain (R-Arizona) dhe Amy Klobuchar (D-Minnesota), të gjithë thanë se i mbështesin ashpërsimin e sanksioneve kundër Rusisë. Ata diskutuan për aneksimin nga Rusia të gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, dhe theksuan se SHBA-ja mbështet ushtrinë e Ukrainës në betejën e saj me separatistët në Ukrainën lindore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish Fronti Nusra kundër armëpushimit në Siri 

Posted: 30 Dec 2016 11:03 AM PST

Zëdhënësi i grupit militant Jabhat Fateh al-Sham, i njohur më parë me emrin Fronti Nusra, një nga palët ndërluftuese në Siri, e ka kritikuar marrëveshjen për armëpushim në shtetin e përfshirë nga lufta, me Turqinë dhe Sirinë si garantuese, raporton Reuters.  Sipas këtij grupi, zgjidhja politike e ofruar përmes kësaj marrëveshje vetëm do e "riprodhojë regjimin kriminal" të tashëm në Siri.  Grupi i cili në muajin korrik e ndryshoi emrin duke shkëputur lidhjet me Al Kaidën, e ka dënuar marrëveshjen pasi ajo nuk e përmend fare fatin e presidentit sirian, Bashar al Assad.  "Zgjidhja është largimi i regjimit kriminal në mënyrë ushtarake" ka thënë përmes një komunikate zëdhënësi i grupit.  Marrëveshje e re përfshinë armëpushim në tërë territorin e Sirisë dhe platformën mbi të cilën do të nisin negociatat në mes palëve ndërluftuese.  Megjithatë, përleshjet e armatosura, granatimet dhe sulmet ajrore e kanë karakterizuar ditën e parë të armëpushimit, i cili e ka për qëllim t'i jap fund luftës disa vjeçare në Siri.  Ushtria siriane ka thënë se armëpushimi nuk e përfshinë grupin militant islamik, Shteti Islamik e as luftëtarët e ish Frontit Nusra apo çfarëdo grupi që ka lidhje me ta.  Por, disa zyrtarë të rebelëve që po luftojnë kundër qeverisë së Assadit kanë thënë se marrëveshja megjithatë e përfshinë edhe ish degën e Al Kaidës në Siri. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more